Normal view

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

16 April 2026 at 21:53
Britania po shqyrton prezantimin e tarifave të hyrjes për turistët që vizitojnë disa nga muzetë më të njohur të Mbretërisë së Bashkuar, një propozim që ka tërhequr kritika nga grupe të ndryshme. Qeveria tha muajin e kaluar se do të funksiononte me sektorin e muzeve për të eksploruar përfitimet e mundshme të tarifimit të turistëve […]

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

16 April 2026 at 21:50
Ndërron jetë një person në Maliq. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Marjan ku një mësues nga rrethi i Devollit, i cili punonte në këtë zonë, u gjet i pajetë në rrugë. Mësuesi me iniciale A.B. ushtronte profesionin në shkollën e fshatit Marjan,. Pas procesit mësimor, rrugës për tek makina, mësuesi dyshohet se ka […]

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

16 April 2026 at 21:20
Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” , në Lezhë. Sipas burimeve në vendngjarje, të rinjtë, pasi janë konfliktuar verbalisht, janë përfshirë edhe në dhunë fizike me njëri-tjetrin. Shkaku, sipas të njëjtave burime, dyshohet të jetë një konflikt për motive banale, konkretisht për ngacmimin e një vajze. Policia është vënë në […]

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

16 April 2026 at 21:18
Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Sil vinjos ka pasur suksese në edicionet e Europianit dhe kualifikueset e Botërorit, megjithatë kuqezinjtë kanë pasur edhe zhgënjime siç ishte Liga e Kombeve dhe “play off”. Megjithatë, skuadra kuqezi ka treguar stabilitet shpesh herë në rezultate dhe është nga ato skuadra që di të mbrojë rezultatin kur shënon, apo […]

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

16 April 2026 at 21:15
KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit. Gjatë një komunikimi për mediat ka thënë se tërhiqet nga kandidatura e tij, në rast se partitë politike do të propozojnë ndonjë emër jopartiak për postin e të parit të shtetit. “Kryeministri e ka […]

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

16 April 2026 at 21:12
Në Runkel (Hessen) të Gjermanisë, tre punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas një aksidenti në një fabrikë lëkure. Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur gjatë punës brenda objektit industrial, shkruajnë mediat gjermane. Në Runkel (Hessen) të Gjermanisë, tre punonjës kanë humbur jetën dhe dy të tjerë ndodhen në […]

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

16 April 2026 at 21:09
Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar nisjen e një operacioni të quajtur “Fureur économique”, i cili përfshin një seri të re sanksionesh të drejtuara ndaj Iranit dhe Hezbollahut, në një periudhë tensioni të shtuar dhe pasigurie për rifillimin e negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sipas Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC), […]

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

16 April 2026 at 20:47
Një zhvillim i rëndësishëm në industrinë ushqimore po sjell një ndryshim të mundshëm në tregun global të kakaos, pasi për herë të parë janë prodhuar bare çokollate në laborator. Një start-up izraelit, Celleste Bio, me mbështetjen e gjigantit ndërkombëtar të ushqimeve Mondelez (pronare e markave si Oreo, Cadbury dhe Toblerone), ka prezantuar një risi në […]

Protesta e opozitës, policia: Leje për tri orë

16 April 2026 at 20:39
Protesta e njoftuar nga Partia Demokratike që do të mbahet këtë të premte, do të zgjasë 3 orë. Policia e Tiranës teksa ka njoftuar se ka ndërmarrë disa masa për menaxhimin e këtij tubimi, ka sqaruar se protesta do të nisë në orën 19.00 deri në 22.00 të mbrëmjes në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nisur […]

Grabitje spektakolare e një banke në Napoli

16 April 2026 at 20:35
Grabitet si nëpër filma një filial i bankës “Credit Agricole” në lagjen Arenella të Napolit. Grabitja nisi rreth orës 11:30, kur tre persona thyen xhamat e degës në “Piazza Medaglie d’Oro”, duke përdorur një makinë për të shpërthyer hyrjen kryesore. Autorët me maska që portretizonin aktorë të famshëm, u ngujuan brenda duke marrë peng të […]

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

16 April 2026 at 19:57
Komisioni i Apelit pranë FSHF ka marrë vendimin sa i takon trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova. Apeli ka ulur dënimin e teknikut të rrogozhinasve, nga gjashtë muaj në tre muaj. KOMISIONI I APELIT Pasi mori në shqyrtim ankimin e zyrtarit të Klubit të Futbollit Egnatia, z. Edlir Tetova, Vëren se: Me vendimin nr.34, pika 20 […]

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

16 April 2026 at 19:52
Grupi Hezbollah ka deklaruar se prania e trupave izraelite brenda Libanit i jep vendit dhe popullit të tij “të drejtën për të rezistuar”. Këto deklarata të grupit Hezbollah, vijnë par një dakordësimi për një armëpushim 10-ditor në Izrael dhe Liban. Vendim ky që pritet të hyjë në fuqi pas disa orësh. Gjithashtu grupi terrorist i […]

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

16 April 2026 at 19:26
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 242 dhe 233 të Kodit […]

Meloni: Një pasqyrë mbi forcimin e partneritet mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm

16 April 2026 at 19:22
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka pritur në Romë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Meloni shkruan se ky takim u fokusua në forcimin e partneritetit mes dy vendeve në sektorë me interes të përbashkët, përfshirë lidhshmërinë infrastrukturore, mbrojtjen dhe bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm. “Pesë muaj […]

Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

16 April 2026 at 19:10
Tensionet nuk kanë munguar në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend. Deputeti i PS-së, Erion Braçe dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, janë përfshirë në një debat. Ishte Shehaj që e quajti Braçen ”hajdut i vogël”, një deklaratë kjo që bëri që Braçe të indinjohej dhe t’i shkonte Shehajt në vendin ku ai […]

Tronditet bota e futbollit, ndërron jetë ish-portieri i Juventusit dhe Arsenalit

16 April 2026 at 19:08
Bota e futbollit është në zi pas lajmit për ndarjen tragjike nga jeta të ish-portierit austriak Alexander Manninger, i cili humbi jetën në moshën 48-vjeçare. Sipas raportimeve të para, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë Salzburg, ku automjeti me të cilin udhëtonte u përplas nga një tren teksa po kalonte […]

Çaushi përplaset me Balliun, deputeti demokrat: Je prova më e qartë e degradimit në arsim

16 April 2026 at 19:01
Gjatë debatit për energjinë, deputetja socialiste Zegjine Çaushi u përplas me deputetin e PD, Klevis Balliu. Çaushi u shpreh se Shqipëria vazhdon të ecë përpara, edhe pse sipas saj, opozita zgjedh të bëjë zhurmuesin. “Këtu te ne, edhe lajmi i mirë duhet të kalojë te filtri i këtij krahu zhurmues. Ky krah nuk ka asnjë […]

Ish-drejtoresha e AKSHI-t kërkon heqjen e masës së sigurisë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

16 April 2026 at 18:28
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë. Mirlinda Karcanaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkoi heqjen e masës. Shorti cakton si gjyqtar të shqyrtimit të kërkesës gjyqtarin e Lartë, Genti Shala.

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

16 April 2026 at 18:04
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se udhëheqësit izraelitë dhe libanezë kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor që pritet të fillojë brenda pak orësh. Në një postim në Truth Social, Trump shkruan se armëpushimi do të nisë në orën 17:00 (EST), por asnjë nga palët ende nuk ka konfirmim. Ky zhvillim vjen pas […]
❌