Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Java News

Do të jetë më e madhja në Europë! Pse kundërshtohet ambasada e re e Kinës në Britani

By: A R
4 August 2025 at 09:58

Kina synon që të ketë ambasadën më të madhe në Europë në Britani.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Royal Mint (monedhës mbretërore). Prej vitit 1877 Kina ka pasur një ambasadë të vogël, por tashmë, ndërtesa e re, përballë Kullës së Londrës, po patrullohet nga roje kineze. Po ashtu është rrethuar me kamera sigurie.

Lajmi mund të ketë kaluar lehtë, por jo për ata që kanë përjetuar mbi supe regjimin në Pekin. BBC mori në intervistë për këtë çështje Carmen Lau. Ajo u detyrua të largohej nga Hong Kongu për shkak të protestave pro-demokracisë.

Por edhe në Britani, regjimi kinez nuk ndalet për ta kapur. Ata japin një shpërblim për informacione, ose që ta dorëzojnë në ambasadë.

Është ajo dhe shumë të tjerë që janë detyruar të largohen që thonë se Mbretëria e Bashkuar nuk duhet t’i lejojë “regjimit autoritar” të Kinës të ketë një ambasadë të tillë në një vend kaq simbolik.

Një nga frikërat e saj është se Kina, përmes një ambasade kaq të madhe, mund të ushtrojë presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe madje, sipas saj, mund të mbajë njerëz të ndaluar brenda saj.

Ka gjithashtu shqetësime nga disidentë të tjerë se vendndodhja, shumë pranë zonës financiare të Londrës, mund të përbëjë rrezik për spiunazh. Nga ana tjetër, banorët lokalë kundërshtojnë për shkak të rrezikut të sigurisë që, sipas tyre, sjell kjo ambasadë.

Planet ishin refuzuar më parë nga këshilli lokal, por vendimi tashmë i përket qeverisë britanike. Ministrat e lartë kanë sinjalizuar mbështetje, nëse bëhen disa ndryshime të vogla në projekt.

Sipërfaqja e ndërtesës është 20 mijë metra katrorë dhe, nëse realizohet, do të jetë ambasada më e madhe në Europë. Por a do të sjellë vërtet rreziqet që kundërshtarët e saj paralajmërojnë?

Kina e bleu Royal Mint Court për 255 milionë paund në vitin 2018. Zona përreth është e mbushur me histori. Përballë ndodhet Kulla e Londrës. Për shekuj me radhë, aty kanë jetuar mbretër dhe mbretëresha.

Plani përfshin ndërtimin e një qendre kulturore dhe akomodim për 200 punonjës, por në bodrumin e ndërtesës, pas dyerve të sigurisë, ndodhen disa dhoma për të cilat nuk jepet asnjë informacion në dokumentacionin zyrtar.

“E kam të lehtë të imagjinoj çfarë do të ndodhte nëse do të më çonin në ambasadën kineze”, thotë Carmen.

Në vitin 2022, një protestues pro-demokracisë nga Hong Kongu u tërhoq zvarrë brenda ambienteve të konsullatës kineze në Mançester dhe u dhunua. Policia britanike ndërhyri duke kaluar kufirin e konsullatës për ta shpëtuar.

Në vitin 2019, Hong Kongu u përfshi nga protesta masive, të nisura pas një projektligji që do të lejonte ekstradimin e qytetarëve të Hong Kongut drejt Kinës. Përgjigja e Pekinit përfshiu një ligj që detyronte të gjithë zyrtarët e zgjedhur, përfshirë Carmenin që ishte atëherë këshilltare rajonale, të bënin betim besnikërie ndaj Kinës. Carmen zgjodhi të jepte dorëheqjen.

Ajo pretendon se gazetarë nga mediat shtetërore kineze nisën ta ndiqnin. Gazeta “Ta Kung Pao”, e kontrolluar nga qeveria qendrore kineze në Pekin, publikoi në faqen e parë një artikull ku akuzonte Carmenin dhe kolegët e saj se kishin organizuar festa në zyrat e këshillit.

The post Do të jetë më e madhja në Europë! Pse kundërshtohet ambasada e re e Kinës në Britani first appeared on JavaNews.al.

Metës i komunikohet sot mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

By: A R
4 August 2025 at 09:50

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta.

Avokati Kujtim Cakrani i tha gazetares së Top Channel Anila Hoxha se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK.

Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj Jave.

Më herët metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu akuzuar dhe mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.

The post Metës i komunikohet sot mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK first appeared on JavaNews.al.

Rama: Rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, derë e re për fluksin turistik nga Jugu drejt Beratit

By: A R
4 August 2025 at 09:42

Rruga e re që lidh Urën e Bilçës me Drobonikut në Berat, ka hyrë në fazën e asfaltimit dhe do të ndikojë në zhvillimin bujqësor dhe turistik të zonës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky segment rrugor, duke theksuar se nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi.

Sipas tij, kjo rrugë e re dhe një projekt i shumëpritur rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas.

Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe me përfundimin e segmentit të ri rrugor që lidhet me fshatin Drobonik, do të ndikojë në fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër- Greqi, duke u kthyer në një portë të madhe për flukset e turistëve drejt Beratit.

The post Rama: Rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, derë e re për fluksin turistik nga Jugu drejt Beratit first appeared on JavaNews.al.

Çfarë është marrëveshja e Status Quo-së për Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem

By: A R
4 August 2025 at 09:34

Një vizitë e ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem ka shkaktuar tensione të larta. Ajo shihet si provokim nga besimtarët myslimanë.

Në fakt, në të gjitha nismat dhe negociatat për një zgjidhje përfundimtare dhe paqësore midis Izraelit dhe Palestinës, statusi i Jeruzalemit ka rezultuar çështja më e vështirë për t’u zgjidhur, veçanërisht pas Marrëveshjeve të Oslos.

Xhamia Al-Aqsa/Al-Haram al-Sharif (Shenjtorja e Nderuar) është bërë pengesa kryesore në këtë ngërç, e cila vazhdon të thellohet për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të vazhdueshme nga ana e Izraelit ndaj status quo-së në Jeruzalem.

Pse është e rëndësishme Al-Aqsa për botën islame?

Al-Haram al-Sharif ndodhet në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit dhe është vendi i tretë më i shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës në Arabinë Saudite.

Kompleksi mbulon një sipërfaqe prej 144 mijë metrash katrorë dhe përfshin Xhaminë Qibli të Al-Aqsa-s, Kupolën e Gurtë (Dome of the Rock) dhe të gjitha ndërtesat, oborret dhe hapësirat përreth, përfshirë edhe pronat e fondacionit islamik që lidhen me Al-Aqsan.

Myslimanët besojnë se profeti Muhamed u transportua në një udhëtim të mrekullueshëm nga Xhamia e Madhe e Mekës në vendin ku sot ndodhet Al-Aqsa dhe nga aty u ngjit në qiell, një ngjarje e rëndësishme në kalendarin islamik, e njohur si Isra’ dhe Mi’raj.

Kupola e Gurtë, pjesë e kompleksit të Al-Aqsas, u ndërtua në vitin 691 pas Krishtit dhe është një nga strukturat më të vjetra islame të ruajtura. Ajo përmban Shkëmbin e Nderuar, i njohur gjithashtu si Shkëmbi i Thyer, që ka një vrimë të vogël që çon në një dhomë nëntokësore të quajtur Pusi i Shpirtrave, ku sipas besimit islam dëgjohen shpirtrat që presin Ditën e Gjykimit.

Çfarë rëndësie ka për judaizmin?

Në judaizëm, ky vend njihet si Mali i Tempullit dhe konsiderohet si vendi më i shenjtë. Sipas traditës hebraike, aty u ndërtuan Tempulli i Parë dhe Tempulli i Dytë, dhe besohet se Tempulli i Tretë do të rindërtohet në këtë vend në ardhjen e Mesiasit.

Ligji tradicional hebre ndalon ngritjen e hebrenjve në këtë vend për të shmangur shkeljen e tokës së shenjtë. Megjithatë, disa organizata fetare sioniste, të mbështetura nga figura të njohura politike izraelite, kërkojnë rindërtimin e menjëhershëm të tempullit dhe të drejtat e lutjes hebraike në këtë zonë.

Rezoluta e UNESCO-s dhe reagimet

Në vitin 2016, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) miratoi një rezolutë të rëndësishme lidhur me Xhaminë Al-Aqsa, duke dënuar ashpër agresionin dhe masat ilegale të Izraelit ndaj fondacionit dhe personelit të tij, duke kërkuar rivendosjen e qasjes së myslimanëve në vendin e shenjtë dhe respektimin e status quo-së.

Rezoluta shkaktoi zemërim në Izrael, kryesisht për shkak të përdorimit të terminologjisë që e përmendte vendin vetëm me emrin e tij islamik dhe e konsideronte atë një vend ekskluzivisht mysliman.

Historia dhe baza ligjore e status quo-së

Që nga shekulli i 19-të, kompleksi i Al-Aqsas është rregulluar nga një marrëveshje status quo, një modus vivendi që parandalon konflikte midis palëve të ndryshme.

Administrimi i Al-Aqsas i përket institucionit mysliman, Jeruzalem Islamic Ëaqf, që është nën kujdesin e Mbretërisë së Jordanisë, çka është njohur dhe konfirmuar nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OKB-në, UNESCO-n, Lidhjen Arabe, Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1852, Perandoria Osmane nxori një dekret që rregullonte posedimin dhe ndarjen e vendeve të shenjta në Jeruzalem, duke ndaluar ndryshimet në statusin e tyre. Kjo u njoh ndërkombëtarisht në Traktatin e Berlinit në 1878, i cili theksonte se asnjë ndryshim nuk mund të bëhet në status quo-në e vendeve të shenjta.

Shkeljet dhe tensionet pas krijimit të Izraelit

Në vitin 1929, gjatë Mandatit Britanik në Palestinë, ndodhi shkelja e parë e status quo-së, kur një grup hebrenjsh sionistë luteshin pranë Murit të Perëndimit (al-Buraq Ëall), gjë që shkaktoi përplasje të dhunshme dhe viktima.

Pas Luftës së 1967-s, Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe deklaroi sovranitet mbi Jeruzalemin Lindor, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke vendosur administratën e tij në zonë.

Në vitin 1980, ligji i miratuar nga Izraeli që shpalli Jeruzalemin kryeqytet të bashkuar të shtetit të Izraelit u dënua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Megjithatë, Izraeli e pranoi status quo-në si kornizë ligjore për administrimin e Al-Aqsas, por në praktikë e ka shkelur vazhdimisht atë, duke kontrolluar hyrjet, shkatërruar një lagje për të krijuar Sheshin Perëndimor dhe duke vendosur prezencë ushtarake në vend.

