Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Opinion.al

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

By: e xh
23 August 2025 at 19:30

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit të ashpër nga Shtëpia e Bardhë ndaj raportit që nxori kjo agjenci për efektivitetin e sulmeve amerikane ndaj Iranit.

Raportet e mediave amerikane bëjnë me dije se gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse nuk do të shërbejë më si kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), ndërkohë që u shkarkuan dhe dy komandantë të tjerë të lartë.

Në qershor, Presidenti Donald Trump kundërshtoi me forcë një raport të publikuar të DIA-s, i cili zbuloi se sulmet amerikane ndaj Iranit vetëm sa e kishin penguar programin e tij bërthamor me muaj. Shtëpia e Bardhë e deklaroi vlerësimin e agjencisë si krejtësisht të gabuar.

Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor

By: e xh
23 August 2025 at 18:56

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth.

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe për pak çaste rrezikuan të përfshijnë masivin pyjor. Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Nigel Farage paralajmëron deportime të emigrantëve nga Britania

By: e xh
23 August 2025 at 18:29

Udhëheqësi i partisë së djathtë ekstreme Reform UK, Nigel Farage, ka shpallur planet e tij për një qasje radikale ndaj imigracionit nëse partia e tij formon qeverinë.

Në një intervistë për The Times, Farage tha se synon të tërheqë Mbretërinë e Bashkuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të nënshkruajë marrëveshje me vende si Afganistani dhe Eritrea për riatdhesimin e azilkërkuesve.

Farage tha se nuk është i shqetësuar për pasojat që mund të përballen azilkërkuesit në vendet e origjinës, por për rrezikun që ai beson se ata paraqesin për qytetarët britanikë. “Nuk mund të jem përgjegjës për regjimet tiranike në botë. Por mund të jem përgjegjës për sigurinë e grave dhe vajzave në rrugët tona,” deklaroi ai.

Ai u shpreh se do t’i japë fund të drejtës për të kërkuar azil për personat që hyjnë ilegalisht me varka të vogla dhe do të ndërtojë struktura paraburgimi për 24,000 migrantë në bazat ajrore, me një kosto prej 2.5 miliardë paundësh. Gjithashtu, ai parashikon pesë fluturime deportimi në ditë dhe qindra mijëra deportime në total.

Në rast se planet e tij hasin pengesa, Farage tha se emigrantët do të dërgohen në Ishullin Ascension në Atlantikun Jugor, për të dhënë një “mesazh simbolik”.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur sondazhet tregojnë se çështja e emigracionit dhe azilit është një nga shqetësimet kryesore për publikun britanik. Reform UK ka parë rritje në sondazhet e fundit pavarësisht se fitoi vetëm pesë vende në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Vitin e kaluar, rreth 37,000 migrantë, kryesisht nga Afganistani, Siria, Irani, Vietnami dhe Eritrea, kaluan Kanalin Anglez me varka të vogla – një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2023. Sipas Universitetit të Oksfordit, rreth dy të tretat e këtyre emigrantëve përfitojnë azil, ndërsa vetëm 3% deportohen.

I shtrirë në tokë dhe me pranga, momenti i arrestimit të shqiptarit që vrau gruan

By: e xh
23 August 2025 at 17:45

I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në sy të fëmijëve.

Nakoleci u gjet i fshehur në një parcelë tokë pranë shtëpisë dhe në momentin e arrestimit nuk shfaqi asnjë pendesë. “Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj?”, u tha ai oficerëve të policisë, ndërsa i vendosnin prangat.

36-vjeçarja, nëna e 4 fëmijëve u godit në trup dhe qafë me thikë në sy të tyre, duke u bërë dëshmitarë të krimit makabër nga dora e babait. Ngjarja ndodhi poshtë apartamentit të pallatit ku jetonin. Gruaja u përpoq të shpëtonte duke zbritur shkallët, por pa sukses, teksa ra mbi xhamin e derës hyrëse të pallatit e përgjakur. Prezente në momentin e krimit ishte vajza e madhe e çiftit, që rrëfeu edhe dinamikën.

