Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 August 2025Opinion.al

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

By: e xh
10 August 2025 at 10:57

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është dhunuar nga disa persona, gjatë një dasme mbrëmjen e 8 gushtit në Prishtinë.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, Shpat Kasapi ishte ftuar të këndonte në një dasmë, por vonesa e tij u bë shkak që ahengu të kthehej në një skenë dhune.

Së fundmi këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale pas shqetësimit të fansave të tij, ku shprehet se është mirë me shendët dhe se gjithçka ishte një keqkuptim me dasmorët, pa treguar më shumë detaje.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë zotit ju lutem mos e egzagjeroni lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia, e cila tha se të lënduar nga ky incident mbetën Shpat Kasapi, rreth 40 vjeç, dhe Albin Kasapi, rreth 47 vjeç. Të dy kanë deklaruar se janë sulmuar nga tre persona: Feim Kicaj 62 vjeç, Bledar Kicaj 36 vjeç dhe Blerim Kicaj 29 vjeç.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, sipas policisë.

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, në pranga një person

By: e xh
10 August 2025 at 10:53

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona mbetën të plagosur rëndë.

Sipas hetimeve, shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., i cili është larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve procedurale është bërë i mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 45 vjeç, banues në Itali, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Çmimet e larta, Rama paralajmëron industrinë e turizmit

By: e xh
10 August 2025 at 10:44

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane 2.0 që do të zgjasë përgjatë gjithë mandatit të ri.

Kreu i qeverisë iu bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në evidentimin e ndërtimeve zaptuese duke shkruajtur në platformën “Hapësira ime publike”.

“Platforma “Hapësira ime publike” do të mund të denoncoi cdo gjë të tillë për të identifikuar më shumë, por edhe ata që mbyllin sytë. Kryeministri nuk bën punën e drejtorëve, por për të shkundur ata që nuk bëjnë punën. Godina pa leje përgjithësisht nuk ka. Ato që janë ose janë sekuestruar ose do të sekuestrohen dhe konfiskohen. Kemi sekuestruar një godinë në Vlorë në shkelje të parametrave, jemi në proces me dy a tre të tjera. Rilindja Urbane 2.0 do të zgjasë 4 vjet dhe do të zgjasë 4 vjet nuk është aksion. Nuk e linim dot në dimër”, tha Rama.

Kryeministri Rama nuk la pa përmendur dhe sezonin turistik, që sipas tij po has në disa problematika për shkak se një pjesë e industrisë të këtij sektori nuk po mendon strategjikisht. Rama paralajmëroi hapa radikale në këtë sektor duke nisur nga viti i ardhshëm.

“Duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon strategjikisht, por po mendon kap ca të kapësh. Po mendon sot për nesër. Nëse sot vendos çmime që do të hapin me shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjtë në Shqipëri. Kemi bërë një hap të madh me plazhet dhe vitin e ardhshëm do të ndërmarrim hapa radikale. Pushteti vendor do të ngrihet në një nivel tjetër”, tha kreu i qeverisë.

Lezhë/ Autor i disa vjedhjeve, arrestohet 25-vjeçari

By: e xh
10 August 2025 at 10:29

Një 25-vjeçar autor i disa vjedhjve në lokale, restorante e agjenci udhëtimi ka rënë në prangat e policisë së Lezhës. I riu është identifikuar si Françesko Doçi banues në Laç.

Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një 26-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor i 25-vjeçarit. Gjatë kontrollit të kryer uniformat blu i gjetën dhe i sekuestruan Françesko Doçit edhe një sasi kokaine.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:

F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.

Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i:

disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave;

tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës;

disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit:

M. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.

Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Rama: Ai që ndërton pa leje nuk do e gëzojë

By: e xh
10 August 2025 at 10:14

Kryeministri Edi Rama ka folur nga “Facebook” me qytetarët, ku në fokus të bashkëbisedimit virtual ishte nisma për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje.

Rama u ndal te nevoja për një bashkëpunim më efektiv mes qytetarëve dhe institucioneve, duke theksuar rëndësinë e platformës në e-Albania si mjet për denoncime dhe bashkëpunim.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se çdo institucion që nuk reagon brenda 24 orëve mund të denoncohet për papërgjegjësi, ndërsa njoftoi reformimin e strukturës së Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Rama theksoi se ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen dhe paralajmëroi masa të rrepta ndaj shkelësve të ligjit.

