Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Ekonomi

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

14 July 2025 at 23:02

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022.

Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme).

Të dhënat e Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore ku në shumicën prej tyre me 2024 kthimet në shtëpi janë më ta larta se ikjet.

Në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.

Rezultatet tregojnë se në shumicën e vendeve te Ballkanit kthimet janë më të larta se ikjet në 2024. Në Bosnjë emigracioni neto ishte 0.1% më 2024, nga një trend negativ në vitet e shkuara. Bilanci i migracionit neto u kthye pozitiv ishe ne Maqedoninë e Veriut , +0.3 më 2024 nga negativ që ishte në vitet e shkuara. Gjithashtu në Serbi ka tendenca pozitive pasi ikjet me kthimet u barazuan me 2024, nga një bilanc negativ që ishte në të shkuarën.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane e popullsie shqiptare rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Në dy vite 2023 dhe 2024 emigrimi neto shënoi -72,597 persona.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit. Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë

Anketat e Monitor kanë treguar se, njerëzit nuk po largohen vetëm nga varfëria, por edhe mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

Më shumë se 66% e të anketuarve që jetojnë në Shqipëri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanë si arsye për emigrimin “mungesën e perspektives për të ardhmen”.

Gjithashtu, më shumë se gjysma mendojnë si arsyen e dytë më kryesore për largimin nga vendi “standardet më të larta të jetesës”, në vend të tretë “mungesa e një shërbimi shëndetësor të përshtatshëm”, në vend të katërt, ”mungesa e sigurisë dhe stabilitetit politik, ndërsa 46% e të anketuarve kishin si një arsye “arsim më të mirë për fëmijët”.

40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësor

Ndryshe nga vende që kanë krijuar politika për të tërhequr ose rikthyer diasporën, Shqipëria nuk ka asnjë politikë efektive për të ruajtur apo kthyer qytetarët e saj. Për më tepër, shpesh emigrimi është parë si “zgjidhje” e heshtur për të ulur presionin ekonomik dhe social brenda vendit.

Kjo humbje e vazhdueshme njerëzore solli pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, sociale dhe demografike. Tregu i punës po ngushtohet, popullsia po plaket dhe zonat rurale po boshatisen. Shërbimet publike, nga arsimi tek shëndetësia, po e ndiejnë mungesën e specialistëve, ndërsa investimet po zhvendosen drejt vendeve me më shumë stabilitet demografik.

Nëse në disa vende të rajonit kjo prirje po zbutet falë politikave të rikthimit ose integrimit në tregje më të mëdha, në Shqipëri mungesa e një strategjie të qartë për të ndaluar ose kthyer valët e emigrimit vetëm sa po e përkeqëson situatën./ B.Hoxha

 

The post Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024 appeared first on Revista Monitor.

Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm

14 July 2025 at 23:01

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri do të ketë detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania.

Por me qëllim vërtetimin që qytetari banon në adresën e deklaruar do të ketë detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit, apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë në qira.

E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.

Mënyra e paraqitjes së kërkesës për deklarimin e adresës së banimit apo ndryshimit të saj përcaktohen në vendimin “Për përcaktimin e mënyrës së paraqitjes së kërkesës, të dokumentacionit të nevojshëm, të rregullave për deklarimin dhe ndryshimin e vendbanimit ose të vendqëndrimit të shtetasve, si dhe për shtetasit në institucionet shëndetësore dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”. Vendimi hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

“Shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (on-line), në portalin qeveritar “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, të huadhënies, të përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm, që provon vendbanimin ose vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar”, theksohet ndër të tjera në vendim.

Zyrat e gjendjes civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda 3 ditëve.

Vendimi po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.

Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik.

Vendimi po ashtu përcakton se institucionet shëndetësore dhe ato të ekzekutimit të vendimeve penale, kur mbajnë shtetas për më shumë se tre muaj, kanë detyrimin të raportojnë automatikisht pranë gjendjes civile për vendqëndrimin e tyre. Pas daljes nga këto institucione, njoftimi për përditësim të adresës duhet të bëhet brenda 5 ditëve.

Vendimi (i plotë)

 

  1. Shtetasit me vendbanim ose vendqëndrim në territorin e Republikës së Shqipërisë kryejnë deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit në rrugë elektronike (on-line), në portalin qeveritar “e-Albania”, duke ngarkuar dokumentin e pronësisë së banesës, kontratën e qiramarrjes, të huadhënies, të përdorimit ose çdo dokument tjetër të ligjshëm, që provon vendbanimin ose vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.
  2. Shtetasi, i cili kërkon të banojë në një familje ekzistuese, paraqet kërkesën në rrugë elektronike (on-line), nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Kjo kërkesë duhet të konfirmohet nga kryefamiljari i familjes pritëse në portalin qeveritar “e-Albania”, duke respektuar standardet e banimit, të miratuara nga legjislacioni në fuqi.
  3. Dokumentet e ngarkuara nga shtetasi në shërbimin elektronik në portalin qeveritar “eAlbania” ruhen në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
  4. Deklarimi, ndryshimi ose saktësimi i vendbanimit, me kërkesë të kryefamiljarit, pasqyrohet njëkohësisht për të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.
  5. Anëtari madhor i familjes, i cili kërkon të ndryshojë vendbanimin, më parë duhet të kryejë procedurën e veçimit nga familja.
  6. Të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi, që plotëson të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.
  7. Shtetasi ka detyrimin të deklarojë vendqëndrimin e tij, përveç rasteve të parashikuara në pikën 8 të këtij vendimi.
  8. Për shtetasit, që kryejnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor për më shumë se 3 (tre) muaj dhe shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim mjekësor afatgjatë dhe kur qëndrimi në këto institucione zgjat më shumë se 3 (tre) muaj, institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga plotësimi i afatit të mësipërm, pranë zyrës së gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial institucionin përkatës, listën emërore të tyre, e cila duhet të përmbajë emrin, mbiemrin dhe numrin personal.
  9. Kur përfundon qëndrimi i shtetasve në një nga institucionet e përcaktuara në pikën 8 të këtij vendimi, institucioni përkatës njofton zyrën e gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial lidhur me këtë fakt, brenda 5 (pesë) ditëve.
  10. Shkëmbimi i të dhënave, sipas pikave 8 dhe 9 të këtij vendimi, kryhet me ndërveprim nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit.
  11. Në rastet kur konstatohet se anëtarët e së njëjtës familje kanë adresë vendbanimi të ndryshme nga njëri-tjetri, nëpunësi duhet të kryejë saktësimin e të dhënave të vendbanimit.
  12. Me ndryshimin e vendbanimit të shtetasve, nga zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative kryhen përditësimet e përbërësve të tjerë të gjendjes civile, si elementet e adresës së vendbanimit dhe numri i votimit.
  13. Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, në rastin kur konstatojnë se ka mangësi në dokumentacion për deklarimin, ndryshimin ose saktësimin e vendbanimit apo të vendqëndrimit, njoftojnë brenda 24 (njëzet e katër) orëve shtetasit për plotësimin e dokumentacionit nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar nga zyra e gjendjes civile bëhet nga shtetasit brenda 3 (tri) ditëve nga njoftimi.
  14. Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, në rastin kur konstatojnë se adresa e shtetasit nuk përmban të gjitha elementet e adresës, sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë, njoftojnë, brenda 24 (njëzet e katër) orëve, shtetasit për plotësimin e dokumentacionit nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”. Plotësimi i dokumentacionit të kërkuar nga zyra e gjendjes civile bëhet nga shtetasit brenda 3 (tri) ditëve nga njoftimi.
  1. Zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, kur konstatojnë element të pasaktë të adresës, që mund të rregullohet prej tyre, e saktësojnë këtë element kryesisht, pa qenë nevoja për aplikim nga ana e shtetasit. 16. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit apo zyra që mbulon shtetësinë dhe refugjatët njofton shërbimin e gjendjes civile për çdo akt që krijon, shuan apo ndryshon të drejta lidhur me vendqëndrimin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi, të shtetasve të huaj që kanë fituar statusin e refugjatit ose të mbrojtjes plotësuese, si dhe të personave pa shtetësi.
  2. Nëpunësi i zyrës së gjendjes civile, pas marrjes së dokumentacionit dhe të kërkesës nga shtetasit apo nga institucionet që e kanë këtë detyrim ligjor, bën deklarimin ose ndryshimin e adresës së shtetasit të huaj në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes civile, sipas rregullave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për të huajt.
  3. Vendimi nr. 1243, datë 11.12.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e dokumenteve, që duhen të paraqesin shtetasit, e të procedurave që duhet të kryejnë zyrat e gjendjes civile, në bashki/ njësi administrative dhe institucionet shtetërore të posaçme, për ndryshimet e vendbanimit/adresës së shtetasve”, të ndryshuar, shfuqizohet.
  4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

