Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 August 2025Java News

Martin Leka: Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës

By: A R
31 July 2025 at 22:59

Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se para zgjedhjeve, qytetarët kishin shumë shpresa te partitë e vogla që u futën në garë për të luftuar dy partitë kryesore tradicionale PS dhe PD, por kjo shpresë shtoi ai nuk u konkretizua në rezultat.

Ai theksoi se këto parti morën një numër të madh votash, por që dështuan t’i menaxhojnë dhe për pasojë nuk patën organizim të mirëfilltë.

Sipas tij, Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Të gjithë kishim shpresa të partitë e vogla, kemi 6 parit, që kanë marrë 250 mijë vota në këto zgjedhje. Këto vota nuk janë vota personale, siç i ka votat personale siç i ka Rama dhe Berisha, por këta i kanë vota, të cilat po të menaxhohen mirë nga liderët e tyre, që të ishin në një koalicion të përbashkët, duhet të kishin thyer gjithë koracën e madhe të pushtetit dhe të opozitës së Sali Berishës.

Do kishim një realitet tjetër politik në Shqipëri, por këta kanë zgjedhur modelin e vjetër, që do të thotë se kanë marrë më të keqen e Edi Ramës dhe më të keqen e Sali Berishë në kuptimin e liderit të partisë. Kjo bëhet për interesin vetjak. Kjo komedi duhet të mbarojë”, tha ai.

The post Martin Leka: Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës first appeared on JavaNews.al.

Shqipëria bashkohet me SHBA dhe BE në dënimin e Iranit për kërcënimet ndaj Perëndimit

By: A R
31 July 2025 at 22:53

Shqipëria është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Gjermanisë, Francës dhe dhjetë vendeve të tjera evropiane në një deklaratë të përbashkët që dënon ashpër kërcënimet në rritje të Iranit ndaj qytetarëve perëndimorë përfshirë edhe ata në territorin shqiptar.

“Jemi të gjithë të një mendjeje: Irani duhet të ndalë menjëherë sulmet ndaj qytetarëve tanë në tokën tonë,” thuhet në deklaratën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas deklaratës, shërbimet iraniane të inteligjencës janë përfshirë në veprime të paligjshme që përfshijnë tentativa për vrasje, rrëmbime dhe ngacmime ndaj gazetarëve, disidentëve, qytetarëve hebrenj dhe ish-zyrtarëve në vendet e Evropës dhe Amerikës së Veriut përfshirë edhe Shqipërinë. Më tej theksohet se Irani po bashkëpunon me grupe kriminale ndërkombëtare për të realizuar këto akte.

Ky reagim i fortë vjen vetëm pak vite pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit, pasi autoritetet shqiptare zbuluan përfshirjen e Iranit në një sulm kibernetik ndaj infrastrukturës shtetërore shqiptare në vitin 2022. Po atë vit, Shqipëria dëboi të gjithë stafin diplomatik iranian nga vendi.

“Veprime të tilla janë shkelje të qarta të sovranitetit tonë dhe janë të papranueshme. I bëjmë thirrje autoriteteve iraniane të ndalojnë menjëherë çdo aktivitet të paligjshëm në territorin tonë,” thuhet në deklaratë.

Shqipëria, e cila prej vitesh strehon anëtarë të opozitës iraniane në mërgim, është shpesh në qendër të interesit të shërbimeve iraniane, çka e bën këtë deklaratë një sinjal të qartë për unitetin dhe vendosmërinë e vendeve perëndimore për të mbrojtur sovranitetin dhe qytetarët e tyre.

The post Shqipëria bashkohet me SHBA dhe BE në dënimin e Iranit për kërcënimet ndaj Perëndimit first appeared on JavaNews.al.

Katër shenjat e Horoskpit që do ta “ndezin” llogarinë bankare këtë vit

By: A R
31 July 2025 at 22:43

Nëse ke nisur të ëndërrosh për një 2025 më të bollshëm financiarisht, astrologjia ka disa sinjale interesante për katër shenja të horoskopit që mund të përjetojnë një “glow-up” financiar të mirëfilltë.

Demi

I duruar, praktik dhe me sy ambicioz, 2025-a mund të jetë viti kur kjo shenjë e tokës korr frytet e durimit. Investime të zgjuara dhe një qasje e veçantë në menaxhimin e parave e çojnë drejt suksesit.

Gaforrja

E njohur për intuitën e saj të fortë, Gaforrja mund të “ndjejë” edhe cila është rruga drejt fitimeve. Me një sens të veçantë për tregun dhe besim në instinktet e veta, ajo mund të gjejë mundësi ku të tjerët shohin vetëm mjegull.

Luani

Kreativ, karizmatik dhe pa frikë nga rreziku! Luani në 2025-ën mund të shndërrojë idetë në të ardhura. Me një ekip përkrah dhe besim në vete, suksesi është çështje kohe.

Akrepi

I fokusuar, i vendosur dhe strateg! Akrepi sheh përtej sipërfaqes dhe manovron në heshtje drejt fitimit. 2025-a pritet të jetë vit i shpërblimeve për punën e palodhur dhe aftësinë për të lexuar situatat si një mjeshtër.

Edhe nëse nuk je pjesë e këtyre katër shenjave, yjet nuk janë gjithçka….Vendosmëria, guximi dhe zgjuarsia financiare janë çelësi i vërtetë për suksesin në çdo vit.

The post Katër shenjat e Horoskpit që do ta “ndezin” llogarinë bankare këtë vit first appeared on JavaNews.al.

“Më mirë në burg sesa subjekt gjakmarrjeje”/ Si reagojnë prindërit kur fëmijët u përfundojnë në qeli?

By: A R
31 July 2025 at 22:38

Gazetarja Elona Gjylmi solli një rrëfim të rrallë nga brenda institucionit të të miturve në Kavajë. Drejtuesja e këtij institucioni, Marinela Alia tregoi se si e përballojnë prindërit lajmin se fëmija i tyre ka kryer një krim.

Znj. Alia theksoi rëndësinë e bashkëpunimit familjar dhe qasjes njerëzore ndaj të miturve në konflikt me ligjin.

Ajo rrëfen gjithashtu për reagimet e ndryshme të familjarëve, rolin e disiplinës dhe se si ndonjëherë prindërit e shohin burgun si një mbrojtje nga hakmarrja.

Pjesë nga biseda:

Elona Gjylmi: Prindërit si e presin faktin që fëmija e tyre ka kryer një krim, ndodhet në këtë institucion, nuk do e shohin për një kohë të caktuar?