Përmbajtja dhe shkeljet e status quo-së

Status quo-ja përfshin rregulla të qarta për qasjen, lëvizjen, lutjet dhe aktivitetet në kompleksin e Al-Aqsas. Çdo ndryshim i njëanshëm nga njëra palë është shkelje dhe rrezikon shkallëzimin e dhunës në rajon.

Pas vitit 2000, gjendja u rëndua me hyrjen provokuese të liderit izraelit Ariel Sharon në kompleksin e Al-Aqsas, e cila nxiti Intifadën e Dytë me mijëra viktima. Në vitin 2003, Izraeli riktheu qasjen për hebrenjtë dhe jo-myslimanët në mënyrë të njëanshme, duke thyer marrëveshjet e mëparshme.

Qasja dhe liria e lëvizjes janë shtuar me kufizime të shumta për myslimanët palestinezë, ndërsa hebrenjtë lejohet të hyjnë në mënyrë ekskluzive në pjesën e kompleksit, një shkelje e rëndë e status quo-së dhe të lirive fetare.

Lutjet hebraike në kompleks janë rritur, duke shqetësuar myslimanët dhe duke nxitur frikën për një plan ndarje të vendit. Gjithashtu, Izraeli ka kryer gërmime dhe punime të paautorizuara në kompleks, duke shkaktuar shqetësime ndërkombëtare.

The post Çfarë është marrëveshja e Status Quo-së për Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem first appeared on JavaNews.al.

Stuhia Floris godet Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut, jepet alarmi i verdhë

By: A R
4 August 2025 at 09:25

Stuhia Floris ka goditur Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut. Zyra Meteorologjike ka lëshuar alarmin e verdhë, i cili paralajmëron rrezikun potencial për jetën si pasojë e mbeturinave fluturuese, valëve të mëdha dhe materialeve të plazhit që hidhen në brigjet e detit, rrugët bregdetare dhe pronat.

Kompanitë hekurudhore në zonat më të prekura nga stuhia Floris u kanë bërë thirrje pasagjerëve që të shmangin udhëtimet. LNER ka paralajmëruar pasagjerët të mos udhëtojnë në veri të Newcastle, ndërsa Avanti West Coast ka këshilluar pasagjerët e saj të mos udhëtojnë në veri të Preston.

“Presim që shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta të shkaktojnë ndërprerje të shërbimeve”, ka thënë LNER.

Disa trena janë anuluar tashmë në Skoci, disa linja do të mbyllen nga ora 12:00, ndërsa linja të tjera do të funksionojnë me një orar të reduktuar.

Ndër itineraret që do të mbyllen në mesditë janë Edinburgu për në Fife, Perth për në Dundee dhe Aberdeen për në Inverness, si dhe Linja West Highland.

Stuhia mund të çojë gjithashtu në mbyllje rrugësh, ndërsa disa shërbime tragetesh janë anuluar tashmë nga operatori skocez CalMac.

Zyra Meteorologjike tha se pjesa më e madhe e Skocisë, veçanërisht zonat bregdetare perëndimore, do të përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra.

The post Stuhia Floris godet Skocinë, Anglinë veriore dhe Irlandën e Veriut, jepet alarmi i verdhë first appeared on JavaNews.al.

Stalini e donte Shqipërinë brenda Federatës, kujtimet e Hrushovit: Enver Hoxha i urrente jugosllavët

By: A R
4 August 2025 at 09:16

Të shkruara në kohën e reflektimit dhe të distancimit të tij nga Stalini, në kujtimet e Nikita Hrushovit, zë një vend të rëndësishëm edhe kapitulli për Shqipërinë.

Në këto kujtime që vijnë për herë të parë në shqip, është interesant reflektimi i ish-udhëheqësit komunist për botën komuniste shqiptare. Kur flet për periudhën e luftës së popullit shqiptar kundër nazifashistëve, ai i referohet Titos, duke shkruar se “në atë kohë populli shqiptar i kishte unifikuar energjitë e veta me jugosllavët dhe krahë për krah ata kishin luftuar kundër armiqve të përbashkët- Gjermanisë hitleriane dhe Italisë fashiste”.

Hoxha mbahej në fije të perit!

Në kujtimet e tij Nikita Hrushov flet jo pak për procesin e demokratizimit, nismëtar i të cilit në fakt ka qenë edhe vetë në Bashkimin Sovjetik, edhe pse brenda idesë komuniste për botën. Për sa i përket Shqipërisë, ai shkruan se në këtë vend kjo çështje mori një kthesë të veçantë.

“Bashkëpunëtorë të ambasadës sonë atëherë, më kanë treguar se aktivi i partisë për Tiranën u zhvillua nën një tension shumë të madh. Kjo mbledhje zgjati disa ditë dhe Enver Hoxha mbahej në fije të perit. Atë e kritikuan rëndë, madje u hodh ideja që të zëvendësoheshin Hoxha, Shehu dhe Beqir Balluku, e tërë kjo trojkë. Nuk më kujtohet se kush tjetër nga drejtuesit partiakë iu nënshtrua kritikës në aktivin e partisë për Tiranën.

Por unë po i kushtoj vëmendje këtij fakti, sepse, me sa u duk, ai do të kishte rëndësi vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Megjithatë, Hoxha e kaloi lumin. Edhe ai, edhe Shehu, edhe Beqir Balluku mbetën në udhëheqje, ndonëse kjo ngjarje i trembi për vdekje”, – shkruan Nikita Hrushov në kujtime të tij për Shqipërinë.

Si do “gllabërohej” Shqipëria?!

Për sa i përket çështjes së përfshirjes së Shqipërisë në Jugosllavi, Hrushovi kujton se; “kur akoma ekzistonin marrëdhënie shumë të mira midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë dhe Tito gëzonte besim absolut te Stalini, më kujtohet se në prezencën time, Stalini diktoi një telegram për Titon, ku flitej se marrëdhëniet e mëtejshme reciproke me Shqipërinë, duhet të synonin që ajo të futej në përbërjen e Federatës.

Ky telegram u dërgua. Sigurisht që në Shqipëri për këtë çështje askush nuk dinte gjë. Stalini e kishte bërë të vetën idenë e krijimit të Federatës Ballkanike dhe shpesh e shfaqte këtë mendim në rrethin tonë”.

Më tej, në kujtimet për këtë çështje, Hrushovi shkruan se ajo kishte filluar të konkretizohej aq shumë, saqë për selinë e qeverisë së re të Federatës Ballkanike ku do të bënte pjesë edhe Shqipëria e vogël, që ende nuk dinte gjë, kishte nisur të ndërtohej një pallat afër Beogradit. “Kur unë isha në Beograd, e pashë atë vend.

Atje ishin ndërtuar shumë konstruksione betonarmeje, por më pas gjithçka u braktis. Përfshirja e Shqipërisë në përbërje të Jugosllavisë, nuk ishte në kundërshtim me idenë e Stalinit për krijimin e Federatës së Shteteve Ballkanike. Kur u ndërprenë marrëdhëniet miqësore me Jugosllavinë dhe Stalini filloi ta urrejë Titon, ideja e Federatës Ballkanike u varros”, – kujton Hrushovi.

Kur flet për marrëdhëniet e mëtejshme me Jugosllavinë, Hrushovi megjithatë përmend si rastin më ekstrem të politikës anti-jugosllave, pikërisht Shqipërinë.

Një gjë e tillë sigurisht që i kishte pëlqyer për një farë kohe Bashkimit Sovjetik, i cili madje e kishte inkurajuar këtë politikë të palës shqiptare. Por Hrushovi mendonte se ky pozicionin i Shqipërisë u bë dëmtues, kur Bashkimi Sovjetik dhe ai vetë, vendosi të ndërmerrte hapa drejt normalizimit të marrëdhënieve sovjeto-jugosllave. Shqipëria ishte i vetmi vend që, siç kujton Hrushovi, u bë pengesë për normalizimin e këtyre marrëdhënieve.

“Udhëheqësit e shtetit shqiptar dhe të Partisë së Punës, i pritën shumë keq propozimet tona dhe u përpoqën të vërtetojnë se jugosllavët janë njerëz të pandreqshëm, se ata nuk janë komunistë. E tëra kjo shprehej me një duf keqdashës. Veçanërisht u zemërua Enver Hoxha. Ai ka karakter të ashpër dhe kur flet për atë që nuk i pëlqen, fytyrën sikur ia kap ngërçi dhe gati sa nuk kërcet dhëmbët”, – e përshkruan Hrushovi Enverin, në këtë fragment nga kujtimet e tij.

Megjithatë, Shqipëria në fund e pranoi propozimin e BRSS-së dhe Hrushovi thotë se kjo ndodhi, ngaqë Bashkimi Sovjetik i bindi ata, por se e panë që nuk kishte rrugëdalje tjetër. Kur flet më tej për marrëdhëniet mes BRSS-së dhe Jugosllavisë, në politikë dhe në ekonomi, Hrushovi kujton se një gjë e tillë shkaktoi një neveri edhe më të madhe në Shqipëri. “Në ato kohëra ne mbanim qëndrimin e shokut më të madh në moshë: po ç’të bësh, kur ata nuk e kuptojnë?

Por do të rriten dhe do ta kuptojnë se në të vërtetë, këtu nuk ka asgjë shqetësuese. Dhe ne e sqaruam pozicionin tonë, në mënyrë që shqiptarët të na kuptonin sa më mirë”, – shkruan Hrushovi. Sipas tij, marrëdhëniet e BRSS-së me Shqipërinë, nuk ishin thjesht vëllazërore, por marrëdhënie të barabarta. Raportet e të madhit me të voglin, sipas tij, lindin kur vjen puna te dhënia e ndihmës. Dhe në këtë rast ishte Bashkimi Sovjetik, shoku i madh që “kishte harxhuar mjete të shumta për të ndihmuar Shqipërinë”.

Hrushovi: Të gjitha meritat për ushtrinë e Bashkimit Sovjetik

Ndërsa vendeve të tjera BRSS-ja u jepte ndihmë me kushte favorizuese, ndaj Shqipërisë Hrushovi shkruan se ndihma është realizuar kryesisht nëpërmjet rrugës së dhurimit. Ai shkruan se ishte Bashkimi Sovjetik, ai që mori përsipër mbajtjen e ushtrisë shqiptare me uniforma, me ushqime, me armatime, me municione dhe të gjitha këto gratis.

Sigurisht, një arsye për këtë kishte dhe është pikërisht ajo që imagjinohet. Pakti i Atlantikut Verior ishte krijuar dhe Shqipëria kishte një pozicion të favorshëm strategjik në Detin Mesdhe, të cilin, siç shkruan Hrushovi, Bashkimi Sovjetik e konsideronte si bazë të vendeve socialiste në këtë det. “Shtrohej pyetja: A ishte e nevojshme që ne të mbanim atje ushtrinë tonë apo, të krijonim një ushtri të fortë shqiptare? Realisht Shqipëria mund të mbante një ushtri të vogël në numër, e cila nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ndonjë përshtypje kundërshtarit.

