Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Ekonomi

Ferrari po ngjan më pak me një prodhues makinash dhe më shumë me Hermès

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:54

Por a do të lulëzojë në epokën elektrike?
 
Qyteti i zakonshëm i Maranellos, pranë thesareve arkitekturore si Bolonja dhe Modena, ndan pak nga hijeshia e tyre. Megjithatë, atraksioni i tij kryesor është një simbol i kulturës italiane.
Një statujë e kalit në një rreth-rrotullim u kujton vizitorëve se kjo është shtëpia e Ferrarit.
Dizajni italian, ekskluziviteti dhe trashëgimia në garat me maki...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Ferrari po ngjan më pak me një prodhues makinash dhe më shumë me Hermès appeared first on Revista Monitor.

Serbi, FMN: PBB reale do të rritet me 3% në 2025 dhe 4% në 2026

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi se Bordi Ekzekutiv ka përfunduar Konsultimin e Nenit IV për vitin 2025 me Republikën e Serbisë, duke përmbyllur gjithashtu shqyrtimin e parë të performancës së vendit në kuadër të Instrumentit të Koordinimit të Politikave (PCI).
“Performanca makroekonomike e Serbisë mbetet e qëndrueshme pavarësisht një mjedisi të vështirë global. Stafi i FMN-së parashikon r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, FMN: PBB reale do të rritet me 3% në 2025 dhe 4% në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, BERZH jep 25 milionë euro kredi për PBZ Leasing

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:28

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një kredi prej 25 milionë eurosh për kompaninë PBZ Leasing në Kroaci, me qëllim rishpërndarjen e fondeve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në nivel lokal.
Kredia synon të përmirësojë aksesin në financim për sektorin privat kroat, me të paktën 30% të fondeve që do të përdoren për leasing të teknologjive dhe pajisjeve miqë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, BERZH jep 25 milionë euro kredi për PBZ Leasing appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, rritje deri në 15% e pagave në punët e nënpaguara

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:24

Numri i lejeve të punës të lëshuara për punëtorë të huaj në Bullgari vazhdon të rritet, me parashikimet për këtë vit që pritet të arrijnë në rreth 40,000, sipas Nikolay Nikolov nga Shoqata Bullgare për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Konfederata Bullgare për Punësim.
Fuqia punëtore e huaj vjen kryesisht nga dy rajone, në varësi të sektorit. Një grup vjen nga vendet ish-sovjetike dhe Azia Qendr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, rritje deri në 15% e pagave në punët e nënpaguara appeared first on Revista Monitor.

Pse punëtorët rumunë emigrantë po i kthehen BE-së kundër?

By: Mira Leka
21 July 2025 at 11:21

Miliona njerëz gjetën punë jashtë vendit falë lirisë së lëvizjes. Por sot, ata po bëhen gjithnjë e më euroskeptikë
 
Do të ishte e arsyeshme të mendohej se njerëzit, që zhvendosen nga një vend i Bashkimit Europian në një tjetër për punë dhe më shumë mundësi, janë ndër mbështetësit më të fortë të unionit.
Liria e lëvizjes brenda bllokut me 27 shtete është, në fund të fundit, një nga përfitimet...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse punëtorët rumunë emigrantë po i kthehen BE-së kundër? appeared first on Revista Monitor.

“Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024

21 July 2025 at 11:00

Raporti mes kredive dhe depozitave të sektorit bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti në nivelin 49.55%, nga 46.7% që kishte qenë një vit më parë.

Rritja e këtij raporti është nxitur nga zgjerimi i shpejtë i kreditimit të ekonomisë vitin e kaluar, përkundrejt një rritjeje më të ngadaltë të depozitave të publikut.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti kredi-depozita reflekton një strukturë të aktiv-pasiveve që krijon lehtësi në administrimin e likuiditetit, si edhe stimuj potencialë për të rritur më tej kredidhënien.

Pjesa e mbetur e aktiveve të sektorit bankar shqiptar konsistojnë kryesisht në letra borxhi të qeverisë shqiptare dhe emetuesve të huaj, si edhe vendosje të fondeve në valutë në formë depozitash në banka jashtë vendit.

