Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 August 2025Opinion.al

Lushnje/ Ushtroi dhunë fizike dhe përndoqi 30 vjeçaren, bie në pranga

By: e xh
17 August 2025 at 10:55

Përndoqi një 30-vjeçare dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.

‘Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas, për një periudhë  2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

By: e xh
17 August 2025 at 10:29

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga statusi i hotelit në atë të akomodimit privat.

Ky hap është pasojë direkte e vendimit të autoriteteve që nga fillimi i këtij viti të dyfishojnë normën e TVSH-së për shërbimet hoteliere – nga 7 në 15 për qind.

“Thjesht kaluan në akomodim privat dhe nuk e rinovuan lejen si hotel. Qëllimi nuk ishte të shmangnin detyrimet ndaj shtetit, por për shkak se ngarkesat janë më të mëdha për hotelet sesa për akomodimin privat”, tha për Radion Evropa e Lirë kryetari i Shoqatës së Hoteleve të Malit të Zi, Nikola Pejoviç.

Vendimi për rritjen e normës së TVSH-së u miratua në shtator të vitit të kaluar nga shumica parlamentare e përbërë nga Lëvizja “Evropa Tani” e kryeministrit Millojko Spajiç dhe ish-Fronti Demokratik i kryetarit të Parlamentit, Andrija Mandiç.

Sipas të dhënave të Eurostatit, norma e TVSH-së për shërbime hoteliere në vendet e Bashkimit Evropian varion nga 5 deri në 14 për qind. Rritja e taksës u bë pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve se kjo do të ndikonte negativisht në turizëm – sektor që përbën rreth 30 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Malit të Zi.

Në një dokument të Qeverisë nga fundi i korrikut, vihet re se “hotelet shpesh rikategorizohen në njësi më të vogla për të shmangur taksat më të larta dhe kompetencat e Ministrisë së Turizmit”. Ministria nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për këtë çështje.

A kanë të drejtë ta bëjnë këtë?

“Askush nga pronarët e akomodimit nuk ka bërë asgjë kundër ligjit. Ata e kanë këtë të drejtë”, shpjegon për REL analistja financiare, Ana Nives Radoviç.

Ajo sqaron se kategoria e akomodimit turistik përcaktohet nga numri i yjeve që tregojnë cilësinë e shërbimit – nga një yll për ofertat më të lira, deri në pesë yje për hotelet luksoze. Ndryshimi i kategorisë, sipas saj, nuk do të thotë domosdo ulje të cilësisë.

“Shumica e kanë ruajtur të njëjtin nivel shërbimi, vetëm që formalisht kategorizohen në nivel më të ulët”, thotë Radoviç, por paralajmëron se kjo mund të dëmtojë në afat të gjatë ekuilibrin e tregut dhe konkurrencën.

Si shmangen taksat në mënyra të tjera

Pejoviq ka thënë më herët se pronarët e hoteleve me deri në 80 shtretër mund të kalojnë në statusin e akomodimit privat – duke i ndarë shtretërit në mënyrë formale ndërmjet anëtarëve të familjes për të mos hyrë në sistemin e TVSH-së.

“Pra, katër prej nesh ndajmë nga 20 shtretër secili, bëhen 80 shtretër, qarkullojmë 120 mijë euro dhe praktikisht nuk i japim asgjë shtetit”, ka thënë ai.

Sipas rregullave aktuale, ofruesit e shërbimeve me qarkullim vjetor deri në 30 mijë euro nuk janë të detyruar të paguajnë TVSH – një kategori ku përfshihen shumica e akomodimit privat, fshatrat turistike, disa hostele dhe pansionet. Ky nuk është problemi i vetëm me të cilin përballet turizmi malazez.

Dhjetëra miliona euro të humbura nga akomodimi “në të zezë” në Mal të Zi

Mali i Zi ka humbur rreth 86 milionë euro vetëm nga akomodimi privat i paregjistruar, sipas të dhënave të marsit 2025.

Për ta ilustruar shumën, autoritetet thonë se për një të pestën e këtij shumi vitin e kaluar u ndërtuan dy klinika në kuadër të Qendrës Klinike të Malit të Zi.

Kryetari i Shoqatës së Hoteleve të Malit të Zi, Nikola Pejoviç, paralajmëron se akomodimi i paregjistruar është një problem i madh, pasi në treg ka shumë më shumë njësi të tilla sesa hotele.

