Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Java News

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

By: A R
13 August 2025 at 23:02

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia italiane në Romë, pasi u kap në momentin që po përpiqej të kryente një vjedhje në një restorant në zonën ‘Casal de’ Pazzi’. Ngjarja ndodhi pasi alarmi i lokalit, i lidhur me sistemin e sigurisë së policisë, u aktivizua dhe njoftoi menjëherë forcat e rendit.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, konstatuan një person brenda ambientit që po tentonte të hapte arkën për të marrë paratë. Ai kishte hyrë nga dera e pasme, të cilën e kishte dëmtuar për të siguruar akses. Pranë hyrjes, u gjet edhe një karrocë dore e mbushur me shishe vere dhe pije të tjera alkoolike, që dyshohet se ishin përgatitur për t’u vjedhur.

I dyshuari tentoi të largohej me vrap, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër. Ai u arrestua nën akuzën e vjedhjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi masa e arrestit u konfirmua nga gjyqtari i hetimeve paraprake, me kërkesë të prokurorisë.

The post Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 13 August 2025Java News

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Skënderbegas, banorët kërkojnë ndihmë

By: A R
13 August 2025 at 22:53

Sipas të dhënave të para, rreth 40 banesa në fshatrat e Gramshit janë shkatërruar plotësisht nga flakët dhe janë bërë të pabanueshme. Evidentimi i plotë ende nuk ka përfunduar, pasi zjarri vijon me intensitet të ndryshueshëm.

Sa i përket dëmeve në blegtori, më të goditur kanë qenë fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër, të cilat nuk patën kohë të përgatiteshin për evakuim. Sipas verifikimeve në terren, janë gjetur të djegura 50 deri në 60 krerë bagëti, si dhe dhjetëra kafshë pune që nuk arritën të nxirreshin nga strehët. Sot janë marrë masa për groposjen e tyre.

Ndërkohë, bagëtitë e mbetura gjallë në zonat më të thella, aty ku nisi vatra e zjarrit, përballen me rrezik të lartë për mbijetesë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së ujit, pasi banorët vijojnë të jenë të evakuuar. Kjo situatë e vështirëson edhe rikthimin e tyre në banesa.

Banorët në Ermenjë kanë kërkuar ndihmë urgjente, ndërsa aktualisht në fshat ndodhen vetëm dy zjarrfikëse, të cilat po përballen me vështirësi në menaxhimin e situatës.

Aktualisht, flakët kanë intensitet të ulët, por vijojnë të monitorohen nga strukturat vendore, pasi era herë pas here forcohet, duke shtuar rrezikun e ringjalljes së vatrave ekzistuese ose krijimit të të rejave.

The post Riaktivizohet vatra e zjarrit në Skënderbegas, banorët kërkojnë ndihmë first appeared on JavaNews.al.

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

By: A R
13 August 2025 at 22:43

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që të mposhtë sëmundjen e tmerrshme e cila e stërmundoi me muaj të tërë.

Në një video të publikuar nga vetë Visha, ai shihet duke kryer ushtrime fizike për forcimin e muskujve dhe rikuperimin e plotë.

Krah videos, avokati shkruan: “Ja dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar”.

Më herët persona të afërt me të kishin treguar për periudhën e vështirë që ai përjetoi. Për më shumë se një muaj, avokati qëndroi në koma dhe i intubuar, i izoluar nga jeta dhe energjia që gjithmonë e kishte karakterizuar.

The post Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës first appeared on JavaNews.al.

“Sindikatat në Shqipëri janë të politizuara”, DASH: Në privat punohet gjashtë ditë të javës dhe jashtë orarit!

By: A R
13 August 2025 at 22:35

Në raportin më të fundit për të Drejtat e Njeriut, Departamenti i Shtetit i SHBA-ve ka vlerësuar se sindikatat e punës në Shqipëri janë përgjithësisht të dobëta dhe të politizuara.

Sipas raportit, megjithëse ligji garanton të drejtën për të formuar dhe për t’iu bashkuar sindikatave, shumë punëtorë nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi nga frika e hakmarrjes dhe mungesa e besimit te sistemi i drejtësisë.

Raporti nënvizon se qeveria shpesh nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive. Sindikatat e sektorit publik zhvillojnë negociata drejtpërdrejt me qeverinë, por procesi pengohet nga vonesa të gjata në regjistrimin e sindikatave të reja. Punëtorët që marrin pjesë në to shpesh përballen me presione dhe kërcënime.

Në sektorin privat, shumë persona punojnë gjashtë ditë në javë dhe mbi 40 orë, duke tejkaluar kufijtë ligjorë. Edhe pse ligji parashikon pushime dhe pagesë shtesë për orët jashtë orarit, shumë punëdhënës nuk i respektojnë këto detyrime.

“Ligji parashikon pushime vjetore me pagesë, por vetëm punonjësit në tregun formal të punës kanë të drejta të tilla. Shumë persona në sektorin privat punojnë gjashtë ditë në javë, duke tejkaluar 40 orë. Ligji kërkon periudha pushimi dhe pagesë shtesë për orët jashtë orarit, por punëdhënësit nuk i respektojnë gjithmonë këto dispozita”, theksohet në raport.

Një tjetër problem i madh lidhet me kushtet e sigurisë.

