Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Gazeta Fjala

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

By: el da
17 July 2025 at 16:53

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me këtë veprim, Serbia bëhet vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që zhvillon stërvitje të tilla me Kinën.

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi më 14 korrik se stërvitja, e quajtur “Rojtari i Paqes 2025”, do të zhvillohet në gjysmën e dytë të korrikut, në provincën Hebei në veri të Kinës. Viteve të fundit, Serbia ka blerë armë nga Kina, duke u bërë vendi i parë në Evropë që blen sistemin kinez kundërajror, FK-3. Për shkak të qasjes ndaj Kinës dhe Rusisë, Brukseli e ka paralajmëruar disa herë Serbinë.

Edhe stërvitja ushtarake me Kinën u pa në të njëjtin kontekst kritik nga BE-ja. “Serbia duhet të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që bien ndesh me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme”, ishte mesazhi nga Brukseli.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i BE-së tha se blloku dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme evropiane, për parime dhe vlera të përbashkëta.

“Neve na duhet që Serbia të na bindë për drejtimin e saj strategjik”, tha zëdhënësi i BE-së. Si vend kandidat, Serbia e ka detyrim të përputhet me politikën e jashtme të BE-së, dhe Brukseli e ka kërkuar këtë shumë herë nga Beogradi.

Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e programit të NATO-s “Partneriteti për Paqe” dhe qëllim strategjik i saj është anëtarësimi në BE. Beogradi zyrtar e balancon njëkohësisht politikën e tij të jashtme midis Perëndimit, Kinës dhe Rusisë, e cila është izoluar nga Perëndimi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Nikolla Lluniq, analist serb i gjeopolitikës dhe sigurisë, beson se vendimi i Serbisë për stërvitje ushtarake me Kinën “e minon orientimin e deklaruar të Serbisë drejt BE-së”. “Forcimi i ndërveprimit të njësive kineze dhe serbe i dërgon Perëndimit një mesazh të qartë gjeopolitik”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Para stërvitjes me Ushtrinë e Serbisë, Ushtria e Kinës zhvilloi në korrik të vitit 2024 manovra në Bjellorusi – së bashku me ushtrinë e këtij vendi – në kufi me NATO-n. Ato u mbajtën në kohën e samitit të NATO-s në Uashington, ku udhëheqësit e aleancës ushtarake shprehën mbështetje “të padiskutueshme” për Ukrainën, ndërsa kritikuan ashpër Pekinin për mbështetjen e tij për Rusinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë kineze të Mbrojtjes, stërvitja e planifikuar “do të kontribuojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive”.

Ministria serbe e Mbrojtjes nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me qëllimin e kësaj stërvitjeje, e as se cilat njësi dhe sa ushtarë të Ushtrisë së Serbisë do të marrin pjesë.

Përgjigje nuk ktheu as Ambasada e Kinës në Beograd. Tash për tash, nuk ka informacione as nëse dhe kur do të mbahet një stërvitje e përbashkët në Serbi, pasi këto stërvitje zakonisht organizohen me rotacion.

Lluniq thotë se nga njoftimi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes mund të kuptohet më shumë se bëhet fjalë për një stërvitje ushtarake, e jo për trajnim. Ai thotë se trajnimet ushtarake nuk kanë emër, ndaj “Rojtari i Paqes 2025” është më i përshtatshëm për stërvitje ushtarake.

NATO-ja nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me stërvitjen e paralajmëruar ushtarake mes Serbisë dhe Kinës. Serbia bleu nga Kina gjashtë dronë pa pilot CH-92A në vitin 2020 dhe, dy vjet më vonë, edhe sistemin raketor të mbrojtjes ajrore FK-3.

Kështu, Serbia u bë operatore e këtyre raketave kineze dhe dronëve luftarakë në Evropë. Gjatë prezantimit të pajisjeve të reja të Forcave të Armatosura të Serbisë në prill të vitit 2023, publikut iu prezantua edhe droni kinez CH-95.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi në fund të vitit 2024 se në Kinë është realizuar një trajnim për sistemin raketor FK-3, i cili mund të godasë lloje të ndryshme avionësh, helikopterësh, raketash lundruese dhe dronësh.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për blerjet e armëve ruse dhe kineze nga Serbia. Pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, Serbia vendosi një moratorium për të gjitha stërvitjet ushtarake me partnerë të huaj.

