Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Gazeta Fjala

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

By: el da
27 July 2025 at 17:53

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali i Zi duhet të mendojë nëse ka më shumë dëm apo dobi nga fakti që Kotori është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Radunoviq më 24 korrik tha se mund të organizohet një referendum për qytetarët e Bokas lidhur me këtë çështje.

Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike. Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.

“Do të bëjmë çfarë duhet. Perla do të mbetet perlë”, tha kreu i Kotorit, Vladimir Jokiq.

Deklarata e Radunoviqit erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në korrik në Paris, ku u vlerësua se ka pasur përkeqësim serioz të ruajtjes së zonës natyrore dhe historiko-kulturore të këtij qyteti.

U hap gjithashtu mundësia që Kotori të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.

Malit të Zi iu kërkua vendosja e një moratoriumi mbi projektet ndërtimore në zonën e mbrojtur, që përfshin pjesë të komunave Kotor, Tivat, Herceg Novi dhe Cetinje.

“Duhet të mendojmë nëse na sjell më shumë dobi të jemi në UNESCO apo më shumë përfitim nëse mund të ndërtojmë. Këto janë dëme të mëdha”, tha Radunoviq.

Ai shtoi se duhet hapur një debat publik mbi statusin e Kotorit.

“Dhe të shpallet një referendum për qytetarët e Bokas që të shihet çfarë do të bëhet më tej dhe nëse duhet ende të jemi në UNESCO”, shtoi ai. m.p.

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

By: el da
27 July 2025 at 17:42

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive, kjo për shkak që ata dështuan të kryejnë këtë obligim brenda afatit 30-ditor.

Masa do të zgjasë deri më tetë gusht e deri në atë kohë, të zgjedhurit për legjislaturën e nëntë nuk do të mund të mblidhen në parlament. Njohësit presin që më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese të qartësojë edhe se si do të veprohet tutje.

Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Unë besoj që nëse Gjykata nuk do të ketë gati vendimin, gjasat janë të mëdha që Gjykata të vendosë edhe një herë masë të përkohshme edhe për një periudhë tjetër, derisa të dalë vendimi”.

Njohësit shtojnë se gjasat janë shumë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje pas datës tetë gusht.

Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Kur dështimi e tejkalon afatin 30-ditor, besoj që kjo është pjesa ku Gjykata duhet të sqarojë se vendi shkon në zgjedhje, qoftë me dekret të presidentes apo në këtë rast me aktgjykim që do ta përcaktonte një gjë të tillë e do ndiqej si precedent”.

Krahas shkuarjes në zgjedhje, pritet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë se nuk lejohet ndërrimi i mënyrës së votimit në mes të procesit e pasojat juridike me të cilat do të përballen deputetët që nuk arritën të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit. m.p.

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

By: el da
27 July 2025 at 17:31

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po thellohet çdo ditë e më shumë në enklavën palestineze. Izraeli njoftoi se kishte nisur zyrtarisht hedhjen ajrore të ndihmave që të shtunën, më 26 korrik, ndërsa vendet e rajonit po kontribuojnë gjithashtu në këtë operacion.

Për herë të parë pas disa muajsh, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe realizuan një mision të përbashkët ajror, duke hedhur rreth 25 tonë ndihma në Rripin e Gazës. Sipas një burimi zyrtar jordanez, kjo ndërhyrje vjen pas një pauze të gjatë në dërgimin e ndihmave përmes ajrit.

Pamje nga terreni tregojnë dhjetëra palestinezë të mbledhur me shpresën për të marrë ndihma jetike. Megjithatë, shumë prej tyre nuk arritën të përfitonin asgjë, duke shtuar zhgënjimin dhe zemërimin e banorëve.

“Që nga ora 6 e mëngjesit nuk kemi ngrënë as pirë gjë. Nuk morëm ndihma nga kamionët, pastaj na thanë se do të hidheshin ndihma nga avionët, por edhe prej tyre nuk na erdhi asgjë”, thotë për Reuters Massad Ghaban nga Beit Lahiya. m.p.

