Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 July 2025Java News

Vengu: Shmangëm një katastrofë me një tjetër vatër brenda Parkut të Llogarasë! Në veri janë aktive 2 vatra zjarri

By: E S
23 July 2025 at 21:53

Nga Farka Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka folur për situatën e zjarreve në vend. Ditën e sotme mbërritën nga Hungaria dy helikopterë që do të ndihmojnë vendin tonë në luftën kundër zjarreve.

Në një lidhje skype për Report Tv, ministri theksoi se edhe nga Kroacia ka ardhur një avion zjarrfikës.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se në veri të vendit janë dy vatra zjarri, ku njëra ndër to është ajo në Parkun e Lurës.

‘Jam në Farkë ku janë dislokuar forcat aleate që nga mëngjesi i ditës së sotme kemi pasur mundësinë që të bëjmë një ndarje detyrash me ndërhyrjen në mëngjes herët nga forcat tona ajrore në parkun e Llogarasë, aty ku kemi bërë një punë të mirë sa i përket kufizimit të vatrës, për atë vatër është luftuar prej disa ditësh më flakët. Në veri të vendit kemi dy vatra të rëndësishme në zonën e ku një ndër to është ajo në Parkun e Lurës’, tha ai.

Ministri Vengu zbuloi gjithashtu se Në Llogara, në brendësi të parkut, pati një vatër zjarri të rrezikshme të shkaktuar nga njeriu, që rrezikonte shumë, por për fat të mirë u arrit të fikej.

Ministri theksoi se në vatrat e zjarrit që kanë aktive nuk ka pasur rrezik për banesat.

‘Ne e kemi mision që të gjendemi pranë qytetarëve, tashmë jemi përballë një situate temperaturash ekstreme që do të vijoj deri të shtunën. Pra jemi në nivelin maksimal të alertimit sa i përket zjarreve. Aktualisht përballemi më dy fronte në veri të vendit janë zonë që janë larg zonave të banuara edhe sot nuk patëm rrezik për zonat e banuara. Ndërhyrja nga ajri është zgjidhja e vetme pasi terreni është i thepisur. Mbetet që të vlerësohet nga hetimet nëse janë aksidentale këto zjarre.

Patëm një situatë të vështirë në Parkun e Llogarasë, shumë larg vatrës që u kufizua me sukses bëhet fjalë për një shkak njerëzor që shkaktoi atë vatër zjarri, por zarrfikësit reaguan në kohë dhe u evitua një katastrof, të gjithë janë në alert dhe në vigjilencë’, tha ai.

Vengu tha se në veri të vendit janë dy vatra zjarri, ku njëra ndër to është ajo në Parkun e Lurës.

The post Vengu: Shmangëm një katastrofë me një tjetër vatër brenda Parkut të Llogarasë! Në veri janë aktive 2 vatra zjarri first appeared on JavaNews.al.

“Sulme për të rritur audiencën”, Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

By: E S
23 July 2025 at 21:45

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, kanë paditur për shpifje komentatoren e djathtë amerikane, Candace Owens.

Në një padi të dorëzuar të mërkurën në shtetin Delaware kundër Owens dhe bizneseve të saj, çifti Macron thotë se ajo ka kryer sulme të vazhdueshme shpifëse ndaj tyre me qëllim për të rritur audiencën, për të përfituar famë dhe për të nxjerrë fitime.

Owens deklaroi në fillim të vitit 2024 se do ta “vënte në lojë të gjithë reputacionin e saj profesional” mbi pretendimin se Brigitte Macron “është në fakt një burrë”. Që prej asaj kohe, ajo ka përforcuar edhe më tej këto pretendime, duke shtuar të tjera, përfshirë edhe një seri podkastesh me tetë pjesë të titulluar Becoming Brigitte, thuhet në padi.

Sipas padisë, çifti Macron i ka kërkuar Owens të tërhiqet publikisht nga këto pretendime “dukshëm të rreme”, por ajo jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka vazhduar t’i përqeshë dhe t’i përdorë ata si material për publikun e saj gjithnjë e më agresiv.

“Shpifjet e sajuara, të pavërteta dhe absurde përfshijnë pretendime se zonja Macron ka lindur si burrë, ka vjedhur identitetin e dikujt tjetër dhe është transformuar në Brigitte; se ajo dhe Presidenti Macron janë të afërm me lidhje gjaku që kryejnë incest; se Macron është zgjedhur President i Francës si pjesë e një programi të CIA-s për kontrollin e mendjes si MKUltra; dhe se ata të dy janë të përfshirë në falsifikime, mashtrime dhe abuzim me pushtetin për të fshehur këto ‘sekrete’.”

“Meqë zonja Owens ka vijuar të përforcojë këto gënjeshtra edhe pas kërkesave të përsëritura nga avokatët tanë për t’i tërhequr, kemi përfunduar se rruga e vetme e mbetur ishte t’i drejtoheshim gjykatës,” thuhet në një deklaratë të Macronëve. “Fushata shpifëse e zonjës Owens kishte për qëllim të na ngacmonte dhe të na shkaktonte dhimbje neve dhe familjeve tona, si dhe të tërhiqte vëmendje e famë për vete. I dhamë çdo mundësi për të hequr dorë nga pretendimet, por ajo refuzoi. Shpresa jonë e sinqertë është që kjo padi të vendosë të vërtetën dhe të japë fund kësaj fushate shpifjeje njëherë e përgjithmonë.”

Padi përmend se këto gënjeshtra kanë shkaktuar dëme të mëdha për çiftin Macron, të cilët po përballen me një “fushatë poshtërimi global”, duke e kthyer jetën e tyre në objekt të gënjeshtrave për përfitim. Përveç dëmit ndaj reputacionit, ata kanë shpenzuar “shuma të konsiderueshme parash për të përmirësuar të vërtetën publike”, përfshirë këtu edhe pagesat për përfaqësim ligjor.

“Sa herë që çifti Macron del nga shtëpia, e bëjnë këtë me vetëdijen se shumë njerëz kanë dëgjuar dhe madje besojnë këto shpifje të neveritshme. Kjo është ndërhyrëse, çnjerëzore dhe thellësisht e padrejtë,” thuhet në padi.

Sipas Financial Times, çifti Macron është i gatshëm të paraqitet në gjykatë në Delaware për një proces gjyqësor. Ata përfaqësohen nga firma ligjore Clare Locke, e njohur për fitimin e çështjeve të mëdha për shpifje, përfshirë edhe padinë e Dominion kundër Fox News.

Padia vjen pas tre kërkesave të ndara që Macronët i kanë dërguar Owens për të tërhequr pretendimet, të cilat përfshinin edhe prova për t’i hedhur poshtë ato. Sipas një njoftimi për shtyp nga Clare Locke, Owens i ka përdorur këto kërkesa për të “tallur edhe më shumë çiftin Macron” dhe për të sajuar gënjeshtra edhe më dëmtuese.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Owens tha se ajo “nuk ka ndërmend të heshtë”. Ajo pritet të flasë për padinë në emisionin e saj të mërkurën.

“Kjo është një qeveri e huaj që po sulmon të drejtat e Amendamentit të Parë të një gazetareje të pavarur amerikane. Candace ka kërkuar disa herë një intervistë me Brigitte Macron. Në vend që të japë një koment, Brigitte po përpiqet ta frikësojë një gazetare për ta detyruar të heshtë. Në Francë politikanët mund të frikësojnë gazetarët, por kjo nuk është Franca. Është Amerika.”

Është e pazakontë që një president në detyrë të padisë një gazetare, edhe pse Donald Trump ka ngritur disa padi ndaj mediave amerikane muajt e fundit, disa prej të cilave janë mbyllur me marrëveshje.

Sulmet ndaj pamjes së Brigitte Macron dhe shpifjet për gjininë e saj kanë qarkulluar prej vitesh, por Candace Owens i ka amplifikuar ndjeshëm në SHBA. Edhe figura të tjera të njohura femra në politikë, si Michelle Obama dhe Kamala Harris, janë përballur me fushata të ngjashme në rrjete sociale që pretendojnë se janë “fshehurazi transgjinore”. Sipas një raporti të Wilson Center të vitit 2021, ky trend është “thellësisht misogjinist”. “Këto narrativa nxisin idenë e gruas mashtruese, duke nënkuptuar se personat transgjinorë janë natyrshëm mashtrues, dhe se ky mashtrim është arsyeja e fuqisë që këto gra kanë,” thuhej në raport.

Çifti Macron ka ngritur më parë padi edhe ndaj dy grave në Francë për teorinë se Brigitte Macron është biologjikisht mashkull. Ato u shpallën fillimisht fajtore për shpifje, por vendimi u rrëzua dhe tani Brigitte ka bërë apelim.

The post “Sulme për të rritur audiencën”, Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens first appeared on JavaNews.al.

Bashkitë, në prag zgjedhjesh?/ Analisti Lami: Tirana mund të ketë zgjedhje të parakohshme

By: E S
23 July 2025 at 21:38

Erion Veliaj ndodhet që prej muajit shkurt në paraburgim ndërkohë që interesi i qytetarëve dhe klasës politike lidhet me drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

Analisti Roland Lami tha se në Tiranë ka disa komponentë që mund të shpien në zgjedhje të parakohshme. Lami në analizën e tij tha se shumë vende të BE në të cilën drejtues të institucioneve janë gjendur në gjykim juridik, janë distancuar nga posti politik, gjë që sipas Lamit duhet të ishte bërë edhe nga Veliaj.

