Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një tryezë diskutimin për vlerësimin e reformës në drejtësi në Shqipërisë, është shprehur se kjo fushëprojektuar në mënyrë të fshehtë nga fondacioni Shqipëria e Hapur.
Berisha gjithashtu u shpreh se shqiptarët, deri para se të niste zbatimi i reformës, kanë patur procese ligjore të pranueshme, teksa shton se sot një gjë e tillë u mohohet qytetarëve.
Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.
Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.
Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.
Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.
Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?
E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.
Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.
Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.
Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.
Një skandal ka prekur konsumatorët shqiptarë, pasi vetëm disa ditë më parë janë bllokuar në Portin e Durrësit 18.3 tonë fileto pulë e ngrirë, e importuar nga Brazili, pasi ka rezultuar se ishte e kontaminuar me salmonelë.
Ky mishi i përket kompanisë “AMG Food”, e cila është krijuar në dhjetor të vitit 2019 dhe është nën administrimin e Mondi Goxha. Filetoja e pulës e kontaminuar me salmonelë, një bakter ky shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, ndodhet në treg me emrin “diMal”.
Sipas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucioni ka ndërhyrë për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit, por gjithashtu dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj “AMG Food”. Në këtë njoftim, AKU-ja deklaron se përgjigja e analizave për filetot e pulës kanë dalë që më 11 mars, por sot ka dalë me njoftimin zyrtar.
Raportohet se pavarësisht se AKU-ja ka dhënë urdhër për bllokimin e ngarkesës së mishit, kompania ka vijuar me hedhjen e produktit në treg.
Kompania do të hetohet për mosrespektimin e kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënien e informacionit të pasaktë.
Prokuroria sakaq po vijon me hetimet ndaj çështjes.
Njoftimi i AKU
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, si dhe në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve, Autoriteti Kombëtar i
Ushqimit ka ndërmarrë një sërë masash të menjëhershme dhe të strukturuara për të adresuar një situatë të identifikuar para disa ditësh gjatë proceseve të kontrollit të produkteve ushqimore të importuara në Portin e Durrësit.
Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.
Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
Për çdo zhvillim të mëtejshëm, AKU do të vijojë të informojë në mënyrë të saktë dhe të përgjegjshme.
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mirëpritur sot (28 mars) në ambasadë, Komandantin Alban Dervishi, të cilin e ka uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor.
Lajmi konfirmohet nga vetë ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se VanHorn dhe Dervishi gjithashtu kanë diskutuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve “për ta bërë Amerikën më të fortë”.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti Komandantin Alban Dervishi në ambasadë për ta uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor këtë qershor dhe për të diskutuar rëndësinë e partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë. Si pjesë e vizitës së tij, Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje”, njofton ambasada.
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët, nga ku është shprehur se forca e tij politike ka një program të qartë, e cila do mundësojë nxjerrjen e Lezhës nga ‘kolapsi’.
Lezha ka qytetarë që kërkojnë realitetin, jo mashtrime, është shprehur Gjekmarkaj, duke sulmuar edhe qeverinë, teksa thotë se qytetarët që vuajtën nga tërmeti ende presin kompensimet dhe mbështetjen e munguar.
“Sot, ne kemi një program të qartë dhe të vendosur, një plan emergjent që do ta nxjerrë Lezhën nga ky kolaps. Nuk mund të pranojmë më fasada të shndritshme dhe premtime të pambajtura! As lyerje fasadash pas tërmetit, as manipulime për vota! Lezha ka qytetarë që kërkojnë realitetin, jo mashtrime! Qytetarët që vuajtën nga tërmeti ende presin kompensimet dhe mbështetjen e munguar, ndërsa bashkia dhe qeveria i kanë lënë të vetëm, pa asnjë shpjegim të qartë.
Lezha është e mbytur nga trafiku, kaos në rrugët nacionale dhe asnjë investim në rrugët turistike. E po aq tallëse rruga Milot-Balldren.
Lezha nuk ka më kohë për humbje! Ne e dimë se qytetarët janë të lodhur nga dështimet dhe indiferenca e pushtetit. Ky qytet ka humbur mundësinë të zhvillohet dhe të ecë përpara gjatë këtyre 12 viteve. Ata që pyesin së kë do votonte Fishta, e dëshmojnë fort mirë seriozitetin e shqetësimeve”, tha ai.
Fjalimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Lezhës,
( Dy fjalë Ulsiut për Fishtën)
Po shoh disa pankarta që flasin për një fabrikë që jua ka bërë jeten të vështirë qytetarve të Lezhës! Aty shkruhet “Kancer”, po e tillë është. Me PD në pushtet ai problem do të zgjidhet, ua japë fjalën për këtë.
Lezha ka nevojë për një udhëheqje të re, një frymë të re dhe një angazhim të pakushtëzuar për të ardhmen e saj. Partia Demokratike, me listen e saj, me dy kandidatët e saj të angazhuar, znj. Lindita Metaliaj dhe z. Gjin Gjoni, është e gatshme të rikthejë shpresën dhe të sjellë drejtësi për qytetin tonë
Pas 12 viteve të qeverisjes së Rilindjes, Lezha ka mbetur në hije, pa ndihmën që meriton. Politikat diskriminuese dhe dështimi i një qeverie që ka privilegjuar interesat e grupeve të ngushta mbi të mirën e qytetarëve, e kanë lënë Lezhën pa zhillimin e merituar.
Bujqësia është shkatërruar, ekonomia ka rënë, shëndetësia është në kolaps dhe arsimi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Kjo nuk është qeverisje,është një dështim i madh!
Sot, ne kemi një program të qartë dhe të vendosur, një plan emergjent që do ta nxjerrë Lezhën nga ky kolaps. Nuk mund të pranojmë më fasada të shndritshme dhe premtime të pambajtura! As lyerje fasadash pas tërmetit, as manipulime për vota! Lezha ka qytetarë që kërkojnë realitetin, jo mashtrime! Qytetarët që vuajtën nga tërmeti ende presin kompensimet dhe mbështetjen e munguar, ndërsa bashkia dhe qeveria i kanë lënë të vetëm, pa asnjë shpjegim të qartë.
Lezha është e mbytur nga trafiku, kaos në rrugët nacionale dhe asnjë investim në rrugët turistike. E po aq tallëse rruga Milot-Balldren.