Marinela Alia: Herën e parë prindi mundohet të justifikojë veprimin e fëmijës. Thonë që shiko se im bir, ishte rastësisht… Dhe ne i themi që në krye të herës që ne nuk jemi këtu për të gjykuar veprën penale. Ne jemi këtu për të ofruar shërbimin dhe trajtimin me të gjitha programet që institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale mbart. Pjesa tjetër është atje jashtë, është për drejtësinë. Madje gjëja që kërkojmë gjithmonë është bashkëpunimi. Sa më pranë ti kemi familjarët aq më i frytshëm është edhe ndërveprimi me fëmijët.

Elona Gjylmi: I keni pasur pranë gjithmonë apo keni pasur edhe revolta?

Marinela Alia: Jo jo nuk ka ndodhur asnjëherë. Madje kanë qenë shumë mbështetës dhe duke parë gjithë dinamikën ditore dhe përkushtimin e këtij stafi na kanë mbështetur.

Elona Gjylmi: A ka nga ata prindër që mendojnë se më mirë fëmija të jetë në burg se sa objekt i gjakmarrjeve, hakmarrjeve ?

Marinela Alia: Po, ka të tillë që e mendojnë.

Elona Gjylmi: Sa ka qenë kohëzgjatja e të miturëve në këto ambiente?

Marinela Alia: Kodi i drejtësisë penale për të mitur nuk i dënon më tepër se 12 vite. Këtu veprat penale janë nga 7-8 vite për vrasje.

The post “Më mirë në burg sesa subjekt gjakmarrjeje”/ Si reagojnë prindërit kur fëmijët u përfundojnë në qeli? first appeared on JavaNews.al.

“Iu tha se nuk do preken nga reforma në drejtësi”, Manjani akuza Lu-së për ‘kompromis’ me Beirshën, Bashën e Metën

By: A R
31 July 2025 at 22:26

Juristi Ylli Manjani ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Euronews Albania prapaskenat e ndodhura pas votimit të Reformës në Drejtësi.

Ai ka thënë se Donald Lu, ambasadori amerikan, tha se nuk do të preken liderët e politikës. Më tej ai thotë se ai bëri gati një nen në draftin e reformës që tregonte këtë gjë.

Më pas Manjani thotë se vetë politikanët e kundërshtuan një nen të tillë për imazh politik, sipas tij.

“Cilësia e atyre ligjeve është shumë e dobët. Koha tregoi që Reforma në Drejtësi ishte një mjet për të fuqizuar Edi Ramën. Në qoftë se, cilido që është në qeveri dhe merr drejtësinë e ndryshuar, e merr si mjet këtë dhe e përdor. Politika është imazh dhe në fund të ditës Rama e ka pasur kartë këtë në fushatë.

Meta kishte ngarkesa me video, Berisha kishte ngarkesa nga e shkuara dhe Basha që kishte qenë i pandehur, prapë i ngarkuar ishte.

Ka qenë dhe diskutimi: preken apo nuk preken liderët? Dhe Donald Lu e ka prekur këtë gjë. Liderët aktualë nuk do preken, u bë dhe një nen i posaçëm që këta nuk do preken. Berisha ka dalë i pari, ka thënë “jo”, Basha pas tij dhe Rama më pas ka thënë: “S’keni frikë ju, e heqim.”-tha Manjani.

The post “Iu tha se nuk do preken nga reforma në drejtësi”, Manjani akuza Lu-së për ‘kompromis’ me Beirshën, Bashën e Metën first appeared on JavaNews.al.

Reforma në drejtësi, Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

By: A R
31 July 2025 at 22:16

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se votimi me 140 vota i reformës në drejtësi 9 vjet më parë u bë në një klimë të vërtetë shantazhi politik.

Manjani tregoi se megjithatë, në grupin e PD ka qenë një grup deputetësh të cilët ishin bërë gati ta votonin atë reformë duke i bashkuar votat me Ramën edhe nëse PD tërhiqej nga votimi.

“Besoj se ka qenë një grup, i bërë gati për ta votuar atë reformë në çdo skenar, edhe sikur PD të tërhiqej. Ka qenë një grup brenda PD që ishin dakordësuar me Ramën për ta votuar atë reformë me sy mbyllur. Majlinda Bregu ka qenë shumë e dhënë pas asaj reforme, Eduard Selami. Këta kanë qenë shumë për reformën, në çdo skenar, ishin edhe të përkëdhelurit e ambasadorëve, por që në këtë rast i shërbenin Ramës edhe pa konsensusin e PD. Kjo ka qenë edhe belaja e Bashës që u detyrua që të japë edhe ai konsensusin për të marrë flamurin e të qenët burrë i mirë. Rama thoshte disa herë në atë kohë ‘do kërceni nga belaja’, do kërcënoheni. Ka qenë një mjedis shantazhi totalisht i papranueshëm për një shtet demokratik dhe askush nuk guxoi të bënte oponencën e duhur”, tregoi Manjani.

The post Reforma në drejtësi, Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën first appeared on JavaNews.al.

Aleatët e SHBA-së distancohen nga Trumpi për të detyruar ndryshim diplomatik në Gaza

By: A R
31 July 2025 at 22:10

Po vihet re një ndarje në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj tradicionalë evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Kanadanë, në lidhje me qasjen ndaj konfliktit në Gaza. Kjo ndarje u theksua nga një konferencë e fundit e udhëhequr nga Franca dhe Arabia Saudite në Kombet e Bashkuara, ku aleatët perëndimorë njoftuan planet për të njohur një shtet palestinez, një lëvizje që administrata e Presidentit Donald Trump e ka bojkotuar.

Vizioni i ndryshëm i aleatëve evropianë dhe SHBA-së

Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Antony Blinken, në nëntor 2023, parashtroi pesë parime për “ditën pas” luftës në Gaza, duke përfshirë mos-ripushtimin e Gazës nga Izraeli, mos-zhvendosjen me forcë të palestinezëve dhe një qeverisje të udhëhequr nga palestinezët. Këto parime janë hequr nga administrata Trump, por vazhdojnë të mbështeten nga shumë aleatë.

Administrata Trump e quajti konferencën për zgjidhjen me dy shtete si “një fyerje” dhe “një marifet publiciteti”, duke refuzuar të merrte pjesë. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, theksoi se SHBA-ja do të udhëheqë përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve, por pa specifikuar një plan afatgjatë.

Mungesa e një strategjie të qartë nga administrata Trump

Nga ana tjetër theksohet mungesa e një vizioni koherent nga ana e administratës Trump. Një plan i mëparshëm për të ndërtuar një “rivierë të Lindjes së Mesme” në Gaza, i cili përfshinte zhvendosjen e palestinezëve, u cilësua si i parealizueshëm dhe u braktis në heshtje.

