Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Java News

Trump urdhëron shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale! Cook: S’ke të drejtë, nuk dorëhiqem

By: A R
26 August 2025 at 08:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërmarrë një veprim të paprecedentë në historinë 111-vjeçare të Rezervës Federale.

Trump njoftoi shkarkimin e Lisa Cook nga bordi i drejtorëve të Rezervës Federale.  Presidenti amerikan, në një letër të postuar në Truth Social, e informonte Cook për vendimin e tij për ta shkarkuar atë nga bordi i guvernatorëve të bankës me efekt të menjëhershëm.

Ai tha se kishte “arsye të mjaftueshme” për të besuar se ajo kishte bërë deklarata të rreme mbi marrëveshjet e hipotekës dhe përmendi fuqitë kushtetuese të cilat, sipas tij, i lejonin ta shkarkonte atë.

Sipas letrës së Trump, Cook nënshkroi një dokument që vërtetonte se një pronë në Michigan do të jetë vendbanimi i saj kryesor për vitin e ardhshëm. “Dy javë më vonë, ju nënshkruat një dokument tjetër për një pronë në Gjeorgji dhe deklaruat se do të ishte vendbanimi juaj kryesor për vitin e ardhshëm. Është e pakonceptueshme që nuk ishe në dijeni të deklaratës tënde të parë kur bëre të dytën”, tha presidenti amerikan.

Nga ana e saj, në përgjigje, ajo deklaroi se nuk po jep dorëheqjen dhe se presidenti amerikan nuk ka autoritetin ta shkarkojë atë.

Presidenti Trump pretendoi se kishte një arsye për të më shkarkuar, ndërkohë që nuk ka asnjë bazë ligjore dhe asnjë autoritet për ta bërë këtë. Nuk do të jap dorëheqjen. Do të vazhdoj të kryej detyrat e mia për të ndihmuar ekonominë amerikane, siç kam bërë që nga viti 2022. Ai nuk ka të drejtë të më pushojë nga puna”, tha Cook në një deklaratë.

Rezerva Federale nuk ka komentuar ende mbi veprimin e Donald Trump. Lisa Cook është një nga shtatë anëtarët e bordit të guvernatorëve të Rezervës Federale dhe gruaja e parë afrikano-amerikane që shërben në atë pozicion.

The post Trump urdhëron shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale! Cook: S’ke të drejtë, nuk dorëhiqem first appeared on JavaNews.al.

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt rijetëzimi

By: A R
26 August 2025 at 08:49

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh automjetesh, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

“Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor”, shkruan Tare.

Por, MEKI në një deklaratë për mediat sqaron se inertet që shihen në foton e publikuar nga Tare do të përdoren për disa projekte që synojnë rijetëzimin e Shpellës së Spilesë. Sipas ministrisë, ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor.

“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon se, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë. Theksojmë se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj”, thuhet në deklaratë.

Më tej shpjegohet se ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ.

“Pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet!”, thekson MEKI.

Po ashtu bëhet me dije se për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës.

The post “Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt rijetëzimi first appeared on JavaNews.al.

Shkuan të ekzekutonin urdhërarrestin, vriten 2 policë në Australi, plagoset një tjetër. Autori në arrati

By: A R
26 August 2025 at 08:39

Dy oficerë janë qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në një qytet të Australisë.

Policët do ekzekutonin urdhërarrestin kundrejt një personi për krime seksuale në Porepunkah, në verilindje të Viktorias, në momentin që janë zënë në pritë.

Autori i të shtënave me armë është arratisur, ndërsa autoritetet përkatëse janë vënë në ndjekje të tij.,

Policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa shkolla fillore që ndodhet në afërsi të vendngjarjes dhe ndërtesat e këshillit janë mbyllur përkohësisht.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë, duke qëndruar në krah të oficerëve.

Mendimet tona janë me policinë për punën që bëjnë, çdo ditë. Burrat dhe gratë që veshin uniformën tonë, veshin uniformën e policisë, marrin rreziqe çdo ditë. Komisioneri i policisë së Viktorias do të japë një përditësim këtë pasdite ndërsa më shumë fakte që mund të publikohen bëhen të qarta”, tha ai.

Shoqata Federale e Policisë Australiane ka lëshuar një deklaratë ku shpreh ndjenjat e saj më të thella për oficerët, familjet dhe kolegët e Policisë së Viktorias të prekur nga incidenti i sotëm.