“Janë disa komponentë që Tirana të ketë zgjedhje të parakohshme. Në politikë nuk gjykohet ftohtësisht. Politikisht a mundet një kryetar bashkie të mund të mbajë bashkinë kryesore ku ndërkohë precedentët e mëparshëm, kur dikush atakoihet politikisht dhe akuza ndaj tij është e rëndë. Moralsiht ndjen detyrimin për tu distancuar nga posti politik dhe i drejtohet gjykimit juridik. Këtë e bëjën shumë vende në BE. Elementi i dytë, Veliaj është përfaqësues i subjektit politik dhe PS nuk ka pse i lejon kosto vetes që një person të abuzoj me statusin e kryetarit të bashkisë. Mund të interpretohet si suport politik”, tha Lami.

The post Bashkitë, në prag zgjedhjesh?/ Analisti Lami: Tirana mund të ketë zgjedhje të parakohshme first appeared on JavaNews.al.

Destinacioni Ukraina? Serbia miraton tranzitin e municioneve boshnjake, duke rrezikuar zemërimin e Rusisë

By: E S
23 July 2025 at 21:30

Edhe pasi Rusia e akuzoi publikisht për tradhti, Serbia miratoi tranzitin përmes territorit të saj të gati 1,000 predhave artilerie nga Bosnja në emër të një kompanie çeke të ngarkuar me furnizimin e ushtrisë ukrainase me municione.

Nga Alma Koçi

Më 12 qershor të këtij viti, Ministria e Brendshme e Serbisë miratoi tranzitin e 132 paletave mallrash nga Bosnja dhe Hercegovina, duke u dhënë atyre leje për të hyrë përmes një pike të vogël kufitare në fshatin Sremska Raca, pranë lumit Sava.

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga BIRN, paletat do të përmbanin predha artilerie 155-milimetërshe, gjithsej 960; kamionët do të udhëtonin drejt veriut për të hyrë në Hungari nëpërmjet pikës kufitare të Horgosit.

Dërgesa ishte porositur nga kompania çeke e mbrojtjes dhe industrisë ajrore Omnipol a.s., një nga pesë firmat që, sipas raporteve, janë përzgjedhur nga shteti çek për të furnizuar ushtrinë ukrainase me predha artilerie; sipas mediave, predhat 155mm janë më të kërkuarat nga Ukraina, teksa lufta e saj kundër forcave pushtuese ruse vazhdon.

Megjithatë, rruga që duhej të ndiqnin kamionët po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme.

Në fund të majit, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, SVR, e dënoi ashpër Serbinë për kanalizimin indirekt të municioneve të prodhuara në Serbi drejt Ukrainës, duke akuzuar prodhuesit serbë “dhe mbështetësit e tyre” se kërkojnë të “përfitojnë nga gjaku i popujve vëllezër sllavë”.

Deklarata e SVR-së përfaqësonte një kritikë publike të pazakontë ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili, të paktën publikisht, ka refuzuar të marrë anë në konflikt.

Edhe pse thekson se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, Vuçiç ka refuzuar të harmonizohet me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke qenë i vetëdijshëm se një veprim i tillë do të rrezikonte të largonte mbështetësit e tij më nacionalistë.

Por pas skenave, predhat dhe plumbat e prodhuar në Serbi kanë gjetur rrugë për në Kiev, përmes ndërmjetësve dhe certifikatave të “përdoruesit përfundimtar” që tregojnë një destinacion tjetër. Vuçiç e pranoi këtë në një intervistë për Financial Times në qershorin e vitit të kaluar.

Tani, BIRN mundi të zbulojë se Serbia po lejon gjithashtu që municionet e prodhuara jashtë vendit të kalojnë përmes territorit të saj drejt shteteve dhe kompanive që dihet se furnizojnë ushtrinë ukrainase, duke minuar më tej pretendimin e Vuçiçit për një lidhje të pathyeshme me Moskën, në një kohë protestash të paprecedenta kundër sundimit të tij 13-vjeçar.

Ky tranzit përbën një hallkë të vogël në një zinxhir të gjerë që e ka mbajtur Ukrainën të furnizuar me predha artilerie dhe plumba, në këtë rast nga një fabrikë me shumicë shtetërore në Bosnje dhe një partner amerikan me peshë, deri te një firmë me bazë në Pragë që është në vijën e parë të një nisme të udhëhequr nga Çekia për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.

“Provat publike që Serbia po mundëson dërgimin e municioneve drejt Ukrainës dhe paralajmërimet nga Rusia nuk janë të mira për ruajtjen e imazhit që Vuçiç ka ndërtuar për veten gjatë viteve”, tha Vuk Vuksanoviç, hulumtues i lartë në Qendrën për Politika të Sigurisë në Beograd, BCBP.

Akt ekuilibrues

Që Serbia ka ndihmuar në furnizimin e përpjekjeve luftarake të Ukrainës ka qenë prej kohësh një sekret publik: në shkurt 2023, një vit pas fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë, media ruse Mash raportoi për përdorimin nga ushtria ukrainase të raketave serbe Grad 122mm; disa javë më vonë, Reuters raportoi për një dokument të klasifikuar të rrjedhur të Pentagonit – vërtetësia e të cilit nuk u mund të verifikohej në mënyrë të pavarur – që tregonte se Serbia kishte rënë dakord të furnizonte me armë Kievin ose i kishte dërguar ato tashmë; pastaj, në qershor të vitit të kaluar, Financial Times zbuloi se që nga viti 2022, prodhuesit serbë kishin eksportuar municione në vlerë prej rreth 800 milionë eurosh drejt vendeve perëndimore, të cilat më pas përfundonin në Ukrainë përmes vendeve të treta.

Duke u shkëputur nga një politikë e gjatë mohimi zyrtar, Vuçiç i tha FT-së: “Nuk mund të eksportojmë në Ukrainë apo në Rusi… por kemi pasur shumë kontrata me amerikanë, spanjollë, çekë, të tjerë. Se çfarë bëjnë ata me to në fund, kjo është puna e tyre. (…) Edhe nëse e di se ku përfundojnë municionet, kjo s’është puna ime.”

Gjithçka ndryshoi më 23 qershor të këtij viti, kur Vuçiç njoftoi ndalimin e të gjitha eksporteve të armëve dhe municioneve.

Disa e panë këtë si përgjigje ndaj reagimit ndërkombëtar mbi operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë, të cilat janë mbështetur ndjeshëm nga furnizime armësh serbe. Por njoftimi erdhi të njëjtën ditë me një tjetër deklaratë bombastike nga SVR-ja ruse, e cila tha se lidhjet tradicionale midis Serbisë dhe Rusisë po “minoheshin nga lakmia dhe oportunizmi frikacak shumëdrejtimësh”, nga prodhues serbë të armëve që e dinin shumë mirë se “raketat dhe predhat do të përdoren për të vrarë ushtarë dhe civilë rusë në vendbanime ruse”.

I zhgënjyer nga afërsia e fshehtë e Serbisë me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, Vuksanoviç tha se Rusia kishte vendosur ta godiste Vuçiçin në një moment dobësie, ndërkohë që ai po përballej me protesta të drejtuara nga studentët që kërkonin zgjedhje të parakohshme.

“Rusët panë që Vuçiç po afrohej shumë me administratën Trump”, tha ai për BIRN. “Ata shohin që ai është gjithashtu i plagosur nga problemet e brendshme, ndaj mund ta përdorin këtë për ta turpëruar para votuesve të tij dhe për të reduktuar dërgesat drejt Ukrainës.”

Megjithatë, mesazhi i parë i zemëruar i Rusisë ndaj Serbisë nuk e pengoi Beogradin të miratonte tranzitin e municioneve të prodhuara diku tjetër drejt aleatëve të Ukrainës.

Më 12 qershor, rreth dy javë pas paralajmërimit të parë të Rusisë, Ministria e Brendshme e Serbisë, pas miratimit të dhënë nga ministritë e mbrojtjes dhe punëve të jashtme, dha dritën jeshile për tranzitin e 960 predhave artilerie HE M107 të prodhuara në Bosnje, sipas dokumenteve përfundimtare të miratimit të siguruara nga BIRN.

Leja u dha për periudhën nga 12 qershori deri më 11 korrik, përmes pikës kufitare të Sremska Racës dhe përgjatë autostradave E70 dhe E-75 drejt veriut për në Hungari.

Dokumentet specifikojnë “përdoruesin përfundimtar” – përdoruesin përfundimtar të produktit – si Ministrinë e Mbrojtjes së Çekisë, një nga furnizuesit kryesorë të armëve dhe municioneve për Ukrainën.

Nga Bosnja, përmes Serbisë

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, predhat e artilerisë janë shitur nga kompania Podin d.o.o., me seli në qytetin e vogël të Grudës, në jugperëndim të Bosnjës.

Podin d.o.o. është e regjistruar si një kompani që merret me pasuri të paluajtshme, por zotëron gjithashtu një licencë për eksportin e pajisjeve ushtarake.

Ekspertët e armëve thonë se një predhë artilerie 155mm HE M107 kushton midis 2,000 dhe 3,500 euro, nëse blerësi është i gatshëm të presë.
“Nëse e dëshiron menjëherë, çmimi mund të shkojë nga pesë deri në tetë mijë euro”, tha për BIRN eksperti i teknologjisë mbrojtëse me seli në Sarajevë, Berko Zeceviç.

