Fitimet e T2 në BE: Euro e fortë dhe frika nga tarifat rëndojnë, bankat të pandalshme
KompanitĂ« europiane po tregojnĂ« se mund tâi pĂ«rballojnĂ«, disi, tarifat e importit tĂ« SHBA-sĂ«, duke siguruar rritje tĂ« fitimeve pĂ«r tĂ« pestin tremujor radhazi, megjithĂ«se me njĂ« ritĂ«m mĂ« tĂ« ngadaltĂ« se nĂ« Shtetet e Bashkuara.
Sipas LSEG (Grupi i Bursës së Londrës, London Stock Exchange Group, fitimet e tremujorit të dytë pritet të jenë rritur me 3.1% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Më shumë se gjysma e kompanive që kanë raportuar deri tani i kanë tejkaluar parashikimet e analistëve.
Fitimet nga sektori financiar (me rritje 11.4%) dhe ai shëndetësor (me rritje 15.4%) janë ndër normat më të larta të rritjes, por ndërsa i pari është i preferuar nga investitorët, i dyti aktualisht është jashtë vëmendjes pozitive të tregut.
Fitime të ngadalta, perspektivë pozitive
Kompanitë europiane mbeten optimiste edhe pse rritja e fitimeve të tyre në T2 është dukshëm më e dobët se rritja 12% e pritur në SHBA, e shtyrë nga gjigantët e teknologjisë.
Problemi e euros së fortë
Strategët e këmbimit valutor kishin parashikuar se dollari do të forcohej, veçanërisht kundrejt euros, kur të hynin në fuqi tarifat më të larta të importit nga SHBA.
Por monedha e përbashkët është rritur mbi 12% ndaj dollarit amerikan këtë vit dhe kompanitë europiane me orientim të fortë eksportues e kanë ndjerë peshën e saj.
âKompani mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« zakonisht mĂ« tĂ« diversifikuara globalisht, gjenerojnĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura jashtĂ« EuropĂ«s dhe, natyrisht, me forcimin e euros kjo ka qenĂ« njĂ« pengesĂ« relative pĂ«r fitimet e tyre,â tha Rory Dowie, menaxher portofoli nĂ« Marlborough.
Barclays dhe Citi vlerësojnë se, zakonisht, një forcim prej 10% i euros sjell një ulje prej rreth 2% të fitimeve, ndërsa Citi që thekson sektorët si materialet dhe energjia si më të ndjeshmit ndaj lëvizjeve të këmbimit valutor.
Megjithatë, një gamë e gjerë kompanish kanë raportuar ndikim negativ nga kursi i këmbimit, përfshirë Allianz, Bayer, Continental, Ferrari, TotalEnergies dhe Puma.
Bankat të pandalshme?
Të shtatë bankat në indeksin blue-chip STOXX 50 e tejkaluan pritshmërinë dhe dy prej tyre përmirësuan udhëzimet. Indeksi i sektorit u ngjit në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi investitorët po parashikojnë mbi qëndrueshmërinë e industrisë.
Sektori financiar dha surprizën më të madhe pozitive të fitimeve në T2 ndër sektorët europianë, duke tejkaluar parashikimet e analistëve me 12%, më shumë se dyfishi i normës 5.5% për STOXX 600 në përgjithësi, sipas të dhënave të LSEG.
Megjithatë, pas një rritjeje 37% këtë vit dhe performancës më të mirë trevjeçare, që nga lançimi i euros në 1999, po shfaqet kujdes. Bank of America ka këshilluar investitorët afatgjatë të mbrojnë ekspozimin e tyre, duke paralajmëruar se bankat mund të jenë të cenueshme nëse ekonomia ngadalësohet.
Kujdes me sektorin shëndetësor
Sektori shëndetësor europian ka regjistruar rritje të fitimeve prej 15% në T2, i dyti vetëm pas sektorit të teknologjisë, por investitorët po qëndrojnë të rezervuar pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur idenë për një tarifë 250% mbi importet farmaceutike.
Vështirësitë për sektorin e konsumit
Investitorët po largohen nga aksionet e sektorit të konsumit, pasi rezultatet e dobëta dhe pritshmëritë e ulëta theksojnë cenueshmërinë e tij ndaj tarifave dhe ndryshimeve në zakonet e shpenzimit.
Kompani e luksit e deri te ato të produkteve bazë po luftojnë të balancojnë presionin e kostove me kërkesën e brishtë, veçanërisht në SHBA, duke i detyruar të marrin vendime të vështira mbi çmimet dhe strategjinë.
Sipas të dhënave të LSEG, fitimet nga konsumi ciklik si prodhuesit e makinave dhe luksit kanë dalë 8% poshtë pritshmërive, ndërsa ato nga konsumi jo-ciklik si kompanitë ushqimore janë 2%, më pak se gjysma e tregut të gjerë.
Aksionet e Adidas ranë 18% në gjashtë ditë pasi paralajmëroi se mund të rrisë çmimet në SHBA, ndërsa aksionet e prodhuesit të birrës AB InBev ranë 11% pasi kërkesa e dobët në Brazil dhe Kinë uli volumin e shitjeve.
Në sektorin e luksit, Ferrari ra me 12% në rënien më të madhe ndonjëherë pasi njoftoi se do të ulë çmimet në SHBA, ndërsa aksionet e Hermes ranë 12% në tre ditë. / Reuters
The post Fitimet e T2 në BE: Euro e fortë dhe frika nga tarifat rëndojnë, bankat të pandalshme appeared first on Revista Monitor.