Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Tirana Today

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila

By: mirseda
5 August 2025 at 22:39
Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike. Çifti së fundmi ka pushuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit ne mës të detit, në një jaht luksoz. Blerta ka ndarë një fotografi të veçantë, ku vëmendjen e marrin qindra trëndafila që e rrethojnë.Një gjest romantik nga ana e […]

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

By: mirseda
5 August 2025 at 22:35
Sot, Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë. Në letër, Presidenti amerikan shkruan se vendimi për të […]

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

By: mirseda
5 August 2025 at 22:33
Pas përfundimit të edicionit të këtij viti të Festivalit Sunny Hill, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur të kalojë pushimet e saj verore në jugun piktoresk të Shqipërisë. Pas një performance të zjarrtë në natën e parë të festivalit, që mblodhi artistë ndërkombëtarë dhe dashamirës të muzikës nga e gjithë bota, Dua ka […]

60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

By: mirseda
5 August 2025 at 22:29
Chris Raschke, pjesëtar i ekipit te garave me makina Speed Demon, humbi jetën në garat Speed Week në Bonneville Salt Flats në Utah. Mediat e huaja raportojnë se Raschke humbi kontrollin e automjetit të ngjashëm me raketë në krahun e parë të pistës (Course No. 1). Ai po përpiqej të thyente një rekord shpejtësie të automjeteve, duke […]
Yesterday — 5 August 2025Tirana Today

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

By: mirseda
5 August 2025 at 21:55
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 7 gusht kanë thirrur protestë. E ftesën për këtë protestë e ka shpërndarë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, përcjell Klankosova.tv. Kjo protestë pritet të mbahet nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

By: mirseda
5 August 2025 at 21:39
Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier. Mbrëmjen e sotme dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës. Mjeti Volksvagen me targa AA 522 VN ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur nga Benzi me targa AB861MT. Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia e qarkullimit […]

BM nis zbatimin e marrëveshjes me Francën për kthimin e emigrantëve

By: mirseda
5 August 2025 at 21:26
Britania e Madhe tha se do të fillojë zbatimin e një marrëveshjeje për të kthyer disa emigrantë që mbërrijnë me anije të vogla në Francë brenda disa ditësh, një pjesë kyçe e planeve të saj për të reduktuar emigrimin e paligjshëm, sipas “Reuters”. Sipas marrëveshjes së re, Franca ka rënë dakord të pranojë kthimin e […]

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

By: mirseda
5 August 2025 at 19:56
Një traget që operonte në itinerarin nga Nea Stira në Agia Marina u mbyt të martën pasdite në bregun e Glaros, afërsisht dhjetë minuta pas nisjes së tij nga porti. Sipas informacioneve, trageti “Panagia Paravouniotissa” mbante 105 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore Tre anije të Rojës […]

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

By: mirseda
5 August 2025 at 19:44
Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës, teksa Interi po punon jo vetëm për afrime, por edhe për largime të mundshme. Mesfushori shqiptar i lindur në vitin 2002, aktualisht përballet me një të ardhme të pasigurt, ndonëse ka bërë të qartë një gjë: dëshirën për të qëndruar në Milano. […]

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

By: mirseda
5 August 2025 at 19:40
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të diskutojë planet e pushtimit të Gazës me kabinetin brenda 48 orësh, konkretisht të enjten. Më herët sot, Netanyahu mbajti një takim të kufizuar sigurie tre-orësh, ku peshoi opsionet në territor – shih postimin tonë të orës 16:54. Kjo ndodhi përpara një takimi të plotë të kabinetit të sigurisë, […]

U nda nga jeta dy javë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të rokut Ozzy Osbourne

By: mirseda
5 August 2025 at 19:09
Dy javë pasi rok-ylli i Black Sabbath ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare , The New York Times konfirmoi se shkaku zyrtar i vdekjes së tij ishte një atak në zemër, duke cituar një certifikatë vdekjeje të paraqitur nga vajza e tij Aimee Osbourne në një regjistër në Londër, si dhe sëmundje të arteries koronare. Sipas […]

Kapriçot e motit edhe në Shqipëri, stuhi të forta ere dhe shiu godasin Vlorën!

