Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 July 2025Koha Jone

Juventus synon goditjen e madhe, futet në garë për Darwin Nunez nga Liverpooli

By: rozalb
21 July 2025 at 15:49

Në pritje të zhvillimeve rreth të ardhmes së Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muanit, Juventus nuk ndalet në merkato dhe ka hedhur sytë drejt një emri surprizë: Darëin Nunez. Sipas mediave italiane, pista për sulmuesin uruguaian është hapur pas transferimit të Lorenzo Luccas te Napoli, duke e lënë ish-sulmuesin e Benficës jashtë planeve të skuadrës napoletane. Një transferim i mundshëm te Juventus…

Source

Zyrat me një ndalesë, Balluku: Shërbimet në e-Albania janë falas, përfshirë pasaportat dhe shërbimet bashkiake

By: redi
21 July 2025 at 15:48

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë në të gjithë vendin, me qëllim ofrimin e asistencës dhe shërbimeve të nevojshme. Zv/kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Patosit, ku inspektoi funksionimin e…

Source

Shpejtësi 3-fish mbi normën, Policia Rrugore apel shoferëve: Për monopatinat marrin masa të posaçme

By: redi
21 July 2025 at 15:37

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion.

Source

Shkëndija ose Drita shanse të mëdha për të shkruar historinë, njëra prej tyre arrin grupet …

By: rozalb
21 July 2025 at 15:32

Një nga skuadrat shqiptare është pranë realizimit të një ëndrre europiane: sigurimit të fazës së grupeve në një kompeticion të rëndësishëm. Skenari është i qartë dhe shumë i arritshëm, sidomos për Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit, të cilat ndodhen në rrugëtimin e tyre në eliminatoret e Champions League. Nëse këto dy skuadra nuk arrijnë të kalojnë kundërshtarët respektivë në turin e…

Source

Aplikohet për herë të parë neni 293, nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë

By: redi
21 July 2025 at 15:27

Ka nisur zbatimi i procedimeve penale për shoferët që parkojnë automjetet dysh, duke u bërë pengesë për qarkullimin. Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B 20-vjeç dhe D.D 35-vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave. Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i…

Source

”Tensione për dosjen ”Partizani””, GJKKO përgënjeshtron Berishën: Nuk ka pasur asnjë përplasje

By: redi
21 July 2025 at 15:18

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pas raportimeve që aluduan për një konflikt të supozuar mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe një gjyqtareje të kësaj gjykate, në kuadër të procesit penal të njohur si dosja “Partizani”. Gjykata thekson se “një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar”, duke përgënjeshtruar çdo pretendim për…

Source

Conference League/ Shorti për turin e tretë, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo njohin rivalët e mundshëm

By: rozalb
21 July 2025 at 15:12

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë. Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Minsk, do të përballet me fituesin e duelit Olimpija (SVN) – Inter Escaldes (AND). Vllaznia ka përballë skuadrën…

Source

Endrit Shabani akuzon: Njerëzit e Adriatik Lapaj na kanë kërcenuar me jetë që t’i lirojmë vendin atij!

By: njeshi
21 July 2025 at 15:09

Nga një lëvizje që nisi si simbol shprese dhe ndryshimi, “Shqipëria Bëhet” po shndërrohet në një tjetër histori shqiptare zhgënjimi politik. Akuza e fortë e Endrit Shabanit ndaj Adriatik Lapajt – që nga thyerja e premtimit për dorëheqje e deri te pretendimet për kërcënime – nuk është më thjesht një grindje paszgjedhore, por sinjal alarmi për kulturën politike që po ripërsëritet me të njëjtat…

Source

Miratohet vendimi: Dollia, vlerë kombëtare e trashëgimisë

By: lindita
21 July 2025 at 15:05

Nga sot, rituali i dollisë do të njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Ngritja e dollisë, gjerësisht e njohur në Shqipëri ka si objekt respektimin dhe kushtimin e vëmendjes ndaj mikut. Dollia është një element i traditës shqiptare, një kod i mikpritjes shqiptare dhe gjatë shekujve ka marrë…