Shumë punëtorë nuk kanë mundësi të largohen nga situata që rrezikojnë shëndetin ose jetën pa rrezikuar vendin e punës. Shkelje të tilla janë më të shpeshta në industrinë e tekstileve, këpucëve, prodhimit, ndërtimit dhe minierave.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Inspektimit të Punës (SLISS), gjatë shtatë muajve të parë të vitit janë vendosur 200 masa urgjente për pezullim pune, për shkelje flagrante të rregullave të sigurisë dhe shëndetit. Sektorët më problematikë janë ndërtimi, minierat, energjia dhe prodhimi.

Raporti përfundon se sindikatat në Shqipëri po përballen me sfida të mëdha në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, për shkak të strukturave të dobëta dhe ndikimit të politikës në funksionimin e tyre.

The post “Sindikatat në Shqipëri janë të politizuara”, DASH: Në privat punohet gjashtë ditë të javës dhe jashtë orarit! first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / Aksident në aksin Fier-Levan, mjeti përfundon në kanal

By: A R
13 August 2025 at 22:27

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut” ku janë përplasur dy automjete, një tip “Mercedes” dhe një tip “Citroen”.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

The post VIDEO / Aksident në aksin Fier-Levan, mjeti përfundon në kanal first appeared on JavaNews.al.

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

By: A R
13 August 2025 at 22:20

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij vendi nordik. Kjo është hera e parë që Oslo ia atribuon zyrtarisht sulmin kibernetik fqinjit të saj.

Gjatë kohës sa kishin nën kontroll digën në Bremanger, në perëndim të Norvegjisë, më 7 prill, hakerët hapën një portë dhe lëshuan 500 litra ujë në sekondë për katër orë, para se sulmi të zbulohej dhe të ndalej, kishin thënë më herët autoritetet.

Gjatë këtij sulmi nuk kishte pasur të lënduar.

Norvegjia prodhon pjesën më të madhe të energjisë së saj elektrike përmes digave hidroelektrike dhe autoritetet e inteligjencës kanë paralajmëruar më herët për rrezikun e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi parë një ndryshim në aktivitetin e aktorëve kibernetikë pro-rusë”, tha në një fjalim Beate Gangaas, shefe e agjencisë së policisë së sigurisë, PST, të Norvegjisë.

Incidenti në Bremanger ishte një prej këtyre aktiviteteve, shtoi Gangaas.

“Qëllimi i këtij lloji operacioni është të ndikojë dhe të shkaktojë frikë e kaos te popullata e gjerë”, tha ajo. “Fqinji ynë rus është bërë më i rrezikshëm”.

Ambasada ruse në Oslo tha se deklaratat e Gangaas ishin “të pabaza dhe të motivuara politikisht”.

“Është e qartë se PST-ja po përpiqet, pa sukses, të mbështesë kërcënimin mitik të sabotimit rus ndaj infrastrukturës norvegjeze këtë vit, të cilin vetë e shpiku në raportin e saj [vjetor] të shkurtit,” thuhet në një deklaratë për Reuters nga Ambasada ruse.

Shtatorin e vitit të kaluar, inteligjenca britanike e akuzoi Rusinë se po zhvillon një “fushatë jashtëzakonisht të pamatur” sabotimi në Evropë, pjesërisht për të frikësuar vendet evropiane në mënyrë që të ndalin ndihmën për Ukrainën.

Moska i ka mohuar këto akuza.

Pas fjalimit të saj, Gangaas i tha Reutersit se foli publikisht për këtë gjë, me qëllim që të paralajmëroi popullatë dhe në përpjekje që të parandalojë Rusinë nga kryerja e sulmeve të reja.

“Dua që norvegjezët të jenë të përgatitur”, tha ajo.

Norvegjia, anëtare e NATO-s, ndan kufirin me Rusinë në Arktik. Ashtu si vendet e tjera nordike, ajo është një mbështetëse e fortë e Ukrainës.

Norvegjia është gjithashtu furnizuesja më e madhe e gazit në Evropë, i cili kryesisht transportohet përmes një rrjeti tubacionesh nën Detin e Veriut.

The post Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës first appeared on JavaNews.al.

“Jam e lumtur që im shoq është gjallë” / Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

By: A R
13 August 2025 at 22:10

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit.

Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut.

Pas një beteje me zjarrin, ai tregon për agjencinë e lajmeve Reuters dëmet që ka pasur.

“Mos i ndodhtë asnjërit, askund, mos pafshim asnjëherë gjëra të tilla”, tha Çoniku.

65-vjeçari tregon se nuk pranoi të largohej nga prona e tij, pasi autoritetet dhanë urdhër për evakuim, sepse donte të mbronte shtëpinë dhe bagëtitë.

“Jam marrë me objektet. S’e mbajta dot objektin, punën time 35-vjeçare. Mundi im e djersa ime e 35 viteve. Zoti më dha fuqi që kam ruajtur vetëm shtëpinë për të fjetur gjumë”, shtoi ai.

Çlirimi tregon se ka humbur vreshtat e tij, më shumë se 500 pemë ulliri dhe të gjitha kafshët e tij, përveç qenit të tij besnik, Dasti.

“Janë rrafshuar 100% të gjitha prodhimet, arat, ullinjtë, vreshtat… vetëm qeni ka shpëtuar. Vajta ia zgjidha zinxhirin dhe erdhi pas meje nga frika. Nuk ndahej pas meje qeni”, tha Çoniku.

Gruaja e tij, Manushaqja, ishte evakuuar nga zjarrfikësit ditën e martë për shkak të rrezikut nga flakët, pasi zjarri u përhap me shpejtësi nga era në të gjithë fshatin. Por këtë të mërkurë, pas qetësimit të situatës, ajo u lejua të kthehej në shtëpi.