Identiteti i prodhuesit mbetet i paqartë, po ashtu edhe arsyeja pse një firmë nga një qytet i vogël, e regjistruar kryesisht si ndërmjetëse në pasuri të paluajtshme, ka vepruar si ndërmjetëse në këtë transaksion.

Dokumentet e tranzitit të siguruara nga BIRN tregojnë vetëm se përmbajtja e dërgesës është “e prodhuar në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Nëse predhat nuk vijnë nga rezervat boshnjake, burime të industrisë së armëve thonë se prodhuesi më i mundshëm është Pretis – një fabrikë e themeluar fillimisht kur Bosnja ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste dhe e vetmja prodhuese boshnjake e predhave 155mm si produkt i plotë, jo vetëm në pjesë.

Pretis ndodhet në Vogoca, një periferi e kryeqytetit Sarajevë, vetëm 1.5 kilometra larg nga Bucan transport d.o.o., një nga kompanitë transportuese të listuara në dokumentet e tranzitit që bartnin predhat nëpërmjet Serbisë.

Sipas portalit informativ boshnjak Klix.ba, Republika Çeke ka importuar më shumë se 30,000 predha artilerie nga Pretis. Edhe pse Pretis është në pronësi me shumicë të shtetit të Bosnjës, kompania amerikane e armëve Regulus Global, e cila ka siguruar armë dhe municione për Ukrainën dhe më parë për Sirinë, zotëron 41.5 për qind të aksioneve përmes një kompanie offshore dhe ka propozuar së fundmi një investim prej 100 milionë dollarësh për përmirësimin e fabrikës.

Regulus zotëron gjithashtu 25.7 për qind të aksioneve në një tjetër prodhues boshnjak armësh, Binas d.d., dhe drejtori ekzekutiv i Regulus, Joe Wallis, i tha Al Jazeera Balkans në korrik: “E shohim këtë si një mundësi për të ndërtuar diçka që i shërben nevojave të mbrojtjes evropiane dhe njëkohësisht ndihmon rritjen ekonomike në Bosnje dhe Hercegovinë.”

Me luftën e Rusisë në Ukrainë, Wallis tha se artileria “është rikthyer në qendër” të luftës moderne.
“Dhe me Rusinë që qëllon kaq shumë predha – mijëra predha në ditë – kjo ushtron një presion të madh mbi rezervat perëndimore dhe gjithashtu zbulon dobësitë reale në zinxhirin e furnizimit”, tha ai për AJB.

Regulus thotë se ka dorëzuar “më shumë se 100,000” predha artilerie 155mm në Ukrainë, megjithëse është e përfshirë në një mosmarrëveshje gjyqësore në Londër mbi një kontratë prej 1.7 miliardë dollarësh për shitjen e këtyre predhave qeverisë ukrainase, sipas një raporti të FT-së në maj.

As Podin dhe as Pretis nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Nisma çeke për municione

Ashtu si Serbia, Bosnja nuk eksporton armë apo municione drejtpërdrejt në Ukrainë, për shkak të kundërshtimit nga serbët e Bosnjës të udhëhequr nga politikani pro-rus Milorad Dodik, president i entitetit të Republikës Srpska, të populluar kryesisht nga serbë.

Në vend të kësaj, municionet e prodhuara në Bosnje shiten në vendet anëtare të NATO-s, veçanërisht në Republikën Çeke, e cila ka marrë drejtimin e nismës çeke për municionet për Ukrainën, e nisur në shkurt 2024 si një koalicion shtetesh të angazhuara për të mbajtur të furnizuar Ukrainën me municione, në përgjigje të ngadalësimit të ndihmës ushtarake amerikane.

Sipas Biznis.info, eksportet e sektorit të mbrojtjes të Bosnjës u rritën ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, me Republikën Çeke si blerësin më të madh pas Shteteve të Bashkuara.

Në kuadër të kësaj nisme për artileri, Omnipol raportohet të jetë një nga pesë kompanitë çeke që kanë marrë të drejtën ekskluzive për të ndërmjetësuar kontrata municionesh, megjithëse kritikët kanë vënë në pikëpyetje transparencën e projektit në mes të raportimeve se disa nga firmat kanë lidhje me zyrtarë qeveritarë dhe po aplikojnë komisione shumë më të larta se ndërmjetësit shtetërorë ukrainas.

Megjithatë, presidenti çek Petr Pavel njoftoi në shkurt të këtij viti se nisma e udhëhequr nga Praga kishte dorëzuar 1.6 milionë predha në Ukrainë.

Zexeviç tha se Bosnja nuk mund të fajësohet për faktin që municionet e saj po përfundonin në Ukrainë, pavarësisht se certifikata e “përdoruesit përfundimtar” liston Ministrinë e Mbrojtjes së Çekisë si destinacionin final.

“Këto lloj marrëveshjesh janë të koordinuara nga pjesa evropiane e NATO-s”, tha Zeceviç për BIRN.
“Nëse ndodh një devijim nga destinacioni, ai nuk është sipas rregullave dhe nuk ka të bëjë me Bosnjën dhe Hercegovinën. (…) Është fakt që rregullat e ndërtuara për katër dekada janë shembur në vitet e fundit.”

“Mbreti i diellit” i Bosnjës

Podin d.o.o., eksportuesi i municioneve, është në pronësi të Ljiljanko Palaç, i cili, sipas raportimeve të mediave lokale, ka interesa biznesi në sektorët e pasurive të paluajtshme, ndërtimit dhe energjisë diellore, dhe perceptohet si i afërt me partinë kryesore politike të kroatëve të Bosnjës, Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ).

Emri i tij është përmendur gjithashtu në një rast që lidhet me akuzat se Zdravko Mamiç, ish-drejtori i klubit të futbollit Dinamo Zagreb, ka korruptuar një gjyqtar të lartë në Bosnje për të bllokuar ekstradimin e tij në Kroaci, pasi ishte dënuar atje për shmangie taksash dhe përvetësim fitimesh nga transferimet e lojtarëve. Sipas prokurorisë së Bosnjës, një nga ryshfetet – një orë dore me vlerë 15,000 euro – iu dorëzua gjyqtarit nga vetë Palaç “si dhuratë”, megjithatë, sipas Istraga.ba, Palac nuk është akuzuar zyrtarisht në lidhje me këtë rast.

Konflikti ukrainas i tregtarit amerikan të armëve

E themeluar nga Will Somerindyke, i cili mbetet kryetar, Regulus Global është një tregtar i njohur armësh amerikan, që furnizonte rebelët e mbështetur nga SHBA-ja në Siri para rënies së presidentit Bashar al-Assad, ushtrinë ukrainase dhe të tjerë.

Por aktivitetet e saj nuk kanë kaluar pa polemika.

Sipas Financial Times, kompania shtetërore ukrainase Spetstechnoexport ka paraqitur një kërkesë për arbitrazh në Londër, duke e akuzuar Regulus për shkelje të kushteve të një marrëveshjeje armësh prej 1.7 miliardë dollarësh. Spetstechnoexport thotë se pagoi 162.6 milionë dollarë në paradhënie dhe depozita për të përmbushur një pjesë të kontratës, dhe bëri pagesa të tjera me vlerë 14 milionë dollarë, dhe dëshiron paratë mbrapsht. Regulus e ka hedhur poshtë kërkesën.

BIRN dhe OCCRP kanë raportuar më herët për Regulus si një nga disa kompani të përfshira në zinxhirin e furnizimit të Pentagonit për armatosjen e rebelëve sirianë që luftonin kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS).

Në vitin 2016, kompania u padit për vdekjen e një instruktori të Komandës së Operacioneve Speciale të Pentagonit, pasi thuhej se kishte furnizuar municion të rrezikshëm që kishte shpërthyer. Rasti u zgjidh më vonë me marrëveshje. Ndërkohë, në vitin 2010, Departamenti Amerikan i Drejtësisë akuzoi ish-presidentin e Regulus, Lee Tolleson, dhe 22 drejtues të tjerë të kompanive të ndryshme për përpjekje për të korruptuar një ministër të kabinetit në Gabon për të siguruar një kontratë armësh prej 15 milionë dollarësh. Akuzat për Gabonin u hodhën poshtë në vitin 2012.

The post Destinacioni Ukraina? Serbia miraton tranzitin e municioneve boshnjake, duke rrezikuar zemërimin e Rusisë first appeared on JavaNews.al.

Veliaj në rrethim, po drejtimi i bashkisë? Meçe: Berisha shfrytëzon rastin. Erionin nuk e shkarkon dot njeri, vetëm nëse dorëhiqet

By: E S
23 July 2025 at 21:21

Kryebashkiakut Veliaj iu komunikuan zytarisht veprat penale pas arrestimit të tij që prej muajit shkurt. Sipas analistit Arben Meçe, kjo i hap rrugë pretendimeve të Veliajt të cilat mund t’i parashtrojë në sallën e gjyqit. Më tej, Meçe komentoi mbrojtjen e Berishës duke thënë se Berisha shfrytëzon rastin.

“Njoftimi i veprës penale për Veliajn ishte i pritshëm. Ajo që ëshë e re është se u finalizua dhe hapet rruga që pretendimet e tij mos t’i bëj përmes celularëve por përmes sallës së gjyqit. Janë 3 individë që kalojnë në gjykim. Veliajt i jepet e drejta që

Qëndrimi i Berishës, të gjithë armiqtë e vetë, nëse ka ndonjë person që mund të thotë diktatura e Ramës.