Strategjia e tanishme e administratës Trump duket se është në një linjë me atë të Izraelit. Kryeministri Benjamin Netanyahu kundërshton përfshirjen e Autoritetit Palestinez në qeverisjen e Gazës, një qëndrim që është i ngjashëm me atë të administratës Trump, e cila i ka lënë hapësirë Izraelit për të marrë vendime për të ardhmen e Gazës.

Pika e krizës dhe lëvizja e aleatëve

Uria dhe gjendja humanitare e përkeqësuar në Gaza po shërbejnë si një pikë kthese morale për vendet evropiane. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, shprehu indinjatën e komunitetit global për vrasjen e fëmijëve që kërkojnë ndihmë.

Përballë krizës, aleatët evropianë dhe vendet arabe po punojnë së bashku për të mbushur boshllëkun strategjik të lënë nga SHBA-ja. Ata po kërkojnë të ringjallin zgjidhjen me dy shtete, duke shpresuar se kjo lëvizje do ta detyrojë administratën Trump të kthehet drejt një procesi diplomatik më të vendosur.

Vendimi i aleatëve për të njohur një shtet palestinez përbën një thyerje të konventave të vjetra diplomatike, sipas të cilave një njohje e tillë do të bëhej vetëm pas negociatave. Kjo lëvizje synon të ushtrojë presion ndaj SHBA-së dhe Izraelit, për të krijuar një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm paqeje.

The post Aleatët e SHBA-së distancohen nga Trumpi për të detyruar ndryshim diplomatik në Gaza first appeared on JavaNews.al.

“Po shpifni për interesat e Kurtit”- Kisha Ortodokse serbe mohon pretendimet për marrëveshje me Prishtinën

By: A R
31 July 2025 at 22:02

Kisha Ortodokse Serbe reagoi ashpër ndaj pretendimeve të disa mediave, se Patriarku Porfirije dhe Peshkopi i Baçkës, Irinej, po negociojnë nënshkrimin e një marrëveshje themelore mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteve në Prishtinë, duke I quajtur ato trillime dhe shpifje.

Siç thuhet në reagim, nuk është e vështirë të dallosh se ky është një lajm i rremë që është përhapur sipas parimit  “kape hajdutin” .

“Ata që shpikën dhe transmetuan shpifje të tilla kundër Kishës duan të destabilizojnë më tej popullin serb në Kosovë sipas interesave te Kurtit”, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe.

Në deklaratë, thuhet më tej, se cështja e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe është “çështja më komplekse politike” e negociatave për Kosovën…

“Të drejtat dhe liritë universale njerëzore dhe fetare nuk mund të jenë pjesë e negociatave për statusin dhe marrëveshjeve politike, ato nënkuptohen dhe garantohen nga aktet ligjore ndërkombëtare”, theksohet në deklaratë.

The post “Po shpifni për interesat e Kurtit”- Kisha Ortodokse serbe mohon pretendimet për marrëveshje me Prishtinën first appeared on JavaNews.al.

Yesterday — 31 July 2025Java News

Qeveria miraton kushtet e negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO” për prodhimin e armëve dhe dronëve

By: A R
31 July 2025 at 21:56

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte, më 31 korrik, vendimin për kushtet e negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a. me subjektet private për krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve të kalibrave të vegjël, të mesëm dhe dronëve.

Sipas vendimit, shoqëria shtetërore do të mbajë “të paktën 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët” dhe do të kontribuojë me pasuri të paluajtshme “në vlerë jo më pak se 5 mijë m2”, të cilat do t’i kalojnë në përdorim entitetit të ri, duke ruajtur pronësinë e tyre.

Në VKM, thuhet se gjatë negociatave, shoqëria “KAYO” duhet të sigurojë nga partneri privat një investim minimal prej 50 milionë eurosh, ofrimin e linjave teknologjike për prodhimin dhe montimin e armëve dhe dronëve sipas nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe garantimin e rrjetit të shpërndarjes për eksport.

Për më tepër, objekti i shoqërisë së re do të përfshijë prodhimin, montimin dhe tregtimin e armëve dhe dronëve për përdorim të Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë. Administratori dhe 40% e anëtarëve të këshillit drejtues ose mbikëqyrës do të emërohen me dakordësinë e “KAYO”, duke ruajtur ndikimin e shtetit në drejtimin e shoqërisë.

Po ashtu thuhet se siguria fizike e personelit dhe infrastrukturës do të garantohet nga Forcat e Armatosura, në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore përkatëse.

Ky vendim hyri menjëherë në fuqi dhe do të publikohen detajet në “Fletoren Zyrtare”, duke hapur një kapitull të ri në zhvillimin e industrisë ushtarake shqiptare dhe bashkëpunimit shtet-privat në sektorin strategjik të armëve dhe teknologjive ushtarake.

The post Qeveria miraton kushtet e negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO” për prodhimin e armëve dhe dronëve first appeared on JavaNews.al.

FT: Kina po ngre qytete për veten, jo për botën

By: A R
31 July 2025 at 21:47

Dikur, qytetet si New York, Londra, Parisi apo Hong Kong përfaqësonin idealin e globalizmit, metropole me karakter kombëtar, por të përziera me njerëz, ide dhe kapital nga e gjithë bota. U ringritën fuqishëm pas krizës së viteve ’70, duke u bërë simbol i rritjes së pandalshme ekonomike dhe të përfshirjes globale.

Në fillim të viteve 2000, kjo ishte panorama e së ardhmes: një botë e lidhur përmes rrjeteve digjitale dhe transportit ajror, që do të krijonte gjithnjë e më shumë “qytete globale”.

Kësaj liste iu bashkuan edhe gjigantët aziatikë si Shangai, Shenzhen, Pekini, Mumbai dhe Bengaluru. Por me krizën financiare të vitit 2008, lidhja mes rritjes dhe tregtisë u shkëput”, shkruan Financial Times.

Tregtia globale u ngadalësua, bankat u tërhoqën, ndërsa pandemia e viteve 2020-2022 i dha goditjen përfundimtare globalizmit të pakufizuar.

Në Kinën e sotme, realiteti është ndryshe. Në vend të qyteteve globale kozmopolite, shfaqen megaqytete me dhjetëra milionë banorë, me teknologji të avancuar dhe infrastrukturë moderne, por me pjesëmarrje pothuajse zero të të huajve. Në Pekin, të huajt përbëjnë vetëm 0.3% të popullsisë, ndërsa në Chengdu, një qytet me 20 milionë banorë, kjo përqindje zbret në 0.08%.

Kjo tregon se ndikimi i globalizmit u mbivlerësua dhe se qytetet e mëparshme u formësuan nga trashëgimia e perandorive dhe rrjetet gjuhësore perëndimore, anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja dhe portugalishtja. Këto rrjete nuk ekzistojnë më të njëjtën mënyrë…

Gjuha kineze përbën një pengesë të madhe për të huajt, por krijon një identitet të përbashkët për më shumë se 1/8-ën e njerëzimit. Migrimi masiv brenda vendit e ka bërë Pekinin dhe Bengaluru-n qytete gjigante, por jo të hapura ndërkombëtarisht.