“Keni një platformë të cilën e keni në e-Albania, ku atje mund të punojmë dhe të bashkëpunojmë. Në3 rastet se brenda 24 orëve nuk ka reagim atëherë keni të drejtën që të denonconi edhe institucionet përkatëse për papërgjegjësi. IMT e bashkive do të reformohet do të ndryshojë struktura. Nuk do të jetë më drejto i IMT-je dhe kjo as që diskutohet. Më e rëndësishmja është një adresë ku robi përcillet me prova dhe fakte dhe jo nga Facebook. Kush do të ndërtojë një metër katror të paligjshëm, nuk do e gëzojë dot, ose do e marrë shteti ose do hidhet në tokë, kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë”, tha Rama.

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

By: e xh
10 August 2025 at 10:10

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme.

Kjo nismë synon të rifillojë procesin që ishte nisur nga paraardhësi i tij, Joe Biden, por që nuk u përmbyll kurrë.

Sipas mediave amerikane, qëndrimi i ri i Trump vjen si rezultat i interesave ekonomike në rritje rreth industrisë së kanabisit, përdorimit të saj në trajtime mjekësore, por mbi të gjitha, nga presioni i fortë i donatorëve të fushatës.

Ashtu si ndodhi me sektorin e kriptomonedhave, edhe kompanitë e marijuanës kanë kontribuar me shuma të mëdha në fushatën e tij elektorale, duke kërkuar një qëndrim më të favorshëm.

Gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në klubin e tij të golfit në Neë Jersey, Trump është shprehur i hapur për bashkëpunim me investitorë të industrisë, mes tyre edhe Kim Rivers, drejtuesi i kompanisë Trulieve, një prej më të mëdhave në tregun e marijuanës. Rivers e ka inkurajuar ish-presidentin të mbështesë kërkimin shkencor mbi përdorimin terapeutik të kanabisit.

Sondazhet tregojnë se edhe pjesa republikane e elektoratit mbështet ripërcaktimin e marijuanës si substancë më pak të rrezikshme.

Megjithatë, Trump përballet edhe me presione nga grupet lobuese që kundërshtojnë zbutjen e ligjeve për kanabisin, duke e vendosur atë mes dy zjarresh.

Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

By: e xh
10 August 2025 at 10:05

Me presidentin Donald Trump që pritet të zhvillojë vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani në mesin e shtatorit, vëmendja e mediave nuk është vetëm tek ai, por edhe tek Zonja e Parë, Melania Trump.

Sipas vlerësimeve të qeverisë britanike, ajo ka një ndikim të ndjeshëm në vendimet e presidentit, madje edhe në drejtimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Gjashtë muaj pas nisjes së mandatit të tij të dytë, periudhë gjatë së cilës Trump ka ndryshuar qëndrimin në pothuajse çdo çështje madhore ndërkombëtare, zyrtarët britanikë duket se kanë ndryshuar strategjinë, duke u fokusuar te Melania në vend të përpjekjes për ta frenuar drejtpërdrejt presidentin republikan. Udhëtimi i fundit i Trump për golf në Britani ka forcuar bindjen se Zonja e Parë është këshilltarja e tij më me ndikim.

Burime diplomatike thonë se Melania ka luajtur një rol kyç në ndryshimin e qëndrimit të presidentit ndaj krizës humanitare në Gaza dhe në qëndrimin e tij skeptik ndaj qëllimeve të Vladimir Putinit për paqe në Ukrainë.

Trump, në biseda private dhe publike, shpesh pranon se respekton dhe dëgjon mendimin e saj.

Megjithëse është e njohur për profilin e ulët dhe shmangien e deklaratave politike, Melania ka ndërhyrë në disa çështje humanitare, përfshirë mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtën për abort — një pikë që e ka vënë në mospërputhje me bashkëshortin e saj.

Edhe pse një sondazh i shkurtit 2025 e renditi të 10-tën për nga ndikimi brenda administratës, largimi i disa figurave të afërta me presidentin, si Elon Musk, duket se ka rritur peshën e saj politike brenda rrethit të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë.

Maliq/Projekti për furnizimin me ujin e pijshëm,banorët e fshatit Zvezdë në protestë

By: e xh
10 August 2025 at 10:03

Banorët e fshatit Zvezdë janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të diele (10 gusht).