Lezha nuk ka më kohë për humbje! Ne e dimë se qytetarët janë të lodhur nga dështimet dhe indiferenca e pushtetit. Ky qytet ka humbur mundësinë të zhvillohet dhe të ecë përpara gjatë këtyre 12 viteve. Ata që pyesin së kë do votonte Fishta, e dëshmojnë fort mirë seriozitetin e shqetësimeve.
Po për çfarë qeverisje mund të flasim për rilindjen? Për një qeverisje që shikon vetëm interesat e ngushta dhe qëllimet e veta, duke lënë pas çdo mundësi zhvillimi për qytetarët e thjeshtë!
Dy fjalë Ulsiut për Fishtë se më ka cituar!
Po të isha përfaqësues i asaj partie do skuqesha ta permendja Fishtën e madh! Une jam rritur me librat e tij, lexuar e rilexuar, për shije njerzore e profesionale! Ati im shpirtëror At Zef Pllumi, nxënësi i tij i zgjedhur, më ka bindur që ai ishte Patrioti më i madh i ketij Kombi. Partia e Ulsiut i hoqi eshtrat nga varri dhe ja gjuajti në lumë, i ndaloi veprën, e shpalli armik! Duhet pak skuqje e turp për t’ja zënë emrin me gojë! E duan Fishtën patronazhist! Nuk e bëjnë dot. Nga atje i përqesh se as të “Gomari i Babatasit” nuk u gjen vend!
Ardian Ismajli ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, por nuk zbriti në fushën e lojës në asnjë prej dy sfidave. Ai qëndroi në stol, në gatishmëri për trajnerin Silvinjo, por nuk iu dha asnjë minutë në fushën e lojës për shkak të situatës me një dëmtim që e shoqëroi që në fillimin e grumbullimit.
Ai dëmtim duket se do të lërë jashtë fushe përsëri për disa kohë mbrojtësin kuqezi, pasi klubi i Empolit ka bërë të qartë se lojtari nuk do të jetë në dispozicion për javët në vijim.
Sipas një njoftimi zyrtar të klubit, Ismajli ka probleme në kofshën e djathtë dhe ka nisur fazën e riaftësimit me stafin mjekësor të klubit. Kësisoj, ai do të mbetet jashtë për ndeshjet e radhës, shumë delikate për Empolin që është përfshirë në luftën për mbijetesë.
Demokrati Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjete sociale, i ka bërë thirrje ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila që t’i japë përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë, kjo pas skandalit me 27 ton mish të importuar nga Brazili, i cili rezultoi me salmonelë.
Lidhur me këtë skandal Këlliçi shkruan ne Facebook:
“Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë!
Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV.
Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave. Kjo është një çështje urgjente!!! Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.
Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi se ka nisur procedurat e gjurmimit dhe bllokimit të një sasie mishi pule, i dyshuar me Salmonelë, që është importuar në vendin tonë nga Brazili, përmes Portit të Durrësit.
Sipas AKU, është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Subjekti importues do të hetohet për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.
Kapriçot e natyrës me reshje të shumta breshëri kanë bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë.
Siç shihet nga fotot, qindra parcela të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht. Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm.
Në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.
Nëse ju keni motër/ra, jeni një person më i mirë sipas një studimi të publikuar në Journal of Family Psychology.
Sipas këtij studimi, të kesh motër rezulton në përmirësimin e shëndetit mendor dhe rritjen e vetëvlerësimit.
Analiza statistikore tregoi se prania e një motre i mbronte adoleshentët veçanërisht “nga ndjenja e vetmisë, padrejtësisë, fajit, frikës apo mungesës së dashurisë”. Ndërsa nuk kishte rëndësi nëse motra ishte më e vogël apo më e madhe, apo sa vite ndryshim në moshë kishte me vëllezërit/motrat.
Cilat janë përfitimet e të pasurit një motër
Shëndeti mendor
Motrat shpesh bëhen aleatet tona dhe streha jonë kur jemi të dëshpëruar ose në ankth. Ato luajnë një rol në promovimin e shëndetit mendor pozitiv, me studimin e BYU që zbuloi se të kesh një motër i mbron adoleshentët nga shumë emocione negative, pavarësisht nëse janë më të rritur apo më të rinj.
Fakti që motrat veprojnë si terapistet tona personale ka një ndikim të madh në shëndetin tonë mendor, duke reduktuar shanset për depresion.
Aftësi sociale
Motrat gjithashtu sigurojnë që vëllezërit e tyre të bëhen bashkëbisedues dhe dëgjues më të mirë, me hulumtimet që sugjerojnë se burrat që kanë motra janë më të mirë në bisedat me gratë. Më konkretisht, ato ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi sociale, të tilla si komunikimi, kompromisi dhe negocimi.
Pavarësia
Ju gjithashtu mund të falënderoni motrën tuaj për pavarësinë tuaj. Në Universitetin e Ulsterit , një ekip psikologësh që testuan mirëqenien emocionale të 571 të rinjve, arritën në përfundimin se ata që kishin motra ishin më autonome dhe më ambicioze. Duke u shprehur se duket se ka “diçka” në situatën familjare me numrin e vajzave që çon në inkurajim më të madh për pavarësi.
Studiuesit deklaruan se marrëdhënia midis dashurisë për vëllezërit dhe motrat dhe veprat e mira ishte dy herë më e fortë se ajo midis kujdesit prindëror dhe veprave të mira.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, a shtruar mbrëmjen e sotme iftar për besimtarët myslimanë, duke thënë se në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë.
Rama tha se e shijon me naivitet këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazani, duke shtuar se është muaji ku na jepet mundësia ndjehemi mirë në besimin te njerëzia dhe rrjedha pozitive e jetës.
Rama: Kjo sofër tradicionale më jetë një ndjesi gati fëmijënore gazimi dhe mund të them me një farë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit ku na jepet mundësia të ndjehemi mirë në besimin te njerëzia dhe rrjedha pozitive e jetës. Në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë.
Në ditë si kjo unë jo myslimani mendoj gjithmonë mirësinë e të jetuarit në një vend ku ritet e besimet shfaqen në harkun e vitit si pjesë shumë të bukura të të njëjtit gjerdan në petkun e kombit tonë.
Ndërkohë që politika dhe andrallat e jetës anojnë nga tensioni, momentet si ky janë esulluese për njerëzit.
Siç e përmendi edhe në intervistën e tij, Kristian Zaneti ka një dobësi për argjentinasit dhe më të mirët i dëshiron në radhët e Interit.
