Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Koha Jone

Qeveria vendos: Të hiqen të gjitha linjat e internetit dhe korentit në ajër

By: njeshi
5 August 2025 at 13:52

Tirana dhe krejt qytetet e vendit janë kthyer në “merimanga” ajrore të shumëfishta aqsa të krijon pamjen e një filmi horror. Por mësohet se kryeministri Rama ka lëshuar një urdhër të prerë kompanive të internetit në Tiranë dhe krejt Shqipërinë që të marrin masa urgjente për ti hequr linjat e internetit dhe kabllot e OSHEE nga ajri dhe të futen nëntokë. Në fakt kush e shikon Tiranën se si rrugët…

Source

Barcelona blindon yllin e mbrojtjes deri në vitin 2030

By: rozalb
5 August 2025 at 13:48

Jules Koundé do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Barcelonës për shumë vite të tjera. Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, drejtuesit blaugrana kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së mbrojtësit francez, i cili do të firmosë deri në verën e vitit 2030. Ka një marrëveshje totale mes klubit katalanas dhe përfaqësuesve të lojtarit…

Source

Balluku prezanton administratorët e rinj në Fier: Shërbime më të lehta për qytetarët

By: lindita
5 August 2025 at 13:34

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar ditën e sotme administratorët e rinj në Fier, të cilëve u kërkoi më shumë angazhim në shërbim të qytetarëve. “Duhet te keni në ekipe djem edhe vajza që i përgjigjen teknologjisë. Duhet të ofrojmë shërbime që të moshuarit apo të tjerë nuk i marrin dot nëpërmjet telefonit. Siç është rasti i E-Albania kur shumë noterë abuzojnë me të duke e ofruar…

Source

Juventus dhe Milani mendojnë për një shkëmbim që u shërben të dyja skuadrave

By: rozalb
5 August 2025 at 13:30

E ardhmja e Dusan Vlahovic mund të jetë me ngjyrat kuqezi. Kalimi i sulmuesit serb te Milani është një pistë që po fiton terren, por çdo hap konkret pritet vetëm pas mesit të gushtit. Kontaktet e para mes palëve janë bërë, por ende është herët për të folur për një marrëveshje, pasi qëndrimet e klubeve janë larg. Milani, në kërkim të një sulmuesi cilësor, e vlerëson më pak kartonin e Vlahovic…

Source

Daku i lumtur për dopietën me Rubin Kazan: Kur shënon dy gola, e fiton duelin me mbrojtjen!

By: rozalb
5 August 2025 at 13:10

Mirlind Daku ishte heroi i Rubin Kazan në fitoren 2-1 ndaj Sochit, duke realizuar të dy golat për skuadrën e tij dhe duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni. Pas përfundimit të takimit, sulmuesi i kombëtares shqiptare komentoi sfidën dhe ndau emocionet e tij. “E nisëm mirë ndeshjen, por Sochi u rrit me kalimin e minutave. Në pushim folëm qartë: nuk mund të humbnim përqendrimin…

Source

Mbappe karikon Realin: Sezoni i ri, kemi uri për të bërë diçka të madhe!

By: rozalb
5 August 2025 at 11:53

Ka nisur zyrtarisht dje sezoni i ri për Real Madridin. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso është rikthyer në stërvitje në kompleksin e Valdebebas, pas pushimit të shkurtër të dhënë për shkak të angazhimeve në Botërorin e Klubeve. Pas më shumë se tre javësh, madrilenët do të zbresin sërish në fushë për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Osasunës. Ndër ata që është gati për të nisur me vrull…

Source

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

By: berti
5 August 2025 at 11:41

Nga Albert Vataj Atje ku skena hesht e dritat fiken, zëri yt ende tingëllon si një lutje e thellë. Mbi dërrasat që panë rrëfimin tënd, në sytë që përjetuan shpërthimin tënd interpretues, mbetet gjurma jote, e përjetshme, e pathyeshme, e denjë për një aktor që nuk interpretoi, por jetoi çdo rol. Në Selanik, larg Korçës që të lindi, u mbyll një akt, por nisi një përjetësi. Nuk ishe vetëm një…

Source

Disiplina i bllokon merkaton Tiranës dhe Skënderbeut, paralajmëron Dinamon

By: rozalb
5 August 2025 at 11:28

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka marrë vendime të forta ndaj disa klubeve të njohura të futbollit shqiptar, duke ndëshkuar Tiranën dhe Skënderbeun me ndalim të regjistrimit të lojtarëve të rinj për tre periudha merkatoje, ndërsa Dinamo City është vendosur nën afat paralajmërues për shlyerjen e detyrimeve ndaj ish-trajnerit Dritan Mehmeti dhe përgatitësit Corrado Saccone.