Raporti mes kredive dhe depozitave është më i lartë për Lekun, në nivelin 57%, ndërsa ngelet ndjeshëm më i ulët për Euron, në 43%. Raporti më i lartë për Lekun ilustron rritjen e shpejtë të kreditimit në monedhën vendase gjatë viteve të fundit, ndërkohë që rritja e depozitave ka ardhur kryesisht në monedhën Euro.

Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 835.6 miliardë lekëve, me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa portofoli total i kredisë, duke përjashtuar huamarrësit jorezidentë dhe ndërmarrjet publike, arriti në afërsisht 780 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e portofolit pothuajse u trefishua në raport me rritjen e vitit të kaluar. Kjo ishte njëkohësisht rritja më e lartë e portofolit të kredisë në 15 vitet e fundit.

Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 11.4%, ndërsa për individët rritja ishte 13.5%.

Sipas monedhës, rritja e kredisë edhe vitin e kaluar u mbështetet sidomos nga financimet në monedhën vendase. Portofoli i kredisë në Lekë vitin e kaluar u rrit me 14.3% dhe përbënte 56.2% të portofolit të kredisë për ekonominë, nga 55.2% që zinte një vit më parë.

Në fund të 2024, vlera totale e depozitave të sistemit bankar arriti në 1.68 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej 4.9% krahasuar me një vit më parë. Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave është rritur në 47.6%, nga 46.6% një vit më parë. Kjo tregon se depozitat në lekë u rritën me ritme më të larta vitin e kaluar, megjithëse ecuria e depozitave në valutë të huaj përsëri u ndikua negativisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Struktura e tipologjisë përgjatë vitit 2024 reflekton një rritje më të lartë në depozita me afat, pasuar nga llogaritë rrjedhëse, ndërkohë që depozitat pa afat kanë njohur një rritje të lehtë. Struktura e maturiteteve peshon në afatet më të shkurtra, ndërsa viti 2024 ka njohur një zhvendosje në drejtim të afateve më të gjata./ E.Shehu

 

 

The post “Vrapi” i kredisë e rriti raportin kredi-depozita në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Vendimi, Rituali i Dollisë njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë

By: Nertila
21 July 2025 at 10:43

Rituali i Dollisë prej sot njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë sonë, pas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Në një njoftim të kësaj të hëne Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur këtë vendim.

“Dollia është një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore dhe përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare.

Dollia ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të.

Si karakteristikë e mirëfunksionimit dhe rregullave në sofër, ka qenë prania e dollibashit si i pari i tavolinës dhe përballë tij e pritësit të dollisë të cilët janë të ndryshueshëm në rolin e tyre. Marrëdhënia mes tyre ka të bëjë me urimet e ndërsjellta dhe respektin reciprok të palëve, sjellje kjo e cila demonstrohet përballë të gjithë miqve të ftuar në sofër.

Rituali i Dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore” thuhet në njoftim.

The post Vendimi, Rituali i Dollisë njihet si Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë appeared first on Revista Monitor.

Mbrojtja e konsumatorit në një etapë të re

By: Mira Leka
21 July 2025 at 10:14

Qeveria ka gati një draftligj të ri për mbrojtjen e konsumatorit i cili synon të përmirësojë kuadrin aktual duke plotësuar edhe vakumet që vijnë sot nga zhvillimi dinamik i tregut në aspektin dixhital. Zv.ministri i MEKI, Enkelejd Musabelliu, sqaron për “Monitor” se cilat janë risitë e këtij drafti të ri, nga tregtia online te reklamat mashtruese, ngritja e një Agjencie të re të posaçme e deri te ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Mbrojtja e konsumatorit në një etapë të re appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria turistike në syrin e botës

By: Mira Leka
21 July 2025 at 10:05

Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi që na ka dhënë natyra janë në krye të vlerësimeve pozitive, ashtu sikurs...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria turistike në syrin e botës appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Bankers Petroleum na detyrohet 240 mln euro; çfarë ndodhi me arbitrazhin

21 July 2025 at 09:49

Kryeministri Edi rama ka komentuar sot lidhur me hetimin që Prokuroria e Fierit ka nisur ndaj një prej kompanive më të mëdha në vend, Bankers Petroleum, që menaxhon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Pator marinzës.

Kryeministri tha se qeveria ka fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro.

“Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj ti nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën”, tha ai.