D.Azo

 

 

The post Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Kërkim-zhvillimi, raporti: Mungesa e parqeve teknologjike dhe emigracioni “i trurit” kufizon rritjen

14 July 2025 at 23:00

Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mbeten kryesisht të udhëhequra nga fondet publike, madje edhe ato mbeten modeste.

Raporti i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) publikuar më herët për këto vende vlerëson se kjo panoramë bëhet më sfiduese po të mbajmë parasysh që në disa prej tyre nuk ka parqe teknologjike si dhe po vuajnë largimin e kapitalit human të kualifikuar. Lidhur me këto të fundit raporti referon Shqipërinë dhe Maqedoninë si dy raste që përfaqësojnë këtë konstatim.

“Ndërkohë që shumica e ekonomive të Ballkanit Perëndimor nuk raportojnë të dhëna të sakta mbi pjesën e sektorit privat në shpenzimet e përgjithshme për R&D, qeveritë e pranojnë se kontributet private mbeten minimale. Përjashtim bën Serbia, ku 44% e investimeve të përgjithshme në R&D vijnë nga sektori privat.

Gjithsesi, rritja e shpenzimeve për R&D në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor ka pak gjasa të sjellë përfitime në inovacion të ngjashme me ato të BE-së pa përmirësime të njëkohshme në faktorët bazë si infrastruktura dhe aftësitë.

Sa i përket infrastrukturës, mungesa kritike ekziston ende në disa ekonomi; për shembull, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të mos kenë parqe të mirëfillta shkencore dhe teknologjike (OECD, 2024[20]). Njëkohësisht, mungesat e vazhdueshme të aftësive, të përkeqësuar nga largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar (brain drain) dhe nga suksesi i kufizuar në tërheqjen e talenteve të reja, vazhdojnë të kufizojnë kapacitetin e brendshëm për R&D” nënvizon raporti.

Në fakt Shqipëria së fundmi nisi shfrytëzimin e parkut të parë të teknologjisë DURANA TECH. Në prill të këtij viti ky park hapi dyert për 35 rezidentët e parë. Zhvillimi afatgjatë i parkut synon një gjenerim prej 5 mijë vende pune kryesisht të orientuara në teknologji.

Sipas dokumentit nivelet aktuale të financimit për kërkimin dhe zhvillimin (R&D) jo vetëm që janë dukshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së, por gjithashtu nxjerrin në pah sfida të gjera për të përmbushur angazhimet specifike të ekonomive për të rritur investimet në kërkim dhe zhvillim.

Disa ekonomi kanë vendosur objektiva për rritjen e financimit të kësaj fushe ku Shqipëria  synon të arrijë në 1% të PBB-së deri në vitin 2030, gjë që kërkon një rritje më shumë se pesëfish, ndërsa qeveria e Serbisë është zotuar të rrisë financimin me 50%, me qëllim që të arrijë në 1.5% të PBB-së deri në vitin 2028.

“Këto zotime ende nuk janë shndërruar në rritje të qëndrueshme të financimit aktual. Edhe pse shpenzimet qeveritare për në kërkim-zhvillim janë të kufizuara, investimet e sektorit privat në inovacion janë edhe më të ulëta. Investimi privat zakonisht synon zgjidhje me leverdi tregtare, duke nxitur zhvillimin e produkteve konkurruese të drejtuara nga tregu, të cilat adoptohen lehtësisht nga konsumatorët dhe industritë./ N.Maho

 

The post Kërkim-zhvillimi, raporti: Mungesa e parqeve teknologjike dhe emigracioni “i trurit” kufizon rritjen appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 14 July 2025Ekonomi

Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura)

14 July 2025 at 15:09

Pas nisjes së aksionit për formalizimin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministraj e bujqësisë, kanë dhënë detaje se si do të veprojnë subjektet për lëshimin e faturave.

Sipas ministrit Malaj detyrimin për raportimin e çdo transaksioni shitjeje në sistemin e faturimit elektronik e ka çdo subjekt.

“Faturim i detyrueshëm për produktet ushqimore dhe bujqësore.

Ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët.

Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Administrata Tatimore përmes këtij aksioni të përbashkët synojnë të rrisin transparencën, të forcojnë sigurinë ushqimore dhe të ulin informalitetin në sektor. Çdo transaksion duhet të raportohet përmes sistemit të faturimit elektronik (E-fatura)”.

Sipas Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, neni 6, pika 3; neni 7, pika 2 dhe neni 9, tatimpaguesit duhet që:

1- Çdo artikull blegtoral dhe bujqësor që disponojnë dhe tregtojnë ta shoqërojnë me faturë të fiskalizuar të blerjes, në të cilën të identifikohet dukshëm dhe qartë shitësi, si rrjedhojë edhe origjina e produktit.

2- Çdo artikull që tregtojnë ndaj konsumatorit final ta shoqërojnë me faturë të fiskalizuar, ku të jenë pasqyruar saktë dhe dukshëm emërtimi dhe çmimi i produktit.

“Kjo nismë garanton sigurinë mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve ushqimore, për të mundësuar mbështetje fiskale për fermerët që zgjedhin të formalizohen, si dhe për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit.
Kjo nismë përfshin:
– Çdo operator i biznesit ushqimor, përfshirë fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre, do të jetë i detyrueshëm të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje.
– Faturimi elektronik (E-fatura) do të jetë forma standarde e raportimit dhe do të ndihmojë në uljen e informalitetit dhe garantojë gjurmueshmërinë e tyre.
– Subjektet që tregtojnë produkte ushqimore pa faturë do të jenë objekt i kontrollit dhe ndëshkimeve sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore”, tha minsitrja Denaj.

 

The post Nis aksioni për produktet ushqimore dhe bujqësore, edhe fermerët me faturë fiskale (E-fatura) appeared first on Revista Monitor.

Faktet dhe mitet për tranzicionin e Bullgarisë drejt Eurozonës në vitin 2026

14 July 2025 at 14:46

Teksa Bullgaria i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në Eurozonë më 1 janar 2026, pas mbështetjes unanime nga ministrat e Financave dhe krerët e shteteve të Eurozonës në qershor 2025, valë dezinformimi vazhdojnë të qarkullojnë.

Narrativa të rreme, që nga paniku ekonomik deri te teoritë konspirative, po përhapen në rrjete sociale, forume dhe madje edhe në disa kanale mediatike. Ekipi i verifikimit të fakteve pranë Radios Kombëtare Bullgare ka shqyrtuar disa nga pretendimet më të përhapura, duke ofruar sqarime dhe fakte të bazuara në analiza ekspertësh dhe deklarata zyrtare.