Vetë ajo praktikisht nuk prodhonte armatim. Prandaj vendosëm ta ndihmojmë materialisht për krijimin, brenda mundësive, të një ushtrie shqiptare të madhe në numër…”, – kujton Hurshovi, duke shtuar se kur filluan të ashpërsoheshin marrëdhëniet e BRSS-së me Perëndimin, pas luftës, një konflikt ushtarak nuk ishte mundësi e përjashtuar.

Falë pozicionit të vet Shqipëria përbënte një kërcënim serioz për veprimtarinë e bllokut ushtarak të NATO-s në Detin Mesdhe. “Prandaj në atë kohë ne u morëm vesh me shqiptarët për të ngritur tek ata një bazë nëndetësesh. Kështu u miratua vendosja atje e 12 nëndetëseve. Merreni me mend, ky ishte një përqendrim ushtarak mjaft i fuqishëm- 12 nëndetëse në detin Mesdhe.

Me një përqendrim të tillë, duhet të përballeshin kundërshtarët tanë. Këto nëndetëse ne donim t’ia jepnim Shqipërisë. Marinarët tanë arritën atje me të gjitha pajisjet zhytëse dhe riparuese, për t’i trajnuar ushtarakët vendës dhe, sapo të krijohej njësia shqiptare e nëndetëseve, t’u dorëzoheshin atyre këto mjete.

Një hap i tillë dëshmon besimin e madh, por unë do të thoja, edhe dashurinë e madhe që tregonim ne për miqtë shqiptarë. Delegacionet shqiptare vinin te ne, të kryesuara në disa raste nga Enver Hoxha dhe Mehemet Shehu. Midis nesh u krijuan marrëdhëniet më të mira, pa folur tashmë për popullin e thjeshtë shqiptar”, – kujton Hrushov.

Nikita Hrushov: Shqipëria, ekonomi mizerabël

Nikita Hrushov shkruan në kujtimet e tij, se Shqipëria ishte një vend aq i varfër, sa nuk kishte asgjë në kuptimin e rezervave që mund të ngjallte interesin e Bashkimit Sovjetik. Prandaj marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, ishin kryesisht në interes të Shqipërisë.

“Madje edhe ajo sasi mizerabël nafte, të cilën Shqipëria filloi ta nxjerrë me ndihmën tonë, po vetë ne ia blinim”, – shkruan Hrushov, duke shtuar se kjo ishte naftë e një cilësie aq të ulët, saqë ishte e pamundur ta nxirrje në tregun perëndimor dhe se BRSS-ja e bleu atë sasi nafte, për të shlyer furnizimet e tyre.

Madje shton se një gjë të tillë e bënin sepse po të mos e merrte Bashkimi Sovjetik, askush tjetër nuk do ta blinte këtë naftë, gjë që do të thoshte se duhej të hiqej dorë nga nxjerrja e naftës. Më tej Hrushovi shkruan se; “Patsaj ne u kemi dhënë shqiptarëve edhe traktorë. Territori i tyre është i vogël dhe ka pak tokë të punueshme. Por ne donim që të ndihmonim për ta ngritur ekonominë shqiptare në nivelin bashkëkohor, për ta bërë Shqipërinë një xhevahir, i cili të joshte botën myslimane, veçanërisht Lindjen e Afërme dhe Afrikën, drejt komunizmit.

Ja cilat ishin në thelb synimet tona dhe politika që ndiqnim atje”, – shkruan Hrushov, ndoshta jo me ndonjë sinqeritet të madh. Mandej ai nuk lë pa përmendur radiostacionin, të cilin propozuan ta ndërtonin në Shqipëri dhe portin e madh që arriti të ndërtohej.

Kujtimet e Nikita Hrushovit, për vizitën e tij në Shqipëri: “Nuk vura re asnjë re të zezë nga Hoxha dhe Shehu”!

“Disa herë shqiptarët na ishin lutur për të dërguar nga ana jonë një delegacion partiak dhe shtetëror të nivelit më të lartë. U vendos që një delegacion të tillë ta kryesoja unë dhe ne u nisëm për në Shqipëri. Para se të niseshim, i informuam miqtë shqiptarë, se nuk dëshironim që publikisht, në praninë tonë, të adresohej ndonjë kritikë ndaj Jugosllavisë dhe udhëheqjes së saj.

Në atë periudhë Shqipëria mbante marrëdhënie shumë të acaruara me Jugosllavinë dhe zhvillonte kundër saj një duel të hapur edhe në shtyp. Unë isha i mendimit se kjo gjë po sillte dëm. Prandaj e shqyrtuam mes nesh dhe njoftuam Enver Hoxhën, se nuk dëshironim që gjatë kohës së qëndrimit të delegacionit tonë në Shqipëri, të vazhdohej konflikti në shtyp midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ne i paralajmëruam që edhe nëpër mitingje, të mos na përfshinin në diskutime të tilla…!

Gjatë kohës së vizitës sonë, nëpër mitingje dhe nëpër mbledhje të tjera, shqiptarët iu shmangën kritikës ndaj Jugosllavisë. Por dukej qartë se e përballonin me vështirësi. Në biseda me dyer të mbyllura shqiptarët përpiqeshin të na bindnin se me jugosllavët nuk mund të kishte pajtim, se ata nuk janë komunistë e plot gjëra të tilla. Ne nuk u mirëkuptuam dot me ta, ndonëse edhe nuk i përkrahnim të gjitha gjërat që ndodhnin në Jugosllavi… Gjatë kohës së qëndrimit tonë në Shqipëri, shqiptarët u sollën si miq dhe midis nesh, nuk lindi asnjë fërkim…!

Atje kaluam disa ditë, pamë kryeqytetin e tyre, vizituam edhe qytete të tjera, fshatra dhe porte. Kudo vumë re një qëndrim jashtëzakonisht entuziast ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj popullit tonë, ndaj partisë sonë, si nga ana e punonjësve shqiptarë, ashtu edhe nga ana e Hoxhës dhe e Shehut. Unë nuk konstatova ndonjë re të zezë që të mund të errësonte diellin e miqësisë, nën të cilin ne dëshironim t’i gëzoheshim jetës dhe të ndërtonim marrëdhënie vëllazërore midis BRSS-së dhe Shqipërisë. Midis nesh nuk lindën mosmarrëveshje…!

Gjithçka e re, e ndërtuar atje, ishte realizuar me ndihmën tonë, me kredinë tonë, nga specialistët dhe punëtorët tanë…! Shqipëria është një vendi vogël. Por populli i saj, i kufizuar numerikisht, jeton në një vend interesant gjeografik, ku ndërthuren kontradikta të ndryshme të Evropës, prandaj të shumtë janë edhe kundërshtarët e saj”. Nikita Hrushov shpjegon hap pas hapi të gjitha lëvizjet politike që shënuan prishjen e marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë.

The post Stalini e donte Shqipërinë brenda Federatës, kujtimet e Hrushovit: Enver Hoxha i urrente jugosllavët first appeared on JavaNews.al.

Fushata presidenciale e republikanëve për vitin 2028 ka nisur (në heshtje)

By: A R
4 August 2025 at 09:08

Edhe pse zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 duken larg, kandidatët e mundshëm republikanë tashmë kanë nisur lëvizjet e tyre strategjike. Megjithatë, kjo garë do të jetë e ndryshme nga çdo garë tjetër, pasi kandidatët do të duhet të lundrojnë në një parti të ri-formësuar nga Donald Trump, duke treguar besnikëri ndaj tij pa i lënë pas dore ambiciet e tyre.

Lojtarët kryesorë dhe strategjitë e tyre

Fusha e kandidatëve të mundshëm mund të ndahet në tre grupe kryesore:

1. Njerëzit e administratës së Trump

Këta janë kandidatët që aktualisht shërbejnë në administratën e Trump dhe kanë një avantazh të qartë si trashëgimtarë të mundshëm të tij.

Zëvendëspresidenti JD Vance- Padyshim që fillon si kandidati kryesor. Ai konsiderohet si trashëgimtari i dukshëm i ideologjisë së Trump dhe ka instinkte populiste. Megjithatë, votuesit e parë në shtete si Iowa ende nuk e njohin atë personalisht.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio- Edhe pse ka qenë kritik ndaj Trump në të kaluarën, ai tashmë shihet si një lojtar ekipi. Rubio ka avantazhin që ka kandiduar më parë për president, kështu që votuesit e njohin atë.

Kristi Noem dhe Doug Burgum- Ish-guvernatorë dhe aleatë të Trump, të cilët mund të konsiderohen si kandidatë me më pak avantazhe, por që gjithashtu shfaqin ambicie.

2. Guvernatorët

Ky grup konsiderohet më interesanti, pasi guvernatorët kanë lirinë të ndërtojnë agjendat e tyre jashtë ndikimit të përditshëm të Uashingtonit.

Glenn Youngkin (Virxhinia)- Pas një fushate të suksesshme në 2021, Youngkin do të jetë pa post pas disa muajsh, duke i dhënë mundësinë të përqendrohet plotësisht te fushata presidenciale.

Sarah Huckabee Sanders (Arkansas)- Si ish-sekretare shtypi e Trump, ajo mbetet një aleate e ngushtë dhe ka kontakte të rëndësishme me grupet konservatore.

Ron DeSantis (Florida) dhe Greg Abbott (Teksas)- Të dy janë të lidhur ngushtë me politikat e Trump për imigracionin. DeSantis, megjithëse dështoi në garën e 2024-ës, ka ndërtuar tashmë një rrjet të fortë fondesh dhe ka përvojë në garat paraprake.

Brian Kemp (Xhorxhia)- Edhe pse pati mosmarrëveshje me Trump pas zgjedhjeve të 2020-ës, ai tani është kryetar i Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë, duke i dhënë një platformë të rëndësishme kombëtare.

3. Senatorët

Ky grup përballet me më shumë sfida, pasi janë më të lidhur me ngjarjet e Uashingtonit dhe kanë më pak liri veprimi se guvernatorët.

Ted Cruz (Teksas)- Fituesi i zgjedhjeve paraprake në Iowa në vitin 2016, Cruz ka ndërtuar një rrjet të fortë mbledhjeje fondesh dhe nuk e ka fshehur kurrë ambicien e tij për t’u bërë president.

Tim Scott (Karolina e Jugut)- Kandidat në 2024, ai doli nga gara me një marrëdhënie më të ngushtë me Trump, por përballet me sfidën e gjetjes së një zëri të pavarur.