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

By: el da
27 July 2025 at 17:26

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer tashmë të kolumbianit nga Liverpool për 75 mln euro.

Mediat gjermane kanë nisur analizat: a është më mirë apo më dobët se vitin e shkuar? Padiskutim që më mirë, edhe pse jo numerikisht. Bayern ka humbur dyshen Muller-Sane me parametra zero. I pari ishte në fund të karrierës dhe jo me rendimentin e mëparshëm. I dyti, ndërkohë, ka dy vite që nuk performon sa duhet.

Luis Diaz, edhe pse i blerë shtrenjtë, është rritje në cilësi. Bayern ka një super lojtar në krahun e majtë të sulmit dhe pritet shumë prej tij. m.p.

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

By: el da
27 July 2025 at 17:15

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.

Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë.

Report TV mëson se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një pageë në moment kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim.

Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5 vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.

Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.

Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.

Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta. m.p.

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

By: el da
27 July 2025 at 17:07

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga çdo lagje e Tiranës. Rama theksoi se ky aksion do të vijojë sa të jetë e nevojshme.

‘Këto janë pamje nga çdo lagje e Tiranës dhe kujt ankohet po këtu pse jo e po aty pse jo, i them kjo punë sapo ka nisur dhe nuk do të jetë as një javë as një muaj, po do të vijojë sa të jetë nevoja; jo vetëm në Tiranë dhe jo vetëm me prishjet, po edhe me risistemime”, shkroi Rama krahas fotove. m.p.

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

By: el da
27 July 2025 at 16:57

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë.

Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali u-albania. Në këtë platform kanidatët për studentë do të gjejnë të gjitha informacionet dhe ofertat e reja akademike nga shkollat e larta.

Brenda 6 ditësh do të duhet të përzgjedhin 10 degë për studimet e larta. Në 10 vjet të funksionimit të portalit U-Albania, drejtori i Rrjetit Akademik, Arjan Xhelaj tregon rrugën se si duhet të veprojnë maturantët në formularin A2.

Por çfarë ndodh me aplikimin nëse të rinjtë janë me pushime apo jashtë të vendit? Në formularin A të rinjtë kanë mundësi të aplikojnë deri në 10 degë. Por çfarë këshillojnë specialistët për ta? Pas procesit të aplikimit në formularin A2, universitetet përpunojnë të dhënat e maturantëve duke shtuar edhe rezultatet e konkursve për ato dege që i aplikojnë.

Në fund të gushtit nis shpallja e kandidateve fitues për të nisur më pas regjistrimet siaps raundeve në 40 institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat. m.p.

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

By: el da
27 July 2025 at 16:41

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të regjistrojë në La Liga, dy transferimet e bujshme, Joan Garcia dhe Marcus Rashford.

Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë shitjen e Gerard Martin, zbulimin e sezonit të kaluar në krahun e majtë. 23-vjeçari bëri paraqitje shumë të mira, në një pjesë shumë vendimtare të sezonit, duke zëvendësuar në mënyrë perfekte Alejandro Balde-n, i dëmtuar.

Megjithatë, pozicioni i tij në ekip është dobësuar këtë verë për shkak të daljes në skenë të të riut Jofre Torrents, i cili ka lënë një përshtypje të fortë në parasezon. “El Nacional” raporton se Flick preferon më shumë të riun Jofre Torrents, ndaj po mendohet shitja e Gerard Martin, gjithmonë nëse vjen oferta e duhur.

Barcelona e vlerëson të paktën 15 milionë euro mbrojtësin e ri dhe në marrëveshje do të përfshihet një klauzolë riblerje. Po ashtu, Barcelona do të mbajë dhe një % në rast shitjeje të tij në të ardhmen. Deri tani nuk ka ende oferta konkrete, por katalanasit janë të hapur për largimin e Gerard Martin. m.p.

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

By: el da
27 July 2025 at 16:39

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas për zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.