Çdo gjë që lidhet me problemin themelor të Berishës që shtë nenin farsa dhe çdo gjë që ka të bëj me SPAK kushdo që është objekt, do shfrytëzohen nga Berisha.”

Dilema e këtyre muajve, mes një kryebashkiaku që është defacto por zyra i është zënë nga të tjerë, qëndron mbi shkarkimin ose jo të tij.

Meçe tha se Veliajn nuk e shkarkojnë dot, vetëm nëse shkelet ligji, ose në të kundërt Veliaj ikën nga posti nëse dorëhiqet.

“Veliajn nuk e shkarkon dot njeri, v etëm mund të dorëhiqet. Me shkelje ligji bëhet, e bën vetëm Rama jo Këshilli Bashkiak. Propozimin e bën këshilli dhe e miraton Rama. Nëse ngre problemin e 3 muajve, kjo është paraqitur dhe në parlament. Nëse do të godasësh kundërshtarin politik, i prodhon skema dhe e neutralizon nga politika. Vetëm kur je në kushtet e përfundimit të gjykimit, vetëm atje quhesh i dënuar. Deri në këtë moment je një figurë që po goditesh politikisht”.

The post Veliaj në rrethim, po drejtimi i bashkisë? Meçe: Berisha shfrytëzon rastin. Erionin nuk e shkarkon dot njeri, vetëm nëse dorëhiqet first appeared on JavaNews.al.

Ndryshohet drafti nga versioni i mëparshëm në konsultim publik, rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet

By: E S
23 July 2025 at 21:13

Qeveria rikthen papritur sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet, por në një version të ndryshuar të projektligjit të mëparshëm, të diskutuar dhe konsultuar disa vite më parë, që u hartua në konsultim me Bankën Botërore.

Në draftin e hedhur të mërkurën pasdite në konsultim publik nga Ministria e Financave, propozohet në thelb të tij krijimi i Fondit për Tërmetet si një shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të merret me gjithë procesin, si me arkëtimin e primit të detyrueshëm të sigurimit, ashtu edhe me pagesat e dëmshpërblimeve në rastet kur do të ndodhë ngjarja e marrjes në sigurim.

Drafti i jep kompetenca ministrisë përgjegjëse për financat, duke mënjanuar pothuajse plotësisht institucionin mbikëqyrës të tregut të sigurimeve, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Gjithashtu, të anashkaluara në gjithë procesin janë edhe shoqëritë e sigurimit.

Drafti jep kuadrin e përgjithshëm për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti, ndërkohë që aktet kryesore në zbatim të tij, që kanë të bëjnë më primin e sigurimit, shumën e sigurimit, agjentin ose agjentët që do të mbledhin primin e detyrueshëm, si edhe specifika të tjera do të dalin përmes VKM-ve.

Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa dhe seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi, zyra apo për qëllime të tjera të ngjashme. Detyrimi për sigurim nuk do të zbatohet për ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami ose të tjera të ngjashme; si edhe ndërtesat me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

Projektligji parashikon që çdo pronar banese, përfshirë edhe banesat në proces legalizimi apo banesat sociale me qira, të lidhin një kontratë sigurimi të detyrueshme kundër tërmeteve. Edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë detyrimin të mbulojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre për kategoritë përkatëse. Ndërkohë, shtresat sociale në nevojë do të përfitojnë mbulim të plotë të primit nga buxheti i shtetit, sipas kritereve dhe procedurave që do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Mbulimet dhe përjashtimet e kontratës së sigurimit – Kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në policë. Përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet: të gjitha dëmtimet fizike trupore duke përfshirë edhe vdekjen; kërkesa për kompensim të dëmeve jopasurore; sendet brenda banesës së objektit të siguruar; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbetjeve; humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar.

Primi i sigurimit

Primi i sigurimit është shuma që paguhet nga i siguruari për sigurimin e detyrueshëm të banesës, sipas këtij ligji. Primi i sigurimit paguhet nga subjekti i siguruar si pagesë e plotë. Metodologjia e përcaktimit të primit, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet pas dhënies së pëlqimit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Primi miratohet nga Fondi për Tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.

Shuma e sigurimit

Shuma e sigurimit, sipas këtij ligji, është limiti maksimal i dëmshpërblimit dhe është e barabartë me kufirin e saj të detyrueshëm, i cili përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet, nëpërmjet ministrit përgjegjës për financat. Pjesa e zbritshme është në nivelin e 2 (dy) përqind të shumës së sigurimit dhe mbulohet nga i siguruari për çdo dëm që shkaktohet nga ngjarjet e tërmetit të mbuluara nga sigurimi i detyrueshëm ndaj tërmeteve.

Përjashtimet nga sigurimi

Bazuar në nenin 6 të projektligjit, përjashtohen nga mbulimi i sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet: të gjitha dëmtimet fizike trupore duke përfshirë edhe vdekjen; kërkesa për kompensim të dëmeve jopasurore; sendet brenda banesës së objektit të siguruar; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbetjeve; humbjet financiare nga ndërprerja e veprimtarisë dhe fitimi i munguar.

Pagesa e dëmshpërblimit

Vlera e dëmshpërblimit për dëme që rrjedhin nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet nuk kalon në asnjë rast limitin maksimal të përgjegjësisë, sipas metodologjisë të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. I siguruari është përgjegjës për paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim pranë Fondit për Tërmetet. Rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet e tërmeteve përcaktohen me udhëzim te ministrit përgjegjes për financat, thuhet në draft. Dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.

Kush nuk paguan nuk merr shërbime në Kadastër, e-albania dhe QKB – Në fund, projektligji ka parashikuar edhe masat shtrënguese për të gjithë ata qytetarë ose subjekte biznesi që nuk do të pranojnë të paguajnë primin e sigurimit të detyrueshëm. Sipas projektligjit, ata nuk do të marrin dot shërbime kadastrale, shërbime të ndryshme në e-albania, si edhe shërbime nga QKB-ja.

Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj tërmeteve në rajon. Sipas Raportit të Rrezikut Botëror 2021, vendi renditet i pari në Evropë dhe i 61-ti në botë për nga rreziku nga katastrofat natyrore. Vetëm në një shekull janë regjistruar 12 tërmete me magnitudë mbi 6 ballë, ndërsa tërmeti i nëntorit 2019 preku mbi 200 mijë persona dhe shkaktoi dëme që kapën vlerën e 7.5% të PBB-së. Kostoja më e madhe u përqendrua në dëmtimet e sektorit rezidencial, me 18% të banesave të prekura. Banka Botërore në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar që vendi të miratojë një projekligj për sigurimin nga tërmetet./ekofin.al

The post Ndryshohet drafti nga versioni i mëparshëm në konsultim publik, rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet first appeared on JavaNews.al.

Rasti “Bllako”: Pse vendimi i Apelit rihap reformën në drejtësi?

By: Ylli Pata
23 July 2025 at 21:04

Nga Ylli Pata

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Posaçëm për të rikthyer nga e para dosjen në ngarkim të Alqi Bllakos përbën një akt që sipas të gjitha gjasave është një precedent që do të pësojë një efekt domino.

Deri tani reforma në drejtësi, ka përjetuar fazën e parë të ndjekjes penale, ku SPAK ka tundur e shkundur piramidën politike në vend, me akuza dhe polemikat e veta. Përkatësisht nga viti 2021 ne kemi parë një zinxhir të gjatë hapje dosjesh penale për një numër të madh zyrtarësh të lartë e shumë të lartë, thuajse në të gjithë piramidën shtetërore.

SPAK, që në fillimet e punës së tij, ka ndjekur një taktikë në nisjen e hetimeve, ku thelbin e saj e kanë pasur denoncimet që janë paraqitur në prokurorinë speciale. Ku siç dihet akulli u thye në denoncimin e Monika Kryemadhit pas zgjedhjeve të 2021 për dosjet e inceneratorëve, e më pas një seri të gjatë denoncimesh nga PD, Nisma thurje, LSI, por edhe PS-ja, si dhe qytetarë e gazetarë për çështje që akuzonin mjaft zyrtarë e politikanë.

Deri tani, nga të gjithë këto çështje që ka hapur SPAK, nuk kemi parë një process shterues dhe ballafaques të shqyrtimit të fakteve mes prokurorisë, mbrojtjes e dëshmitarëve, por përgjithësisht procse inerci. Ku përgjithësisht gjyqtarët e GJKKO-së në shkallë të parë apo apel, kanë mbajtur linjën e akuzës, përkatësisht SPAK.

Pra kemi pasur një politikë penale denoncuese, e cila në të gjitha aspektet e saj ka qenë një axhendë dhe taktikë politike e partive për të dëmtuar kundërshtarët dhe mbrojtur veten. Madje shiriti i hetimeve u inagurua pikërisht me një taktikë deterrence të LSI-së që përdori taktikën: “Mbrojtja më e mirë është sulmi”.

Që në rastin e vendimit për Saimir Tahirin, e me radhë më rastin Lefter Koka apo Alqi Bllako, seancat e procesit kanë qenë thuajse të panevojshme, pasi trupa gjyqësore e kishte parafabrikat vendimin, i cili ka qenë përgjithësisht një konfirmim i dispozitivit të SPAK. Kjo shikohet qartë në vendimet, që kanë vendosur vula kryesisht për veprën “Shpërdorim detyre”, që është një vepër penale evasive, gjë që penalizon zyrtarin, por nuk bind publikun dhe shteron argumentin për veprat që përfshijnë korrupsionin.