Miti – Çmimet do të rriten pas adoptimit të Euros

Kjo është një nga frikërat më të përhapura, por që nuk pasqyron realitetin. Kryeministri Rosen Zhelyazkov sqaroi se çmimet e rritura të vërejtura muajt e fundit nuk kanë asnjë lidhje me fillimin e përdorimit të Euros. Përkundrazi, presionet e tregut dhe praktikat oportuniste të disa tregtarëve kanë qenë faktorët kryesorë.

Rumen Spetsov, kreu i Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, ndau të njëjtin mendim, duke deklaruar se përpjekjet për të manipuluar çmimet gjatë tranzicionit do të monitorohen nga afër. Qeveria ka vënë në funksion mekanizma për të frenuar rritjet e pajustifikuara.

Ekonomisti, profesor Viktor Yotsov, thekson se pjesa më e madhe e konfuzionit publik vjen nga një keqkuptim mbi inflacionin. “Çmime të larta nuk do të thotë domosdoshmërisht inflacion. Inflacioni është një proces i vazhdueshëm rritjeje çmimesh”, – shpjegoi ai. Shumë qytetarë, veçanërisht ata me fuqi më të ulët blerëse, supozojnë se Euro do të sjellë inflacion vetëm sepse kanë frikë se të ardhurat e tyre nuk do të jenë të mjaftueshme.

Yotsov gjithashtu vuri në dukje rolin e pritshmërive inflacioniste: sa më shumë njerëzit të besojnë se çmimet do të rriten, aq më shumë ajo bindje ndikon në sjelljen ekonomike. Megjithatë, vetë kalimi në monedhën Euro nuk është shkak për inflacion. “Nëse një tregtar do të rrisë çmimet, ai nuk do të presë që ta bëjë këtë për shkak të Euros. Është konkurrenca, jo kontrolli shtetëror, që mban çmimet nën kontroll”, – tha ai.

Për më tepër, nivelet e çmimeve në Bullgari janë ende ndjeshëm më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian, aktualisht në nivelin 60-70%. Një konvergjencë e pjesshme e çmimeve në afatgjatë është e pritshme, por ajo nuk lidhet me adoptimin e Euros dhe do të ndodhte edhe sikur Bullgaria të vazhdonte përdorimin e monedhës vendase Leva.

Miti – Këmbimi i Levës në Euro do të jetë i ndërlikuar ose i kufizuar

Vite përgatitje kanë garantuar një proces të qetë të këmbimit të valutës, sipas guvernatorit të Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), Dimitar Radev. Do të ketë një periudhë njëmujore pas hyrjes së Euros, gjatë së cilës të dyja monedhat do të pranohen për pagesa. Kthimi i kusurit do të bëhet në Euro kur të jetë e mundur, dhe çmimet do të shprehen në të dyja monedhat në faturë.

Për gjashtë muajt e parë, bankat do të ofrojnë këmbim pa komision dhe pa kufizime, megjithëse për shuma të mëdha (mbi 30,000 leva) do të nevojitet njoftim paraprak. Në qytetet dhe fshatrat e vegjël, mbi 2,000 zyra postare do të mundësojnë gjithashtu këmbim falas, shpjegoi zëvendësdrejtori i Postës Bullgare, Stanimir Belinov.

Profesori Yotsov theksoi se këmbimi do të kryhet nëpërmjet disa kanaleve: bankave, postave dhe rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, të cilat do të jenë të pajisura paraprakisht me Euro. Kalimi automatik i pagave, pensioneve, kursimeve dhe kredive do të bëhet në kursin fiks të këmbimit. Nuk pritet të ketë asnjë vështirësi.

Ministri i Brendshëm, Daniel Mitov, konfirmoi se ministria po ndërmerr masa për të parandaluar mashtrimet dhe aktivitetet kriminale të lidhura me kalimin e valutës, duke përfshirë monitorimin e hapësirave online për lajme të rreme dhe operacione me kartëmonedha euro false.

Miti – Bullgaria do të humbasë sovranitetin monetar

Kritikët pretendojnë se adoptimi i Euros do të cenojë sovranitetin e Bullgarisë, por në të vërtetë vendi ka hequr dorë në praktikë nga pavarësia monetare që prej hyrjes së regjimit fiks të kursit të këmbimit. Që prej vitit 1997, kursi i Levës është fiksuar fillimisht me markën gjermane, dhe më pas me euron, duke ia hequr Bankës Kombëtare Bullgare mundësinë për të bërë politikë monetare të pavarur.

Siç shpjegoi profesori Yotsov, Banka Qendrore ka kohë që nuk ushtron më funksione të politikës monetare, si operacionet në tregun e hapur, ndikimin në normat e interesit apo dhënien e likuiditetit emergjent. “Ne tashmë e kemi dorëzuar atë pjesë të sovranitetit. Leva ekziston si monedhë, por është plotësisht e lidhur me euron, dhe BNB-ja nuk mund të kontrollojë dot furnizimin me para në mënyrë të pavarur”, – tha ai.

Miti – BQE-ja do të marrë kontrollin mbi rezervat valutore të Bullgarisë

Edhe ky pretendim është i pasaktë. Profesori Yotsov sqaroi se vetëm një pjesë e rezervave të Bullgarisë do të bashkohet me rezervat kolektive të menaxhuara nga Banka Qendrore Europiane. Pjesa më e madhe do të mbetet nën administrimin kombëtar.

Për më tepër, shumë nga fondet që aktualisht mbahen nga BNB-ja u përkasin bankave tregtare si pjesë e rezervave të tyre të detyrueshme, që aktualisht janë 12% në Bullgari. Në Eurozonë, kërkesa është vetëm 1%. Me anëtarësimin, këto fonde do t’u kthehen bankave që i kanë depozituar, duke reduktuar bilancin e BNB-së, por pa pasoja negative për ekonominë.

Meqenëse mbi 80% e sektorit bankar në Bullgari është në pronësi të huaj, pjesa më e madhe e kapitalit të rikthyer mund të transferohet drejt selive qendrore të bankave në Europën Perëndimore. Ky tranzicion pritet të jetë neutral në aspektin e inflacionit./BNR

The post Faktet dhe mitet për tranzicionin e Bullgarisë drejt Eurozonës në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Eksportet e Kinës rriten në qershor mes armëpushimit të luftës tregtare me SHBA-në

14 July 2025 at 14:37

Të dhëna të forta tregtare vijnë përpara rritjes së PBB-së në tremujorin e dytë që pritet të gëzojë Pekinin

Eksportet kineze u rritën me 5.8 % në vit në terma dollarësh në qershor, duke tejkaluar pritshmëritë, pasi kompanitë përdorën armëpushimin tarifor me SHBA-në për të dërguar mallra përpara afatit të gushtit për marrëveshjen përfundimtare.

Shifrat pozitive u publikuan përpara të dhënave të PBB-së të kësaj jave për tremujorin e dytë, që pritet gjithashtu të kënaqë Pekinin, ndërsa politikëbërësit kërkojnë të stimulojnë një ekonomi të dobët vendase ndërsa lundrojnë në trazira gjeopolitike.

Por të dhënat tregtare të gjysmës së parë të vitit mund ta bindin administratën Trump të shtrëngojë lakun tarifor ndaj Kinës dhe vendeve të Azisë Juglindore, që i akuzon se lejojnë transportimin e mallrave kineze ose ridrejtimin e mallrave kineze në SHBA.

Rritja e eksporteve të Kinës në qershor tejkaloi rritjen 5 % të parashikuar nga analistët, si dhe rritjen 4.8 përqind në maj. Importet muajin e kaluar u rritën me 1.1% krahasuar me një vit më parë në terma dollarësh, më pak se parashikimet e analistëve 1.3%, por duke përmbysur rënien 3.4% në maj dhe duke shënuar zgjerimin e parë që nga dhjetori.

Qeveria e Presidentit Kinez Xi Jinping është mbështetur te eksportet për të nxitur rritjen e PBB-së, në një kohë kur konsumi i brendshëm ka mbetur prapa për shkak të një ngadalësimi të zgjatur të sektorit të pronave.

