Normal view

Received — 26 March 2025 Gazeta Shqiptare

Mbajti adoleshenten të mbyllur në banesë kundër dëshirës së saj, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë! Dyshohet se e ka ngacmuar s*ksualisht të miturën

By: P. Gj.
26 March 2025 at 16:50

Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar sepse dyshohet të ketë mbajtur në banesë një 15 vjeçare kundër dëshirës së saj.

Në pranga ka rënë shtetasi E.Gj., 27 vjeç, i cili gjithashtu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht adoleshenten.

Gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet një mjet prerës (thikë)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

The post Mbajti adoleshenten të mbyllur në banesë kundër dëshirës së saj, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë! Dyshohet se e ka ngacmuar s*ksualisht të miturën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Guvernatori Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

By: P. Gj.
26 March 2025 at 16:41

Guvernatori i BSH, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi.

Në konferencën për mediat, ai tha se vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje.

Ndërsa inflacioni qëndron në nivele të ulëta, Sejko tha se tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Sejko u shpreh se tensioni i lartë gjeopolitik  dhe rritja e mundshme e barrierave dhe e tarifave tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe në inflacion.

Po ashtu, Guvernatori Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.

Fjala e plote e Guvernatorit 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Ndonëse jo të plota, të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi. Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat, kanë ardhur në rritje gjatë dy tremujorëve të fundit, inflacioni qëndron në nivele të ulëta, tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje të shpejtë e të qëndrueshme.

Politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka pasur një kontribut pozitiv në këto zhvillime. Ajo ka mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit tonë, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe stabilitetin financiar. Gjithashtu, ajo ka gjeneruar një ambient financiar të qetë, me kushte të favorshme financiare dhe kreditim në rritje.

Projeksionet ekonomike për të ardhmen mbeten pozitive. Në skenarin bazë, inflacioni pritet të luhatet pranë objektivit, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatin e mesëm.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

***

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie të lehtë në dy muajt e parë të vitit 2025, duke qëndruar në nivelin mesatar prej 1.9%. Rënia e inflacionit u diktua nga ecuria e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara dhe ulja e çmimit të energjisë për konsum familjar. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të artikujve të tjerë të shportës së konsumit ishte relativisht i qëndrueshëm.

Në aspektin makroekonomik, zhvillimet në inflacion gjatë tremujorëve të fundit janë diktuar – në pjesën më të madhe – nga rënia në nivele të ulëta e inflacionit të importuar, në përgjigje të ecurisë së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe të forcimit të kursit të këmbimit. Ndërkohë, presionet e brendshme inflacioniste kanë pasur një rënie më të ngadaltë dhe mbeten konsistente me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve. Ecuria e këtyre të fundit pasqyron si kërkesën solide për mallra e shërbime, ashtu edhe rritjen e pagave dhe të kostove të prodhimit.

Statistikat zyrtare mbi ecurinë e aktivitetit ekonomik gjatë dy tremujorëve të fundit nuk janë ende të plota. Megjithatë, informacioni i disponuar sugjeron se rritja ekonomike ka mbetur solide, në nivele të krahasueshme – ndonëse disi më të ulëta – se ajo e tremujorëve paraardhës. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur në rritjen e konsumit dhe të investimeve të brendshme, si dhe në rritjen e eksportit të shërbimeve, ndërkohë që politika fiskale ka vijuar të qëndrojë në pozita konsoliduese dhe eksporti i mallrave vijon të shfaqë rënie. Kjo ecuri është pasqyruar në zgjerimin e sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që dinamikat e sektorit të industrisë dhe të bujqësisë janë më të dobëta.

Zgjerimi i kërkesës agregate është shoqëruar me rritjen e punësimit, rënien e normës së papunësisë dhe vijimin e rritjes së pagave në sektorin privat. Kështu, sipas të dhënave të Instat-it, punësimi në tremujorin e katërt shënoi një rritje vjetore prej 1.8%, ndërsa pagat në sektorin privat u rritën me 9.5%. Në të njëjtën kohë, norma mesatare e papunësisë gjatë vitit 2024 zbriti në 8.5%, kundrejt nivelit 9.5% të shënuar gjatë vitit 2023. Sikundër e kemi theksuar dhe më parë, rritja e punësimit dhe e pagave ndihmon zgjerimin e të ardhurave familjare, por ajo tenton gjithashtu të transmetohet në rritje të kostove të punës dhe të çmimeve të konsumit.

Rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme financiare, besimin për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme të kreditimit. Këto të fundit janë diktuar si nga niveli relativisht i ulët i normës bazë të interesit dhe i normave të interesit të kredisë, ashtu edhe nga qasja pozitive e sektorit bankar ndaj kreditimit.

Tregjet financiare kanë qenë të qeta gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Ato vijojnë të karakterizohen nga një nivel i lartë likuiditeti dhe prime të ulëta rreziku, duke shfaqur – në të njëjtën kohë – edhe një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit.

Për pasojë, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me ritme të shpejta – prej mesatarisht 16.7% gjatë dy muajve të parë të vitit – duke shfaqur në të njëjtën kohë një shpërndarje të mirë sektoriale dhe një cilësi të mirë portofoli. Një zhvillim specifik i dy tremujorëve të fundit ka qenë riaktivizimi i kreditimit në valutë, si pasojë e uljes së normave të interesit në tregjet evropiane dhe i rritjes së shpejtë të kredisë akorduar bizneseve për investime. Kjo e fundit shënoi një rritje mesatare prej 20% gjatë dy muajve të parë të vitit, duke mbështetur rritjen e kapaciteteve prodhuese. Gjithashtu, treguesi i kredive me probleme zbriti në 4.06% në muajin shkurt, një minimum i ri historik prej më shumë se një dekade.

Stabiliteti i sistemit financiar, si dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale dhe të huaj të vendit, janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencia Standard & Poors në muajin mars 2025, duke e çuar atë në BB. Ky përmirësim ul kostot e huamarrjes së sektorit publik e privat në tregjet e huaja, si dhe rrit atraktivitetin e ekonomisë dhe të sistemit financiar shqiptar për investitorët e huaj.

Përditësimi i parashikimeve sugjeron se trendet pozitive të zhvillimit do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Në skenarin bazë, inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit gjatë vitit 2025. Ky parashikim faktorizon pritjet tona për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës agregate për mallra e shërbime, një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit, si dhe për rënie të mëtejshme të inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit në afatin e mesëm.

Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet – për momentin – neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion.

***

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;
  • të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%;
  • të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

The post Guvernatori Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Presidentja Osmani: Vendim i drejtë! Një hap i madh diplomatik

By: P. Gj.
26 March 2025 at 16:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Osmani thotë se vendimi për njohjen e shtetit të Kosovës është nënshkruar nga presidenti Ruto dhe i njëjti është dërguar zyrtarisht në Presidencë pak më parë.

“Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, nëpërmjet vendimit të nënshkruar nga Presidenti Ruto të dërguar zyrtarisht pak më parë në Presidencë.

Kjo njohje është një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.
Njëkohësisht është edhe njohje e vuajtjeve të gjata e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, shpreh falënderime të sinqerta ndaj presidentit të Kenias, William Ruto, për këtë vendim të drejtë dhe të rëndësishëm, si dhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve kenianë që mbështetën këtë hap të madh diplomatik.
Përgjatë këtyre viteve, kam zhvilluar disa takime të rëndësishme me të, dhe në të cilat njohja e Kosovës ka qenë temë kryesore e diskutimeve. Presidenti Ruto vazhdimisht siguronte popullin e Kosovës se vendimi për njohje do të merret shpejtë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në sakrificën e gjatë të popullit tonë.
Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces. Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Kosova vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit dhe fuqizimit të pozitës së saj ndërkombëtare.
Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kenias do të thellohen në fusha të ndryshme, ndaj presim që shumë shpejt të vendosim marrëdhënie diplomatike, duke ndërtuar një partneritet të fortë dhe afatgjatë në mes dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

The post Kenia njeh pavarësinë e Kosovës, Presidentja Osmani: Vendim i drejtë! Një hap i madh diplomatik appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Përfaqësuesit amerikanë të OPDATE rikthehen në SPAK dhe GJKKO

By: P. Gj.
26 March 2025 at 16:10

Përfaqësues amerikanë të OPDATE janë rikthyer sërish në Prokurorinë e Posaçme dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për gazetaren Klodiana Lala, bëjnë të ditur se përfaqësuesit e SHBA-ve janë parë në ambientet e dy institucioneve të drejtësisë.

Roli i përfaqësuesve amerikanë është që të asistojnë në hetimet e SPAK-ut.

Kujtojmë që ekspertët amerikanë u larguan në fillim të muajit shkurt pas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Përfshirja e OPDAT me ekspertizë ligjore në Shqipëri ka qenë e zgjeruar, duke përfshirë institucionet e drejtësisë, sidomos strukturat e posaçme, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

The post Përfaqësuesit amerikanë të OPDATE rikthehen në SPAK dhe GJKKO appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Floriana Garo vizitë në familjen e Martin Canit: Le të shërbejë ky rast tragjik për ndryshim! Të jetë simbol i betejës për një Shqipëri më të sigurt për fëmijët tanë

By: P. Gj.
26 March 2025 at 16:07

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka zhvilluar një vizitë tek prindërit e Martin Canit, 14 vjeçari i cili u vra pranë ambienteve të shkollës nga një bashkëmoshatar i tij.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Garo duke ndarë foto me prindërit Cani,  shkruan se rasti i 14 vjeçarit duhet të shërbejë si thirrje për ndryshim.