Rastet janë evidentuar në zona të mbrojtura si Mali me Gropa (Tiranë), si dhe në qarqet Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kurbin, Dibër dhe Belsh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka urdhëruar shtimin e masave parandaluese dhe hetimore, duke kërkuar kujdes maksimal nga qytetarët. Policia paralajmëron ndëshkime të rrepta për çdo zjarrvënie që rrezikon jetën, mjedisin dhe pasuritë. m.p.

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

By: el da
27 July 2025 at 16:25

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ishte jashtë orarit të punës dhe së bashku me një person tjetër me të cilin ishte në tavolinë grushtuan kamarierin, pasi ky i fundit kishte shtuar një shishe ujë në faturën e tyre.

Një një postim në rrejte sociale, kreu i qeverisë Rama ka theksuar se pezullimi i Ardian Isufi është vetëm masa e parë ndëshkuese dhe kërkon përjashtimin e menjëhershëm e pa kthim të këtij efektivi nga radhët e policisë, si edhe ndjekjen e tij penale

“Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.

*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh”-shkruan Edi Rama. m.p.

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

By: el da
27 July 2025 at 15:59

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet ’90 të “Djajve të kuq”. Sipas tij, trajneri legjendar Sir Alex Ferguson kishte një të preferuar.

Ai ka deklaruar se Eric Cantona merrte një trajtim të veçantë nga Ferguson.

“Cantona ishte më shumë se thjesht i preferuari i trajnerit. Kishte momente që dukej si djali i humbur që Ferguson kishte kërkuar gjatë jetës”.

“”ric trajtohej ndryshe. Dukej paksa qesharake, por ne ishim të kënaqur, sepse Eric ishte fenomenal”.

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

By: el da
27 July 2025 at 15:44

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesë.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë. 55-vjeçari dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. m.p.

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

By: el da
27 July 2025 at 15:32

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe që nuk ndryshon dot më.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me klubin belg dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Nuk shkojmë më shumë se kaq”, ka deklaruar drejtori sportiv i “Djallit”.

Oferta e parë e Milanit ishte 32.5 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Kjo e fundit shkoi në 33.5 milionë euro, me bonuse që e çojnë gjithsej ofertën në 35 milionë euro.

Belgër javën e kaluar theksuan se çmimi i kërkuar për Jasharin është 40 milionë euro, por pritet ta pranojnë ofertën. m.p.

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

By: el da
27 July 2025 at 15:31

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe mbesa e tij shtetasja S. P., 18 vjeçe.

Po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./e.t

Dritë shprese mbi Gaza/ Emiratet e Bashkuara dhe Jordania fillojnë dërgimin e ndihmave

By: el da
27 July 2025 at 15:20

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri hedhjesh raketash nga ajri mbi Gazën.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar sot (e diel) një “pauzë taktike lokale” në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, me qëllim lehtësimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile. Sipas deklaratës zyrtare, pauza do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 20:00 çdo ditë, deri në një njoftim të dytë.

Banorët e Gazës i kanë mirëpritur raportet për një pauzë të përkohshme humanitare që lejon hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve në enklavën e rrethuar, por shumë thonë se ndihma duhet të jetë fillimi i një zgjidhjeje më të gjerë dhe të qëndrueshme për krizën që po thellohet.

Për muaj të tërë, popullsia e Gazës prej më shumë se dy milionë banorësh është përballur me mungesa ekstreme të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve bazë mjekësore, ndërsa bombardimet dhe mbylljet e kufijve e kanë ndaluar jetën e përditshme./e.t

Arrestimi dhe rënia e Maximilien Robespierre: fundi i një tiranie në emër të Revolucionit

27 July 2025 at 15:15

27 korrik 1794

Më 27 korrik 1794 (9 Thermidor sipas kalendarit revolucionar francez), Maximilien Robespierre – një nga figurat më të fuqishme dhe më kontradiktore të Revolucionit Francez – u arrestua nga Konventa Kombëtare. Kjo shënoi fundin dramatik të një periudhe të errët dhe të përgjakshme në historinë franceze, të njohur si Mbretërimi i Terrorit.