Një hetim penal i nisur ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe i shtrirë në një periudhë gjashtëmujore, ka zbuluar një skemë të dyshuar mashtrimi me përmasa të mëdha financiare, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme ndër vite. Në fillim të korrikur, prokuroria kreu disa arrestime ndaj drejtuesve eish drejtuesve të Bankers.

Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka deklaruar për periudhën 2004–2024 një total shitjesh dhe eksportesh prej mbi 532 miliardë lekësh, por ka rezultuar çdo vit me humbje, duke shmangur në mënyrë sistematike pagesën e tatim-fitimit.

Ndërkohë, janë deklaruar shpenzime të pretenduara që tejkalojnë të ardhurat, në një vlerë të përgjithshme prej afro 11.7 miliardë lekësh.

Aksioni në Bankers, Prokuroria jep detaje: Shmangu detyrimet tatimore, deklaroi humbje për 20 vite

Bankers Petroleum deklaroi ndërkoë se është e hapur për transaprencë. “Bankers Petroleum Albania mbetet plotësisht bashkëpunues me të gjitha institucionet dhe autoritetet përkatëse”, tha kompania në një deklaratë. “Ndërkohë, operacionet tona mbeten të qëndrueshme. Ne kemi riformuar ekipin tonë kryesor dhe punonjësit tanë janë duke u mbështetur në mënyrë të plotë. Aktivitetet e përditshme vazhdojnë pa ndërprerje të mëdha, falë drejtimit të inxhinierëve shumë të kualifikuar dhe me përvojë që po e çojnë kompaninë përpara”.

Bankers emëron kroatin Kojaković në Bordin Mbikëqyrës, premton transparencë

Historia e arbitrazhit

Një vit më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka dhënë vendimin përfundimtar në një mosmarrëveshje prej 800 milionë dollarësh midis Bankers petroleum, kompanisë së naftës në pronësi kineze dhe Shqipërisë lidhur me kostot e rikuperimit në një nga fushat më të mëdha të naftës në Europë. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka vendosur që 75% e këtyre shpenzimeve do të jenë të zbritshme dhe 25% nuk do të njihen. Mosnjohja e 25% të shpenzimeve rrit të ardhurat e tatueshme të Bankers dhe si rrjedhojë fitimet, mbi të cilat llogaritet tatim fitimi prej 50, (gjithmonë nëse nga ky rishikim kompania do të rezultojē me fitim).

Sipas qeverisë nga çështje rezultoi se më shumë se 236 milionë dollarë në kostot e pretenduara nga Bankers në lidhje me fushën e naftës Paros-Marinzë ishin të pakthyeshme. Qeveria pretendoi fitoren në këtë arbitrazh.

Lidhur më këtë çështje ka shkruar një artikull Global Arbitration Review (GAR), revista më e njohur e dhe e akredituar për arbitrazhin ndërkombëtar. Pasi jep variantin e qeverisë, revista thotë se Bankers pretenton se ka fituar në çështjet kryesore.

“Megjithatë, sipas zyrës avokatore të Bankers në arbitrazh Bennett Jones, deklaratat e qeverisë janë keqorientuese dhe Bankers fitoi në çështjet kryesore. Firma kanadeze shpjegon se në këtë fazë të arbitrazhit ishin në diskutim rreth 800 milionë dollarë në kostot e projektit.

Bennett Jones thotë se kompania fitoi mbi 75% të pretendimeve të saj në arbitrazh dhe se shumica e mbrojtjeve dhe kundërpadive të palës tjetër u hodhën poshtë. Pala tjetër u urdhërua gjithashtu të paguante 70% të kostove të Bankers. Lexo link më poshtë për historinë e plotë të arbitrazhit:

Kush dominoi në arbitrazh?! Revista ndërkombëtare: Bankers fitoi 75% të pretendimeve, qeveria 25%  

The post Kryeministri Rama: Bankers Petroleum na detyrohet 240 mln euro; çfarë ndodhi me arbitrazhin appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

By: Mira Leka
21 July 2025 at 09:40

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe produktet e bulmetit më shtrenjtë sesa shtetasit europianë dhe ballkanas.
Në vitin 2005, çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri ishin sa 88.6% e mesatares së Bashkimit Europian (mesatarja e vendeve të BE=100) sipas të dhënave të Eurostat.
Kjo tregon se në a...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë appeared first on Revista Monitor.