“Burri ka luftuar ashpër me flakët, por prapë jam shumë e kënaqur që më shpëtoi burri. Për mallin nuk dua ta di, se punoj dhe e bëj prapë”, tha ajo.

Zjarri, i nxitur nga erërat e forta, shkatërroi një pjesë të madhe të fshatit Skënderbegas. Flakët dogjën dhjetëra shtëpi dhe shkatërruan hektarë të tërë tokë bujqësore dhe sipërfaqe të mëdha me pyje.

The post “Jam e lumtur që im shoq është gjallë” / Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar first appeared on JavaNews.al.

Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit

By: A R
13 August 2025 at 22:04

Zjarret që po shkrumbojnë zona si Akaia, Preveza, Kiosi dhe Kefalonia në Greqi, jo vetëm që po djegin pyje dhe shtëpi, por gjithashtu po kërcënojnë njerëzit dhe kafshët e bllokuara në flakë.

Qentë, macet, delet, kuajt, lopët dhe kafshë të tjera, shoqërues besnikë të njerëzve, po përballen me terror. Në një kohë kur njerëzit luftojnë për të shpëtuar pronën e tyre dhe për të evakuuar zonat, kafshët nuk kanë asnjë mënyrë për t’i shpëtuar flakëve.

Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet nga Greqia

Nga fronti i zjarreve ka edhe imazhe shprese. Mediat helene kanë publikuar imazhe të kafshëve që i shpëtojnë zjarrit dhe e gjejnë veten në krahët e shpëtimtarëve. Xhiron e rrjetit e ka bërë fotoja që tregon një djalë në Akaia që me motorin e tij nxiton ti shpëtojë flakëve dhe në krah mban një dele.

Çdo shpëtim në këto kushte apokaliptike është një fitore e vogël për jetën.

Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet nga Greqia

Vullnetarët dhe zjarrfikësit, mes tymit të dendur dhe prushit, po përpiqen të shpëtojnë përveç njerëzve edhe kafshët që janë gjendur në një rrugë pa krye.

The post Kur dashuria për kafshët sfidon flakët, imazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit first appeared on JavaNews.al.

“Ndaloni vrasjen e fëmijëve” / UEFA mesazh të fortë nga fusha për konfliktin që po trondit botën

By: A R
13 August 2025 at 21:54

Një mesazh i fuqishëm dhe simbolik u shfaq përpara fillimit të finales së Superkupës së UEFA-s mes PSG dhe Tottenham në stadiumin “Dacia Arena” në Udine.

Në një akt të rrallë, futbollistët dhe fëmijët që i shoqëronin në fushë mbajtën një banderolë me mesazhin e qartë:

“STOP KILLING CHILDREN. STOP KILLING CIVILIANS” (Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Ndaloni vrasjen e civilëve).

Ky veprim i paprecedentë për një ngjarje të këtij niveli, ku politika rrallëherë përzihet hapur me sportin, u përshëndet nga publiku, ndërsa menjëherë ndezi debat në rrjetet sociale për atë që shumë e konsiderojnë një mesazh të koduar drejtuar një konflikti specifik – ku pasojat më të rënda i kanë pësuar civilët, veçanërisht fëmijët.

Edhe pse UEFA nuk përmendi drejtpërdrejt asnjë shtet apo palë të përfshirë, koha dhe përmbajtja e mesazhit kanë ngjallur dyshime të forta se ai lidhet me situatën aktuale në Lindjen e Mesme – më saktë, me ofensivën e vazhdueshme në Gaza dhe humbjen e jetëve të pafajshme.

Slogani “STOP KILLING CHILDREN”, i vendosur në zemër të një eventi ndërkombëtar sportiv, i dërgon botës një mesazh të qartë nga një institucion që zakonisht shmang pozicionime të drejtpërdrejta politike. Ky veprim vjen në një kohë kur presioni ndaj organizatave ndërkombëtare për të dënuar dhunën ndaj civilëve është rritur ndjeshëm.
A ishte ky një mesazh për Izraelin? UEFA nuk e thotë me fjalë. Por zërat në stadium dhe në rrjetet sociale duket se e lexojnë kështu.

The post “Ndaloni vrasjen e fëmijëve” / UEFA mesazh të fortë nga fusha për konfliktin që po trondit botën first appeared on JavaNews.al.

31 fëmijë palestinezë nga zona e luftës nisen për në Itali, IDF miraton planin e pushtimit të Gazës

By: A R
13 August 2025 at 21:47

Tre fluturime speciale të Forcave Ajrore Italiane që transportojnë një grup fëmijësh palestinezë të evakuuar nga Rripi i Gazës për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore në Itali, janë nisur sot në mbrëmje nga Aeroporti i Eilatit në Izraelin jugor.

Vetë kryeministrja italiane Giorgia Meloni po ndjek operacionin që përfshin kthimin këtë mbrëmje të tre avionëve C-130 që transportojnë 31 pacientë të rinj dhe 86 shoqërues, me një total prej 117 personash.

Ky është operacioni më i madh i kryer deri më tani, i koordinuar nga zyra e kryeministres italiane, si pjesë e përpjekjeve humanitare të Italisë për të ndihmuar popullsinë civile të Gazës.

Avioni i parë do të mbërrijë sonte në Aeroportin Ciampino të Romës, ku grupi do të pritet nga ministri i Jashtëm Antonio Tajani. Dy avionët e tjerë do të mbërrijnë në Aeroportin Linate të Milanos dhe atë të Pizës dhe më pas pacientët do të dërgohen në mjediset më të përshtatshme të kujdesit shëndetësor në dispozicion.

