Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayGazeta Online INSAJDERI

BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve

By: Insajderi
15 September 2023 at 13:09

Asnjë ujdi mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit të dështuar në Bruksel, Bashkimi Europian akuzon Kosovën se po pengon normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell pas takimit në Bruksel me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takim, i cili u quajt sërish një dështim i radhës.

Borrell tha se Kurti nuk është i gatshëm t’u japë më shumë autonomi dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Por për këtë Kosova ka rënë në ujdi në dialogun 10 vjeçar me Serbinë të mbështetur nga BE. Kryeministri Kurti kishte këmbëngulur në Bruksel, se para dhënies së autonomisë për komunat serbe në kosovë, Serbia duhet që ta njohë Kosovën, tha Borrell.

I ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme është shprehur, se i ka propozuar Kurtit dhe Vuçiqit që të zhvillojnë paralelisht planet për Asociacionin e Komunave Serbe dhe njohjen e Kosovës. Konkretisht propozimi i Borrell ishte që një kohë që fillon ngritja e Asociacionit të rënë në ujdi prej kohësh, nga ana e Serbisë do të fillonin hapat për njohjen e Kosovës. Por Kurti për fat të keq ka këmbëngulur në njohjen e Kosovës si hap të parë, u shpreh Borrell, kurse Vuçiq e pranoi këtë propozim.

Borrell paralajmëron nga gjendja e stanjacionit

Borrell paralajmëroi të dyja palët për stanjacionin dhe se ai do të pengojë anëtarësimin e dëshiruar në BE. “Pa normalizim as për Kosovën dhe as për Serbinë nuk do të ketë një të ardhme europiane”, citon Reuters të ngarkuarin e BE, Josep Borrell. Kështu edhe takimi i fundit në Bruksel me ndërmjetësimin e BE nuk solli asnjë sukses edhe pas disa orë negociatash.

Kryeministri Kurti u kundërpërgjigj pas reagimit nga BE dhe akuzoi BE për anshmëri dhe se ka bërë të vetin pozicionin e Serbisë. Presidenti Vuçiq nga ana e tij kërkoi që bisedimet të vazhdonin. “Ne duhet të bisedojmë dhe të gjejmë një rrugë përpara”, tha Vuçiq.

Edhe mediat gjermane e kanë pasqyruar takimin e së enjtes (14.09.) në Bruksel, dhe theksojnë mosarritjen e ujdisë mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve.

“Përpjekjet e BE për të shtensionuar tensionet e mëdha mes Kosovës dhe Serbisë dështuan sërish”, shkruan portali online i ZDF.

Kurse Deutschlandfunk shkruan se “përpjekja për ndërmjetësim mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e BE ishte sërish e pasuksesshme”.

The post BE: Kosova pengon normalizimin e marrëdhënieve appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë

By: Insajderi
15 September 2023 at 13:08

Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me ç’rast ka hapur dyert për qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë këtë institucion.

Me këtë rast kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kjo ditë tregon rëndësinë dhe vlerat që përfaqëson sistemi demokratik i qeverisjes.

Ai shtoi se duhet të punohet më shumë për aktivizimin sa më të madh të të rinjve duke investuar në edukimin dhe zhvillimin e tyre, ngase sipas tij, një shoqëri demokratike mund të mirëmbahet si e tillë kur çmohet kontributi i gjeneratave të reja.

Sipas tij, përbërja e legjislaturës aktuale i ndihmon deklaratës së tij, sepse siç ka thënë ai, 15 për qind e deputetëve janë “nën moshën 35 vjeçare që me plot kuptimin e fjalës mund të quhen të rinj”.

“Gëzohem që çdo vit kjo ditë po shënohet në Kuvend. Këtë ditë po e shënojmë me një lajm të mirë që është anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për qeverisje të hapur. Për ne është arritje e rëndësishme anëtarësimi pas një përpjekje të gjatë që nuk vjen veç me legjislaturën tonë por edhe të atyre të kaluarave. Kjo tregon për pjekurinë e shtetit tonë”.

