Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025FaxWeb

Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë

By: E.K
30 July 2025 at 09:50

Një 57-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Rinasit, ndërsa tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndonëse ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese. Shtetasi G. S., i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ishte në kërkim për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, e […]

The post Arrestohet në Rinas pjesëtari i një grupi kriminal, në kërkim për kontrabandë mallrash me akcizë appeared first on FaxWeb.

PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador

By: E.K
30 July 2025 at 09:43

Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 17 persona, përfshirë një fëmijë, në një sulm të dhunshëm të ndodhur në një bar në Ekuador, në qytetin El Empalme, rreth 160 kilometra në veri të Guayaquil, në provincën bregdetare të Guayas. Prokurori i përgjithshëm i vendit konfirmoi të hënën se në vendngjarje janë gjetur mbi 40 […]

The post PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador appeared first on FaxWeb.

Të paktën dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Gjermani

By: E.K
30 July 2025 at 09:38

Të paktën dy anëtarë të forcës ajrore gjermane u vranë kur një helikopter në të cilin po udhëtonin u rrëzua gjatë një misioni stërvitor në lindje të vendit, tha të martën ministria e mbrojtjes. Një zëdhënëse e forcës ajrore gjermane i tha AFP-së se dy nga anëtarët e ekuipazhit që vdiqën ishin “me përvojë”, duke […]

The post Të paktën dy të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Gjermani appeared first on FaxWeb.

I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim

By: E.K
30 July 2025 at 09:18

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”. Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që […]

The post I kërkuar nga Interpol Roma, kapet në Shijak 39-vjeçari i dënuar me 7 vite burgim appeared first on FaxWeb.

Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

By: E.K
30 July 2025 at 09:13

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vite, goditi brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë në orët e para të së martës. Tërmeti shkaktoi një cunami në Rusi, Japoni dhe Hawaii, duke nxitur paralajmërime për banorët e pothuajse çdo vendi që kufizohet me oqeanin Paqësor. Cunami ka përmbytur […]

The post Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme appeared first on FaxWeb.

OKB: Për herë të parë, vendet arabe dhe myslimane dënojnë Hamasin dhe bëjnë thirrje për çarmatimin e tij

By: E.K
30 July 2025 at 09:09

Siç deklaroi ai, “zgjidhja me dy shtete është e kërcënuar sot më shumë se kurrë, me luftën në Gaza , përshpejtimin e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe dhunën në rritje nga kolonët ekstremistë”. Ai gjithashtu vuri në dukje se anëtarët e koalicionit qeveritar izraelit tani po bëjnë thirrje për braktisjen e zgjidhjes me […]

The post OKB: Për herë të parë, vendet arabe dhe myslimane dënojnë Hamasin dhe bëjnë thirrje për çarmatimin e tij appeared first on FaxWeb.

Ngjarja që tronditi Fierin/ 30-vjeçari dhe dy adoleshentë abuzuan seksualisht me të miturën

By: E.K
30 July 2025 at 09:08

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin ditën e djeshme. Një 30- vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se së bashku me dy 15 vjeçarë kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, 13 vjeçare. Ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, burimet kofidenciale bëjnë me dije se denoncimi është bërë […]

The post Ngjarja që tronditi Fierin/ 30-vjeçari dhe dy adoleshentë abuzuan seksualisht me të miturën appeared first on FaxWeb.

Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë

By: E.K
30 July 2025 at 09:01

Tajlanda ka akuzuar sërish Kamboxhian për një “shkelje flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit të arritur së fundmi, duke pretenduar se trupat kamboxhiane ndërmorën një ofensivë të dhunshme gjatë natës në zonën kufitare. Të dy vendet kishin rënë dakord për një armëpushim që hyri në fuqi të martën, pas pesë ditësh luftime të ashpra që lanë […]

The post Tajlanda akuza sërish Kamboxhias: Shkelën armëpushimin për herë të dytë appeared first on FaxWeb.

Valët e para të cunamit në Hawaii dhe Alaska pas tërmetit me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm në të gjithë Paqësorin

By: E.K
30 July 2025 at 08:59

Një tërmet me magnitudë 8.8 të shkallës Rihter, më i forti në rajon në gati 73 vjet, goditi brigjet e Gadishullit Kamchatka në lindje të Rusisë në orët e para të së mërkurës, duke shkaktuar një cunami në Rusi dhe Japoni dhe duke nxitur paralajmërime për banorët e pothuajse çdo vendi që kufizohet me Oqeanin […]

The post Valët e para të cunamit në Hawaii dhe Alaska pas tërmetit me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm në të gjithë Paqësorin appeared first on FaxWeb.