Zinxhiri jo konkurrues i qumështit

By: Mira Leka
21 July 2025 at 09:36

Kostoja e lartë e prodhimit të qumështit si lëndë e parë prej mungesës së ekonomisë së shkallës e subvencioneve dhe konkurrenca nga importet po rrisin vështirësitë te industria përpunuese. Fabrikat po përballen me kosto të lartë të prodhimit, ndërsa produktet vendase po humbasin konkurrueshmërinë përballë importeve më të lira. Prej katër vitesh, konsumatori blen mallrat e bulmetit me çmime që kalo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Zinxhiri jo konkurrues i qumështit appeared first on Revista Monitor.

“Receta” e mikrofinancës për kreditimin e bujqësisë

By: Mira Leka
21 July 2025 at 09:18

Intervistë me Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e NOA
 
Institucionet financiare jobanka deri më sot kanë pasur peshën kryesore në kreditimin e fermerëve të vegjël në Shqipëri.
Herjola Spahiu, drejtore e përgjithshme e institucionet financiar NOA, thotë në një intervistë për “Monitor” se kreditimi i sektorit bujqësor mbështetet në modele të veçanta biznesi, që ka mundësuar mbështetjen e këti...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Receta” e mikrofinancës për kreditimin e bujqësisë appeared first on Revista Monitor.

“Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë

By: Mira Leka
21 July 2025 at 09:11

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta.
 
Ersuin Shehu
Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë.
Jo shumë vite më vonë, drejto...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit të bujqësisë appeared first on Revista Monitor.

Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit

20 July 2025 at 23:02

Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 62.2%, nga 70.91% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm dhe 71.39% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë norma efektive mesatare shënoi rënie në 13.72%, nga 13.9% që ishte në 6-mujorin e kaluar dhe nga 14.04% që kishte qenë në gjysmën e parë të vitit 2024.

Edhe për kartat e kreditit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar zbriti në 20.29%, nga 20.47% që ishte në 6-mujorin e mëparshëm.

Për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 26.41%, nga 27.42% që kishte qenë në 6-mujorin e mëparshëm.

Ndërkohë, për kreditë më të mëdha, me shuma nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit u rrit në 11.2%, nga 11% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë. Norma mesatare efektive e interesit nuk nënkupton vetëm normën nominale të interesit të kredisë, por të gjitha kostot që i ngarkohen klientit për kredinë, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.

Llogaritja e normës mesatare efektive të interesit shërben si bazë për të llogaritur më tej normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore (NEI maksimal)

Rënia e normës efektive mesatare të interesit përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar, e përcaktuar nga lëvizjet e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, nga gjendja e lartë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.

Kredia konsumatore u rrit me ritme të larta edhe në pjesën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 5-mujorin 2025 sektori bankar disbursoi 23.2 miliardë lekë kredi të reja konsumatore. Vlera e kredisë konsumatore u rrit me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ka prekur njëkohësisht vlerën më të larta historike për 5-mujorin.

Huadhënia konsumatore është gjithnjë e më e përqendruar në monedhën vendase. 89% e kredisë së re konsumatore të dhënë gjatë këtij viti ka qenë në Lekë.

Në fund të majit 2025, portofoli i kredisë konsumatore arriti vlerën e 96.6 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. / E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

The post Interesat e kredisë konsumatore zbritën në 62.2% në gjysmën e parë të vitit appeared first on Revista Monitor.

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate në total

20 July 2025 at 23:01

Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet fjalë për llojin e tyre janë gratë ato që kanë më shumë smartphone.

Kjo është një nga gjetjet interesante të raportit Global Findex 2025, publikuar këto ditë nga Banka Botërore, që mat përfshirjen financiare në 120 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 1,000 intervista, 94% e burrave kanë një telefon celular, ndërsa tek gratë kjo përqindje është 92%.

Por ndarja bëhet më interesante kur analizohen llojet e telefonave që përdorin. Të paktën 77% e burrave kanë smartphone, ndërsa 17% përdorin telefona bazikë.

Ndërkohë, 81% e grave përdorin smartphone dhe vetëm 11% kanë telefona bazikë. Pra, edhe pse më pak gra në total kanë një telefon, ato që e zotërojnë kanë më shumë gjasa të përdorin një smartphone, krahasuar me burrat.