“Është e pamundur të gjurmohet numri i tyre i saktë. Mendohet se janë mijëra njësi në të gjithë vendin. Ata janë në zonën gri dhe askush nuk i kontrollon, as nuk ka mekanizma për këtë”, thotë ai.

Se problemi qëndron te kontrolli, pajtohet edhe analistja financiare Ana Nives Radoviç. Sipas saj, të dhënat nga platformat si Booking dhe Airbnb tregojnë qartë se ka një problem serioz me mbikëqyrjen e akomodimit të paregjistruar.

Radoviç thotë se autoritetet malazeze kanë tentuar të bashkëpunojnë me këto platforma për të parandaluar regjistrimin e akomodimit që nuk është i raportuar tek shteti, por këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultate.

“Procesi nis, pastaj gjenden justifikime pse nuk pati sukses dhe hiqet dorë… Mungesa e rezultateve tregon për dobësitë institucionale”, shton ajo.

Përveç mungesës së regjistrimit, shumë pronarë nuk i paraqesin mysafirët dhe nuk e paguajnë taksën e qëndrimit, e cila zakonisht është një euro në ditë. Radoviç thekson se kontrolli është i dobët dhe politikat ndëshkimore të papërshtatshme:

“Nëse mund të ofroni akomodim të paregjistruar për vite me radhë pa asnjë pasojë, atëherë ka pak gjasa që pa ndonjë detyrim ligjor të kaloni në biznes të ligjshëm”.

Rënie e të ardhurave nga turizmi për herë të parë që nga pavarësia

Sipas Bankës Qendrore të Malit të Zi, të ardhurat nga turizmi vitin e kaluar ishin 1,46 miliardë euro – një rënie prej 3,6 për qind krahasuar me vitin 2023.

Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi theksoi se kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2006 – përjashtuar vitin e pandemisë – që të ardhurat nga turizmi bien krahasuar me vitin paraprak.

Sipas saj, kjo tregon se turizmi po vuan pasojat e vendimeve të gabuara në krijimin e ofertës turistike dhe mungesës së një plani dhe vizioni afatgjatë zhvillimi.

Të dhënat e Agjencisë Shtetërore të Statistikave (MONSTAT) tregojnë se numri i netëve të qëndrimit në të gjitha llojet e akomodimit gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti është më i ulët me 272 mijë krahasuar me një vit më parë – duke shënuar rënie për të dytin vit radhazi. REL

 

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tre qytete serbe

By: e xh
17 August 2025 at 10:10

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak para mesnatës, se ka pasur “shkelje drastike të rendit publik”.

Përleshjet më të dhunshme janë regjistruar në Valljevë, në perëndim të Serbisë, pasi zyrat e Partisë Përparimtare të Serbisë – parti e presidentit, Aleksandar Vuçiç – janë përfshirë nga flakët.

Incidente të ngjashme janë regjistruar në ditët e fundit edhe në shumë qytete tjera, përfshirë kryeqytetin, Beogradin.

Daçiç ka thënë se në Valljevë janë sulmuar edhe ndërtesa e gjykatës dhe zyra e prokurorit, si dhe ato të administratës së qytetit. Në protesta janë dëmtar rëndë edhe zyrat e Partisë Radikale Serbe – parti e ekstremit të djathtë – të udhëhequr nga krimineli i luftës, Vojisllav Sheshel.

Në disa incizime janë parë zyrtarët policorë duke hedhur gaz lotsjellës, bomba zanore dhe duke i shpërndarë protestuesit, të cilët kanë gjuajtur gjësende në drejtim të tyre.

Skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe në Beograd, ku protestuesit janë mbledhur para selisë së partisë Vuçiçit, mirëpo më vonë janë shpërndarë nga policia përmes gazit lotsjellës.

Përleshjet kanë shpërthyer pas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shihen disa të rinj të ndaluar nga autoritetet ditëve të fundit në Novi Sad. Ata shihen të gjunjëzuar me shpinën e kthyer kah zyrtarët policorë në momentin e arrestimit.

Policia, as nuk e ka konfirmuar, dhe as mohuar autenticitetin e këtyre fotografive, dhe as nuk ka thënë se do të nisë ndonjë hetim për abuzim eventual të kryer nga policia.