Kristian Romero i Totenhemi dhe Santiago Kastro i Bolonjës, dukshëm do të jenë objektivat e merkatos së verës. Mbrojtësi 27-vjeçar është në vitin e parafundit të kontratës me “Spursat” dhe mund të largohet për 20-30 milionë euro. Për një rinovim të prapavijës, ai do të ishte i domosdoshëm për planet e Inzagit që dëshiron të rinovojë edhe sulmin.
Njëri mes Arnautoviçit dhe Korreas do të largohet në verë dhe 20-vjeçari i Bolonjës duket profili i duhur. I rritur në mitin e Lautaros ai do ta përqafonte projektin interist nëse klubi paguan 35 mln euro.
Lidhur me riatdhësimin e 19 vjeçarit në Shqipëri, Policia e Shtetit ka reaguar duke u shprehur se ka qenë nëna e tij e cila pretendonte se i biri ishte rrëmbyer në Freetoën të Sierra Leone, e që më pas ai ka arritur të shpëtonte veten duke shkuar në stacionin e policisë të këtij qyteti.
Policia e Shtetit njofton se u finalizua me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i 19 vjeçarit.
“Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri.
Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.
Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.
NJOFTIM
Policia e Shtetit
Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.
Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetown, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.
Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetown në Tiranë.
Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.
Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetown për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri.
Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetown, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.
Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.
Policia e Shtetit falënderon homologët për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtij operacioni ndihme dhe riatdhesimi.
Si e mori tenderin Kompania për të rindërtuar në pallatin kur ishte e sekuestruar?
Më 4 gusht të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e këtij pallati por edhe të tjerë. Objekti i këtij tenderi është “Minikonkursi Nr.25 (Kontrate ne baze te Marrëveshjes Kuadër me REF-67609-08-03-2020) – “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për zonën e re për zhvillim Krujë, Paketa A, Objektet A+J, B, C, D+G, E, F+H, I, njësia administrative Krujë, Bashkia Krujë. (Programi i Rindertimit)
Për këtë tender është hapur gara për projektimin dhe kompaninë që do të merrej me këtë shërbim.
“Minikonkursi Nr.19- (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-66894-07-27-2020) – “ “Shërbime projektimi per projektin teknik dhe marrjen e lejes se ndertimit per ndertesat njesi banimi (pallat) ne perputhje me PDYV-ne e zonës Thumane”, Njësia Administrative Thumane, Bashkia Kruje. (Programi i Rindërtimit)”. Në garë morën pjesë 22 bashkime subjektesh, fituese rezultoi Erald – G” sh.p.k dhe Transport Highëay Consulting” sh.p.k.
Ndërsa kompania supervizore rezultoi fituese Archi-Space shpk, me ortakët themelues të shoqërisë Luçjano Bojaxhiu me 50% të kapitalit dhe Rais Petrela me 50% të kapitalit. Më 2 shtator 2016, me anë të kontratës së shitjes së pjesëmarrjes së kapitalit, Luçjano Bojaxhiu shet 50% të kuotave të kapitalit në favor të Z. Rais Petrela, kundrejt çmimit 50 lekë.
Kontrata është nënshkruar në bazë të marrëveshjes kuadër, plotë 6. 5 miliardë lekë. Paratë u fituan nga kompania “Pe Vla Ku” shpk, e cila do të merrej me ndërtimin e pallatit ku do të strehoheshin banorët e prekur nga tërmeti. Por edhe familjeve që u ishte shembur banesa për shkak të rindërtimit, por jo prej lëkundjeve të tërmetit do të strehoheshin në këto godina.
Romina Radonshiqi eksperte ekonomie thekson se: “Qeveria duhet të strehoj qytetarët e ka detyrim ligjorë nga një akt të tillë”.
Miliarda lekë përfitoi kompania, por sipas analizës së tenderit të dhëna tronditëse dolën në skenë.
Kompania “PE VLA KU” shpk, pas një verifikimi të kryer në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton e bllokuar nga përmbarimi.
Konkretisht në datë 18.12.2017, me anë të urdhrit Nr. 1303 Prot “Për Vendosjen e sekuestros konservative”, lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor Altin Vako, u urdhërua vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet që zotëron debitori subjekti “PE – VLA – KU” shpk.
Ky urdhër ka qenë në fuqi deri më 23 tetor 2020, u urdhërua lirimi nga sekuestro konservative i të gjitha aksioneve të zotëruara nga debitori shoqeria “PE – VLA – KU”.
Edhe pse sekuestro është hequr në tetor të vitit 2020 në kohën kur është dhënë tenderi për ndërtimin e pallatit në Thumanë, Kompania ka qenë në sekuestro.
Dhe urdhri ka qenë në fuqi në momentin e vlerësimit të ofertës dhe në momentin e shpalljes së tenderit nuk ishte hequr ende sekuestro konservative.
Të qenit nën sekuestro e aksioneve të kompanisë “PE VLA KU” për detyrimet që ky subjekt ka pasur ndaj palëve të treta me shumë mundësi, sipas ligjit për përmbarimin privat i jep mundësinë këtij të fundit të nxjerr në ankand çdo pasuri të subjektit qofshin këto makineri e pajisje apo sekuestrim të të ardhurave financiare.
Avokati Shpati sqaron në parim se: “Nga fjala sekuestrim do të thotë se çdo veprimtari është e bllokuar dhe çdo veprim i kryer nga ky subjekt është i jashtëligjshëm. Pra zhvillon aktivitetin në shkelje ligji nuk duhet të marr tender dhe ai që e ka dhënë tenderin është duke shkelur ligjin”.
Kjo situatë krijon risk dhe nuk jep besueshmëri dhe garancinë e duhur Fondit Shqiptar të Zhvillimit se ky subjekt do të realizonte e përfundonte punimet e kontratës. Rrjedhimisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk mund dhe nuk ka asnjë arsye ligjore për ta marrë vetë përsipër riskun duke ia besuar punët e kontratës një shoqërie që pasuritë e veta ia ka nën sekuestro e që në çdo kohë mund ti dal në ankand.
Sakaq Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk duhet ta kishte kualifikuar në këto kushte, ndërkohë që ka ftuar edhe jo pak, por me shume se 17 subjekte të tjera ne garë. Me qëllim që të garantohej shpallja e shpejt e një fituesi që plotëson kriteret për kualifikim me aftësi dhe kapacitete e duhura si dhe me besueshmërinë për të realizuar me sukses punimet objekt i kontratës.