Për më tepër, jeta digjitale në Kinë është e ndarë nga pjesa tjetër e botës, e mbyllur brenda “Great Firewall”. Edhe me VPN-në, vështirë se ndokush jashtë këtij sistemi do të mund të ndjekë këtë botë alternative.

Vizioni i “qarkullimit të dyfishtë” që Kina shpalli në vitin 2020, zhvillim i tregut të brendshëm paralelisht me tregtinë ndërkombëtare, duket gjithnjë e më shumë si realitet, jo thjesht strategji.

Në vend të përzierjes së botës në një enë të vetme, Kina po ndërton një univers ekonomik dhe kulturor që bashkëvepron me botën, por gjithmonë në distancë.

The post FT: Kina po ngre qytete për veten, jo për botën first appeared on JavaNews.al.

“Sali Berishës duhet t’ia rrëmbesh PD, ndryshe kjo parti s’ka asnjë shpresë”

By: A R
31 July 2025 at 21:40

“Partia Demokratike në këto tre dekada ka treguar të gjithë variantet e saj mundshme”, kështu u shpreh juristi i njohur Indrit Sefa, i cili ishte i ftuar në studion e “Real Story” në ABC News.

Ai theksoi se nëse Partia Demokratike nuk i rrëmbehet Sali Berishën, atëherë kjo parti nuk ka asnjë shans që të rikthehet si forcë fituese. Për Sefën, për aq koha sa Sali Berisha instalon “një delfin të vetin në radhët e saj, Partia Demokratike ka prekur fundin dhe nuk ka asnjë shpresë.

“PD i ka treguar në këto 35 vjet të gjitha variantet e mundshme. Sali Berishë, nëse PD bëhet, i duhet  t’ia rrëmbesh partinë, atëherë bëhet. T’ia marrësh, vetëm në atë formë bëhet, nëse Berisha lë para një delfin të vetin, ajo parti ka marrë fund, këta tani, Tabaku, Mehmeti, nëse duan t’ia marrin…”, tha ai.

Ai foli dhe për një çështje tjetër, që lidhet me pretendimet e Andia Ullirit, e cila kërkon që mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun Durrës duhet t’i kalojë asaj, duke marrë parasysh ligjin për kuotën gjinore, që parashikohet edhe nga Kodi Zgjedhor.

Juristi tha se beteja e Ullirit mbetet ligjore dhe në frymën e ligjit.

“Andia Ulliri ka nisur një betejë, e cila në vlerësimin tim është e drejtë dhe në frymën e ligjit, pavarësisht se ka një interpretim të gabuar dhe një veprim hileqar i këtyre baballarëve të reformës zgjedhore të Bylykbashit dhe Gjiknuri, të cilët deri në momentin e fundit që u depozituan listat nuk e përmendin fare, në momentin që u dorëzuan lista, thanë se te lista e mbyllur më i votuari futet”, tha ai.

The post “Sali Berishës duhet t’ia rrëmbesh PD, ndryshe kjo parti s’ka asnjë shpresë” first appeared on JavaNews.al.

“Mos e fal Maxwell-in”, thirrja e familjes së Virginia Giuffre për Donald Trump-in

By: A R
31 July 2025 at 21:33

Përshtatur në shqip, artikull i BBC-së

Familja e një prej viktimave të abuzuesit seksual Jeffrey Epstein i ka kërkuar Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, të mos e marrë parasysh faljen e bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.

“Ghislaine Maxwell është një përbindësh që meriton të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg,” tha familja e të ndjerës Virginia Giuffre.

Ata gjithashtu shprehën shqetësim për një koment të fundit të Trump-it, i cili tha se Epstein “i vodhi njerëzit që punonin për mua”, duke përfshirë Giuffre-n, e cila dikur ka qenë punonjëse në klubin e golfit të tij në Florida, Mar-a-Lago.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se, përsa i përket Maxwell-it, “asnjë lehtësim nuk është dhënë apo diskutuar”.

Në një deklaratë, anëtarët e familjes Sky dhe Amanda Roberts, si dhe Danny dhe Lanette Wilson, thanë se ende po përballen me dhimbjen pas vetëvrasjes së Giuffre-s në prill.

Trump bëri deklaratën që Epstein i ka “vjedhur” punonjësit e tij nga Epstein gjatë një deklarate për gazetarët në bord të Air Force One, të martën. Ai tha se një nga këta persona ishte Giuffre.

Giuffre kishte thënë në një dëshmi të vitit 2016 se kishte filluar punë në Mar-a-Lago në verën e vitit 2000, kur ishte vetëm 16 vjeç. Familjarët e saj thanë në deklaratë se “duan të sqarojnë” nëse motra e tyre ishte “shënjestruar” nga Maxwell gjatë kohës që punonte për Trump.

Ata theksuan se kjo ndodhi në vitin 2000, katër vite përpara se Trump dhe Epstein të kishin një përplasje.

“Ishte tronditëse të dëgjonim Presidentin Trump të përmendte motrën tonë dhe të thoshte se ishte në dijeni se Virginia ishte ‘vjedhur’ nga Mar-a-Lago,” shkruajti familja.

“Kjo na bën të ngremë pyetje nëse ai ishte në dijeni për veprimet kriminale të Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell.”

Familja e Giuffre dënoi gjithashtu prokurorët federalë për takimet e tyre të fundit me Maxwell në burgun e Floridës, ku ajo po vuan një dënim 20-vjeçar. Ata thanë se Maxwell është dënuar më parë për dëshmi të rreme dhe “do të vazhdojë të gënjejë për aq kohë sa kjo i shërben asaj.”

“Një grabitqare që mendonte vetëm për veten, ajo shkatërroi jetët e vajzave dhe grave të reja pa ndërgjegje,” tha familja e Giuffre. “Virginia gjithmonë ka thënë se Ghislaine Maxwell ishte e egër dhe shpeshherë më mizore se vetë Epstein.”

Ata shtuan gjithashtu se kalvari i Giuffre kishte vazhduar edhe kur ajo ndihmonte prokurorët.

“Ajo përjetoi kërcënime për vdekje, kërcënime ndaj fëmijëve dhe familjes së saj, shkatërrim financiar, si dhe dëm të rëndë fizik dhe mendor,” deklaruan ata.

Ata i bënë thirrje Trump-it që “të mos e marrë kurrë parasysh mundësinë për t’i dhënë ndonjë lehtësi Ghislaine Maxwell”.