The post Shkuan të ekzekutonin urdhërarrestin, vriten 2 policë në Australi, plagoset një tjetër. Autori në arrati first appeared on JavaNews.al.

Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet 34-vjeçari

By: A R
26 August 2025 at 08:30

Policia e Himarës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Emanuel Shkëmbi, i cili ka kanosur me armë nënë e bijë, punonjëse të hotelit të tij në Borsh pas një konflikti verbal mes tyre.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe babai i tij pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër shtetaseje si edhe shtetasi P.B, pasi ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.

“Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë konfliktit verbal me punëtorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë babai i tij shtetasi A. Sh. babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo. Është proceduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit”, njofton policia.

Policia sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër pistolete dhe 8 fishekë 9mm.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të Kodit Penal.

The post Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet 34-vjeçari first appeared on JavaNews.al.

Rama ndan pamjet nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

By: A R
26 August 2025 at 08:22

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë sot më 26 gusht pamje nga puna në kantier.

“Po rilind si një hapësirë moderne”, shkruan kryeministri.

Qendra do të ketë një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë. Nuk do të mungojnë as auditorët dhe klasat për inovacionin.

“Do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon”, shkruan kryeministri Edi Rama.

The post Rama ndan pamjet nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon first appeared on JavaNews.al.

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky: Po u desh, do ndërhyj!

By: A R
26 August 2025 at 08:15

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të ulen përballë në një samit paqeje, duke paralajmëruar se “do të ketë pasoja” nëse ky takim dështon.

Nuk e di nëse do të takohen. Ndoshta po, ndoshta jo. Do të shohim çfarë ndodh për një ose dy javë, dhe nëse duhet, do të ndërhyj vetë,” tha Trump nga Zyra Ovale, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung.

Vetëm një javë më parë, pas një takimi me Zelensky-n dhe disa liderë evropianë në Washington, Trump kishte lënë të kuptohej se një samit Putin–Zelensky ishte çështje ditësh dhe se do të pasohej nga një takim trepalësh me praninë e tij për të shtyrë përpara një marrëveshje paqeje.

Por Moska nuk ka treguar asnjë gatishmëri. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të premten se “nuk ka asnjë takim të planifikuar”, duke përsëritur se një bisedim i tillë do të ndodhte vetëm kur Ukraina të hiqte dorë nga aspiratat për NATO, të ndërpriste furnizimet me armë perëndimore dhe të pranonte ndryshime në pushtet në Kiev.

Sipas Trump, arsyeja pse Putin shmang takimin është “sepse nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin”. Ai shtoi se pas dy javësh, nëse takimi nuk zhvillohet, do të përcaktojë se kush është përgjegjës për dështimin.

Ndërkohë, Zelensky ka pranuar publikisht të takohet me Putinin, madje duke hequr kushtin e një armëpushimi paraprak për zhvillimin e bisedimeve. Trump gjithashtu zbuloi se ka folur rishtas me Putinin pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur mundësinë e hapjes së bisedimeve për çarmatimin bërthamor me pjesëmarrjen e Kinës.

Takimi i Trump me presidentin e Koresë së Jugut u përqendrua në marrëdhëniet bilaterale, aleancën ushtarake dhe situatën rajonale, ndërsa presidenti amerikan nuk përjashtoi mundësinë e një takimi të ri me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

The post Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky: Po u desh, do ndërhyj! first appeared on JavaNews.al.

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

By: A R
26 August 2025 at 08:07

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.  Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-3 ballë.

The post Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë first appeared on JavaNews.al.

Guterres bën thirrje për ‘hetim të shpejtë’ të sulmeve izraelite në spitalin Nasser në Gaza

By: A R
25 August 2025 at 23:00

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar fuqishëm vrasjen e palestinezëve në sulmet ajrore izraelite që goditën spitalin Nasser në Gaza dhe ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm, tha zëdhënësi Stephane Dujarric.

“Sekretari i përgjithshëm rikujton se civilët, përfshirë personelin mjekësor dhe gazetarët, duhet të respektohen dhe të mbrohen në çdo kohë”, u tha Dujarric gazetarëve.

“Ai bën thirrje për një hetim të shpejtë dhe të paanshëm për këto vrasje”, shtoi ai më tej.

