Kapet me drogë dhe armë ish-i dënuari për vrasje
Policia e Korçës ka arrestuar një ish-të dënuar për vrasje, pasi ai ishte nën hetim disa javor nga strukturat policore, ndërsa i janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe drogë.
Nga burime policore bëhet me dije se në pranga ka rënë 25-vjeçari Fabian Muçollari nga qyteti i Pogradecit.
Fabian Muçollari nuk është një emër i panjohur për policinë e Korçës, pasi në vitin 2016 i riu nga Pogradeci vrau bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila.
Muçollari ka vuajtur dënimin për rreth 7 vite pranë IEVP Drenovë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Efektivët 12 orë në punë në zonat bregdetare, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda
- Qëlloi me armë zjarri taksistin për parkimin, arrestohet pas 2 muajsh 32-vjeçari
The post Kapet me drogë dhe armë ish-i dënuari për vrasje appeared first on Euronews Albania.