Deklarata përfundoi: “Ajo duhet të qëndrojë në burg — çdo gjë më pak do të hynte në histori si një nga padrejtësitë më të rënda ndaj drejtësisë.”

Javën e kaluar, Trump u pyet nëse po e mendonte faljen për Maxwell. Ai tha se “nuk e kishte menduar”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë: “Presidenti Trump u përgjigj drejtpërdrejt ndaj një pyetjeje nga një gazetar për zonjën Giuffre – ai nuk e përmendi vetë atë.”

“Ajo që mbetet fakt është se Presidenti Trump e përjashtoi Jeffrey Epstein-in nga klubi i tij sepse ishte i papërshtatshëm me punonjëset femra.”

Maxwell po merret në pyetje nga zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë si pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të zbutur kritikat që ka marrë për mënyrën se si është trajtuar çështja Epstein.

Ish-socialistja britanike ka kaluar së fundmi dy ditë në bisedime me zyrtarin e dytë më të lartë të Departamentit, Todd Blanche. Avokatët e Maxwell-it kanë thënë se ajo është e gatshme të dëshmojë para Kongresit nëse i jepet imunitet nga ndjekjet penale të ardhshme.

Administrata Trump ka qenë nën presion për të publikuar dosjet që lidhen me Epstein-in, pasi ka dështuar të bëjë publike një listë të përfolur klientësh të këtij financieri të turpëruar.

Në vitin 2006, Epstein u akuzua në Florida për kërkim prostitucioni dhe më vonë u deklarua fajtor. Në vitin 2019, ai u arrestua për trafik seksual dhe vdiq në burg nga vetëvrasja përpara se të dilte në gjyq.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump e përjashtoi Epstein nga klubi për sjellje të papërshtatshme, raporte të tjera thonë se përplasja mes tyre ndodhi në vitin 2004 për një pronë buzë oqeanit në Palm Beach, të cilën Trump e bleu pasi ia kaloi Epstein-it në ankand.

The post “Mos e fal Maxwell-in”, thirrja e familjes së Virginia Giuffre për Donald Trump-in first appeared on JavaNews.al.

“Adoleshenca e Altin Dumanit e turpëron shtetin”, avokati i Gëllçit për deklaratat e kreut të SPAK: I nxore leksionet…?

By: A R
31 July 2025 at 21:24

Avokati i Thoma Gëllçit, Dorian Matlija, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, lidhur me çështjen “Gëllçi” në Strasburg.Dumani tha se në Strasburg janë dërguar informacione të pasakta dhe se Gëllçi ishte arrestuar, jo vetëdorëzuar. Matlija e cilëson këtë deklaratë si keqinformuese dhe fyese, duke pretenduar se Gëllçi ishte vetëdorëzuar pas një telefonate me policinë dhe se kjo nuk përbën asnjë element mashtrimi në gjykatën ndërkombëtare, ku dokumentet janë të plota.

Sipas avokatit, problemi nuk qëndron tek mënyra e arrestimit, por tek shkelja e të drejtave themelore të Gëllçit, siç u konstatua nga Gjykata e Strasburgut.

Ai akuzon Dumanin se nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga ky vendim dhe e përshkruan atë si një “profesionist në fazën e adoleshencës”, që flet me vetëbesim të tepruar dhe shpesh thotë gjëra të pavërteta, edhe në instanca si OKB apo Gjykata Kushtetuese, si në rastin e gazetarit Elton Qyno.

Matlija shprehet se është ndjerë i turpëruar nga përfaqësimi i shtetit shqiptar në këto raste dhe e mbyll duke thënë se për fat të mirë, në Strasburg nuk e pyetën SPAK-un, përndryshe “turpi do të ishte edhe më i madh”.

“Adoleshenca“ e Dumanit që ma turpëron shtetin

Në përgjigje të gazetarëve, sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për rastin “Gëllçi” në Strasburg, duke thënë se “Avokatura e Shtetit nuk na njoftoi… Në Strasburg kanë shkuar informacione të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar“.

Te kjo deklaratë ka dy probleme, një të vogël e një të madh.
Problemi i vogël është që Altin Dumani, pa ndonjë nevojë, njollos pa të drejtë një individ, duke hedhur idera se ka gënjyer në Strasburg. Ai thotë se Thoma Gëllçi është arrestuar. Po, sigurisht që është arrestuar, sepse kishte një urdhër arresti me vendim gjykate, por problemi është te mënyra e arrestimit. Si u arrestua? Duke e ndjekur këmba këmbës me vrap, apo duke e ndjekur me makinë si nëpër filma? Apo duke dalë nga kufiri në moment të fundit? Apo i shkuan në shtëpi dhe i vunë prangat aty?

Thoma Gëllçi telefonoi vetë oficerin e policisë gjyqësore dhe i tha që ishte i gatshëm të vetëdorëzohej te policia. Dhe këtë shkoi e bëri, pavarësisht urdhërit të arrestit të nxjerrë nga SPAK. Sepse është nonsens për një jurist që të bëjë batuta të tilla sikur Thomai paska thënë që është dorëzuar vetë, mundësisht duke kërkuar të arrestohet pa ndonjë urdhër arresti… Por le ta lëmë këtë detaj mënjanë sepse ky është problem i vogël që Thoma Gëllçin nuk e nxin dot për sa kohë në Strasburg nuk shkuan vetëm fjalët e Thomait, por edhe dosja e gjyqit. Dhe Strasburgu ka një seksion të tërë juristësh shqiptarë që dinë të lexojnë shqip dhe nuk ndodh të bëjnë gabime kur i përkthejnë dokumentat për gjyqtarët e Strasburgut.

Problemi i madh këtu është që Dumani nuk ka nxjerrë leksione nga vendimet e gjykatave supreme për të drejtat e njeriut, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Strasburgut, të paktën në ato raste që unë i kam ndjekur vetë.

Por, përpara se ta shpjegoj këtë, po bëj një parantezë të vogël këtu.
Fazat e jetës profesionale i ngjajnë shumë fazave të jetës së njeriut si qenie. Në fillim të jetës, kur jemi fëmijë, shumë gjëra nuk i dimë, kemi pasiguri dhe duam mbështetje e mbrojtje nga prindërit. Edhe në fillimet e karrierës, profesionisti është i pasigurtë, ka paqartësira, frikëra, ka nevojë për kujdes dhe mentorim. Pastaj vjen faza e dytë, ajo e adoleshencës, ku njeriu merr kot, i duket vetja se i di të gjitha, bëhet trim dhe mendjemadh. Edhe adoleshenca profesionale është e tillë, ku profesionisti kujton së tashmë ia mori dorën punës, i mësoi çfarë i duhej dhe flet me sigurira, por njëkohësisht këput edhe broçkulla që vetë i duken si mençurira. Në fazën e pjekurisë pastaj, njeriu mëson që gjërat janë shumë më të komplikuara dhe bëhet më i përulur e më i kujdesshëm, më i matur dhe më i mençur. Kështu edhe profesionisti i pjekur, mëson leksionin bazë “sa të rrosh do mësosh”.