Përjashtim bën stërvitja taktike ndërkombëtare “Ujku i Platinit”, në të cilën njësitë e Ushtrisë së Serbisë forcojnë aftësitë e tyre për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse. Stërvitjet “Ujku i Platinit” zhvillohen në Serbi që nga viti 2014 dhe në to marrin pjesë edhe anëtarë të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Lluniq thotë se pjesëmarrja e Serbisë në stërvitjen ushtarake me Kinën, bie ndesh me synimet që vetë Serbia i ka shpallur për politikën e saj të jashtme dhe e bën të paqëndrueshëm pretendimin e saj për neutralitet ushtarak.

“Është e qartë se moratoriumi mbështetet në kritere politike, jo parimore, dhe për këtë arsye, neutraliteti ushtarak i Serbisë, për shkak të kësaj qasjeje selektive, humb çdo besueshmëri ndërkombëtare”, thotë ai.

Stërvitjet e ardhshme ushtarake nuk do të jenë të parat midis Serbisë dhe Kinës në fushën e sigurisë. Viteve të kaluara, janë mbajtur edhe ushtrime mes njësive speciale të Policisë së Serbisë dhe asaj të Kinës, ndërsa që nga viti 2019 dy vendet kanë edhe një marrëveshje për patrulla të përbashkëta policore.

Vuk Vuksanoviq, nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, përmend edhe dokumentin kinez të Iniciativës Globale të Sigurisë (GSI), të vitit 2023. Në të, kujton ai, thuhet se Kina do t’i forcojë partneritetet dhe shkëmbimet e saj të sigurisë në fushën e arsimit ushtarak dhe policor.

Vuksanoviq thotë se rritja e bashkëpunimit në siguri mes Serbisë dhe Kinës reflektohet përmes blerjes së pajisjeve ushtarake kineze, bashkëpunimit policor dhe teknologjisë kineze të mbikëqyrjes.

“Nga perspektiva e Serbisë, ky është vetëm një vazhdim i politikës shumëvektoriale dhe politikës balancuese”, vlerëson ai.

Ushtria dhe policia kineze, sipas Vuksanoviqit, kërkojnë partnerë për të fituar përvojë ndërkombëtare. Ai thotë se vendet evropiane, kryesisht, nuk ishin të gatshme ta bënin këtë.

“Kjo [me Serbinë] është përpjekje për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe, në të njëjtën kohë, është shumë e dobishme për promovimin e Kinës si një fuqi e re globale në rritje”, thotë Vuksanoviq.

Në korrik të vitit 2019, përpara pushtimit rus të Ukrainës, në Gjermani u mbajt një stërvitje e përbashkët ushtarake-mjekësore midis saj dhe Kinës. Ajo u quajt “Ndihma e Kombinuar 2019” dhe në fokus kishte përgatitjen për reagim gjatë krizave humanitare.

Në media u përshkrua si ngjarja e parë për ushtrinë kineze në përpjekjet e saj për të krijuar lidhje më të ngushta me Evropën. Serbia dhe Kina, viteve të fundit, i kanë forcuar edhe marrëdhëniet ekonomike dhe politike, të cilat dy vendet i cilësojnë si “miqësi të çeliktë” dhe “partneritet strategjik”.

Gjatë vizitës së dytë të presidentit kinez, Xi Jinping, në Beograd, në maj të vitit 2024, u nënshkrua një deklaratë për thellimin e partneritetit strategjik dhe “ndërtimin e një bashkësie të Serbisë dhe Kinës, me një të ardhme të përbashkët në epokën e re”.

Beogradi së bashku me Parisin dhe Budapestin ishin tri adresat e vizituara nga Xi, gjatë vizitës së tij në Evropë në pranverën e vitit 2024. Kina, ndërkohë, u bë edhe partnerja më e madhe e tregtisë së jashtme të Serbisë për sa u përket importeve, të cilat arritën në 5.13 miliardë euro në vitin 2024.