Protesta lidhet me implementimin e projektit për furnizimin me ujin e pijshëm. Projekti sipas tyre, ka 2 javë që ka nisur punimet, por që në fillimet e tij duket cilësia e dobët e punimeve.

Pas 30 vitesh mungese të ujit, banorët shprehin shqetësimin se mund të kenë sërish probleme sa i përket furnizimit.

Ata kërkojnë të njihen me projektin si komunitet dhe depozita të bëhet në fshatin Zvezdë pasi ky fshat ka burime të bollshme për furnizimin me ujë dhe jo në fshatin Burimas atje ku është planifikuar në projekt.

Hapësirat publike, Rama:Po përgatisim një rregullore, teknologjia do të na ndihmojë

By: e xh
10 August 2025 at 09:58

Këtë të diel kryeministri Edi Rama, ka folur nga “Fecebook” për aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Duke iu përgjigjur pyetjeve që përzgjedh gjatë komunikimit, Rama tha se nuk bëhet fjalë për një sulm ndaj njësive tregtare, por rikthimin e ligjshmërisë.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi përsëri se do të krijohet një rregullore e re për ndërtimet.

“Bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i çmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë për. Do  të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kapërcyer kufirin që është i komunitetit. Në fund kam edhe elementin e teknologjisë. Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane së bashku me 4 vende të tjera për reformat dhe transformimin. Shqipëria është diçka krejt tjetër, e tregojnë shumë gjëra. Teknologjia do të na ndihmojë në këtë fazë, që siç kemi kaluar te faza ku të gjithë ngrini  llaç e ngrinin mure, kalojmë te faza që s’do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum.”, tha Rama.

SHBA rrit presionin ndaj Harvardit: Nis hetimi për kërkimet e financuara nga shteti

By: e xh
10 August 2025 at 09:31

Faza më e fundit e administratës Trump kundër Universitetit të Harvardit përfshin një shqyrtim të plotë të programeve kërkimore të financuara nga shteti, si dhe një kërcënim për t’i hequr institucionit portofolin fitimprurës të patentave.

Në një letër drejtuar presidentit të Harvardit, Alan Garber, dhe të publikuar online të premten, sekretari i Tregtisë në administratën Trump, Howard Lutnick, e akuzon Harvardin për shkelje të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale që lidhen me programet kërkimore të financuara nga qeveria dhe patentat përkatëse.

Lutnick njoftoi gjithashtu se Departamenti i Tregtisë ka nisur një proces të njohur si “march-in” në bazë të Ligjit federal Bayh-Dole, i cili i jep qeverisë të drejtën të marrë në zotërim patentat ose të japë licenca për to. “Departamenti e vlerëson jashtëzakonisht shumë kontributin shkencor dhe teknologjik që vjen nga partneritetet e qeverisë me institucione si Harvard,” shkroi ai në letër.

Sipas tij, kjo mbart një “përgjegjësi të rëndësishme” për Harvardin, për të siguruar që prona intelektuale e krijuar me fonde federale të shfrytëzohet për përfitimin maksimal të popullit amerikan.

Zjarret, Vengu: Ndërhymë për shpëtimin e banesave dhe hidrocentralit të Bistricës

By: e xh
10 August 2025 at 08:24

Disa vatra zjarri kanë përfshirë zonën e Finiqit. Flakët, të favorizuara nga era e fortë kanë rrezikuar banesa, biznese dhe objekte strategjike mes fshatrave Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat zjarrfikëse të bashkive përreth, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe efektivët e Policisë së Shtetit, ndërhynë gjatë gjithë natës për të përballuar situatën.

Janë kryer evakuime të përkohshme, është garantuar mbrojtja e popullatës dhe objekteve, ndërsa në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një operacion i suksesshëm për të shpëtuar Hidrocentralin e Bistricës nga përhapja e flakëve. Ndërhyrjet në terren dhe nga ajri pritet të vijojnë, ndërkohë që qarkullimi në aksin Muzinë – Bistricë mbetet i kufizuar për arsye sigurie.

“Natë tepër sfiduese në Finiq ku ekipet zjarrfikëse të Bashkive Finiq, Delvinë, Konispol, Sarandë, të mbështetura nga 5 zjarrëfikëse dhe 70 efektivë të FA, si dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave: Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë, Krongj.

U realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyhet gjithashtu nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.  Forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes.

“Jo tokë Rusisë”, Europa kundër Trump: Paraqesin propozim alternativ në SHBA

By: e xh
10 August 2025 at 08:12

Pas reagimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që hodhi poshtë idenë për dhënien e territorit Rusisë, gazeta amerikane Wall Street Journal raportoi se zyrtarët ukrainas dhe evropianë i kanë paraqitur Uashingtonit një propozim të ri.

Kjo erdhi pasi Kremlini për armëpushimin sugjeroi shkëmbimin e territoreve ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut. Duke cituar dy zyrtarë evropianë Wall Street Journal raportoi të shtunën se propozimi, i paraqitur Zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance, Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, të dërguarit të Ukrainës Keith Kellogg dhe Steve Witkoff, përsërit se Ukraina dhe Evropa duhet të përfshihen në çdo negociatë të zhvilluar me Rusinë, ndërsa kërkon gjithashtu që një armëpushim të zbatohet para se të ndërmerren hapa të mëtejshëm.

Sipas zyrtarëve, kjo u propozua në një takim me zyrtarë të lartë amerikanë në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën. Udhëheqësit evropianë dolën në anën e Zelenskyy-t me deklarata të postuara në mediat sociale. Presidenti francez Emmanuel Macron në një postim në X shkroi se “e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, duke shtuar se “evropianët gjithashtu domosdoshmërisht duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi siguria e tyre është në rrezik”. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ishte në të njëjtën linjë, duke shtuar se “ne duhet të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që respekton pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës”.

Zelensky foli gjithashtu me Presidentin finlandez Alexander Stubb, duke e falënderuar atë për mbështetjen e tij. “Ukraina dhe Finlanda kanë kufijtë më të gjatë me Rusinë në Evropë dhe populli ynë e di shumë mirë se çfarë kërcënimesh sjell kjo”, tha ai në një postim në X.

Reagimet erdhën pasi Trump njoftoi se do të takojë në Alaskë të premten homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, ku pritet të përfshihen disa shkëmbime territoriale për të mirën e të dy vendeve.

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

By: e xh
10 August 2025 at 08:10

Aktori dhe ylli i wrestling-ut, John Cena, ka folur për herë të parë rreth vendimit për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh.

Në një intervistë të fundit, 48-vjeçari pranoi se komentet për pamjen e tij, sidomos ato që i referoheshin rënies së flokëve, e shtynë të ndërmarrë këtë hap.

”Pashë tabela ku shkruhej ‘Bald John Cena’. Kjo më bëri të mendoj për opsionet që kisha”.

Cena shpjegoi se procedura përfshinte zhvendosjen e qimeve një nga një nga një zonë e kokës në tjetrën dhe theksoi se nuk ka asnjë pendesë për këtë vendim.

”Do ta kisha bërë 10 vite më parë nëse nuk do të ishte kaq e sikletshme. Mendoja se isha i vetëm, por shtatë ose tetë nga dhjetë burra vuajnë nga rënia e flokëve. Nuk ka pse të turpërohemi. Kjo më ndryshoi jetën”, u shpreh ai.

Ku interesat takohen, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin?

By: e xh
10 August 2025 at 08:09

“Vendndodhja ka rëndësi”, është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend për samitin e tij të parë me Vladimir Putinin, Donald Trump mbetet besnik ndaj kodit të tij gjenetik. Ai e detyron kreun e Kremlinit të bëjë një lëshim shumë simbolik, duke e detyruar të shkojë në territorin amerikan. Por, duke e pritur në shtëpinë e tij, i kthen statusin dhe lirinë e veprimit ndërkombëtar liderit të një vendi agresor, nën sanksione dhe mbi të gjitha subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës.

Marrëveshja

Kur thuhet Alaska në kontekstin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Amerikës, preken tela të thellë. Aty ku historia, kujtesa, gjeopolitika dhe projeksionet strategjike ndërthuren në një ngërç të pazgjidhshëm dhe shumë emocional. Në fund të fundit, për Vladimir Putinin, të kalojë katër kilometrat e Ngushticës së Beringut – rripi i detit që ndan në veri-perëndim dy vendet – do të jetë si të kthehet në shtëpi. Alaska, në fakt, iu shit në vitin 1867 nga Rusia Shteteve të Bashkuara, që paguan 7,2 milionë dollarë, rreth 120 milionë të sotëm, për një sipërfaqe mbi 1 milion e 518 mijë kilometra katrorë.

