Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Tirana Today

Franca mirëpret njoftimin e Kanadasë për njohjen e Palestinës

By: mirseda
31 July 2025 at 20:51
Franca mirëpret njoftimin e qeverisë kanadeze për qëllimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator”, thanë burime në Pallatin Elisee pas njoftimeve në Otava. Presidenti Emmanuel Macron, vazhduan burimet në Paris, “pati mundësinë të diskutonte sot këtë çështje me kryeministrin kanadez. “Ne mezi presim të punojmë […]

Akuzohet për krime kundër popullatës civile, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim

By: mirseda
31 July 2025 at 18:18
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin për krime lufte kundër popullatës civile dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, Pleskoviq akuzohej se gjatë viteve 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur, kishte vrarë tre civilë […]

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

By: mirseda
31 July 2025 at 17:19
Stuhi të fuqishme kanë goditur Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut. Për Athinën pasditen e sotme parashikohet shi dhe mundësi për breshër, çka shënon fundin e valës së gjatë të të nxehtit. Ndryshimi dramatik i motit shkaktoi kaos në Selanik të enjten, kur stuhitë e fuqishme përmbytën rrugët dhe çrregulluan […]

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

By: mirseda
31 July 2025 at 17:17
Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarri në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera. Problematikat më të mëdha nga zjarret janë në jug, veçanërisht në Delvinë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi se njerëzit janë shkaktarët kryesor të vendosjes së zjarreve. “120 persona janë proceduar si të […]

Rikthimi në Zvicër, Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën

By: mirseda
31 July 2025 at 16:55
Armando Sadiku zgjodhi të transferohej te Bellinzona, për t’u rikthyer kështu në Zvicër. Sulmuesi shqiptar, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se është gati për të nisur një eksperiencë të re. “Isha vetëm 19 vjeç kur mbërrita në Ticino nga Shqipëria, me një valixhe plot ëndrra dhe një zemër plot shpresë. Nuk njihja askënd, […]

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

By: mirseda
31 July 2025 at 16:49
Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë të paktën 20 metra larg rrugës por ata thane se i kane tendat 15 metra nga autostrada dhe i kanë vendosur në tokat e tyre. “Ne i kemi ndërtuar 15 […]

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

By: mirseda
31 July 2025 at 16:21
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera të shkaktuar nga zjarret që përfshinë vendin javët e fundit. Rama ndau pamjet e takimit ku ministrat e qeverisë njoftuan rritjen e gatishmërisë për muajin Gusht dhe mobilizimi i strukturave […]

Grupi me bazë në Shqipëri, qytetarëve gjermanë u zhvatën 365 mijë euro/ SPAK zbulon skemën e mashtrimit me call center

By: mirseda
31 July 2025 at 15:42
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet gjermane, lidhur me hetimet paralele mbi krimin kompjuterik, prokurori i SPAK, Eneid Nakuci, që ka hetuar çështjen, ka folur në lidhje me veprimtarinë e grupit kriminal. Sipas SPAK, për krimin kompjuterik janë në arrest në burg për 5 persona, ndërsa arrest në shtëpi edhe 3 të […]

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës (Emrat)

By: mirseda
31 July 2025 at 11:39
Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Bëhet fjalë për Frida Pashakon, Keti Luarasin, Jonida Halilin dhe Andi Seferin, të cilët kanë zyrtarizuar largimin e tyre. Në vend të tyre, pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohen zyrtarisht katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës. Ende nuk janë bërë […]

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

By: mirseda
31 July 2025 at 08:31
Rusia ka ndërmarrë një sulm të përbashkët me raketa dhe dronë ndaj Kievit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave, përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, dhe duke lënë dhjetëra të plagosur, njoftuan autoritetet lokale të enjten. Sipas kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit, Tymur Tkachenko, sulmi gjatë natës ka dëmtuar 27 objekte në katër zona […]

Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%

By: mirseda
31 July 2025 at 08:29
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një marrëveshje të re tregtare me Korenë e Jugut. Trump bëri me dije se do të vendosë një tarifë prej 15% mbi importet nga vendi dhe miliarda në investime. “Marrëveshja parashikon që Koreja e Jugut do t’u japë Shteteve të Bashkuara 350 miliardë dollarë në investime që janë në pronësi […]

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

By: mirseda
31 July 2025 at 08:26
Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit. Sipas burimeve nga policia, është plagosur një i ri, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në dorë, duke shmangur pasoja më të rënda që mund të kishin qenë edhe fatale. Ngjarja ka ndodhur në një […]

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

By: mirseda
31 July 2025 at 08:24
I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Izrael të enjten për të “diskutuar hapat e mëtejshëm” në luftën në Gaza, tha një zyrtar amerikan të enjten. Witkoff ka udhëhequr negociata indirekte midis lëvizjes islamike Hamas dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe pranoi dështimin e këtyre […]

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

By: mirseda
31 July 2025 at 08:19
Të paktën 22 persona, përfshirë një oficer policie, kanë humbur jetën dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur në protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit në Angola, tha ministri i Brendshëm, Manuel Homem. Protestat nisën si grevë e shoferëve të taksive dhe u përhapën në gjithë vendin, me më shumë se 1,200 persona të […]

Reshje shiu në të gjithë territorin, moti për ditën e sotme 31 korrik

By: mirseda
31 July 2025 at 08:11
Ditën e sotme 31 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më […]

DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, vatra zjarri kudo nëpër Ballkan

By: mirseda
31 July 2025 at 08:09
Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zonanë Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët. […]

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2025

By: mirseda
31 July 2025 at 08:03
DASHI Në fillim, mund mos t’ju bëjnë përshtypje idetë e guximshme të dikujt tjetër. Megjithatë, kur t’i shqyrtoni më nga afër, do të kuptoni se ato janë shumë më të sigurta sesa menduat fillimisht. Me pak fjalë, mos refuzoni asgjë pa e analizuar mirë më parë. DEMI Bëni më të mirën për të bashkëpunuar me […]

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

By: mirseda
30 July 2025 at 22:00
Duke përfituar nga mosraportimi i vdekjes në bankë dhe duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me të ndjerën, e cila vdiq në mars të vitit 2005, ata morën pagesa mujore pensioni pa raportuar kurrë vdekjen e të afërmes së tyre, duke fituar përfundimisht 400,000 euro. Nëna dhe djali u denoncuan në Milano për mashtrim […]

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

By: mirseda
30 July 2025 at 21:11
Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit duke filluar nga data 12 tetor. Ky sistem i avancuar, i njohur si EES – Entry/Exit System – do të regjistrojë të dhënat biometrike të udhëtarëve, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe […]
Yesterday — 30 July 2025Tirana Today

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

By: mirseda
30 July 2025 at 17:46
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka bërë një paralajmërim të fortë duke theksuar se Rusia po përgatitet aktivisht për të ndërhyrë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator, me qëllim që të fitojë kontroll mbi vendin e saj. Ajo theksoi se ky është një përpjekje e qëllimshme e Moskës për të ndikuar në […]
❌
❌