Avokat dhe orator brilant, Robespierre ishte një nga ideologët më të zjarrtë të revolucionit dhe një përkrahës i flaktë i Virtytit Republikan, të cilin ai e lidhte ngushtësisht me Terrorin si mjet për të ndërtuar një shoqëri të pastër e të drejtë. Por në praktikë, ai e shndërroi drejtësinë revolucionare në një aparat vdekjeje. Si anëtar i Komitetit të Shpëtimit Publik, ai u bë arkitekti i një regjimi që përdori gijotinën për të eliminuar kundërshtarët realë dhe imagjinarë të Revolucionit.

Historianët llogarisin se nën ndikimin dhe urdhrat e tij, gjatë viteve 1793–1794 u ekzekutuan mbi 17,000 vetë – “armiq të Revolucionit”, shpesh pa gjyq të drejtë. Të gjithë, nga fisnikët e mbetur te revolucionarët rivalë, përfundonin në sheshin e gijotinës.

Por më në fund, Terrori nisi të përpinte edhe vetë krijuesit e tij. Frika, pasiguria dhe arbitrariteti që shoqëronin sundimin e Robespierre i shtynë deputetët e Konventës Kombëtare të bashkoheshin kundër tij. Mëngjesin e 27 korrikut 1794, ata e shpallën “të jashtëligjshëm”, dhe urdhëruan arrestimin e tij dhe aleatëve të tij më të afërt, përfshirë Louis Antoine de Saint-Just dhe Georges Couthon.

I vetëdijshëm se fundi ishte afër, Robespierre u përpoq të vriste veten me pistoletë, por vetëm u plagos rëndë në nofull. I mbuluar në gjak dhe i paaftë për të folur, ai u mbajt gjallë për të përballur gijotinën.

Më 28 korrik 1794, vetëm një ditë pas arrestimit, Robespierre dhe 21 bashkëpunëtorë të tij u ekzekutuan në Sheshin e Revolucionit, përpara një turme që, këtë herë, nuk brohoriste me entuziazëm, por shihte në heshtje fundin e një njeriu që kishte mbjellë vdekje në emër të dritës.

Rënia e Robespierre shënoi fundin e Mbretërimit të Terrorit dhe fillimin e një faze të re më të moderuar në Revolucionin Francez – një fazë që do të përgatiste terrenin për ngjitjen e një figure tjetër dominuese: Napoleon Bonaparte.

Historia e tij mbetet një paralajmërim i fuqishëm: kur drejtësia vihet në shërbim të fanatizmit, ajo mund të kthehet në një formë tjetër tiranie.

Kërcënoi me thikë familjen e ish-kandidates së PD, policia shpall në kërkim të riun

By: el da
27 July 2025 at 15:11

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim të riun 21-vjeçar, të identifikuar si Mariglen Bajrami, i cili u denoncua nga ish kandidatja per deputete të PD në Sarandë, Matilda Qurku se i kishte kërcënuar me thikë familjarët.

Policia thote se 21-vjeçari akuzohet për “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Nga hetimet paraprake rezulton se i riu ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjet, duke i shkaktuar dëme automjetit që ky i fundit po drejtonte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Sarandës dhe pamjet e saj janë publikuar edhe në rrjetet sociale”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi: 

Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin, shpallet në kërkim 21-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Denonciomi

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku. I riu, Mariglen Bajrami, dyshohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal me familjarët, përpara se t’i afrohej babait të Matilda Qurkut duke mbajtur një thikë të fshehur pas shpine.

Momenti është fiksuar në video dhe i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim të riun.

“E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar”, shkruan në Facebook, Matilda Qurku.

Postimi i Matilda Qurkut

Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.
Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.
U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.
Kur nipi pa armën, i thotë:
“Jepi gaz se ka armë!”
Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:
“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”
Babai im ishte shumë pranë agresorit.
Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.
Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.
Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.
Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.
Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:
“Na ndihmo, po na vret!”
është diçka që s’do ta harroj kurrë.
Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.
E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.
Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:
SIGURI dhe DREJTËSI.
👉Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin
👉Mbrojtje për familjen time.
👉Zbatim të ligjit për të gjithë.

Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –
jo për të bërë zhurmë,
por për të treguar të vërtetën.
P.S:
Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit./e.t

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Vlorë, rrëfehet kamarieri 18-vjeçar

By: el da
27 July 2025 at 15:00

Eshte zbardhur dëshmia e kamarierit 18-vjeçar të dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës.

I riu tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, teksa ai po shërbente si gjithmonë. Sipas tij, Oficeri i Policisë, së bashku me një tjetër person, e dhunuan pa ndonjë arsye të fortë.

Ai tregoi se u godit me gryshta e shpulla në fytyrë dhe qafë, teksa shtoi se i pranishëm në vendngjarje ishte edhe menazheri i lokalit.

Kujtojmë se Oficeri i pezullua përkohësisht nga Policia, derisa të sqarohen plotësisht detajet e ngjarjes.

“Erdhën dy zotërinj u ulën në tavolinë, porosinë e mori dikush tjetër dhe thjesht më thanë çfarë duhet të çoja. Porosia ishte një shishe ujë e madhe, një e vogël dhe një makiato.

Nuk e donte njërin ujë. Më tha hiqe ujin dhe i thash ok, vetëm mos shaj e ofendo, sepse edhe ai tjetri pa dashje e ka bërë. Vijnë të dy burrat nga 40 vjeç e sipër më ndoqën deri në banak. I thash të lutem mos kap me dorë. Ishte edhe menaxheri.

Më goditi një herë me shpullë dhe dy herë me grushte. Për një bidon ujë godet tjetri, në fytyrë dhe qafë. Më hodhi edhe syzet mirë që nuk mi theu. Sapo i kam mbushur 18-vjeç”, tha kamarieri./e.t

“Keqkuptimi fatkeq i Macron mbi rendin botëror!”

By: el da
27 July 2025 at 14:49

Nga Edvin Kulluri

Brënda pak muajsh presidenti francez Emanuel Macron është përplasur dy herë me udhëhëqjen e re amerikane lidhur me dy konfliktet që kanë ndezur botën. Atë Ukrainë-Rusi dhe Hamas-Izrael. Herën e parë me rikthimin e Trump në zyrën Ovale, në kohën kur presidenti amerikan nisi përpjekjet për të ulur Zelensky-n në tryezë negociatash, Macron riktheu retorikën e mbështetjes së Ukrainës për të mundur ushtarakisht Rusinë. Si një remineshëncë e tezës së tejkaluar tashmë liberale-globaliste që synonte  përhapjen e  demokracisë dhe tregut të lirë në Kinë dhe Rusi, Macron insistonte se Rusia duhej mundur me cdo cmim, meqënëse nuk e përqafuan perëndimin me paqe. Në atë kohë zëvendës presidenti Vance, I kujtoi Macron se po të mos ish për SHBA, evropa do fliste gjermanisht. C’ka nënkuptonte se ishin pikërisht amerikanët që mundën gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore. Për hir të së vërtetës me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.

Rasti dytë që është edhe më sfidues, ishtë deklarata e Macron pas tërheqjes së amerikanëve nga negociatat mes Izraelit dhe Hamas-it, se Franca do të njohë shtetin palestinez. Deklaratë të cilës Trump ju përgjigj duke thënë se “Macron është djalë I mirë, por deklaratat e tij janë pa peshë”. Dhe me fjalën “pa peshë”, Trump ka parasysh “fuqinë”,  që në marrëdhëniet ndërkombëtare në pikëpamjen realiste apo konservatore është parim themelor. E sidomos kur rendi I ligjit ndërkombëtar suprimohet nga forca ose sic e thotë me fjalë të tjera Hobbes tel Levatiani, kaosi që therrët nevojën për fuqi hegjemonike. Gjë që Franca nuk e ka që nga Bonaparte, I cili drejtonte një perandori. Që nga Lufta e Dytë Botërore, bota perëndimore ka vetëm një supërfuqi apo quasi perandori, SHBA. Kaq.

