Normal view

Received — 28 March 2025 Gazeta Shqiptare

Vlerësimi i Reformës në Drejtësi, Berisha: Shqiptarët më parë kishin një proces ligjor jo të përsosur, por të pranueshëm! Sot u mohohet kjo e drejtë

By: P. Gj.
28 March 2025 at 20:36

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një tryezë diskutimin për vlerësimin e reformës në drejtësi në Shqipërisë, është shprehur se kjo fushë projektuar në mënyrë të fshehtë nga fondacioni Shqipëria e Hapur.

Berisha gjithashtu u shpreh se shqiptarët, deri para se të niste zbatimi i reformës, kanë patur procese ligjore të pranueshme, teksa shton se sot një gjë e tillë u mohohet qytetarëve.

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.

Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.

Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.

Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.

Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?

E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.

Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.

Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.

The post Vlerësimi i Reformës në Drejtësi, Berisha: Shqiptarët më parë kishin një proces ligjor jo të përsosur, por të pranueshëm! Sot u mohohet kjo e drejtë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Skandali/ “AMG Food” shpërndau në treg 13.1 fileto pule me salmonelë, nuk zbatoi urdhrin e bllokimit të mishit

By: P. Gj.
28 March 2025 at 20:23

Një skandal ka prekur konsumatorët shqiptarë, pasi vetëm disa ditë më parë janë bllokuar në Portin e Durrësit 18.3 tonë fileto pulë e ngrirë, e importuar nga Brazili, pasi ka rezultuar se ishte e kontaminuar me salmonelë.

Ky mishi i përket kompanisë “AMG Food”, e cila është krijuar në dhjetor të vitit 2019 dhe është nën administrimin e Mondi Goxha. Filetoja e pulës e kontaminuar me salmonelë, një bakter ky shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, ndodhet në treg me emrin “diMal”.

Sipas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucioni ka ndërhyrë për gjurmimin,  verifikimin dhe bllokimin e produktit, por gjithashtu dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj “AMG Food”. Në këtë njoftim, AKU-ja deklaron se përgjigja e analizave për filetot e pulës kanë dalë që më 11 mars, por sot ka dalë me njoftimin zyrtar.

Raportohet se pavarësisht se AKU-ja ka dhënë urdhër për bllokimin e ngarkesës së mishit, kompania ka vijuar me hedhjen e produktit në treg.

Kompania do të hetohet për mosrespektimin e kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënien e informacionit të pasaktë.

Prokuroria sakaq po vijon me hetimet ndaj çështjes.

Njoftimi i AKU

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, si dhe në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve, Autoriteti Kombëtar i

Ushqimit ka ndërmarrë një sërë masash të menjëhershme dhe të strukturuara për të adresuar një situatë të identifikuar para disa ditësh gjatë proceseve të kontrollit të produkteve ushqimore të importuara në Portin e Durrësit.

Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron publikun se situata është në ndjekje të vazhdueshme dhe se çdo veprim është ndërmarrë në funksion të transparencës, sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Për çdo zhvillim të mëtejshëm, AKU do të vijojë të informojë në mënyrë të saktë dhe të përgjegjshme.

 

The post Skandali/ “AMG Food” shpërndau në treg 13.1 fileto pule me salmonelë, nuk zbatoi urdhrin e bllokimit të mishit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

E Ngarkuara me Punë e SHBA uron Komandantin Alban Dervishi, për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor: Ta bëjmë Amerikën më të fortë

By: P. Gj.
28 March 2025 at 19:59

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mirëpritur sot (28 mars) në ambasadë, Komandantin Alban Dervishi, të cilin e ka uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor.

Lajmi konfirmohet nga vetë ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se VanHorn dhe Dervishi gjithashtu kanë diskutuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve “për ta bërë Amerikën më të fortë”.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti Komandantin Alban Dervishi në ambasadë për ta uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor këtë qershor dhe për të diskutuar rëndësinë e partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë. Si pjesë e vizitës së tij, Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje”, njofton ambasada.

The post E Ngarkuara me Punë e SHBA uron Komandantin Alban Dervishi, për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor: Ta bëjmë Amerikën më të fortë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Gjekmarkaj në Lezhë: Kemi një program të qartë që do nxjerrë zonën nga ky kolaps! Ata që pyesin se kë do votonte Fishta, e dëshmojnë fort mirë seriozitetin e shqetësimeve

By: P. Gj.
28 March 2025 at 19:38

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët, nga ku është shprehur se forca e tij politike ka një program të qartë, e cila do mundësojë nxjerrjen e Lezhës nga ‘kolapsi’.

gjekmarkaj

Lezha ka qytetarë që kërkojnë realitetin, jo mashtrime, është shprehur Gjekmarkaj, duke sulmuar edhe qeverinë, teksa thotë se qytetarët që vuajtën nga tërmeti ende presin kompensimet dhe mbështetjen e munguar.