Source

150 biznese në Elbasan lirojnë vullnetarisht hapësirat publike, 90 të tjera në proces zhvendosjeje

By: lindita
5 August 2025 at 11:28

Procesi i lirimit të hapësirave publike në qytetin e Elbasanit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri më tani, 150 biznese kanë bashkëpunuar vullnetarisht, duke liruar ambientet e zëna jashtë kriterit, ndërsa 90 të tjera janë në proces zhvendosjeje. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një bashkëjetese të drejtë dhe të rregullt për të gjithë qytetarët.

Source

Policia arreston 27-vjeçarin me pistoletë në dorë dhe me fishekë në gojë në Tiranë

By: njeshi
5 August 2025 at 11:25

Reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 27-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Në pranga edhe vëllai i tij, i cili fshehu armën e zjarrit menjëherë pas ngjarjes. Sekuestrohen arma e zjarrit, me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe një automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6…

Source

Zhduket pa lënë asnjë gjurmë 27-vjeçari në Dhërmi

By: lindita
5 August 2025 at 11:24

Një 27-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Dhërmi. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili ka bërë denoncimin në polici. I riu është larguar nga dhoma e hotelit ku po qëndronin pa lënë asnjë gjurmë. “Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka…

Source

Rio Ferdinand ka rezerva për Gyokeres: Shumë gola ndaj ekipeve të vogla!

By: rozalb
5 August 2025 at 11:16

Viktor Gyokeres është një nga emrat më të përfolur të kësaj merkatoje verore. Sulmuesi suedez, i njohur me nofkën “Kanibali” për mënyrën e tij të veçantë të festimit pas golave, është zyrtarisht lojtari më i ri i Arsenalit, që ka investuar plot 70 milionë euro + 10 milionë bonus për ta transferuar nga Sporting Lisbona. 27-vjeçari, vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme në Portugali…

Source

Presidentja maqedonase pas thirrjeve antishqiptare: Turpi bie mbi të gjithë ne

By: njeshi
5 August 2025 at 11:15

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, tha se terrenet sportive nuk duhet të përdoren për të përhapur gjuhë të urrejtjes e fyerje. Ky reagim i Silanovska-Davkovas vjen pasi më 2 gusht në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë pati thirrje antishqiptare nga tifozët. Ajo tha se për atë që ndodhi në Kumanovë gjatë fundjavës “turpi…

Source

E goditi rrufeja, vdes në vend 47-vjeçari

By: njeshi
5 August 2025 at 11:10

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Viktima, identifikuar me inicialet L. Ç., ishte duke ruajtur bagëtitë në një zonë malore, kur u përfshi nga stuhia. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit. Në momentin e goditjes…

Source

Media e huaj: Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

By: lindita
5 August 2025 at 09:30

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”. Me fluturime direkte që fillojnë nga 15-20 euro, hotele të përballueshme dhe një ofertë turistike që përfshin vendet kulturore, natyrën dhe detin e kristaltë – Toka e Shqiponjave ka hyrë…

Source

Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

By: nilda
5 August 2025 at 09:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe as nuk do lejojë arrestimin e tij nëse lëshohet urdhër-arrest. Të shtunën (02.08.2025) u mblodh në Beograd Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ku u diskutua lidhur me vendimin për dënimin e Milorad Dodik, president i Republika Srpska.

Source

Marilyn Monroe, 63 vite nga shuarja e mistershme e një ylli në galaksinë e ëndrrës amerikane

By: berti
5 August 2025 at 09:20

Nga Albert Vataj Vdekja e saj nuk ishte thjesht një fund tragjik, por një fillim i mjegullt i një miti të përjetshëm. Më 5 gusht 1962, në një dhomë gjumi në Brentwood të Los Angeles-it, u gjet pa jetë trupi i Marilyn Monroe, një ikje që nuk pushoi së vezulluari as pas heshtjes së fundit. Nuk ishte një vdekje e zakonshme, ishte një skenë e fundit, një akt i errët në teatrin e famës dhe dëshirës…

Source

❌
❌