Autoritetet në Beograd mbështeten te Kina kur bëhet fjalë për investime ekonomike dhe kredi. Ato, gjithashtu, llogarisin në mbështetjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sa i përket kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës. m.p.

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

By: el da
17 July 2025 at 16:44

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar një zyrtar i Katarit.

Sipas mediave të huaja, kjo e çon numrin e fëmijëve të ribashkuar me familjet e tyre gjatë luftës në më shumë se 100 fëmijë.

Ribashkimi është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësimit të Katarit, për të ribashkuar fëmijët me familjet e tyre në Ukrainë dhe Rusi.

Zyrtarët e Katarit do t’i presin fëmijët në ambasadën e Katarit në Moskë dhe do të lehtësojnë largimin e tyre të sigurt.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare dhe të Presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duket se një marrëveshje paqeje është ende larg. m.p.

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

By: el da
17 July 2025 at 16:35

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për të blerë yjet e klasit botëror.

Nico Williams, Florian Wirtz dhe Bradley Barcola, synime publike të rekordmenëve të Bundesligës, rezultuan dështime të merkatos së Max Eberl (drejtor sportiv i Bayern).

Gjithsesi, ka edhe lajme të mira. Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard pritet të largohen nga Arsenal. Të dy janë objektiva të Bayern, edhe pse jo si plan A.

Belgu ka më shumë shanse transferimi, sepse ka vetëm një vit kontratë në Emirates Stadium dhe kushton rreth 23 mln euro. Braziliani, ndërkohë, vlerësohet 55 mln euro.

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

17 July 2025 at 16:30

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe pushtoi Kostandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë Bizantine. Ky ishte një nga episodet më dramatike dhe më paradoksale të historisë mesjetare, pasi një kryqëzatë e shpallur për të çliruar Tokën e Shenjtë përfundoi duke plaçkitur një qytet të krishterë ortodoks.

Pas muajsh tensioni dhe manovrash politike, kryqtarët dhe venedikasit mbërritën në brigjet e Bosforit, me premtimin se do të ndihmonin Aleksin IV Angelos, nipin e perandores Angjelina dhe birin e ish-perandorit Isak II Angelos, për të rimarrë fronin që i ishte rrëmbyer nga uzurpatori Aleksei III Angelos – xhaxhai i tij.

Në emër të kësaj kauze dhe me premtime për shpërblime të mëdha, kryqtarët nisën një ofensivë të përgjakshme kundër qytetit. Pas luftimeve të ashpra dhe një trysnie të madhe morale mbi popullsinë bizantine, Perandori Aleksei III braktisi qytetin dhe u arratis, duke lënë qytetin në duart e pushtuesve perëndimorë.

Kthimi në pushtet i Isak II dhe birit të tij Aleksi IV nuk solli paqe, por përkundrazi thelloi krizën. Aleksi IV nuk arriti të përmbushte premtimet financiare ndaj kryqtarëve, çka çoi në armiqësi të hapur dhe më vonë në plaçkitjen famëkeqe të Kostandinopojës në vitin 1204, e cila shënoi një nga plagët më të mëdha në marrëdhëniet midis Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse.

Ngjarjet e vitit 1203 ishin hyrja drejt këtij kapitulli tragjik, që dobësoi ndjeshëm Perandorinë Bizantine, e cila nuk do ta merrte më veten plotësisht dhe do të binte përfundimisht në duart e osmanëve në vitin 1453.

Nëse dëshiron, mund të shtoj një analizë mbi rolin e Venedikut dhe interesat tregtare që ndikuan në devijimin e Kryqëzatës nga rruga e saj fillestare.

Përgatiti: L.Veizi

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

By: el da
17 July 2025 at 16:27

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la në burg. Ashtu si dhe herë të tjera, kreu i Partisë së Lirisë, shkruan se kjo është një “drejtësi me regji”. Sipas Metës, sistemi gjyqësor është në përgjimin e vazhdueshëm të SPAK-ut.

Ish-Presidenti shprehet se mezi pret që të nisë gjyqi ndaj dosjes së tij dhe të përballet me drejtësinë.