I cili si vepër penale është shumë e vështirë për tu trajtuar, pasi nuk gjenden lehtë faktet e kapjes me bukë në traste të marrjes së parave. Ndaj akuza, përkatësisht prokuroria, ën punën fillestare të arsyetimit të dyshimit dhe gjetjes së të dhënave për ta vërtetuar korrupsionin si vepër.

Ndërkaq, procesi gjyqësor është krejt tjetër. Ai duhet të jetë një arenë e hapur dhe polemike e diskutimit të të dhënave, të cilat kanë mundësinë të përballen me kontradiktoren, nga avokati apo prokurori sipas rastit. Ndërkaq, dëshmitarët janë baza e çdo procesi, që i japin publikut një panoramë më të qartë të ngjarjes.

Rikthimi nga e para e procesit për Alqi Bllakon, nuk është gjë tjetër, veçse një akt që mund të shërbejë si precedent për të gjithë proceset e tjera ndaj zyrtarëve dhe politikanëve.

Ku të gjithë faktet e dëshmië duhet të shterohen me kujdes e durim, e vendimi në fund të merret me pjekuri dhe drejtësi. Ndërkaq, e rëndësishme është krijimi i një standardi që duhet i njëjtë për të gjithë, ku të mos trajtohen të akuzuarit sipas fuqisë politike.

Por “prova reale e zjarrit” e drejtësisë, përkatësisht Gjykatës Speciale është procesi “Partizani”, që po shtyhet vazhdimisht, e sipas vendimit të fundit u la në shtator. Deri tani paragjykimet për trupin gjykues janë pafund, por ajo që do të vendosë si standard trupa gjyqësore, është zhvillimi i një procesi të thellë dhe zhbirilues për çështjen, duke lënë palët që të mbrojnë qëndrimet e tyre.

Procesi ndaj Sali Berishës do të jetë dhe thyerja e akullit të drejtësisë së re, e cila në thelb është gjykata. Nëse ngec në këtë provë, atëherë besimi i madh sipas të gjitha gjasave do të përmbyset.

The post Rasti “Bllako”: Pse vendimi i Apelit rihap reformën në drejtësi? first appeared on JavaNews.al.

Spektakël në detin Adriatik, marina kroate demonstron forcën para 30-vjetorit të “Stuhisë”

By: E S
23 July 2025 at 20:56

Marina Kroate ka kryer stërvitjen përfundimtare të anijeve në kazermat Lora në Split të mërkurën, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për pjesëmarrjen në një paradë të madhe në Adriatik, e cila do të mbahet më 31 korrik për të shënuar 30-vjetorin e operacionit ushtarako-policor “Stuhia”.

Parada do të mbahet njëkohësisht me paradën qendrore të Forcave të Armatosura Kroate në Zagreb, dhe 13 anije të Marinës Kroate do të tregojnë forcën në det të hapur.

Ky është një nga aktivitetet më të mëdha detare të Marinës Kroate këtë vit, e cila synon të demonstrojë nivelin e lartë të gatishmërisë operacionale, koordinimit dhe profesionalizmit të forcave detare.

“13 anije të Marinës Kroate do të marrin pjesë në paradën ushtarake, e cila do të demonstrojë stërvitjen, sinergjinë, forcën dhe vendosmërinë tonë. Duke vepruar kështu, ne duam të paraqesim aftësitë dhe gatishmërinë operacionale të ekuipazheve tona”, njoftoi kapiteni i Fregatës, Ante Sršen.

Ai shtoi se ky është një aktivitet i rregullt që rezulton nga një proces trajnimi afatgjatë. “Për ne, kjo është vetëm një ditë në kuadër të ushtrimeve ushtarake të vazhdueshme. Nuk përfaqëson një sfidë të veçantë, por një demonstrim të asaj që bëjmë çdo ditë”, tha Sršen.

Niveli i lartë i koordinimit të ekuipazheve konfirmohet edhe nga Ivica Šantić, komandanti i anijes patrulluese “Faust Vrančić”, një nga anijet që do të marrë pjesë në patrullim.

“Ekuipazhi ynë është i trajnuar, kemi punuar së bashku për një kohë të gjatë dhe kjo është e dukshme në punën tonë të përditshme”, tha ai, duke theksuar se oficerët e rinj u përfshinë në detyra operative përmes projektit “Kadet”.

Ai gjithashtu theksoi se patrullimi nuk është përjashtim, por pjesë e ritmit të vendosur ushtarak.

“Ne ushtrohemi rregullisht në mënyrë të pavarur, por edhe me marinat e vendeve partnere dhe aleate. Çelësi i zhvillimit profesional nuk është thjesht përsëritja e asaj që është mësuar, por përmirësimi i vazhdueshëm, përshtatja dhe hapja ndaj sfidave të reja”, tha Šantić.

Komandanti i anijes patrulluese, kapiteni i fregatës Srđan Bilić, theksoi se të gjitha përgatitjet janë drejt përfundimit dhe se anijet dhe ekuipazhet janë plotësisht të gatshme për të marrë pjesë në ngjarjen e rëndësishme që simbolikisht u bën homazh të gjithë pjesëmarrësve në operacionin “Stuhia” dhe kujton kontributin e Marinës Kroate në mbrojtjen e sovranitetit të Republikës së Kroacisë.

The post Spektakël në detin Adriatik, marina kroate demonstron forcën para 30-vjetorit të “Stuhisë” first appeared on JavaNews.al.

Çmimet e reja të referencës, “Zona 13” në Durrës dhe Sazani më të shtrenjtët në Shqipëri

By: E S
23 July 2025 at 20:47

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në Shqipëri.

Çmimi referencë për apartamente në këto zona do të jetë 200 mijë lekë (2 mijë euro), duke i bërë ato me përjashtim të Tiranës, zonat më të shtrenjtat në rang vendi.

Me referencat e reja një metër katror në zonën më të frekuentuar të bregdetit të Durrësit që është ‘Zona 13’ e njohur si lagjia e Plazhit, pritet të kushtojë 2 mijë euro dhe kjo përbën një rritje 323% në raport me referencën aktuale prej 472 euro/metri.

Sakaq për Sazanin rritja rezulton 223% në raport me referencën aktuale. Nga shtatori i këtij viti në ishullin e Sazanit pritet të nisë ndërtimi i vilave dhe resortit luksoz me vlerë 1.4 miliardë euro, i kompanisë Affinity Partners të Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

The post Çmimet e reja të referencës, “Zona 13” në Durrës dhe Sazani më të shtrenjtët në Shqipëri first appeared on JavaNews.al.

Presidenti i Iranit në “Al Jazeera”: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor

By: E S
23 July 2025 at 20:39

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, në një intervistë ekskluzive për “Al Jazeera” tha se vendi i tij është i përgatitur për çdo luftë që Izraeli mund të zhvillojë kundër tij, duke shtuar se nuk ishte optimist për armëpushimin midis vendeve, ndërsa konfirmoi se Teherani është i përkushtuar për të vazhduar programin e tij bërthamor për qëllime paqësore.

Pezeshkian i bëri këto komente në një intervistë ekskluzive me Al Jazeera të transmetuar të mërkurën, një nga të parat e tij që nga përfundimi i konfliktit 12-ditor me Izraelin muajin e kaluar, në të cilin Shtetet e Bashkuara ndërhynë në emër të Izraelit, duke nisur sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Komentet vijnë ndërsa vendet perëndimore thonë se po kërkojnë një zgjidhje për ambiciet bërthamore të vazhdueshme të Iranit pas konfliktit, mes raporteve se sulmet ndaj objekteve të tij bërthamore ishin më pak dëmtuese sesa pretendon Uashingtoni.

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për çdo lëvizje të re ushtarake izraelite dhe forcat tona të armatosura janë gati të godasin përsëri thellë brenda Izraelit”, tha Pezeshkian për Al Jazeera.

Ai tha se Irani nuk po mbështetej te armëpushimi që i dha fund luftës 12-ditore për ta mbajtur atë.

«Nuk jemi shumë optimistë për këtë», tha Pezeshkian.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi përgatitur për çdo skenar të mundshëm dhe çdo përgjigje të mundshme. Izraeli na ka dëmtuar ne, dhe ne e kemi dëmtuar atë gjithashtu. Na ka dhënë goditje të fuqishme, dhe ne e kemi goditur fort në thellësitë e tij, por ai po i fsheh humbjet e tij.”

Ai shtoi se sulmet e Izraelit, të cilat vranë figura të shquara ushtarake dhe shkencëtarë bërthamorë, dhe dëmtuan objektet bërthamore, kishin synuar të “eliminonin” hierarkinë e Iranit, “por nuk ka arritur ta bëjë këtë plotësisht”.

Më shumë se 900 njerëz u vranë në Iran, një numër i madh i të cilëve civilë, dhe të paktën 28 persona u vranë në Izrael përpara se të hynte në fuqi një armëpushim më 24 qershor.

The post Presidenti i Iranit në “Al Jazeera”: Jemi gati për luftë me Izraelin, nuk e ndalim programin bërthamor first appeared on JavaNews.al.

“Me këtë administratë s’shkohet në BE”, deputeti socialist: Ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë, por janë miliarderë

By: E S
23 July 2025 at 19:57

Deputeti i PS, Lavdërim Krashi, thotë se është e metë e madhe e Shqipërisë mbivendosja e autoriteteve. Ai theksoi se bashkitë duhet të kenë rol primar, për situata emergjence si zjarret. Krashi tha se ka nevojë për riorganizim dhe riqasje sa i përket administratës, pasi ka shumë nëpunës që janë abuzues.