“Që nga miratimi i deklaratës globale Kuvendi ka marrë një sërë aktivitetesh dhe masash në funksion të rritjes se transparencës. Kuvendi ka miratuar dy plane të veprimit kjo tregon se punon me standardet më të larta të demokracisë. Ne duhet të punojmë më shumë për aktivizimin sa më të madh të të rinjve duke investuar në edukimin dhe zhvillimin e aftësive të të rinjve tanë. Një shoqëri demokratike mund të mirëmbahet si e tillë kur çmohet kontributi i gjeneratave të reja”.

The post Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Ashton: Veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik

By: Insajderi
15 September 2023 at 12:24

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Prishtinë ka folur për procesin aktual të dialogut, si dhe për përpjekjet e saj në kohën kur i lehtësoi negociatat.

Ajo tha se ndërmjetësit evropianë dhe BE-ja po përpiqen që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ketë sukses meqë besojnë në të dhe duan ta bëjnë.

Ashton tha se edhe Josep Borrell, që tanimë është në postin që kishte ajo, po e bën të njëjtën, derisa për emisarin Miroslav Lajçak shtoi se e do suksesin e këtij procesi.

“Lajçaku ka punuar për mua dhe me mua për shumë vjet dhe është person që e do suksesin e Kosovës. Ai po e bën këtë sepse beson në të. Ata po dalin me ide, sepse ata ju duan juve. Unë s’kisha pse t’i kaloja gjithë ato orë me Serbinë dhe Kosovën, por e bëra sepse besova në të. Shumë vende duan t’i bashkohen BE-së, shumë vende duan të kenë raporte të fuqishme me BE-në”, ka thënë ajo në konferencën e organizuar nga Grupi për Ballkan me temë “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”.

Ashton tha se ajo që po bën Kosova dhe Serbia është e vështirë dhe e rrallë, sepse nuk ndodh në shumë vende të botës.

“Ajo çfarë po provoni të bëni është për të ardhmen. Ju duhet të njihni dhe të respektoni të kaluarën, të njihni dhe të respektoni njerëzit që kanë vuiajtur, shumë njerëz. Dhe duhet ta dini se ajo çfarë po bëni dhe keni bërë në të kaluarën është që ta bëni të ardhmen më të mirë. Dhe kjo kërkon kurajë dhe lidership. Dhe është diçka e rrallë që ndodh në botë, ju s’mund ta gjeni shpesh. Por e gjeta këtu dhe në Serbi”.

Ashton tha se veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik dhe se në dhomën kur kishte ish-kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, ajo kishte theksuar këtë – si ta përmirësonte jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit.

“Ne nuk e dinim se sa larg do të shkonim apo do të kishim sukses”, tha ajo.

Ashton tha se BE dhe SHBA kanë punuar bashkë që nga atëherë për procesin e dialogut.

“Shpresoj ta kuptoni se koha e kaluar në dialog ka qenë e vështirë. E ardhmja e këtij rajoni është në Bashkimin Europian, është më mirë për ekonominë, për zhvillimin e të rinjve”.

The post Ashton: Veriu i Kosovës gjithmonë ka qenë problematik appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë

By: Insajderi
15 September 2023 at 12:22

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar mbrëmë në Graçanicë nga dy persona të dyshuar.

Këta të fundit janë arrestuar ndërsa nën mbikëqyrjen e njësisë policore kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur të enjten rreth orës 21 e 20 minuta ende po vazhdojnë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ku si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i cili ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe nën mbikëqyrjen e njësitit policor kompetent kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është hapur rast për pendim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar.

The post Dy policë të Kosovës sulmohen në Graçanicë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave, pa pjesëmarrjen ruse

By: Insajderi
18 July 2023 at 10:15

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes së eksportit të grurit të Detit të Zi pas vendimit të Rusisë për ta pezulluar atë. Ai tha se ka rënë dakord me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për të punuar me “shtetet përgjegjëse për të rivendosur sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ushqime” përmes rrugëve të Detit të Zi.