Ilir Meta akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumanin se kanë intimiduar dëshmitarë dhe kanë fshehur prova në hetimin ndaj tij. “Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova. Nuk jam unë që intimidoj dëshmitarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshmitarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS”, shkruan Meta. m.p.

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

By: el da
17 July 2025 at 16:17

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”.

Daja i këtij të fundit, Zeqir Kordhoni, ka kërkuar të pengojë Lapajn për të marrë mandatin, kështu që Lapaj ka kundërvepruar, që mandati t’i kalojë partisë së tij.

Kështu, një tjetër kandidate nga Shqipëria Bëhet ka kërkuar të tërheqë dorëheqjen. Bëhet fjalë për Kleana Xhuvelin, e cila është e 4-ta në listën e mbyllur të qarkut Tiranë, ku me një letër zyrtare i është drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor duke kërkuar të revokojë dorëheqjen nga kandidimi për mandatin parlamentar.

Kleana Xhuveli është kushërirë e Lapajt. Ajo është një nga 12 emrat fiktivë të vendosur në fletën e votimit, që gara të kalonte automatikisht te lista e hapur.

Duke qenë se Shabani e ka shkelur parimin “Kush ka vota më shumë, merr mandatin”, Lapaj ka parë të arsyeshme që mandatin ta kalojë tek anëtarja e partisë së tij. m.p.

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

By: el da
17 July 2025 at 16:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihen gjendja e tyre shëndetësore dhe identiteti.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa hetimet paraprake kanë nisur për të zbardhur motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. m.p.

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

By: Ke Si
17 July 2025 at 16:02

Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. E para në Estoni u barazua me rezultatin 1-1.

Deri tani numri i biletave të shitura për ndeshjen në Tiranë nuk i kalon 1500. Një shifër e ulët, duke marrë parasysh edhe se Partizani ka kërkuar mbështetjen e tifozëve për kalimin e turit.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që numri të rritet ndjeshëm. Kjo pasi duke mos pasur interes të jashtëzakonshëm, biletat mund të sigurohen në çdo sektor dhe tifozët i blejnë në momentet e fundit.

Partizani kthehet në “Air Albania” për një ndeshje europiane pas dy vitesh. Sfida e fundit ishte ndaj Atletik Eskaldes, që u fitua 4 me 1./E.T

Fluks pasagjerësh në Rinas/ Krasniqi: Ky sezon turistik, ndër më të suksesshmit

By: Ke Si
17 July 2025 at 15:51

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi thotë se ky sezon turistik, mund të konsiderohet nga më të sukesshmit.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Krasniqi u shpreh se Shqipëria ka turizëm cilësor dhe ekonomik.

Krasniqi shtoi se vendi ynë mbetet destinacion për të huajt.

“Ky sezon turistik, është një nga më të suksesshmit sa i takon turizmit. Shqipëria vijon të mbetet destinacion për turistët e huaj. Nga jugu në veri, vendi ofron mundësi të ndryshme, për turizëm cilësor, por edhe ekonomik. Shifrat zyrtare flasin për rritje të madhe të turistëve të huaj, në krahasim me vitin e kaluar. Zona e Golemit dhe Durrësit ka fluks më të madh, për shkak edhe të çmimit. Pjesa e Golemit, Velipojës, janë në fokus. Sektori turistik ka nevojë për mbështetje. Ne duhet të kemi mikpritje të mirë, dhe turisti është i gatshëm të paguajë.”, theksoi ai./E.T

Zjarret në vend/ Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

By: Ke Si
17 July 2025 at 15:42

Vatrat më problematike në vend në 24 orët e fundit janë në Dibër, Bulqizë, Mallakastër dhe Vaun e Dejës. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri“ në Report TV, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara theksoi se në këto vatra, shuarja është bërë e vështirë për shkak të terrenit të vështirë dhe zonës së pyllëzuar.

“Është punuar me të gjitha kapacitetet, por terreni i vështirë, masivi i madh i shkurreve dhe pishave kanë bërë që këto zjarre të vazhdojnë me ditë dhe nuk janë vënë akoma nën kontroll.“, u shpreh Cara.

Ai tha se pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit, më shumë se 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut.

