Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja e një marrëveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse punë e kryer.
Blloku ende shpreson se një marrëveshje do të mundë të arrihet para afatit të 1 gushtit, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifat ndëshkuese të SHBA-së.
Por, BE-ja gjithashtu ka përgatitur kundërmasa, duke rritur mundësinë e një lufte tregtare me pasoja të rënda për ekonominë botërore.
Mund tĂ« thuhet se njoftimi i Donald Trumpit mĂ« 12 korrik â pĂ«r vendosjen e njĂ« tarife tĂ« pĂ«rgjithshme prej 30 pĂ«r qind pĂ«r tĂ« gjitha importet nga blloku me 27 vende anĂ«tare â ishte goxha tronditĂ«s.
Prej se presidenti amerikan kërcënoi për herë të parë BE-në, si dhe shumicën e partnerëve të tjerë tregtarë botërorë, me masa të rënda tregtare në fillim të prillit, Brukseli ka qenë i gatshëm për ta gjetur njëfarë kompromisi.
Diplomatët dhe politikanët evropianë besojnë se një marrëveshje transatlantike ishte shumë pranë, duke lënë të kuptohet se mund të pranohej një tarifë bazë prej rreth 10 për qind, me përjashtime dhe kuota për industri të ndryshme që do të shtjelloheshin më vonë.
Duke folur nĂ« kushte anonimiteti, ata thonĂ« se e shohin kthesĂ«n e papritur nga ShtĂ«pia e BardhĂ« si njĂ« âtaktikĂ« negociueseâ pĂ«r ta siguruar njĂ« marrĂ«veshje mĂ« tĂ« mirĂ«, veçanĂ«risht pĂ«r kompanitĂ« teknologjike amerikane qĂ« pĂ«rballen me taksa tĂ« rritura nĂ« EvropĂ«.
BE-ja ende shpreson se mund të arrihet diçka para afatit të 1 gushtit, edhe në qoftë se është vetëm një shtyrje për disa muaj.
Qëllimi është të rikthehen tarifat në 10 për qind apo afër kësaj shifre. BE-ja është e gatshme të pranojë tarifë prej 15 për qind si kufi maksimal pa ndërmarrë masa hakmarrëse.
Kundërmasa në vlerë miliarda euro
Ndërkohë, Komisioni Evropian ka përgatitur pikërisht kundërmasa të tilla. Madje ka përpiluar një listë 200-faqëshe me mallra amerikane që mund të goditen.
Të miratuara nga ministrat e Tregtisë të BE-së gjatë një takimi në Bruksel më 14 korrik, komisioni propozoi kundërmasa në vlerë 72 miliardë euro, që synojnë gjithçka, nga avionët, pjesët e makinave dhe pijet alkoolike si burboni, deri te sende më të vogla si çakmakët dhe tubat për duhan.
Kjo vjen mbi një grup tjetër kundërmasash në vlerë 21 miliardë euro, të përgatitura si përgjigje ndaj tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin evropian, që do të hyjnë në fuqi më 6 gusht.
Duke pasur parasysh që propozimi fillestar hakmarrës, i parë nga Radio Evropa e Lirë, arrinte gati në 100 miliardë euro, kjo tregon se blloku është shumë i kujdesshëm që të mos duket tepër i ashpër ndaj Uashingtonit.
Marrëveshja është ende rezultati i dëshiruar, pra jo përshkallëzim i masave hakmarrëse dhe me të drejtë, duke pasur parasysh ekonominë e bllokut të përqendruar në eksport.
Derisa ende nuk ka ndonjë përllogaritje përfundimtare se si një luftë e plotë tregtare transatlantike do të ndikonte në ekonomitë evropiane dhe amerikane, komisionari evropian i Tregtisë, Maros Sefcovic, ka paralajmëruar se një tarifë prej 30 për qind do ta zhbënte në thelb tregtinë midis të dy palëve.
Frika për recesion
Kjo është një perspektivë e zymtë, duke qenë se tregtia dypalëshe BE-SHBA në mallra dhe shërbime kapi vlerën 1.68 trilion euro vitin e kaluar.
Kjo përfaqëson rreth një të tretën e gjithë tregtisë globale.
