Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Koha Jone

Chelsea rreh PSG 3-0 në finalen e madhe të botërorit të klubeve

By: njeshi
13 July 2025 at 23:13

PSG, kampione e Europës dhe finaliste në botèrorin e klubeve, u rrah këtë të dielë 3-0 nga ekipi anglez Chelsea. Anglezët e dominuan krejt ndeshjen duke u shpallur klubi më i mirë Botës për vitin 2025. Në fund ekipi i PSG luajti me një lojtar me pak se mori karton të kuq. Ishte një finale zhgënjimi për PSG. …

Source

Famullitari Dom Vlash Palaj: Më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë te Thethit se i joshën, i rrejtën dhe në fund i hodhën, i tradhtuan

By: njeshi
13 July 2025 at 22:58

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj mbajti një qëndrim të ashpër lidhur me aksionet e fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Ai kritikoi sjelljen e autoriteteve, duke i akuzuar për mashtrim dhe braktisje të banorëve të zonës. Në fjalën e tij, Palaj u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të reflektojnë thellë mbi mënyrën se si sillen me…

Source

Grenell akuzon Presidenten Vjosa Osmani për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

By: njeshi
13 July 2025 at 22:52

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump. Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar…

Source

Moisiu: Jetoj ende në shtëpinë e ndërtuar 53 vjet më parë, ndërsa deputetët kanë prona në det e mal

By: njeshi
13 July 2025 at 21:58

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka reaguar ashpër ndaj realitetit të pasurisë së zyrtarëve të lartë në Shqipëri, duke nxjerrë në pah një kontrast të thellë midis mënyrës se si ai ka jetuar dhe mënyrës se si jetojnë deputetët e sotëm. Në një intervistë për A2CNN, Moisiu deklaroi se vijon të jetojë në të njëjtën shtëpi që ka ndërtuar 53 vite më parë, duke theksuar se, ndonëse jo e re…

Source

Yesterday — 13 July 2025Koha Jone

Yuri Kim vazhdon detyrën në Byronë e Çështjeve Evropiane, por solidarizohet me 1300 kolegët e shkarkuar në DASH

By: njeshi
13 July 2025 at 18:22

Diplomatja amerikane Yuri Kim, e cila ka shërbyer si Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, nuk është pushuar dje nga puna, si është njoftuar në median shqiptare. Ndonëse është parë duke duartrokitur kolegët që patën ditën e fundit të punës dje, një traditë në disa institucione amerikane, ajo nuk ka qenë pjesë e atij kontigjenti punonjësish. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit që foli për…

Source

Spiropali, mesazh në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e  Europës: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt

By: njeshi
13 July 2025 at 18:17

Spiropali, mesazh në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt “30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për…

Source

Ish-sulmuesi portugez Diogo Jota që humbi jetën tragjikisht në një aksident, nderohet në ndeshjen e parë të Liverpoolit

By: berti
13 July 2025 at 16:38

Nderim prekës për Diogo Jotën – Tifozët e Liverpoolit dhe Prestonit këndojnë në kor këngën e sulmuesit të ndjerë Në një atmosferë mbresëlënëse, e ngarkuar me emocion dhe respekt të thellë, tifozët e Liverpoolit dhe ata të Prestonit janë bashkuar në një zë të vetëm për të nderuar kujtimin e ish-sulmuesit portugez Diogo Jota, i cili humbi tragjikisht jetën më 3 korrik në një aksident…

Source

Interesi i Trump për sanksionet ndaj Rusisë rrit shpresat e aleatëve të Ukrainës

By: berti
13 July 2025 at 16:34

Një projektligj dypartiak amerikan – i cili do të vendoste sanksione të ashpra ndaj Rusisë – në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën për të arritur paqen në Ukrainë – pritet të miratohet këtë javë në Kongres, sipas “Reuters”. Tani, mbështetësit e Ukrainës në Uashington dhe Kiev, të cilët për muaj të tërë kanë shpresuar që presidenti Donald Trump të mbështesë projektligjin – po presin…

Source

“CBS News”: Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

By: berti
13 July 2025 at 16:33

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën për herë të parë që nga marrja e detyrës në janar, raportoi “CBS News”, duke cituar burime diplomatike. Këtë javë, Trump la të kuptohej se donte t’i dërgonte Ukrainës armë shtesë mbrojtëse. Disa ditë më parë, administrata e tij pezulloi disa dërgesa armësh, një veprim që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë…

Source

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

By: berti
13 July 2025 at 16:03

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për…

Source

“SpaceX”, kompania amerikane e teknologjisë hapësinore, investon 2 miliardë dollarë në startup-in “xAI” të Elon Musk

By: berti
13 July 2025 at 16:01

“SpaceX” – kompania amerikane e teknologjisë hapësinore me qendër ne Teksas – ka financuar 2 miliardë dollarë për “xAI” – si pjesë e një raundi investimesh prej 5 miliardë dollarësh, duke thelluar lidhjet midis sipërmarrjeve të miliarderit të teknologjisë Elon Musk, ndërsa startup-i i tij i inteligjencës artificiale garon për të konkurruar me rivalin “OpenAI”, raportoi “Wall Street Journal”.