Sipas tij, më të rrezikuara nga zjarret janë kryesisht zonat malore dhe kodrinore, por edhe të tjerat. Më të rrezikuara, tha ai, janë, Fieri, Vlora, Lezha e Berati.

Cara tha se është alarmante që sivjet, zjarret kanë filluar të jenë prezente më shpejt sesa vitet e tjera.

“Aty ku kemi të bëjmë me ullinj dhe pranë banesave, zjarret janë kryesisht nga dora e njeriut, një përqindje e vogël janë aksidentale nga banorët që bëjnë pastrimet e parcelave të ullinjve apo arat që kanë. Kryesisht vatrat janë nga dora e njeriut dhe të qëllimshme. Ka një dorë që po e krijon këtë situatë.

Vetëm 24 orët e fundit kemi pasur 30 shfaqje zjarri nga këto 17 vatra aktive. Ndryshimet klimatike bëjnë të sajën, ndikojnë në rritjen e numrit të zjarreve por nëse zjarri nuk vendoset nga dikush, vetë nuk aktivizohet.. Vatrat e zjarrit në 90 përqind apo më shumë është nga dora e njeriut dhe është një gjendje alarmante.

Edhe pse policia e shtetit ka bërë punën e saj dhe shoqëruar disa persona të dyshuar për zjarrvënie, në këtë rast i mbetet drejtësisë të argumentojë nëse janë me qëllim, por prapë komuniteti ka rol të rëndësishëm, i cili më shumë se asnjëherë tjetër na është bashkuar, duke pasur lajmërim të hershëm në menaxhimin e vatrave.

Pasi kanë qenë rreth 30 shfaqje, ku të gjitha vatrat që nuk janë aktive, janë vendosur në kontroll nga vetë komuniteti dhe i ndihmuar nga shërbimi zjarrfikës. Jemi në gjendje alarmante se sivjet zjarret kanë startuar më shpejt se vitet e tjera“, u shpreh ai./E.T

‘Paketa e Maleve’/ Tabaku: Qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët e saj

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:51

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një tjetër reagim për hapjen e thirrjeve për  “Paketë e Maleve”, duke e cilësuar atë si një tjetër formë të vjedhjes së pasurive natyrore dhe të pronave të ligjshme në zonat turistike si Thethi.

“Nuk ka më dyshime. Paketa e Maleve është projekt i vjedhjes me ligj i pronave në zonat malore të Shqipërisë. Në emër të investimeve strategjike, qeveria po shpronëson bizneset e ndershme dhe pronarët që kanë sakrifikuar për ta kthyer Thethin në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit shqiptar,” deklaroi Tabaku.

Sipas saj, në vend që t’u ofrojë lehtësira fiskale për 10 vite, apo të ndihmojë me legalizimin e banesave dhe pronave, qeveria shqiptare ka vendosur t’ua marrë këto të drejtë të ligjshme për t’ua dhënë klientëve të saj politikë, nën petkun e investitorëve strategjikë.

“Ky është një sistem i deformuar, ku përfitojnë vetëm dy kategori: ata që janë të mëdhenj dhe ata që janë afër qeverisë. Të tjerët, njerëzit e zakonshëm, bizneset familjare dhe pronarët legjitimë, janë të përjashtuar nga çdo mundësi zhvillimi,” theksoi Tabaku.

Deputetja demokrate i bëri thirrje qeverisë që të ndalë këtë projekt të abuzueshëm dhe të mbrojë pronarët e ligjshëm dhe trashëgiminë natyrore të vendit.

“Kjo paketë nuk është zhvillim. Është kapje. Është padrejtësi. Dhe duhet të ndalet! Ne kemi detyrimin ta ndryshojmë këtë sistem që shpërblen pakicën dhe shkel shumicën,” përfundoi ajo./e.t

1996 – Shpërthimi tragjik i Fluturimit TWA 800 mbi qiellin e New York-ut

17 July 2025 at 14:40

Më 17 korrik 1996, mbrëmja mbi Long Island u ndriçua nga një shpërthim i tmerrshëm. Një aeroplan i tipit Boeing 747, që sapo ishte ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar “John F. Kennedy” në New York me destinacion Paris, u përplas në oqean vetëm 12 minuta pas nisjes. Ishte Fluturimi TWA 800 dhe në bord ndodheshin 230 persona – pasagjerë dhe ekuipazh – asnjë prej tyre nuk mbijetoi.