Altin Dumani, me këtë deklaratë për Gëllçin, më ngjau në fazën e adoleshencës profesionale, që i duket vetja se nuk ka çfarë të mësojë nga Strasburgu, përkundrazi është Strasburgu që duhej të mësonte ca fakte prej tij. Nëse do ishte i matur do thoshte: “Rastin Gëllçi e kemi studiuar dhe kemi nxjerrë leksionet për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë më”. Dhe vërtet që aty Strasburgu i tha troç që nuk arreston dot njerëz sepse ke dyshime që do arratisen, pa pasur prova. Për më tepër, do i ndalosh daljen jashtë shtetit dhe jo të kërkosh burgosjen. Strasburgu i tha troç që edhe kur thua që personi do rrezikojë provat, duhet të thuash edhe se cilat prova do mblidhje, pse janë të rëndësishme ato, pse nuk i mblodhe dot për dy vjet e kusur hetime, çfarë vlere do kishin ato kundër Gëllçit, që të duhej kaq shumë ky arresti, kur Gëllçi nuk ishte më as drejtor, por një qytetar i thjeshtë? Strasburgu i tha që arrestimi nuk duhej bërë fare, dhe pavarësisht se e u vetëdorëzua, kjo nuk ka rëndësi për sa kohë arrestimi ishte i paligjshëm.

I nxori leksionet e duhura Dumani, që mos kërkojë arrestime kot, për hir të bravadove institucionale të SPAK në lajmet e darkës? Më duket se jo, sepse edhe sot ai po flet për detajin më të parëndësishëm të asaj dosjeje, për të cilën Strasburgut nuk i luan asnjë gram në peshore. Si të ishte arrestuar me bujë si nëpër filma, apo si të ishte dorëzuar vetë, kjo është pesë me hiç për argumentat bazë që e bënë atë çështje të fituar nga Gëllçi. Kjo çështja e vetëdorëzimit, në këtë rast ka vlerë vetëm për diletantizmin e Dumanit që nuk ngurron ta transformojë për gazetarët duke harruar që këto deklarata i ndjek edhe publiku i specializuar, si ne avokatët për shembull.

Dumani nuk nxori leksione as nga vendimmarrja e OKB-së dhe Gjykatës Kushtetuese për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Edhe sot që flasim, SPAK refuzon të fshijë të dhënat e marra nga telefonat e gazetarit, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e tha troç “të asgjësohen të gjitha të dhënat e marra”.

Mirëpo, ky “profesionisti adoleshent”, për më keq nuk ka në dorë drejtimin e një zyre private, të vogël sa një biçikletë që nuk aksidenton dot njeri, por ka në dorë levat e komplikuara të një makinerie shumë të rëndë shtetërore si SPAK. Ai, me bindjen se i di të gjitha dhe me vrullin e vetëbesimit, i këputi ca broçkulla e të pavërteta te OKB, për të cilat mua sinqerisht që më erdhi turp nga përfaqësimi i shteti tim, pavarësisht se më interesonte ta fitoja atë gjyq. Ashtu siç SPAK foli vetë edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe jo Avokatura e Shtetit, e prapë edhe aty u thanë ca gënjeshtra me shkrim para gjykatës më të lartë shqiptare për Elton Qynon. Edhe aty më erdhi turp. Dhe të mendosh që rasti Qyno erdhi pas rastit Lapsi, ku u mor vesh që nuk kishte mësuar asgjë as nga rasti Lapsi.

Jemi shumë që presin që Dumani të rritet, t’i hapet pak mendja dhe të kuptojë që kur flasin gjykatat supreme të të drejtave të njeriut, ai, me parimin “sa të rrosh do mësosh”, të marrë lapsin e të mbajë shënim leksionet e reja të jetës profesionale, që mesa duket ato gjykatat e ulëta, duke vendosur “afërmendsh” siç kërkon ai, nuk kanë ç’ti mësojnë por vetëm sa i llastojnë egon e fazës së adoleshencës profesionale.

Për momentin, shumë mirë që Avokatura e Shtetit nuk e pyeti për çështjen e Gëllçit në Strasburg, se do më kishte ardhur turp edhe aty për shtetin tim si te rasti i Qynos para OKB-së.

The post “Adoleshenca e Altin Dumanit e turpëron shtetin”, avokati i Gëllçit për deklaratat e kreut të SPAK: I nxore leksionet…? first appeared on JavaNews.al.

Miratohen kreditë me interes 0% për familjet në nevojë, skema e aplikimit dhe kush përfiton

By: A R
31 July 2025 at 21:20

Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim për të ndihmuar familjet e cenueshme të kenë akses në strehim. Kredia me interes 0%, e subvencionuar nga buxheti i shtetit, do të ofrohet përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB).

Kush përfiton?

Kjo skemë kredie është e drejtuar për familjet që banojnë si qiramarrës në ish-pronë private, të cilët duhet të lirojnë banesën për pronarët e ligjshëm; fFamiljet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë; fëmijët në përkujdesje të Republikës.

Si kryhet aplikimi dhe dokumentacioni i nevojshëm

Aplikimi do të bëhet online në portalin qeveritar “e-Albania”, përmes sistemit të EKB-së.

Dokumentacioni i përgjithshëm që duhet të ngarkohet për të gjithë aplikantët është vërtetimi negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme që asnjë anëtar i familjes nuk zotëron pronë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ose vërtetimi për një pronë që është nën normat e banimit.

Për kategoritë specifike, nevojitet edhe dokumentacion shtesë.

Për qiramarrësit në ish-pronë private kërkohet dokumentacioni i vjetër i autorizimit të banimit, vendimi i gjykatës për kthimin e pronës, certifikata e gjendjes familjare e datës 1 dhjetor 1992 dhe një vërtetim nga organet tatimore.

Ndërsa për familjet e punonjësve të Policisë,  Ministria e Brendshme do t’i përcjellë direkt EKB-së dokumentacionin që vërteton statusin e familjes.

Për fëmijët në përkujdesje të Republikës kërkohet certifikata personale e fëmijës, kopja e dokumentit të identifikimit të kujdestarit ligjor, si dhe prokurë nëse aplikuesi nuk është kujdestari.