Ky është evakuimi i 14-të mjekësor i kryer nga Italia që nga janari 2024. Operacioni është gjithashtu më i madhi deri më sot, me 31 pacientë dhe shoqëruesit e tyre. Pacientët e rinj vuajnë të gjithë nga sëmundje të rënda kongjenitale ose plagë dhe amputime të rëndësishme.

Me operacionin që përfundon sot, 580 persona do të kenë mbërritur në Itali përmes evakuimeve mjekësore, përfshirë 181 pacientë dhe 399 shoqërues.

31 fëmijë palestinezë nga zona e luftës nisen për

Ky operacion nga Italia vjen në një kohë kur nga Tel Avivi njoftojnë se shefi i Shtabit të IDF-së, gjenerallejtënant Eyal Zamir, ka miratuar skicën e përgjithshme të ofensivës së ardhshme ushtarake për të pushtuar qytetin e Gazës.

Vetë ushtria izraelite e deklaroi këtë, duke shpjeguar se “koncepti kryesor i planit ofensiv të IDF-së në Gaza” u diskutua gjatë një takimi që Zamir zhvilloi këtë mëngjes me Forumin e Shtabit të Përgjithshëm, së bashku me oficerë të tjerë dhe përfaqësues të Shin Bet.

Sakaq, kryeministri izraelit Netanjahu thotë se ndihet i përkushtuar ndaj një “misioni historik dhe shpirtëror” dhe është shumë i lidhur me vizionin e Izraelit të Madh, i cili përfshin territore të destinuara për një shtet të ardhshëm palestinez dhe, ndoshta, edhe zona që aktualisht i përkasin Jordanisë dhe Egjiptit.

The post 31 fëmijë palestinezë nga zona e luftës nisen për në Itali, IDF miraton planin e pushtimit të Gazës first appeared on JavaNews.al.

Kërkesa të larta për banesa në bregdetin e Lezhës, ekspertët: Interes nga turistë të huaj dhe vendas

By: A R
13 August 2025 at 21:37

Në pesë vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në zonën bregdetare të Lezhës ka njohur një rritje të fortë, me çmimet e apartamenteve që janë dyfishuar. Nga 600 euro për metër katror që ishin dikur, sot çmimet fillojnë nga 1,200 euro, ndërsa në Ranën e Hedhun shkojnë deri në 2,000 euro për metër katror.

Shumë pushues e shfrytëzojnë vizitën në bregdet për të parë, rezervuar ose blerë apartamente. Në krye të listës së blerësve janë shtetasit nga Kosova, por gjithnjë e më shumë po shtohen investitorët nga Çekia, Polonia dhe vendet nordike, të cilët e shohin bregdetin e Lezhës si një destinacion të ri investimesh.

Ekspertët e tregut thonë se kjo rritje lidhet me disa faktorë: kosto më të larta ndërtimi, përdorimi i arkitekturës moderne, standarde më të larta ndërtimi dhe kërkesa gjithnjë në rritje.

“Efekti kryesor është kërkesë-oferta. Janë shtuar shumë kostot e ndërtimit, është shtuar kostoja e forcës punëtore, e materialeve ndërtimit, transporti i materialeve të ndërtimit”, u shpreh Gentjan Marku, agjent imobiliar.

“Ka popullim, normalisht edhe turistë, sidomos turistë të Kosovës. Jemi në një fazë ku ne po kalojmë nga ndërtimet tradicionale, në një standard tjetër të ndërtimeve më moderne”, u shpreh Pashko Palokaj, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Lezhës.

Sipas ekspertëve imobiliarë, rritja e çmimeve pritet të vazhdojë.

“Pritet që bregdeti të jetë gjithmonë në rritje”, tha Marku.

“Investimi në pasuri të paluajtshme është investim që nuk humbet”, tha Palokaj.

Përveç Shëngjinit, ku ndërtesat me arkitekturë moderne po shtohen me ritme të shpejta, edhe zona e Tales po përjeton një bum kërkesash për apartamente pranë detit.

The post Kërkesa të larta për banesa në bregdetin e Lezhës, ekspertët: Interes nga turistë të huaj dhe vendas first appeared on JavaNews.al.

Takimi i Alaskës, një shans për ata që nuk duan të humbin!

By: A R
13 August 2025 at 20:52

Nga Edvin Kulluri

Të premten mes paqartësisë që mbizotëron në perëndim mes SHBA, një pjese të Evropës dhe vetë Ukrainës, packa takimit virtual të ditës së sotme, takimi  mes Trump dhe Putin do të mbahet gjithësesi. Dhe do jetë takimi i parë mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë që nga nisja e konfkliktit Ukrainë-Rusi, c’ka e bën këtë përballje ‘sy më sy” historike. Në këtë situatë gjysëm lufte të ftohtë, takimet mes udhëheqësve të kampeve rivale janë historike. Pak a shumë si vizita e Nixon në Kinën e Mao-s, që ndryshoi marrëdhëniet SHBA-Kinë në kulmin e Luftës së Ftohtë, në përpjekjen asokohe të susksseshme amerikane për të shkëputur Kinën nga Bashkimi Sovjetik. Përpjekje që ja vlejti dhe natyrisht që dha rezultat. Sot në të kundërt, takimi i Trump me Putin shihet edhe si një përpjekje për të shkëpur Rusinë nga Kina ekspansioniste në lindjen e largët. Kanë ndryshuar karriget përballë SHBA por jo qëllimet.