Avioni u ngrit në orën 20:19 të mbrëmjes dhe vetëm pak minuta më vonë, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në ajër, duke e copëtuar trupin e avionit dhe përhapur pjesët e tij mbi ujërat e Atlantikut, pranë brigjeve të East Moriches, Long Island. Pamjet e dritave që binin nga qielli dhe zhurma e tmerrshme tronditën banorët e zonës, ndërsa shumë sy të shtangur u drejtuan nga horizonti detar.

Fillimisht, pati dyshime për sulm terrorist, veçanërisht në një periudhë me tensione të larta globale. Por pas një hetimi të gjatë dhe të ndërlikuar, që zgjati katër vjet dhe përfshiu mijëra fragmente të mbledhura nga fundi i detit, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) arriti në përfundimin se shkaku ishte një defekt elektrik në një nga kabllot e sistemit të karburantit në rezervuarin qendror, që kishte shkaktuar shpërthimin e avullit të karburantit.

Pavarësisht konkluzionit teknik, teoritë e konspiracionit – për raketa, sabotim apo mbulim shtetëror – vazhduan të qarkullojnë për vite me radhë, të nxitura nga natyra dramatike e incidentit dhe mungesa e një përgjigjeje të shpejtë në publik.

Tragjedia e Fluturimit TWA 800 mbetet një nga aksidentet më të rënda ajrore në historinë e SHBA-së, dhe solli ndryshime të thella në standardet e sigurisë së avionëve, sidomos në dizajnin e rezervuarëve të karburantit dhe sistemet elektrike. Për familjet e viktimave, plagët nuk u mbyllën kurrë, por kujtimi i të dashurve të tyre jeton në memorialin që sot qëndron në brigjet e Atlantikut, atje ku dikur qielli u ça nga një flakë.

Nëse dëshiron, mund të shtoj edhe ndikimin që pati kjo ngjarje në industrinë ajrore apo mënyrën si u përballën autoritetet me përhapjen e teorive alternative.

Përgatiti: L.Veizi

Kufiri i pataksueshëm, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni drejt Shqipërisë!

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:40

Udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal.

Mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve, ose mallrat për dhurata.

Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim (pa përfshirë këtu produktet e duhanit dhe alkolit) është sipas vlerës ekuivalente në lekë të shumave, si më poshtë:

Udhëtarët në rrugë tokësore:

300 euro për çdo udhëtar

Udhëtarët në rrugë ajrore ose në rrugë detare:

430 euro për çdo udhëtar

Për udhëtarët nën 15 vjeç:

150 euro

Gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Shqipërisë, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.

Autoritetet doganore mund t’i kërkojnë udhëtarit që të tregojë të gjitha mallrat që transporton.

KUJDES!

Për mallrat me natyrë jo tregtare në bagazhin e udhëtareve që e tejkalojnë kufirin e pataksueshëm nga detyrimet doganore të importit, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet procedurës së Deklarimit të thjeshtuar.

Gjithashtu përjashtohen nga pagesa në import për:

a) konsum personal produktet e duhanit për sasitë:

200 cigare;

100 cigarillo;

50 puro;

250 gramë duhan

b) konsum personal i alkoolit dhe pijeve alkoolike për sasitë:

1 litër alkool dhe pije alkoolike me fortësi alkolike më të lartë se 22% ndaj volumit, ose alkool etilik i padenatyruar me fortësi alkoolike 80% ndaj volumit dhe më shumë;

2 litra alkool dhe pije të distiluara me fortësi alkoolike që nuk e kalon 22% ndaj volumit. Secila sasi e specifikuar në shkronjat “a” dhe “b”, përbën 100 % të përjashtimit total për produktet e alkoolit dhe pijeve alkoolike.

2 litra verë pa gaz dhe 10 litra birrë.