Pekini gjithashtu ka investuar shumë në prodhim për të përmbushur objektivin e PBB-së për këtë vit prej rreth 5%. Analistët parashikojnë se Kina do të raportojë rritje të PBB-së në tremujorin e dytë të martën mbi atë objektiv, në rreth 5.1% në vit.

Indeksi i referencës CSI 300 i Kinës për aksionet e listuara në Shanghai dhe Shenzhen u rrit me 0.2% të hënën, ndërsa renminbi mbeti i pandryshuar në 7.17 Rmb për dollar. Ndërsa Pekini nuk i publikoi menjëherë shifrat e denominuara në dollarë për tregtinë me vendet individuale, eksportet drejt SHBA-së ranë me 9.9% në vit në terma të renminbit midis janarit dhe qershorit, ndërsa importet ranë me 7.7%.

Ndërkohë, eksportet drejt BE-së u rritën me 7.9% në gjysmën e parë të vitit në terma të renminbit, ndërsa importet ranë me 4.8%.

Rritja vjen përpara një samiti javën e ardhshme në Pekin midis Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe Presidentit Xi Jinping, në të cilin blloku pritet të shprehë shqetësimin e tij në lidhje me devijimin e produkteve kineze në tregjet e tij.

Eksportet drejt vendeve në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore, të cilat SHBA-të i akuzojnë për transportimin e eksporteve kineze, u rritën me 14.3%, ndërsa importet u rritën me 2.3% në gjysmën e parë. Eksportet drejt Rusisë ranë me 7.4% gjatë të njëjtit tremujor, ndërsa importet ranë me 8.6%.

Yuhan Zhang, ekonomist kryesor në Qendrën e Kinës të Bordit të Konferencës, tha se suficiti tregtar i përgjithshëm i Kinës për gjysmën e parë të vitit u nxit nga importet e dobëta dhe eksportet e qëndrueshme. Ai shtoi se Kina po diversifikonte tregtinë e saj gjeografikisht, duke rritur eksportet në Azinë Juglindore, Afrikë, Azinë Qendrore dhe BE, ndërsa dërgesat në SHBA ranë.

“Tarifat dhe tensionet gjeopolitike ka të ngjarë të jenë një pengesë deri në fund të vitit 2025, nëse nuk kompensohen nga stimuj financiarë dhe diversifikim”. / FT

The post Eksportet e Kinës rriten në qershor mes armëpushimit të luftës tregtare me SHBA-në appeared first on Revista Monitor.

BE paralajmëron se tarifat 30% të Trump do të eliminojnë tregtinë transatlantike

14 July 2025 at 13:22

Komisioneri i tregtisë i BE-së Maroš Šefčovič paralajmëron ndërsa ministrat takohen për të shqyrtuar masat hakmarrëse kundër SHBA-së

 

Tregtia midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë “pothuajse e pamundur” nëse Donald Trump vendos tarifat 30% që ka kërcënuar, tha komisioneri i tregtisë i BE-së.

“Nëse po flasim për 30% ose 30% e lart, do të ketë një ndikim të madh në tregti. Do të jetë pothuajse e pamundur të vazhdojmë tregtinë transatlantike”, tha Maroš Šefčovič.

“Zinxhirët e furnizimit transatlantik do të preken shumë në të dy anët e oqeanit. Më jepni një shembull të një lideri të industrisë që është i kënaqur me këtë politikë tarifore”, tha ai.

Šefčovič do të informojë ministrat e tregtisë të BE-së mbi gjendjen e bisedimeve me SHBA-në, ndërsa blloku shqyrton masat hakmarrëse.

Ai u tha gazetarëve përpara takimit: “Ndjesia nga ana jonë ishte se jemi shumë afër një marrëveshjeje.” Por Trump e ngatërroi Brukselin, me njoftimin që përmbante kërcënimin e ri tarifor të postuar në platformën e tij Truth Social të shtunën.

Tarifat e ashtuquajtura reciproke të Trump fillimisht u vendosën në 20% në prill, pastaj u ulën në 10% për të lënë kohë për negociata, përpara kërcënimit të fundit prej 30%.

Šefčovič tha se do të bisedonte me sekretarin e tregtisë së SHBA-së, Howard Lutnick, këtë pasdite në një shtytje për një marrëveshje.

Por diplomatët gjithashtu presin, që ai t’u paraqesë shteteve anëtare të BE-së një paketë të re tarifash të mundshme hakmarrëse kundër SHBA-së. Ato do të mbulojnë rreth 72 miliardë euro importe vjetore të SHBA-së, thanë dy diplomatë, pasi qeveritë lobuan për disa përjashtime nga një listë fillestare 95 miliardë euro importe. Komisioni po vonon një plan të veçantë për të arritur 21 miliardë euro të importeve vjetore amerikane, të hartuara në përgjigje të detyrimeve të veçanta të Trump mbi importet e çelikut, aluminit dhe makinave nga BE, deri në mesin e gushtit për të lejuar kohë për bisedime.

“30% ose çdo tarifë mbi 30% – çdo kundërreagim shtesë nga Shtetet e Bashkuara – ka pak a shumë të njëjtin efekt. Pra, praktikisht, ndalon tregtinë”, tha ai.

Shtetet anëtare më të mëdha kanë ngurruar të kundërsulmojnë SHBA-në, nga frika se mos provokojnë Trump.

Friedrich Merz, kancelari gjerman, dhe Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, folën të dy për perspektivat e një marrëveshjeje të negociuar dhe paralajmëruan kundër një lufte tregtare në fundjavë.

Lars Løkke Rasmussen, ministri i jashtëm i Danimarkës, vendi që ka presidencën e rradhës të BE-së, tha se blloku po shqyrtonte masa kundër shërbimeve. Gjithashtu, ai tha se duhet të marrë në konsideratë përdorimin e mjetit të saj më të fuqishëm, instrumentit anti-shtrëngim (ACI), të quajtur “bazuka tregtare”. ACI i lejon krahut ekzekutiv të BE-së të vendosë kufizime në tregtinë e shërbimeve nëse përcakton se një vend po përdor tarifa mbi mallrat për të detyruar ndryshime në politikë.

“Nëse doni paqe, duhet të përgatiteni për luftë”, tha Rasmussen.

Por Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, tha në fundjavë se nuk ishte ende koha për të përdorur ACI-në.

Šefčovič tha gjithashtu se Brukseli po konsultohej me partnerë të tjerë tregtarë “me të njëjtat mendime”, për një përgjigje të koordinuar pa përmendur asnjë vend.

Trump ka vendosur 10% “tarifa reciproke” për pjesën më të madhe të botës, së bashku me 50% tarifa të sigurisë kombëtare për çelikun dhe aluminin dhe 25% për automjetet dhe pjesët. Deri më tani, vetëm Mbretëria e Bashkuar, Vietnami dhe Kina kanë rënë dakord për marrëveshje të pjesshme me Uashingtonin. / FT

The post BE paralajmëron se tarifat 30% të Trump do të eliminojnë tregtinë transatlantike appeared first on Revista Monitor.

Anulohet koncesioni Milot-Balldre, MIE: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat

14 July 2025 at 13:19

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë anuloi procedurën e koncesionit me objekt  “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” nën argumentin se asnjë ofertë nuk përmbushte kërkesat.

Njoftimi i publikuar këtë të hënë në buletinin e APP vlerëson se njoftimi për operatorët që morën pjesë në këtë fazë të parë është bërë në datë 19 qershor.

Ftesa për koncesionin u bë në fund të vitit të shkuar ndërkohë që u mbyll në 10 mars. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për disa muaj shqyrtim aplikimet e dorëzuara nga disa kompani por në fund vendosi anulimin.

Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet.  “Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre” thuhet në dokumentin e MIE.