“Për mua është tepër e rëndësishme mënyra si do funksionojë administrata publike në tërësi. Rreth 70-80 për qind është administratë publike në nivel lokal. 62 mijë janë të punësuar në autoritete lokale në bashki, ndërkohë që ke institucione kombëtare që veprojnë. Është një handikap shqiptar, një e metë e madhe, që ka mbivendosje të autoritetit. Sepse bashkitë janë të zhveshura nga përgjegjësitë. Flasim për zjarret, ka mbivendosje. Ka ekip në nivel bashkiak, rajonal, dhe në nivel kombëtar.

Kjo është recetë për dështim të garantuar. Bashkitë duhet të kenë rolin primar, rolin kryesor. Është shumë e rëndësishme shërbimet që u jepen qytetarëve. A ka nevojë për rirorganizim, ristrukturim, riqasje, ripërqasje? Patjetër që ka. Jemi dëshmitarë që përveç faktit që kemi individë në administratë, korrekt, me integritet, me vizion, profesionistë, në të njëjtën kohë kemi shumë shërbëtorë publikë që janë abuzues publik. Unë jam një nga kritikët kryesor të administratës publike.

Në të çdo raport ndërkombëtar janë dy element kryesor: Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në administratën publike. Administrata publike në nivel lokal dhe qendror s’funksion ashtu siç duhet të funksionojë. Bashkitë afishojnë vende pune pa pikë kriteri, thirrje pa lidhje”, tha ai për MCN.

Ndër të tjera Krashi u shpreh se në administratë ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë dhe punonjës me makina 200 mijë euroshe dhe miliarderë. Ai theksoi se sektori publik nuk është për të arritur të mira materiale.

“S’kemi nevojë për ministër Shteti për Pushtetin lokal për të kuptuar zaptimin e trotuareve. A është ndërhyrja me vonesë? A është ashtu siç duhet bërë? Këto mund të diskutohen. Por që ka nevojë për ndërhyrje, këtë s’e luan topi. Shqipëria pa adresuar këto gjëra ta harrojë BE-në dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Unë mendoj që s’ka nevojë për 61 bashki. Numri i bashkive duhet të jetë ndoshta 12, apo 4. Çfarë ekonomie zhvillon Pusteci apo Klosi?! Panelet që do intervistojnë njerëz për të punuar në bashki s’duhet të jenë politikë.

Në BE shkohet me metoda europiane. Këtu ka drejtorë dhe punonjës që s’dinë të shkruajnë, s’e di për të lexuar. Si mundet ti me rrogë 2 milionë të kesh makinë 200 mijë euro dhe i ndërron kostumet përditë. Ku i gjen lekët? S’është sektori publik për të arritur të mira materiale, është sektori privat. Punonjës administrate që rezultojnë milionerë dhe miliarderë, me hotele në bregdet”, tha ai.

The post “Me këtë administratë s’shkohet në BE”, deputeti socialist: Ka drejtorë që s’dinë të shkruajnë, por janë miliarderë first appeared on JavaNews.al.

A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

23 July 2025 at 19:51

Nga Ben Andoni

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur mendon dhe për impaktin e tyre. Nis fushata, denoncon parregullsitë e strukturave të pushtetit vendor dhe më gjerë, akuzon për dështime dhe parashikon se çdo të bëjë në të ardhmen. Opozita nëpërmjet z. Berisha pothuaj përditë po jep skemën e asaj që i dëmtoi në zgjedhje dhe akuzon, ndërsa e vendos theksin tek përdorimi i administratës dhe njëjtësimin e maxhorancës me shtetin, një fenomen që e realizuan dhe vetë dikur në krye të vendit. Kryetari i PD-së, Berisha, i gjendur vazhdimisht nën pyetjet e njëjta të gazetarëve për të ashtuquajturin nenin e statutit “Basha”, e ka gati përgjigjen standarte: “Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.”

Ka një sens që vazhdohet nga njerëzit e PD-së, ndërkohë që nuk po shikojnë dot ndryshimin dhe atë që u kërkon publiku: Jemi nën një regjim dhe duhet të luftojmë me këtë regjim, duket sikur është lajtmotivi i të gjithës. Në fakt, regjimi pas viteve ‘90 është demokratik, por hibridizimi i saj tashmë është larguar nga demokracia dhe këtë e kemi përballë me mënyrën sesi bëhen zgjedhjet, ndarjen e pushteteve dhe mënyrën sesi ndahet pasuria publike, për të mos renditur një mal tjetër me çështje.

Duket se e gjithë pesha e humbjes dhe realitetit të PD-së i është lënë Berishës jo thjesht, si manovër për t’u shmangur nga përgjegjësia, por edhe për të kënaqur përfitimet e të qënurit në opozitë të një pjese të madhe të tyre. Ndërkaq, referencat për analizën mungojnë ndërsa është marrë kaq qetë kjo gjendje nga ana e kampit të PD-së, saqë vërtetë shqetësimi mbetet i madh: Mos vallë po mësohen dhe janë mirë me këtë gjendje?! A nuk duhet të mendojnë për një mënyrë sesi të ngjallin një projekt të ri, duke bashkuar të gjithë copëzat dhe të nisin të mendojnë për të ardhmen, e cila me sa duket do ketë shumë sfida?! Jo, për këtë s’ka përgjigje. Ndërkohë inercia e lëvizjes së Shqipërisë drejt integrimit po shkon sipas planifikimit, pasi vendit shpejt do i hapet edhe një grup-kapitulli i ri, paçka rezultateve të zgjedhjeve dhe fushatave të befta të Ramës dhe akuzave të opozitës. A duhet të mendojnë vallë për analizën te PD-ja, apo po mësohen me humbjen?! Kjo do zbulohet me shumë gjasë në Vjeshtë, por nuk është çudi që atëherë lajme të cilat futen si pykë mund t’ia humbasin gravitetin aksionit të PD-së. (Javanews)

 

The post A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?! first appeared on JavaNews.al.

Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri! I akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal

By: E S
23 July 2025 at 19:47

Policia e Shtetit ka njoftuar për finalizimin e ekstradimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Denis Bajroviç, 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash të rënda penale.

Operacioni u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Interpol Tiranës me autoritetet e Emirateve, si pjesë e aksionit të koduar “The Wanted”.

Rreth orës 16:30 të ditës së sotme, procedurat e ekstradimit u përmbyllën me sukses dhe Denis Bajroviç u transferua në Shqipëri.

Finalizohen procedurat për ekstradimin e shtetasit shqiptar D. B., nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, rreth orës 16:30, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi D. B, në përfundim të procedurave iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme së Burgjeve.

The post Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri Denis Bajri! I akuzuar për vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal first appeared on JavaNews.al.

SPAK krijon një grup të dënuar për “biografi të keqe” për lidhjet me Veliaj

By: Mero Baze
23 July 2025 at 19:39

Nga Mero Baze

Prokuroria ka komunikuar sot akuzat për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe i ka shtrirë më tej akuzat ndaj gjashtë biznesmenëve, në përpjekje për të justifikuar arrestimin paraprak të tij dhe linçimin në qeli.

Të gjashtë biznesmenët janë nën akuza të ndryshme, kryesisht për korrupsion aktiv, pastrim parash apo fitime të padeklaruara, meqë kanë bashkëpunuar me fondacionin kulturor të Ajola Xoxës si sponsorë.

Ndërkohë, në shtëpinë e hetimit është futur i gjithë rrethi familjar dhe fisi i Ajola Xoxës — që nga babai i vdekur, nëna, xhaxhai, tezja, kushdo që mund të lidhet.

Ky zgjerim i rrethit jo vetëm për hetime, por edhe për marrje të pandehurish, është një përpjekje për të justifikuar në opinion zbulimin e një grupi “armiqësor” të rrezikshëm. Në të vërtetë, është një formë torturimi psikologjik e social ndaj të akuzuarve, duke i futur në konflikt me gjithë fisin dhe miqtë e tyre, vetëm sepse nuk faktohen dot akuzat për korrupsion.

Disa biznesmenë janë nën akuzë thjesht sepse kanë dhënë donacione; të tjerë sepse i kanë shitur banesë; të tjerë sepse i kanë dhënë zyrë me qira. Pra, janë në një farë mënyre nën akuzë pse njohin Ajola Xoxën, pse e kanë kushëri apo pse e kanë vajzë.

Kjo formë e torturës familjare, fisnore apo shoqërore, e përdorur si mjet nënshtrimi për të kapur të pandehurin kryesor, është në fakt radiografia më e saktë e një prokurorie të politizuar dhe të fokusuar jo te vepra penale, por te emri i personit që ka vendosur të dënojë.

Shtrirja e akuzës te biznesmenët që kanë dhënë donacione për një OJQ që bënte shfaqje në Operan e Tiranës, apo te gjithë rrethit familjar, është thjesht një skemë torture për të poshtëruar dhe vendosur në pozitë të vështirë sociale — gati mbijetese — të akuzuarin kryesor, për të cilin nuk mund të lidhen dot faktet me veprën penale.

Të favorizuar dhe nga sjelljet politike të shumicës në pushtet, që po përpiqet të mbushë me të drejtë boshllëkun që ka lënë Veliaj në Tiranë me katër ministra, dhe padyshim të inkurajuar nën zë nga disa ndërlidhës të tyre me pushtetin që kontrollon drejtësinë brenda PS-së, kjo skemë po merr përmasa edhe më viktimizuese për Veliajn dhe rrethin e tij shoqëror dhe familjar.