Raporti shpjegon se të rriturit janë pyetur nëse kanë telefon bazik apo smartphone. Ata që kanë deklaruar se kanë telefon bazik janë pyetur më tej nëse mund të përdorin WhatsApp në të.

Nëse përgjigja ka qenë “po”, atëherë telefoni klasifikohet si “feature phone”, një pajisje me më shumë funksione se telefoni bazik, por më pak se një smartphone.

Banka Botërore thekson se telefonat celularë dhe interneti janë tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, në çdo cep të globit. Në vitin 2024, 86% e të rriturve në botë zotëronin një telefon celular.

“Për shumë njerëz, telefoni celular përdoret vazhdimisht – për thirrje, mesazhe, lexim lajmesh, pagesa, rrjete sociale, punë dhe kërkim informacioni. Me zgjerimin e teknologjive dixhitale, njerëzit, bizneset dhe institucionet po e rrisin gjithnjë e më shumë varësinë nga ndërveprimet online.

Kjo ka sjellë përfitime të qarta si reduktimi i varfërisë, rritja e konsumit dhe më shumë mundësi punësimi, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, thuhet në raportin Global Findex 2025./ N.Maho

 

 

The post Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat, por më pak aparate në total appeared first on Revista Monitor.

Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024

20 July 2025 at 23:00

Deri më 20 Korrik 2025 është afati i fundit për bashkitë me probleme financiare dhe për ato me detyrime të prapambetura, të kenë përfunduar hartimin e planit të shlyerjes së borxheve.

Ministri i Financave Petrit Malaj më herët u kërkoi bashkive që planin e rehabilitimit financiar, pasi ta kenë miratuar në këshillat bashkiak ta paraqesin pranë ministrisë. Plani duhet të sigurojë ecurinë e shlyerjeve të borxheve brenda 12 muajve.

Në total për 2024 niveli i detyrimeve të prapambetura për 61 bashkitë në rang vendi ka arritur në vlerën e rreth 3,2 mld lekëve apo rreth 33 mln euro sipas të dhënave të publikuara në raportin “Qeverisja vendore në Shqipëri- Raport mbi situatën 2024” të Institutit për Bashkitë të Shqipërisë.

Krahasuar me 2023 detyrimet e prapambetura të krijuara nga pushtetit vendor kanë zbritur në vlerën e 1,5 miliardë lekëve apo 32,8% më pak.

Por pavarësisht tendencës rënëse të totalit të vlerës së detyrimeve të prapambetura, ecuria me shlyerjen e tyre për secilën bashki paraqitet mikse.

Në 2024 nga të dhënat e raportit evidentohet se 14 bashki kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura, ndërsa 3 bashki si ajo e Këlcyrës, Patosit dhe Mallkastrës nuk kanë krijuar detyrime të prapambetura të reja në 2024.

Po ashtu në 2024, sipas raportit 4 bashki në rang vendi paraqiten në vështirësi financiare, si bashkitë: Kavajë, Vorë, Cërrik, Dimal.

Sipas ligjit “Për financat vendore” nëse niveli i detyrimeve të prapambetura është më i lartë se 25% e shpenzimeve që bashkitë kanë bërë me burimet e veta ato konsiderohen në vështirësi financiare.

Nga totali i shpenzimeve që Bashkia Kavajë ka bërë në 2024 me burimet e veta, rreth 59% e tyre janë me borxhe të papaguara. Në Vorë shpenzimet me borxhe zenë 40%, në Dimal rreth 33% dhe në Cërrik rreth 37%.

Por pavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për këto bashki janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të jeluar në raport rekomandohet se këto Bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2024 e në vijim.

Ndërsa për dy bashkitë Kavajë dhe Vorë që paraqiten në situatën e vështirësisë serioze financiare raporti i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë thotë se sipas ligjit “Për financat vendore” hapat që parashikohen për të mundësuar daljen nga vështirësitë janë:

“Ministria e Financave, me marrjen e njoftimit nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore ose kur e konstaton vetë, i propozon Këshillit të Ministrave masat për daljen nga situata e vështirësisë serioze financiare.