Në Valljevë, protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur “Mos i rrihni fëmijët tanë” dhe kanë bërë thirrje për lirimin e të gjithë të ndaluarve. Daçiç, në anën tjetër, ka thënë në konferencë se policia është përballur me sulme të vazhdueshme.

Ai ka paralajmëruar se “të gjithë ata që përhapin informacion të rremë” do të arrestohen, duke iu referuar disa raportimeve të pasakta në rrjete sociale për “vdekjen e një protestuesi”. Protestat janë organizuar në rrjete sociale, dhe udhëhiqen nga grupet që e identifikojnë veten si organizata të studentëve.

Ato janë qenë në krye të protestave që mbahen në Serbi prej nëntorit të vitit të kaluar, dhe pikënisje e kanë pasur kërkesën për përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe beton në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Më vonë, ata kanë bërë thirrje për veprim kundër korrupsionit, si dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare – kërkesë që është refuzuar nga Qeveria. REL

Kosovë/Përfshihen në një aksident 6 makina, lëndohen 9 persona në Gjilan

By: e xh
17 August 2025 at 09:43

Një aksident ku janë përfshirë 6 automjete ka ndodhur në Gjilan, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta.

“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.

Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.

 

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Dhjetëra persona të plagosur

By: e xh
17 August 2025 at 09:41

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 .0 të Shkallës Rihter goditi këtë mëngjes Sulawesin qendror në Indonezi, duke lënë dhjetëra të lënduar.

Nga raportimet e deritanishme tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth.

Mësohet se 29 persona u lënduan, dy prej të cilëve në gjendje kritike. Deri më tani nuk ka raportime për persona që mund të kenë humbur jetën.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh.

BMKG — agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë — tha se nuk ka paralajmërim për cunami.

Rrogozhinë, ndezi zjarr në tokën e tij dhe dogji…/ Pranga 31 vjeçarit

By: e xh
17 August 2025 at 09:38

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj, Rrogozhinë.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pritje të takimit Trump–Zelensky/ Liderët europianë sot konferencë për Ukrainën

By: e xh
17 August 2025 at 09:35

Pritet që sot liderët europianë që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “koalicioni i vullnetit” të zhvillojnë një konferencë virtuale. Kjo konferencë pritet të zhvillohet përpara bisedimeve të rëndësishme që presidenti amerikan Donald Trump do të ketë javën e ardhshme me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Koalicioni i përbërë nga kryeministri britanik Sir Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, synon të bashkojë vendet për të mbrojtur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Siç bëhet me dije në krye të axhendës së takimit të së dielës është sigurimi i një zotimi konkret nga Trump për një garanci sigurie, e cila do të shërbente si garanci e fuqishme në çdo marrëveshje paqeruajtëse mes Rusisë dhe Ukrainës.

Raportohet se liderët europianë janë treguar optimistë pas sinjaleve të fundit nga presidenti amerikan mbi këtë çështje, duke theksuar se fuqia ushtarake e SHBA-së do të ishte pengesë ndaj çdo avancimi të mëtejshëm nga Vladimir Putin.

Ndërkohë një tjetër pikë kyçe e diskutimit do të jetë përfshirja më e drejtpërdrejtë e Zelensky në bisedime, pasi takimi i fundit mes Trump dhe Putin në Alaskë e la atë jashtë procesit.

 

Trump dëshiron të takohet me Putinin dhe Zelenskyn të Premten

By: e xh
17 August 2025 at 09:01

Presidenti i SHBA Donald Trump u tha udhëheqësve evropianë se dëshiron të organizojë një samit trepalësh midis tij, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin deri të premten e ardhshme.

Siç raporton CNN Trump mësohet të jetë shprehur se do të punojë për të organizuar takimin nëse bisedimet e së Hënës në Zyrën Ovale me Zelenskyn shkojnë mirë.

Evropianët presin që të paktën një udhëheqës tjetër evropian t’i bashkohet bisedimeve të së hënës, por ende nuk është e qartë se kush.

Kujtojmë se pas Samitit të Alaskës, Trump deklaroi se Presidenti rus Vladimir Putin edhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky kanë kërkuar që në një takim të mundshëm në të ardhmen të jetë edhe Presidenti i SHBA.

“Të dy duan që unë të jem aty,” tha Trump në një intervistë për Fox News. “Të dy duan që unë të jem aty, dhe unë do të jem,” pohoi Trump.