“Le të jetë ai simbol i betejës së të gjithëve ne për një Shqipëri më të sigurtë për fëmijët tanë.”, përfundon Garo postimin e saj.

Postimi i plotë:

Sot një vizitë në familjen e Martin Canit, djalit diellor që u vra në oborrin e shkollës.
Martini kudo është, është krenar për këta prindër të jashtëzakonshëm e me forcën e tyre për të ecur përpara.
Martini nuk mund të kthehet më pas. Por, le të shërbejë ky rast tragjik si thirrje për ndryshim. Le të jetë ai simbol i betejës së të gjithëve ne për një Shqipëri më të sigurtë për fëmijët tanë.

The post Floriana Garo vizitë në familjen e Martin Canit: Le të shërbejë ky rast tragjik për ndryshim! Të jetë simbol i betejës për një Shqipëri më të sigurt për fëmijët tanë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Koreja e Jugut ‘pushtohet’ nga flakët! Të paktën 24 viktima, evakuohen mbi 23 mijë banorë nga shtëpitë e tyre

By: P. Gj.
26 March 2025 at 15:44

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën, si pasojë e zjarreve katastrofike që kanë pushtuar Korenë e Jugut ditët e fundit.

BBC raporton se vatrat e zjarrit janë ende aktive, duke shkaktuar dëme të mëdha në rajonin juglindor të Koresë së Jugut.

Mësohet se shumica e viktimave janë të moshave 60 deri në 70 vjeç.

Autoritetet bëjne me dije se nga zjarret kanë mbetur të dëmtuar rreth 26 persona, 12 prej tyre janë në gjendje kritike.

Sipas mediave të huaja, zjarret vdekjeprurëse kanë detyruar më shumë se 23,000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Screenshot_2

Kriza “e paprecedentë” mbetet kritike dhe po “rishkruan librat e rekordeve për zjarret më të këqija në historinë e kombit tonë”, tha presidenti në detyrë Han Duck-soo.

Zjarret dogjën gjithashtu tempullin 1300-vjeçar të Gounsa në qytetin Uiseong.

Zjarret nisën në qarkun Sancheong të premten pasdite dhe më vonë u përhapën në qarkun Uiseong, thanë autoritetet.

Të nxitur nga erërat e forta, zjarret po përparojnë në qarqet fqinje të Andong, Cheongsong, Yeongyang dhe Yeongdeok, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Zjarri në Uiseong po përhapet me një shkallë dhe shpejtësi “të paimagjinueshme”, tha për Reuters Lee Byung-doo, një ekspert i fatkeqësive pyjore në Institutin Kombëtar të Shkencës Pyjore.

Një helikopter zjarrfikës u rrëzua në malet e qarkut Uiseong pak pas mesditës të së mërkurës, sipas autoriteteve, të cilët po hetojnë shkakun.

The post Koreja e Jugut ‘pushtohet’ nga flakët! Të paktën 24 viktima, evakuohen mbi 23 mijë banorë nga shtëpitë e tyre appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Mitsotakis do takohet me Netanyahu, çfarë pritet të diskutohet mes dy kryeministrave

By: P. Gj.
26 March 2025 at 15:35

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohen në Jerusalem të dielën, thanë të mërkurën për Reuters dy burime greke.

Axhenda e bisedimeve pritet të jetë e gjerë, tha një nga burimet. Dy liderët u takuan për herë të fundit në Izrael në vitin 2023.

Greqia dënoi sulmin e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi, por ka bërë thirrje për përfundimin e luftës në Gaza dhe respektimin e marrëveshjeve të armëpushimit.

Fluksi i papenguar dhe i vazhdueshëm i ndihmave humanitare në të gjitha pjesët e Gazës mbetet një prioritet ndërsa zhvendosja e palestinezëve mund të çojë në paqëndrueshmëri rajonale. Spitalet në Greqi kanë marrë edhe fëmijë nga Gaza që kanë nevojë për kujdes mjekësor.

Të dielën, udhëheqësit ka të ngjarë të diskutojnë luftën, çështjet ndërkombëtare dhe çështjet dypalëshe, duke përfshirë një projekt mbi një kabllo energjie nënujore për të lidhur Evropën kontinentale me Mesdheun Lindor.

Operatori grek i rrjetit të energjisë IPTO po ndërton kabllon Great Sea Interconnector (GSI), i cili do të lidhë rrjetet e transmetimit të Evropës me Qipron. Më vonë do të shtrihet edhe në Izrael përmes Detit Mesdhe.

Kujtojmë se Greqia hodhi poshtë këtë muaj raportet e medias se projekti ka ngecur prej problemeve financiare dhe gjeopolitike dhe ripohoi angazhimin e saj ndaj lidhjes së planifikuar

The post Mitsotakis do takohet me Netanyahu, çfarë pritet të diskutohet mes dy kryeministrave appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Ja për kë bëhet fjalë

By: gsh
26 March 2025 at 14:55

Pas 17 viteve pavarësi, Republika e Kenias, një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës, ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Kosovë dhe tashmë pritet që Qeveria e Kosovës të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë.

Njohja e fundit e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare ishte bërë në vitin 2020, nga Izraeli, pas ndërmjetësimit të presidentit të SHBA, Donald Trump.

The post Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Ja për kë bëhet fjalë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, thyen heshtjen Ben Affleck! Aktori zbulon arsyen e vendimit për t’u divorcuar: Nuk do të martohesh me një kapiten anijeje nëse…

By: gsh
26 March 2025 at 14:51

Aktori Ben Affleck ka thyer heshtjen pas ndarjes së tij nga Jennifer Lopez duke zbuluar dhe arsyen e vërtetë që fshihet pas divorcit të tyre të shumëpërfolur.

I intervistuar nga GQ, Ben është shprehur: “Nuk martohesh me kapitenin e një anijeje nëse nuk të pëlqen të udhëtosh nëpër dete”.

Historia e dashurisë me Jennifer Lopez ishte një lloj sage. Ben dhe Jen u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2003 ‘Tough Love’ dhe ishin në një lidhje së bashku midis viteve 2002 dhe 2004, pothuajse duke u martuar.

Dasma e tyre u anulua vetëm katër ditë para ceremonisë, jozyrtarisht për shkak të “vëmendjes së tepërt të medias”.

Dhe kishte pasur një përçarje mes të dyve. Të dy u takuan përsëri 20 vjet më vonë, më të pjekur dhe të vetëdijshëm, gati për të rifilluar udhëtimin e tyre drejt altarit pikërisht aty ku e lanë. Dasma e tyre u zhvillua në dy faza, e para në korrik 2022 në fshehtësi të madhe në Los Angeles me fëmijët e tyre përkatës si dëshmitarë. E dyta ishte një mega party tre-ditore në gusht në vilën e Affleck në Gjeorgji. Sidoqoftë, në vitin 2024, të dy zyrtarizuan ndarjen e tyre. Një ndarje aspak e lehtë për të dy.

The post Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, thyen heshtjen Ben Affleck! Aktori zbulon arsyen e vendimit për t’u divorcuar: Nuk do të martohesh me një kapiten anijeje nëse… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTO/ Zbulimi i planeve të zyrtarëve të SHBA për goditjen e Jemenit në grupin ku ishte dhe një gazetar, revista “The Atlantic” publikon detaje të reja

By: gsh
26 March 2025 at 14:51

Revista “The Atlantic”, ka publikuar mesazhe të reja nga grupi i bisedës Signal, ku zyrtarë të lartë të SHBA-së diskutojnë detaje operacionale të planeve për bombardimin e Jemenit.

Zbulimet nga revista dhe kryeredaktori i saj, Jeffrey Goldberg, i cili u shtua aksidentalisht në bisedë, kanë krijuar një skandal të madh në SHBA dhe administrata Trump është përballur me sulme për rrjedhjen e informacionit të klasifikuar.

Fillimisht revista nuk përfshiu detaje specifike të sulmit, duke thënë se nuk donte të rrezikonte sigurinë kombëtare, por tani deklaron po e publikon atë informacion.

“Ekziston një interes i qartë publik në zbulimin e llojit të informacionit që këshilltarët e Trump përfshinin në kanalet e komunikimit jo të sigurt, veçanërisht për shkak se figura të larta të administratës po përpiqen të minimizojnë rëndësinë e mesazheve që u shpërndanë,” shkruhet në artikull.

“The Atalntik” ka publikuar me fotot bisedat mes shefit të Pentagonit, Pete Hegseth, dhe zyrtarëve të lartë të inteligjencës.

Ato përfshinin detaje të bombardimeve të SHBA-së, lëshimin e dronëve dhe informacionin e synimeve të sulmit, duke përfshirë përshkrimet e kushteve të motit.

“Nëse ky informacion, veçanërisht koha e saktë kur avionët amerikanë po niseshin për në Jemen, do të kishin rënë në duar të gabuara në atë periudhë vendimtare prej dy orësh, pilotët amerikanë dhe personeli tjetër amerikan mund të ishin ekspozuar ndaj një rreziku edhe më të madh sesa do të përballeshin zakonisht”, shkruan “The Atlantic”.

Artikulli i plotë i “The Atlantic”

Të hënën, pak pasi publikuam një histori në lidhje me një shkelje masive të sigurisë nga administrata Trump, një gazetar pyeti sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth, pse ai kishte ndarë planet për një sulm të ardhshëm në Jemen në aplikacionin e mesazheve Signal. Ai u përgjigj: “Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës. Dhe kjo është gjithçka që duhet të them për këtë.”