Në këtë rast, Këshilli i Ministrave vendos:

a) të japë mbështetje financiare në formën e ndihmës apo huas, duke përcaktuar edhe planin për daljen e njësisë së vetëqeverisjes vendore nga situata e vështirësisë serioze financiare, si dhe planin e kthimit të shumës së dhënë;

b) të mandatojë Ministrinë e Financave për të negociuar ristrukturimin e borxheve dhe të detyrimeve të papaguara;

c) të shpallë njësinë e vetëqeverisjes vendore në mbikëqyrje financiare dhe të autorizojë Ministrinë e Financave si mbikëqyrës financiar të saj, duke respektuar rigorozisht këto kushte: i) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të marrë asnjë vendim që mund të çojë në shtimin e detyrimeve të saj financiare; ii) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të vendosë shërbime të reja publike, të themelojë sipërmarrje publike apo çdo institucion tjetër; iii) njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të shlyejë asnjë detyrim financiar, të krijuar para shpalljes së rastit të vështirësisë financiare, përveç detyrimeve të përcaktuara shprehimisht në planin e rehabilitimit financiar”, citohet në raport.

Nga Kavaja, Tirana deri te Pogradeci 10 bashkitë mbajtëse kryesore të borxhit

10 bashkitë kryesuese me borxhin më të madh, si përqindje e totalit të detyrimeve të prapambetura janë e Kavajës dhe Tiranës pasuar nga Pogradeci, Vora, Rrogozhina, Dimali, Dibra, Cërriku, Peqini dhe Mati.

Pesha e borxhit të Bashkisë së Kavajës kundrejt totalit është 23%, e Tiranës 18%. Më pas e ndjekur nga Bashkia e Pogradecit me peshë 7,5% kundrejt totalit, Vora (4,8%), Rrogozhina (5%), Dimali (4,5%), Dibra (4%), Cërriku (3,6%), Peqini (2,5%) dhe Mati (2,4%).

Në 2024 konstatohet se 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura në raport me vitin paraardhës.

Spikasin Bashkia Rrogozhinë (+83.1 milionë lekë apo rreth 107% më shumë se 2023), Bashkia Mat (+49.3 milionë lekë apo 189% më shumë se në 2023) dhe Bashkia Berat (+47.6 milionë lekë apo 257% më shumë se 2023).

Nga ana tjetër, vërehet një ecuri pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga Bashkia Durrës (-266.8 milionë lekë apo 85,6% më pak se në 2023), Bashkia Tiranë (-217.7 milionë lekë apo 28% më pak se në 2023), Bashkia Vorë (-209.5 milionë lekë apo 58% më pak se në 2023), Bashkia Lezhë (-119 milionë lekë apo 70% më pak se në 2023) dhe Bashkia Elbasan (-107.5 milionë lekë apo 87% më pak se nga 2023).

Ndërsa Bashkia Këlcyrë dhe Bashkia Patos për të katërtin vit rradhazi nuk krijojnë asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera janë për energjinë

Pjesa më e madhe e detyrimeve të pashlyera nga 61 bashkitë në rang vendi për 2024 rezulton se është për zërin e shpenzimeve “Të tjera” ku pjesën dërrmuese e zënë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike të njësive të qeverisjes vendore ndaj OSHEE sh.a..

Për zërin “Të tjera” detyrimet e parapambetura zëne një total prej 1.05 mld lekë apo rreth 33% të totalit të borxheve.

Detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (933 mln lekë) vijojnë të kenë një peshë prej 29,2% në totalin e detyrimeve të prapambetura në këtë periudhë. Ndërkohë që detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta kapin vlerën e 527 mln lekë si dhe për vendime gjyqësore 316 mln lekë apo 10% të totalit të borxhit. / D.Azo

 

 

 

The post Raporti/ Detyrimet e prapambetura të bashkive arritën 33 mln euro në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 20 July 2025Ekonomi

Sekreti i themeluesve të suksesshëm dhe pse duhet ta ndiqni edhe ju

By: Megi Dumi
20 July 2025 at 13:00

Pushimet me kolegët e punës (retreat), të cilat duken si pushime të maskuara ose strategjike, po shndërrohen në një mjet strategjik për themeluesit që kërkojnë të kapërcejnë ngërçet dhe të çlirojnë frymëzim të ri.

Këto pushime të planifikuara krijojnë efekt të qëndrueshëm në rritje. Më poshtë janë pesë arsye kyçe pse çdo themelues duhet t’i përshijë pushimet me stafin në kalendarin veror.