Projekti i rrugës

Në dokumentet ministrisë sqarohet se segmenti ekzistues i rrugës që shërben për drejtimin nga Miloti në Balldre dhe zonat përreth, është me dy drejtime (vajtje-ardhje). Rruga ekzistues ka një gjatësi më të madhe nga propozimi i ri, parametra teknik të lëvizjes në këtë rrugë janë të një niveli shumë të ulët.

Kjo rrugë kalon nëpër qytetin e Lezhës, me trafik shumë të rënduar dhe rrjedhimisht, ka kohë më të gjatë udhëtimi dhe konsum më të madh karburanti etj. Seksionet e rrugës ekzistuese funksionojnë brenda kapacitetit të tyre, por në periudha të ndryshme sidomos gjatë sezonit veror mbingarkohet jashtë kapacitetit, si efekt i frekuentimit të plazheve që ndodhen në këtë zonë (plazhi i Shëngjinit, plazhi i Tales, plazhi i Velipojës) dhe portit të Shëngjinit.

“Sipas parashikimit të kërkesës së trafikut, kapaciteti do të tejkalohet së shpejti, duke rritur numrin e automjeteve në qarkullim, duke sjell pamundësinë e përballimit te këtij kapaciteti nga rruga ekzistuese. Autostrada e re do të shtrihet nga Miloti në Balldre, si vazhdim i autostradës Kashar-ThumanëMilot, duke përmirësuar këtë pjesë nga rrugë kategoria “C” në autostradë të kategorisë “A”.

Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km. Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A.

Ky aks do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi, me një ndarëse korsish dhe korsi të emergjencës, bankine, tunel me dy tuba, vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin, vepra arti të vogla, rrugët paralele të kategorisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse, rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C” në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Operimit përfshirë kabinat, sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje daljeve në Rrugë, sensorët e trafikut dhe elementet e tjera matëse, sistemin elektronik për mbledhjen e Tarifave dhe të monitorimit të trafikut, serverat e nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave të trafikut dhe të arkëtimeve përkatëse, si dhe çdo element tjetër të nevojshëm për realizimin e shërbimit të mundësimit të aksesit në Rrugë të Përdoruesve, arkëtimin e Tarifës, kontrollin e trafikut dhe ofrimin e ndihmës për Përdoruesit, parandalimin e shkeljeve, duke përfshirë reagimin në rast ndërhyrjesh urgjente” thuhet në dokument.

 

The post Anulohet koncesioni Milot-Balldre, MIE: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat appeared first on Revista Monitor.

Sekreti i lumturisë në Danimarkë: Si pasionet mund të ndryshojnë jetën

By: Megi Dumi
14 July 2025 at 13:00

Pas një vizite në Danimarkë, një nga vendet më të lumtura në botë, Marina Cooley, profesore në Goizueta Business School në Universitetin Emory dhe ish-punonjëse në kompani si Coca-Cola dhe IBM, vendosi të ndryshojë mënyrën si e konceptonte ekuilibrin punë-jetë.

Ajo vuri re se danezët i japin rëndësi të madhe pasioneve personale jashtë punës (hoby). Frymëzuar nga kjo kulturë, Marina ndërmori një eksperiment njëvjeçar, ku provoi 17 aktivitete për të zbuluar një mënyrë jetese më të ekuilibruar dhe të qëndrueshme. Në vazhdim renditen rezultatet dhe këshillat e saj pas kësaj përvoje:

1. Ndaloi zakonin e “doomscrolling”

Për të gjetur kohë për pasionet, hoqi dorë nga zakonet e përdirimit të pajisjeve dixhitale, që i konsumonin vëmendjen dhe kohën. Aktivitetet manuale dhe fizike e ndihmuan të çlirohej nga ekrani dhe stresi, duke e fokusuar në përfshirje të vetëdijshme.

2. Mësoi të “ruajë” lumturinë për më vonë

Jo çdo aktivitet ishte i përshtatshëm në atë fazë të jetës. Në vend që t’i përjashtonte, Marina i konsideroi si pasione të ardhshme, duke i dhënë vetes leje për të ëndërruar pa presion.

3. Kuptoi se puna e njërit është relaksimi i tjetrit

Aktivitetet që për ndikë janë barrë ose detyrim, për dikë tjetër mund të jenë terapi. Gatimi, për shembull, për të ishte punë, por për të tjerët ishte një burim qetësie. Çdo gjë që të sjell kënaqësi mund të jetë pasion.

4. Rishkroi përkufizimin e “kujdesit për veten”

Në vend të rutinave estetike, Marina zbuloi se pasionet që stimulojnë trurin, krijimtarinë dhe trupin i sjellin qetësi të vërtetë. Për të, ato u konkretizuan në Mahjong, punime me dorë dhe tenis.

5. U ndje më pak e vetmuar

Pasionet i sollën njohje të reja. Qoftë në fusha sporti apo aktivitete krijuese, ajo gjeti mbështetje dhe përkatësi që i mungonin më parë.

6. Nuk kishte më frikë nga bisedat e vogla

Pasionet u bënë mënyrë për të njohur të tjerët më thellë. Njerëzit ndanin histori autentike dhe lidhjet sociale u bënë më të sinqerta.

 

Studentët e saj shpesh thonë se do të merren me pasione kur të gjejnë kohë. Por Marina mësoi se ekuilibri ndërtohet përmes këtyre aktiviteteve dhe pasioneve. Sot, edhe pse eksperimenti ka përfunduar, pasionet mbeten pjesë e përditshme e jetës së saj dhe të familjes.

“Kam shumë pasione,” i tha një natë djali i saj dhe ajo e kuptoi se kishte krijuar një model të shëndetshëm jetese. / CNBC, Shqip.al

The post Sekreti i lumturisë në Danimarkë: Si pasionet mund të ndryshojnë jetën appeared first on Revista Monitor.

Platforma e-dëmshpërblimet, AKSHI tender për përmirësimin e sistemit

14 July 2025 at 13:00

Platforma që menaxhon dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve do të përmirësohet për të garantuar disa procese që sot nuk arrijnë të kryhen online.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi këtë procedurë me një fond limit 330 mijë euro duke përcaktuar në dokumentet që shoqërojnë atë rezultatet që duhet të arrihen.

Sipas specifikimeve “qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish-të Përndjekurve Politik, duke lehtësuar proceset e punës të institucionit, garantuar vazhdimësi dhe siguri në aspektet e ruajtjes së dokumentacionit, shqyrtimit ligjor të dosjeve, saktësinë e aprovimit të pagesave”.

Rezultatet që duhet të arrihen nga kontraktori

“Duke qenë se aktualisht sistemi e-dëmshpërblimet shfaq problematika mbi të cilat nuk mund të vijohen procese të caktuara të punëve të përditshme në mënyrë dixhitale, Operatori Ekonomik duhet të bëjë përmirësime dhe optimizime të sistemit bazuar sipas specifikimeve teknike të listuara në kapitullin 13, por edhe të tjera të cilat mund të dalin gjatë fazës së analizimit apo përmirësimit të sistemit.

Rezultatet që do të duhet të arrihen nga Operatori Ekonomik përmblidhen:

  1. Përmirësimi i Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish të Përndjekurve Politik duke zgjidhur problematikat aktuale funksionale të sistemit.
  2. Implementimi i FQDN (Fully Qualified Domain Name) për sistemin, në mënyrë që përdoruesit të aksesojnë sistemin duke përdorur domain name. Mund të jetë një domain i ri ose një subdomain në rast se ky i fundit disponohet nga autoriteti përfitues.
  3. Implementimi i certifikatës SSL në mënyrë që sistemi të aksesohet duke përdorur protokollin HTTPS.
  4. Implementimi i Single Sign On (SSO) nëpërmjet ENTRA ID, një zgjidhje e implementuar në infrastrukturën e AKSHI-t. Përdoruesit e sistemit duhet të tërhiqen nga Active Directory eGov dhe roli përkatës duhet të përcaktohet në sistem. Metoda/Platforma e përzgjedhur për përmirësimin e sistemit duhet të mbështesë implementimin e ENTRA ID SSO. Implementimi i SSO nëpërmjet ENTRA ID do të rrisë sigurinë e sistemit pasi gjatë logimit të përdoruesve, do të përdoret Multi Factor Authentication.
  5. Kalimi i sistemit në infrastrukturën virtuale të Datacenterit Qeveritar.
  6. Migrimi i të dhënave historike të sistemit.
  7. Trajnimi i përdoruesve.
  8. Mirëmbajtja e Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish të Përndjekurve Politik.”