Por ajo cfarë është e rëndësishme është se cfarë mund të prodhojë ky takim dhe pse ka më shumë arsye për të besuar në të, sesa të sabotohet. Tashmë pas 3 vitesh luftë, asnjëra palë e përshfirë drejtëpërdrejtë në konflikt, pra Ukraina dhe Rusia as nuk e fitojnë dot e as humbin dot këtë konflikt. Është një situatë thuajse paradoksale, c’ka e bën një marrëveshje paqeje jo vetëm të drejtë por edhe të arsyeshme. Të drejtë sepse kjo luftë ka marrë qindra mijëra jetë njërëzish të pafajshëm e të fajshëm dhe ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekononomik në të gjityha krahët, nga Ukraina në Rusi, e Evropa në SHBA! Të vetmit që kanë fituar janë Kinezët që kanë blerë naftë e gaz me cmim të ulët nga Rusia në nevojën për likuiditet. Ndaj  një luftë që nuk ka arsye të vazhdojë, mirë është të ndalet!

Por ky takim po mbahet mes kriticizmit normal demokratik perëndimor. Së pari, një pjesë e rëndësishme e liderëvë perëndimor si Macron, Starmer e të tjerë mendojnë se një marrëveshje që do i njihte Rusisë një pjesë të territorevetë pushtuasra, do ishte e papranueshme për ta pasi do legjitimonte pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, në kundërshtim të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB. Duke harruar për shëmbull se vetë Franca apo Anglia, jo të vetme natyrisht, e kanë shpërfillur ligjin ndërkombëtar në raste të tjera, si pranvera arabe, fjala vjen në redn kronologjik. Gjithnjë nën arsyetimin e interesave të tyre strategjike kombëtare. Kjo pasi “rendi i ligjit ndërkombëtar” i shkruar me aq pasion nga Emanuel Kant tek “Paqja e Përhershme”, mbetet gjithësesi një utopi! Në politikë të jashtme prevalojnë interesat dhe jo ëndrrat për sisteme përfekte të paqes se pamundur.  E është po aq e vërtetë kjo, sa ndërkohë Rusia e ka shpërfillur dhunshëm OKB dhe ligjin ndërkombëtar, pra rendin e vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe ky nuk është as rasti parë e as i fundit që nga Vietnami në Kore, e nga Afganistani në ish Jugosllavi, që fuqitë e mëdha ushtrojnë fforcën përpara të drejtës. E pra në fund të fundit rëndësi kanë arsyet që legjitimojnë një luftë e jo paqja apo lufta në vetvete, ato janë thjeshtë mjete e jo qëllime. Fatkeqësisht është kështu! Ndaj ky pretendim legalist nuk qëndron aq fort në këmbë për sa kohë historia e përgënjështron sipas rastit.

Skepticizmi i dytë ndaj një marrëveshje SHBA-Rusi ka të bëjë me drojën e të njëjtave vende të BE për inkurajim të oreksit të Rusisë për të sulmuar vënde të tjera, nëse marrëveshja do parashikojë cfarëdo lloj koncensioni territorial të Ukrainës.  Por edhe kjo kundërshti mosbesuese e ka një “ilac”. Një marrëveshje që do lëshonte territore në Ukrainë, nëse do ishte e qartë për ndalim të menjëhershëm dhe të për orekse të tjera të Rusisë në Balltik apo Moldavi, është krejt e mundshme. Dhe Trump e ka treguar se nuk është nga ata presidentë që bën shaka tek “vijat e kuqe’. Mjafton të kujtojmë historikun e tij me Iranin apo dhe 10 mijë forcat e gatshme të instaluara gjatë drejtimit në mandatin e tij të parë, pikërisht në Poloni. Apo dhe vetë presioni i suksesshëm për të rritur buxhetet e mbrojtjes së vendeve europiane të NATO-s, c’ka përbejnë një deterrencë të qartë ndaj Rusisë. Dhe natyrisht që rusët nuk janë naivë që të luajnë me zjarrin amerikan.

Së treti, pretendimi se nuk mund të ketë marrëveshje pa pëlqimin e Ukrainës është edhe i drejtë por po aq i diskutueshëm për sa kohë nuk është e qartë se cfarë kanë parasysh ‘skeptikët” Macron & co me “pëlqim të Ukrainës”. Nëse bëhet fjalë për ushtrim të plotë të sovranitetit të Ukrainës në negociata, kjo është thjeshtë e pamundur. Sovraniteti është i lidhur pazgjidhshmërisht me fuqinë dhe pozitën e saj në këtë konflikt. Ukraina nuk po përballet e vetme në konfliktin me Rusine, por me mbështetjen miliardave, pajisjeve, logjistikës dhe inteligjencës kryesisht amerikane e më pak evropiane pas krahëve. E ka shkruar Tuqididi 23 shekuj më parë se “shtetet e mëdha bëjnë atë që duan, të voglat atë që duhet”. Ukraina ka qëlluar të jetë fatkeqësisht “I vogli mes dy të mëdhenjve” si përballë Rusisë e aq më tepër në takimin e Alaskës. Ndaj Trump si udheqës konservator, pra realist, e di se pikëpamja e Tuqididit në marrëdhëniet ndërkombëtare është parim themelor. E për këtë shkak është irrituar jo pak herë me Zelenskin. Amerikanët kanë një shprehje shume kuptimplotë në këto raste, “stand at your seat”, pra “rri ulur në karrigën tjetër”. Skena absurde e Zelenskit në Shtëpinë e Bardhë që u soll si shef në zyrën e Trump ishte një gabim i madh që do ishte e udhës mos ti kthehet në ves edhe virtualisht në Alaskë. Për sa më lart, zërin kryesor në anën  perëndimore të tryezës së takimit do e kenë SHBA. Kjo është pak, por e sigurtë!