 

Zelensky: Refuzimi i Rusisë për armëpushim e vështirëson situatën

By: e xh
17 August 2025 at 08:52

Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës ka deklaruar se refuzimi i Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim po e komplikon përpjekjen për t’i dhënë fund luftës.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Zelensky shkruan se “Ne shohim që Rusia hedh poshtë thirrjet e shumta për armëpushim dhe ende nuk ka vendosur kur do të ndalë vrasjet. Kjo e vështirëson situatën.”

Presidenti i Ukrainës, Zelensky pritet të udhëtojë të Hënën drejt Uashingtonit, ku presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do ta nxisë atë të pranojë një marrëveshje paqeje.

Presidenti Trump ka bërë të ditur se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë për të kaluar drejtpërdrejt në një marrëveshje paqeje të përhershme, pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Në një ndryshim të madh qëndrimi, Trump shkroi në rrjetin Truth Social, pas samitit të së premtes, se kjo do të ishte “mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme mes Rusisë dhe Ukrainës”, duke shtuar se armëpushimet shpesh “nuk mbahen gjatë”.

Pas një telefonate me Trump pas samitit, Zelensky bëri thirrje për një paqe të vërtetë dhe afatgjatë, duke theksuar se “zjarri duhet të pushojë” dhe vrasjet të ndalen.

E rëndë në Malësinë e Madhe, 81 vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu. (Detajet)

By: e xh
17 August 2025 at 08:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malsinë me Madhe mengjesin e kësaj të Diele. Sipas informacionit paraprak të policisë, një 81 vjeçar me inicialet A. J është vetëvrarë me armë gjahu.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:25 në banesën e viktimës, në fshatin Gruemirë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 03:25, në banesën e tij, në fshatin Gruemirë, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. J., 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reshje shiu në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit sot, 17 gusht 2025

By: e xh
17 August 2025 at 08:29

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shfaqen nga mesdita deri në orët e vona të pasdites.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht në zonat kodrinore-malore. Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar, mund të shfaqen shtrëngata dhe reshje breshëri në zonat malore.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe zonave luginore era do të arrijë deri në 8 m/s.

Deti parashikohet i qetë, me valëzim që varion nga 1 deri në 2 ballë.

Horoskopi për ditën e sotme, 17 gusht 2025

By: e xh
17 August 2025 at 08:10

Dashi

Energjia juaj është në kulm dhe sot mund të merrni lajme të mira lidhur me punën. Një mundësi e re profesionale po troket. Kujdesuni të mos e lini pa përgjigje. Në dashuri, sinqeriteti do të bëjë diferencën.

Demi

Dita nis me pak ngarkesë emocionale, por shpejt situatat qetësohen. Në ekonomi mund të bëni një planifikim të ri që do ju ndihmojë për muajt e ardhshëm. Në çift, dashuria kërkon më shumë vëmendje.

Binjakët

Komunikimi juaj është i shkëlqyer sot dhe do të shërbejë për të zgjidhur një mosmarrëveshje të vjetër. Një takim i rastësishëm mund të sjellë një ide të madhe për të ardhmen. Kujdes me lodhjen fizike.

Gaforrja

Familja dhe shtëpia janë në fokus. Mund të merrni vendime që kanë të bëjnë me ndryshime ose rregullime të rëndësishme. Në dashuri, një surprizë do të ngrohë zemrën tuaj.

Luani

Sot keni mundësi të tregoni talentet dhe aftësitë tuaja. Do të fitoni respekt dhe vëmendje nga persona të rëndësishëm. Në marrëdhënie, pasioni është në kulm. Mos lini vend për xhelozi.

Virgjëresha

Shëndeti dhe rutina kërkojnë më shumë kujdes. Sot është dita e duhur për të filluar një stil jetese më të shëndetshëm. Në punë, një detaj i vogël mund të bëjë diferencën e madhe.

Peshorja

Romanca është fjala kyçe e ditës. Takimet dhe bisedat e sotme mund të kthehen në diçka të bukur dhe të qëndrueshme. Në aspektin financiar, tregohuni realistë me shpenzimet.

Akrepi

Ndjeshmëria juaj sot është e lartë. Kujdes me reagimet impulsive në familje ose në punë. Një lajm i mirë mund të vijë nga një bashkëpunim i vjetër. Në dashuri, durimi është çelësi.