Në një seancë dëgjimore të Senatit dje, drejtori i inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard dhe drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John Ratcliffe, u pyetën të dy për bisedën e Signal, në të cilën Jeffrey Goldberg, kryeredaktori i The Atlantic, u ftua pa dashje nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz.

“Nuk kishte asnjë material të klasifikuar që ishte shpërndarë në atë grup Signal,” u tha Gabbard anëtarëve të Komitetit të Inteligjencës së Senatit.

Ratcliffe tha pothuajse të njëjtën gjë: “Komunikimet e mia, për të qenë të qartë, në grupin e mesazheve të Signal ishin plotësisht të lejueshme dhe të ligjshme dhe nuk përfshinin informacion të klasifikuar”.

Presidenti Donald Trump, i pyetur dje pasdite për të njëjtën çështje, tha: “Nuk ishte informacion i klasifikuar”.

Këto deklarata na vunë para një dileme. Në tregimin fillestar të The Atlantic rreth bisedës në Signal, ne fshehëm informacione specifike në lidhje me armët dhe kohën e sulmeve që gjetëm në tekste të caktuara.

Si rregull i përgjithshëm, ne nuk publikojmë informacione rreth operacioneve ushtarake nëse ato informacione mund të rrezikojnë jetën e personelit amerikan. Kjo është arsyeja pse ne zgjodhëm të karakterizonim natyrën e informacionit që shpërndahet, jo detaje specifike rreth sulmeve.

Deklaratat e Hegseth, Gabbard, Ratcliffe dhe Trump, të kombinuara me pohimet e bëra nga zyrtarë të shumtë të administratës se ne po gënjejmë për përmbajtjen e teksteve të Sinjalit, na kanë bërë të besojmë se njerëzit duhet t’i shohin tekstet në mënyrë që të arrijnë në përfundimet e tyre.

Ekziston një interes i qartë publik në zbulimin e llojit të informacionit që këshilltarët e Trump përfshinin në kanalet e komunikimit jo të sigurt, veçanërisht sepse figura të larta të administratës po përpiqen të minimizojnë rëndësinë e mesazheve që u shpërndanë.

Ekspertët na kanë thënë vazhdimisht se përdorimi i një bisede Signal për diskutime të tilla të ndjeshme përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. Për shembull, Goldberg mori informacion mbi sulmet dy orë përpara fillimit të planifikuar të bombardimeve të pozicioneve të Houthi-ve.

Nëse ky informacion, veçanërisht koha e saktë kur avionët amerikanë po niseshin për në Jemen, do të kishin rënë në duar të gabuara në atë periudhë vendimtare prej dy orësh, pilotët amerikanë dhe personeli tjetër amerikan mund të ishin ekspozuar ndaj një rreziku edhe më të madh sesa do të përballeshin zakonisht.

Administrata Trump po argumenton se informacioni ushtarak i përfshirë në këto tekste nuk ishte i klasifikuar, siç do të ishte zakonisht, edhe pse presidenti nuk ka shpjeguar se si arriti në këtë përfundim.

Dje, ne pyetëm zyrtarët në të gjithë administratën Trump nëse ata kundërshtuan që ne të botonim tekstet e plota. Në email-et drejtuar Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Departamentit të Mbrojtjes dhe Shtëpisë së Bardhë, ne kemi shkruar: “Në dritën e deklaratave sot nga zyrtarë të shumtë të administratës, duke përfshirë para Komitetit të Inteligjencës së Senatit, se informacioni në zinxhirin e sinjaleve për sulmin Houthi nuk është i klasifikuar dhe se nuk përmban në konsideratë publikimin e planeve të luftës, “The Atlantic”, konsideron të publikojë të gjithë komunikimet në Signal”.

Ne dërguam kërkesën tonë të parë për komente dhe reagime tek zyrtarët e sigurisë kombëtare pak pas mesditës, dhe e ndoqëm në mbrëmje pasi shumica nuk u përgjigjën.

Dje vonë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt dërgoi një përgjigje me email: “Siç kemi thënë vazhdimisht, nuk ka pasur asnjë informacion të klasifikuar të transmetuar në bisedën në grup. Megjithatë, siç janë shprehur sot drejtori i CIA-s dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, kjo nuk do të thotë që ne inkurajojmë publikimin e bisedës.

Ky kishte për qëllim të ishte një një informacion i konsiderueshëm i brendshëm dhe privat për diskutimin e brendshëm dhe privat, po, ne kundërshtojmë publikimin.

(Deklarata e Leavitt nuk trajtoi se cilët elementë të teksteve që Shtëpia e Bardhë i konsideronte të ndjeshme, ose se si, më shumë se një javë pas sulmeve ajrore fillestare, publikimi i tyre mund të kishte ndikim në sigurinë kombëtare.)

Një zëdhënës i CIA-s na kërkoi që të fshihej emri i shefit të shtabit të John Ratcliffe, të cilin Ratcliffe e kishte ndarë në Signal, sepse oficerët e inteligjencës së CIA-s tradicionalisht nuk identifikohen publikisht.

Ratcliffe kishte dëshmuar më herët se oficeri nuk ishte i fshehtë dhe tha se ishte “plotësisht e përshtatshme” që të ndahej emri i tyre në bisedën “Signal”. Ne do të vazhdojmë të mbajmë të fshehtë emrin e oficerit. Edhe mesazhet janë të pa redaktuar.

Siç kemi shkruar të hënën, pjesa më e madhe e bisedës në “grupin e vogël PC Houthi”, kishte të bënte me kohën dhe arsyetimin e sulmeve ndaj Houthis dhe përmbante vërejtje nga zyrtarë të administratës Trump në lidhje me të metat e supozuara të aleatëve evropianë të Amerikës.

Por në ditën e sulmit, të shtunën, 15 mars, diskutimi u zhvendos drejt operacionit.

Në orën 11:44 të mëngjesit me orën lindore, Hegseth postoi në bisedë, me shkronja të mëdha, “Përditësim i ekipit:”

Teksti poshtë kësaj fillonte, “KOHA TANI (1144et.): Moti është i favorshëm. Sapo u konfirmua me CENTCOM, ne jemi një “Po” për nisjen e misionit.

Centcom, ose Komanda Qendrore, është komanda luftarake e ushtrisë për Lindjen e Mesme.

Teksti i Hegseth vazhdon:

“1215et: LASJA F-18 (pako e parë e goditjes)”

1345: Fillon dritarja e parë e goditjes F-18 ‘Bazuar në këmbëz’ (Terroristi i synuar është @ Vendndodhja e tij e njohur, kështu që DUHET TË JETË NË KOHË – gjithashtu, Nisja e Dronëve Strike (MQ-9s)”

Le të ndalemi këtu për një moment për të nënvizuar një pikë. Ky mesazh sinjalizues tregon se sekretari amerikan i mbrojtjes i dërgoi një mesazh një grupi që përfshinte një numër telefoni të panjohur për të, celularin e Goldberg, në orën 11:44 të mëngjesit.

Kjo ishte 31 minuta para nisjes së avionëve të parë luftarakë amerikanë dhe dy orë e një minutë përpara fillimit të një periudhe në të cilën një objektiv kryesor, Houthi “Terroristi i synuar”, pritej të vritej nga këto avionë amerikanë.

Nëse ky tekst do të ishte pranuar nga dikush armiqësor ndaj interesave amerikane, ose dikush thjesht i pamatur dhe me akses në mediat sociale, Houthi-t do të kishin kohë të përgatiteshin për atë që ishte menduar të ishte një sulm i befasishëm ndaj bastioneve të tyre. Pasojat për pilotët amerikanë mund të kishin qenë katastrofike.

Më pas teksti i Hegseth vazhdoi:

  • “1410: Lansimi i më shumë F-18-ve (paketa e dytë e goditjes)”
  • “1415: Goditni dronët në shënjestër (KY ËSHTË KUR DO TË HIDHEN DEFINTIFITISHT BOMAT E PARA, në pritje të objektivave të mëparshëm
  • “Fillon 1536 F-18 2nd Strike – gjithashtu, u lançua Tomahawks i parë me bazë deti.”
  • “MË SHUMË PËR TË NDJEKUR (sipas afatit kohor)”
  • “Ne jemi aktualisht të pastër në OPSEC”

Menjëherë pas kësaj, zëvendëspresidenti JD Vance i dërgoi mesazh grupit: “Unë do të them një lutje për fitore”.

Në orën 13:48, Waltz dërgoi tekstin e mëposhtëm, që përmbante informacione në kohë reale rreth kushteve në një vend sulmi, me sa duket në Sanaa

“VP. Ndërtesa u shemb. Kishte ID të shumëfishtë pozitive. Pete, Kurilla, IC, punë e mahnitshme.”

Waltz-i i referohej këtu Hegsethit; Gjenerali Michael E. Kurilla, komandanti i Komandës Qendrore; dhe komuniteti i inteligjencës, ose IC. Referenca për “identifikimin e shumëfishtë pozitiv” sugjeron se inteligjenca amerikane kishte konstatuar identitetet e objektivit ose objektivave Houthi, duke përdorur asete njerëzore ose teknike.

Gjashtë minuta më vonë, nënpresidenti, me sa duket i hutuar nga mesazhi i Waltz, shkroi: “Çfarë?”

Në orën 14:00, Waltz u përgjigj: “Duke shkruar shumë shpejt. Objektivi i parë, tipi i tyre i lartë i raketës, ne patëm ID pozitive të tij duke hyrë në ndërtesën e të dashurës së tij dhe tani është shembur.”