Të hënën, më 25 gusht, autopsia e 36-vjeçares pritet të kryhet nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Dje, të premten, vajza e madhe e çiftit (18 vjeçe) telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave dhe raportoi se nëna e saj u gjet e mbuluar me gjak në hyrje të pallatit dhe se babai i saj ishte ai që e goditi. Gruaja fatkeqe 36-vjeçare përfundoi në ambulancë gjatë transferimit të saj në Spitalin e Përgjithshëm të Volosit, por humbi jetën pak më pas.

Dëshmitarë nga lagjja e çiftit raportuan se çifti kishte pasur një debat të ashpër që nga mëngjesi. Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar thuhet se përballet me probleme serioze psikiatrike dhe vetëm qershorin e kaluar ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku mbeti i shtruar në spital pas një tentative vetëvrasjeje.

Edhe në Shqipëri, sipas familjarëve, ai ishte i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej me KEMP.

“Dosja e tij penale është gjithashtu e rënduar. Në nëntor 2024, ai u arrestua për dëbim administrativ, ndërsa në vitin 2019 ai ishte dy herë në duart e policisë për posedim droge. Më parë, në vitin 2018, ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme, ndërsa në vitin 2020 vuajti një dënim prej katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Aktiviteti i tij kriminal mund të gjurmohet që nga viti 2013, kur ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend, me gjykatën që e konsideroi atë një të huaj të padëshirueshëm”, informon media greke.

Kush ishte Artur Zheji?

By: e xh
23 August 2025 at 17:42

Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami.

Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës.

Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.

Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

64 vjeçari Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij.

Sipas të dhënave paraprake, publicisti pësoi një atak kardiak dhe pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal “Petro Nako”, ai mbërriti atje pa jetë.

Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

By: e xh
23 August 2025 at 17:34

Policia ka dhënë informacion zyrtarë në lidhje me ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, Artur Zheji, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Gazetari Zheji lindi më 29 gusht 1961, ndërsa sot u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Dyshohet se gazetari ka pësuar arrest kardiak.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.

Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Infomacion paraprak

Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

By: e xh
23 August 2025 at 17:32

Në Gjermani po debatohet mundësia e dërgimit të ushtarëve për një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse në Ukrainë, pas sugjerimeve për një takim të mundshëm mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Forca e tillë do të vendosej në vend për të garantuar që luftime të reja të mos rifillojnë.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, thekson se Gjermania duhet të përqendrohet kryesisht te forcimi i ushtrisë ukrainase për të parandaluar sulmet e ardhshme, por ai nuk përjashton pjesëmarrjen e vendit të tij në një mision paqeruajtës. Megjithatë, partitë e tjera në koalicion, veçanërisht socialdemokratët (SPD), shprehen të kujdesshëm dhe paralajmërojnë kundër vendimeve të nxituara.

Mbështetja publike për dërgimin e trupave gjermanë është e ulët. Sipas një sondazhi të realizuar nga Civey, 51% e qytetarëve janë kundër, ndërsa vetëm 36% mbështesin një mision të tillë. Politikanët konservatorë nga Gjermania lindore dhe partitë e majta, si Partia e Majtë dhe AfD, janë më të ashpër në kundërshtimin e idesë, duke e parë atë si të rrezikshme për vendin.

Ekspertët dhe analistët politikë vlerësojnë se në këtë moment debati mbi dërgimin e trupave paqeruajtëse mbetet kryesisht teorik, pasi nuk ka asnjë tregues konkret se Putini është i gatshëm të përfundojë luftën.

E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat

By: e xh
23 August 2025 at 17:18

Melania Trump, e cila është parë rrallë në publik gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj si president, ka ndërmarrë një hap të pazakontë diplomatik përmes një letre drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, ku bëri thirrje për paqe në emër të fëmijëve të prekur nga lufta.