“Sot, ne kemi një program të qartë dhe të vendosur, një plan emergjent që do ta nxjerrë Lezhën nga ky kolaps. Nuk mund të pranojmë më fasada të shndritshme dhe premtime të pambajtura! As lyerje fasadash pas tërmetit, as manipulime për vota! Lezha ka qytetarë që kërkojnë realitetin, jo mashtrime! Qytetarët që vuajtën nga tërmeti ende presin kompensimet dhe mbështetjen e munguar, ndërsa bashkia dhe qeveria i kanë lënë të vetëm, pa asnjë shpjegim të qartë.

Lezha është e mbytur nga trafiku, kaos në rrugët nacionale dhe asnjë investim në rrugët turistike. E po aq tallëse rruga Milot-Balldren.

Lezha nuk ka më kohë për humbje! Ne e dimë se qytetarët janë të lodhur nga dështimet dhe indiferenca e pushtetit. Ky qytet ka humbur mundësinë të zhvillohet dhe të ecë përpara gjatë këtyre 12 viteve. Ata që pyesin së kë do votonte Fishta, e dëshmojnë fort mirë seriozitetin e shqetësimeve”, tha ai.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Lezhës,

( Dy fjalë Ulsiut për Fishtën)

Po shoh disa pankarta që flasin për një fabrikë që jua ka bërë jeten të vështirë qytetarve të Lezhës! Aty shkruhet “Kancer”, po e tillë është. Me PD në pushtet ai problem do të zgjidhet, ua japë fjalën për këtë.

Lezha ka nevojë për një udhëheqje të re, një frymë të re dhe një angazhim të pakushtëzuar për të ardhmen e saj. Partia Demokratike, me listen e saj, me dy kandidatët e saj të angazhuar, znj. Lindita Metaliaj dhe z. Gjin Gjoni, është e gatshme të rikthejë shpresën dhe të sjellë drejtësi për qytetin tonë

Pas 12 viteve të qeverisjes së Rilindjes, Lezha ka mbetur në hije, pa ndihmën që meriton. Politikat diskriminuese dhe dështimi i një qeverie që ka privilegjuar interesat e grupeve të ngushta mbi të mirën e qytetarëve, e kanë lënë Lezhën pa zhillimin e merituar.

Bujqësia është shkatërruar, ekonomia ka rënë, shëndetësia është në kolaps dhe arsimi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Kjo nuk është qeverisje,është një dështim i madh!

Sot, ne kemi një program të qartë dhe të vendosur, një plan emergjent që do ta nxjerrë Lezhën nga ky kolaps. Nuk mund të pranojmë më fasada të shndritshme dhe premtime të pambajtura! As lyerje fasadash pas tërmetit, as manipulime për vota! Lezha ka qytetarë që kërkojnë realitetin, jo mashtrime! Qytetarët që vuajtën nga tërmeti ende presin kompensimet dhe mbështetjen e munguar, ndërsa bashkia dhe qeveria i kanë lënë të vetëm, pa asnjë shpjegim të qartë.

Lezha është e mbytur nga trafiku, kaos në rrugët nacionale dhe asnjë investim në rrugët turistike. E po aq tallëse rruga Milot-Balldren.

Lezha nuk ka më kohë për humbje! Ne e dimë se qytetarët janë të lodhur nga dështimet dhe indiferenca e pushtetit. Ky qytet ka humbur mundësinë të zhvillohet dhe të ecë përpara gjatë këtyre 12 viteve. Ata që pyesin së kë do votonte Fishta, e dëshmojnë fort mirë seriozitetin e shqetësimeve.

Po për çfarë qeverisje mund të flasim për rilindjen? Për një qeverisje që shikon vetëm interesat e ngushta dhe qëllimet e veta, duke lënë pas çdo mundësi zhvillimi për qytetarët e thjeshtë!

Dy fjalë Ulsiut për Fishtë se më ka cituar!