Vance u përgjigj një minutë më vonë: “Shkëlqyeshëm“. Tridhjetë e pesë minuta pas kësaj, Ratcliffe, drejtori i CIA-s, shkroi, “Një fillim i mbarë”, të cilin Waltz e ndoqi me një tekst që përmbante një emoji me grusht, një emoji me flamurin amerikan dhe një emoji zjarri.

Ministria jemenase e shëndetësisë e drejtuar nga Houthi raportoi se të paktën 53 njerëz u vranë në sulmet, një numër që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Më vonë atë pasdite, Hegseth postoi: “CENTCOM ishte/është në kulm”. Veçanërisht, ai më pas i tha grupit se sulmet do të vazhdonin. “Punë e shkëlqyer të gjithëve. Më shumë sulme vazhdojnë për orë të tëra sonte dhe do të japin raportin e plotë fillestar nesër.

Është ende e paqartë pse një gazetar iu shtua shkëmbimit të teksteve. Waltz, i cili e ftoi Goldberg në bisedën e Signal, tha dje se po hetonte “si dreqin ai hyri në këtë grup”.


Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit
Pamja e ekranit

The post FOTO/ Zbulimi i planeve të zyrtarëve të SHBA për goditjen e Jemenit në grupin ku ishte dhe një gazetar, revista “The Atlantic” publikon detaje të reja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Received — 21 March 2025 Gazeta Shqiptare

Bardhi publikon SMS-në: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitet e Belinda Ballukut

By: P. Gj.
21 March 2025 at 10:52

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherësh drejtues politik në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka denoncuar zëvendëskryeministren Belinda Ballukun, duke thënë se po keqpërdor mësuesit dhe nxënësit për aktivitete elektorale.

Bardhi ka publikuar një mesazh, sipas të cilit mësuesit dhe nxënësit në Fier janë detyruar të braktisin mësimin, për të marrë pjesë në aktivitetet elektorale të Ballukut.

“Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?”, pyet ai.

Postimi i Bardhit:

Keqpërdorimi i mësuesve dhe nxënësve për aktivitete të stisura politike është krim!

Më poshtë denoncimi i mësuesve të shkollave të mesme në qytetin e Fierit, që sot janë detyruar të braktisur mësimin për aktivitetet e Belinda Ballukut! Qytetarët e Fierit i kanë braktisur dhe sot secili prej tyre pyet: Ku është SPAK për të ndëshkuar krimet elektorale?

Denoncimi i mësuesve që janë detyruar të veprojnë në kundërshtim me ligjin, me urdhër politik të drejtuesve të shkollave:

Mirëmëngjes! Uroj të jeni mirë! Ditën e djeshme Belinda Balluku ka shpërndarë në facebook çeljen e panairit të punës në Fier. Sot, drejtorët e shkollave kanë njoftuar mësuesit të shoqërojnë nxënësit e maturave, të ndërpresin mësimin orë 3,4, dhe të shoqërojnë nxënësit në panair. Ndërprerja e mësimit nuk lejohet për çdo lloj aktiviteti, por mesa di unë, edhe pjesëmarrja në veprimtari ku marrin pjesë kandidatët për deputetë që janë shpallur zyrtarisht nga KQZ. Faleminderit!

The post Bardhi publikon SMS-në: Mësuesit e Fierit kanë braktisur mësimin për aktivitet e Belinda Ballukut appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Goditja e rrjetit të p*ostitucionit në Tiranë, arrestohen 8 tutorë! Kush është 47-vjeçarja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia

By: P. Gj.
21 March 2025 at 10:20

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni ku shfrytëzoheshin seksualisht vajza të huaja. Raportohet se aktiviteti drejtohej nga një 47-vjeçare, e cila jeton në Kolumbi.

Mësohet se janë lëshuar 11 masa sigurie ku në pranga janë vendosur 8 tutorë, si edhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, mes tyre edhe drejtuesja e rrjetit të prostitucionit.

Ndërkohë janë proceduar penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine që shfrytëzoheshin si punonjëse seksi.

Raportohet drejtuesja e rrjetit 47-vjeçarja me iniciale G. R., drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me 39-vjeçarin me inciale E. S..

Ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja 47-vjeçarja dhe 39-vjeçari bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane, si edhe me shtetasen E. M dhe punonjësen e policisë me iniciale A. B  për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Orkidea” për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Ekzekutohen 11 masa sigurie, vihen në pranga 8 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Procedohen penalisht 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat e një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Operacionalen e DVP Tiranë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Orkidea” si rezultat i të cilët u ekzekutuan 11 masa sigurie , konkretisht:

-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;
-Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;
-Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
-Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Si dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet krimianal.

Shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim) drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin E. S., ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi E. S, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen E. M dhe A. B(punonjëse policie) për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Goditja e rrjetit të p*ostitucionit në Tiranë, arrestohen 8 tutorë! Kush është 47-vjeçarja që drejtonte aktivitetin nga Kolumbia appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Neymar tradhton sërish gjatë shtatzënisë Bruna Biancardin?! Modelja 21-vjeçare: Më pagoi 3500 dollarë, jam shtatzënë!

By: P. Gj.
21 March 2025 at 10:16

Pretendimi i modeles Ani Awada, se ka bërë seks në grup me futbollistin Neymar dhe një grua tjetër, po merr një dimension të ri, pasi dyshohet se ajo është shtatzënë.

Në një video në Instagram, 21-vjeçarja ka treguar një test shtatzënie që rezultoi pozitiv, ku të gjithë pyesnin nëse Neymar ishte përgjegjës, por ajo vetë nuk dha asnjë përgjigje.

“Duhet të më kishin ardhur menstruacionet pardje, por kjo nuk ndodhi. Të gjithë po qeshnin me mua. Bleva një test shtatzënie dhe isha e sigurt që do të dilte negativ, por zoti im a e sheh këtë? Një javë shtatzënë,” u tha 21-vjeçarja ndjekësve.

Awada ka pohuar se seksi me Neymar ka ndodhur në një shtëpi fshati në një festë me 20 vajza të tjera.

Sipas pretendimeve të saj, ajo është paguar rreth 3500 dollarë për t’u shtrirë në të njëjtin shtrat me futbollistin brazilian dhe një grua tjetër.

Ky lajm vjen në një kohë kur jeta dhe karriera e brazilianit ishin në rritje. Ai është rikthyer në ekipin e zemrës, Santos, është thirrur sërish në Kombëtare pas vitit 2023 dhe partnerja e tij është shtatzënë me fëmijën e dytë. Ndërkohë partnerja e tij, Bruna Biancardi, e kishte falur më parë kur futbollisti doli në publik dhe pranoi se e kishte tradhtuar kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Duke vënë në dukje se ai bëri “gabim”, Neymar e përshkroi Brunen si “gruaja që ëndërroja të kisha pranë meje, nëna e fëmijës tim”.

“Bru, unë tashmë kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar të vij publikisht ta riafirmoj këtë”, shtoi ai. “Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të jetë publike.”

Dhe ndërsa Neymar i ka mbajtur çështjet e tij personale kryesisht jashtë vëmendjes këto ditë, ai i ka nxitur thashethemet për një pajtim mes tyre.

“Sot është dita e kësaj gruaje të mrekullueshme!!! Zoti ju drejtoftë dhe ndriçoftë rrugët tuaja“, shkroi Neymar në Instagram në prill në ditën e lindjes së saj: “Ti je e mrekullueshme.”

Ishte dhjetor i 2024 kur dyshja dhanë lajmin e bukur se do të bvheshin prindër për herë të dytë. Parnteria e futbollistit, Bruna Bincardi, e cila ka postuar një video në rrjetet sociale teksa çifti ka zbuluar gjininë e bebit dhe është vajzë.

Në video dyshja duken mjaft të emocionuar që familjes së tyre do të tu shtohet dhe një anëtare e re.

Detajti më i veçantë në kilp duket momenti kur vajza e vogël e futbollistit dhe partneres së tij, puth barkun e nënës duke konfirmuar kështu mirëseardhjes e motrës tjetër.

“Po jetojmë një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se Zoti ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona”, shkruan zeshkania 30-vjeçare, duke shtuar: “Mirë se të vish bijë”.

Bruna solli në jetë fëmijën e tyre të parë Mavie në tetorin e vitit 2023.  Modelja dhe influencuesja braziliane Amanda Kimberleya zbuloi ishte shtatzënë me fëmijën e Neymar, ndërsa Bruna ishte në pritje të ëmbël.

Vajza e Amanda Kimberleya dhe Neymar, Helena është katër muajshe. Futbollisti dhe Bruna mësohet se kanë dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre të dashurisë gjatë verës me ndihmën e terapisë dhe miqve.

Kujtojmë që Neymar ka edhe dy fëmijë nga dy romanca me femra të tjera.

The post Neymar tradhton sërish gjatë shtatzënisë Bruna Biancardin?! Modelja 21-vjeçare: Më pagoi 3500 dollarë, jam shtatzënë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Përplasi për vdekje 4-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i furgonit

By: P. Gj.
21 March 2025 at 10:10

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili ditën e djeshme në Klos përplasi një të mitur.

4-vjeçar u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, por nuk ia doli të fitonte betejën për jetën.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. D., 53 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se shkaktoi një aksident fatal me furgon.

Sipas informacionit të policisë, 53-vjeçari përplasi një të mitur, i cili si pasojë e lëndimeve të marra humbi jetën në spital.

Materialet për këtë aksident dhe arrestim iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme ligjore”, njofton Policia.

The post Përplasi për vdekje 4-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i furgonit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rama: Na vjen keq për ata që dikur ishin mes nesh dhe sot janë në duar e drejtësisë, por duhet të jemi krenar për Reformën, jo kokulur!