Vendimi i marrë nga Cari Aleksandër II, i mbërthyer nga borxhet pas humbjes në Krime, u prit keq nga të dyja palët: “shitje e popullit rus” ose “humbje” për inteligjencën e Moskës; “marrëzia e Seward” (nga emri i sekretarit të Shtetit amerikan që firmosi kontratën) për amerikanët. Por, nëse ende sot nacionalistët rusë nuk ndalen së qari për marrëveshjen e gabuar, blerësit u bindën shumë shpejt për të kundërtën, falë etheve të arit të filluara në vitin 1897, që në pak dekada do t’i sillnin SHBA-së një fitim njëqind fish të investimit. Por le të ndalemi me historinë. Për Putinin, një samit me Trumpin vlen gjysmën e përuljes që përfaqëson udhëtimi në Amerikë. “Samiti në Alaskë, larg nga Evropa dhe Kina, certifikon totalisht bilateralizmin e këtij takimi dhe faktin se vetëm Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku, mund të gjejnë një zgjidhje për krizën e Ukrainës”, shpjegon Dmitrij Suslov, zëvendësdrejtor i Qendrës për Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare pranë Shkollës së Lartë të Ekonomisë.

Gara drejt së ardhmes

Jo vetëm kaq. Siç thamë më herët për parashikimet strategjike, ka më shumë sesa simbolizëm historik apo diplomatik në zgjedhjen e Alaskës. “Vendndodhja ka rëndësi”, pra. Nuk është rastësi që të premten, më 1 gusht, Shtetet e Bashkuara nisën stërvitjen Arctic Edge 2025, manovrën vjetore ushtarake të destinuar të demonstrojë dhe forcojë aftësinë e forcave amerikane për të frenuar, garantuar sigurinë dhe mbrojtur Amerikën e Veriut nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Rusia në Arktik.

Moska, në fakt, mban një prani të fortë në rajonin e Veriut të Madh, hapësira gjigante mbi Rrethin Polar, ku ngrohja globale po shkrin gradualisht perden e akullit që deri tani ka ndarë kufirin polar të Rusisë nga NATO-ja, duke hapur rrugë të reja detare. Këto rrugë mund të përgjysmojnë kohën e transportit të mallrave dhe lëndëve të para nga Evropa në Azi, përveç se të bëjnë të arritshme rezerva të mëdha nëndetare nafte, gazi dhe metalesh të çmuara.

Trekëndëshi strategjik

Në vitin 2014, Rusia krijoi një Komandë të Veriut, që bëri operativë rreth 50 zona të vjetra ushtarake nga epoka sovjetike dhe baza të reja detare mbi Rrethin Polar, aq sa aktualisht numërojnë më shumë se NATO-ja. Flota ruse po zhvillon gjithashtu nëndetëse bërthamore të reja për operacione në Arktik, si klasa Arcturus, e aftë të përdorë dronë dhe raketa hipersonike nënujore. Mbi të gjitha, Federata mund të mbështetet tek flota e saj e famshme e akullthyesve, më e madhja në botë me mbi 50 njësi, ndërsa po planifikohen po aq të tjera për dekadën e ardhshme.

Në këtë garë mes akujve, Moska nuk është e vetme. Edhe Kina, megjithëse nuk është një vend që ka dalje në Arktik, që nga viti 2018 ka shpallur një interes strategjik në zonë, është pajisur tashmë me tre anije akullthyese– njëra prej tyre më e madhja e ndërtuar ndonjëherë – dhe po bashkëpunon me Rusinë për të krijuar një “rrugë të Mëndafshit polar”. Ky është ndoshta elementi që shqetëson më shumë Trumpin dhe Komandën Veriore të SHBA-së. “Në samit nuk do të flitet vetëm për Ukrainën – thotë Suslov, një nga këshilltarët më të dëgjuar të Kremlinit – por edhe për Arktikun, që është vendimtar për të ardhmen e marrëdhënieve ruso-amerikane, teatër përballjesh ushtarake, por edhe zona më premtuese për bashkëpunimin e ardhshëm mes Moskës dhe Uashingtonit: energjia, shfrytëzimi i lëndëve të para, rrugët tregtare”. Alaska, në qendër të botës./Corriere della sera