Source

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

By: lindita
21 July 2025 at 12:56

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve. Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë. Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill. I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”…

Source

Kërkojnë miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur, “Shqipëria Bëhet” depoziton kërkesën e dytë në KQZ

By: lindita
21 July 2025 at 12:47

“Shqipëria Bëhet” ka depozituar në KQZ kërkesën e dytë për miratimin e dorëheqjeve në listat e mbyllura. Nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’, Dorina Prethi, deklaroi se kërkojnë që të ketë një miratim të kërkesës së tyre. “Sot, depozituam pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën e dytë, për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur. Në çdo rast, ne do vazhdojmë betejën tonë publike dhe…

Source

United sfidon United, futet në garë për bomberin Viktor Gyokeres

By: rozalb
21 July 2025 at 12:47

Viktor Gyokeres zhvilloi një sezon spektakolar me Sportingun, duke spikatur si një nga lojtarët më produktivë në Europë. Me 54 gola në 52 ndeshje dhe 13 asistime, Gyokeres ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve të futbollit. Vetëm në kampionatin portugez, ai ka realizuar 39 gola në 33 ndeshje, shifra që flasin për një “bomber” të klasit të parë. Prej javësh, Arsenali është përfolur si…

Source

Rama flet për hetimet ndaj Bankers: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 milionë euro

By: lindita
21 July 2025 at 12:36

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotmë në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale hetimet e Prokurorisë ndaj kompanisë “Bankers Petrolium”, që operon në fushat e naftës në Patos-Marinzë. “Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 milionë euro. Shyqyr që ka ardhur dita ku prokuroria heton në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën që ka bërë këtë…

Source

Anuela Ristani ndan pamjet e Terminalit të ri veri-perëndimor: Transport modern për qytetarët dhe turistët

By: lindita
21 July 2025 at 12:28

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shpërndarë një video nga punimet për Terminalin Veri-Perëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit. Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit. Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve me standarde moderne…

Source

Situata me zjarret në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes

By: lindita
21 July 2025 at 12:26

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Kurbin, Mirditë, Devoll, Korçë, Mallakastër, Fier, Gjirokastër, Selenicë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Lezhë, Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri: • Qarku Dibër: Në “Liqeni…

Source

Interi bën gati listën me 5 largime këtë verë, mes tyre është edhe Asllani

By: rozalb
21 July 2025 at 12:23

Kristjan Asllani është zyrtarisht në merkato, siç konfirmoi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, gjatë fundjavës. Mesfushori shqiptar nuk është i vetmi që nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Cristian Chivu, dhe gjatë 42 ditëve të mbetura të merkatos, klubi zikaltër pritet të sistemojë një numër të konsiderueshëm lojtarësh, qoftë me huazime, qoftë me shitje përfundimtare.

Source

Rama, batuta në takimin me universitetet: O profesor, po leje mor zyshën se e mbyte!

By: lindita
21 July 2025 at 12:16

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë fjalës në raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. “Aman mo këta të dy si dy zogj duke folur gjithë kohës me njëri-tjetrin. O profesor, po leje mor zyshën se e mbyte gjithë kohës”, tha Rama. …

Source

Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri, por në listën e dëshirave është dhe Barella

By: rozalb
21 July 2025 at 11:54

Pas afrimeve të Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, Real Madrid konsideron se merkatoja e verës është pothuajse e mbyllur. Gjigandët spanjollë janë tani në pritje të mundshmeve largimeve, si ato të David Alaba apo Rodrygo, për të vendosur nëse do të ndërhyjnë sërish në merkato. Objektivi i fundit i klubit “merengues” është të sigurojë një mesfushor të nivelit të lartë…

Source

❌
❌