Rand Paul, Rick Scott, Josh Hawley dhe Tom Cotton- Të gjithë janë kandidatë të mundshëm, por do të duhet të luftojnë për vëmendje në një fushë të mbushur me emra të njohur.

Faktorët kyç që ndikojnë te gara

Qëndrimi i Trump- Zëvendëspresidenti Vance konsiderohet kandidati kryesor, por mbështetja e plotë e Trump nuk është e garantuar. Ndërkohë, asnjë nga kandidatët nuk guxon ta kritikojë publikisht Presidentin.

Rëndësia e shteteve të para- Ndryshe nga demokratët, Partia Republikane duket se do të mbajë kalendarin tradicional të zgjedhjeve paraprake, duke filluar nga Iowa dhe New Hampshire. Kjo u jep kandidatëve mundësinë të testojnë fuqinë e tyre në këto shtete kyçe.

Koha e largimit nga administrata- Për kandidatët që janë pjesë e administratës së Trump, largimi në kohën e duhur do të jetë kritik. Afati i mundshëm për këtë hap do të ishte pas zgjedhjeve të mesmandatit në fund të vitit 2026.

Ndërhyrja e koalicionit të ri- Ekziston një pyetje e hapur se sa të qëndrueshëm do të jenë elementët e koalicionit fitues të Trumpit, si për shembull lëvizja MAHA, e përfaqësuar nga figura si Robert F. Kennedy, i cili mund të kandidojë si republikan.

Gara e vitit 2028 do të jetë një test i fuqisë së trashëgimisë së Trumpit dhe i aftësisë së Partisë Republikane për të evoluar pas tij. A do të jetë besnikëria ndaj Trumpit çelësi i suksesit, apo do të ketë hapësirë për një kritik të tij? Vetëm koha do ta tregojë. CNN

The post Fushata presidenciale e republikanëve për vitin 2028 ka nisur (në heshtje) first appeared on JavaNews.al.

Riaktivizohet zjarri në Skërficë, në ndihmë dhe ushtria

By: A R
4 August 2025 at 09:00

Riaktivizohet zjarri në malin e Skërficës në territorin e Bashkisë Delvinë.

Për të parandaluar përhapjen e flakëve në territorin e Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e mbrojtur të Piksit është organizuar ndërhyrje e koordinuar.

Zjarrfikësit e Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të FA, sapo ka nisur aksionin për shuarje me 10 zjarrfikës dhe 15 pjesëtarë te FA.

Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave përreth.

The post Riaktivizohet zjarri në Skërficë, në ndihmë dhe ushtria first appeared on JavaNews.al.

U kafshua nga qeni i familjes, i mituri përfundon në spital

By: A R
4 August 2025 at 08:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spoleto, në provincën e Perugias në Itali, ku një fëmijë i vogël, pak më shumë se një vjeç, është sulmuar dhe kafshuar në fytyrë nga qeni i familjes.

Vogëlushi është dërguar fillimisht në urgjencën e Spoleto-s për të marrë ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të mëdha që ka pësuar, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Ternit për trajtim të specializuar.

Fatmirësisht, mjekët kanë deklaruar se fëmija nuk është në rrezik për jetën dhe gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme. Megjithatë, plagët në fytyrë janë të thella dhe kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa prindërit janë në gjendje shoku pas ngjarjes. Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi mbajtjen e kafshëve shtëpiake, veçanërisht qenve, në praninë e fëmijëve të vegjël dhe nevojën për kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

The post U kafshua nga qeni i familjes, i mituri përfundon në spital first appeared on JavaNews.al.

Vizita e Ben-Gvir shkakton tensione në Lindjen e Mesme, OKB: Vetëm 10% e ushqimeve arrijnë te civilët në Gaza

By: A R
4 August 2025 at 08:43

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka shkaktuar tensione të reja në Lindjen e Mesme pas vizitës së tij provokuese në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem. Ai u pa duke u lutur me zë të lartë në një zonë të ndjeshme, duke sfiduar hapur ‘status quo’-në fetare dhe politike që ruan ekuilibrin mes komuniteteve. Ngjitja e tij kujtoi “shëtitjen” e famshme të Ariel Sharon 25 vite më parë, që ndezi Intifadën e Dytë dhe ringjalli terrorizmin palestinez.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është i përkushtuar për të ruajtur ‘status quo’-në në atë që hebrenjtë e quajnë Mali i Tempullit, por ministri i Mbrojtjes, Yoav Katz, e përforcoi mesazhin nacionalist duke thënë se, “Izraeli do ta forcojë përjetësisht kontrollin mbi Jerusalemin dhe Malin e Tempullit”.

Nga ana tjetër, Jordania, që mban statusin simbolik si “kujdestare” e vendeve të shenjta islame në Jeruzalem, e quajti ngjitjen e Ben-Gvir një “shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare dhe provokim të papranueshëm”. Megjithatë, reagimi erdhi vetëm nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme dhe jo nga vetë mbreti Abdullah.

Kriza humanitare në Gaza: Vetëm 10% e ndihmave arrijnë

Në të njëjtën kohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një krizë të thellë humanitare në Rripin e Gazës, ku mbi 1 milion gra dhe vajza rrezikojnë vdekjen nga uria. Sipas OKB-së, që prej hapjes së kufizuar të kalimeve kufitare nga Izraeli, vetëm 10% e ndihmave humanitare arrijnë te civilët, ndërsa pjesa më e madhe bllokohet apo devijohet.

Netanyahu, nga ana e tij, ka mohuar ekzistencën e një urie të përhapur në Gaza, duke e quajtur këtë një “gënjeshtër të Hamasit” dhe duke kërkuar që fokusi të jetë te ndihmat për pengjet izraelite që mbahen nga militantët palestinezë.

“Hamasi po i lë hebrenjtë të vdesin nga uria, ashtu siç bënë nazistët”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Hamasi pretendon se pengjet trajtohen njësoj si popullata civile dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq, por vetëm nëse Izraeli hap korridore humanitare në të gjithë territorin e Gazës.

Pamje tronditëse të pengjeve: Macron dhe Merz reagojnë

Organizatat palestineze Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë publikuar video ku shfaqen dy pengje izraelite të dobësuar ekstremisht, që kërkojnë ndihmë dhe ushqim. Familja e një prej tyre, Rom Braslavski, autorizoi shpërndarjen e një videoje rrëqethëse që shkaktoi reagime ndërkombëtare.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e cilësoi videon si dëshmi të një “egërsie të pashpirt” nga Hamasi. Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi Izraelit “të mos hakmerret me cinizëm” dhe të vijojë të lejojë ndihmat humanitare për popullsinë palestineze.

Situata mbetet e tensionuar, me një realitet ku retorika ekstreme, veprimet provokuese dhe bllokada humanitare rrezikojnë të thellojnë më tej konfliktin izraelito-palestinez.

The post Vizita e Ben-Gvir shkakton tensione në Lindjen e Mesme, OKB: Vetëm 10% e ushqimeve arrijnë te civilët në Gaza first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 3 August 2025Java News

Tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare

By: E S
3 August 2025 at 21:10

Administrata e presidentit Donald Trump ka shpallur vendosjen e tarifave të reja doganore për një numër të madh shtetesh, në përpjekje për të stimuluar prodhimin vendas dhe për të ushtruar presion tregtar mbi partnerët ekonomikë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas përfaqësuesit të Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Jamieson Greer, masat e reja janë “pothuajse përfundimtare” dhe nuk pritet të rinegociohen së shpejti.

“Këto tarifa janë gati për zbatim dhe nuk do të jenë pjesë e ndonjë negociate në ditët në vijim,” – deklaroi Greer për CBS, duke theksuar vendosmërinë e administratës për të qëndruar e prerë në politikat tregtare, veçanërisht ndaj vendeve si Brazili.

Masa vjen pas nënshkrimit të një dekreti presidencial nga Donald Trump, të enjten, i cili parashikon nivele të ndryshme tarifore për importet që vijnë nga vende të ndryshme, që variojnë nga 10% deri në 41%, në varësi të origjinës dhe llojit të produktit. Tarifat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, për të lejuar autoritetet doganore kohë për përgatitje.

Lista e vendeve dhe tarifat përkatëse:

-Bashkimi Europian, Japonia, Koreja e Jugut – 15%

-Mbretëria e Bashkuar – 10%

-Indonezia – 19%

-Vietnami dhe Tajvani – 20%

Për vendet me të cilat SHBA ka marrëveshje tregtare ekzistuese – si BE-ja dhe Japonia – tarifat janë të fiksuara dhe nuk do të ndryshojnë, sipas këshilltarit kryesor ekonomik të Trump, Kevin Hassett.

Megjithatë, Hassett theksoi për NBC se për vendet që nuk kanë marrëveshje tregtare me SHBA-në, negociatat do të vazhdojnë, dhe tarifat mund të rishikohen në të ardhmen, në varësi të qëndrimeve reciproke.

Ky vendim pritet të ndikojë në dinamikat tregtare globale dhe të testojë qëndrueshmërinë e partneriteteve ekonomike të SHBA me vende të rëndësishme në Azi, Europë dhe më gjerë.

The post Tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi së shpejti, Shtëpia e Bardhë: Masat janë thuajse përfundimtare first appeared on JavaNews.al.

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

By: E S
3 August 2025 at 21:01

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike vendosi të thyejë xhamat e bashkisë së Korçës.

Duket se nervozizmi i të riut ka ardhur për shkak sepse krahas lokaleve, punonjësit e bashkisë kanë shkulur edhe disa lule dekorative në lagjen e tij ditë më parë, duke i shkulur ato.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i vërtet që ka njeriu. Kjo është arsyeja përse e kam bërë. Këtu në vendin ku ndodhem unë është e rrënuar, janë lokalet, të shkatërruara. E dha urdhrin Edi Rama, mori Sotiraqin në telefon dhe e shkatërruan lagjen time. Çfarë lidhje ka kjo, të heqim karriget, heqim barishtet. Edhe tavolinat, është gabim. Nga ato 4 tavolina njerëzit ushqehen. Ka shumë familjarë që nga katër tavolina nxjerrin bukën e gojës. Ka sulmuar disa lokale në Korçë, nuk janë sjellje prej kryeministri. Duhet të shohë popullin, që ka nevojë. Duhet të ngrejë rrogat. Unë merrem me rep por e mbaj e postin e kryeministrit një ditë”, thotë i riu për mediat.

I pyetur nëse është penduar për veprimet e tij, Dramolli tha: “Nuk pendohem unë, ishte vendim i drejtë. Nuk duhet të flesh gjumë. Ndihem mirë. Edhe burg e bëj. Kam qenë i dënuar. Jam rritur në geto. Shoqëria ime është gango”.

Në vijim ai ka një mesazh për qytetarët, duke u kërkuar të ngrenë zërin përkundrejt veprimeve të qeverisë dhe kryeministrit, që Dramolli i cilëson si padrejtësi.