Në video-mesazhin e tij të mbrëmjes, Zelensky theksoi se marrëveshja e drithërave e Detit të Zi, nga e cila Rusia u tërhoq të hënën, ka potencialin të funksionojë në mënyrë efektive edhe pa përfshirjen e Moskës. Ai tha se vendimi i Rusisë paraqet një mundësi për komunitetin ndërkombëtar që të tregojë se “shantazhi” nuk mund të përcaktojë se kush ka ushqim të mjaftueshëm.

Më herët, përmes një zëdhënësi, u tha se Ukraina është e gatshme të vazhdojë eksportet e saj të grurit, edhe pa pjesëmarrjen ruse. Sipas tyre, Ukraina ka marrë qasje nga kompanitë pronare të anijeve që shprehin gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në proces.

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, kritikoi vendimin e Rusisë pas takimeve në Nju Jork me diplomatë amerikanë dhe evropianë, duke thënë se marrëveshja ka qenë “jetike” për të parandaluar rritjen e çmimeve globale të ushqimeve.

“Ukraina dhe [SHBA] nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për të siguruar eksportin e drithërave ukrainase në Afrikë, Azi dhe më gjerë”, tha Kuleba në Twitter. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, kritikoi gjithashtu Moskën për tërheqjen nga marrëveshja dhe tha se vendimi do të “dëmtonte miliona njerëz në mbarë botën”.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me vendet e tjera për të siguruar lëvizjen e grurit nga Ukraina, por nuk po konsiderojnë përdorimin e aseteve ushtarake të SHBA-së për të ndihmuar në mbrojtjen e dërgesave të grurit, tha Kirby.

Ai tha gjithashtu se përdorimi i anijeve turke për të lehtësuar lëvizjen e grurit ukrainas nuk ishte një zgjidhje e mundshme. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, tha se po zhvillohen diskutime me zyrtarët rusë dhe shprehu optimizëm për zgjatjen e marrëveshjes.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres përcolli zhgënjimin e tij për tërheqjen e Rusisë, duke theksuar se marrëveshja kishte shërbyer si një mbështetje jetike për sigurinë globale të ushqimit dhe një simbol i “shpresës në një botë të trazuar”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken iu bashkua diplomatëve të tjerë perëndimorë në kritikimin e vendimit të Rusisë, duke e quajtur atë “të pandërgjegjshëm”. Blinken tha se Rusia po “përdor ushqimin si armë”.

Një ditë më parë, Rusia njoftoi pezullimin e marrëveshjes që lehtësoi transportin e grurit nga Ukraina për në vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, marrëveshje kjo e arritur në kohë lufte që kishte për qëllim lejimin e kalimit të sigurt të drithërave nëpër vendet në zhvillim. Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, 45 vende kanë nevojë për ndihmë të jashtme për ushqim.

Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi ka mundësuar tre porte të Ukrainës të eksportojnë 32.9 milionë tonë grurë dhe produkte të tjera ushqimore në botë, me mbi gjysma e eksporteve që shkojnë në vendet në zhvillim, siç raportohet nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll.

Megjithatë, që kur marrëveshja u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia, ka pasur sfida. Rusia u tërhoq shkurtimisht nga marrëveshja në nëntor, por më vonë u ribashkua dhe zgjati pjesëmarrjen e saj. Në mars dhe maj, Rusia ra dakord të zgjaste marrëveshjen vetëm për 60 ditë në vend të 120 ditëve. /REL

The post Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së drithërave, pa pjesëmarrjen ruse appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron

By: Insajderi
18 July 2023 at 10:14

Italia u shpall të dielën kampione e Evropës për moshën U19, pasi në finale fitoi ndaj Portugalisë me rezultat 1-0. Pjesë e kombëtares së kaltër është edhe Luis Hasa, futbollisti 19-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mesfushori rezultoi një nga elementët më të rëndësishëm për Italinë në rrugëtimin drejt titullit kampion, teksa në finale Hasa dhuroi asistin për golin e vetëm të ndeshjes ndërsa në këtë garë në total shënoi një gol dhe katër asiste.