Tani që nuk gjejnë dot asnjë fakt pse Erion Veliaj duhet të mbahet 7 muaj në burg pa akuzë, dhe të ruhet sikur është Bin Ladeni, kemi përballë një listë me gjashtë biznesmenë të akuzuar dhe gjithë rrethin familjar të tij dhe të gruas nën hetim — vetëm që të krijohet ideja se “ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Kjo skemë shantazhi dhe presioni mbi gjashtë biznesmenë dhe rrethin e tyre familjar tani do të zhvendoset te gjyqtarët e GJKKO-së, që të “ruajnë nderin” e prokurorëve. E vetmja shpresë që kjo histori të zbardhet mbetet kalimi në Gjykatën e Apelit dhe më tej në Strasburg.

Deri atëherë, këta prokurorë do të vazhdojnë të forcojnë hijen e rëndë të një pushteti jashtë kontrollit dhe jashtë çdo standardi të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, ku jo vetëm që të heqin të drejtën për t’u mbrojtur, por për shkak tënd vuan i gjithë fisi dhe rrethi yt shoqëror — njësoj si në kohën e Arianit Çelës, ku prioritet ishte biografia dhe jo faji.

Por edhe atëherë, deri te motra dhe vëllai shkonte. Tek dajat, tezet dhe shokët… vetëm këta po e çojnë.

The post SPAK krijon një grup të dënuar për “biografi të keqe” për lidhjet me Veliaj first appeared on JavaNews.al.

Greta Thunberg në Tiranë për Palestinën, por në shesh mblidhen veç një grusht njerëzish (FOTO)

By: E S
23 July 2025 at 19:31

Aktivistja e njohur Greta Thunberg, ashtu sië ishte paralajmëruar, ka mbërritur në Tiranë për të protestuar për… Gazën.

Protesta zhvillohet nga mbështetës të Palestinës në Tiranë, të cilët shprehen se duan jo vetëm fundin e luftës, por dhe një shtet palestinez.

Pavarësisht pranisë së Gretës dhe reklamës që iu bë ardhjes së saj, në sheshin “Skënderbej” doli veç një grusht njerëzish.

Shumica, kuriozë për të takuar Gretën…

The post Greta Thunberg në Tiranë për Palestinën, por në shesh mblidhen veç një grusht njerëzish (FOTO) first appeared on JavaNews.al.

Pse bashkëshortja e Shabanit ja la mandatin motrës së Adriatikut?

23 July 2025 at 19:25

Nga Flogert Muça

Kur “pronarët” marrin mandatin, dhe të ndershmit marrin respektin.

Ajo që pritej, ndodhi. Sot, mandatin në Kuvend e mori motra e Adriatik Lapajt, ose e thënë saktë, Shabani ja la mandatin Lapajt, siç ishte zotuar.

Bashkëshortja e Endri Shabanit, Livia, që ishte e dyta në listë, refuzoi mandatin që ta marrë e katërta në listë, motra e Lapajt. Sigurisht që ky është një akt politik i Shabanit. Ai e dorëzoi mandatin me qetësinë e dikujt që nuk ka ardhur për karrige, por për të dhënë një mësim.

Dhe e dha mësimin, e më pas ja la mandatin Lapajt dhe klasës politike që vetëm bindet ndaj mashtrimit politik. Kështu, Shabani nuk fitoi një mandat, por një kapitull të ri në moralin politik shqiptar. Tregoi se kur flet për parimin, s’e ka fjalën për karrierën. Dhe kur flet për fjalën e dhënë, e ka seriozisht e jo për status në Facebook, por për statusin normal si njeri.

“Kur dikush të tregon kush është, besoje që herën e parë” , thoshte Maya Angelou. Shabani e besoi dhhe të gjithë ne e pamë. Në një vend ku deputetët bëjnë çdo manovër për të hyrë në listë, e më pas për të mos dalë kurrë prej andej, të shohësh dikë që lë mandatin për t’i treguar parimin tjetrit, është më shumë se një akt politik: është një akt civilizimi.

Dhe ironia e madhe është se në fund Lapaj e mori gjithsesi atë që donte: Një vend në Kuvend. E mori, po nga Shabani. Nga njeriu që për pak kohë ndau me të kauzën, idealin dhe mikrofonin. Mori leksionin që fjala duhet mbajtur, dhe mandatin që Shabani se pretendoi kurrë!

E mori siç merren gjërat në këtë vend: me ndihmën e dikujt që të do të mirën, por nuk të do ta keqpërdorësh.

Po pse e bëri Shabani këtë akt?

Ka shumë përgjigje. Por le të përdorim ironinë e Churchill-it: “Ndonjëherë, mënyra më e mirë për t’i dhënë dikujt një leksion, është ta lësh të fitojë.”

Sot Lapaj ka mandatin. Shabani ka dinjitetin. Dhe historia, ajo e vërteta, do ta mbajë mend se kush ia dha kujt, dhe kush e kishte nevojën më shumë.

The post Pse bashkëshortja e Shabanit ja la mandatin motrës së Adriatikut? first appeared on JavaNews.al.

Vendimi i Qeverisë për hapësirat publike/ Ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese që janë pjesë e rrugëve të kalimit

By: E S
23 July 2025 at 19:15

Qeveria ka miratuar një seri ndryshimesh në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit, që prekin drejtpërdrejt lejet e ndërtimit, hapësirat publike dhe projektet në zonat rurale. Vendimi i Këshillit të Ministrave synon të frenojë abuzimet me ndërtimet, të ndalojë bllokimin e rrugëve dhe hapësirave të përbashkëta dhe të përshpejtojë procedurat për investitorët që veprojnë ligjërisht.

Ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese në pronat që janë pjesë e rrugëve të kalimit apo lidhjeve me hapësira publike, madje edhe kur këto servitute nuk janë të regjistruara.

Nuk do jepen leje ndërtimi në prona që janë parashikuar për sheshe, rrugë apo parqe, edhe nëse janë private.

Çdo kërkesë për leje, ndryshim projekti apo certifikatë përdorimi do refuzohet automatikisht nëse tarifa nuk paguhet brenda 15 ditëve nga njoftimi.

Lejet e ndërtimit mund të transferohen kur ndryshon zhvilluesi apo pronari, por vetëm me dokumentacion të plotë dhe transparencë në sistemin e-Leje.

Projektet për banim në zonat rurale (TIP) do miratohen vetëm nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe AZHT.

Nëse një leje për rrethim është dhënë gabimisht në një zonë me servitut publik, bashkia ka të drejtë ta anulojë ose shfuqizojë.

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Në tekstin e rregullores së zhvillimit të territorit, që i bashkëlidhet vendimit nr.408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Pika 10/7, e nenit 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10/7. “Projekt TIP” janë projektet e hartuara dhe të miratuara nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit për qëllime strehimi dhe banimi në zonat rurale, në përputhje me legjislacionin dhe dokumentet e planifikimit në fuqi.”.

Pas pikës 9, të nenit 10/2, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:

“10. Sekretariati lëshon dokumentin e refuzimit të lejes së zhvillimit, në rast se subjekti kërkues nuk kryen pagesën e tarifës për leje zhvillimi, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit për lëshimin e faturës nga sekretariati.”.

Në shkronjën “d”, të nenit 11, fjalët “… të miratuara nga autoriteti vendor …” hiqen.

Në nenin 11/3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

“2. Autoriteti vendor i zhvillimit të territorit miraton lejet e ndërtimit për projektet TIP për objekte njëfamiljare.”.

“b) Projektin TIP të zbatimit, të miratuar nga AZHT-ja dhe AKPT-ja;”.

Pika 2, e nenit 13, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Leja e ndërtimit është e transferueshme me ndryshimin e subjektit përfitues të lejes së ndërtimit dhe kryhet nga autoriteti që ka miratuar lejen, me kërkesën e subjektit zhvillues ose të subjektit përfitues.”.

Pas nenit 13 shtohet neni 13/1, me këtë përmbajtje:

Ndryshimi i subjektit zhvillues

ç) Tarifa e aplikimit, sipas legjislacionit në fuqi.

Pas pikës 4, të nenit 14, shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:

“5. Ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit nga autoritetet e zhvillimit për pasuritë private, të cilat kanë qenë pjesë e kufirit të zhvillimit dhe të destinuara për hapësira publike, si sheshe, parqe etj.

Pas pikës 3, të nenit 17, shtohen pikat 4 dhe 5, me këtë përmbajtje:

“4. Për rastet në kompetencë të KKTU-së, në rast se subjekti kërkues nuk kryen pagesën e tarifës përkatëse për ndryshim projekti, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit, sekretariati lëshon refuzimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit.

Pas paragrafit të parë, të nenit 17/1, shtohet paragrafi 2, me këtë përmbajtje:

“Për rastet në kompetencë të KKTU-së, sekretariati lëshon refuzimin e rishikimit të kushteve të lejes së ndërtimit, në rast se subjekti kërkues nuk kryen pagesën e tarifës përkatëse, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit për lëshimin e faturës nga sekretariati.”.

Pas pikës 3, të nenit 18, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

“4. Për rastet në kompetencë të KKTU-së, sekretariati lëshon refuzimin e shtyrjes së afatit të lejes së ndërtimit, në rast se subjekti kërkues nuk kryen pagesën e tarifës përkatëse, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit për lëshimin e faturës nga sekretariati.”.