The post Platforma e-dëmshpërblimet, AKSHI tender për përmirësimin e sistemit appeared first on Revista Monitor.

Kuvendi i bllokuar, pagat ecin: Deputetët e Kosovës morën mbi 1 mln euro për 4 orë punë

14 July 2025 at 12:27

Paga bazë e një deputeti në Kuvendin e Kosovës është 1,859 euro. Kjo shumë rritet në bazë të viteve të shërbimit, dhe në muajin maj janë regjistruar raste kur deputetë kanë përfituar mbi 2,600 euro, përfshirë këtu edhe të hyrat retroaktive.

 

Bllokada në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që tashmë ka hyrë në muajin e katërt po vazhdon të shkaktojë kosto të larta për buxhetin e shtetit, ndërsa reagimet nga shoqëria civile nuk mungojnë.

Atlas Institute ka paraqitur edhe ka kritikuar ashpër këtë situatë, duke theksuar se deri tani janë harxhuar mbi 1 milion euro nga paratë e taksapaguesve për paga të deputetëve që nuk po kryejnë asnjë funksion parlamentar.

“Tani që po përfundon edhe korriku pa u konstituuar Kuvendi, ne si taksapagues kemi shpenzuar mbi 1 milion euro për pagat e këtyre 120 të papunëve”.

Aty janë publikuar edhe të dhëna specifike për shpenzimet mujore të Kuvendit.

“Brenda muajit maj janë shpenzuar 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve të Kuvendit. Ndërkohë, 17 deputetë që vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë kanë zgjedhur t’u përkushtohen përfitimeve më të majme që ofron ekzekutivi”.

Sipas Atlas, paga bazë e një deputeti është 1,859 euro, por ajo rritet në bazë të përvojës.

“Për shembull, në muajin maj ka deputetë që i kanë marrë mbi 2,600 euro edhe për të ardhurat retroaktive”.

Në të njëjtin postim, janë vë në pah absurditetin e situatës.

“Një seancë parlamentare po zgjat mesatarisht rreth 5 minuta. Janë mbajtur 46 seanca të dështuara dhe, që nga prilli, deputetët kanë punuar në total jo më shumë se 4 orë. Për këto 4 orë pune, secili prej tyre ka përfituar rreth 7 mijë euro. Emrat nuk po i përmendim, sepse të gjithë i dini mirë kush janë deputetët dhe kë keni votuar.

Tani, ti që merr pagë minimale dhe, për të njëjtën periudhë, ke qenë me fat nëse ke punuar 12 orë në ditë për të siguruar 1,000 euro, herën tjetër dil dhe votoji sërish të njëjtët”.

235 mijë euro vetëm për muajin maj

Vetëm gjatë muajit maj janë shpenzuar rreth 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve. Ndërkohë, 17 deputetë të tjerë, që aktualisht janë pjesë e Qeverisë, kanë zgjedhur të përfitojnë nga benefitet më të larta që ofron ekzekutivi.

Mbi 1 milion euro për një Kuvend të bllokuar

Nga prilli e deri në korrik, pa u konstituuar Kuvendi, janë shpenzuar mbi 1 milion euro nga buxheti i shtetit për pagat e 120 deputetëve – pa ndonjë rezultat konkret nga puna e tyre.

46 seanca të dështuara, vetëm 4 orë punë

Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 46 seanca të dështuara, me një kohëzgjatje mesatare prej vetëm 5 minutash për seancë. Në total, deputetët kanë punuar jo më shumë se 4 orë që nga muaji prill.

7 mijë euro për 4 orë punë

Për këtë kohë minimale pune, çdo deputet ka përfituar afërsisht 7 mijë euro – shumëfish më shumë se një qytetar me pagë minimale.

1,000 euro për një muaj punë të rëndë

Krahasimisht, një qytetar që punon 12 orë në ditë, për të njëjtën periudhë kohore, arrin të fitojë rreth 1,000 euro – nëse ka fat që është i punësuar.

Kuvendi i Kosovës nuk është konsituuar as të dielën e 13 korrikut, dhe kështu deputetët kanë shënuar herën e 46-të që mblidhen, akuzojnë njëri-tjetrin dhe nuk e finalizojnë procesin.

Pavarësisht që deputetët e secilës parti insistojë në rëndësinë e formimit të institucioneve të reja, ato prapëseprapë nuk lëkunden nga qëndrimet e kundërta që kanë.

Në seancën e 13 korrikut kanë marrë pjesë 82 deputetë.

Situata është bllokuar pasi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.

Përndryshe, nga 26 qershori, deputetët i obligon edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese për ta konstituuar Kuvendin në një afat prej 30 ditësh, por, deri më tash, nuk duket se ka vullnet politik për ta zbatuar atë.

The post Kuvendi i bllokuar, pagat ecin: Deputetët e Kosovës morën mbi 1 mln euro për 4 orë punë appeared first on Revista Monitor.

Amerikanët janë kudo dhe po shtrenjtojnë turizmin. Shih rastin e Shqipërisë

14 July 2025 at 12:00

Investimi i Trump, turizëm luksi për të huajt, në vitet e ardhshme do të sjellë zhvendosje të vendasve

 

Opinion nga Antonio Leggieri[i]

Sipas The Guardian, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kanë ndërmend të shndërrojnë ishullin e Sazanit në një destinacion të ri të turizmit ultra-luksoz.

Kemi një problem me Amerikën. Disa mund të thonë se, veçanërisht në këtë moment historik, problemet janë më shumë se një. Por unë merrem me udhëtime, ndaj do të përqendrohem te sektori im. Problemi – që e konsideroj serioz dhe, për fat të keq, pa një zgjidhje në horizont – është ky: turizmi amerikan po i rrit ndjeshëm çmimet në shumë qytete të botës.

Nuk ka nevojë të jesh ekonomist i diplomuar në Cambridge për ta kuptuar arsyen: pavarësisht inflacionit galopant që u ka cenuar fuqinë blerëse vitet e fundit, pagat e amerikanëve – sidomos të atyre që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Lindor, pra dhjetëra miliona njerëz – janë dukshëm më të larta se pagat në vendet që ata vizitojnë çdo vit.

Kjo diferencë në të ardhura krijon një efekt që mund të quhet “gentrifikim[ii] turistik”: kur turistë nga ekonomi me të ardhura më të larta, si ajo amerikane, pushtojnë destinacione të caktuara, ata janë të gatshëm të paguajnë çmime më të larta për akomodim, restorante dhe shërbime. Operatorët vendas, si pasojë, rrisin çmimet për të maksimizuar fitimet, duke e bërë përvojën të paarritshme ose më pak të përballueshme për turistët nga vende me të ardhura më të ulëta – dhe, në shumë raste, edhe për vetë banorët vendas.