Kompani nga BE-ja dhe SHBA-ja kanë investuar së bashku 4.7 trilionë euro në tregjet e njëra-tjetrës. Edhe pse jo të gjitha këto investime do të zhbëheshin menjëherë, rreziku është i madh.
Ekonomistët e BE-së së fundmi ulën parashikimin e rritjes për eurozonën në vitin 2025 në 0.9 për qind, nga 1.3 për qind sa ishte në fund të vitit 2024, duke përmendur si shkak kërcënimin me tarifa.
Ata gjithashtu kanë paralajmëruar për një recesion të mundshëm në të ardhmen.
Gjermania, fuqia ekonomike e EvropĂ«s, kishte shpresuar pĂ«r rikthim nĂ« rritje pas dy vjetĂ«sh recesioni. Por, tani frikĂ«sohet se tarifat e fundit mund tâi heqin 0.5 pĂ«r qind nga ekonomia e saj kĂ«tĂ« vit.
Berlini beson se do tâi humbĂ« 1 miliard euro nĂ« eksporte nĂ« SHBA çdo muaj.
Kjo është goditje e rëndë për një vend që importon pjesën më të madhe të mallrave amerikane në BE dhe është eksportuesi më i madh në SHBA.
Edhe vende dhe industri të tjera rrezikojnë humbje, sidomos markat luksoze dhe industria farmaceutike.
Lobimi i biznesit në Itali ka paralajmëruar se edhe një tarifë prej 10 për qind nga SHBA-ja mund të sjellë humbje prej 20 miliardë euro dhe gati 120.000 vende pune.
Rreth 90 për qind e të gjithë konjakut francez eksportohet në SHBA, dhe 53 për qind e eksporteve të Irlandës, jashtë BE-së, shkojnë në Amerikë.
Arsyeja e tarifave tĂ« SHBA-sĂ« buron kryesisht nga bindja e administratĂ«s Trump se BE-ja ka qenĂ« âe padrejtĂ«â ndaj SHBA-sĂ« nĂ« tregti, veçanĂ«risht pĂ«rmes barrierave jotarifore si taksat pĂ«r shĂ«rbimet digjitale.
Tarifat shihen si një mënyrë për ta kufizuar apo larguar tërësisht deficitin tregtar dhe për të ndihmuar në kthimin e vendeve të punës në prodhim në SHBA. Boshllëku i tanishëm mes BE-së SHBA-së që qëndron në rreth 50 miliardë dollarë në të mirë të bllokut.
Rezultati, ende i paqartë
Ende nuk është e qartë nëse kjo strategji po funksionon apo jo.
BE-ja ka theksuar se eksportet amerikane në BE mbështesin 2.3 milionë vende pune në SHBA dhe investimet evropiane në SHBA mbajnë të punësuar 3.4 milionë njerëz.
Frika më e madhe mbetet se SHBA-ja do të përballen me rritje më të ulët ekonomike dhe inflacion.
Tregjet nuk kanë rënë në panik si në prill kur tarifat u shpallën për herë të parë, por kanë rënë sërish për shkak të pasigurisë. Investitorët ende besojnë se mund të arrihet një marrëveshje.
Megjithatë, pritet që rritja ekonomike e SHBA të ngadalësohet në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar.
Dhe, megjithëse inflacioni ende nuk është veçanërisht i lartë, kostoja e tarifave do të ndihet te konsumatorët.
Ndërkohë që tregtia transatlantike do të vazhdojë, edhe pse ndoshta në sasi më të ulëta, është shumë domethënëse që zyrtarët e Komisionit Evropian kanë udhëtuar nëpër botë për të nënshkruar marrëveshje të mundshme tregtare.
Komisioni shpreson qĂ« sĂ« shpejti tĂ« finalizojĂ« marrĂ«veshje me AustralinĂ« dhe IndinĂ«, dhe mund tĂ« miratojĂ« gjithashtu njĂ« pakt me bllokun tregtar Mercosur (ArgjentinĂ«, Brazil, Paraguai dhe Uruguai), njĂ« marrĂ«veshje qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« diskutim prej mĂ« shumĂ« se njĂ« çerek shekulli./ RELÂ
The post Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për luftë tregtare first appeared on JavaNews.al.