Së katërti, mes palëve që janë refraktare ndaj një marrëveshje të mundshme dhe Rusisë, duket se qëndron dhe një keqkuptim i madh kulturor. Rusët për shkak të historisë së tyre që ga koha e Ivanit të Tmerrshëm, zgjerimin nga lindja në perëndim, e konsiderojnë si mbrojtjen më të mirë ndaj rreziqeve të jashtme. Rusët në subkoshiencën e tyre vuajnë prej shekujsh sindromën e të qënit një vend “I pushtueshëm gjeografikisht” për shkak të mungesës së barrierave gjeografike, për shkak të madhësisë së territorit dhe relievit fushor. Dhe në më shumë se në një rast ata janë ndjerë të kercënuar nga Mongolët në kohë të hershme, e më pas Otomanët, Japonezët, Polakët, Suedezët, Francezët e Gjermanët së fundmi në Luftën e Dytë Botërore. A ka lidhje zgjerimi i NATO-s dhe BE në Ukrainë me rrezikun real të cënimit të sovranitetit të Rusisë?! Dukshëm jo, të paktën nga pikëpamja perëndimore. Por cështja është se cfarë mendon leadershipi rus për këtë cështje! Ata i marrin vendimet nga pikëpamja e tyre dhe jo e francezëve, gjermanëve e anglezëve. Ndaj rusët kanë vetë-legjitimuar ndërhyjen ushtarake në Ukrainë, dhe nga “ai vesh nuk dëgjojnë.” E në këtë kontekst deklaratat e shume leader-ve liberalë perëndimor për “fitore që do kurorëzohej me rrëzimin e rregjimit të Putinit’,  nuk e kanë ndihmuar konfliktin.  Është e qartë se Rusia nuk ka qënë, nuk është dhe nuk do jetë kurrë një vend demokratik. Rusët adhurojnë kombin e jo individin me të drejtat e tij natyrore, politike e civile. Kështu ka qënë e kështu do të jetë. Ndaj pranimi nga administrate Trump e rregjimit politik në Rusi si një fakt i pandryshueshëm, e jo një cështje që i përket amerikanëve, ka acaruar liberalët që ende besojnë tek globalizmi i varrosur nën rrënojat e Ukrainës dhe Gazës.

Së pesti dhe së fundmi, Trump përpara takimit rrëzoi edhe një tjetër akuzë të skeptikëve, të frymëzuar nga një narrativë idioteske e kundërshtarëve të tij brenda SHBA, se ai ishte i mpleksur me Rusinë. Dërgimi me shumë gjasë i mbushjeve bërthamore në Angli dhjetë ditë më parë dhe afrimi i dy nëndetëseve nukleare në ‘vende të duhura”, pas deklaratave agresive të Medvedev-it, tregojnë qartë se Presidenti Amerikan do paqe përmes forcës me Rusinë.

Së fundmi por c’ka është shumë e rëndësishme mbase se pesë cështjet e mësipërme, takimi duhet parë dhe në optikën e oponionit public në SHBA dhe sidomos Ukrainë. Sipas Gallup, 67% e ukrainasve nuk duan të luftojnë më por dëshirojnë një marrëveshje paqeje. Ndërsa amerikanët e diktuan me votë në zgjedhjet e fundit se investimi amerikan në konfliktin e Ukrainës është i paarsyeshëm. E meqë qeveritë demokratikë drejtojnë në emër të vullnetit popullor, marrëveshja e mundshme merr trajtën e “must be done”!

Për të gjitha keto arsye dhe të tjera, takimi i Alaskës do i shërbente kujtdo të përfshirë në këtë konflikt që të dilet me një draft-marrëveshje paqeje, ku secili të mbajë vendin që i takon pa u kushtëzuar nga paranoja të paqëna, fuqi imagjnare dhe një luftë nga e cila askush nuk po e del  fituar. E tashmë që Irani si dorë e zgjatur e Kinës dhe Rusisë u ridimensionua si kërcënim për Lindjen e Mesme, ka ardhur koha që Evropa ti kthehet paqes së humbur që nga 2022. E natyrisht që kjo do të kuptonte se përpjekjet për një rend të ri botëror të proklamuar nga Kina dhe Rusia, do të shtyheshin në një kohë të pacaktuar. E nderkohë deri atëherë, mbase Rusia nuk do jetë në krahun e gabuar të historisë.

The post Takimi i Alaskës, një shans për ata që nuk duan të humbin! first appeared on JavaNews.al.

“Shpërthen” Kalaja e Berishës: T’i vëmë flakën Surrelit. Me lekët e të brendshmeve të grave të këtyre ne…

By: A R
13 August 2025 at 20:45

Personazhi fantazmagorik i establishmentit të Sali Berishës ka goditur përsëri, me qëndrimet e saj “të forta”. Pasi tronditi dynjanë me thirrjen për të sulmuar ambasadën amerikane në Tiranë, e vendosjen e tritolit për të prishur kullat e Tiranës, Adriana Kalaja shkruan në faqen e saj në rrjetet sociale se “Duhet t’ja çojmë zjarrin në Surrel, që të kuptojë sa djeg……”

Në postimin e saj, Kalaja kaja ka shkruar më pas një përrua psiqik, duke shturur tërë fantazinë e saj erotike, duke sulmuar gratë e PS-së, e të tjera “metafora” siç di ajo. Por përdorimi i zjarrëvenies si metaforë, nuk duket se ndihmon në situatën dramatike që ka kapluar vendin. Përveçse eksiton ca militantë apo trushthurur për të vijuar aksionin piroman, si “një gjest revolucionar”.