“Duhet të ulesh kokën, të kesh kulturë. Por po e ule shumë, nuk ka rëndësi sa i madh është Rama, populli duhet te ngrejë zërin. Nëse ai vazhdon, do bëhet me e madhe. Kam edhe çunat unë, gjithë qytetin e kam me vete. Do e marrin vesh si duhet, edhe bashkia edhe zotit Edi Rama do t’i shkojë llafi. Edhe të mos bëjë më nga këto gabime, por ta shohë situatën siç duhet”, shprehet Dramolli.

The post Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem! first appeared on JavaNews.al.

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen

By: E S
3 August 2025 at 20:53

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen nga përmbaruesit mes të cilave gjoba të pashlyera që prej kohës së pandemisë. Në këtë stok janë edhe gjobat e falura nga qeveria që nuk ishin ekzekutuar nga institucionet.

Konkretisht, 122 qytetarë vazhdojnë ende të jenë borxhlinj të shtetit mbasi nuk kanë shlyer gjobën e vendosur nga policia e shtetit gjatë pandemisë së Covid 19.

“Në bazë të këshillimeve dhe orientimeve që ka marrë çdo përmbarues, është këshilluar që në zbatim të Kodit të Procedurës Civile, ne duhet t’i vëmë në gjitha gjitha dosjet në civile”, u shpreh Ergys Qirici, drejtor i shërbimit përmbarimor.

Gjatë intervistës për Top Channel, kreu i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, thotë se stoku është krijuar nga gjobat e ekzekutuara, shumica penale të urdhëruara nga prokuroritë si edhe fatura të shpenzimeve gjyqësore. Detyrimet nuk janë shlyer për shkak të mos gjetjes së adresave, por edhe pamundësisë financiare, ndërkohë që me faljen e gjobave nga qeveria, përmbarimi po I heq emrat e borxhlinjve nga lista e vet.

“Kemi menduar që në fillim të evidentojmë cilët janë personat, që përfitojnë nga ligji i amnistisë i miratuar vjet, më pas të marrim të gjithë hapat proceduriale për ekzekutimin e këtyre dosjeve”, shpjegon Qirici.

Kreu i Shërbimit Përmbarimor shpjegon natyrën e stokut të dosjeve që po evadohen.

“Janë gjithsej 49 mijë çështje të ndryshme, ku ka me palë kreditor e debitor shtetin, kur ka mbimarrëdhënie juridiko-civile ndërmjet palëve, ashtu sikurse ka edhe urdhrat e mbrojtjes”, thotë ai. /tch/

The post “49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen first appeared on JavaNews.al.

“Frika nga apokalipsi?”/ Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji!

By: E S
3 August 2025 at 20:40

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera

Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që i shërbente qeverive, përfshirë ato të Vladimir Putinit, buzëqesh me hidhërim. Ai u largua si Ministër i Kulturës në vitin 2015, duke denoncuar klimën e censurës që ai besonte se kishte mbizotëruar tani. Në vitin fatal të vitit 2022, ai promovoi një dokument kundër Operacionit Special Ushtarak në Ukrainë dhe më pas një tjetër kundër përdorimit të kërcënimit bërthamor. Por pavarësisht CV-së së tij të lartpërmendur, ai nuk mund të shkelë këmbën në Evropë. Sot, ai konsiderohet si një nga analistët më të mprehtë të ngjarjeve në vendin e tij.

A duhet ta marrim seriozisht rrezikun e përshkallëzimit bërthamor?

Presidenti amerikan po ndjek një qasje të ngjashme me Vladimir Putinin, i cili vitet e fundit është përpjekur vazhdimisht të ushtrojë presion mbi opinionin publik perëndimor duke nënkuptuar vendosmërinë e tij për të “shkuar deri në Apokalips”, gjë që në realitet nuk ka qenë kurrë e vërtetë. Kjo taktikë shpesh ka dhënë rezultate. Paniku shpërtheu në shoqëri, Shtëpia e Bardhë filloi të kërkonte kompromise dhe në thelb iu bënë lëshime Putinit. Kjo ndodhi në shkurt 2014 gjatë pushtimit të Krimesë. Dhe pastaj në shkurt 2022, në fillim të luftës me Ukrainën, dhe në tetor 2022, kur Putinit iu desh të shpëtonte trupat e bllokuara në Kherson, dhe në shkurt 2024, kur furnizimet ushtarake amerikane për Ukrainën duhej të ndaleshin. Vetëm për të dhënë disa shembuj.

Dhe tani, me Trumpin që flet për zhvendosjen e nëndetëseve?

Deklaratat e presidentit amerikan janë një sinjal i qartë se taktikat e Putinit nuk do të sjellin ndonjë sukses nën udhëheqjen e tij. Por ndryshe nga Kriza e Raketave Kubane e vitit 1962 dhe Lufta e Yom Kippur e vitit 1973, kur BRSS dhe SHBA-ja duhej ta merrnin seriozisht në konsideratë këtë rrezik, në këtë fazë nuk ka rrezik real përshkallëzimi. Ukraina nuk është në prag të një disfate të vërtetë ushtarake, siç ishin Kuba ose Egjipti në kohën e tyre.

A mendoni se Rusia po frikësohet nga një nga shumë deklaratat e Trump?

Analistët e Kremlinit nuk do ta kenë humbur përmendjen e dy nëndetëseve bërthamore, me sa duket të klasit Ohio, të pajisura me armë bërthamore ose konvencionale, potenciali i të cilave është i mjaftueshëm për të anuluar komponentin strategjik tokësor të Rusisë me platforma lëshimi. Ju siguroj, ka një efekt mjaft të madh.

A duhet të merret Medvedevi seriozisht?

“Në fillim, ai aspironte statusin e një politikani modern dhe të iluminuar. Tani ai po poshtërohet në mënyrë të dukshme, siç ndodhi edhe gjatë presidencës së tij, duke u detyruar të shprehë provokimet më idiote për të frikësuar SHBA-në dhe Evropën. Ai thjesht duhet të injorohet. Asgjë nuk varet prej tij, si të gjithë të afërmit e Putinit.”

Si do të përfundojnë përpjekjet për mirëkuptim midis Trump dhe Putin?

“Kjo dashuri nuk ka ekzistuar kurrë. Në vend të kësaj, ne kemi qenë dëshmitarë të një prej strategjive negociuese të Trump: lajkatimin, duke treguar gatishmëri për të bërë lëshime, për të marrë të tjerët në avantazhin e tij. Kur kjo taktikë nuk funksionon, Trump gjithmonë ndalon së përdoruri atë. Gjë që po ndodh tani. Fatkeqësisht, udhëheqësit e vendeve të asaj që unë e quaj Unaza e së Keqes – Xi, Putin, Kim, Khamenei – janë njerëz jashtëzakonisht të shtyrë nga ideologjia që i nënshtrojnë nevojat e vërteta të vendeve të tyre qëllimit mashtrues të “çmontimit të ndikimit perëndimor”. Bindja e tyre është e pamundur. E vetmja kundërforcë kundër tyre është parandalimi.

A mund ta klasifikojmë fjalimin tuaj edhe si një shembull të Rusofobisë?

“E vlerësoj ironinë. Propaganda ruse po përpiqet të imponojë një kuptim të shtrembëruar të këtij problemi në të gjithë botën. Dëshiron t’i bëjë njerëzit të besojnë se frika dhe mosbesimi ndaj Rusisë ekzistojnë në Evropë jo si rezultat i agresionit kundër Ukrainës dhe frikës racionale prej saj, e cila për fat të keq nuk është mjaftueshëm e përhapur, por si rezultat i interesave dhe paragjykimeve të caktuara.”

A keni përjetuar ndonjëherë një episod të supozuar të Rusofobisë?

“Unë po flas për këto gjëra me njohuri të plotë të fakteve. Mua vetë më është ndaluar hyrja në Evropë që nga viti 2014. Por nuk e konsideroj një akt Rusofobie. Ajo që më është nënshtruar është një kombinim i barrës së biografisë sime jo tamam të zakonshme dhe zellit të pashuar dhe të dëmshëm të disa zyrtarëve evropianë.”

Pra, ju besoni se frika e Evropës nga Rusia është e justifikuar?

Nëse një evropian mesatar do të dinte se çfarë thonë si propagandistët rusë ashtu edhe politikanët e rangut të lartë për vendin e tyre, frika e tyre do të rritej me disa urdhra madhësie. Dhe në sistemin e tyre të vlerave, mbrojtja e Evropës do të ngrihej në kulmin e saj. Të vazhdosh të mbrosh qytetarët nga realiteti që po u afrohet shtëpive të tyre, siç bëjnë disa media dhe qeveri, është një gabim kolosal.

The post “Frika nga apokalipsi?”/ Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji! first appeared on JavaNews.al.

“Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!“/ Rexhep Qosja rrëfen dhimbjen për ndarjen nga jeta të së bijës

By: E S
3 August 2025 at 20:30

Vajza e akdemikut Rexhep Qosja, Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë më 28 Korrik! Ditën e sotme, shkrimtari ka shkruar disa rreshta për të gjithë ata që i janë gjendur afër familjes së tij në këto ditë të vështira, ata të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta, e që nuk kanë qenë të paktë në numër.

Qosja shprehet zemërthyer për ndarjen të parakohshme nga jeta të Editës, vajzës së tij, e cila prej kohësh ishte në luftë me të pashërueshmen.

“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.

Mesazhi:

Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.

Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.

Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.

Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

The post “Humba të shtrenjtën, zemërbardhën, Editën time!“/ Rexhep Qosja rrëfen dhimbjen për ndarjen nga jeta të së bijës first appeared on JavaNews.al.

“Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të gjithë ne”/ Ambasadori shqiptar: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi!

By: E S
3 August 2025 at 20:21

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin në Kumanovë, ku ndeshja e basketbollit u dominua nga kore raciste.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri. Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne.

Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, thotë ai.

The post “Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të gjithë ne”/ Ambasadori shqiptar: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi! first appeared on JavaNews.al.

Avokati i Popullit duhet të hetojë linçimin politik të Metës dhe Veliaj si dy “bedelë” të Reformës në Drejtësi

By: Mero Baze
3 August 2025 at 20:10

Nga Mero Baze

Avokati i Popullit ka njoftuar se ka marrë kontakte në burg me Ilir Metën dhe Erion Veliajn gjatë ditëve të fundit lidhur me pretendimet e tyre rreth tejkalimit të dhunës psikologjike dhe fizike në burg nga autoritetet zyrtare të burgjeve dhe presionit të SPAK mbi ta. Ende nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare të Avokatit të Popullit mbi përmbajtjet e denoncimeve të tyre, por për publikun është pak a shumë e qartë fakti që Ilir Meta ka më shumë se një vit në paraburgim, nën pretendimin se mund të ndikonte mbi hetimet apo të arratisej. Veliaj ka hyrë në muajin e shtatë me të njëjtin arsyetim.