Po të isha përfaqësues i asaj partie do skuqesha ta permendja Fishtën e madh! Une jam rritur me librat e tij, lexuar e rilexuar, për shije njerzore e profesionale! Ati im shpirtëror At Zef Pllumi, nxënësi i tij i zgjedhur, më ka bindur që ai ishte Patrioti më i madh i ketij Kombi. Partia e Ulsiut i hoqi eshtrat nga varri dhe ja gjuajti në lumë, i ndaloi veprën, e shpalli armik! Duhet pak skuqje e turp për t’ja zënë emrin me gojë! E duan Fishtën patronazhist! Nuk e bëjnë dot. Nga atje i përqesh se as të “Gomari i Babatasit” nuk u gjen vend!

The post Gjekmarkaj në Lezhë: Kemi një program të qartë që do nxjerrë zonën nga ky kolaps! Ata që pyesin se kë do votonte Fishta, e dëshmojnë fort mirë seriozitetin e shqetësimeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Në stol për dy ndeshjet e Shqipërisë, Ismajli merr lajmin e keq pas kthimit në Itali

By: P. Gj.
28 March 2025 at 19:22

Ardian Ismajli ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares shqiptare për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, por nuk zbriti në fushën e lojës në asnjë prej dy sfidave. Ai qëndroi në stol, në gatishmëri për trajnerin Silvinjo, por nuk iu dha asnjë minutë në fushën e lojës për shkak të situatës me një dëmtim që e shoqëroi që në fillimin e grumbullimit.

Ai dëmtim duket se do të lërë jashtë fushe përsëri për disa kohë mbrojtësin kuqezi, pasi klubi i Empolit ka bërë të qartë se lojtari nuk do të jetë në dispozicion për javët në vijim.

Sipas një njoftimi zyrtar të klubit, Ismajli ka probleme në kofshën e djathtë dhe ka nisur fazën e riaftësimit me stafin mjekësor të klubit. Kësisoj, ai do të mbetet jashtë për ndeshjet e radhës, shumë delikate për Empolin që është përfshirë në luftën për mbijetesë.

PANORAMASPORT.AL

The post Në stol për dy ndeshjet e Shqipërisë, Ismajli merr lajmin e keq pas kthimit në Itali appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Skandali i mishit me salmonelë, Këlliçi thirrje ministres Denaj: Jepni përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit

By: P. Gj.
28 March 2025 at 19:12

Demokrati Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjete sociale, i ka bërë thirrje ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila  që t’i japë përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë, kjo pas skandalit me 27 ton mish të importuar nga Brazili, i cili rezultoi me salmonelë.

Lidhur me këtë skandal Këlliçi shkruan ne Facebook:

“Një denoncim urgjent i lidhur drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve shqiptarë!

Nga një investigim i emisionit Piranjat në SYRI TV, 27 tonë mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e Salmonelës, sipas analizave të kryera në ISUV.

Kjo sasi e mishit të importuar dyshohet se është hedhur në treg pa pritur rezultatin e analizave.
Kjo është një çështje urgjente!!!
Këtu nuk ka më as diskutime politike, bëhet fjalë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

Ministre Anila Denaj, jepini përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit!”

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi se ka nisur procedurat e gjurmimit dhe bllokimit të një sasie mishi pule, i dyshuar me Salmonelë, që është importuar në vendin tonë nga Brazili, përmes Portit të Durrësit.

Sipas AKU, është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Subjekti importues do të hetohet për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

 

The post Skandali i mishit me salmonelë, Këlliçi thirrje ministres Denaj: Jepni përgjigje qytetarëve mbi ushqimin që konsumojnë dhe mbani përgjegjësi për këtë krim kundër shëndetit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTO/ Breshri dëmton mbi 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë

By: P. Gj.
28 March 2025 at 19:00

Kapriçot e natyrës me reshje të shumta breshëri kanë bërë kërdinë sot në zonën e Barbullinjës në njësinë administrative Fier Shegan në Lushnjë.

Siç shihet nga fotot, qindra parcela të kultivuara me pjeshkë janë dëmtuar totalisht. Breshëri i rënë për rreth 15 minuta ka rrënuar prodhimin e pritshëm.

Në Barbullinjë, janë të kultivuara mbi 160 hektarë me pjeshkë të cilat janë dëmtuar totalisht.

getthumbnail (3)getthumbnail (2)getthumbnail (1)getthumbnailIMG-20250328-WA0064

The post FOTO/ Breshri dëmton mbi 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Keni një motër? Ja përse jeni një person më i mirë sipas studimit

By: P. Gj.
28 March 2025 at 18:44

Nëse ju keni motër/ra, jeni një person më i mirë sipas një studimi të publikuar në Journal of Family Psychology.

Sipas këtij studimi, të kesh motër rezulton në përmirësimin e shëndetit mendor dhe rritjen e vetëvlerësimit.