Zjarrëvenësit e qëllimshëm? Adriana Kalaja: Ta

The post “Shpërthen” Kalaja e Berishës: T’i vëmë flakën Surrelit. Me lekët e të brendshmeve të grave të këtyre ne… first appeared on JavaNews.al.

“Një ditë sakrifice dhe krenarie”, Rama për zjarret: Gatishmëria është maksimale!

By: A R
13 August 2025 at 20:32

Kryeministri Edi Rama njofton në Facebook-un e tij se strukturat shtetërore vijojnë pa ndërprerje përpjekjet për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë vendin.

“Një ditë sakrifice dhe krenarie për të gjitha strukturat shtetërore, që vijojnë pa ndërprerje përpjekjet në terren për shuarjen e flakëve në të gjithë vendin”, shkruan kreu i qeverisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve ka qenë intensive, me 34 vatra aktive dhe 13 të izoluara dhe të shuara. Në terren po operojnë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare, si dhe 5 helikopterë dhe 1 avion zjarrfikës Canadair.

Përveç tyre, po përdoren qindra mjete, përfshirë autoambulanca dhe mjete për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve.

Vatrat më problematike ndodhen në Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat tokësore dhe ajrore punojnë pa ndërprerje për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronave.

Rama thekson se gatishmëria është maksimale dhe bashkëpunimi me partnerët europianë dhe Emiratet po vijon për përballimin e situatës së vështirë.

The post “Një ditë sakrifice dhe krenarie”, Rama për zjarret: Gatishmëria është maksimale! first appeared on JavaNews.al.

Zjarri në fshatrat e Delvinës, digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

By: A R
13 August 2025 at 20:20

Situata në fshatin Lefterhor në Delvinë paraqitet serioze, ndërsa zjarri ka djegur edhe kishën e fshatit.

Aktualisht vatrat në këtë fshat janë shuar, por banorët i druhen rindezjes së tyre.

Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo raporton se zjarri vijon të jetë aktiv në mal, dhe sipas banorëve në orët e mbrëmjes i frikësohen flakëve që mund të zbresin sërish drejt fshatit.

Ndërkohë zjarri ka djegur edhe disa koshere bletësh, teksa këto të fundit vërtiten nëpër fshat.

The post Zjarri në fshatrat e Delvinës, digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin first appeared on JavaNews.al.

Shqipëria, drejt digjitalizimit të regjistrit të biznesit me standardet e BE-së, QKB do të lidhet me sistemin evropian BRIS

By: A R
13 August 2025 at 20:13

Një projektligj i ri synon të fusë në legjislacionin shqiptar kërkesat e fundit të Bashkimit Evropian për regjistrimin e bizneseve, duke modernizuar dhe digjitalizuar procedurat dhe duke lidhur regjistrin tonë tregtar me sistemin evropian.

Kjo nismë pritet të krijojë një mjedis më të qëndrueshëm dhe transparent për investitorët.

Në thelb, ligji ka për qëllim lidhjen e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) me sistemin evropian BRIS (Business Registers Interconnection System). Ky veprim do të mundësojë shkëmbimin elektronik të të dhënave me regjistrat e vendeve të BE-së, duke eliminuar boshllëqet aktuale në transparencë dhe duke lehtësuar ndjeshëm proceset për investitorët e huaj.

Projektligji i ri fokusohet në disa pika kryesore si digjitalizimi i plotë ku përveç regjistrimit online, do të bëhet i mundur edhe përdorimi i identifikimit elektronik të lëshuar nga vendet e BE-së, duke ulur kostot dhe burokracinë.

Të dhënat thelbësore të shoqërive shqiptare, si dhe ndryshimet në statusin e tyre (p.sh., falimentimi, likuidimi), do të jenë të aksesueshme menjëherë nga çdo vend anëtar i BE-së, shkruan rtsh.al.

Nga ana tjetër, projektligji parashikon që për mbrojtjen e investitorëve, do të krijohet një mekanizëm për njoftimin e ndërsjellë të ndryshimeve në degët e huaja të regjistruara në Shqipëri dhe anasjelltas, si dhe do të parandalohet që persona të ndaluar të kryejnë funksione drejtuese.

Ky ligj përmbush detyrimet e Shqipërisë si vend kandidat, duke realizuar objektivat e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian dhe duke e afruar vendin me mbylljen e suksesshme të Kapitullit 6 të negociatave.

Në planin afatgjatë, pritet që kjo reformë të përmirësojë ndjeshëm klimën e biznesit dhe të rrisë investimet e huaja direkte në Shqipëri, duke e bërë vendin më konkurrues në rajon. Implementimi i këtij ligji, i cili do të hyjë në fuqi 12 muaj pas miratimit, do të kërkojë një kosto minimale prej rreth 10 milionë lekësh në tre vitet e para, e cila do të mbulohet nga buxhetet ekzistuese të institucioneve dhe asistenca ndërkombëtare.

The post Shqipëria, drejt digjitalizimit të regjistrit të biznesit me standardet e BE-së, QKB do të lidhet me sistemin evropian BRIS first appeared on JavaNews.al.

Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuuohen 18 familje

By: A R
13 August 2025 at 20:06

Situatë kritike në fshatin Plashnik të Poliçanit, ku zjarret kanë rrezikuar shtëpitë dhe sigurinë e banorëve.