Shigjetari

Hapësira dhe liria personale janë të domosdoshme për ju sot. Do të ndiheni të frymëzuar për të nisur një projekt të ri krijues. Marrëdhëniet shoqërore sjellin kënaqësi.

Bricjapi

Financat janë në qendër të vëmendjes. Sot mund të merrni një propozim të favorshëm që lidhet me investime ose punë. Në dashuri, partneri pret më shumë kohë dhe përkushtim nga ju.

Ujori

Dita sjell energji të reja dhe guxim për të bërë ndryshime. Një udhëtim i shkurtër ose një takim i papritur mund të ndryshojë humorin tuaj. Në dashuri, të papriturat janë pozitive.

Peshqit

Intuita juaj është sot jashtëzakonisht e fortë. Është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Në punë, tregohuni të qartë me qëllimet. Dashuria lulëzon nëse hapni zemrën.

 

Yesterday — 16 August 2025Opinion.al

Aplikacioni i ChatGPT gjeneron 2 miliardë dollarë të ardhura

By: b b
16 August 2025 at 22:38

Aplikacioni i ChatGPT po kujdeset mirë për të ardhurat.

Që prej daljes së tij në maj 2023 për pajisjet iOS dhe Android, aplikacioni ka arritur 2 miliardë dollarë në shpenzime konsumatore globale, sipas një analize nga Appfigures.

Shifra tejkalon 30 herë tre rivalët e tij së bashku, Claude, Copilot dhe Grok.

Këtë vit, ChatGPT ka arritur 1,35 miliardë dollarë. Mesatarisht, aplikacioni gjeneron rreth 193 milionë dollarë në muaj, mbi 25 milionë më shumë sesa viti i kaluar.

Kjo është 53 herë më e lartë sesa Grok që ka arritur në 25,6 miliardë dollarë për këtë vit. Shpenzimi mesatar mujor i konsumatorëve në Grok është rreth 3,6 milionë dollarë ose sa 1,9% i ChatGPT.

Këto të dhëna tregojnë se chatbot-et kanë ende rrugë për të fituar dominancë në pajiset celulare, edhe pse numrat në fakt nuk janë një pasqyrë e plotë e të ardhurave të përgjithshme të kompanive të Inteligjencës Artificiale.

Konsumatorët, ekipet dhe bizneset mund të anëtarësohen në planet e IA në internet dhe kompanitë mund të gjenerojnë të ardhura edhe në mënyra të tjera.

Këto të dhëna janë një dritare për përdorimin e aplikacioneve nga konsumatorët që i zbulojnë dhe paguajnë për to.

Gjithashtu, ChatGPT fiton 2,91 dollarë për çdo shkarkim, krahasuar me Claude – 2,55 dollarë, Grok – 0,75 dhe Copilot – 0,28.

Edhe në shkarkime, aplikacioni është instaluar rreth 690 milionë herë në mbarë botën kurse Grok 39,5 milionë.

Mesatarja e shkarkimeve tani është rreth 45 milionë, rreth 180% më shumë nga 16 milionë që ishin në periudhën janar-korrik 2024.

Përgjatë 2025, ChatGPT është shkarkuar 318 milionë herë ose 2,8 herë më shumë sesa 113 milionë herë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar./tvklan

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

By: b b
16 August 2025 at 22:09

Lini, fshati piktoresk buzë liqenit të Ohrit, rreth 22 km larg Pogradecit është ndër më të preferuarit sidomos nga turistët e huaj.

Pas zbulimeve të fundit më të jashtëzakonshme arkeologjike, ku Lini konsiderohet si vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë, ai po tërheq edhe më shumë turistë të huaj.

Ekipi i ATSH-së vizitoi Linin ndërsa gushti me temperaturat e larta ndihet më pak se kudo pranë liqenit, duke tërhequr vizitorë të shumtë, të cilët interesohen edhe për zbulimet e fundit rreth vendbanimeve palafite në zonë.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli konfirmoi për ATSH-në se “zbulimi i palafiteve rreth 8000-vjeçare në Lin ka ndikuar në rritjen e numrit të turistëve, veçanërisht atyre të huaj”.

Peizazhi i gushtit me barin e përzhitur nga nxehtësia që krijon mirazhe në ajër bashkohet me nuancat e kaltra e të gjelbra të ujërave të liqenit poshtë fshatit.