Procedura e miratimit dhe administrimi

Sipas vendimit, kërkesat do të shqyrtohen nga një komision ad hoc i ngritur pranë EKB-së. Familjet e miratuara do të përfshihen në një listë pritjeje pa afat kohor. Përfituesit do të kreditohen nga institucionet financiare me të cilat Ministria e Strehimit ka marrëveshje.

EKB do të monitorojë zbatimin e programit dhe do të ndërpresë subvencionimin në rast të zbulimit të dokumenteve të falsifikuara, deklaratave të rreme ose moslirimit të pronës së pronarit të ligjshëm.

The post Miratohen kreditë me interes 0% për familjet në nevojë, skema e aplikimit dhe kush përfiton first appeared on JavaNews.al.

Tragjike në Itali, 35-vjeçari vritet, copëtohet dhe varroset në një kosh me gëlqere!

By: A R
31 July 2025 at 21:16

Një krim i rëndë është zbuluar në zonën Udine në veri të Italisë , ku autoritetet zbuluan trupin e copëtuar të një 35-vjeçari, në dhomën e magazinimit të shtëpisë së tij.

Krimi brutal dyshohet se është kryer nga nëna e tij dhe partnerja e tij, të cilët, sipas informacioneve nga agjencia italiane ANSA, tashmë e kanë rrëfyer krimin.

Dy gratë, partnerja 30-vjeçare e viktimës, me origjinë nga Kolumbia, dhe nëna e tij, e njohur në komunitetin vendas si infermiere, ishin ato që telefonuan autoritetet rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Kur karabinierët mbërritën në banesën në Via dei Lotti, gjetën trupin e 35-vjeçari në gjendje dekompozimi, i cili ishte copëtuar dhe vendosur në një kosh të madh në depo, i mbuluar me shtresa gëlqereje, ndoshta për të mbuluar erën dhe për të vonuar dekompozimin.

Dy gratë janë marrë në pyetje për orë të tëra, ndërsa prokuroria e Udines ka marrë përsipër çështjen. Edhe pse ato kanë pranuar përfshirjen e tyre në krim, ende nuk është sqaruar se cilat ishin motivet e tyre.

Sipas mediave italiane, incidenti i paimagjinueshëm ndodhi pas një grindjeje për një çështje për motive banale. Viktima, Alessandro Venier, mësohet se kishte një vajzë gjashtëmuajshe me partneren e tij, e cila është vënë nën mbrojtjen e shërbimeve sociale të bashkisë.

Lajmi ka tronditur komunitetin vendas. Fqinjët thonë se janë të tronditur, pasi nëna e viktimës ishte një person shumë i dashur dhe i njohur në zonë.

“Nuk më kujtohet të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë këtu”, tha kryetari i bashkisë së Gemonës, Roberto Reveland, dukshëm i tronditur. “Kjo është një ngjarje tragjike dhe tronditëse. Nuk e njihja personalisht Venierin, më thanë se punonte shpesh jashtë vendit. Nuk e di se çfarë lloj marrëdhënieje kishte midis tij dhe nënës së tij”, shtoi ai.

The post Tragjike në Itali, 35-vjeçari vritet, copëtohet dhe varroset në një kosh me gëlqere! first appeared on JavaNews.al.

Të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Qeveria i dorëzon Bashkisë Krujë 150 apartamente të reja

By: B K
31 July 2025 at 21:00

Qeveria miratoi sot në mbledhjen e saj të radhës, dorëzimin e 150 apartamenteve të reja të banimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në vendim thuhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

  1. Kalimin te Bashkia Krujë të 150 (njëqind e pesëdhjetë) njësive individuale të banimit, përkatësisht, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në “Fletoren zyrtare”.

The post Të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Qeveria i dorëzon Bashkisë Krujë 150 apartamente të reja first appeared on JavaNews.al.

Tjetër incident në veri të vendit, plagoset me thikë një person në Theth

By: B K
31 July 2025 at 20:53

Një tjetër incident është shënuar në veri të vendit.

Një i ri ka mbetur i plagosur në fshatin Nderlysaj, në Theth.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku pas një përleshje është plagosur lehtë me thikë një banor vendas.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë po dërgohet për në spital, jashtë rrezikut për jetën.

The post Tjetër incident në veri të vendit, plagoset me thikë një person në Theth first appeared on JavaNews.al.

Avionët e helikopterët pushtojnë qiellin, Kroacia tregon “muskujt” me paradën madhështore ushtarake

By: B K
31 July 2025 at 20:45

Në një atmosferë krenarie kombëtare, sot në kryeqytetin kroat u mbajt një nga paradat më të mëdha ushtarake të dekadës, me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Stuhia” (Oluja) dhe Ditës së Fitores dhe Falënderimit ndaj Atdheut. Ceremonia nisi në orën 17:00 dhe përfshiu më shumë se 3,400 pjesëmarrës, 500 mjete luftarake dhe joluftarake, si dhe 40 avionë ushtarakë të Forcave Ajrore kroate.

Parada u zhvillua përgjatë rrugës “Grad Vukovar”, në një itinerar prej 2.4 kilometrash, nga Avenia “Marina Držić” deri tek “Savska”, me një gjatësi formacioni që arriti rreth 1,800 metra. Në krye të paradës qëndronin 200 flamuj të njësive historike dhe luftarake, të ndjekur nga 24 ekselone këmbësorie, ku përfshiheshin ushtarë aktivë, kadetë, rezervistë, si dhe përfaqësues të institucioneve civile dhe të sigurisë, shkruan A2 CNN.

Formacionet e ushtrisë kishin bërë përgatitje intensive gjatë dy javëve të fundit në bazën ushtarake Pleso, ku çdo ditë stërviteshin për të përsëritur marshimin pesë herë në ditë.

Parada përfshiu edhe pjesëtarë nga forcat e armatosura të nëntë vendeve mike, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe, Hungarinë, Poloninë dhe Portugalinë, duke theksuar karakterin ndërkombëtar të ceremonisë.

Në qiellin e Zagrebit u zhvillua një ceremoni spektakolare fluturimi, me pjesëmarrjen e helikopterëve, dronëve Bayraktar, avionëve të transportit, helikopterëve Black Hawk, dhe kulmoi me fluturimin e avionëve luftarakë Rafale, krenaria më e re e Forcave Ajrore Kroate.

The post Avionët e helikopterët pushtojnë qiellin, Kroacia tregon “muskujt” me paradën madhështore ushtarake first appeared on JavaNews.al.

A e përballim dot Kodin e ri Penal?!