Letra, e dorëzuar nga Donald Trump gjatë një samiti në Alaskë me Putinin, nuk përmendte drejtpërdrejt Ukrainën, por aludonte për vuajtjet e fëmijëve në zonat e konfliktit. Zonja e Parë shkroi: “Çdo fëmijë ndan të njëjtat ëndrra të qeta… Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri nga rreziku.”

Kjo ndërhyrje u interpretua si një pasqyrim i ndikimit të saj prapa skenave, sidomos në çështjet që prekin fëmijët. Melania Trump është angazhuar edhe më parë në nisma për sigurinë e fëmijëve dhe kundër abuzimeve, megjithëse këtë mandat ka pasur më pak prani publike krahasuar me mandatin e parë – vetëm 19 dalje publike deri tani, nga 40 në të njëjtën periudhë të mëparshme.

Burime pranë çiftit thonë se Donald Trump konsultohet shpesh me të shoqen dhe i vlerëson qëndrimet e saj, sidomos për çështjet ndërkombëtare. Presidenti ka përmendur më herët reagimet kritike të Melanias pas bisedave me Putinin apo pamjeve nga Gaza.

Megjithatë, përfshirja e saj në politikën e brendshme është e kufizuar. Ajo ka qëndruar kryesisht jashtë Uashingtonit, mes Nju Jorkut dhe Palm Beach, dhe ka ruajtur një staf të vogël – vetëm pesë persona, krahasuar me 12 deri në 20 në administratat e mëparshme.

Pavarësisht mungesës në evente të zakonshme të Zonjës së Parë, si pritjet shtetërore apo udhëtimet vetem jashtë vendit, letra drejtuar Putinit dhe ndjeshmëria ndaj çështjeve që lidhen me fëmijët tregojnë për një rol të zgjedhur me kujdes, por jo pa ndikim.

“Zonjat e para kanë një autoritet moral unik,” tha Anita McBride, ish-shefe e stafit e Laura Bush. “Melania po përdor platformën e saj për çështje ku ajo ndjen lidhje të fortë.”

Ndërsa Donald Trump përballet me sfida të shumta në politikën e jashtme, roli i Melanias – edhe në distancë – po shihet si një shtysë morale dhe simbolike për fushatat e tij diplomatike.

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji

By: e xh
23 August 2025 at 17:08

Është ndarë nga jeta parakohe publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji. Ai ka humbur jetës sot në moshën 64-vjeçare, teksa ndodhej me pushime në Sarandë, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh. Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Gazetari Zheji lindi më 29 gusht 1961, ndërsa për dekada është angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri.

Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

By: e xh
23 August 2025 at 17:07

Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X është vënë në pranga nga policia pas një përplasje të dhunshme që pati me efektivët në bulevardin Ventura në Los Angeles, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Policia u thirr nga banorët për një burrë që po ecte në rrugë me të brendshme, duke shkaktuar probleme. Pasi oficerët mbërritën në vendngjarje, këngëtari i Old Town Road i sulmoi dhe për këtë arsye u arrestua për dhunë.

Ai u dërgua më pas në spital për trajtim për një mbidozë të mundshme.

Një video e paverifikuar u publikua nga TMZ, e cila e shfaqte këngëtarin duke kërcyer në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme kaubojsh, duke i ftuar njerëzit që kalonin aty pranë të “vinin në festë”.

Këngëtari ka shkaktuar polemika gjatë gjithë karrierës së tij, me konservatorët në SHBA që e quajnë videoklipin e këngës së tij hit Montero (Call Me By Your Name) “të shthurur” dhe “të ligë”.

Greqi/ Shqiptari pas arrestimit: Gruan e vrava se më tradhtonte

By: e xh
23 August 2025 at 16:42

Një ditë pas krimit të rëndë në familje në Volos të Greqisë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij 36-vjeçare, e ndodhur në sy të fëmijëve ditën e djeshme.