By: P. Gj.
21 March 2025 at 10:05

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës, ka folur për drejtësinë, duke thënë se duhet të jenë krenarë dhe jo kokulur.

Rama u shpreh se e reformimin e drejtësisë e ka bërë PS dhe askush tjetër nuk e bën dot askush tjetër.

“Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak. Këtu u vranë 4 veta mes bulevardit dhe s’u pyet njeri. U refuzua zbatimi i urdhrave të prokurorit. E kupton ku kemi qenë.

E kemi bërë ne. Si qenka kjo. E kemi bërë ne dhe nuk e bën dot askush tjetër. Ata e thonë copë, më 12 maj do shkrijmë SPAK”, tha Rama.

The post Rama: Na vjen keq për ata që dikur ishin mes nesh dhe sot janë në duar e drejtësisë, por duhet të jemi krenar për Reformën, jo kokulur! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

A e blen paraja lumturinë? Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon dhe Kosova më e lumtura

By: P. Gj.
21 March 2025 at 10:00

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy kahe të kundërta.

Të dhënat e fundit nga Raporti Botëror i Lumturisë 2025, i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara gjetën se nga 140 shtete, Shqipëria u rendit në vendin e 89 në botë, më e palumtura në Europë duke lënë pas vetëm Turqinë, ndërsa Kosova ishte më e lumtura në rajon, me një renditje totale në vendin e 29 në botë dhe e 18-a në Europë.

Serbia renditet në vendin e 31, Bosnjë Hercegovina në vendin e 56, Mali i Zi në vendin e 71, Maqedonia e Veriut në vendin e 86. Indeksi reflekton cilësinë e jetës së qytetarëve në vende të ndryshme duke analizuar tregues si të ardhurat, mbështetja sociale, shëndeti, liria personale, bujaria dhe niveli i korrupsionit.

Por si shpjegohen këto diferenca në indeksin që mat kënaqësinë e njerëzve ndaj jetës së tyre, duke përfshirë sa të lumtur, të sigurt dhe të kënaqur ndihen ata në raport me kushtet në të cilat jetojnë.

Korrupsion i lartë në rajon

Një tregues që penalizon pjesën më të madhe të vendeve të rajonit është korrupsioni. Për Shqipërinë (vendi i 111), Maqedoninë e Veriut (131) dhe Bosnjë Hercegovinën (124), ky është shqetësimi kryesor, që ndikon negativisht në cilësinë e jetesës. Perceptimi më i ulët për korrupsionin në rajon është në Mal të Zi (44), Serbi (61), Kosovë (69).

Perceptimi i korrupsionit matet përmes dy pyetjeve kryesore të Anketës Botërore të Gallup-it:
– A është korrupsioni i përhapur në qeverinë e vendit tuaj?
– A është korrupsioni i përhapur në bizneset e vendit tuaj?

Shqiptarët nuk kanë mbështetjen e njëri tjetrit

Treguesi i dytë që ndikon negativisht në kënaqësinë e të jetuarit për shqiptarët është mungesa e perceptuar e mbështetjes nga miqtë. Në indeksin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet në vendin e 111 në botë dhe e fundit jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

Treguesi i mbështetjes sociale matet përmes pyetjes: “Nëse do t’ju ndodhte diçka e keqe, a keni ndonjë person tek i cili mund të mbështeteni?” Përqindja e të anketuarve që përgjigjen pozitivisht përdoret si tregues i mbështetjes sociale në atë vend.

Edhe në Kosovë mbështetja nga miqtë është me ulët se në vendet e tjera të rajonit, duke u renditur në vendin e 70. Kryesimin e mban Serbia (29), e ndjekur nga Mali i Zi (39), Bosnjë Hercegovina (47), Maqedonia e Veriut (54).

Kosova, më bujarja në rajon, Shqipëria nga fundi

Treguesi ku Kosova ka marrë pikët më të larta është bujaria, duke u renditur e 17-a në botë. Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “A keni dhuruar para për bamirësi muajin e kaluar?”

Malazezët janë më pak bujarët në rajon (99) të ndjekur nga shqiptarët (72). Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut (46), Serbia (36), Bosnjë Hercegovina (28).

Shtetasit e Shqipërisë e Kosovës kanë lirinë më të madhe në rajon

Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët mendojnë që nuk kanë liri për të marrë vendime jetësore, duke u renditur në vendin e 119 në botë. Edhe në Bosnjë Hercegovinë nuk ndihen të lirë (89), po ashtu në Serbi (66) dhe Mal të Zi (61).

Pyetja që u bëhet të anketuarve është: “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë tuaj për të zgjedhur atë që bëni me jetën tuaj?”

Shtetasit e Kosovës e Shqipërisë perceptojnë që ata kanë lirinë më madhe për të zgjedhur në rajon. Kryesimin e ka Kosova, që renditet e 28-a në botë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 34.

A e blen paraja lumturinë?!

A e blen paraja lumturinë. Nëse shikojmë indeksin në rajon, rezulton që jo.

Ndonëse janë më të varfrit në rajon dhe Europë, e matur sipas prodhimit të brendshëm për frymë (vendi i 77 nga 140 shtete në botë), shtetasit e Kosovës rezultojnë më të lumturit në rajon dhe ndër më të lumturit në Europë, pasi në cilësinë e tyre të jetesës ndikojnë liria për të marrë vendime, bujaria dhe percpetimi i korrupsionit më të ulët se në shtetet e tjera të rajonit.

Shqipëria është e dyta nga fundi për nivelin e të ardhurave për frymë (65), por ndryshe nga Kosova ata ndiejnë mungesën e bujarisë, mbështetjes nga miqtë dhe sidomos nivelin e lartë të korrupsionit.

Në Mal të Zi, ku të ardhurat për frymë janë më të lartat në rajon (vendi i 48 në 140 shtete në renditje), malazezët sërish renditen ndër më të palumturit në rajon, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Qytetarët e malit të Zi nuk janë të kënaqur me lirinë për të marrë vendime si dhe janë më pak bujarët në rajon.

Edhe në Serbi, ku të ardhurat për frymë janë në nivele të ngjashme me Malin e Zi (51), qytetarët janë të pakënaqur me lirinë për të marrë vendime dhe kjo duket dhe në zemërimin e tyre në protestat që po vazhdojnë prej dy muajsh./Monitor

The post A e blen paraja lumturinë? Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon dhe Kosova më e lumtura appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Paqe të drejtë, jo pushtim për Ukrainën!

By: P. Gj.
21 March 2025 at 09:59

NGA DR. JORGJI KOTE JORGJI KOTE

Ekspertëve dhe analistëve politiko-diplomatikë të huaj, realisht telefonata e shumëpritur Trump-Putin më 18 mars nuk shënoi ndonjë hap përpara drejt vendosjes së armëpushimit të propozuar më 10 mars dhe ca më pak paqes së qëndrueshme në Ukrainë. Protagonisti i saj ishte Presidenti Putin, për të cilin kjo telefonatë dhe negociatat ruso-amerikane më 23 mars në Xhedah janë raste të favorshme për të fituar kohë dhe për të vijuar më tej përshkallëzimin e agresionit, për rrjedhojë, të jetë ai dhe Rusia që kur të vijë koha, të diktojë kushtet e paqes së shumëpërfolur. Me përjashtim të ndalimit 30-ditor të sulmeve ndaj objekteve energjetike që i intereson Moskës mbas sulmeve shkatërruese ukrainase mbi rafineritë e naftës ruse, Putinit nuk i hyn në punë asnjë armëpushim, sepse pothuajse gjithçka tani flet për të. Trump mund të kënaqet me normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë, por urojmë që kjo të mos bëhet siç dhe po “duken bathët” në kurriz të Ukrainës dhe aleatëve europianë. Për pasojë, pas kësaj telefonate, pavarësisht nga eufemizmat diplomatikë të rastit dhe ndonjë aspekt humanitar si shkëmbimi i robërve të luftës, paqja e shpejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë duket “hallvë e ftohtë” apo “supë e prishur”.

Dhe më shqetësuese janë bërë javët e fundit, si pasojë e ndryshimit total të qëndrimeve amerikane ndaj Moskës, demarshet për realizimin e kësaj paqeje jo në përputhje me forcën e së drejtës ndërkombëtare, por me të drejtën e forcës, duke na kthyer kështu në situatat përpara vitit 1945, me pasojat e tyre të njohura tragjike që kulmuan me dy luftëra të përgjakshme botërore. Diplomacia amerikane në mënyrë tejet të çuditshme dhe amatore i ka minimizuar kërkesat për paqen në fjalë dhe si në asnjë rast tjetër i ka shpallur ato publikisht përpara fillimit të negociatave në fjalë, çka mund të çojë në dorëzim diplomatik me pasoja të pallogaritshme. Nisur nga zhurma, konfuzioni dhe spekulimet e shumta politike dhe mediatike mbi këtë çështje, ia vlen të ndalemi sërish e të sqarojmë tri alternativat e mundshme për një paqe të vërtetë të para nga këndvështrimi gjeopolitik. Duke filluar me paqen “ekonomike”, dmth., nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik dhe më konkretisht shfrytëzimin e pasurive të rralla minerare ukrainase nga SHBA-të, por pa asnjë garanci sigurie, kjo është tezë e njohur e Trump nisur dhe nga përvoja e tij si afarist. Por, ajo nuk ka shans, mbasi konflikti ruso-ukrainas nuk ka shkaqe ekonomike, ai nuk ka të bëjë me biznesin, por ka motive të qarta perandorake ruse. Ukraina është vetëm fillimi i zbatimit të këtij plani. Nëse kishte dhe ka pretendime të çfarëdo lloji, ato mund t’i trajtonte në forume ndërkombëtare, në takime dypalëshe dhe në KS të OKB-së, ku ka dhe të drejtën e vetos. Ndërsa kështu si po vepron, ajo po hap “Kutinë neoimperialiste të Pandorës”, ndaj së cilës asnjë fuqi në botë, as SHBA-të nuk kanë shans dhe garanci për sukses. Gjendja vështirësohet më tej, mbasi, ndryshe nga sa kishte premtuar, administrata e Presidentit ‘Trump’ po e zbaton diplomacinë e forcës dhe të “kërbaçit” me ultimatume “merre ose lere” ndaj Ukrainës dhe aleatëve europianë; ndërsa ndaj Rusisë agresore po zbaton në të gjitha format dhe formatet diplomacinë zbutëse, qetësuese dhe “të kulaçit”. Duke injoruar faktin se këtë diplomaci naive dhe të dështuar me kohë e zbatoi BE-ja ndaj Moskës në 10 vitet e fundit, me idenë që me bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, Rusia do paqtohej nuk do ndërmerrte agresione, ndërsa BEja do përfitonte nga “dividenti i paqes” dhe tani po e paguan më keq se “frangu pulën”.