31 July 2025 at 19:56

Nga Ben  Andoni

Për njerëzit e qeverisjes ky stad me Kodin e ri Penal mëtohet se është udha drejt Bashkimit Evropian i sistemit të ri të Drejtësisë. Më saktë: Kali i Betejës së Shqipërisë për BE dhe krenaria e mbetur e Ramës përballë realitetit të hidhur të demokracisë në vend. Për publikun në mënyrën sesi e kanë përballur personalitete dhe grupe interesi, të cilët shërbejnë si indikatorët e parë të cilësisë, është më shumë se shqetësues. Drafti i ri i Kodit Penal i prezantuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, më 25 korrik 2025 dhe i referuar nga z. Rakipi, pretendon ta zëvendësojë cilësisht Kodin e vitit 1995. Si mbrojtje të parë, hartuesit e këtij drafti pretendojnë se kjo ndërmarrje është pjesë e reformave të detyrueshme të integrimit evropian dhe përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire). Por masa e tij deri tani tregohet shumë zhgënjyese. Janë qindra nene që duhen konsultuar, ndërsa përditë referohen problematika te Kodi i ri Penal. Në njërën syresh, p.sh. mëtohet ta dekriminalizojë shpërdorimin e detyrës duke e cilësuar thjesht si kundërvajtje penale. Kur mendon që kjo “kundërvajtje” është kancer për vendin atëherë bindesh se Kodi Penal ka nevojë për thellime.  Ndërkohë që “shpërdorimi i detyrës” konsiderohet deri më tani një vepër penale dhe kjo i ka trembur deridiku kundërvajtësit që nuk mungojnë. Shqipëria ka nevojë ulëritëse për përballjen e drejtë të individit me pronën dhe sidomos ata që kanë shpërdoruar, tjetërsuar ose kanë pushtuar me vetëdije prona, që të përballen para një ligji të ashpër. Ky është një nga problemet themelore, kur mendon të vdekurit e shumtë dhe malin me dosje në gjykata. Mos të kalosh tek media, që e bën anemike dhe pa zë përballë pushtetit, pa marrë parasysh se edhe tani në këto dekada demokracie po bjerret për herë e më tepër. Dhe duke vazhduar me shumë e shumë problematika që tregojnë se hartuesit e njohin pak realitetin shqiptar dhe lënda duket si e përkthyer por jo e krijuar nga studime me analiza mirëfilli shkencore. Janë kushedi sa e sa nene që kanë pasur një përballje të ashpër nga specialistë dhe që nga Kryeprokurori i vendit dhe duke vazhduar me Kryetarin e Avokatëve dhe specialistë të tjerë që vazhdojnë të referojnë se ky kod mbart shumë probleme.

Një Kod Penal tregon referimin dhe reagimin e një shoqërie, në një kohë të caktuar, përballë të keqes dhe gabimit që do të thotë se për të duhet të mobilizoheshin përveç juristëve dhe antropologët, sociologët, mësuesit, Akademia e Shkencave, matematicienët (për ndërtimin e variableve të ndryshme), specialistëve të fushave të ndryshëm të policisë, ekonomistët, politikanët etj. Do të ishte ky korpus që të tregonte nivelin intelektual të vendit në dekadën e tretë të shekullit XXI dhe referimin real se cilat penalitete e dëmtojnë më së shumti Shqipërinë dhe hierarkinë e tyre.

Opozita ndërkohë ka përballë një betejë të vështirë intelektuale për të treguar me referime reale dhe debate konstruktive, mbështetur në kapacitetin e specialistëve të saj, recensën e këtij Kodi të ri Penal, që në fakt e drobit mendimin, përditmërinë dhe konfuzon publikun, si edhe të bëjë një vështrim profesional të një projekti madhor që do u shërbejë të gjithëve. A do munden? Shtatori do të na tregojë realisht këto kapacitete. (Javanews)

 

The post A e përballim dot Kodin e ri Penal?! first appeared on JavaNews.al.

“Kodi i ri i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga kritikon propozimet për ndryshim: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

By: B K
31 July 2025 at 19:55

Bashkëjetesa me të mitur pritet të ndëshkohet deri me 16 vite burgim. Gjithashtu edhe prindërit që e lejojnë, rrezikojnë deri në 10 vjet burg.

Rrezik për t’u prangosur edhe për martesat e dyfishta. Në qeli mund të përfundojë edhe kush lëviz me makinë të pakoloduar.

Pas hekurave rrezikojnë të qëndrojnë edhe ata që vendosin tarifa të papërshtatshme shërbimi.

Burg nëse ndikon me komente gjykatën apo nxjerr sekrete hetimore; janë disa nga risitë e propozuara për Kodin e ri Penal.

“Në shumë nene më shumë mbrohet shteti se qytetari. Sigurisht duhet mbrojtur shteti, kryeministri, presidenti. Por duhet të përcaktohet: nga dallon kritika nga denigrimi? Përndryshe rrezikohet që të gjithë shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës apo një qytetari të thjeshtë t’i mbyllet goja. Nuk pashë asnjë nen të mbrojë të drejtën për t’u informuar. Të quajë vepra penale ato veprime që rrezikojnë e pengojnë gazetarin, censurojnë median”, thotë akademiku Artan Fuga.

Drafti i ndryshimeve të Kodit Penal, aktualisht në fazë konsultimi publik, është kritikuar ashpër nga akademiku Artan Fuga edhe për formulimet e paqarta dhe përdorimin e gjuhës metaforike që sipas tij bie ndesh me precizitetin që ka ligji.

“Teksti është i mbushur me metafora poetike dhe prozaike të cilat nuk janë koncepte ligjore dhe, duke qenë të tilla, ato mund të interpretohen si një fizarmonikë, si një llastik. Kjo do të krijojë probleme pafund. P.sh. thuhet: ndëshkohet përdhosja e kombit. Çdo gjë mund të quhet përdhosje, edhe një kritikë. Ose thuhet: pamjet e një personi që e bëjnë të neveritet nga opinioni. Çfarë do të thotë kjo? Zgjatje e proceseve gjyqësore, subjektivizëm”, shton ai.

Një tjetër çështje që e sheh me shqetësim është ndëshkimi i individëve që publikojnë të dhëna sensitive, si një cenim i lirisë së informacionit, nën alibinë e “pengimit të drejtësisë”.

“Ka pafund publikues anonimë. Sot jetojmë në kohën e web-it. Nuk jetojmë në kohën e gazetës Zëri i Popullit. Publikuesi kush është? Pronari i medias? Ai që mban platformën? Është gazetari që mban përgjegjësi? Apo të gjithë këta? Nxjerrja e një sekreti mund të pengojë drejtësinë, por edhe mund ta ndihmojë, sepse merret sikur gazetari është armik i drejtësisë!”, përfundon akademiku.

Fuga e konsideron problematike edhe mospërputhjen e ndryshimeve të kërkuara me realitetin digjital.

The post “Kodi i ri i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga kritikon propozimet për ndryshim: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët first appeared on JavaNews.al.

❌
❌