Shqiptari u gjet në rrugën ‘Evripidou’ në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Sipas informacioneve nga policia greke dhe mediat, ai ishte fshehur në një parking. Pas arrestimit, mësohet se Nakoleci nuk ka bërë rezistencë, por ai ka bërtitur duke thënë;

“E vrava gruan se më tradhtonte!”.

Nuk dihet ende se sa qëndron pretendimi i tij, por hetimet nga policia greke janë aktive.

I dyshuari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar në Psikiatri me urdhër të Prokurorisë greke që e kishte ende nën hetim, pasi ishte person që vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Familjarët në Shqipëri dhe daja i tij në Korçë apeluan që të dorëzohej dhe të rrëfente krimin në familje.

Nëna e 4 fëmijëve u godit në trup dhe qafë me thikë në sy të tyre, duke u bërë dëshmitarë të krimit makabër nga dora e babait. Ngjarja ndodhi poshtë apartamentit të pallatit ku jetonin. Gruaja u përpoq të shpëtonte duke zbritur shkallët, por pa sukses, teksa ra mbi xhamin e derës hyrëse të pallatit e përgjakur. Prezente në momentin e krimit ishte vajza e madhe e çiftit, që rrëfeu edhe dinamikën.

Të hënën, më 25 gusht, autopsia e 36-vjeçares pritet të kryhet nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Dje, të premten, vajza e madhe e çiftit (18 vjeçe) telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave dhe raportoi se nëna e saj u gjet e mbuluar me gjak në hyrje të pallatit dhe se babai i saj ishte ai që e goditi. Gruaja fatkeqe 36-vjeçare përfundoi në ambulancë gjatë transferimit të saj në Spitalin e Përgjithshëm të Volosit, por humbi jetën pak më pas.

Dëshmitarë nga lagjja e çiftit raportuan se çifti kishte pasur një debat të ashpër që nga mëngjesi. Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar thuhet se përballet me probleme serioze psikiatrike dhe vetëm qershorin e kaluar ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku mbeti i shtruar në spital pas një tentative vetëvrasjeje.

Edhe në Shqipëri, sipas familjarëve, ai ishte i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej me KEMP.

“Dosja e tij penale është gjithashtu e rënduar. Në nëntor 2024, ai u arrestua për dëbim administrativ, ndërsa në vitin 2019 ai ishte dy herë në duart e policisë për posedim droge. Më parë, në vitin 2018, ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme, ndërsa në vitin 2020 vuajti një dënim prej katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Aktiviteti i tij kriminal mund të gjurmohet që nga viti 2013, kur ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend, me gjykatën që e konsideroi atë një të huaj të padëshirueshëm”, informon media greke.

Vrasja e tmerrshme para syve të fëmijëve të mitur ka tronditur shoqërinë e Volosit, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet.

 

Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbulohen propozimet për forcimin e disiplinës

By: e xh
23 August 2025 at 16:40

Ushtri më e rreptë, sidomos kur është me mision jashtë Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes propozon disa ndryshime në ligjin për disiplinën e forcave të Armatosura, që synon forcimin e disiplinës ushtarake dhe të rendit ushtarak.

Kështu kërkohet që ushtarët për vepra që konsiderohenn shkelje të lehta brenda territorit shqiptar si mosrespektimi i orarit të punës, shkrepja e armës nga pakujdesia, publikimi në rrjete sociale i efektivëve me simbole ushtarake, etj; kur ndodhin gjatë marrëveshjeve në arenën ndërkombëtare do të vlerësohen si shkelje të rënda dhe ndëshkimi nuk do të jetë thjesht qortim apo punë jashtë orarit, por rrezikon nga vërejtje me shkrim deri në mbajtje të ¼ të pagës.