Hasa, pjesë e të rinjve të Juventus, shprehet se ëndërron të luajë me ekipin e parë të bardhezinjve në Serie A ndërsa kërkoi të ndalein krahasimet me Alessandro Del Pieron.

“Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Serie A me Juventusin. Ky është qëllim im kryesor, Juventus është familja ime e dytë dhe është një nga gjërat më të bukura të jem pjesë e tyre. Shpresoj që një ditë të debutoj me atë fanellë. Idhulli im është Cristiano Ronaldo dhe kur ishte te Juventus, në një nga festat e organizuara për Krishtlindje patëm mundësi të bënim foto me të. Isha shumë i emocionuar”, ka thënë Hasa.

“Krahasimi me Del Pieron? Jam i lumtur dhe më bëhet qejfi për këtë krahasim, por nuk e mendoj shumë. Ai ishte një lojtar i madh, ju lutem unë dua të jem thjesht Hasa, kaq më mjafton” u shpreh 19-vjeçari me origjinë shqiptare.

The post Futbollisti me origjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Pas arrestimit të Feros, lajmërohet Arbenita

By: Insajderi
18 July 2023 at 10:12

Prej disa ditësh çifti i shumëpërfolur Arbenita-Fero janë rikthyer serish në vëmendje të publikut, e kjo ndodhi pas që modelja e denoncoi reperin për dhunë.

Siç dihet, reperi tashmë ndodhet në paraburgim për 30 ditësh dhe përmes një postimi në rrjete sociale tha fjalën e tij, duke paralajmëruar se çështja mes tyre do shkojë deri në gjyq.

Ndërsa, Arbenita ka postuar një foto me avokatin Arianit Koci dhe i ka dhënë një mesazh Feros, duke treguar se ka nisur procedurat ligjore.

 

“Me avokatin tim do t’i inicojmë të gjitha procedurat e parapara ligjore. Faleminderit për mbështetjen, ju dua”, ka shkruar modelja në rrjetet sociale, duke ia bashkangjitur edhe një foto me avokatin në fjalë.

 

The post Pas arrestimit të Feros, lajmërohet Arbenita appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Ende nuk ka shkuar në presidencë Ligji për pagën minimale

By: Insajderi
18 July 2023 at 10:11

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri ditë, Ligji për pagën minimale ende nuk ka shkuar në zyrën e Presidentes së Kosovës për dekretim. Nga zyra e presidentes kanë bërë të ditur se pasi të marrin dokumentin, e para e shtetit do të vendosë të dekretojë ose jo ashtu siç kanë kërkuar veteranët e UÇK-së që nuk janë përfshirë në këtë ligj.

Zyra e Presidentes së Kosovës është shpresa e fundit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Presidentja Vjosa Osmani ata vazhdojnë të kërkojnë njëjtë sikurse të shtunën në protestë që mos të dekretojë ligjin që la jashtë përfitimit të pagës minimale këtë kategori.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri ditë që kur deputetët e mazhorancës pa praninë e opozitës votuan ligjin për pagën minimale i njëjti ende nuk ka shkuar për nënshkrim në presidencë.

“Ligji është ende në Kuvendin e Kosovës dhe nuk ka ardhur në Presidencë. Kur të vjen, do të analizohet sikurse edhe ligjet e tjera”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media, raporton Dukagjini.

The post Ende nuk ka shkuar në presidencë Ligji për pagën minimale appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas

By: Insajderi
18 July 2023 at 10:10

Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej të zinjve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje.

Mandela ka lindur më 18 korrik të vitit 1918 dhe pikërisht për nder të datës së lindjes së tij Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2009 ka vendosur që 18 korriku të jetë Dita ndërkombëtare e Nelson Mandelës.

Ditëlindja e Mandelas është edhe Ditë Ndërkombëtare e Nelson Mandelas, e shpallur nga OKB-ja si shenjë mirënjohjeje për kontributin e fituesit të çmimit Nobel për Paqe e pajtimin e arritur në këtë vend.