Në bazë të ligjit të prokurimeve neni 46/1 i cili i jep mundësinë Autoriteti Kontraktor që në fazën e vlerësimit të ofertave të bëj përzgjedhjen si fitues operatorin që ka:
“Kualifikimet e nevojshme teknike profesionale kapacitete organizative makineritë pajisjet asetet te tjera fizike aftësinë organizative besueshmërinë përvojën e duhur si dhe personelin e nevojshëm për të zbatuar kontratën siç është përshkruar nga autoriteti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës”.
Konform këtij ligji operatori “PE-Vla-KU” duhej të s’kualifikohej sepse nuk ofronte besueshmërinë e duhur sipas nenit 46. Por drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk pyeti për këtë ligj duke marr riskun e mos zbatimit apo shtyrjes së afateve në dëm të popullit dhe konkretisht këtyre familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe shteti.
Por si u reflektua realisht në punime ky problem i kompanisë dhe lëshimi i qindra miliona lekëve që i bëri FSHZH-së kompanisë në kurriz të qytetarëve?
Paketa A që përfshinte disa njësi banimi kanë filluar në janar 2021 dhe duhet të përfundonin në qershor të vitit 2021 me mbi 8 njësi kolektive dhe përafërsisht 160 apartamente.
Gazetarët e emisionit “Vetting” zbuluan se kjo kompani për shkak të problemeve me sekuestron, por jo vetëm nuk i ka mbaruar pallatet e kontraktuara në kohë. Por edhe jashtë afateve sipërfaqja e projektuar për të ndërtuar ishte një kantier ndërtimi me vinça, mjete të rënda teksa në pallatet e ndërtuar karabinaja nuk ishin vendosur pllakat, dritare, dyer madje nuk ishin kryer as suvatimet dhe termoizolimi.
Këto kishin mbetur pa përfunduar në fillim të gushtit 2021 ku shtatori përsëri do ta gjente në kantier këtë vend.
Kush mbajti përgjegjësi për tejkalimin e afateve?
Kush mbajti përgjegjësi për parat e shpërdoruara që këta banorë të vazhdonin të paguheshin me bono qiraje sepse firma që kishte fituar padrejtësisht tenderin kishte zvarritur punimet?
Kush mbajti përgjegjësi për ato familje që jetuan në banesa me qira dhe e paguan nga xhepi se ju ndërpre bonusi? Një zinxhir i gjatë ku çdo hallkë pasohej me dëm. Për ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa problemi nis në procedurat e tenderave në përgjithësi: “Tenderat janë dhënë me vlertë gati 100%, në këto kushte procesi nuk ka integritetin e duhur”.
Për 90-vjeçarin Sali Gasa, historia është më shumë se një varg fatkeqësish dhe tragjedish. Dita e tërmetit solli edhe më shumë rrethana të dhimbshme, gruaja e tij, pasi mori vesh se në familjen e saj për shkak të tërmetit kishin humbur jetën nipi bashkë me të atin, humbi kujtesën, këto ishin një goditje shumë e madhe për bashkëshorten Drita Gasa.
Shteti merr çdo gjë që i përket, ky 90-vjeçar vazhdon të kërkojë nëpër gjykata dhe zyra, ndërkohë që sfidat dhe problemet rriten çdo ditë e më shumë. Në këtë tragjedi, ku duhet të ishte një rikuperim dhe një ndihmë, ai ka mbetur vetëm në kërkim të asaj që i takon. Çdo shpresë dhe çdo mundësi, sikur janë një mrekulli që i janë hequr, ndërsa ai kërkon drejtësi. Ai ndjen se gjithçka është thjesht një shaka tragjike që luhet mbi shpinën e tij.
Sali Gasa thekson se këto para janë lekët e burgut. 90-vjeçari ka vuajtur në kohën e komunizmit dhe po ndëshkohet edhe sot në kohën e demokracisë. Me paratë e burgut politik arriti të blejë banesat në Thumanë, 4 hyrje të gjitha me certifikatë pronësie u prishën për të rindërtuar Thumanën.
Por fëmijët e të moshuarit mbetën pa banesa sepse shteti nuk ua siguroi pronën të dhënë me kushtetuese.
Më tej i moshuari Sali Gasa sqaron se: “Pallati nr.42 kam pas 3 hyrje në emrit të fëmijëve dhe djalit. Në pallatin 35, ka qenë një hyrje, 4 shtëpi kemi përfituar për 11 frymë dhe 5 kryefamiljar. Shtëpitë i kemi blerë vet të gjitha të regjistruar në hipoteke në emër të fëmijëve.”
I moshuari ka kaluar një jetë plot vuajtje dhe sakrifica, ende nuk ka mundur të gëzojë pronën e tij. Ai tregon me zemërim se: “Pavarësisht se ato shtëpi i ka blerë vetë, shteti ende nuk ia ka dhënë atij siç i takon”.
Sali Gasa shprehet i pikëlluar se: “Janë shtëpitë tona i kemi blere vet nuk na i ka dhënë shtetësi jemi të përndjekur politik, shteti duhet të na i kishte dhënë falas, jo me na i marrë. Jam liruar në vitin ‘90 nga burgu politik, kam bërë 18 vite e 6 muaj në burg, jam liruar me urdhër të Ramiz Alisë”. 90 vjeçari shprehet me një ton të theksuar pikëllimi dhe shqetësim.
Sipas të moshuarit është shkelur nenit 17, ai sqaron se: “Na kanë kthyer përgjigje do merren shtëpitë në bazë këtij neni këtij akti mashtrime”.
Kërkesa ime është ballafaqim, nëse unë dal fajtor, të jap edhe këtë hyrje që kam këtu.”
Me këto fjalë, Sali Gasa thekson me dhimbje jo vetëm vështirësitë e jetës, por edhe pasigurinë që ka pasur për të ofruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij, ndërsa shteti dhe autoritetet duket se e kanë lënë të vetëm në përballje me sfidat e jetës. I moshuari është ankuar dhe ka vënë në dijeni çdo institucion si përfaqësues ligjor, por përveç premtimeve asnjë hap tjetër nuk është marr. Duke u shtrënguar ti drejtohet derës së gjykatës.