Në 15 vitet e fundit kam vizituar 60 shtete dhe kam vënë re se amerikanët janë kudo. Megjithatë, ata kanë disa destinacione të preferuara: Meksikën, Karaibet (Costa Rica është kthyer në një enklavë të tyre), Japoninë, Tajlandën dhe shumë vende evropiane, përfshirë Anglinë, Spanjën, Francën dhe Italinë. Vendi ynë ndodhet në top 3 të preferencave të yankee-ve: rritjet e kostos së jetesës në qytete si Milano, Roma dhe Venecia – kjo e fundit e “monopolizuar” së fundmi nga Jeff Bezos dhe bashkëshortja – janë dëshmi e qartë. Sigurisht, jo çdo faj bie mbi turistët amerikanë dhe pagat e tyre të larta. Si gjithmonë, politika është bashkëfajtore kryesore në këtë proces të turistifikimit.

Në qytetin ku jetoj, Bologna, e majta e “kaviarit” është protagoniste e një sërë vendimesh që u kanë mbyllur derën qytetarëve të zakonshëm dhe kanë hapur portat për investitorët e pasur, të cilët synojnë ta bëjnë qytetin më tërheqës – por vetëm për ata që e vizitojnë dhe shpenzojnë për mallra dhe shërbime. Për ta thënë me një shprehje tipike amerikane: Talk left, live right.

Tani le të kthehemi tek ne. Kam frikë se, brenda pak vitesh, një tjetër destinacion – gjeografikisht shumë pranë Italisë – do të përfundojë në vorbullën e destinacioneve të mbingarkuara nga turizmi. Po flas, për ata që ende nuk e kanë kuptuar, për Shqipërinë. Zërat që qarkullonin prej kohësh mbi interesin e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner për ishullin e Sazanit, në gjirin e Vlorës, më në fund janë konfirmuar. Sipas The Guardian, vajza e Donald Trump dhe sipërmarrësi i pasurive të paluajtshme nga Neë Jersey kanë ndërmend – sapo të përfundojë pastrimi i zonës nga municionet e pashpërthyera, pasi Sazani u përdor për dekada nga regjimi si zonë ushtarake – ta shndërrojnë ishullin në një “mekë” të re të turizmit ultra-luksoz. Investimi, që kap shifrën e rreth një miliard dollarëve, do t’i shtohet portofolit të pasurive të paluajtshme të çiftit që përfaqëson më qartë se kushdo turbokapitalizmin neosionist në stilin trumpian.

Kështu, ndërsa Leonardo DiCaprio ka blerë së fundmi ishullin Guafo në Kili për ta mbrojtur nga shfrytëzimi minerar dhe shpyllëzimi, Sazani është gati të rikthehet si një parajsë ekskluzive për të pasurit, ndërkohë që e gjithë Shqipëria rrezikon të shndërrohet në laboratorin e radhës të një gentrifikimi të maskuar si zhvillim turistik.

E kam thënë më parë: politika ka gjithmonë një pjesë të madhe të fajit. Sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, “Shqipërisë i duhet turizmi i luksit siç i duhet shkretëtirës uji”. Por Rama nuk e di, ose bën sikur nuk e di, se ardhja e kapitalit sjell gjithmonë me vete inflacion: në vitet e ardhshme, investimi i Trump dhe bashkëshortes së tij do të shkaktojë një zhvendosje të ngadaltë, por të pandalshme të shumë banorëve nga rrethi i Vlorës, të shtyrë drejt periferisë nga një ekonomi që favorizon vetëm ata që mund të blejnë, të ndërtojnë apo të spekulojnë.

Sipas revistës Monitor, në vitin 2024 në Shqipëri është shënuar një rritje mesatare e çmimeve të strukturave akomoduese me 25–30 për qind. Rritjet më të mëdha janë regjistruar në jug – nga Vlora, qyteti kryesor i rrethit me të njëjtin emër, deri në Ksamil e Sarandë: nëse në vitin 2023 mund të rezervoje një hotel në qendër të Vlorës me 40–50 euro nata, sot – mjafton një kërkim në Booking.com – është e vështirë të gjesh diçka nën 70–90 euro, edhe për struktura të kategorisë së mesme. Dhe nuk është aspak e rrallë që çmimet të kalojnë edhe 200 euro nata për hotele me pamje nga deti.

Dua ta theksoj, në përfundim, se amerikanët nuk janë të vetmit turistë që shkaktojnë këtë dinamikë. Gjermanët, për shembull, janë bërë indirekt përgjegjës për rritjen e madhe të çmimeve në Kroaci gjatë 10–15 viteve të fundit: shumë italianë – pasi fuqia jonë blerëse është ndjeshëm më e ulët krahasuar me atë të gjermanëve, amerikanëve, anglezëve dhe shpesh madje edhe me atë të spanjollëve e “kushërinjve” francezë – nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse ta përjashtojnë Kroacinë nga lista e destinacioneve të preferuara.

Një nga vendet e fundit pranë nesh dhe me çmime të përballueshme ishte Shqipëria. Mjafton pak kohë që dinamika e turizmit ndërkombëtar të ndjekë rrjedhën e vet, dhe pastaj – me rrogat tona modeste – nuk do të mund të shkojmë dot me pushime as te ata që deri dje i konsideronim “fqinjtë e varfër”.

 

[i] Antonio Leggieri – gazetar dhe kontribues i rregullt në seksionin ViaggiIl Fatto Quotidiano.

[ii] Gentrifikimi është një proces urban që ndodh kur një vend apo lagjet e vjetra ose të deprimuara fillojnë të transformohen për shkak të investimeve të reja dhe vlerës së rritur të pasurive të paluajtshme. Ky fenomen shpesh sjell përfitime ekonomike për disa, por gjithashtu ka pasoja negative për vendasit dhe banorët e vjetër të lagjes. Ata shpesh përballen me rritjen e kostove të jetesës, që mund t’i detyrojë të largohen nga shtëpitë e tyre.

The post Amerikanët janë kudo dhe po shtrenjtojnë turizmin. Shih rastin e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

Bilanci i pagesave, T I 2025

By: Mira Leka
14 July 2025 at 12:00

Investimet e huaja direkte në vend po mbahen në këmbë vetëm nga blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt, që në fakt, përveç valutës që sjellin në Shqipëri nuk ndikojnë në krijimin e vendeve të punës apo në vlerën e shtuar të ekonomisë.
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pas...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bilanci i pagesave, T I 2025 appeared first on Revista Monitor.

Si të shmangni tatimin e aksioneve

By: Mira Leka
14 July 2025 at 11:56

Investitorët amerikanë nuk kanë nevojë për këshilla — një industri në lulëzim po u vjen në ndihmë
 
Dëshira e investitorëve për të ulur barrën tatimore nuk është gjë e re. “Shmangia e taksave, - thoshte John Maynard Keynes, - është ndoshta i vetmi veprim që sjell ende përfitime të prekshme”.
Ajo që ka ndryshuar është shkalla dhe shpejtësia me të cilat kjo dëshirë po transformon ndërmjetësit f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si të shmangni tatimin e aksioneve appeared first on Revista Monitor.

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

By: Mira Leka
14 July 2025 at 11:50

Keqardhje për Tommy Norris dhe homologët e tij në botën reale, shkruan The Economist
 
Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së naftës, me një jetë personale të ndërlikuar.
Sipas tij, çmimi ideal për një fuçi nafte është 78 dollarë. Në këtë nivel, prodhuesit kanë fitime të mjaftueshme për kërkime gjeologjike, ndërsa ko...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve appeared first on Revista Monitor.

Si ta kuptoni që industria e makinave në Perëndim është vërtet në telashe

By: Mira Leka
14 July 2025 at 11:46

Furnitorët, dikur më fitimprurës se vetë prodhuesit e makinave, po hasin vështirësi, shkruan The Economist
 
Furnitorët në industrinë e automobilave kanë qëndruar gjithmonë në hije krahasuar me prodhuesit e makinave. Panelet e komandimit, sistemet e amortizimit dhe komponentët e tjerë që ata prodhojnë fshihen nën pamjen e jashtme të makinës.
Megjithatë, kompani si Bosch, Continental apo Denso shp...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Si ta kuptoni që industria e makinave në Perëndim është vërtet në telashe appeared first on Revista Monitor.