Kjo është hera e parë, qysh pas arrestimit të Fatos Nanos në Shqipëri, që dy politikanë të lartë ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut në burg, edhe pse tek rasti i Fatos Nanos padrejtësi ishte arrestimi dhe jo aq trajtimi në burg.

Në rastin në fjalë i kanë të dyja.

Nuk jam i qartë për çfarë ka hetuar inspektori i Avokatit të Popullit, por për mendimin tim ai mund ta bënte një raport dhe pa shkuar fare në burg. Si dy figura me profil të lartë politik, ata natyrisht duhet të krahasohen me të ngjashmit e tyre të burgosur vitet e fundit, madje dhe të ngjashmit nga i njëjti kamp politik.

Fjala vjen, Erion Veliaj duhet të krahasohet me mënyrën se si autoritetet në burgje kanë trajtuar Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Vangjush Dakon, Lefter Kokën, Alqi Bllakon etj.
Sjellja është tërësisht e ndryshme, madje e pakrahasueshme. Për fat të mirë me të tjerët janë sjellë normal, madje dhe liberal në shumë praktika, kurse në rastin e Veliajt ka një diskriminim të qartë, gati në formë linçimi, që fillon me rrethin e tij familjar dhe përfundon me mënyrën se si sillen me të në burg, sikur kanë kapur kreun e ISIS.

Përpara skandalit të fundit të Ulsi Manjës, që i çoi 30 forca speciale për ta shoqëruar në 250 metra rrugë përballë burgut ku ishte klinika, dëgjova dhe lexova lajme që në fillim mu dukën përpjekje për t’u tallur. Në një prej tyre thuhej se Veliaj nuk është i sëmurë por do shkojë në spital se do të takojë Mero Bazen. Këtë e boton portali i një fundërine që mburret gjithe diten që pi kafe me Dumanin dhe Olsi Dadon si dhe një TV që është sekuestruar ngaqë pronari është trafikant droge, por qeveria dhe Ulsi Manja nuk guxon të shkojë t’i marrë çelësat dhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Ky pra, që i dërgon 30 policë një ish-kolegut të tij në burg për ta terrorizuar, Ylli Ndroqit nuk guxon t’i çojë një përmbarues t’i marrë çelësat e pronave që i ka sekuestruar shteti, për të mos thënë që bën pazare me të.

Pas aksionit, disa miq të mi më thanë se jo vetëm Ulsiu, por dhe Olsi Dado, ishte bërë gati të më “arrestonte” po të më gjente në spital.Pastaj më thanë se vet Ulsiu ja ka raprtuar këtë kryeministrit dhe disa ministrave se “ishte e detyruar të çonte forcat speciale” se ai do takonte Mero Baze. Vetëm unë nuk e dija që Veliaj do shkonte në spital dhe që unë do shkoja ta takoja.

Kjo çmenduri e ushqyer nga mashtrues ordinerë, që për fat të keq janë dhe ministra, vjen e gjitha nga fakti që janë vegla të një mekanizmi përsekutimi politik ndaj një njeriu të pafajshëm, tashmë që është në burg dhe shpikin arsye pse kanë mobilizuar forca policore. Unë as kam bërë ndonjë kërkesë të takoj Erion Veliajn dhe as më duhet ta takoj, se nuk kam ndonjë hall për të sqaruar me të. Shokët dhe miqtë e tij në qeveri, po i ka marrë malli, le t’i marrin leje Ulsiut. Por shpifje të tilla për të justifikuar linçimin ndaj tij, janë të neveritshme dhe burojnë nga ligësia e epsheve të pushtetit ndaj një njeriu që tani është në burg.

E njëjta gjë dhe me Ilir Metën. Nëse e krahasojmë atë me të ngjashmin e tij Sali Berisha apo dhëndrrin e tij, skena është krejt e ndryshme. Berisha ka një akuzë më të rëndë se Ilir Meta, por është i lirë bashkë me dhëndrrin e tij qysh pas muajit të parë të marrjes nën hetime, pa qenë i pandehur, dhe shumë mirë që është bërë kështu. Kurse Ilir Meta mbahet mbi një vit në burg. Arsyetimi “politik” i njerëzve të SPAK të krijon idenë se ata janë duke i çuar mesazh Berishës që: “Ty dhe djalin nuk po ju biem më qafë nga opozita, por për ju po çojmë ‘bedel’ Ilir Metën”. Kështu, ish-presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryeparlamentari mbahet në paraburgim, jo për ndonjë akuzë për tradhti kombëtare apo rrezik për sigurinë kombëtare, çka mund ta justifikonte, por mbahet në paraburgim se ish-gruaja e tij ka përdorur një kartë krediti të një kushëriri që besohet se ka bërë korrupsion në emër të tyre.

Pra logjika politike e këtyre ndëshkimeve është që: nga pushteti po bëjmë “bedel” Veliajn, nga opozita po bëjmë “bedel” Metën dhe kështu quhen të balancuara politikisht.

Për këtë arsye, një hetim i qartë i Avokatit të Popullit duhet jo vetëm të bëjë publike pretendimet e tyre të verifikuara, por t’i krahasojë dënimet dhe linçimet e tyre edhe me politikanë të tjerë të së njëjtës krah politik, për të kuptuar se ata po linçohen politikisht. Dhe linçimi politik në demokraci është shumë herë më i rëndë se shkelja me këmbë e të drejtave të qytetarëve të thjeshtë për arsye korruptive apo papërgjegjësie institucionale. Të rënda janë dhe ato, por ato janë sëmundje të sistemit tonë. Rikthimi i linçimeve politike është një dramë që kemi mbyllur me grupet armiqësore të Enver Hoxhës, që nga Tuk Jakova deri tek Kadri Hazbiu. Ramiz Alia, për hir të së vërtetës, nuk e ka bërë këtë. Rikthimi i linçimit selektiv politik në vitin 2025 tregon shumë për atë se çfarë drejtësie po bëjmë.

The post Avokati i Popullit duhet të hetojë linçimin politik të Metës dhe Veliaj si dy “bedelë” të Reformës në Drejtësi first appeared on JavaNews.al.

U prangos sot për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është ‘Pole Qorri’ nga Vlora

By: E S
3 August 2025 at 20:01

Flodian Plaku, me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), i arrestuar sot pas një kohe të gjatë në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij, viti në oborrin e banesës së tij, në Larshk të Fushë Krujës, njihet edhe me nofkën “Pole Qorri” dhe rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë.

Flodian Serjani, është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë dhe njihet si kreu i organizatës kriminale të trafikur të drogës.

Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences.

The post U prangos sot për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është ‘Pole Qorri’ nga Vlora first appeared on JavaNews.al.

Ukrainasit shkatërrojnë për herë të parë tankun më të avancuar rus T-14 Armata

By: E S
3 August 2025 at 19:50

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë asgjësuar për herë të parë një tank rus T-14 “Armata”, të konsideruar si më i avancuari në arsenalin ushtarak të Moskës. Operacioni është kryer me dronë FPV dhe i gjithë aksioni është filmuar dhe publikuar nga shërbimet e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, duke u bërë viral në rrjetet sociale.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur një numër dronësh shpërthyes sulmojnë një tank në një zonë të paidentifikuar të vijës së frontit në lindje të Ukrainës. Sipas burimeve nga Kievi, tanku u identifikua nga dronë të zbulimit dhe u godit me saktësi nga të paktën dy FPV me ngarkesë eksplozive. Zëdhënës të mbrojtjes ukrainase thanë se objektivi ishte verifikuar paraprakisht si model i avancuar T-14.

Kjo është hera e parë që Ukraina pretendon shkatërrimin e një T-14 Armata në fushëbetejë. Deri më tani, përdorimi i këtij modeli nga ana e Rusisë ka qenë i kufizuar dhe kryesisht simbolik, për shkak të kostos shumë të lartë të prodhimit, mungesës së serive të mëdha dhe problemeve të raportuara teknike.

Moska kishte nisur testimin e T-14-ve në fushën e betejës që prej vitit 2022, por burime perëndimore sugjerojnë se tanket janë përdorur më shumë për qëllime propagandistike sesa për operacione të gjera luftarake.

T-14 “Armata” është i pajisur me një kullë të automatizuar pa ekuipazh, sistem të avancuar mbrojtjeje aktive dhe teknologji të re për zbulim dhe drejtim zjarri. Megjithatë, përballë taktikes ukrainase të përdorimit të dronëve FPV në formë “rojesh vetëvrasëse”, edhe teknologjia më e sofistikuar duket e pafuqishme.

Incidenti i fundit është parë si një tjetër simbol i mënyrës sesi lufta në Ukrainë ka transformuar doktrinën ushtarake moderne. Në vend të përplasjeve klasike tank kundër tanku, tani dronët, inteligjenca artificiale dhe operacionet e vogla, por precize, kanë marrë rolin kryesor.

Pamjet e shkatërrimit të T-14 janë shpërndarë masivisht në TikTok, Telegram dhe platforma të tjera sociale, ku komentues të shumtë i shohin si një goditje simbolike ndaj krenarisë ushtarake të Rusisë.

Nga ana tjetër, Moska nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar për incidentin dhe nuk ka konfirmuar nëse tanku në fjalë ishte T-14 apo një tjetër model i avancuar.

The post Ukrainasit shkatërrojnë për herë të parë tankun më të avancuar rus T-14 Armata first appeared on JavaNews.al.

Lëvdimi i marrëzisë! Mendime për Kodin e ri Penal (si projekt)

By: E S
3 August 2025 at 19:41

Nga Fatos Tarifa

Nuk munda t’u gjej një titull më të përshtatshëm radhëve të mëposhtme sesa titulli i njërës prej veprave më të njohura të humanistit të shquar të Rilindjes Europiane, Erazmit të Roterdamit. Vepra e tij Moriae Encomium, shkruar në latinisht në shtatë ditë, u botua më 1511, ndërsa në anglisht (The Praise of Folly), ajo u botua më 1536, pak javë para vdekjes së autorit.

Lëvdimi i marrëzisë është një vepër satirike që drejtohej kundër bestytnive dhe traditive të vjetra të shoqërisë europiane të kohës së Erazmit, veçanërisht kundër Kishës dhe rolit të saj. Këto radhë që unë shkruaj, nuk përmbajnë satirë, por një shqetësim serioz për një “projekt final” të Kodit të ri Penal të Republikës sonë, që është propozuar dhe është bërë i njohur publikisht dhjetë ditë më parë.