Gasa shprehet se: “Jam ankuar dhe kam hapur gjyqet! Në gjyqin e parë zv.kryeministrja, në bazë të aktit normativ na takojnë hyrjet më vete, siç i kemi pasur”
Një tjetër familje përballet me një problem të ngjashëm, që duket se ka të bëjë me një burokraci të pashpjegueshme dhe të pafalshme. Ata kishin dy banesa, por pas tërmetit, vetëm njëra prej tyre iu dha nga institucionet. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata janë ende të mbetur në pritje të asaj që duhet të ishte një zgjidhje e thjeshtë, një ndihmë që ka mbetur vetëm premtim.
Avokati Enver Shpata shprehet se: “Bashkia për sa kohë se e ka përcaktuar me listën e të dëmtuarve dhe ka bërë më pas selektime, që do të thotë se është e kundraligjshme”
Padyshim që ky është një tjetër shembull i administratës që nuk arrin të ofrojë një zgjidhje për ata që kanë vuajtur, e cila nuk është thjesht një histori për t’u treguar, por një realitet të cilin shumë qytetarë të këtij vendi vazhdojnë ta përjetojnë, duke mbetur në pritje të një “miratimi” që duket se nuk vjen kurrë.
Mirela Fifo një tjetër banore e Thumanës për Vetting shprehet se: “Unë kam patur dy hyrje në këtë pallat, por bashkia jonë ma ka refuzuar banesën tjetër.”
Me fjalët e saj, ajo shpreh një frustrim të thellë ndaj një sistemi që përpiqet t’i japë “zgjidhje”, por në fakt ka bërë më shumë dëm se sa mirë. Kjo është një situatë që pasqyron shumë prej problemeve që përballen qytetarët çdo ditëm premtime të thyera, shkelje të të drejtave dhe një administratë që nuk zgjidh problemin, por që është vet problemi.
Mirela Fifo thekson se: “Pallati është shembur për rindërtim: Sipas tyre jemi të pajisur, ne kemi qenë të shkallës DS3, kemi prit lekët për ta riparuar pallatin dhe me për të hyrë dhe jo për të na i prish e mos të na jepnin fare”.
Denoncuesja shpërthen në ndjenjë zemërimi pasi shtëpia ka qenë me certifikatë pronësie e pajisur që në vitin 2006, por ky sistem nuk ia njohu të drejtën e pronës. Ky është një tregim i një familjeje, që pavarësisht se kanë kaluar një jetë të tërë duke punuar dhe kontribuar në këtë vend, nuk kanë mundur të gëzojnë atë që ligjërisht ju takon.
Më tej Mirela Fifo thotë se: “E kanë prish për projekt në bashki dhe komunë i jemi drejtuar e s’na kanë dhënë zgjidhje i jemi drejtuar gjykatës kërkojmë pronën tonë të fëmijës tim”.
Fifo akuzon dhe zbulon dhe një tjetër fytyrë të së vërtetës, ajo shprehet se ka pas dhe raste abuzimi.
“Ka familjar të tjerë që kanë pasur një plus një dhe kanë marr 3 plus 1 dhe unë që kam pas shtëpinë time me dokumenta, s’ma jep shteti.”
Ndërsa për të plotësuar sa e sa familje ka shteti, dmth ma merr mua ja jep atyre” sqaron zonja Fifo.
Mirela Fifo nuk ka lënë vend pa u ankuar, por të gjithë i tregojnë para fytyrës një VKM të nxjerrë në kohë emergjence që mesa duket “shkel” edhe mbi kushtetutën.
“Kam folur edhe vet me kryetarin dhe s’kam shkuar më se me tha sipas ligjit je e plotësuar.”
Çështjen aktualisht edhe Mirela Fifo e ka depozituar në gjykatë, por një rreze shprese e dhënë nga avokati mban këto familje me sytë nga peshorja e drejtësisë.
Fifo u shpreh se: “Avokati thotë se është pronë me dokumenta, nuk e mohon dot askush. Kërkojmë shtëpinë tonë metrat katrore nuk kërkojmë asgjë tjetër”.
Denoncimet dhe dëmi që shteti i rëndoi individit pas tërmetit vijon të mbetet një sforco.
“Jemi totalisht të zhgënjyer, nuk kemi gjet asnjë të drejtë”- thekson Fifo.
Blerim Myrta pas tërmetit është diskriminuar pasi edhe pse e ndante vetëm një mur nga komshiu i tij. ASHK-ja i refuzon legalizimin e banesës, ndërsa familjes tjetër ia pranon.
Blerim Myrta një tjetër banor i pallatit sqaron se: “Unë objektin e kam pas 187 m2. I kam pas me certifikatë pronësie, ndërsa pjesën tjetër ka qene në proces legalizimi që para tërmetit.
Blerim Myrta
Më datë 10 prill 2020 më ka ardhur përgjigja që objekti është përjashtuar nga procesi I legalizimit.
Rrjedhimisht edhe dëmshpërblimi ishte sa çereku i pronës që ai posedonte.
Avokati i çështjes shprehet se ky është një rast i paprecedent pasi në bazë të procedurave ligjore ashk duhet ta kishte regjistruar pronën sipas tij jemi në kushtet e diskriminimi.
Sinkron avokati: “ Për njerëz të barabartë kanë bërë diferencime që për mua nuk janë aspak të ndershme dhe as njerëzore”.
Të gjithë këta qytetarë, janë në këtë situatë tragjike pikërisht për shkak të menaxhimit të gabuar të tenderave dhe fondeve publike, të cilat shpesh janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Vendimet e marra nga autoritetet shtetërore nuk kanë pasur si prioritet përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, por përfitimin nga kontratat e dyshimta dhe shpërndarja e fondeve përmes rrugëve të pandershme. Ky sistem ka krijuar një hendek të thellë midis premtimeve dhe realitetit, duke i lënë qytetarët pa të drejtat e tyre, duke e kthyer çdo mundësi për përparim në një iluzion. Kjo është një situatë ku jo vetëm që ata nuk gëzojnë asgjë nga ajo që u takon, por janë të detyruar të luftojnë nëpërmjet procedurave të pafundme ligjore, të cilat nuk sjellin asnjë rezultat konkret.
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa në analizojnë situatën se për shkaka të menaxhimit të gabuar nga autoritet, problemi bije më pas tek banorët: “Pasojat e saj janë të qarta, produkte që kalojnë ndjeshëm për nga pikëpamja e cilësisë së tyre dhe kosto që shpesh herë i kemi parë që janë abuzive”.