By: mirseda
5 August 2025 at 18:43
Kapriçot e motit përfshijnë edhe Shqipërinë. Në shumë qytete të vendit, përfshi edhe Tiranën, pati reshje shiu dhe rënie temperaturash, por në Vlorë edhe më tepër. Një stuhi shiu dhe ere përfshiu qytetin. Rrëke shiu që mbulojnë rrugët dhe një errësim i fushëpamjes, me mjete që mezi lëvizin në trafik.

Zelensky zhvillon bisedë telefonike me Trump, lideri ukrainas: E falënderoj për mbështetjen, është plotësisht i informuar për sulmet ruse

By: mirseda
5 August 2025 at 18:41
Volodymyr Zelensky e përshkroi bisedën e tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump si “produktive” , duke vënë në dukje se tema kryesore ishte përpjekja për t’i dhënë fund luftës. Presidenti ukrainas theksoi se “ndërprerja e gjakderdhjes është e nevojshme” dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë për çdo përpjekje që çon në […]

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

By: mirseda
5 August 2025 at 17:42
Aksident me disa mjete të përfshira në afërsi të pushimit të shoferit në autostradën Fier Lushnje. Ndër mjetet e përfshira një autobot që transporton çimento. Dy të lënduar janë dërguar në spitalin e Lushnjes. Kryesisht dëme materiale Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore

Zjarr në Peqin, flakët përfshijnë zonën e Grykshit

By: mirseda
5 August 2025 at 17:13
Një vatër zjarri është shënuar sot në zonën e Grykshit, pjesë e bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi të dendur, duke rrezikuar përhapjen në zona më të gjera. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa nuk raportohet për dëme në banesa apo të lënduar. Shkaqet e […]

Dy vatra zjarri në Fier, flakët përfshijnë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore

By: mirseda
5 August 2025 at 17:00
Pasditen e sotme në qytetin e Fierit janë konstatuar dy vatra zjarri, konkretisht, njëra në afërsi të fshatit Daullas dhe tjetra në periferi të qytetit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore dhe kallamisht, ndërsa re të dendura tymi janë përhapur mbi zonat e banuara. Në vendngjarje janë paraqitur forcat zjarrfikëse, të cilat […]

Kërkoi të banonte në bregdet, dështon marrëveshja e klubit italian me mesfushorin shqiptar

By: mirseda
5 August 2025 at 16:55
Pasi ndërpreu bashkëpunimin me Reggiana, Elvis Kabashi u vendos në kërkim të një skuadrë te re, me mesfushorin shqiptar që provoi të gjente një akord me ekipin e Serie C, Ascoli. Gjithçka normale deri këtu, por jo për aq gjatë. Presidenti i Ascolit, Bernardino Paseri u shpreh se marrëveshja me Kabashin dështoi, pasi ky i […]

Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament

By: mirseda
5 August 2025 at 16:09
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, për dyshime të forta në lidhje me shpërdorim detyre në cilësinë e noteres. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasen M. D., e […]

Sëmundja ‘chikungunya’ godet Kinën, regjistrohen mijëra raste me virusin që përhapet nga mushkonjat

By: mirseda
5 August 2025 at 14:36
Kina po përjeton një shpërthim alarmues të chikungunya-s, një infeksion që përhapet nga mushkonjat, me mijëra raste të raportuara në jug.Rreth 7,000 infeksione janë raportuar në të gjithë provincën Guangdong këtë vit, me qytetin e Foshan në epiqendër. Atje, pacientët janë shtruar në spital dhe po flenë nën rrjeta kundër mushkonjave, sipas fotove nga CCTV, […]
❌
❌