Për një udhëtar, përjashtimi mund të zbatohet për çdo kombinim të produkteve të alkoolit dhe pijeve alkoolike me kushtin që totali i sasisë (përqindjes) së përdorur nga individi të mos kalojë 100%.

c) konsum personal i kafes për sasinë:

3 kg

KUJDES! Udhëtarët nën moshën 17 vjeç nuk përfitojnë përjashtim për produktet e duhanit dhe alkoolit

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të ri

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:30

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit.  Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, i cili do të mundësonte zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe të nënkryetarëve.

Subjektet politike nuk ofruan propozim, duke sjellë kështu një tjetër dështim në procesin e konstituimit të Kuvendit.  Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 47 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por kjo kandidaturë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera parlamentare./E.T

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:25

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri.

Bin Zayed u përcoll në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama.

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, shkruan Rama në Facebook krahas fotos të publikuar në facebook. /e.t

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:20

Presidenti ukrainas i ka ngarkuar qeverisë së re detyrën e mbikëqyrjes së kontratave të mbrojtjes në fuqi, si pjesë e një përpjekjeje për të prodhuar 50% të armëve dhe pajisjeve fushore të vendit në vend.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se do të nënshkruhen marrëveshje të paspecifikuara në të ardhmen me Shtetet e Bashkuara.

Në një paraqitjeje në parlament të hënën për të riformatuar qeverinë e tij, ai tha se  këto marrëveshje do ta forconin vendin e tij.

Presidenti ukrainas po ashtu tha se do t’i jepte qeverisë së re kontrollin mbi kontratat e mbrojtjes, si pjesë e një shtytjeje për të prodhuar 50 përqind të armëve dhe pajisjeve fushore të vendit në Ukrainë.

Parlamenti me 450 vende i Ukrainës miratoi sot emërimin e Yulia Svirydenkos si kryeministre, me 262 vota pro.

Svirydenko, e cila u propozua nga vetë presidenti ukrainas, pason Denys Shmyhal, i cili paraqiti dorëheqjen e tij si kryeministër të martën si pjesë e një riorganizimi të qeverisë. /e.t

Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:11

Një kamion i madh që transportonte qumësht u përmbys në Columbia County, New York.

Si pasojë, ky aksident thuhet se ka shkaktuar një “lumë qumështi”.

Zyrtarët lokalë thanë se aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Gahbauer Road me Rrugën Shtetërore 217 në Claverack.

Ndërkohë bëhet e ditur se shoferi i kamionit u dërgua për kontrolle në Qendrën Mjekësore në Albany.

Në vendngjarje ndërhynë Policia Shtetërore e New Yorkut, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe zjarrfikësit lokalë për pastrimin e zonës.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit./e.t

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:10

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.

Në një reagim nga qelia në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se kjo është një “drejtësi me regji”.

Sipas Metës, sistemi gjyqësor është në përgjimin e vazhdueshëm të SPAK-ut.

Ish-Presidenti shprehet se mezi pret që të nisë gjyqi ndaj dosjes së tij dhe të përballet me drejtësinë.

Ilir Meta akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumanin se kanë intimiduar dëshmitarë dhe kanë fshehur prova në hetimin ndaj tij.

Reagimi i Ilir Metës:

Asnjë zhgënjim nga telenovela “Drejtësi me Regji”.

Falenderim për avokatin e paepur, z. Kujtim Cakrani, që ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë dhe as integritet për të treguar në respekt të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të ligjit.

Por avokati ka parimin që edhe muret dëgjojnë, ndaj e falenderoj edhe njëherë për frymën e harxhuar, e cila sidoqoftë është regjistruar për arsye të shterimit të të gjithë procedurave të brendshme, të një sistemi gjyqësor që është nën përgjimin permanent të SPAK-ut, i cili afërmendsh urdhrat dhe akuzat i merr nga tribuna e Asamblesë së PS-së.

As kanë patur ndonjë provë, as kanë gjetur ndonjë provë, as kanë shans të shpikin ndonjë provë, pavarësisht nga provokimet e shëmtuara edhe këtu te 313-ta.