Kujtojmë se sulmi i sotëm izraelit në spitalin në Gaza ka vrarë me dhjetëra persona, mes të cilëve edhe gazetarë.

The post Guterres bën thirrje për ‘hetim të shpejtë’ të sulmeve izraelite në spitalin Nasser në Gaza first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 25 August 2025Java News

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

By: A R
25 August 2025 at 22:52

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times

“Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në muajin maj, duke lënë të kuptohej se zgjidhja për luftën e Ukrainës nuk qëndron te diplomacia e gjatë shumëpalëshe, por te një marrëveshje mes dy superfuqive.

Takimi me Vladimir Putinin në bazën ajrore amerikane në Anchorage ndodhi, por 9 ditë më pas nuk ka shenja të progresit real. Trump kishte dhënë sinjale se Putini dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të zhvillonin bisedime direkte, por një gjë e tillë nuk është planifikuar. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha hapur se “agjenda nuk është gati fare”.

Trump e portretizon veten si ndërmjetës, si aleat të Ukrainës, ose si njeri që mund të bindë Putinin…

Një ditë thotë se Ukraina nuk ka shanse të fitojë pa sulmuar brenda territorit rus, ditën tjetër premton garanci sigurie për Kievin.

Diplomacia si spektakël personal

Trump kërkon të imitojë Theodore Roosevelt-in, i cili në 1905-ën ndërmjetësoi paqen midis Rusisë dhe Japonisë dhe fitoi Çmimin Nobel. Por krahasimet janë të zbehta: në Anchorage, takimi me Putinin ngjante më shumë me show-in e tij me Kim Jong-un në 2018, shumë kamera, përqafime dhe asnjë rezultat konkret.

Madje, sipas ish-ambasadorit amerikan në NATO, Ivo Daalder, Trump e nisi me një pozicion të përbashkët perëndimor që kërkonte armëpushim, por më pas e braktisi dhe i dha avantazh Moskës. “Një autogol diplomatik,” e quajti ai.

Siguria e Ukrainës, dilemat amerikane

Trump deklaron se SHBA-të mund të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, por pa trupa amerikane në terren. Ai sugjeron që këtë ta bëjnë disa vende europiane, ndërsa SHBA-të të ofrojnë inteligjencë e mbështetje ajrore. Ky është një zotim serioz: të mbrosh një vend jo-anëtar të NATO-s nga agresioni rus.
Por Rusia kërkon të jetë pjesë e këtyre garancive, duke i kthyer gjërat në absurditet: pushtuesi të jetë “garant sigurie”.

Dyshimi i Kievit

Për ukrainasit, kujtesa e Memorandumit të Budapestit të vitit 1994 është ende e gjallë. Atëherë ata dorëzuan arsenalin bërthamor në këmbim të garancive nga SHBA-të, Britania dhe Rusia dhe e panë Moskën të shkelë marrëveshjen. Sot, Zelensky dhe ekipi i tij e shohin me dyshim diplomacinë e Trump, që shpesh relativizon fajin e Rusisë dhe ka shuar strukturat amerikane që hetonin krimet e luftës.

Trump herë e sheh veten si Roosevelt-in që sjell paqe, herë si ndërmjetës neutral, herë si lider që do të “lajë duart” duke ia lënë fatin ukrainasve e rusëve.

Por kjo strategji e paqartë krijon më shumë konfuzion sesa stabilitet. Lufta në Ukrainë nuk është thjesht për territor, siç mendon Trump, por për identitetin e një kombi dhe të drejtën e tij për të zgjedhur të ardhmen.

The post Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm first appeared on JavaNews.al.

Zjarri në zonën e Pish Poros në Vlorë, ja si paraqitet situata

By: A R
25 August 2025 at 22:45

Zjarri në zonën e Pish Poros në Vlorë po vazhdon, teksa ka kapur një gjatësi prej 2–3 kilometër.

Burime bëjnë me dije se nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë, sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse e pyjore, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Pritet që operacionet të nisin sërish herët në mëngjes, në orën 05:30, me ndihma shtesë nga Forcat e Armatosura, ku pritet të vijnë mbi 40 trupa në ndihmë për shuarjen e flakëve.

The post Zjarri në zonën e Pish Poros në Vlorë, ja si paraqitet situata first appeared on JavaNews.al.