Si pasojë, familja e 18-të është evakuuar nga zona, ndërsa forcat e policisë bashkiake të Beratit, struktura të tjera rajonale dhe banorët janë angazhuar në operacionin kundër zjarreve.

Siç raportoi gazetarja e Klan News, Anila Sefa, po përhapen flakët edhe në Parkun Kombëtar të Ballollit.

“Banorët janë larguar me forcë, në sytë e tyre dhe ndërgjegjen e tyre ishte e pakuptimtë që një zjarr në mal mund t’u djegë shtëpitë”, tha gazetarja.

Sipas saj, situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur katastrofa të mëtejshme.

The post Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuuohen 18 familje first appeared on JavaNews.al.

Pamje apokaliptike nga zjarret në Greqi, shkrumbohet parkingu me qindra makina

By: B K
13 August 2025 at 20:00
Situata nga zjarret paraqitet tepër e rëndë edhe në fqinjin tonë jugor, Greqinë. Vatra të mëdha vazhdojnë të jenë aktive në Akai, Prevezë, Zakinthos, Kios dhe Kefalonia, me ekipe zjarrfikëse dhe vullnetarë që luftojnë prej mbrëmjes së djeshme me flakët mes erërave të forta.

Por qyteti më i rrezikuar nga flakët duket se momentalisht është Patra. Qindra zjarrfikës janë duke punuar në këtë zonë për të kryer evakuime. Orët e fundit është evakuuar nga autoritetet helene spitali i fëmijëve Karamandaneio dhe shtëpia e të moshuarve Konstantopoulio në Patra, pasi zjarri rrezikonte seriozisht jetët e njerëzve.

Zjarri ende nuk është shuar pranë zonave të banuara dhe në Sychena të Patrës 57 zjarrfikës, 7 avionë dhe 5 helikopterë po punojnë për ta shuar atë. Sakaq, pamje apokaliptike nga Akai janë duke bërë xhiron e rrjetit. Aty flakëve nuk u ka shpëtuar parkingu i Doganës së Patras dhe në vlerësimet fillestare, 550 makina u dogjën plotësisht.

Nga këto, më shumë se gjysma e kishin përfunduar ciklin e tyre jetësor, domethënë, ato nuk mund të shiteshin në ankand si automjete normale. Vërehet se zona e hapur ishte shpyllëzuar në qershor, bazuar në dispozitat e legjislacionit përkatës.

Drejtori i doganës, George Pitsilis, ka dhënë tashmë urdhra që sapo temperatura të bjerë në nivele operacionale, pasi tani është shumë e lartë për shkak të nxehtësisë së çliruar nga fletët metalike, do të bëhet një regjistrim i plotë i dëmit.

 

The post Pamje apokaliptike nga zjarret në Greqi, shkrumbohet parkingu me qindra makina first appeared on JavaNews.al.

Situata alarmante me zjarret, Vengu: Po blejmë dy avionë! Ministri Hoxha: Janë shtuar zjarrvëniet e qëllimshme

By: B K
13 August 2025 at 19:53

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që në të ardhme të ketë mundësi të përballojë më mirë situata të ngjashme.

Vengu vlerësoi Mekanizmin Evropian, që këtë herë ka sjellë avionë dhe helikopterë për të ndihmuar Shqipërinë edhe kur në vende e tyre ka pasur problematike të ngjashme.

“Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë mjete ajrore të dedikuara për zjarret. Më vjen mirë që jemi të integruar në Mekanizmin Evropian. Kjo vihet re edhe kur janë vendet e tjera në flakë kanë ardhur dhe na kanë ndihmuar. Avionët janë duke u blerë. Ata duhet të prodhohen, është një proces që kërkon kohë. I keni shifrat në buxhet, nuk kemi bërë disbursime pasi nuk kemi lidhur kontratë”, tha Vengu.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha falënderoi policinë e shtetit për punën heroike, teksa shtoi se vijojnë hetimet për të çuar përpara drejtësisë të gjithë personat që kanë ndezur zjarre qëllimisht.

“Koordinimi i strukturave ka qenë i mirë. Ne kemi arritur të stabilizojmë rreth 90% të zjarreve. Jemi këtu për të shprehur gatishmërinë. Policia e Shtetit po heton këto ngjarje. Të gjithë personat që kanë vënë zjarre do të dalin përpara drejtësisë. Janë 12 persona të arrestuar dhe mbi 100 të proceduar. Policia është e dedikuar. E rëndësishme është të kemi një reagim të shpejt. Është rritur zjarrvënia e qëllimshme këtë vit”, tha Hoxha

The post Situata alarmante me zjarret, Vengu: Po blejmë dy avionë! Ministri Hoxha: Janë shtuar zjarrvëniet e qëllimshme first appeared on JavaNews.al.

Flakët nuk kursejnë as objektet e kultit, shkrumbohet kisha e fshatit Lefteroho

By: B K
13 August 2025 at 19:45

Zjarret që kanë përfshirë Delvinën kanë prekur edhe objektet e kultit, duke djegur kishën e fshatit Lefteroho.

Flakët kanë shkrumbuar pjesën kryesore të ndërtesës, duke lënë pas një pamje dramatike dhe dëshpëruese për komunitetin.

Zjarrfikësit kanë punuar intensivisht për të kontrolluar zjarret dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth, ndërsa jane  filmuar momentet dramatike.

Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërkohë që komuniteti lokal shpreh shqetësimin për humbjen e një objekti të rëndësishëm fetar dhe historik.

The post Flakët nuk kursejnë as objektet e kultit, shkrumbohet kisha e fshatit Lefteroho first appeared on JavaNews.al.

❌
❌