Source

Kjo vere aksionesh e Edi Rames

By: berti
13 July 2025 at 15:59

Nga Aladin Stafa Sezoni i pushimeve ka nisur prej disa javësh. Në zhvillim e sipër ai duket se ka sfiduar temperaturat e larta të cilat nuk e kanë zbehur bumin turistik të viteve të fundit me gjithë problematikat e pareferuara. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndërmarrë një aksion të beftë tri-polësh që pak kush e priste. Nëse jemi mësuar se gjatë stinës së verës, politika me cdo institucion…

Source

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

By: berti
13 July 2025 at 15:43

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke pritur për t’i mbushur shishet me ujë, kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze. Trupat e tyre janë dërguar në spitalin Nuseirat’s al-Awda, ku janë duke u trajtuar edhe 16 persona të plagosur, prej tyre shtatë janë fëmijë. Dëshmitarët kanë thënë se droni ka lëshuar…

Source

Kuvendi i Burrave mblidhet në oborrin e Kishës së Thethit: “Asnjë investitor nuk do të gëzojë asnjë centimetër tokë në Theth”

By: berti
13 July 2025 at 15:41

Sot, në oborrin e Kishës së Thethit, është rikthyer një nga format më autentike të vetëqeverisjes në Malësitë e Veriut Kuvendi i Burrave të Shalës. Si dikur, pleqtë e fshatit janë mbledhur për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot Demaj. Në këtë takim , ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e…

Source

OSHEE shprehet kadegorike: Nuk do të ketë lidhje të reja me rrjetin për ndërtimet pa leje

By: berti
13 July 2025 at 15:31

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka deklaruar sot përmes një njoftimi për shtyp angazhimin e tij në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimit. OSHEE shprehet i vendosur për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtesat që nuk përmbushin kriteret ligjore.

Source

Erion Veliaj: Në një dekadë punë për Tiranën, që rritet çdo ditë, lëvizshmëria ka qenë sfidë jo e vogël

By: berti
13 July 2025 at 15:28

Nga Erion Veliaj Në një dekadë punë për Tiranën, që rritet çdo ditë, lëvizshmëria ka qenë sfidë jo e vogël. E e kam mirëkuptuar dhe vijoj të mirëkuptoj këdo që shfryn në trafik, teksa çon fëmijën në shkollë apo vete në punë. Falë punëve transformuese që kemi bërë së bashku këto 10 vjet kryeqyteti është kthyer në zemrën e ekonomisë së vendit dhe po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në…

Source

Kryeministri, Edi Rama: E diel korriku në Kalanë e Rozafës të “pushtuar” nga turistët

By: berti
13 July 2025 at 14:57

Përmes një fotogalerie, Kryeministri, Edi Rama ka përcjellë fluksin e vizitorëve në Kalanë e Rozafës. Një “pushtim” në ditët e korrikut, është tregues i interesimit të të huajve jo vetëm për bregdetin, liqenin, apo qytetin dhe kulinarinë, por në veçanti për historinë e këtij qyteti.

Source

Sonte finalja e klubeve të botërorit, PSG-Chelsea

By: njeshi
13 July 2025 at 14:49

Sonte luhet finalja e klubeve te botës, ku do të përballen PSG me Chelsea. Ekipi francez vjen pas një fitore ndaj Real Madrid në gjysëm finale, të cilën e fitoi 4-0. ndërsa ekipi anglez vjen pas fitores ndaj ekipit brazilian, Fluminense. Bastet sportive i japin fitore PSG me koificent 1.73 kurse fitoren e Chelsea e japin me 4.75. …

Source

KFOR-i pas deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit: Jemi të angazhuar për stabilitet

By: berti
13 July 2025 at 14:38

Brenda pak ditësh, presidentja Vjosa Osmani, dy herë i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. Në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se ka qenë presidenti Trump ai që ka ndikuar që një eskalim i javëve të fundit të parandalohet. KFOR-i në një përgjigje për KOHËN nuk e ka…

Source

❌
❌