Policia gjen 5-vjeçarin nga Kosova të humbur në plazhin e Velipojës
Policia e Velipojës ka ndërhyrë me shpejtësi për të gjetur një fëmijë 5-vjeçar nga Kosova, i cili ishte larguar nga prindërit në plazhin e Velipojës. Sipas njoftimit zyrtar, Salla Operative e stacionit të policisë u informua nga prindërit e tij se djali ishte humbur dhe nuk po mund ta gjenin. Menjëherë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” nisën kërkimet intensive në zonën e plazhit.