Temperaturat arrijnë deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot

By: e xh
10 August 2025 at 08:07

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-14 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat pritet të regjistrojnë vlera të larta, duke arritur deri në 42°C në disa zona të vendit.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: e xh
10 August 2025 at 08:06

Dashi – Kjo ditë sjell një zgjim të rëndësishëm të brendshëm. Pas javësh me lodhje apo përgjegjësi të rënda, rikthehet një shtysë më e fortë drejt të ardhmes. Në dashuri, kush ka pasur një pauzë apo konflikt mund të gjejë fjalët e duhura për sqarim. Mbaje krenarinë nën kontroll, por dëshira për pajtim është e sinqertë. Në punë, vijnë përgjegjësi të reja që, edhe pse të lodhin, të bëjnë të ndihesh i vlerësuar. Kujdes të mos e teproni me ngarkesën. Ditë e mirë për rikthim emocional.

Demi – Hëna të ndihmon të ruash qetësinë dhe të reflektosh. Në dashuri, çiftet e qëndrueshme mund të planifikojnë hapa konkretë për vjeshtën: shtëpi, familje, udhëtime. Beqarët duhet të dalin jashtë rutinës së zakonshme dhe të mos përpiqen të kontrollojnë çdo gjë. Në punë, je në fazë ndërtimi të sigurt, por mund të vijë një propozim që ia vlen të merret në konsideratë. Një ndryshim i vogël mund të të surprizojë pozitivisht.

Binjakët – Je ndër shenjat më të favorizuara të ditës. Mendja punon shpejt dhe nga ide të vogla mund të krijosh projekte të mëdha. Në dashuri je tërheqës dhe i komunikueshëm; mund të kesh kontakte edhe nga e kaluara, por vendos ti nëse do t’i hapësh apo mbyllësh dyert. Në punë, është momenti të shprehësh idetë e tua dhe të shfrytëzosh bashkëpunimet. Kujdes të mos shpërndash energjinë në shumë drejtime njëkohësisht.

Gaforrja – Mund të nisësh ditën me pak mërzi, por më pas arrin një kuptim më të thellë të ndjenjave të tua. Në dashuri, çiftet duhet të rikthejnë komunikimin; për beqarët, mos e detyroni veten në lidhje të reja, gjërat do vijnë natyrshëm. Në punë, nuk je i predispozuar për presion ose provokime; vendimet e rëndësishme më mirë shtyji. Në mbrëmje, një gjest i ngrohtë nga dikush i afërt të përmirëson humorin.

Luani – Këtë të diel energjia jote duket se është e lartë sajë Diellit në shenjën tënde. Ke vendosmëri dhe dëshirë të madhe për të marrë kontrollin e jetës tënde. Në dashuri, është momenti ideal për të fituar zemrën e dikujt ose për të rindërtuar një lidhje. Kujdes të mos bëhesh dominues me partnerin. Në punë, një mundësi e mirë mund të shfaqet së shpejti, ndaj qëndro gati. Këtë të diel gjithçka duket se shkon në favorin tënd.

Virgjëresha – Ke nevojë për rregull dhe këtë ditë të fundit të javës arrin të zgjidhësh çështje të mbetura pezull. Në dashuri, zakonisht je racional, por këtë 10 gusht mund të ndjekësh zemrën. Çiftet forcojnë lidhjen, ndërsa beqarët duhet të jenë më të hapur. Në punë, saktësia jote është në kulm, gjë që të ndihmon sidomos në detyra organizative apo financiare. Kujdes të mos jesh shumë kritik ndaj të tjerëve. Kjo e diel është ditë e mirë për të vënë qartësi në çdo fushë.

Peshorja – Je në kërkim të ekuilibrit dhe të dielën mund ta gjesh aty ku nuk e pret. Në dashuri, lidhjet e reja po marrin formë, por kërkojnë ende durim. Çiftet afatgjata duhet të zgjidhin një çështje praktike së bashku, por me komunikim të mirë gjithçka ecën pa pengesa. Në punë, rikthehet dëshira për ndryshim: një projekt i lënë mënjanë mund të bëhet sërish aktual. Ke nevojë për stimuj të rinj dhe universi po fillon të t’i sjellë. Humori përmirësohet pasdite, sidomos nëse i kushton kohë artit apo kujdesit për pamjen.