A mund të jenë burrat dhe gratë thjesht miq?

By: Mira Leka
14 July 2025 at 11:43

Përgjigjja ka më shumë rëndësi sesa mendoni. Shkruan The Economist
 
“Nuk mund të ketë miqësi mes burrave dhe grave, sepse gjithmonë ndërhyn tërheqja fizike”.
Ky mendim pesimist, i shprehur nga personazhi Harry në filmin “When Harry met Sally” (Kur Harry takoi Sally-n), në vitin 1989, vazhdon të përqafohet gjerësisht edhe sot.
Autoriteti fetar shtetëror i Turqisë e ka formuluar edhe më ashpë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A mund të jenë burrat dhe gratë thjesht miq? appeared first on Revista Monitor.

Aksion për sigurinë ushqimore, Rama: Kush tregton qumësht dhe mish pa faturë i konfiskohet malli

14 July 2025 at 11:30

Nga dita e sotme produktet e bulmetit dhe mishit nuk do të lejohen të shiten pa faturë tatimore.

Në takim me deputetët e qarkut të Tiranës Kryeminsitri Edi Rama duke folur për sigurinë ushqimore tha se nuk do të lejohet shitje e qumështit të freskët dhe mishit pa faturë në të kundërt produktet do të konfiskohen.

“E fundit që kam, është siguria ushqimore. Edhe këtu na duhet të hedhim hapa shumë të mëdha përpara sepse është një nga pikat më të dobëta që kemi në raport edhe me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe edhe këtu, me pezullimin e veprimtarisë së AKU-së dhe fillimin e një procesi provimi të të gjithë inspektorëve të AKU-së me gojë dhe me shkrim si dhe hapjen e mundësisë për të tjerë që të përfshihen në Agjenci, kemi hedhur vetëm hapin e parë ndërkohë që nga sot dhe po shikoja informacionet para se të vija këtu, ka filluar procesi i kontrolleve dhe i konfiskimit të qumështit dhe të bulmetrave pa faturë.

Domethënë pa siguri ushqimore, aq më tepër në këto temperatura të larta ku largqoftë mund të ndodhin gjëra shumë të rënda në lëndim të shëndetit të konsumatorëve. Qumësht dhe bulmet i freskët pa faturë dhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet dhe kushdo që do ta tregtojë, do ta humbasë atë si mall dhe ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më të rreptë përsa i përket sigurisë ushqimore.

Në tërësi besoj që do të jetë një punë që do të bazohet tek vazhdimësia, por do të jetë një punë që nuk do të jetë aq e vështirë sa do të ishte jo shumë vite më parë sepse baza është e vendosur dhe sepse shumica dërrmuese e qytetarëve janë tanimë shumë të qartë lidhur me këtë”.

Nisja e aksionit për formalizimin e tregut të tregtimit të produkteve blegtoria u njoftua më herët edhe nga administrata tatimore.

Tatimet sqaruan se sipas Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, neni 6, pika 3; neni 7, pika 2 dhe neni 9, tatimpaguesit duhet që:

-Çdo artikull blegtoral dhe bujqësor që disponojnë dhe tregtojnë ta shoqërojnë me faturë të fiskalizuar të blerjes, në të cilën të identifikohet dukshëm dhe qartë shitësi, si rrjedhojë edhe origjina e produktit.
-Çdo artikull që tregtojnë ndaj konsumatorit final ta shoqërojnë me faturë të fiskalizuar, ku të jenë pasqyruar saktë dhe dukshëm emërtimi dhe çmimi i produktit.

Në përfundim të fushatës ndërgjegjësuse, Task-Forca e ngritur për këtë qëllim, e përbërë nga inspektorë të Hetimit Tatimor dhe inspektorë të monitorimit në terren, do të nisë kontrollet në vend për të verifikuar që çdo produkt bujqësor apo blegtoral shoqërohet me faturë tatimore të fiskalizuar.

 

The post Aksion për sigurinë ushqimore, Rama: Kush tregton qumësht dhe mish pa faturë i konfiskohet malli appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Në Theth janë goditur 40 ndërtime pa leje, nuk u hapet rrugë resorteve

14 July 2025 at 11:04

Kryeministri Edi Rama në një takim me deputet e qarkut të Tiranës foli edhe për problematikën e krijuar nga prishja e ndërtimeve në zonën turistike të Thethit.

Kryeministri Rama tha se në Theth janë goditur 40 ndërtime në shkelje me ligjin.

“Dua të sqaroj që këtu nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, këtu bëhet fjalë për njerëz, individë që janë ngjitur deri atje në një pjesë të konsiderueshme të rasteve nuk janë banorë të atij vendi dhe madje në rastin flagrant që u bë dhe shkak i këtij procesi, bëhet fjalë për individë që as nuk janë shfaqur që të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin e si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të qendrës së zemrës së Thethit që është kartolina e njohur e Thethit dhe bëhet fjalë për ndërtime të cilat nuk janë për të futur kokën, por janë për qëllim fitimi.

Nga ana tjetër unë nuk e di që të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit duke ia ngarkuar fajin strukturave të shtetit nëse nuk e parandalojnë shkeljen e ligjit ose nëse nuk e kapin shkelësin në sekondën kur ai fillon të bëjë shkeljen.

Natyrisht që edhe strukturat kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për tu parë se çfarë përgjegjësie do të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë ligjor me zonjën Gjeli, e cila nuk ka pranuar as të fillojë hetimin bazuar në denoncimet e bëra dhe dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte të cilat në një sërë rastesh kanë pasur më shumë sesa një ngrehinë, pra kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre dhe Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në Prokurori lidhur me këto subjekte dhe Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

Gjithsesi Policia e Shtetit e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësisë ashtu sikundër edhe bashkia e Shkodrës e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësisë lidhur me inspektoratin për mbrojtjen e territorit”.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë edhe aludimet se prishja e ndërtimeve në Theth bëhet me qëllim ngritjen e resorteve.

“Dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit, nuk janë ndërtime të kohës kur ne kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banoreve por nga individë që s’kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar. Ne kemi bërë legalizimet, kemi bërë planin urbanistik siç e kemi premtuar, kemi vendosur dhe financimin për të realizuar transformimin e nevojshëm në zonën qendrore të Thethit dhe ajo është një zonë e mbrojtur ku ndryshe nga çfarë dëgjova që predikohet po ashtu që me demek po i hapim rrugë oligarkëve megjithëse ne Shqipëri s’ka asnjë oligark, aty nuk bëhet fjalë për te lejuar ndërtime dhe për të bëre resorte turistike, është absolutisht jashtë çdo lloj opsioni”.

Prej gati 1 javë operacioni i institucioneve shtetërore për prishjen e ndërtimeve në Theth po has në kundërshtimin e banorëve të zonës të cilët në disa raste janë konfrontuar me punonjësit e IKMT dhe policisë së shtetit.

 

The post Kryeministri Rama: Në Theth janë goditur 40 ndërtime pa leje, nuk u hapet rrugë resorteve appeared first on Revista Monitor.

Rumani, fond i përbashkët investimi për energjinë nga fitimet e kompanive shtetërore

By: Mira Leka
14 July 2025 at 11:00

Qeveria e re e Rumanisë planifikon të shfuqizojë rregulloren aktuale, që kërkon nga kompanitë shtetërore të shpërndajnë shumicën e fitimeve vjetore si dividentë, sipas strategjisë zyrtare të qeverisjes të nënshkruar nga koalicioni katërpartiak.
Në vend të kësaj, fitimet e gjeneruara nga kompanitë shtetërore të energjisë do të riinvestohen nëpërmjet një fondi të ri të përbashkët për investime në en...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, fond i përbashkët investimi për energjinë nga fitimet e kompanive shtetërore appeared first on Revista Monitor.

❌
❌