Por në të dyja rastet ka më shumë lëndë se “fuqia” për të diskutuar pafuqinë e Francës së Macron në arenën ndërkombëtare. Natyrisht që Franca është një vend I rëndësishëm dhe me peshën e vetë të padiskutueshme, por nga ky status tek sfidimi I SHBA në cështjen e Ukrainës dhe Palestinës, qëndron një hendek I pakapërcyeshëm, që nuk tejkalohet vecse me nostalgjinë e një perandorie që nuk është më! Së pari, Macron nuk sheh që pas krahëve të tij opinioni publik si në evropë e amerikë nuk është I gatshëm të hyjë në një luftë për 20% të territorit ukrainas të pushtuar nga Rusia. Së dyti, shumica e qeverive të BE dhe NATO-s nuk janë të gatshëm për këtë skenar. E aq më keq, mjafton që vetëm administrata amerikane mos të jetë dakort, që retorika e Macron të mbetet vecse retorikë dhe asgjë më shumë. Por lufta mund të nisë me fjalë, por fitohet më armë!

Por akoma më konfuz qëndrimi francez bëhet në rastin e konfliktit Izrael-Palestinë. Konflikt që nisi me sulmin e Hamas në 7 tetor të 2023, me 1300 viktima civile izrealite. Sulm I nxitur qartazi nga rregjimi I Ajatollahëve iranianë, si sfidë e boshtit Kinë-Rusi-Iran ndaj rendit botëror të dominuar nga SHBA. Natyrisht që reagimi I Izraelit ka qënë c’proporcional, por për shkak se edhe fuqia e Izraelit nuk është proporcionale me atë të Hamas-it. Biles bashke me atë të Hezbollahëve, Houthit, Asadit e Iranit bashkë. Gabimi I dytë, ka të bëjë se cilin shtet të Palestinës do që të njohë Macron? Pasi situata në Palestinë është e paqartë politisht dhe institucionalisht për verdikte kaq të qarta në dukje të presidentit francez. Në Bregun perëndimor drejton Autoriteti Palestinez që nuk as gisht e as lidhje me ngjarjen e 7 tetorit. Ndërsa në Gaza ku dhe po konsumohet konflikti, drejton Hamas që është përcaktuar si organizatë terroriste. Ndaj ky konflikt që sipas Izraelit do mbyllet me shkatërrimin e Hamas që ende mban peng dhjetëra shtetas izraelit, nuk nevojë të zgjidhet nga konfuzioni francez që mesa duket u ringjall nga nevoja për protagonizëm të pajustifikuar e jo shume të arsyeshëm. Se sa për fuqi, Macron nuk duhet të harrojë se avionët  francez mbetën pa karburant në fluturim, në konfkiktin libian të pranverës arabe. E ishin pikërisht avionët cisternë amerikanë që I furnizuan në ajër duke mos lejuar kthimin e sulmit mbi Gadafin në parodi ish perandorake.

2300 vite më parë Tuqididi, ose teoricieni I parë I marrëdhënieve ndërkombëtare, në librin e tij “Historia e Luftës së Peloponezit shkruante se “vendet e mëdha bëjnë atë që duan, ndërsa të vegjlit atë që duhet”. Ndaj roli I shteteve në konflikte apo arenën ndërkombëtare është I lidhur pandashëmrisht me fuqinë. E për sa kohë që, që nga kriza e kanalit të Suezit të 1956, Anglia dhe Franca pa SHBA nuk gjetën dot zgjidhje, duhet të ishte e qartë se perandoritë e dikurshme duhet të pranonin realitetin e ri. Fuqia hegjemonike perëndimore janë SHBA. Nostlagjitë, dëshirat apo ëndrrat intelektuale të “paqes së përhershme të Kantit”, janë thjeshtë iluzione por jo mekanizma në zgjidhje konliktesh apo vendosje rendesh nderkombëtare.

Tronditëse në Lezhë, babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

By: el da
27 July 2025 at 14:33

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Në pranga është vënë shtetasi, B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra” të këtij qyteti.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe”, bëri me dije policia./e.t

❌
❌