Akrepi – Ditë e ngarkuar me emocione të forta, siç të pëlqen ty. Në dashuri je pasional, por edhe kërkues: kujdes të mos kesh pritshmëri tepër të larta nga partneri. Beqarët janë shumë tërheqës dhe mund të tërheqin vëmendjen me një shikim. Në punë, arrin të përballosh çështje të ndërlikuara me qartësi dhe intuitë. Këtë të diel mund të zbulosh prapaskena ose lojëra të fshehura. Përdore intuitën me zgjuarsi. Humori është i thellë, por i fuqishëm.

Shigjetari – Ke një dëshirë të fortë për arratisje: udhëtime, plane dhe horizonte të reja të tërheqin. Në dashuri, nevojitet më shumë lehtësi; jo çdo gjë duhet analizuar. Lidhjet e reja duhen ushqyer me entuziazëm, por pa presion. Në punë, mund të të vijë një ofertë interesante, sidomos nëse je në kërkim të ndryshimit. Kujdes të mos veprosh me tepër besim pa parë detajet. Humori është i mirë, por energjia mund të shpërndahet; fokusoje në objektiva të qarta.

Bricjapi – Ditë ndërtimi dhe stabiliteti, tipike për natyrën tënde. Në dashuri je praktik dhe i qëndrueshëm, dhe partneri e di që mund të mbështetet tek ti. Nëse ka pasur tensione, është momenti i duhur për t’i zgjidhur me qetësi. Beqarët mund të takojnë një person serioz që tërheq vëmendjen e tyre. Në punë, je shumë i fokusuar në objektiva afatgjata; tani është koha për të mbjellë, edhe pse rezultatet do të vijnë më vonë. Humori është pozitiv dhe i qetë.

Ujori – Ditë dinamike dhe plot surpriza. Në dashuri, ke dëshirë të bësh gjëra të reja; nëse marrëdhënia ka hyrë në rutinë, befaso partnerin me diçka ndryshe. Beqarët janë në kërkim të autenticitetit dhe jo thjesht stimujsh sipërfaqësorë. Në punë, idetë kreative vlerësohen dhe mund të marrësh një propozim interesant, edhe jashtë planeve të zakonshme. Ke nevojë për liri që të japësh maksimumin. Humori është i luhatshëm, por kurrë i mërzitshëm.

Peshqit – Je shumë i ndjeshëm këtë të diel 10, edhe më tepër se zakonisht. Emocionet janë në plan të parë dhe mund t’i përdorësh si udhërrëfyes për vendimet e tua. Në dashuri, gjithçka ka intensitet: një fjalë apo një shikim mund të të ndryshojë ditën. Kujdes të mos idealizosh tepër personin përballë. Në punë, ke një ide apo ndjesi të fortë që ia vlen ta ndjekësh, edhe nëse të tjerët nuk e kuptojnë. Humori është poetik, me pak melankoli. Moment i mirë për art, muzikë apo meditimin.

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

By: e xh
9 August 2025 at 22:40

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që prisnin të merrnin ndihma.

Mijëra palestinezë mblidhen çdo ditë pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit në Gaza, përfshirë katër të menaxhuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli. Që nga nisja në fund të majit, operacionet e saj janë shoqëruar me raportime pothuajse të përditshme se forcat izraelite qëllojnë mbi ata që presin të marrin ndihma.

Kufizimet izraelite për hyrjen e furnizimeve në Gaza që nga fillimi i luftës gati dy vjet më parë kanë çuar në mungesë të ushqimit dhe produkteve thelbësore, duke përfshirë ilaçet dhe karburantin, të cilat spitalet i kërkojnë për të furnizuar me energji gjeneratorët e tyre.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përballet me presion në rritje për të rënë dakord për një armëpushim për të shmangur një katastrofë humanitare për mbi dy milionë banorë të territorit.

Të premten në mëngjes, kabineti izraelit i sigurisë miratoi planet për një operacion të madh për të ndërhyrë në Gaza, duke shkaktuar një valë zemërimi në të gjithë globin. Në një postim në mediat sociale të premten vonë, Netanjahu tha se “nuk do të pushtojë Gazën – por do ta çlirojë nga Hamasi.