E dyta, po, mund të krijohen premisat për paqe të besueshme, duke filluar me vendosjen e një armëpushimi, ama pa kushte siç po bën Rusia dhe duke ndaluar menjëherë luftimet dhe sulmet, veçse jo nga Ukraina që mbron veten, por nga Rusia, kjo do t’i çelte rrugën nisjes së negociatave me garancitë e duhura të sigurisë për Ukrainën dhe ndaj çdo vendi tjetër. Natyrisht, dhe me lëshimet e rastit nga të dyja palët, pse jo dhe një afat më i gjatë kohor dhe me faza për anëtarësimin e Ukrainës në NATO etj.. Kjo është e domosdoshme për krijimin e klimës së mirëkuptimit dhe besimit, siç kërkon me të drejtë Presidenti Zelenski, e cila është tepër larg, mirëpo pa të nuk mund as të mendohet e jo më të realizohet kjo paqe. Mesa duket, nuk po kuptohet ende nga aleatët tanë amerikanë se problemi dhe faji qëndron te Moska me Putinin dhe jo te Kievi me Zelenskin, ndaj dhe paqja fillon kur të tërhiqet Moska agresore. Për pasojë, zgjatja pa afat e agresionit rus dhe e luftës në Ukrainë bën të pamundur çdo demarsh dhe arritje për paqe, apo armëpushim në tryezën diplomatike. Këtë realitet e ka sintetizuar disa herë muajt e fundit dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar Aleancën Perëndimore që “të përgatitet për një luftë, e cila nuk dihet sa mund të zgjasë” e duke garantuar mbështetje të vazhdueshme, sidomos ushtarake për Ukrainën, sepse vetëm kështu “Putini do të bindet se nuk mund të fitojë dot as në fushën e luftimeve”. Siç është shprehur këto ditë ish-ministri i Jashtëm gjerman, legjenda e të Gjelbërve, Joshka Fgisher, vërtet që sot ndaj Rusisë kërkohet diplomaci elitare, por që të ketë edhe mbështetje të fortë ushtarake, ndryshe Moska nuk do t’ia dijë për të, siç po e injoron dhe BE-në. Kështu, vijmë natyrshëm te alternativa e tretë bazë, më e vështira, por më e sigurta dhe jo e pamundur, pavarësisht nga kostoja që në çdo rast tjetër do të ishte dhe më e lartë, lufta pa kompromis deri në fitoren përfundimtare të Ukrainës me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-vë, BE-së etj..

Me garanci ligjore nga Rusia që nuk do të ndërmarrë më akte të tilla agresioni bashkë me anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe në NATO. Në konferencën për Paqen në Luzernë të Zvicrës më 14–15 qershor 2024 dhe kohët e fundit nga lidershipi i ri amerikan shtrohet gabimisht pyetja se si dhe çfarë procedurash duhen ndjekur për “ta futur Rusinë në vallen diplomatike të paqes”! Kur, në fakt, çështja e vërtetë jetike është si ta mbrojmë Ukrainën dhe si ta mundim, si të fitojmë mbi Rusinë në frontin e luftës! Fakti i hidhur është se siç treguam dhe më lart, paqja e vërtetë dhe e qëndrueshme me Rusinë e Putinit është bërë praktikisht e pamundur. Këtë e argumentojnë bindshëm dhe shumë specialistë të kësaj fushe, ku po veçojmë Alexander Rhotert, ndër ekspertët më të njohur gjermanë të sigurisë, kur thotë se: “Mësimi i parë i madh është që diplomacia dhe negociatat nuk mund e nuk duhet të bëhen gjatë procesit të luftimeve. Ato lihen për në fund, mbasi kanë mbaruar veprimet në teatrin e luftimeve, kur agresori është dobësuar në kulm, duke e ulur atë në tryezë, sepse vetëm trysnia ushtarake i detyron diktatorët dhe agresorët të pranojnë paqen, veçse me kushtet tona, jo të tyret”. Mirëpo, situata në front aktualisht është e pafavorshme për Ukrainën dhe çuditërisht aleatët tanë amerikanë në javët e fundit po ndikojnë që ajo të përkeqësohet dhe që pastaj të thuhet se Zelenski “nuk i ka kartat”, a thua se jemi në një lojë bixhozi! Duke i pezulluar ndihmat Kievit, duke deklaruar se me “Putinin merresh vesh më kollaj” etj., që natyrisht janë “muzikë” për këtë të fundit. Nisur nga këto dhe të tjerë faktorë gjeopolitikë, eseisti dhe filozofi i shquar francez i kësaj fushe, Nicolas Tenzer, në librin e tij të kohëve të fundit “Lufta jonë” (Notre Guerre) kërkon me zë të lartë zbatimin nga Perëndimi të “diplomacisë së luftës”. Sipas tij, kjo është e pashmangshme kur tjetri të kërcënon hapur se do të të shkatërrojë, atëherë këtu nuk ka më vend për diplomacinë klasike, takime, propozime dhe ulje në tryeza diplomatike dhe plane paqësore; përkundrazi, gjithçka duhet kthyer dhe vënë në dispozicion të përgatitjeve për luftë pa kompromis kundër agresorit. Pikërisht këtë kanë bërë më së miri populli, qeveria dhe ushtria e Ukrainës të cilët meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje për rezistencën e shkëlqyer dhe heroizmin, që kanë treguar në këto mbi 3 vite sfiduese për ta, duke mbrojtur vendin por edhe vlerat, parimet dhe interesat e Europës dhe të Perëndimit në përgjithësi, përfshirë këtu dhe SHBA-të. Ata që i “hyjnë në gjynah” Ukrainës dhe kushdo tjetër harrojnë ose nuk duan ta kuptojnë se Ukraina do të kishte pasur shumë më tepër përparime dhe Rusia mund të ishte mposhtur, nëse Perëndimi, duke filluar nga SHBA-të deri më 20 janar 2025 dhe BE-ja, do të kishin livruar shumë më tepër dhe shumë më shpejt fondet ndihmat dhe armatimet e tyre më moderne ushtarake ndaj Ukrainës. Mirëpo, ata i trembi çuditërisht frika e përshkallëzimit ushtarak rus dhe rreziku i armëve bërthamore, edhe pse SHBA-të dhe Europa kanë më shumë të tilla se Rusia. Kështu, republikanët amerikanë vonuan për gati një vit miratimin e 61 miliardë dollarë ndihma, mirëpo siç kanë vënë në dukje ekspertët, këto vonesa e cenuan ndjeshëm efektivitetin e ndihmave dhe të luftimeve, sepse ndërkohë, Rusia mori masat për t’u përgatitur dhe për t‘u kundërpërgjigjur. Tepër vonë iu dha dhe leja Kievit për të goditur objektiva ruse me armët e sofistikuara perëndimore dhe brenda territorit rus, madje edhe kjo me shumë kufizime.

Më tej, alternativa për një armëpushim dhe paqe, si kjo që ka shumë gjasa të propozohet tani dhe që filloi të shfaqet me telefonatën Trump-Putin me shumë JO-ra për Ukrainën – JO me territoret para vitit 2014, JO në NATO, JO me garanci amerikane, JO me BE-në, JO me trupa tokësore, JO ndërmjetësuesi amerikan gjenerali Kellog dhe me JO të tjera, të cilat në terren përkthehen si PO e shumëfishtë për Moskën. Në një rast të tillë, me të drejtë nobelistja ukrainase Oleksandra Matviichuk, pohon se kjo “nuk do të jetë më paqe, por pushtim i ri i Ukrainës, dorëzim i Europës dhe SHBA-ve. Për pasojë, Rusia do të marrë zemër dhe më vonë do të vijojë me synimet e saj agresive ndaj vendeve të tjera, duke përfshirë dhe ato të BE-së dhe NATO-s. Sepse ajo e ka shpallur publikisht synimin e vet madhor për ringritjen e ish-perandorisë sovjetike pas “katastrofës së ish-Bashkimit Sovjetik më 1990”. Ja pse, pa mohuar vlerën e demarsheve dhe propozimeve të tanishme paqedashëse diplomatike amerikane, sot parësore dhe vendimtare mbeten ndihma dhe mbështetja ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, si kërkesë përparësore për të treguar se Perëndimi e ka seriozisht dhe se duke mbrojtur Ukrainën, ai mbron gjithë vendet e tjera sovrane dhe properëndimore. Ndaj, sot kumbon dhe më fort aforizma e famshme latine “nëse do paqe, përgatitu për luftë”! Këtë po e bën tani me vendosmëri, me shpejtësi dhe me një revolucion epokal mbrojtës BE-ja me aleatët e saj.