Në këtë ditë jugafrikanët zakonisht shënojnë ditëlindjen e liderit të tyre kundër aparteidit, i cili ishte 67 vjet në shërbim publik, kurse qytetarët bëjnë 67 minuta punë për komunitet,

Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij.

Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit ai u bë lideri i grupit të armatosur së ANC-së, Umkohnto we Sizwe, raporton KP.

Në vitin 1962 u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 u dënua me burg të përjetshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi.

Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presionit ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend.

Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishte aktiv për organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut. Në vitin 2003 kritikoi shumë Toni Blair dhe George W. Bush për intervenimin në Irak.

Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg.

The post Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelas appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Temperatura të larta, IHK jep rekomandime për personat me sëmundje kronike

By: Insajderi
18 July 2023 at 10:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot me diell, ndërkaq temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë celsius.

IHK thekson se shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

Sipas Institutit, në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë edhe deri në 40 gradë celsius.

Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

IHK thekson se meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj.

Po ashtu, rekomandohet të bartim syze mbrojtëse nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta, kremra adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pimë ujë sa më shpesh, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë.

The post Temperatura të larta, IHK jep rekomandime për personat me sëmundje kronike appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Escobar sot raporton për dialogun Kosovë-Serbi

By: Insajderi
18 July 2023 at 10:08

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot, e martë, do të raportojë para Kongresit Amerikan për përgjegjësitë me të cilat është i ngarkuar t’i kryejë.

Këto përgjegjësi përfshijnë edhe Kosovën, ku muajve të fundit ka pasur tensione. Tashmë ai ia ka dërguar një dokument Kongresit për zhvillimet dhe perspektivën përpara.

Ai në fokus kryesor pritet ta ketë nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Po ashtu, këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Elementi kyç është përmbushja e obligimit të Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në vitin 2013. AKS do të fuqizonte komunat me interesa të përbashkëta, gjuhë dhe kulturë për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal. Për më tepër, Kosova dhe Serbia ranë dakord të njohin reciprokisht dokumentet dhe simbolet kombëtare”, thuhet në dokumentin të cilin ai pritet t’ua paraqes kongresistëve”, thuhet në dokument.

Dokumenti që tregon këto detaje është publikuar nga avaz.

Ndër tjerash përmendet edhe marrëveshja e Ohrit dhe mundësia e zbatueshmërisë së asaj marrëveshjeje.

“Që kur palët arritën këto marrëveshje, ka pasur provokime serioze, tensione të përshkallëzuara dhe dhunë të papranueshme nga protestuesit serbë kundër KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Si përgjigje, NATO vendosi elementë të forcave rezervë për të përforcuar misionin; mban një qëndrim të zgjeruar në veri të Kosovës për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt në përputhje me mandatin e saj të OKB-së”, thuhet ndër tjerash në dokument.

The post Escobar sot raporton për dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Vdes Shyqri Nimani, kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

By: Insajderi
22 June 2023 at 13:59

Ka ndërruar jetë artisti dhe profesori i artit, Shyqri Nimani.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se Nimani la prapa një karrierë të bujshme dhe gjurmë të thella artistike.

“Teksa kujtojmë vetëm disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës, e themi me gjithë zemër se prof. Nimani me meritë të plotë e të padiskutueshme ka zënë një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë”, thuhet në njoftim.

The post Vdes Shyqri Nimani, kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Ministrja gjermane drejton gishtin nga Kosova për tensionet në veri

By: Insajderi
22 June 2023 at 13:57

Pasi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u ndezën përsëri, Gjermania dhe Franca u bënë thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë pasi ato aktualisht po “rrezikojnë vërtetë” rrugën e tyre drejt BE-së.

Por në një intervistë ekskluzive me EURACTIV, Ministrja Gjermane e Shtetit për Evropën, Anna Lührmann e drejtoi gishtin nga Kosova, duke thënë se shtytja e de-përshkallëzimit “vlen edhe për Prishtinën”.