Si dhe shkeljet e rënda pritet të klasifikohen si shumë të rënda, në proporcion edhe masat disiplinore që një gabim në një mision jashtë vendit mund t’iu kushtojë përjashtimin nga Forcat e Armatosura.

Ky ndryshim është propozuar nisur nga fakti që nga praktika në misionet dhe në angazhimet jashtë vendit kërkohet një disiplinë me e lartë dhe si rrjedhojë është e nevojshme që të gjitha shkeljet të konsiderohen shkelje të rënda, dhe masat disiplinore që jepen për to të jetë në përputhje me shkeljet e rënda.

Propozimi bëhet pasi Forcat e Armatosura nuk veprojnë më vete në misione apo stërvitje jashtë vendit dhe si rezultat duhet të reflektojnë një disiplinë të lartë.”

Listës së shkeljeve të rënda propozohet t’i shtohet edhe dhënia e intervistave të paautorizuara në media. Në hierarkinë e autoriteteve përgjegjëse për dhënien e masave disiplinore ndaj ushtarakëve të Forcave të Armatosura, kanë shtuar kompetencat e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për dhënien e masave të rënda për ushtarakët me grada madhore.

Megjithëse në projektligj parashikohet edhe hetimi disiplinor dhe pushimi i procedimit disiplinor kur vërtetohet se nuk është kryer shkelja.

Babai u vrau të ëmën para syve, vajza e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami im, por ne…

By: e xh
23 August 2025 at 16:33

Vajza e Marjenës, 36-vjeçares që u vra brutalisht nga i shoqi Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë ka bërë një reagim prekës në rrjetet sociale.

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por unë Dino, Melisa dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë në jetën tonë”, shkroi vajza bashkangjitur fotove në krahët e saj.

Babai i fëmijëve, i cili u vra nënën para syve të tyre, u arrestua mesditën e sotme nga policia, pasi ishte arratisur menjëherë pas krimit.

40-vjeçari është i njohur për policinë . Ai kishte qenë i dënuar më parë për përdorim dhe trafik droge, dëshmi të rreme dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Edhe pse ishin bërë shumë ankesa kundër tij, 36-vjeçari dyshohet se nuk e ka denoncuar kurrë për dhunë në familje. Fqinjët e çiftit, pas vrasjes me gjakftohtësi të gruas, raportuan se shpesh dëgjonin zëra që vinin nga shtëpia e tyre.

Autopsia e 36-vjeçares pritet të bëhet në Selanik në ditët në vijim.

Dorëhiqet ministri holandez, Parlamenti nuk votoi sanksionet ndaj Izraelit

By: e xh
23 August 2025 at 15:58

Ministri i Jashtëm i Holandës, Caspar Veldkamp, ​​dha dorëheqjen pasi nuk arriti të siguronte votat e nevojshme në parlament për të vendosur sanksione të reja ndaj Izraelit për luftën në Gaza.

Veldkamp kishte informuar parlamentin e vendit se kishte ndërmend të sillte masa të reja kundër Izraelit, por nuk arriti të siguronte mbështetjen e partnerëve të tij të koalicionit.

61-vjeçari, ish-ambasadori në Izrael u tha gazetarëve se mendonte se nuk ishte në gjendje ta zbatonte i vetëm qëndrimin dhe të ndjeke një rrugë që e konsideron të nevojshme.

Pas dorëheqjes së Veldkamp, ​​anëtarët e mbetur të kabinetit të partisë së tij të qendrës së djathtë, Kontrata e Re Sociale, gjithashtu dhanë dorëheqjen, duke e lënë qeverinë holandeze në rrëmujë.

Në qershor të këtij viti, qeveria e mëparshme u rrëzua pasi partia e ekstremit të djathtë u tërhoq nga koalicioni katërpartiak i vendit për shkak të një grindjeje në lidhje me imigracionin.