Unë nuk jam jurist, por si një qytetar i kësaj Republike (nominalisht demokratike), jam vazhdimisht i interesuar—dhe shumë herë i shqetësuar—për fatet e shoqërisë sonë dhe për të drejtat e individit. Si studiues i jetës së shoqërisë dhe politikës, interesimet dhe shqetësimet e mia për fatet e demokracisë, për të drejtat dhe liritë e individit dhe fatin e tij, janë një preokupim qytetar dhe profesional.

“Enveri nuk di gjë, e ka bërë Mehmeti me kokën e vet”

Shtysë për t’i shkruar këto radhë u bënë prononcimet publike të disa prej juristëve tanë më të njohur dhe debati i zhvilluar mbi këtë projekt-kod në disa media. Më bën përshtypje që, ndërsa vazhdojnë “përpjekjet” për të gjetur se kush, apo cilët individë janë ata që e kanë përgatitur këtë projekt të Kodit të ri Penal, kryeministri i vendit deklason se “këtë kod nuk e ka bërë qeveria”!

Hipokrizi apo çfarë?!

Atyre që kanë pak a shumë të njëjtën moshë me mua u kujtohet, besoj, një anekdotë që qarkullonte dhe na pëlqente ta tregonim në vitet e “diktaturës së proletariatit”: “Unë nuk di gjë për këtë punë”, thoshte Enveri, “mos e ka bërë Mehmeti me kokën e vet”.

Projekti i këtij kodi u postua në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Kjo ministri është një departament i qeverisë, në krye të së cilës qëndron kryeministri.

Projekti i kodit u prezantua publikisht nga ministri i Drejtësisë, që është anëtar i kabinetit qeveritar (Këshillit të Ministrave) dhe flet në emër të qeverisë.

Në një republikë parlamentare demokratike, qeveria nuk është një njeri i vetëm—Kryeministri. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 95), përcakton se “Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat”. Para marrjes së detyrës si anëtarë të kabinetit qeveritar, “ministrat betohen para Presidentit të Republikës” (Neni 99). Neni 102(d.4) i Kushtetutës përcakton se: “Ministri, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore, drejton nën përgjegjësinë e tij veprimtarinë që ka në kompetencë…”.

Por, a duhet vallë t’i referohemi Kushtetutës së vendit për të kuptuar një gjë që bën “Muuuuu!”?

Si mundet që një kryeministër të mos jetë në dijeni se çfarë ka bërë për katër vite radhazi Ministria e Drejtësisë dhe titullari i saj lidhur me një kod kaq të rëndësishëm të legjislacionit të vendit, puna, për hartimin e të cilit, sipas fjalëve të vetë ministrit të Drejtësisë, ka nisur qysh në vitin 2019?!

Vetë kryeministri nuk harton ligje, as ministri i linjës, por asnjëri, as tjetri nuk mund të jenë të painteresuar e të painformuar mbi përmbajtjen e tyre. Nëse një ligj i ri bëhet “i domosdoshëm” dhe “i pashmangshëm” të miratohet, siç shprehet ministri i Drejtësisë, “domosdoshmëria e pashmangshme”, apo “pashmangësia e domosdoshme” e tij nuk do të thonë një ligj i ri sido që të jetë, mjafton të jetë i ndryshëm nga i pari, edhe pse ekspertët më të mirë dhe një numër intelektualësh publikë të njohur e konsiderojnë projektin e këtij ligji më të keq, ose shumë të keq madje të rrezikshëm.

Graphomani juridike

Kur u miratua, në vitin 1787, 238 vite më parë, Kushtetuta amerikane përmbante vetëm 4,543 fjalë, përfshirë edhe firmat e delegatëve të Konventës së Filadelfias që e miratuan atë. Së bashku me tekstin e 27 amendamenteve që i janë shtuar asaj kushtetute në këta 238 vite, ajo përmban vetëm 7,506 fjalë.

7,506 fjalë. Kaq i kanë mjaftuar dhe i mjaftojnë “Republikës së Madhe” amerikane, një federatë e përbërë nga 50 shtete dhe disa territore, me një popullsi 130 herë më të madhe se sa popullsia e Shqipërisë, për të administruar çdo aspekt të jetës politike, ekonomike, juridike e shoqërore të saj.

Projekti i Kodit të ri Penal, prezantuar nga ministri i Drejtësisë, përmban 146,473 fjalë, rreth 20 herë më shumë se sa Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara!

Lëvdim i Marrëzisë! Marrëzi e Madhështisë! Apo Madhështi e Marrëzisë! Ç’emër mund t’i vihet kësaj?

Ministri i Drejtësisë thotë se “puna për një draft të ri [të Kodit Penal] kishte nisur që në vitin 2019” dhe miratimi i tij është një gjë “e domosdoshme dhe e pashmangshme”. O burra pra, ju, deputetë, që do uleni në parlament me fillimin e legjislaturës së re, pas pesë ose gjashtë javësh, nxitoni ta votoni këtë projekt ligj “të domosdoshëm e të pashmangshëm”!

“Pashmangësia dhe urgjenca” e Kodit të ri Penal! Nëse ministri i Drejtësisë nuk e di, i them se amendamenti i fundit (i 27-ti) i Kushtetutës amerikane u propozua nga Kongresi i parë i Shteteve të Bashkuara, në shtator të vitit 1789, gjashtë muaj pas krijimit të atij Kongresi, dhe iu shtua Kushtetutës amerikane vetëm në maj të vitit 1992. Ratifikimi i atij amendamenti mori 202 vite, 7 muaj dhe 12 ditë, një proces që s’ka precedent tjetër në historinë e qytetërimit juridik.

Një kontrast kolosal

Nëse ministri ynë i Drejtësisë nuk e di, ose e ka harruar se përse bën fjalë Amendamenti i 27-i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, i kujtoj se ai amendament sanksionon se “çdo ligj për rritjen ose uljen e pagave të anëtarëve të Kongresit mund të hyjë në fuqi vetëm pas zgjedhjeve të tjera për Dhomës së Përfaqësuesve”.

Këtë fakt të thjeshtë, kryeministri, ministri i Drejtësisë dhe deputetët tanë—ata që ishin dhe këta që do të vijnë—mund të mos e dinë, ose mund ta kenë harruar—por jam i sigurt se asnjë nga deputetët dhe ministrat që shkuan dhe shumë nga këta që janë nuk e ka harruar se si, dy vite më parë, ata i dyfishuan pagat e tyre. Sa hap e mbyll sytë. Tinëzisht.

Në atë kohë e kritikova publikisht këtë veprim të tyre duke shkruar për gazetën Dita (26 maj 2023), nën titullin “Bingo! All Done! Gëzuar 1 Qershorin të dashur deputetë!”, sa më poshtë:

“E bënë. Siç nuk kisha asnjë iluzion se do të ndodhte. E bënë sepse s’kanë moral. E bënë sepse nuk e kanë për gjë të dhunojnë kolektivisht, të gjithë së bashku, edhe Kodin e Sjelljes së Deputetit, që i ndalon ta bënin këtë gjë. Ai kod thotë shprehimisht se deputetëve u ndalohet të “shfrytëzojnë pozitën e deputetit për interesat personale të tyre”.

E bënë sepse s’ka se kush i ndalon. Ashtu si në raste të tjerë, por veçanërisht këtë herë, kur kishin në dorë të provonin të kundërtën, duke hequr dorë nga interesat e tyre personale për hir të interesave të pjesës më të madhe të shoqërisë, këta deputetë dëshmuan se nuk janë të popullit (of the people), nuk janë zgjedhur nga populli (by the people) dhe nuk mendojnë për popullin (for the people). Po kështu, edhe qeveria që kemi, hartuesja e projekti të këtij ligji, për të cilën duket se janë të huaja parimet e Linkolnit për një qeveri demokratike, që të ishte “a government of the people, by the people, for the people”.

Me votimin e ligjit për të rritur pagat deputetëve dhe të ministrave të sotëm, kuvendi dëshmoi se është një kuvend jo i popullit dhe jo për popullin, sidomos jo për shtresat më në nevojë të popullit, por një kuvend për deputetët e vet dhe për ministrat.

Deputetët tanë, shumë prej të cilëve njerëz mediokër, me këtë akt të paturpshëm që bënë duke votuar rritjen e pagave të tyre dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar, na thanë neve, qytetarëve të këtij vendi, se nuk duan t’ia dinë për qytetarët kur vjen puna për interesat e tyre.

Kur vjen puna për interesat e tyre, deputetët tanë—socialistë dhe demokratë—na dëshmuan dje, përtej çdo dyshimi, se janë njëlloj, se kanë të njëjtat interesa, edhe pse ato i justifikojnë, i argumentojnë, i shprehin dhe i mbrojnë me një lëvozhgë gjuhësore ideologjikisht të ngjyrosur. Pozicioni “majtas” ose “djathtas” në politikë, për shumicën e tyre s’është asgjë më shumë sesa një pohim shumë herë i pakuptimtë edhe për ata vetë. Kartonët jeshilë që ata, me ndonjë përjashtim, i ngritën thuajse si një trup i vetëm për të rritur pagat e veta, dëshmojnë llojin e moralit të tyre në politikë.

Deputetët tanë – ata të mazhorancës dhe ata të partive opozitare – i përdorën kartonët jeshilë në të njëjtën mënyrë si të kishin në duar një shkop magjik. E duam pagën ta kemi kaq dhe – sa hap e mbyll sytë – me kartonët e tyre vendosën të marrin pagën që duan!

Veprimi i tyre dje është politikisht gabuar, moralisht i pandershëm dhe i turpshëm, ligjërisht i dënueshëm”.

A do veprojnë njëlloj edhe për miratimin e projektit të Kodit të ri Penal deputetët e legjislaturës së ardhshme? Uroj që jo. Uroj që sugjerimet, vërejtjet dhe kritikat e ekspertëve ligjorë më të mirë lidhur me këtë projekt të dëgjohen e të reflektohet lidhur me to. Të mos i mbajmë fshehur motivet dhe njerëzit që e kanë hartuar këtë projekt. Çdo ligj dhe çdo kod bëhen për qytetarët dhe në interes të tyre. Interesi publik është i pari.

Dhe, nëse ministri i Drejtësisë, burokratët grafomanë dhe pa imagjinatë të ministrisë që drejton apo deputetët që miratojnë projektligjet e propozuar nuk e dinë se çdo të thotë ligje për qytetarët dhe në të mirë të interesit publik, e gjykoj me vend t’u them se si e kanë parë dhe e shohin këtë çështje disa nga personalitetet më të shquar të jurisprudencës dhe drejtësisë amerikane.

Teprimi me ligjet dhe gjuha e tyre

Laurence Tribe, një profesor i njohur i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Harvardit, argumenton se “Teprimi me ligjet në mënyrë të paevitueshme e dobëson shtetin e së drejtës”.