Sado t’i zvarrisin hetimet, sado të fshehin prova që rrëzojnë të gjitha mashtrimet e tyre, përballja është e pashmangshme dhe ne mezi presim të nisi gjykimi, që e gjithë Shqipëria edhe bota ta dijë se kush janë ata që dinë anglishten e Charles McGonigalit, i cili bashkë me Edi Ramën dhe Altin Dumanin, regjistruan që në Dhjetor 2019 çështjen CEZ-DIA për të më shantazhuar dhe hetuar mua si President i Republikës, çështje e gjykuar në Shqipëri dhe në Arbitrazhin e Vjenës, në kulmin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.

Nuk jam unë që rrezikoj provat, por janë ata që kanë fshehur prova.

Nuk janë unë që intimidoj dëshimtarë, por janë ata që kanë intimiduar dhe rekrutuar dëshimtarë, dhe që me shantazhe i kanë konvertuar në përkrahës të PS.

Kjo është një përballje që ne do ta fitojmë në emër të të gjithë shqiptarëve që paguajnë sot shumë shtrenjtë për drejtësinë, që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe as me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Shumë qartë këtë e kanë kuptuar së fundmi banorët e Thethit, por shumë më qartë do ta kuptojnë të gjithë shqiptarët në të ardhmen.

Ilir Meta dhe Partia e Lirisë do të jenë gjithmonë në anën e shqiptarëve, në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit, kundër mercenarëve shqipfolës që kanë vetëm një projekt, shpopullimin e Shqipërisë.

Meqënëse disa nga këto qëndrime i keni dëgjuar më përpara, mos përtoni të lexoni lajmin e freskët se si 270 milion euro të USAID u përdorën nga sorosistët për kapjen e sistemit të drejtësisë./E.T

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:07

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me tensionin.

Mësohet se zyrtarit po i kryen analizat e nevojshme për të konstatuar gjendjen shëndetësore të tij.

E kanë shoqëruar 30 policë dhe kanë nxjerrë pacientet e tjerë nga dhomat, për arsye sigurie./E.T

Pse dashuria nuk zgjat? Frojdi zbulon gabimin që gratë e bëjnë vazhdimisht

By: Ke Si
17 July 2025 at 14:00

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, ka lënë pas shumë citate dhe ide që edhe sot, më shumë se një shekull më vonë, na bëjnë të reflektojmë mbi marrëdhëniet dhe mënyrën si e kuptojmë dashurinë

Në një rast, ai dha një këshillë të thjeshtë, por të fuqishme për gratë që zgjedhin një partner me të cilin planifikojnë të kalojnë pjesën tjetër të jetës.

“Gruaja nuk duhet ta dobësojë një mashkull, por ta relaksojë”, ka thënë Frojdi, duke treguar gabimin klasik të shumë grave që përpiqen ta “ndryshojnë” ose “zbusin” partnerin e tyre.

Sipas tij, shumë gra e lidhin dashurinë me idenë se partneri duhet të formësohet sipas pritshmërive të tyre, të bëhet më ambicioz, më i fortë, më i motivuar. Por një burrë që duhet të motivohet me zor, nuk është gati për të “pushtuar botën” apo për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme. Përpjekjet e vazhdueshme për ta ndryshuar, vetëm sa lodhin dhe i bëjnë marrëdhëniet të tensionuara.

Këshilla e Frojdit për gratë?

Zgjidhni dikë që rrezaton energji dhe stabilitet vetë, pastaj thjesht mbështeteni në mënyrë diskrete. Një burrë që ndihet i qetë, i relaksuar dhe i pranuar, do të japë shumë më shumë. Sipas Frojdit, “Ai do të bëjë tri herë më shumë për ju, nëse nuk i bëni presion.”

Ekspertët modernë të marrëdhënieve shpesh pajtohen me këtë ide. Ata theksojnë se kur dikush ndjen presion të vazhdueshëm për të ndryshuar, krijohet distancë emocionale. Përkundrazi, pranim dhe mbështetje e butë janë çelësi që një partner të lulëzojë vetë, pa imponim.

Në fund të fundit, dashuria nuk është projekt për t’u riparuar, por një hapësirë ku të dy ndihen të sigurt dhe të lirë për të dhënë më të mirën e tyre. Dhe kjo është këshilla që mbetet e vlefshme edhe sot, mbi 100 vjet pas Frojdit.

“A mendoni se Frojdi kishte të drejtë?”

❌
❌