Analiza statistikore tregoi se prania e një motre i mbronte adoleshentët veçanërisht “nga ndjenja e vetmisë, padrejtësisë, fajit, frikës apo mungesës së dashurisë”. Ndërsa nuk kishte rëndësi nëse motra ishte më e vogël apo më e madhe, apo sa vite ndryshim në moshë kishte me vëllezërit/motrat.

Cilat janë përfitimet e të pasurit një motër

Shëndeti mendor

Motrat shpesh bëhen aleatet tona dhe streha jonë kur jemi të dëshpëruar ose në ankth. Ato luajnë një rol në promovimin e shëndetit mendor pozitiv, me studimin e BYU që zbuloi se të kesh një motër i mbron adoleshentët nga shumë emocione negative, pavarësisht nëse janë më të rritur apo më të rinj.

Fakti që motrat veprojnë si terapistet tona personale ka një ndikim të madh në shëndetin tonë mendor, duke reduktuar shanset për depresion.

Aftësi sociale

Motrat gjithashtu sigurojnë që vëllezërit e tyre të bëhen bashkëbisedues dhe dëgjues më të mirë, me hulumtimet që sugjerojnë se burrat që kanë motra janë më të mirë në bisedat me gratë. Më konkretisht, ato ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi sociale, të tilla si komunikimi, kompromisi dhe negocimi.

Pavarësia

Ju gjithashtu mund të falënderoni motrën tuaj për pavarësinë tuaj. Në Universitetin e Ulsterit , një ekip psikologësh që testuan mirëqenien emocionale të 571 të rinjve, arritën në përfundimin se ata që kishin motra ishin më autonome dhe më ambicioze. Duke u shprehur se duket se ka “diçka” në situatën familjare me numrin e vajzave që çon në inkurajim më të madh për pavarësi.

Studiuesit deklaruan se marrëdhënia midis dashurisë për vëllezërit dhe motrat dhe veprat e mira ishte dy herë më e fortë se ajo midis kujdesit prindëror dhe veprave të mira.

 

The post Keni një motër? Ja përse jeni një person më i mirë sipas studimit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: E shijoj me naivitet këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit! Në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë

By: P. Gj.
28 March 2025 at 18:29

Kreu i qeverisë, Edi Rama, a shtruar mbrëmjen e sotme iftar për besimtarët myslimanë, duke thënë se në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë.

Rama tha se e shijon me naivitet këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazani, duke shtuar se është muaji ku na jepet mundësia ndjehemi mirë në besimin te njerëzia dhe rrjedha pozitive e jetës.

Rama: Kjo sofër tradicionale më jetë një ndjesi gati fëmijënore gazimi dhe mund të them me një farë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit ku na jepet mundësia të ndjehemi mirë në besimin te njerëzia dhe rrjedha pozitive e jetës. Në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë.

Në ditë si kjo unë jo myslimani mendoj gjithmonë mirësinë e të jetuarit në një vend ku ritet e besimet shfaqen në harkun e vitit si pjesë shumë të bukura të të njëjtit gjerdan në petkun e kombit tonë.

Ndërkohë që politika dhe andrallat e jetës anojnë nga tensioni, momentet si ky janë esulluese për njerëzit.

The post Rama shtron iftar për besimtarët myslimanë: E shijoj me naivitet këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit! Në një ditë të tillë jeta të duket më e lehtë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dy përforcime të planifikuara për Interin, ja pse duhen argjentinasit

By: P. Gj.
28 March 2025 at 18:11

Siç e përmendi edhe në intervistën e tij, Kristian Zaneti ka një dobësi për argjentinasit dhe më të mirët i dëshiron në radhët e Interit.

Kristian Romero i Totenhemi dhe Santiago Kastro i Bolonjës, dukshëm do të jenë objektivat e merkatos së verës. Mbrojtësi 27-vjeçar është në vitin e parafundit të kontratës me “Spursat” dhe mund të largohet për 20-30 milionë euro. Për një rinovim të prapavijës, ai do të ishte i domosdoshëm për planet e Inzagit që dëshiron të rinovojë edhe sulmin.

Njëri mes Arnautoviçit dhe Korreas do të largohet në verë dhe 20-vjeçari i Bolonjës duket profili i duhur. I rritur në mitin e Lautaros ai do ta përqafonte projektin interist nëse klubi paguan 35 mln euro.

PANORAMASPORT.AL

The post Dy përforcime të planifikuara për Interin, ja pse duhen argjentinasit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