1. Ndërtojnë marrëdhënie të thella e të qëndrueshme
Në dallim nga eventet e shkurtra të “networking” (krijimit të kontakteve profesionale), retreats ofrojnë një përvojë ku marrëdhëniet forcohen përmes bisedave të hapura, aktiviteteve argëtuese dhe ambientit të relaksuar. Këto lidhje kthehen në rrjete mbështetëse gjatë periudhave të vështira dhe mund të shndërrohen në partneritete biznesi.

2. Shkurtojnë shpërqendrimet dhe përmirësojnë vendimmarrjen
Larg lajmeve, njoftimeve dhe krizave të përditshme, themeluesit fitojnë qartësi mendimi. Në këtë hapësirë pa ndërprerje, diskutimet strategjike bëhen më të thella dhe kreativiteti ndizet, qoftë në workshop-e, biseda në grup apo aventura në natyrë.

3. Nxisin shkëmbimin e njohurive dhe zgjidhjen e problemeve
Workshop-et drejtohen nga operatorë dhe investitorë me përvojë praktike; këshillat e tyre janë konkrete dhe të zbatueshme menjëherë. Po aq të vlefshme janë bisedat themelues-me-themelues, ku secili ndan dështime, fitime apo taktika çmimesh, duke ofruar mësime të drejtpërdrejta për rritje.

4. Përmirësojnë shëndetin mendor dhe nxisin kreativitetin
Larg “zhurmës” së startup-it, pjesëmarrësit marrin kohë për reflektim e rilidhje. Workshop-et, meditimet ose aktivitetet sportive krijojnë “reset” mendor; kur kthehen, ata janë më të shlodhur, me energji dhe me ide të reja për sfidat ekzistuese.

5. Furnizojnë mentorime dhe mbështetje afatgjatë
Marrëdhëniet që krijohen në retreat, shpesh kthehen në mentorime të çmuara. Shkëmbimet e sinqerta me kolegë që kuptojnë ritmin e ndërtimit të një biznesi ofrojnë këndvështrime dhe këshilla që zgjasin përtej eventit.

 

Për investitorët, një retreat ndërton besim më të thellë me themeluesit; për ekipet, sjellin kreativitet dhe bashkëpunim; për liderët, ofrojnë pauzën strategjike që ushqen qartësi, lidhje dhe energji të re kur më së shumti nevojitet. Në vend që t’i shihni si luks, planifikojini si katalizatorë të rritjes suaj. / Entrepreneur, Shqip.al

The post Sekreti i themeluesve të suksesshëm dhe pse duhet ta ndiqni edhe ju appeared first on Revista Monitor.

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

By: Mira Leka
19 July 2025 at 22:12

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante. Ekspertët e burimeve njerëzore parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit. Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politikave afatgjata që do të synojnë integrimin social dhe profesional të punëtorëve të huaj.

 

Dorina Azo

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit.

Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal. Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”, – thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja.

Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit.

Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Prania e punonjësve të huaj, kryesisht të rinj të shteteve afrikane në këtë sezon veror, po shihet jo vetëm te bizneset e zonave kryesore të Tiranës si ish-Blloku apo qendra, por edhe në vende turistike, përfshirë Korçën, Lezhën, Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit apo Sarandën.

Sektori i pastrimit dhe ai i shërbimeve në bare dhe restorante vijojnë të mbeten ndër më të prekurit nga mungesa e punëtorëve vendas.

Punëtorët e huaj shpesh janë të gatshëm të marrin punë që vendasit i shmangin dhe me pagesë të ulëta. Në një prej operatorëve privatë që operon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit të Pogradecit, prej disa javësh janë të punësuara tri të reja nga shteti afrikan i Ganës.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu  siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin.

Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane.

Zoti Goga theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%. Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj.

Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

 

 

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, paga mujore për punonjëset e reja fillon nga 500 euro dhe përfshin edhe shpenzimet për akomodim dhe ushqim, një skemë që përdoret gjithnjë e më shumë për të tërhequr punonjës nga jashtë, në kushtet kur tregu vendas nuk ofron mjaftueshëm staf për punë të tilla.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në “EPPC Albania & Kosova”, një nga kompanitë më të mëdha të konsulencës për burime njerëzore, pohon se paga mesatare neto për punonjësit e huaj në Shqipëri luhatet në vlerat nga 500 deri në 520 euro në muaj, përfshirë akomodimin për fjetje dhe ushqim.