Aksidenti në Vorë, identifikohet 66-vjeçari që u përplas për vdekje

By: A R
25 August 2025 at 22:37

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues Jani Tanushi 53vjeç ka përplasur këmbësorin rreth 66-vjeçarin Kujtim Luka, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksidenti në Vorë, identifikohet 66-vjeçari që u përplas për vdekje first appeared on JavaNews.al.

Vendi i Trump është në Hagë, jo në ceremoninë e Çmimit Nobel

By: A R
25 August 2025 at 22:30

Nga Gideon Levy, Haaretz

Thuhet se ëndrra e presidentit amerikan është të fitojë Çmimin Nobel për Paqe në Oslo; vendi i duhur për të është Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Asnjë jo-izraelit tjetër nuk mban aq përgjegjësi për gjakderdhjen në Gaza sa Donald Trump. Nëse do të donte, ai (dhe vetëm ai) mund ta ndalte këtë luftë të tmerrshme dhe vrasjen e pengjeve izraelite me një telefonatë.

Nuk e ka bërë. Jo vetëm që Trump nuk ka telefonuar, ai vazhdon të financojë, furnizojë me armë dhe mbështesë makinën luftarake izraelite sikur të mos ishte duke ndodhur asgjë.

Ai është fansi i saj i fundit. Javën e kaluar, ai e quajti komandantin e përgjithshëm të Izraelit, kryeministrin Benjamin Netanyahu, një “hero lufte”. Më pas e lavdëroi veten me të njëjtin nder të dyshimtë, duke shtuar: “Besoj se edhe unë jam”, me modesti karakteristike.

Presidenti i SHBA-ve mendon se dikush që kryen një gjenocid në Gaza është hero. Ai gjithashtu mendon se dikush që lëshon bombardues nga zyra e tij për një operacion të vetëm, pa rrezik, kundër Iranit është hero. Ky është mentaliteti i njeriut më të fuqishëm në botë.

Të lidhësh Trump-in me Çmimin Nobel për Paqe është njësoj si të kthesh natën në ditë, gënjeshtrën në të vërtetë dhe autorin e luftës më të tmerrshme të këtij shekulli në një përzierje të Martin Luther King Jr. dhe Dalai Lamës, që të dy fitues të çmimit.

Trump dhe Nelson Mandela në të njëjtën varkë. Nuk ka kufij për grotesken, dhe është krejtësisht në kurrizin tonë.

Nëse Netanyahu dhe Trump meritojnë ndonjë çmim, është një që, fatmirësisht, ende nuk është themeluar: Çmimi për Gjenocid.

Dy raporte tronditëse të publikuara të premten nuk lanë asnjë dyshim për natyrën gjenocidale të luftës.

Iniciativa e mbështetur nga OKB-ja, Integrated Food Security Phase Classification, ose IPC – autoriteti kryesor botëror mbi krizat ushqimore – konfirmoi se mbi 500 mijë njerëz në qytetin e Gazës dhe zonat përreth përballen me kushte katastrofike urie në nivelin më të lartë.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pritet të pushtojnë këtë qytet të uritur, dhe Trump po i jep dritën jeshile këtij pushtimi brutal, mbështetje ndërkombëtare dhe armë.

Në të njëjtën kohë, faqja izraelite e lajmeve +972 Magazine, portali i saj simotër në hebraisht Local Call (ose Sikha Mekomit) dhe e përditshmja britanike The Guardian zbuluan një bazë të dhënash të inteligjencës ushtarake izraelite që tregon se 83 për qind e palestinezëve të vrarë nga IDF në këtë luftë deri tani ishin civilë – një përqindje jashtëzakonisht e lartë edhe në krahasim me luftërat më të tmerrshme si ato në Bosnjë, Irak dhe Siri.

Sipas të dhënave të vetë IDF-së, vetëm një në gjashtë nga palestinezët e vrarë ishin luftëtarë. Pesë nga gjashtë ishin civilë të pafajshëm, kryesisht gra dhe fëmijë. Siç e dyshonim, siç e dinim – ky është gjenocid. Amerika qëndron pas tij.

Trump i ka dhënë dorën kësaj lufte, por ende guxon të ëndërrojë për një Çmim Nobel për Paqe.

Opinioni publik amerikan mbetet i pandryshuar, po ashtu edhe presidenti.