Teksa hyn në fshatin turistik të Linit, ajo që çdo turist dëshiron të vizitojë është Bazilika e Linit.

“Gjatë këtij sezoni e kanë vizituar Bazilikën e Linit 4735 turistë, prej të cilëve 3298 janë të huaj dhe 1437 vendas. Vendndodhja në majë të kodrës e bën edhe më interesante pasi turistët që shohin këtë monument kulture përballen edhe me pamjen piktoreske që ofrohet nga aty”, tha Xhakolli.

Kryebashkiaku Xhakolli bëri të ditur se “në Lin ka një projekt që është në zbatim për kanalizimin e ujërave të ndotura dhe ndërtimin e muzeut për zbulimet e bëra kohët e fundit në lidhje me vendbanimet palafite rreth 8000-vjeçare”.

Gjithashtu, Xhakolli tha se “fshati i Linit hyn tek projekti i 100 fshatrave dhe është gati një projekt për ndërhyrjen në infrastrukturë në këtë fshat nga qeveria”.

Në Lin vitet e fundit janë ndërtuar një sërë bujtinash, që mirëpresin me qindra turistë nga mbarë bota.

Rozeta Bicja, e ka kthyer shtëpinë e saj në qendër të Linit prej 14 vitesh në një bujtinë që e ka quajtur “Shtëpia e Luleve”.

“Turistët që vijnë në Lin, janë nga të gjitha vendet e botës, por këtë vit më shumë kanë qenë nga Gjermania, Franca, Holanda, Zvicra, Austria, Anglia, SHBA-ja etj. Ata pëlqejnë më shumë bujtinën për faktin se kemi ruajtur shtëpinë tradicionale me gurë”, tha Bicja për ATSH-në.

Bicaj theksoi se “mes shumë detajesh në bujtinën tonë, spikasin kostumet etnografike, qilimat e punuar në vegël, që familja jonë i ka ruajtur brez pas brezi”.

Sipas saj, turistët pëlqejnë shumë edhe gastronominë e zonës.

“Ndër ushqimet më të pëlqyera nga turistët janë sigurisht lakrori dhe tava e Koranit, që përgatiten nga amvisat pogradecare”, tha Bicaj.

Lini, fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, që të shfaqet menjëherë sapo zbret Qafëthanën në Pogradec ka një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës.

Gojëdhënat tregojnë që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të dendur.

Jeta në këtë gadishull ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori.

Njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”.

Ndërsa vetë banorët shprehen se dikur fshati shtrihej deri në mesin e Liqenit dhe më pas u krijua fshati i ri. Të gjithë thoshin: “Lindi fshati” dhe që atëherë u quajt Lin, si shkurtim i fjalës “Lindi”./ATSH

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

By: b b
16 August 2025 at 21:48

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Sipas televizionit ANSA , mësohet se Baudo u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë.

Lajmi është konfirmuar nga avokati dhe miku i tij, Giorgio Assumma.

Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian dhe mjeshtri i prezantuesve televizivë.

Ai ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in”.

Baudo u bë i njohur jo vetëm për stilin e tij të veçantë të prezantimit, por edhe për aftësinë për të zbuluar dhe promovuar talente të reja.

Për shumë vite, ai ishte një prani konstante në jetën televizive të italianëve, duke u bërë një figurë shumë e dashur dhe e respektuar.

Zelensky të hënën në Uashington, përgatitet për bisedime “të rrezikshme” me Trumpin

By: b b
16 August 2025 at 21:33

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky do të fluturojë për në Uashington të hënën, nën presionin e fortë të SHBA-së për të rënë dakord për një fund të shpejtë të luftës së Rusisë në Ukrainë, por i vendosur për të mbrojtur interesat e Kievit – pa shkaktuar një përplasje të dytë në Zyrën Ovale me Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së e ftoi Zelenskyn në Uashington pasi shtroi tapetin e kuq për Vladimir Putinin, armikun e betuar të Kievit, në një samit në Alaska që tronditi shumë njerëz në Ukrainë, ku qindra mijëra kanë vdekur që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022.

Bisedimet në Alaskë dështuan të prodhonin armëpushimin që kërkoi Trump dhe udhëheqësi i SHBA-së tha të shtunën se ai tani dëshironte një marrëveshje të shpejtë dhe të plotë paqeje dhe se Kievi duhet ta pranonte sepse “Rusia është një fuqi shumë e madhe, dhe ata nuk janë”.