Në rajon, paga mesatare neto më e lartë për punonjësit e huaj ofrohet në Serbi në nivelin e 750 eurove në muaj, pasi rekrutimet janë më të organizuara.

 

Lexo edhe:

Si po plaket forca e punës

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

 

 

The post Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

By: Mira Leka
19 July 2025 at 22:10

Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%.

Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune është shtuar 1,7 herë. Pavarësisht rritjes, ky numër përbën vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë të punësuar, sipas INSTAT.

Të dhënat sipas sektorëve janë të disponueshme për vitin 2023.

Në vend të parë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 1094 miratime punësimi; në vendin e dytë sektori i ndërtimit me 999 miratime: në vendin e tretë sektori aktivitete të tjera shërbimi, me 985 miratime; në vendin e katërt sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 848 miratime dhe më pas sektori i industrive të tjera përpunuese me 788 miratime.

Në vitin 2023, sipas AKPA, të huajt me numrin me të lartë ishin nga Turqia, Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Gjatë vitit 2023, numri më i lartë i lejeve unike të miratuara ishte në  maj me përkatësisht 1,421 leje.

Skema për punësimet e shtetasve aziatikë nuk rezultoi efikase, pasi shumë biznese ngritën shqetësimin për largimin e punonjësve drejt BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.

Problematika ndihet edhe tani me shtetasit nga vendet aziatike, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj.

Ai sjell në vëmendje rastin e një biznesi në sektorin e shërbimeve i cili së fundmi është njoftuar për largimin e 6 punonjësve nga Pakistani drejt Gjermanisë, pas një viti punësim në një nga bar-restorantet e Tiranës.

“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro.

Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”.

Një tjetër sfidë e madhe, sipas tij, është mungesa e kualifikimit profesional. “Edhe pse disa prej punonjësve të huaj vijnë me përvojë nga vende me turizëm të zhvilluar, siç është Dubai, ata shpesh rezultojnë të jenë të patrajnuar për standardet e shërbimit në Shqipëri. Shumica kanë kryer punë ndihmëse dhe nuk janë të përgatitur për pozicione profesionale në sektorin e shërbimit në bare dhe restorante”, thekson z. Jahaj.

Deri më tani, punonjësit e huaj më besnikë ndaj vendeve të punës në Shqipëri rezultojnë të jenë filipinasit. “Në shumë bare dhe restorante të kryeqytetit vijon të vërehet një qëndrueshmëri më e madhe me punonjësit nga Filipinet.

Ata tregohen më korrektë ndaj kontratës së punës, çka lidhet me kulturën e disiplinës në punë dhe përvojën në sektorin e turizmit në vendin nga i cili vijnë”.

Në sektorin e bareve dhe restoranteve, sipas Kryetarit të Shoqatës, Enri Jahaj, vijon të ketë  mungesë të ndjeshme të fuqisë punëtore, e cila arrin deri në 20 mijë vende të lira pune. Në këtë situatë, z. Jahaj e sheh të domosdoshëm vetërregullimin e tregut të punës.

“Nuk ka arsye që një kafene lagjeje të mbajë të punësuar si kamerier edhe banakier. Në raste të tilla, këto funksione mund të kryhen nga një person i vetëm. Tregu duhet të vetërregullohet për të zbutur problemin e mungesës së stafit”, thekson ai.

 

Problematika

“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro. Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”.

 

Sfidat

Sipas Erald Pashajt, Drejtor Ekzekutiv i “EPPC Albania & Kosova”, një prej kompanive më të mëdha të konsulencës në fushën e burimeve njerëzore, numri i punonjësve të huaj në Shqipëri pritet të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të turizmit.

Megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një shtet tranzit për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian, z. Pashaj thekson se ky trend rritjeje do të shoqërohet edhe me sfida, duke përfshirë nevojën për politika efektive që mundësojnë integrimin social dhe profesional të të huajve në tregun shqiptar të punës.

Kjo do të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat.

Po ashtu, duhet siguruar që të huajt të mos trajtohen thjesht si zgjidhje afatshkurtër, por si pjesë e qëndrueshme e zhvillimit të tregut të punës.

 

Lexo edhe:

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

 

The post A po funksionon skema me punonjësit e huaj appeared first on Revista Monitor.

❌
❌