Ky është një parim i vjetër sa Roma e lashtë – “Sa më shumë ligje, aq më pak drejtësi”, thoshte Ciceroni.

Benjamin Franklin, njëri prej etërve themelues të Republikës Amerikane, vinte në dukje se “ligjet që janë shumë të butë rrallë respektohen; ndërsa ata që janë shumë të ashpër rrallë zbatohen”.

Projekti i Kodit të ri Penal, sipas ekspertëve që e kritikojnë atë, prodhon një legjislacion tepër të ashpër, që mund të krijojë hapësirë për zbatim jo të njëjtë te qytetarët që janë e duhet të trajtohen si të barabartë para ligjit dhe njëlloj përgjegjës për shkeljen e tij.

Nga ana tjetër, gjuha me të cilën formulohen ligjet duhet të jetë qartësisht e kuptueshme dhe jo e huaj për veshët e qytetarëve që kërkohet t’i respektojnë ato. Por sa i kuptueshëm mund të jetë një kod penal me 952 nene, i hartuar në mbi 146,000 fjalë?! Sa i kuptueshëm mund të jetë për qytetarin e thjeshtë një kod penal, çdo nen i të cilit përmban, mesatarisht, 154 fjalë?!

Një pyll ligjor i vërtetë, një xhungël ku mund humbasë rrugën kushdo, një rrjetë merimange e pamasë, nga e cila, siç thoshte Soloni, nuk mund të dalin dot vetëm krijesat e dobëta, njerëzit e thjeshtë e të pambrojtur.

Thomas Jefferson me të drejtë thoshte se “mosnjohja e ligjit nuk është askund justifikim [për ata që e shkelin atë], përndryshe ligjet do e humbitnin efektin e tyre, pasi kushdo mund të pretendonte se nuk i njeh ata”. E, megjithatë, është ironike – dhe paradoksale njëherësh – të mendosh se, ndërsa një qytetar i thjeshtë mund të shpallet fajtor dhe të dënohet për shkak të mosnjohjes së ligjit, gjyqtarët, siç vinte në dukje Jeremy Bentham, janë “të vetmit persona që nuk dënohen për injorancën e tyre ndaj ligjit”.

Ligje humanë dhe gjyqtarë humanë

Për më shumë se 800 vite, Magna Carta është parë dhe shihet si një dokument ligjor që ofron garancitë kushtetuese kryesore ndaj arbitraritetit ose ligjeve të padrejtë. Mbështetur në parimet e saj, Thomas Jefferson shprehej se “shpata e ligjit nuk duhet të bjerë kurrë veç mbi ata, faji i të cilëve është kaq i qartë, sa të pranohet si nga kundërshtarët, ashtu edhe nga miqtë e tij”.

Woodrow Wilson, nga ana e vet, vinte në dukje rëndësinë që kanë faktet në administrimin e drejtësisë, duke e hequr vështrimin nga fragmentet e vëllimeve ligjorë, nga statutet dhe maksimat e shkëputura, për ta drejtuar vëmendjen “te jeta e njerëzve”.

“Shpata e ligjit” s’duhet të bjerë mbi të pafajshmit, mbi të dobëtit dhe të pambrojturit dhe ligjet duhet të jenë njerëzorë e jo çnjerëzorë. Kjo nënkupton edhe mëshirën njerëzore për ato shkelje të ligjit, dëmi prej të cilave nuk ka pasoja të rënda për shoqërinë ose për individë të tjerë. Abraham Lincoln shkruante më 1876 se ai vetë kishte kuptuar se “mëshira jep fruta më të mira sesa drejtësia e rreptë”.

Ky është një mësim që do të duhej të informonte edhe Kodin Penal të Republikës sonë. Dënimet më të rënda duhen dhënë për krimet më të rënda dhe për kriminelët recidivistë, por për ato shkelje të vogla të ligjit, prej të cilave, as shoqëria, as individë të tjerë nuk pësojnë atë lloj dëmi që do të cenonte interesat e tyre e do të ishte i dëmshëm për ta, mëshira humane dhe falja (me kusht) mund të kishin efekte më pozitivë sesa dënimet e rrepta.

Në fund të fundit, interesi i shoqërisë është që ta pakësojë, jo ta rrisë numrin e anëtarëve të saj që vuajnë dënime me burg. Kësaj nuk i shërben një kod penal me 952 nene, ndonjë prej të cilëve mund ta shkelë pa dashur e pa qëllim, por thjesht për shkak të të qënit human, çdo qytetar i thjeshtë: edhe një fqinji im, edhe një koleg i punës, edhe një i afërmi juaj—me pak fjalë, kushdo që nuk është kriminel dhe që nuk na bën asnjë dëm, as mua, as juve, as shoqërisë.

Janë me vend fjalët e juristit dhe shkrimtarit të njohur amerikan Robert Ingersoll, i cili vinte në dukje se: “Nuk duhet harruar se ata që bëhen gjyqtarë janë njerëz si gjithë të tjerët dhe se, duke u bërë gjyqtarë, ata nuk bëhen as më pak paragjykues, as më inteligjentë”.

Po kaq kuptim kanë edhe sot, në kontekstin e diskutimit që bëjmë, këtë fjalë nga Learned Hand, një gjyqtar dhe filozofi i njohur amerikan i së drejtës, për të cilat do të duhej të reflektonte çdo gjyqtar: “Ja tek jam unë, një burrë i vjetër, që më duhet të gjykoj e të dënoj njerëz që mund të mos jenë më të këqij se unë”.

Nëse duam një sistem drejtësie të mirë, vetëm ligjet e mirë nuk mjaftojnë. Dhe nëse duam që reforma në drejtësi të ketë vërtet sukses, po aq rëndësi sa ligjet e mirë ka edukimi juridik i qytetarëve dhe, sidomos, njerëzit që zgjidhen dhe emërohen për të siguruar mbrojtjen dhe zbatimin e ligjeve, prokurorët dhe gjyqtarët.

Sidomos gjyqtarët. Kjo pikërisht ka bëra që, deri më sot, gjyqtarët, nëse huazoj fjalët e profesorit të së drejtës penale në Harvard, Alan Dershowitz, të ishin “hallka më e dobët e sistemit të drejtësisë, edhe pse më të mbrojturit”.

Për shkak se në duart e prokurorëve e të gjyqtarëve varen fate njerëzorë, integriteti i tyre është i një rëndësie të dorës së parë. Për këtë arsye, Abraham Lincoln u jepte juristëve këtë këshillë: “Ji i vendosur të jesh i ndershëm në çdo rast dhe, nëse nuk mund të jesh një jurist i ndershëm, ji i vendosur të jesh i ndershëm pa qenë jurist. Zgjidh një profesion tjetër”.

Ligji dhe e drejtësia

Në përfundim dua të vë në dukje se ligji dhe drejtësia nuk janë e njëjta gjë. Gjykatat vendosin në përputhje me ligjin; ato jo gjithnjë vendosin drejtësinë. Ndërsa një pjesë e madhe e njerëzve në Shqipëri—si në shumë vende të tjerë—shqetësohen për ligjin dhe rendin, shumë të tjerë shqetësohen për drejtësinë.

Ligji dallon nga drejtësia, edhe pse një gjë është e sigurt: është e pamundur të kesh njërën prej tyre pa i pasur të dyja. Prandaj, që qytetarët të besojnë në drejtësinë e sistemit të tyre, ligjet që e krijojnë dhe e mbrojnë këtë sistem duhet të jenë ligje të mirë, që i shërbejnë si interesave të individit, ashtu dhe së mirës publike.

Edhe pse barazia e të gjithëve para ligjit është një kusht dhe tipar themelor i një rendi demokratik, shteti ligjor (Rule of Law) nuk është i mjaftueshëm dhe mund të mos jetë i drejtë, pra një shtet i së drejtës (Rule of Justice). Edhe fashizmi e komunizmi kishin ligjet e tyre, por shteti fashist dhe ai komunist kanë qenë shtetet më të padrejtë e më mizorë në historinë moderne. Në pamfletin e tij të njohur Letër nga burgu i Birmingamit (1963), Martin Luther King, Jr. tërhiqte vëmendjen e publikut amerikan me këto fjalë: “Kurrë nuk duhet të harrojmë se gjithçka që Hitleri bëri në Gjermani ishte ‘e ligjshme’ dhe se gjithçka që bënë luftëtarët e lirisë në Hungari [më 1956] ishte ‘e paligjshme’.

Në fakt, siç shprehej Earl Warren, kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara në vitet 1953-1969, “suksesi i çdo sistemi ligjor vlerësohet dhe matet me shkallën e besnikërisë së tij ndaj idealit universal të drejtësisë”. “Është fryma e ligjit dhe jo germa e tij ajo që e mban drejtësinë gjallë”, theksonte ai. Dhe, “ndërsa aftësia e njeriut për drejtësi e bën demokracinë të mundur, tendenca e tij për padrejtësi e bën demokracinë të domosdoshme”.

Një shtet ligjor duhet të jetë edhe një shtet i së drejtës. Kjo do të thotë që, pas çdo ligji, duhet të ketë drejtësi. Drejtësia duhet të jetë synimi më i lartë i ligjit. Ne shohim shpesh herë raste kur njerëz të pafajshëm dënohen e vuajnë, ndërsa fajtorët i shpëtojnë dënimit të merituar. Ne shohim raste kur njerëz të ndershëm nuk arrijnë të kenë sukses në përpjekjet e tyre, ndërkohë që të tjerë, njerëz të pandershëm, pasurohen dhe përfitojnë padrejtësisht.

Shteti i së drejtës është ai sistem ligjor, në të cilin çdo individ merr nga sistemi atë që me të drejtë i takon, përfshirë të gjitha të drejtat natyrore e ligjore, që nuk mund t’ia marrë apo tjetërsojë askush—as shteti, as individë të tjerë. Problemi është se, në mjaft raste, edhe kur ligji është i mirë dhe i drejtë, mënyra se si administrohet ai nga një gjyqtar mund të jetë e padrejtë.

Këtu vij në një çështje të fundit, me të cilën dëshiroj t’i mbyll këto radhë. Ajo ka të bëjë me emërimin dhe integritetin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjithë nivelet e sistemit gjyqësor. Fati i sistemit të drejtësisë në çdo vend, pra edhe në Shqipëri, qëndron kryesisht në duart e tyre. Prokurorë dhe gjyqtarë të aftë e të ndershëm, që emërohen në detyrë jo për motive ose për shkak të pëlqimeve e të lidhjeve të tyre politike, por për shkak të aftësive e të integritetit të tyre profesional e moral janë, ose mund të bëhen garantë të parimeve të drejtësisë dhe të zbatimit të saj. /botuar në
DITA/

The post Lëvdimi i marrëzisë! Mendime për Kodin e ri Penal (si projekt) first appeared on JavaNews.al.

❌
❌