Vetëm një telefonatë nga Shtëpia e Bardhë mund ta ndalë këtë masakër, dhe ndërkohë, nuk ka asnjë shenjë se presidenti do ta bëjë.

I mbështetur nga një aparat gjigand inteligjence, me 16 agjenci me buxhete të mëdha, Trump tha se e pa në TV që kishte “uri të vërtetë” në Gaza.

Por, TV-ja e Trump nuk e tronditi mjaftueshëm për të ndërmarrë veprimin e vetëm shpëtimtar që Amerika mund dhe duhet të marrë: urdhërimin e Izraelit për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm.

Izraeli i Netanyahu-t nuk mund të sfidojë terrorin e botës. Për më tepër, Trump po bën gjithçka që mundet për të penguar vendet e tjera që të vendosin sanksione ndaj Izraelit për të ndaluar gjenocidin.

Evropa është e tërbuar, por e paralizuar nga frika ndaj tij, ashtu si edhe organizatat ndërkombëtare.

Politikani hebre-amerikan që është gjithashtu ministër në kabinetin izraelit, Ron Dermer, arriti ta mashtrojë Shtëpinë e Bardhë dhe 16 agjencitë e saj të inteligjencës për të besuar se gjaku është shi – madje shi i bekuar për Amerikën.

Rezultati: Babai i planit “Gaza Riviera”, presidenti i SHBA-ve, tani është një Kahanist i shpallur. Ai do Çmimin Nobel për Paqe për këtë.

The post Vendi i Trump është në Hagë, jo në ceremoninë e Çmimit Nobel first appeared on JavaNews.al.

“Ethet” e qeverisë së re, Rama kthehet në zyrë, pritet mbledhja e Asamblesë Kombëtare

By: A R
25 August 2025 at 22:21

Kryeministri Edi Rama është kthyer sot në zyrën e tij në godinën e qeverisë, për herë të parë pas pushimeve të verës.

Pushimet kanë përfunduar edhe për kabinetin qeverisës, por edhe për deputetët, të cilët pritet të marrin mandatin më 10 shtator, kur pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Parlamentit të ri.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë ekipi me të cilin Edi Rama do të vendosë të drejtojë vendin, pasi shqiptarët i dhanë një mandat të katërt në krye të qeverisë.

Tradicionalisht, lideri i mazhorancës i ka shpallur emrat e ministrave të rinj në Asamblenë Kombëtare në fund të muajit gusht ose në fillim të muajit shtator.

Por deri më tani ende nuk ka një datë se kur kryeministri mund të thërrasë forumet e Partisë Socialiste apo kur do të vendosë të shpallë kabinetin qeverisës dhe prioritetet e mandatit të katërt në krye të vendit.

Vizion+

The post “Ethet” e qeverisë së re, Rama kthehet në zyrë, pritet mbledhja e Asamblesë Kombëtare first appeared on JavaNews.al.

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

By: A R
25 August 2025 at 22:08

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.

“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.

Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro 633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro./Marrë nga Monitor

The post ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve first appeared on JavaNews.al.

Aksident me pasojë vdekjen në dalje të Vorës, 53-vjeçari përplas këmbësorin

By: A R
25 August 2025 at 22:00

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme, 25 gusht 2025, në dalje të Vorës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, kur automjeti që drejtohej nga 53-vjeçari me iniciale J.T., përplasje këmbësorin 66-vjeçar.

Sakaq, 53-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.

The post Aksident me pasojë vdekjen në dalje të Vorës, 53-vjeçari përplas këmbësorin first appeared on JavaNews.al.

Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

By: A R
25 August 2025 at 21:52

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i Nismës Shqipëria Bëhet t’i jepet Ana Dajkos. Ajo ishte e para në listën e mbyllur të Tiranës për koalicionin në fjalë, mandati i të cilit krijoi një përplasje mes dy palëve, Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabani.

Megjithatë, vendimi i sotëm është një lajm i mirë pasi i hap rrugë certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Pas pushimeve të gjata të verës, pritet që politika shqiptare të rikthehet në skenë në shtator.

Mandati i Kuvendit aktual mbyllet më 9 shtator. Kushtetuta thotë që parlamenti i ri do t’i hapë dyert pasi Presidenti të përcaktojë datën me një dekret dhe ajo nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Pra brenda 20 shtatorit, shqiptarët do të kenë Kuvendin e ri.