/Gazeta Panorama

The post Paqe të drejtë, jo pushtim për Ukrainën! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Dyshja Rafinja-Vinicius i dhuron fitoren Brazilit në minutën e 99-të, në kualifikueset e Botërorit feston edhe Paraguaj me Perunë

By: P. Gj.
21 March 2025 at 09:57

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e raundit të 13-të të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Brazili ka fituar me shifrat 2-1 kundër Kolumbisë, ku goli i parë u shënua nga Rafinja me penallti. Më pas Luiz Diaz barazoi shifrat në të 41-ën.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, yjet e Barçës dhe Realit u bënë bashkë, duke i dhënë fitoren kombëtares së tyre. Pas një asisti perfekt të Rafinjës, Vinicius shënon gol fantastik në minutën e 99-të.

Paraguaj ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Kilin falë golit të Alderete ndërsa Peruja festoi me 3 gola ndaj Bolivisë.

NDESHJET

BRAZIL 2-1 KOLUMBI

PARAGUAJ 1-0 KILI

PERU 3-1 BOLIVIA

RENDITJA

74

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Dyshja Rafinja-Vinicius i dhuron fitoren Brazilit në minutën e 99-të, në kualifikueset e Botërorit feston edhe Paraguaj me Perunë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Mos e hidhni votën në kënetë”- Kryeministri Rama thirrje prindërve: Votoni për PS-në, bëjeni për fëmijët tuaj

By: P. Gj.
21 March 2025 at 09:54

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët e Durrësit, me të cilët diskutoi lidhur me punimet që janë zhvilluar në këtë qytet.

Nga Durrësi Rama kërkoi votën e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama u ndal veçanërisht te prindërit, ai kërkoi votën e tyre në mënyre që fëmijët e tyre të pajisen me pasaportë të BE-së, pasi sipas Ramës vetëm me PS në pushtet Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE.

“Ta hedhi votën në kënetë për tifozllëk është kot, ndërkohë atë votën duhet ta marrin e ta çojnë për PS. QË Kur fëmija të bëhet 18 vjeç të ketë pasportë të BE-së dhe të studiojë ku të dojë.  Jo se ata të tjerat do anulojnë negociatat po do mbyllet dera. Ajo derë tani është e hapur, mbaroni detyrat e hajdeni. Të mbarosh detyrat për tu fut atje duhet të bësh shtet”, tha kryeministri Edi Rama.

The post “Mos e hidhni votën në kënetë”- Kryeministri Rama thirrje prindërve: Votoni për PS-në, bëjeni për fëmijët tuaj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Politika ekonomike, “lufta e tarifave” dhe efektet

By: P. Gj.
21 March 2025 at 09:40

NGA AKADEMIK, PROF. DR. ANASTAS ANGJELI anastas-angjeli

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë të rritjes globale për dekada. Megjithatë, në vitet e fundit, pasiguritë ekonomike, ndryshimet në politikat monetare dhe sfidat globale kanë nxitur debatin dhe shtruar pyetje nëse ekonomia e SHBA-ve do të përballet me një recesion në të ardhmen e afërt? Dhe ky recension a do shoqërohet me “efektin domino” në ekonominë e vendeve europiane dhe në ekonominë globale? A do të vazhdojë ekonomia amerikane në vitet që pasojnë dhe në periudhë afatgjatë të zhvillohet me ritme të larta dhe të ruajë lidershipin në ekonominë globale (duke sfiduar parashikimet e disa institucioneve ndërkombëtare (Goldman Sachs etj.) se në vitet 2050 dhe 2075 ekonomia amerikane nga pikëpamja e ritmeve të rritjes do të renditet në vend të tretë, pas ekonomisë kineze dhe asaj indiane? Çfarë ndikimi do të ketë i ashtuquajturi “Trampizëm në Ekonomi” me në qendër “Luftën e Tarifave”? Këto pyetje janë bërë nga shumë analistë, sidomos pas masave të para që Presidenti i porsazgjedhur Trump mori gjatë mbledhjes së tij të parë të kabinetit. Po cilat kanë qenë reagimet e Presidentit Trump për këtë çështje? Në një intervistë të tij, Presidenti Trump nuk mohoi faktin se ekonomia amerikane mund të hyjë në recesion, por kjo do të jetë një e keqe e përkohshme për një të mirë më të madhe, që do ta “bëjë Amerikën të madhe përsëri”. Trump tha: “US do përjetojë një ‘periudhë tranzicioni’, deri sa politikat e tij të japin efektet, kur u pyet nëse ekonomia mund të bjerë në recesion këtë vit. Ndërsa, Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick deklaroi se “nuk ka shanse” për rënie të ekonomisë. President Trump, gjithashtu, iu përgjigj pyetjeve të Maria Bartiromo në “Sunday Morning Future”, duke iu shmangur përgjigjes eksplicite në lidhje me një rrënjë të plotë të një shpërthimi recesionesh për ekonominë amerikane këtë vit. “Unë urrej të parashikoj gjëra si këto”, – tha ai për recesionin. Komentet e presidentit erdhën si përgjigje ndaj disa shqetësimeve të disa liderëve të biznesit në lidhje me paqëndrueshmërinë mbi tarifat e vendosura mbi Kinën, Kanadanë dhe Meksikën, si dhe në përgjigje të shqetësimit në rritje për një ngadalësim të zhvillimit ekonomik. Bazuar në faktet, analizat dhe mendimet e shprehura nga ekspertët në shtypin botëror, lë të kuptojmë se ku do të fokusohet politika ekonomike e SHBA-ve dhe nëse ajo do të hyjë në recesion, duke konsideruar faktorët kryesorë të politikave ekonomike, treguesit aktualë dhe perspektivat e mundshme.

POLITIKA EKONOMIKE DHE “LUFTA E TARIFAVE”

 

 

Në fund të janarit 2025, Presidenti Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 25% për importet nga Meksika dhe Kanadaja, duke filluar nga 1 shkurti 2025. Këto masa u morën si përgjigje ndaj çështjeve të lidhura me trafikimin e drogës dhe emigracionin e paligjshëm. Megjithatë, më 6 mars 2025, Presidenti Trump njoftoi pezullimin e këtyre tarifave deri më 2 prill 2025, pas një bisede telefonike me Presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum. Pak ditë më vonë, e konfirmoi këtë element të politikës ekonomike si me Meksikën, ashtu edhe me Kanadanë. Në të njëjtën periudhë, Presidenti Trump njoftoi një rritje prej 10% të tarifave ekzistuese për importet nga Kina, duke filluar nga 1 shkurti 2025 dhe një shtesë të dytë 10% deklaruar në fillim të marsit). Kjo masë u mor për të adresuar shqetësimet lidhur me tregtinë e padrejtë dhe çështje të tjera ekonomike. Reagimi dhe kundërpërgjigja e Kinës ishte e menjëhershme. Së fundi Presidenti Trump u fokusua në raportet e SHBA-ve me Evropën për të vendosur tarifa ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë sektorë si automobilët, lëndët drusore dhe produktet farmaceutike dhe më një fokus të shpejtë për vendosjen e tarifës 200% për pijet alkoolike europiane. Shumë shpejt u zyrtarizuan edhe këto masa, pavarësisht se ishte shprehur që deri në mars 2025 do të negocionte me vendet europiane një nga një dhe jo me BE si tërësi dhe komisionin europian në veçanti. Ai kërkonte një qëndrim të veçantë të vendeve të veçanta, duke anashkaluar institucionet europiane. Këto masa kanë shkaktuar shqetësime në të gjitha ambientet ekonomike si në Europë, ashtu edhe në SHBA duke u shoqëruar me komente të ndryshme për këtë çështje. Nga ana tjetër, vendet e prekura kanë paralajmëruar për masa reciproke në rast të zbatimit të këtyre tarifave dhe shumë prej tyre kanë vendosur kundërmasa. Gjithë kjo ka krijuar një klimë pasigurie në tregjet ndërkombëtare dhe diskutime të pafundme ndërmjet analistëve ekonomik. Tregu i punës deri tani ka qenë relativisht i fortë, me norma papunësie në nivele historikisht të ulëta. Megjithatë, disa analistë kanë paralajmëruar se kjo mund të jetë një tregues që mund të ndryshojë shpejt, pasi ndërmarrjet mund të fillojnë të zvogëlojnë stafin, nëse kushtet ekonomike përkeqësohen. Kësaj “frike” i bashkohet dhe lëvizja e këshilltarit të presidentit, Elon Musk, i cili ka premtuar një ristrukturim të administratës shtetërore, me qëllim rritjen e eficiencës së saj. Në këtë aspekt ai synon:

-Reduktimin e shpenzimeve të qeverisë, duke konsoliduar departamente dhe agjenci që kanë funksione të mbivendosura dhe eliminuar programet e paefektshme ose të paarsyeshme.

-Reduktimin e burokracisë në sektorin publik, duke realizuar thjeshtimin e procedurave administrative, eliminimin e rregullimeve të tepërta që ngadalësojnë inovacionin dhe investimet, duke propozuar që qeveria të adoptojë në sektorin publik parime të menaxhimit nga sektori privat.