Rindërtimi në Thumanë ka kaluar në një proces shkeljesh të së drejtave themelore për familjet që kanë pasur prona me certifikata pronësie.
Nëse tërmeti i dëmtoj pjesërisht shtëpitë e tyre, shteti ju shembi dhe ju premtoj tua ndërtonte nga e para. Banesat të cilët ishin të dëmtuar pjesërisht, shteti i shembi për të ndërtuar Thumanën dhe strehuar banorët që kishin humbur banesat.
Emisioni “ Vetting” kontaktoi me disa banorë që shtëpitë e tyre ishin të dëmtuara dhe sipas komisionit të rivlerësimit ata duheshin të riparoheshin, por që shteti ju shembi, duke ju garantuar se do ju jepte banesa të reja. Banorët e Thumanës denoncojnë për emisionin “Vetting” padrejtësinë që u është bërë:
“Çfarë borxhi jua kemi ku i kemi mundësit ekonomike neve për t’u përplasur nëpër gjykata, kjo është një e drejtë që po na mohohet ta gjejnë ku të duan pronën që kam patur” sqaron Vera Fifo.
Teksa më tej një tjetër banor shprehet se: “Na i premtuan që do na jepnin sipas nenit 17 germa c, nuk na i kanë dhënë, vetëm mashtrime.”
Si Vera Fifo dhe Sali Gasa janë dhe shumë familje të tjera që kanë përjetuar tragjedinë e tërmetit dhe lënë në një situatë të pasigurt dhe të padrejtë 5 vite më vonë. Pas dëmtimit të banesave të shkallës DS3 pra për rikonstruksion, pallati i tyre sërish u shemb për të rindërtuar Thumanën sot .
Vera Fifo shprehet për Vetting se: “Dëmet tona kanë qenë e dëmtuar DS3, na I kanë shembur për rindërtimin jo se ishte e dëmtuar nga tërmeti. Na i shemben për të na i ridhëne nuk na i kanë dhënë kemi gjithë këto vite që po vuajmë. Ky është dëm ekonomik që ne po e vuajmë prej 5 vitesh”.
Janë ankuar në bashki, por i kanë kthyer përgjigje se në bazë të aktit normativ janë pajisur, por faktikisht banesa e tyre nuk u dëmtua nga tërmeti, por nga vet shteti.
Problem qëndron se për pronën e tyre kanë rezultuar dy akt konstatime, një që i dhanë banorëve dhe një që mbahej në dosjet e njësisë administrative Thumanë. Ajo që “fshihej” në dokumenta e nxirrte pallatin të dëmtuar të shkallës DS5.
Enver Shpati jurist shprehet për Vetting se: “Këshilli bashkiak ka marr vendim që për mua s’bën sens që një këshill bashkiak të marr një vendim, ta prish banesën ta rindërtoj nga një 2 katesh në 5 katesh dhe mos t’u japi banorëve. Familjet nuk kërkojnë më shumë nga çfarë ata kishin.”
Në tokën ku ka qene shtëpia e tyre është ngritur një 5 katësh nga 2 kate që ishte pallati i tyre, por këtyre banorëve nuk ju dha banesë aty ku ishin, por nga 3 banesa që ata zotëronin para tërmetit me certifikata pronësi ju është dhënë vetëm 1 duke ju mohuar për pasojë e drejta e pronës.
Banorja Vera Fifo sqaron se: “Tani ndërtesën e djalit me certifikata pronësie nuk na i ka dhënë ambientin e punës, nuk na i kanë dhënë ka qene ambient pune kemi paguar taksa në me licencë.”
Qytetarët e Thumanës që kanë kontribuar për zhvillimin e komunitetit kanë respektuar ligjet, por tashmë përballen me një realitet ku po vuajnë. Shteti ndërmori shembjen e këtyre shtëpive, me premtimin për ndihmë dhe strehim më të mirë. Por, për shumë qytetarë, si Vera Fifo, kjo ndihmë ka qenë e papërmbushur, duke i lënë ata në një gjendje akoma më të vështirë se para katastrofës.
Ky është një shembull i qartë se si shumë qytetarë, pavarësisht se janë të mbështetur nga ligji dhe kanë pasur të drejta pronësie, janë të detyruar të përballen me një sistem që jo vetëm nuk i mbron, por edhe i trajton me padrejtësi në momentet kur kanë më shumë nevojë.
Më tej, Vera Fifo shprehet se: “Kemi kontribuar për këtë vend këtu ishte dy-katëshe e kanë tjetërsuar e kanë bërë 4 kate, u bë na kanë tjetërsuar vendin nuk marrin parasysh metrat që kishim. Jemi një familje që nuk përfitojmë në kurriz të të tjerëve.”
Vera, një grua që ka kaluar një jetë të tërë duke luftuar për të drejtat e saj, sot ndodhet në një situatë dramatike. Pas 30 vitesh mundimesh, ajo shtron pyetjen e fortë:
“Për çfarë arsye kemi kontribuar kaq shumë për këtë vend, kur asgjë nuk na është kthyer?”
Ajo dhe shumë të tjerë përballen me një sistem që dështoi të ndihmojë ata në kohën e duhur. Ndërsa premtimet për ndihmën dhe dëmshpërblimet mbeten të pabazuara, Vera kërkon për të ardhmen e djalit të saj, që të mos shohë veten të detyruar të largohet nga vendi që ka mundur ta quajë shtëpi. Në një shoqëri ku të drejtat e individëve shpesh injorohen, pyetja që mbetet është:
Ku janë premtimet e bëra dhe kush do të marrë përgjegjësinë për ato që janë lënë pas?
”30 vite mund na janë hedhur poshtë nuk kërkojmë asgjë përveç se aq sa na takon ku janë premtimet ku është e ardhmja e djalit tim, që ta dëboj e të iki rrugëve të botës për çfarë arsye kujt ja kemi borxh neve. Që nuk kam parë as rinin time, as fëmijët e mi për të ikur, të punuar zvarritur rrugëve, për mos t’i renë në qafë, asnjë dua metrat katror siç i kam pasur,” shprehet e indinjuar Vera Fifo.
Pas ankesave të njëpasnjëshme në bashki, në njësinë administrative e vetmja rrugë i mbeti gjykata çështja është hapur dhe po vijon procedurat ka 1 vit.