Statistikat flasin: Të rinjtë, faktor kryesor në bërjen e aksidenteve

By: E.K
30 July 2025 at 08:29

Në muajin qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi. Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar me të njëjtën […]

The post Statistikat flasin: Të rinjtë, faktor kryesor në bërjen e aksidenteve appeared first on FaxWeb.

Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

By: E.K
30 July 2025 at 07:44

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute. Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit […]

The post Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on FaxWeb.

Trazira në kryeqytetin e Angolës pas 4 të vrarëve në protestat për rritjen e çmimit të karburantit

By: E.K
30 July 2025 at 07:26

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan të martën, ndërsa kryeqyteti i Angolës u përfshi nga dita e dytë e plaçkitjeve, pasi të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u arrestuan kur shpërtheu dhuna gjatë një greve kundër rritjes së çmimit të karburantit. Transporti në Luandë mbeti i pezulluar dhe dyqanet u […]

The post Trazira në kryeqytetin e Angolës pas 4 të vrarëve në protestat për rritjen e çmimit të karburantit appeared first on FaxWeb.

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

By: E.K
30 July 2025 at 07:10

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 Rihter u regjistrua më 01:24 të mëngjesit sipas orës sonë pranë brigjeve të Kamçatkës në Rusi. USGS njoftoi lajmin. Sipas guvernatorit rajonal Vladimir Solodov, tërmeti shkaktoi “shumë të lënduar”. I bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë larg bregut në zonat e prirura ndaj cunamit dhe të dëgjojnë njoftimet […]

The post Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA! appeared first on FaxWeb.

Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025

By: E.K
30 July 2025 at 07:00

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Reshje shiu te herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës parashikohen reshje lokale shiu edhe përgjatë […]

The post Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025 appeared first on FaxWeb.

Yesterday — 29 July 2025FaxWeb

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

By: E.K
29 July 2025 at 21:20

Interi vazhdon të besojë fort te pista Lookman. Zikaltërit e kanë përshtatur ofertën e tyre në 42-43 milionë euro në bazë fikse, plus bonuse. Atalanta ende nuk është bindur nga ky propozim, pasi kërkon të paktën 45 milionë euro në kushte fikse plus bonuse për të arritur pragun vendimtar prej 50 milionë eurosh. Ndërkohë, Interi është duke pritur […]

The post Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin appeared first on FaxWeb.

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

By: E.K
29 July 2025 at 21:14

Kryetarja e Kuvendit, znj.Elisa Spiropali, merr pjesë në Konferencën e Gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila mbahet në datat 29-31 korrik në Gjenevë dhe i kushtohet bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin. Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit Spiropali u takua sot pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, […]

The post Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana appeared first on FaxWeb.

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

By: E.K
29 July 2025 at 21:10

Burri që vrau katër persona me një pushkë gjysmëautomatike në një kullë zyrash në Midtoën Manhattan mbante me vete një shënim që dukej se fajësonte Ligën Kombëtare të Futbollit për sëmundjen e tij degjenerative të trurit, tha të martën kryebashkiaku i Neë Yorkut, Eric Adams. Policia e ka identifikuar autorin e sulmit si Shane Tamura, […]

The post Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën appeared first on FaxWeb.

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

By: E.K
29 July 2025 at 20:59

Armando Broja është gjithnjë e më larg Chelsea. Blutë e Londrës duan të shesin përfundimisht futbollistin shqiptar, pas disa “shtegtimeve” në skuadra të ndryshme. Interesimi për sulmuesin kuqezi nuk mungon, por vetëm kaq, pasi aktualisht në zyrat e gjigandëve të Premier League nuk ka mbërritur ende një ofertë bindëse. Chelsea i ka caktuar edhe çmimin […]

The post Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares appeared first on FaxWeb.

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

By: E.K
29 July 2025 at 20:53

Pas deklarimeve publike të bëra nga shtetasi A. (E.) M. në një intervistë mediatike, Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për të sqaruar opinionin publik mbi ngjarjen e ndodhur më 17 janar 2024 në qytetin e Rrëshenit. Sipas Policisë, ngjarja është trajtuar në përputhje me ligjin, ndërsa veprimet e shtetasit janë cilësuar si të dhunshme […]

The post Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP appeared first on FaxWeb.

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

By: E.K
29 July 2025 at 20:46

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka njoftuar se gjithsej 32 persona janë arrestuar në vend për dyshim bashkëpunimi me shërbimet e inteligjencës ruse. Deklarata u bë gjatë një mbledhjeje të qeverisë, ku kreu i qeverisë theksoi rrezikun në rritje që paraqet ndikimi rus në sigurinë kombëtare të Polonisë dhe në stabilitetin e rajonit. Sipas autoriteteve […]

The post Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë appeared first on FaxWeb.

❌
❌