Retorika e hapur e hedh barrën drejtpërdrejt mbi Zelensky-n, duke e vendosur atë në një pozicion të rrezikshëm ndërsa ai kthehet në Uashington për herë të parë që kur bisedimet e tij me Trump në Zyrën Ovale në shkurt u përshkallëzuan në ashpërsi.

Presidenti amerikan e qortoi atë para mediave botërore në atë kohë, duke thënë se Zelensky nuk “i mbante letrat” në negociata.

Burimi tha se Trump i tha Zelensky-t se Putin kishte ofruar të ngrinte vijat e frontit diku tjetër si pjesë e një marrëveshjeje, nëse Ukraina tërhiqte plotësisht trupat e saj nga rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, diçka që Zelensky tha se nuk ishte e mundur.

Trump dhe i dërguari i SHBA-së Steve Witkoff i thanë udhëheqësit ukrainas se Putin kishte thënë se nuk mund të kishte armëpushim përpara se të ndodhte kjo, dhe se udhëheqësi rus mund të zotohej të mos niste ndonjë agresion të ri kundër Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje.

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

By: b b
16 August 2025 at 20:44

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se situata e zjarreve në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan Vengu.

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

By: b b
16 August 2025 at 20:21

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ps takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaskë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump thotë se pas një takimi “shumë të suksesshëm” me Putin në Alaskë, ekziston mundësia për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se të gjitha palët janë dakord që lufta duhet të përfundojë me një zgjidhje paqësore, jo vetëm me një armëpushim të përkohshëm.

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë!

Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, po ashtu edhe një telefonatë vonë në mbrëmje me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, dhe me disa udhëheqës evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, shumë të respektuar.

U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet direkt drejt një marrëveshje paqeje, e cila do të përfundojë luftën, dhe jo vetëm një marrëveshje për armëpushim, e cila shpeshherë nuk mbahet.

Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pastaj do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, do të shpëtohen miliona jetë njerëzish.

Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, tha Trump.

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

By: b b
16 August 2025 at 19:46

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon veror.

Që nga orët e para të mëngjesit dhe deri në mbrëmje, terminali i pasagjerëve është i mbushur me qytetarë që hyjnë dhe dalin nga vendi, duke e bërë këtë nyje kryesore detare një nga pikat më të frekuentuara të qarkullimit ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në dy javët e para të muajit gusht, përmes Portit të Durrësit kanë lëvizur gjithsej 117 006 udhëtarë dhe 31 602 automjete, shifra që konfirmojnë intensitetin e qarkullimit dhe rolin kyç të këtij porti në lëvizjen sezonale të qytetarëve, sidomos atyre që kthehen nga emigracioni për pushime në atdhe.

Për të përballuar këtë volum të lartë, Administrata Doganore Shqiptare ka angazhuar kapacitete të plota dhe mbetet në gatishmëri, duke punuar me turne të zgjeruara për të menaxhuar fluksin në mënyrë të organizuar, efikase dhe të sigurt./ATSH

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

By: b b
16 August 2025 at 19:28

Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë i dobishëm”.

Këto janë fjalët e tij të para pas konferencës krah Trump të premten.

“Do të doja të theksoja menjëherë se vizita ishte në kohë dhe shumë e dobishme. Ne diskutuam praktikisht të gjitha zonat e bashkëpunimit tonë, por së pari dhe mbi të gjitha, sigurisht, folëm për një zgjidhje të mundshme të krizës ukrainase në terma të drejtë”, tha Putin, sipas Kremlinit.

Duke nënvizuar se negociatat e drejtpërdrejta të këtij lloji nuk kishin ndodhur në këtë nivel “për një kohë të gjatë”, udhëheqësi rus tha se Rusia respekton pozitën e administratës Trump sa i përket luftës në Ukrainë.

Ne natyrisht respektojmë pozitën e administratës amerikane që sheh nevojën e një fundi të menjëhershëm për përplasjet dhe ne gjithashtu do të donim ta shihnim këtë. Neve do të na pëlqente të ecnim përpara duke zgjidhur të gjitha problemet me mjete paqësore”, u shpreh Putin.

Biseda ishte shumë e drejtpërdrejtë dhe esenciale dhe në këndvështrimin tim, na afron me vendimet e nevojshme”, shtoi ai./tvklan

❌
❌