Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Arrestohet nëna e Ghetto Geasy

By: D Marku
12 June 2025 at 12:04

Një aksion i zhvilluar sot nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë edhe Florije Kelmendi Selimin, nënën e reperit të njohur kosovar, Ghetto Geasy.

Ajo, së bashku me dy zyrtare të tjera të kësaj ministrie, po hetohet nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar aksionin, duke bërë të ditur se hetimet po zhvillohen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe përfshijnë disa persona të dyshuar.

“Sapo të përfundojnë procedurat hetimore, do të mund të bëhen publike më shumë informacione”, deklaroi Kelani.

Hetimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.

The post Skandal në Ministrinë e Infrastrukturës: Arrestohet nëna e Ghetto Geasy appeared first on Albeu.com.

Ghetto Geasy bën dedikimin më të ëmbël për ditëlindjen e vajzës së tij

By: gaze tare
24 November 2024 at 09:35

Reperi i njohur Ghetto Geasy ka emocionuar ndjekësit e tij me një dedikim të veçantë për vajzën e tij me rastin e ditëlindjes së saj. Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një foto të vajzës, të cilën e quan “shpirti dhe drita e jetës së tij”, duke shprehur dashurinë e pakushtëzuar që ndjen për të.

Në përshkrimin plot emocion, artisti shkruan:

Gëzuar ditëlindjen, goca ime e shtrenjtë! Ti je shpirti im, drita që ndriçon çdo ditë dhe arsyeja pse çdo ditë jam më i lumtur. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë që ndjej për ty – je shpëtimi im, gjithçka për të cilën kam ëndërruar. Uroj që jeta jote të jetë plot me gëzim, shëndet dhe të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet.”

Screenshot

Ai gjithashtu premton se do të jetë gjithmonë pranë vajzës së tij, duke i shprehur dashurinë e tij të pafund.

The post Ghetto Geasy bën dedikimin më të ëmbël për ditëlindjen e vajzës së tij appeared first on iconstyle.al.

❌
❌