Pavarësisht nga një nismë franko-gjermane e lehtësuar nga BE-ja për të de-përshkallëzuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tensionet u rishfaqën kohët e fundit pas dorëheqjes së të gjithë serbëve etnikë nga institucionet e Kosovës dhe zgjedhjet lokale me një pjesëmarrje më pak se 4% që panë kryetarët shqiptarë etnikë të marrin pozicionet e tyre.

“Të dyja palët duhet të de-përshkallëzohen. Ata me të vërtetë po rrezikojnë të ardhmen e tyre në BE,” tha Anna Lührmann.

Ndërsa theksoi se “të dyja palët duhet të përmbahen nga çdo hap që mund të përshkallëzojë situatën”, ajo e drejtoi veçanërisht gishtin nga Kosova për ruajtjen e anës së saj të pazarit.

“Qeveria e Kosovës duhet të pranojë se kjo nuk vlen vetëm për Beogradin por edhe për Prishtinën. Të dy duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të nxisin një zgjidhje të qëndrueshme diplomatike”, tha ajo.

Homologu i saj francez paralajmëroi se “të dy duhet të respektojnë marrëveshjet e tyre dhe të arrijnë në një mirëkuptim të përbashkët”, tha për EURACTIV Ministri francez i Shtetit për Evropën, Laurence Boone.

Kosova është kritikuar për mos shuarjen e tensioneve me Serbinë për zgjedhjet e diskutueshme në veri të vendit, megjithëse komuniteti ndërkombëtar i konsideroi zgjedhjet legjitime.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet si votues dhe kandidatë dhe Prishtina argumenton se kjo ishte zgjedhja e tyre dhe ata zgjodhën të mos marrin pjesë në proceset demokratike.

Ndërkohë, dialogu i mbështetur nga BE midis dy vendeve ka ngecur. Një marrëveshje e vitit 2013 për krijimin e një Asociacioni të Komunave Serbe u shpall jokushtetuese në vitin 2015, me Prishtinën që tha se është e gatshme të shqyrtojë opsione të tjera që përputhen me kushtetutën e vendit. Megjithatë, Serbia dhe Perëndimi vazhdojnë të insistojnë në formimin e saj të menjëhershëm, me pak marrëveshje se si duhet të zbatohet.

Serbia gjithashtu ka dështuar të qëndrojë në anën e saj të marrëveshjes duke ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës, duke lobuar kundër njohjes së Kosovës nga jo-njohësit dhe duke penguar anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Kosovës, pra, akuzojnë Perëndimin për standarde të dyfishta.

E pyetur nga EURACTIV, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se arsyeja kryesore e hezitimit të Perëndimit ndaj Serbisë do të ishte se “ka interes për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian, më afër Perëndimit dhe për ta shkëputur atë nga Rusia”.

Beogradi i kërkon BE-së ‘ndihmë’

Ndërkohë, në Beograd, kryeministrja serbe Ana Brnabiç u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ndihmojnë në ruajtjen e paqes në rajon dhe të qëndrojnë pas marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Po shfrytëzoj rastin sot për të kërkuar nga partnerët tanë nga BE-ja që të na ndihmojnë për të ruajtur paqen dhe për të siguruar që serbët në Kosovë të jetojnë pa frikë nga torturat e përditshme, arrestimet, për të siguruar të paktën parimet themelore të sundimit të ligji në Kosovë”, tha Brnabiq.

“Pra, unë kërkoj që më në fund, pas më shumë se 10 vitesh, të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe (SMA),” shtoi ajo.

The post Ministrja gjermane drejton gishtin nga Kosova për tensionet në veri appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Hardinaj-opozitës: Pse ka hezitime për mocion?

By: Insajderi
22 June 2023 at 13:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që të fillojë mocioni ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai tha se opozita është duke u ndalur për këtë mocion gjë që i ka kritikuar partitë tjera opozitare.

“A ka dikush në Kosovë dhe në këtë sallë që nuk e di se kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës? Nëse kemi humbur besimin nëse kanë filluar ndëshkimet, a forcohet Kosova përballë bandave në veri dhe përballë Serbisë. Me ndëshkim dhe me besim të humbur nga ata që na kanë ndihmuar a jemi më të fortë apo më të dobët?”