Shkronja “ç”, e pikës 3, të nenit 19, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ç) Veprat e infrastrukturës apo/dhe objektet ndërtimore, pavarësisht kushteve dhe kritereve të zhvillimit, kur shtrihen brenda zonës së brezit bregdetar, si dhe çdo objekt mbi 6 kate, kur shtrihen jashtë kësaj zone.”.

Në nenin 25 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

“10/1. Pas konfirmimit të vendimit të KKTU-së njoftohet kërkuesi nga sekretariati i KKTU-së për të kryer pagesën e tarifës për shqyrtimin e kërkesës për leje ndërtimi, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga lëshimi i faturës së arkëtimit nga sekretariati.”.

“11. Pasi paguhet tarifa për shqyrtimin e kërkesës për leje ndërtimi, nëpërmjet sistemit elektronik të lejes, kërkuesi duhet të ngarkojë dokumentin që provon pagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, si dhe plotësimin e kushteve të përcaktuara në vendim, në rastin e vendimit të miratimit me kusht, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit për pagesën e taksës dhe plotësimit të kushteve në sistemin e-Leje.”.

Në nenin 27 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

“10. Për certifikatat e përdorimit që lëshohen nga KKTU-ja, sekretariati lëshon refuzimin e certifikatës së përdorimit, në rast se subjekti kërkues nuk kryen pagesën e tarifës përkatëse, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga marrja e njoftimit për lëshimin e faturës nga sekretariati.”.

Në pikën 6, të nenit 34, shtohen paragrafët, me këtë përmbajtje:

“Në situatat ekzistuese, në rast se objekti ekzistues ka faqe kallkan, mund të vijohet me ndërtimin nga kufitari me faqe kallkan deri në kufi të pronës, pa pasur nevojë për marrëveshje mes palëve.

Për objektet në kompetencë të KKTU-së, vetëm në rastet e mbushjes urbane, objekti ndërtohet me faqe kallkan deri në lartësinë e objekteve që kanë faqe kallkan, të cilave u bashkëngjitet, si dhe duke respektuar lartësinë e parashikuar në planin e përgjithshëm vendor në fuqi.”.

Pas pikës 2, të nenit 35, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Objektet në kompetencë të KKTU-së, të cilat miratohen me rregullore të veçantë, përjashtohen nga parashikimi i pikës 1, të këtij neni, në rastet kur kufitar është pronari shtet.”.

Pika 3, e nenit 45, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pavarësisht parashikimeve të nenit 18, të kësaj rregulloreje, për lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet e zhvillimit të territorit, të cilave u ka përfunduar afati i vlefshmërisë dhe afati i kërkesës, por pa tejkaluar afatin e përcaktuar në pikën 6, të nenit 40, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, subjektet zhvilluese mund të aplikojnë për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit dhe autoritetet e zhvillimit mund të shqyrtojnë kërkesat në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, brenda muajit janar 2026.”.

Në rast se kushtet ligjore të servitutit publik dhe pengimi i aksesit në hapësirat publike kanë qenë të pranishme që në kohën e dhënies së njoftimit, deklaratës paraprake ose lejes së ndërtimit për rrethim apo për çdo lloj punimi tjetër që pengon aksesin, atëherë njoftimet, deklaratat paraprake apo lejet i nënshtrohen anulimit, të plotë ose të pjesshëm, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.

Në rast se kushtet ligjore të servitutit publik dhe pengimi i aksesit në hapësirat publike kanë lindur pas dhënies së njoftimit, deklaratës paraprake apo lejes së ndërtimit për rrethim apo për çdo lloj punimi tjetër që pengon aksesin, atëherë njoftimet, deklaratat paraprake apo lejet i nënshtrohen shfuqizimit, të plotë ose të pjesshëm, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.

Procedura e anulimit ose e shfuqizimit nis ose kryesisht nga bashkitë, në bazë të inspektimeve të kryera nga strukturat e kontrollit të zhvillimeve në territor, ose me ankesë të palëve të interesuara.

Ngarkohen Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe autoritetet vendore të zhvillimit të territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Vendimi i Qeverisë për hapësirat publike/ Ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese që janë pjesë e rrugëve të kalimit first appeared on JavaNews.al.

SPAK merr të pandehur dhe policin e burgjeve, e akuzon se i dha Veliajt telefonin

By: E S
23 July 2025 at 19:08

SPAK i ka komunikuar akuzën edhe një polici të burgjeve, i cili akuzohet se i dha kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një telefon gjatë shoqërimit të tij nga Durrësi.

Fatjon Baci, është polici që akuzohet se i dha telefonin për të komunikuar kryebashkiakut Veliaj gjatë kohës që transportohej nga IEVP Durrës në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë.

Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 mars 2025.

SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzat personave nën hetim për dosjen Veliajt.

The post SPAK merr të pandehur dhe policin e burgjeve, e akuzon se i dha Veliajt telefonin first appeared on JavaNews.al.

“Lufta” e vërtetë Lapaj Shabani, për të nxjerrë jashtë loje nga politika “Nisma Thurrjen”

23 July 2025 at 19:01

Nga Endri Tafani

“Lufta” e vërtetë Lapaj Shabani, për të
Nisma Thurrje ka marrë financime publike disa vjet rresht për rezultatin e saj në zgjedhjet e 2021 sepse Partitë politike që marrin mbi 0.5% të votave në rang kombëtar marrin financime publike nga buxheti i shtetit për 4.vite rresht deri në zgjedhjet e tjera të përgjithshme.

Në zgjedhjet e 2025 Nisma Thurrje nuk merr si më parë sepse Shqipëria Bëhet është zyrtarisht partia që ka konkurruar pasi koalicionet nuk njihen.

Kërkesa e Nismës Thurrje që Shqipëria Bëhet ti japë një ojese të fondeve që do marrë nga KQZ është e bazuar moralisht se kandidatët e Nismës Thurrje kanë marrë mbi 0.5% të votave ne rang kombëtar dhe nëse do konkurronin veçmas do merrnin prapë financime nga buxheti i shtetit dhe mund të vazhdonin aktivitetin politik.

Do ishte mirë që çështja e financimit pas zgjedhjeve të kishte qenë pjesë e marrëveshjes duke qenë se ligji penalizon partitë që futen në “koalicione” se vota e tyre i llogaritet partisë përfaqësuese në KQZ.

Fakti që kjo marrëveshje për financimet publike nuk është bërë dhe për më tepër as është pranuar dhe as nuk po diskutohet seriozisht e bën më tepër fajtor Shqipëria Bëhet.

Veprimet deritanishme tregojnë sikur Shqipëria Bëhet do që ta nxjerrë fare nga loja politike Nismën Thurrje, pavarsisht se prej votave të saj merr deputet në Tiranë.

Kjo sjellje është identike me mënyrën sesi partitë e vjetra e sidomos Rama e kane bere politikën deri tani.

The post “Lufta” e vërtetë Lapaj Shabani, për të nxjerrë jashtë loje nga politika “Nisma Thurrjen” first appeared on JavaNews.al.

Telenovela e verës Lapaj-Shabani, juristi Indrit Sefa: Janë djegur politikisht të dy

By: E S
23 July 2025 at 18:53

Juristi Indrit Sefa ka komentuar në “Tirana Live” në ABC News zhvillimet më të fundit në skenën politike, duke e quajtur të drejtë vendimmarrjen e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi lidhur me tërheqjen e kandidatëve pas ndarjes së mandateve.

Sefa kritikoi ashpër Adriatik Lapajn dhe Endrit Shabanin, duke i cilësuar “politikisht të djegur”, ndërsa debatin mes tyre e quajti “fëmijëror” dhe pa asnjë ideal. Ai shtoi se përplasja mes dy figurave të nismës opozitare “Shqipëria Bëhet” ka dëmtuar një brez të tërë politikanësh të rinj.

Në komentet e tij, Sefa iu referua edhe qëndrimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke akuzuar këtë të fundit se po përdor kërkesën për dorëheqjen e Veliajt si një manovër për të goditur njëherësh si SPAK-un, ashtu edhe Edi Ramën.

“Celibashi ka dhënë një anë teknike dhe një teknikalitet juridik ku thotë që ti nuk mund të tërhiqesh si kandidat, por në momentin që janë mbyllur ndarjet e mandateve. Vendimmarrja e Celibashit në këtë rast është shumë e drejtë dhe e qartë. Nuk mendoj se Lapaj do të arrijë ndonjë sukses në betejën e tij. Janë djegur politikisht të dy si Lapaj dhe Shabani. Ishte një debat fëmijëror, që nuk di se çfarë emri ti vendos. Betejë për ideale nuk ka më në atë parti. Nuk kanë dëmtuar vetëm veten, por një brez të madh politikanësh të rinj të cilët paragjykohen për pasojë të këtij sherri.

Berisha duke marrë në mbrojtje Veliajn kërkoni që të godasë me një gur dy zogj edhe SPAK edhe Ramën. Ndërkohë që bëri një veprim që as Rama nuk e bën, por që i vjen në ndihmë Ramës siç ishte kërkimin i dorëheqjes së Veliajt nga Bashkia e Tiranës”, tha analisti.

The post Telenovela e verës Lapaj-Shabani, juristi Indrit Sefa: Janë djegur politikisht të dy first appeared on JavaNews.al.

❌
❌