Yesterday — 9 August 2025Opinion.al

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

By: e xh
9 August 2025 at 21:45

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente jordaneze, kanë kryer sot hedhjen në zona të veçanta të ndihmës humanitare prej 8.5 ton ushqimesh, në Rripin e Gazës, një zonë e shkatërruar dhe në prag të urisë.

Operacioni u përfundua me pjesëmarrjen e dy avionëve transportues (C-130H dhe C-27J) të Forcave Ajrore Helene (HAF) me personelin e tyre përkatës, si dhe personelin nga Komanda e Luftës Speciale (SWCC).

Greqia do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur, lirimin e pengjeve dhe rrjedhën e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza. Është detyrë e të gjithëve ne të ndalojmë menjëherë vuajtjet njerëzore”, ka deklaruar me një postim në rrjetin Facebook kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis .

Sipas tij, operacioni në fjalë u organizua në bashkëpunim me vendet e Bashkimit Evropian dhe Lindjes së Mesme dhe synonte të mbështeste nevojat themelore të njerëzve në  një rajon, banorët e të cilit vuajnë tejmase.

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

By: e xh
9 August 2025 at 21:18

“E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon me Volodymyr Zelensky përpara samitit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump  dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska më 15 gusht, që synon t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

“Edhe evropianët do të jenë të detyruar të marrin pjesë në zgjidhje, sepse siguria e tyre është në rrezik”, shkroi gjithashtu presidenti francez në platformën ‘X’.

Ai më pas sqaroi se kishte folur më herët gjatë ditës me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Po në një postim, këtë herë në Telegram, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte folur në telefon rreth situatës ku ndodhet Ukraina përpara samitit Putin-Trump, me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

“Shkëmbyem pikëpamjet tona mbi situatën diplomatike”, theksoi Zelensky, duke shtuar se “është me të vërtetë e rëndësishme që rusët të mos arrijnë të mashtrojnë askënd përsëri”.

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

By: e xh
9 August 2025 at 20:51

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga një valë protestash kundër përdorimit të hoteleve për strehimin e burrave azilkërkues.

Aktivistë lokalë, kryesisht banorë të zakonshëm, shprehin shqetësime për sigurinë e komuniteteve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për rritje të retorikës raciste dhe dhunës së ekstremit të djathtë.

Rreth 200 hotele në Britani po përdoren aktualisht për të strehuar azilkërkues, një vendim i qeverisë që ka ngjallur pakënaqësi të thellë në disa komunitete. Në hotelin “Bell” në Epping, ku qëndronin azilkërkues burra, protestat shpërthyen pas arrestimit të një shtetasi etiopian, i akuzuar për sulm seksual. Rasti ndezi reagime të forta dhe organizime protestash në të gjithë vendin.

Një prej protestueseve, Orla Minihane, një banore vendase dhe anëtare e partisë Reform UK, thotë se “nuk ndihet e sigurt për fëmijët” dhe e quan situatën të papranueshme. “Nëse kjo më bën të djathtë ekstreme, atëherë le të jetë kështu”, shprehet ajo.

Protestat janë shoqëruar nga pankarta me slogane si “Mbroni komunitetin tonë” dhe “Siguria e grave para të huajve”, ndërsa organizata antifashiste “Stand Up To Racism” ka paralajmëruar për praninë e grupeve të ekstremit të djathtë në disa prej tyre. Në disa raste, janë raportuar edhe përplasje fizike dhe kërcënime ndaj azilkërkuesve.

Nga ana tjetër, vetë azilkërkuesit thonë se kërkojnë vetëm mundësinë për një jetë të sigurt dhe punë të ndershme. Wael, një azilkërkues nga Libia që jeton në “The Bell”, thotë: “Njerëzit këtu na respektojnë. Dua të punoj, të luaj futboll, të ndërtoj jetën time.”

Megjithatë, për disa të rinj të tjerë azilkërkues, përvoja është më e vështirë. Ata raportojnë për ngacmime nga të rinj me motoçikleta dhe një atmosferë të frikshme jashtë hotelit. Një kalimtar madje thirri “Digjeni!” në drejtim të hotelit – një kujtim i hidhur i dhunës së verës së kaluar pas vrasjeve në Southport.

❌
❌