-Musk, si një adhurues i madh i automatizimit dhe teknologjisë, mund të propozojë përdorimin e teknologjisë për të automatizuar proceset burokratike, duke reduktuar nevojën për punëtorë në disa sektorë të qeverisë. (Përdorimin e inteligjencës artificiale-IA) që do të kursenin fuqi punëtore dhe do të rrisnin cilësinë e shërbimeve shtetërore).

Kjo reformë po shoqërohet me shkurtime shumë të mëdha të shumë vendeve të punës në administratën publike. Shumë ekspertë mendojnë se, nga kjo politike, pritet nga njëra anë të ketë presione në tregun e punës, nga ana tjetër potencialisht të bjerë konsumi i amerikanëve, nga frika të qenurit të papunë.

Një tjetër efekt i pritshëm i politikës ekonomike të Presidentit Trump, sipas ekspertëve, mund të jetë dhe rritja e inflacionit. Tarifat e reja doganore në fund të fundit do t’i paguajnë konsumatorët amerikanë, gjë që do të shoqërohet me një rritje të ndjeshme të çmimeve dhe ulje të fitimeve të pritshme. Kjo, sigurisht, nuk do të lejojë që FED-i të bëjë uljen e normave të interesit për të stimuluar investimet dhe konsumin. Nëse do të kemi shenja inflacioniste në SHBA, sipas Jerome Powell, Kryetari (Chair) i Bordit të Guvernatorëve në FED, institucioni që ai drejton “nuk do të ishte indiferent ndaj masave të përshtatshme për stabilizimin e simptomave inflacioniste”. Pra, pritshmëritë për uljen e ndjeshme të përqindjeve të interesit në SHBA nuk janë të sigurta gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Së fundit, por jo me më pak rëndësi është dhe fakti se tensionet tregtare dhe ndryshimet në ekonominë globale mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në SHBA edhe në aspektin e eksporteve të saj. Për shembull, një ngadalësim në Kinë ose Evropë mund të zvogëlojë kërkesën për eksportet amerikane dhe nga ana tjetër, përgjigja e shumë vendeve në “luftën e tarifave” të ulë konsumin e mallrave apo shërbimeve amerikane si në Europë, ashtu edhe në vendet e tjera. Konsideruar këtë ndikim të politikës ekonomike aktuale në SHBA mund të kemi një analizë më të detajuar të pritshmërive të saj.

PO A DO TË HYJË EKONOMIA E SHBAVE NË RECENSION? JA DISA TREGUES QË MUND TË SHPREHIN MUNDËSINË E RECENSIONIT

Të gjithë ekspertët e ekonomisë bien dakord se amerikanët “janë shumë të lidhur pas numrave” dhe mundohen çdo fenomen ta mishërojnë me një numër. Unë si sportdashës i basketbollit amerikan habitem se si për çdo ndeshje të luajtur, amerikanët kanë sajuar një mori treguesish (numra) që ta analizojnë atë në çdo këndvështrim. Ajo që më bën edhe më kurioz është se dhe publiku i kupton shumë mirë ato numra. E njëjta gjë ndodh edhe në ekonomi, ku në SHBA çdo gjë matet me një numër dhe protokollet e matjes pavarësisht që në shumë raste janë të paunifikuara, të japim një pamje të plotë të gjendjes ekonomike. Në këtë këndvështrim do të mundohemi t’u japim përgjigje pyetjeve tona. 1-TREGU I AKSIONEVE. Tregu i aksioneve ka qenë gjithmonë treguesi i parë për të gjykuar ecurinë e ekonomisë amerikane. Këto dy javët e fundit ai ka qenë i paqëndrueshëm, me rënie të mprehta, sidomos në disa aksione të caktuara. Po të shikojmë me kujdes numrat e aksioneve ku duket qartë se tregu po rikthehet në gjendjen e tij para zgjedhjeve dhe se rënia më e lartë është te S&P 500, pastaj dhe tek NASDAQ. Gjatë dy javëve të para të marsit 2025, tregjet amerikane të aksioneve pësuan rënie të ndjeshme. Indeksi S&P 500 ra me 4.7%, ndërsa NASDAQ me 4.8%. Duke pasur parasysh kapitalizimin e tregut të këtyre indekseve, këto rënie përkthehen në humbje prej disa trilionë dollarësh në vlerën e tregut të aksioneve. Këto zhvillime u ndikuan nga shqetësimet mbi ndikimin e tarifave të reja tregtare të administratës “Trump” në ekonominë amerikane. Në veçanti, aksionet e kompanive teknologjike si “Tesla”, “Nvidia”, “Meta”, “Amazon” dhe “Alphabet” pësuan rënie të ndjeshme gjatë kësaj periudhe.

2-RËNIA E NDJESHME E DOLLARIT AMERIKAN.

Duket që zhvlerësimi i dollarit amerikan ndaj euros dhe frika e një inflacioni të ri spostuan masa monetare nga tregu amerikan në atë europian. Kështu, patëm shitje masive të aksioneve të këtyre kompanive për t’u investuar në kompanitë e armatimeve si në Europë, ashtu edhe në SHBA. Gjatë muajve shkurt dhe mars 2025, kursi i këmbimit euro/dollar amerikan (EUR/USD) ka shfaqur luhatje të ndjeshme. Në fillim të shkurtit 2025, euro këmbehej me rreth 1.01 dollarë amerikanë. Një sondazh i “Reuters” në atë periudhë tregoi se gati një e treta e strategëve të valutave prisnin që euro të barazohej me dollarin ose të binte më poshtë, një rritje nga një e pesta e tyre muajin e kaluar. Në fillim të marsit 2025, euro këmbehej me rreth 1.09 dollarë amerikanë.[1] Kjo rënie e euros ndaj dollarit mund t’u atribuohet disa faktorëve, përfshirë zhvillimet ekonomike globale, ndryshimet në politikat monetare të bankave qendrore dhe luhatjet në tregjet financiare. Është e rëndësishme të theksohet se kursi i këmbimit ndikohet nga një sërë faktorësh dhe mund të ndryshojë në varësi të kushteve ekonomike dhe gjeopolitike. Njëkohësisht ky është dhe një shkak i lëvizjes së kapitaleve nga njëri vend në tjetrin, gjë që vërtetohet me spostimin e kapitaleve nga tregu amerikan në atë europian. Kush kishte investime në dollarë në tregun amerikan, ka vënë re që vlera e tyre është ulur ndjeshëm në muajin e fundit.

3.BORXHI I MADH I EKONOMISË MË TË MADHE NË BOTË.

Ray Dalio, themeluesi i “Bridgewater Associates”, një nga fondet më të mëdha në botë, është një zë i njohur në botën e financave dhe ekonomisë. Në intervistat dhe shkrimet e fundit, Dalio ka shprehur shqetësime të thella në lidhje me borxhin amerikan dhe ndikimin e tij në ekonominë globale. Dalio ka theksuar se SHBA-të po përballen me nivele historikisht të larta të borxhit publik dhe privat. Ai paralajmëron se kjo gjendje është e paqëndrueshme dhe mund të çojë në një krizë financiare, nëse nuk menaxhohet siç duhet. Një nga paralajmërimet më të mëdha të Dalio është se dollari amerikan mund të humbasë statusin e tij si monedhë globale rezervë. Ai beson se kombinimi i borxhit të lartë, inflacionit dhe konkurrencës nga monedha të tjera (si juani kinez) mund të çojë në një rënie graduale të dominancës së dollarit[2]. Dalio beson se ekonomitë kalojnë nëpër “cikle të borxhit” dhe se SHBA-të janë në një fazë kritike të këtij cikli. Ai kërkon reforma strukturore, përfshirë uljen e shpenzimeve qeveritare dhe rritjen e produktivitetit, për të shmangur një krizë të mëtejshme. Dalio e krahason akumulimin e borxhit me grumbullimin e pllakave në arteriet e njeriut, duke argumentuar se kjo mund të çojë në një “infarkt financiar”. Ai thekson se rritja e shpenzimeve për shërbimin e borxhit mund të bëhet e paqëndrueshme dhe të shkaktojë destabilizim ekonomik. A do të mundet Presidenti Trump ta zgjidhë këtë problem dhe çfarë politikash do përdorë, asnjë nuk është në gjendje ta thotë këtë zgjidhje. Dalio propozon uljen e deficitit buxhetor në 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për të shmangur një krizë të mundshme borxhi. Ai gjithashtu paralajmëron se, nëse nuk merren masa për të adresuar këtë çështje, normat e interesit mund të rriten ndjeshëm, duke çuar në një recesion të mundshëm. Në librin e tij të ardhshëm, “Si shkojnë vendet në falimentim” (How Countries Go Broke), Dalio analizon ciklet e mëdha të borxhit dhe ofron një udhëzues për të njohur dhe adresuar situatat akute të borxhit. I pyetur se kur ekonomia amerikane mund të hyjë në krizë, Dalio u përgjigj që ekonomia amerikane do të hyjë në krizë kjo është e pashmangshme, por se kur këtë nuk besoj se mund ta di njëri. Mund të jetë për 5 muaj, për 5 vjet, por edhe për 15 vjet. Sigurisht që përderisa nuk mund ta dijë Rey Dalio se kur do të hyjnë SHBA-të në recesion, mos prisni që ky artikull t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje, ndërkohë të gjithë tashmë e dinë që zhvillimi ciklik është element konstant i zhvillimit. Sakaq, politika ekonomike e Presidentit Trump synon të garantojë një zhvillim më të madh në dekadat e ardhshme.

/Gazeta Panorama

The post Politika ekonomike, “lufta e tarifave” dhe efektet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