Por kush do të jenë deputetët që do t’i përfaqësojnë?

Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit la në pushtet sërish Partinë Socialiste, kësaj here me një mazhorancë më të madhe, me 83 mandate të fituara. Partia Demokratike mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate fitoi tre mandate, ndërsa dy i mori Partia e Agron Shehajt, “Mundësia”. Nga një mandat morën Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

Për këtë të fundit, vendosi sot Kolegji dhe përfundimisht do të jetë Ana Dajko ajo që do i përfaqësojë në Kuvend. Nga Lëvizja Bashkë, deputet do të jetë Redi Muçi.

Agron Shehaj do të rikthehet në karrigen e Kuvendit, por si kryetar i partisë së tij teksa bashkë me të do të jetë edhe Erald Kapri, i renditur i dyti në listën e mbyllur.

Partia Socialdemokrate do të ketë një përfaqësuese në Tiranë, Albana Pëllumbin ndërsa dy në Shkodër, Tom Doshin dhe Sabina Jorgon.

Siç e përmendëm edhe më lart, “peshën” më të madhe të karrigeve të kuvendit do ta mbajë Partia Socialiste me 83 mandate. 30 prej tyre kanë qenë në legjislaturën që po lëmë pas ndërsa 53 emra të rinj do të ulet për herë të parë në parlamentin shqiptar.

Mes tyre përmendim emra si Delina Brahimaj, Petrit Malaj, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Pirro Vengu, Igli Hasani, Ervin Hoxha që kanë mbajtur post ministri por nuk kanë qenë pjesë e Parlamentit. Emra të tjerë që vlejnë të përmendim janë Ervin Demo, Agron Malaj, apo edhe profesoresha Iris Luarasi apo edhe Ardit Bidon dhe Marjana Koçekun nga Shkodra. 24-vjeçarja është edhe deputetja më e re në moshë.

Nga Partia Demokratike, do të jenë 14 deputetë të rinj teksa pjesa të tjerë do ta rigjejnë sërish ulësen në Kuvend, po nga ana e opozitës. Nga radhët e selisë blu është deputeti më i vjetër i Kuvendit, Sali Berisha.

Cilët janë deputetët e rinj nga Partia Socialiste?

Ervin Demo, Agron Malaj, Tërmet Peci, Aulona Bylykbashi, Elton Korreshi, Genti Lakollari, Bledi Çomo, Besa Spaho, Onid Bejleri, Romina Kuko, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Petrit Malaj, Pirro Vengu, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ervin Hoxha, Ceno Klosi, Ilva Gjuzi, Ani Dyrmishi, Agron Gaxho, Brunilda Mersini, Ermal Pacaj, Olsi Komici, Adi Qose, Klevis Jahaj, Ardit Bido, Etleva Budini, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Zegjine Caushi, Adnan Kadeli, Marjana Koceku, Xhenis Çela, Erion Malaj, Sara Mila, Adnan Kadeli, Skënder Pashaj, Bujar Rexha, Vasil Llajo, Alma Selami, Ana Nako, Enriketa Jaho, Asfloral Haxhiu, Dhimitër Kurti, Piro Dhima, Zamira Sinaj, Iris Luarasi, Hysen Buzali, Loer Kume, Ermal Elezi, Erjona Ismaili.

Cilët janë deputetët e rinj nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore?

Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka, Besart Xhaferi, Tedi Blushi, Brunilda Haxhiu.

Cilët janë deputetët që do të rikthehen në Kuvend?

Nga PS

Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ulsi Manja, Taulant Balla, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi, Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Milva Ikonomi, Aurora Mara, Evis Kushi, Saimir Hasalla, Belinda Balluku, Antoneta Dhima, Niko Peleshi, Ilirian Pendavinji, Eduart Shalsi, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj

Nga PD

Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Tritan Shehu, Bledjon Nallbati, Flamur Hoxha, Isuf Çelaj, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Luçiano Boçi, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Bujar Lesaj, Ina Zhupa, Vangjel Dule (aleat), Fatmir Mediu (aleat)

The post Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament first appeared on JavaNews.al.