Haradinaj tha se nga mocioni përfiton vetëm Kosova.

“Pse ju lutem ka hezitime për mocion? Ku është problemi? Ku e keni problemin të gjithë ju që hezitoni për mocion? Jemi duke u dobësuar, pse nuk po keni guxim secili me dalë më thënë, po e votoj mocionin. Çfarë është duke ndodhur tek opozita? Pse po mendoni se kush përfiton nga mocioni? Vetëm një përfiton që është Kosova”, ka thënë tutje Haradinaj.

The post Hardinaj-opozitës: Pse ka hezitime për mocion? appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Konfirmohet, takimi në Bruksel zhvillohet sot pasdite

By: Insajderi
22 June 2023 at 13:54

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të enjten duke filluar nga ora 14:00 do të mbajë takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e rrugëdaljes për uljen e tensioneve të tashme, në mënyrë që [palët] të kthehen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, në veçanti të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Pas takimit do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

The post Konfirmohet, takimi në Bruksel zhvillohet sot pasdite appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kurti për arrestimin e policëve: Dyshohet të jetë hakmarrje e Serbisë për Milenkoviqin

By: Insajderi
14 June 2023 at 16:17

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyratrëve policorë nga forcat serbe.

Kurti, tha se dyshohet se ata janë rrëmbyer qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviq – Lune, “i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”.

Kurti, ka kërkuar lirim të mënjëhershëm të tre zyratrëve si dhe ka ftuar ndërkombëtarët ta dënojnë këtë “akt agresioni të Serbisë”.

“Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”, tha Kurti.

The post Kurti për arrestimin e policëve: Dyshohet të jetë hakmarrje e Serbisë për Milenkoviqin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

3 policët kosovarë u kidnapuan rreth 300 metra brenda territorit të Kosovës

By: Insajderi
14 June 2023 at 16:07

Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, dyshohet se janë kidnapuar nga presona të maskuar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit.

Zona ku dyshohet se janë kidnapuar policët e Kosovës ndodhet rreth 300 metra brenda në territorin e Republikës së Kosovës.

Pamjet e mëposhtme tregojnë vendin ku dyshohet se u kapen 3 policët e Kosovës. Zona tashmë është rrethuar me shiritat e Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se “me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion”.

Behet e ditur se në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe.

Nga ana tjetër, mediat serbe kanë publikuar disa fotografi në të cilat pretendohet se shfaqen pjesëtarët e policisë së Kosovës që u kidnapuan. Ato pretendojnë se 3 policët kosovar u arrestuan nga policia e Serbisë.

The post 3 policët kosovarë u kidnapuan rreth 300 metra brenda territorit të Kosovës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sveçla pas kidnapimit të policëve: Kërkojmë nga ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë

By: Insajderi
14 June 2023 at 16:03

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me kidnapimin e tre zyrtarëve policor në veri të Kosovës.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, kërkoi nga ndërkombëtarët që ta rrisin “urgjentisht” presionin ndaj Serbisë që jo vetëm t’i lirojë zyrtarët policorë por edhe të ndalin provokimet e saj.

“Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla tha se përderisa rendi dhe ligji “po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare”.

Ai shtoi se zyrtarët policor kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, “duke kryer detyrat e tyre të rregullta”.

The post Sveçla pas kidnapimit të policëve: Kërkojmë nga ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Serbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit(FOTO-VIDEO)

By: Insajderi
14 June 2023 at 16:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se në thellësi të territorit të Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues.

Sipas njoftimit të policisë, njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Ndërkaq, policia me të arritur në atë lokacion, kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion.

Lajmi fillimsht u dha në mediumin “Novosti”, i afërt me presidentin serb Vuçiq. Sipas burimeve të këtij mediumi tre policët janë kidnapuar dhe më pas janë nisur për në Beograd.

The post Serbia kidnapon tre policë brenda territorit të Kosovës, i nis drejt Beogradit(FOTO-VIDEO) appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

❌
❌