Vera Fifo shprehet e shqetësuar se shteti i ka kthyer në pikën zero: “Jemi tek Gjykata Administrative, ka një vit pa përgjigje, zvarritje, zvarritje. Kujt ja kërkojmë, ku të vemi nuk duan as njerëz që janë në punë të vetë kë do ky shtete të marrim akte ekstreme.
Kërkoj metrat siç i kam patur, kërkoj ambientin e punës siç e kam patur, asnjë gjë më tepër nuk dua i kam arritur të gjitha nuk kam parë rinin time i kemi vënë krahët shtëpisë që fëmijët tanë mos ta fillonin nga zero dhe ne sot e kësaj dite shikoni vajtëm në këtë pikë.”
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian për Ukrainën në Paris, ka deklaruar se shteti i tij nuk mund të dërgojë më trupa ushtarakë në vendin luftues.
Mitsotakis u shpreh se Greqia nuk është një nga vendet që mund të jetë e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë.
Ai theksoi se është e rëndësishme të fokusohet në vendosjen e armëpushimit, e jo tek diskutimi i dërgimit të trupave, siç raporton To Vima.
“Emëruesi i përbashkët i diskutimeve të sotme është se e duhet të arrijmë një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur. Siç dihet, Ukraina ka pranuar në parim një propozim të tillë për një armëpushim 30-ditor, të cilin për fat të keq Rusia ende nuk e ka pranuar. Rrjedhimisht, i gjithë presioni në këtë moment duhet t’i ushtrohet Rusisë, që të mos vazhdojnë këto sulme ushtarake kundër Ukrainës, veçanërisht kundër infrastrukturës, në mënyrë që të arrijmë këtë armëpushim fillestar.
U diskutua çështja e garancive të sigurisë që vendet e tjera mund të jenë në gjendje t’i japin Ukrainës. Greqia nuk është një nga vendet e gatshme që të dërgojë trupa në Ukrainë, si pjesë e aleancës së vullnetarëve dhe gjithashtu beson se i gjithë ky diskutim mund të jetë pak përçarës dhe të mos na lejojë të fokusohemi në gjënë kryesore, që nuk është gjë tjetër veçse si do arrijmë në këtë moment që lufta të përfundojë një orë e më parë. kjo mund të bëhet vetëm përmes një armëpushimi fillestar.”, është shprehur Kyriakos sipas medias greke.
Ka disa gjëra në dukje të vogla që e bëjnë të jetë ndryshe presidentin e Realit, Florentino Perez. Numri një i Realit nuk nënshkruan në janar, as nuk paguan bonuse për fitoren e një ndeshjeje apo kalimin në një tur tjetër kualifikues.
Por me raste ndodh që ai ta prishë qasjen apo rregullin e tij. Presidenti i Madridit, siç ka raportuar “Cope” dhe “Marca”, i ka paguar secilit lojtar 250,000 euro për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Çmimi ka një shpjegim.
Presidenti vlerësoi përpjekjen e bërë nga ekipi në këtë sezon, pasi ata kanë luajtur katër ndeshje më shumë se në formatin e mëparshëm të kompeticionit (Liga e Kampioneve): dy të tjera për fazën e re të grupeve, plus dy të tjera për të shmangur hyrjen e drejtpërdrejtë në raundin e 16-të dhe në vend të kësaj luajnë një play-off kualifikues kundër Sitit.
Në total, Reali ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje, krahasuar me 13 që i nevojiteshin sezonin e kaluar për të ngritur trofeun në Londër kundër Dortmundit, ndërsa këtë sezon, nëse do t’i shkojë deri në fund dhe të kapte finalen e Mynihut, do t’i duhen plot 17 ndeshje!
RREGULLI – Rregulli apo ajo çfarë rëndom ndodh në Madrid te Reali, është që klubi dhe lojtarët të bien dakord për të gjitha shpërblimet në fillim të sezonit. Kjo vjen nga bisedimi mes kapitenëve dhe presidentit të klubit. Paguhet për fitimin e titujve, jo për ndeshjet specifike, dhe çmimi i madh është nëse sigurohet suksesi në Ligën e Kampioneve dhe më pas La Liga. Gjithsesi, bonuset e këtij sezoni janë negociuar, duke pasur parasysh, natyrisht, Botërorin e ri për Klube.
Nëse obsesioni i madh i Xhani Infantinos ishte që çmimet, të cilat sapo u shpallën nga FIFA, të kalonin ato që jepen sipas formatit të ri të Champions League, presidenti i Realit ka bërë të gjitha përpjekjet e tij për këtë çmim, në mënyrë që Madridi të bëhet klubi i parë që e ngre këtë trofe të ri. Jo vetëm, sepse ai e konsideron atë të jetë jashtëzakonisht prestigjioz, por sepse do të kërkojë një sforco të madhe midis qershorit dhe korrikut, me 32 klube që konkurrojnë dhe pas një sezoni të tërë.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot sërish Lulzim Bashës, përmes një video në Facebook, duke vijuar kështu më tej komunikimin online mes dy politikanëve.
Duke e ironizuar, Rama i kërkon Bashës që të ballafaqohet me Sali Berishën dhe t’i tregojë të vërtetat e PD-së euroatlantikëve.
Pjesë nga dialogu Basha-Rama
Basha: O Rame si paske thënë sot e kam zemër Lulin.
Rama: E thashë mor Lul, e thashë ndjesë të kërkoj falje, se e di që ti nuk do që këtë ta marrë vesh mileti dashurinë tonë. Po çfarë të bëj më foli zemra po plaste.
Basha: Sa zemër më ke ti mo Rame. E mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal, me më bërë gropën por re vetë brenda.
Rama: Po unë gjithmonë kam rënë brenda mo burrë, sa herë jam marrë me ty gropë me gropë. Po nuk vej mend, se ta thashë nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.
Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame. Se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për t’i liruar të korruptuarit.
Rama: E jo, ate buf s’e kam dash kurrë dhe ti e di shumë mirë. Se ti edhe sot kë frikë t’ia përmendësh emrin mor Lul, se po të ndjek dhe në fushatë, e hiç, meazallah se ia thua euratlantikëve të verbëtat për bufin, për kënetën e për Gaz Ballakume e për tjetrin e për tjetrin. Jo mo vlla hiç. Vjen vërdallë o Rame, o Rame. Vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë.
Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as që bëhej fjalë. Rama ik e Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas bashkë me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. E mor sa i madh je…Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit
Në një akt të dyshimtë, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore KAYO pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës. Qeveria ka revokuar të drejtën e pronësisë, të cilën vetë e kishte dhënë më parë me një vendim të mëparshëm për Bashkinë e Tiranës.
Deri më tani, godinat ishin në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe ishin caktuar për ndërtimin e banesave sociale. Por tani, pa pëlqimin e pronarit, ato kalojnë në duar të tjera, konkretisht në pronësinë e shoqërisë KAYO, nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas këtij vendimi, godinat do të përdoren për ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë armë dhe municione.
Vendimi i qeverisë për kalimin e pronësisë shtetërore të godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve është marrë pa miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Sipas nenit 58 të rregullores së Këshillit Bashkiak dhe nenit 54 të ligjit për qeverisjen vendore, çështja duhej të kalonte me jo më pak se 3/5 e votave të anëtarëve të këshillit, por kjo as që është diskutuar në mbledhje.
Kalimi i pronësisë ka shkelur gjithashtu ligjin për pasuritë shtetërore, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për trajtimin e pronave shtetërore në të ardhmen. Përveç kalimit të pronësisë në shkelje të ligjit, një tjetër shqetësim i madh është ndërtimi i kësaj fabrike në një zonë të banuar me densitet të lartë popullsie, duke rrezikuar seriozisht sigurinë dhe jetën e qytetarëve, shkollave, kopshteve dhe bizneseve që operojnë në zonë. Ky vendim ka ngritur alarmin për mundësinë e një “Gerdeci” të dytë, ku një aksident apo shpërthim i mundshëm mund të shkaktojë tragjedi të tmerrshme.
Për realizimin e projektit është miratuar një buxhet fillestar prej 3 milionë eurosh për shoqërinë KAYO, dhe ajo do të ketë mundësinë të bashkëpunojë me biznese private për prodhimin e armëve dhe municioneve, një hap që thellon dyshimet për transparencën dhe qëllimet reale të këtij projekti.
Nëse ky vendim zbatohet pa u ndaluar, do të kemi një tjetër provë të dhunimit të ligjit dhe të interesave të qytetarëve, që po injorohen nga ata që duhet të mbrojnë ligjin dhe sigurinë publike. Pas këtij vendimi, çdo qytetar që jeton në zonën e Shkozës dhe afër saj ka arsye të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ky është një shkelje flagrante e të drejtave të qytetarëve dhe një goditje tjetër për transparencën dhe përgjegjshmërinë e administratës qeveritare.
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka prezantuar kandidatët e tij për deputetë, duke arsyetuar përse qytetarët duhet ta votojnë këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Shehaj u shpreh se “Mundësia” nuk bën pazare, por ndodhet që të “përmbysë një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia”.
Ai tha se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, dhe këtë mund ta sjellë vetëm Partia Mundësia.
Sakaq, Shehaj theksoi se kandidatët janë njerëz me një vullnet të jashtëzakonshëm që nuk hyjnë në politikë për pushtet, por për t’ia kthyer pushtetin shqiptarëve.
“E vërteta është se Shqipëria ka nevojë për një tronditje të madhe, për një ndryshim rrënjësor dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne.
Ne nuk jemi këtu për të bërë pushim. Por për të luftuar. Nuk është një fushatë zbavitjeje, por një përballje mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.
Në këtë sallë jemi mbi 500 qytetarë dhe kjo është vetëm një provë e asaj që do të ndodhë në të gjithë vendin.
Shqiptarët po zgjohen dhe po kuptojnë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Po kujtojmë se nuk janë vetëm, se ka një alternativë, që ekziston një parti që nuk është pjesë e pazareve dhe që nuk janë në shitje.
Sot do të prezantojmë kandidatët tanë, janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendin. Ky është ndryshimi ynë, ne nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve”, tha ai.
Agron Shehaj:Mirë se keni ardhur në prezantimin e kandidatëve të Partisë Mundësia. Të dashur miq, para një viti i gjysmë nisëm një betejë që shumë kush e quajti të pamundur. Të ndërtonim një forcë politike të re, të pastër, të ndershme dhe të vendosur për të përmbysur një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia.
Na ndan një muaj e gjysmë nga zgjedhjet, dita kur ne do të korrim frytet e punës që kemi bërë deri më sot. Nuk është koha për të pushuar, por të shtojmë ritmin dhe të flasim me çdo shqiptar që nuk na ka dëgjuar.
E vërteta është se Shqipëria ka nevojë për një tronditje të madhe, për një ndryshim rrënjësor dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne.
Ne nuk jemi këtu për të bërë pushim. Por për të luftuar. Nuk është një fushatë zbavitjeje, por një përballje mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.
Në këtë sallë jemi mbi 500 qytetarë dhe kjo është vetëm një provë e asaj që do të ndodhë në të gjithë vendin.
Shqiptarët po zgjohen dhe po kuptojnë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Po kujtojmë se nuk janë vetëm, se ka një alternativë, që ekziston një parti që nuk është pjesë e pazareve dhe që nuk janë në shitje.
Sot do të prezantojmë kandidatët tanë, janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendin. Ky është ndryshimi ynë, ne nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve.
Na presim ditë intesive, por bashkë dhe me vendosmëri do ta çojmë këtë betejë deri në fund.
E ardhmja nuk ndërtohet vetë, ne do ta ndërojmë hap pas hapi, qytet pas qyteti, me zë të lartë dhe me zemër të pastër. Ky është projekti ynë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila mori pjesë në Samitin e sotëm të Ukrainës në Paris, tha se shpreson që në samitin e ardhshëm të ketë të pranishëm në samit një delegacion amerikan.
Meloni nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me SHBA- të për t’i dhënë fund konfliktit.
“Shpresoj që një delegacion amerikan të marrë pjesë në konferencën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Melonit.
Kryeministrja italiane përsëriti qëndrimin se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë.
Për kryeministren italiane tha se është gjithashtu “e rëndësishme” shtrirja e armëpushimit të pjesshëm në infrastrukturën civile, si shkollat dhe spitalet, me qëllimin përfundimtar për një armëpushim të plotë në Ukrainë”.
Në këtë kontekst, Meloni tha se “Kombet e Bashkuara mund të luajnë një rol”.
Aleatët evropianë të Ukrainës kundërshtuan sot njëzëri heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.