“Të çarmatoset Hezbollahu”/ Izraeli dhe Libani në “udhëkryq historik”

By: A R
25 August 2025 at 21:46

Izraeli njoftoi sot, 25 gusht, se është i gatshëm të tërheqë një pjesë të trupave të vendosura në jug të Libanit gjatë vitit të fundit, nëse çarmatoset Hezbollah, grupin militant shiit që prej vitesh është aktori jo-shtetëror më i fuqishëm në Liban.

Deklarata erdhi pas aprovimit nga qeveria libaneze e një plani të propozuar nga i dërguari special amerikan, Tom Barrack, i cili synon çarmatosjen e grupit. Zyrat e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkruan vendimin e Libanit si “historik”.

Sipas njoftimit, nëse ushtria libaneze merr hapat e nevojshëm për çarmatosjen e Hezbollahut, Izraeli do të marrë masa reciproke, duke përfshirë uljen e pjesshme të pranisë ushtarake, në koordinim me mekanizmin e sigurisë të udhëhequr nga SHBA-të.

Megjithatë, zyrtarët në Bejrut e konsideruan ofertën e Izraelit si të pamjaftueshme, duke kërkuar veprime konkrete nga Izraeli. Plani amerikan parashikon gjithashtu që Izraeli të ndalojë operacionet tokësore, ajrore dhe detare brenda 15 ditëve nga vendimi i Libanit për çarmatosjen e grupit.

Hezbollahu ka refuzuar të njohë këtë plan, dhe lideri i tij, Naim Qassem, paralajmëroi se konflikti civil mund të shpërthejë nëse Libani e zbaton planin.

Përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut nisën në fund të vitit 2023 pas sulmeve raketore të grupit ndaj Izraelit në solidaritet me Hamasin.

The post “Të çarmatoset Hezbollahu”/ Izraeli dhe Libani në “udhëkryq historik” first appeared on JavaNews.al.

Nga morali te pazari për kushërirat: Si Lapaj dhe KQZ e shndërruan në farsë ligjin për mandatet

By: A R
25 August 2025 at 21:38

Kolegji Zgjedhor i vuri sot vulën çështjes së mandatit të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, duke djegur përfundimisht shpresat e Adriatik Lapajt për ta menaxhuar mandatin sipas qejfit. Vendimi u vonua dy javë përtej afatit ligjor, duke ushqyer dyshime se vonesa nuk vinte nga pamundësia e gjyqtarëve për t’u mbledhur, por nga nevoja për kohë, derisa të “gjendej” rruga për prishjen e vendimit të KAS-it.

Dyshimet u davaritën pasi u bë publik fakti se Lapaj kishte ndërruar mendje dhe nuk kërkonte më mandatin për vete, por që të linte në fuqi vendimin e Celibashit, i cili ia jepte atë kushërirës së tij, Kleana Xhuveli. Ky ndryshim drastik vetëm 24 orë para vendimit të Kolegjit ka dy shpjegime: ose Lapaj, me vonesë, e kuptoi gafën me “taktikën” për anashkalimin e ligjit, ose përpjekjet për të “ëmbëlsuar” gjykatën nuk patën sukses.

Me tërheqjen nga pozicionet fillestare, Lapaj i bëri të qartë opinionit publik paligjshmërinë e pretendimeve të veta, para se të shprehej gjykata. Vendimi i Kolegjit konfirmoi KAS-in, duke ia kaluar mandatin Anaj Dajkos, si e para në listën shumëemërore. Sa i takon Lapajt dhe partisë së tij, nuk mbetet më çështje interesi publik nëse mandatin do ta marrë Dajko apo një tjetër nga lista e koalicionit.

Për opinionin rëndësi ka fakti se pas këtij vendimi kemi dy praktika për shpërndarjen e mandateve: njëra ligjshme, e vendosur nga KAS-i dhe e konfirmuar nga Kolegji, që ndalon KQZ-në të ndryshojë listën pas regjistrimit dhe rirenditjes me votat preferenciale; dhe tjetra e kundërligjshme, me të cilën Celibashi ka modifikuar listën duke administruar dorëheqje kolektive ose individuale, në kundërshtim me kompetencat ligjore. Celibashi nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin vetëm në rastin e “Nisma Shqipëria Bëhet”, por edhe në shpërndarjen e mandateve të PSD-së apo në rastin e Zegjine Çaushit në listën e PS-së për Fierin.

Dy praktika të kundërta nuk mund të prodhojnë njësoj deputetë në Kuvend. Deputetët e dalë nga vendime të kundërligjshme duhet të kthehen mbrapsht, përndryshe shteti ligjor kthehet në farsë. Komisioneri ka jo vetëm detyrimin, por edhe kompetencën për të korrigjuar këto vendime dhe kjo duhet bërë para se Kuvendi të nisë punimet në shtator. Nuk ka nevojë të pritet zbardhja e Kolegjit, pasi arsyetimi është gati nga KAS-i. Deputetët që kanë dalë nga lista, si Maldrita Bardho në PS apo Ana Dajko në koalicion, duhet të paraqiten në seancën e parë dhe të deklarojnë vetë, me vullnet të lirë, nëse do ta mbajnë mandatin apo do t’i hapin rrugë pasuesit.

vna.al

The post Nga morali te pazari për kushërirat: Si Lapaj dhe KQZ e shndërruan në farsë ligjin për mandatet first appeared on JavaNews.al.

I angazhuar për fikjen e zjarreve, helikopteri bie në liqen

By: B K
25 August 2025 at 20:52

Një incident ndodhi të diel në Liqenin Rosporden të Francës, ku një helikopter tip Morane 29 u rrëzua gjatë një misioni për shuarjen e një zjarri.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, helikopteri po kryente një manovër për të mbushur një kovë me ujë nga liqeni, kur piloti humbi kontrollin mbi mjetin fluturues.

Helikopteri filloi të rrotullohej në mënyrë të pakontrolluar dhe brenda pak sekondash u përplas me forcë në ujë, duke u shpërbërë në copa.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post I angazhuar për fikjen e zjarreve, helikopteri bie në liqen first appeared on JavaNews.al.

“Putin nuk e takon Zelenskyn pasi nuk e pëlqen”, Trump paralajmëron Ukrainën: Nuk shpenzojmë më para

By: B K
25 August 2025 at 20:44

Shtetet e Bashkuara nuk do të humbim më asnjë dollarë për Ukrainën, por do të mbështesin sigurinë e Kievit. Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, i cili shton se nuk janë diskutuar ende garanci të posaçme sigurie për Ukrainën dhe se detajet janë ende duke u shqyrtuar.

“Nuk e dimë ende se cilat do të jenë garancitë pasi nuk kemi diskutuar ende për diçka të tillë. Europa do t’u japë atyre garanci të rëndësishme sigurie, dhe duhet ta bëjnë pasi janë atje. Por ne do të përfshihemi si mbështetës. Do t’i ndihmojmë ata. Mendoj se nëse arrijmë një marrëveshje, ata nuk do të kenë shumë probleme.  Por ne do të mbështesim pasi nuk dua të shoh më njerëz që vriten. Unë nuk dua të bej para me Ukrainën, dua që lufta të marrë fund dhe të shpëtoj jetë njerëzish. Por që ta kuptoni, nuk do të humbim më para. Tani ne u shesim armë”.

Presidenti amerikan iu rikthyer akuzave ndaj Volodimir Zelenski, i cili siç thotë ka qene shitësi më i zoti në botë. Sa herë që largohej nga Shtëpia e Bardhë merrte me vete miliona dollarë, ishin fjalët e tij. Ai po ashtu bëri të ditur se kishte zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Putin, e  cila siç thotë kishte qene e mirë. Por shpresat për një takim Zelenski–Putin veniten edhe më tej, teksa Trump thotë se presidenti rus nuk do ta takojë homologun ukrainas pasi nuk e pëlqen atë.

Nga ana tjetër presidenti Volodimir Zelenski tha se Rusia nuk po bën asnjë lëshim ndaj Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, ashtu siç pretendon. “Nuk besoj se fakti që janë të gatshëm të mos pushtojnë zona te tjera të Ukrainës, është një koncesion’, tha ai gjatë një takimi me zv.kancelarin gjerman.

Ai theksoi se Kievi synon të sigurojë të paktën 1 miliardë dollarë çdo muaj nga aleatët për të blerë armët amerikane që i duhen për luftën kundër Rusisë.

The post “Putin nuk e takon Zelenskyn pasi nuk e pëlqen”, Trump paralajmëron Ukrainën: Nuk shpenzojmë më para first appeared on JavaNews.al.

❌
❌