Tre partitë e mbetura qëndruan në një qeveri të përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve në tetor.

Qeveria holandeze po përballet me një presion në rritje, për të ndryshuar politikat e saj ndaj Izraelit.

Muajin e kaluar, mijëra njerëz demonstruan në stacionet e trenave në të gjithë vendin, duke mbajtur tenxhere dhe tiganë për të sinjalizuar mungesën e ushqimit në Gaza.

Vrau gruan në Greqi/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, po fshihej në një parking

By: e xh
23 August 2025 at 15:55

Arrestohet 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij në Volos të Greqisë dhe u arratis.

Pandeli Nakoleci u gjet në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ai i mori jetën gruas së tij. Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parking.

Ai u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij, Marjola Nakoleci, 36-vjeç.

Të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Lirimi i hapësirave publike në vend, Rama publikon pamjet: Durrës, vazhdojmë

By: e xh
23 August 2025 at 15:53

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin e lirimit të hapësirave publike, teksa ka ndarë pamje nga Durrësi.

Krahas pamjeve që tregojnë shembjet e ndërtesave dhe strukturave që kanë bllokuar hapësirën komunitare në qytetin bregdetar, kreu i qeverisë shkruan: “Durrës, vazhdojmë”.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike si dhe ndërtimeve pa leje vijon prej javësh, ndërsa kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje verore.

I pari në Evropë, Danimarka miraton ligjin për mbrojtjen e identitetit dixhital

By: e xh
23 August 2025 at 15:48

Danimarka ka miratuar një ligj historik që i jep qytetarëve të drejtën e autorit mbi fytyrën, zërin dhe trupin e tyre në epokën e inteligjencës artificiale. Ky është ligji i parë i këtij lloji në Evropë dhe synon të luftojë përdorimet e rrezikshme të teknologjisë si deepfake-t, mashtrimet digjitale dhe përmbajtjet e rreme.

Ligji garanton tre të drejta kryesore për qytetarët: të kërkojnë heqjen e përmbajtjeve të gjeneruara nga IA që përdorin imazhin e tyre pa leje, të kërkojnë dëmshpërblim në rast dëmi, dhe të mbajnë platformat përgjegjëse për publikimin e përmbajtjeve të tilla. Platformat që nuk i heqin përmbajtjet do të përballen me gjoba të rënda.

“Secili duhet të zotërojë imazhin e vet në epokën e inteligjencës artificiale”, deklaroi ministri i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt.

Ligji vjen në një kohë kur po përhapen me shpejtësi klonet zanore apo të fytyrave. Këto teknologji janë kthyer në mjete të rrezikshme që po përdoren edhe në zgjedhjet, për të mashtruar kompani apo për të shantazhuar qytetarë të zakonshëm. Ligji vjen gjithashtu kur Danimarka po përgatitet të marrë presidencën e radhës së BE-së në vitin 2025, dhe mund të jetë një model reference edhe për vende të tjera në Evropë.

Në të gjithë botën, disa juridiksione kanë filluar ta adresojnë problemin me qasje sektoriale. Në Shtetet e Bashkuara, rregullimi i përmbajtjes së rreme (deepfake) iu është lënë shteteve: Kalifornia, Teksasi, Nju Jorku dhe Virxhinia, për shembull, ndalojnë përdorimin e përmbajtjes sintetike në kontekste zgjedhore ose pornografike pa konsensus, por ende nuk ka një legjislacion federal të unifikuar që u jep individëve të drejta ligjore mbi imazhin ose zërin e tyre të gjeneruar artificialisht.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Akti i Sigurisë Online parashikon heqjen e detyrueshme të përmbajtjes së rreme me përmbajtje seksuale dhe përgjegjësi penale për ata që e prodhojnë ose e shpërndajnë atë. Franca ka futur dënime të ngjashme sipas ligjit të saj kundër dhunës kibernetike. Megjithatë, asnjëri vend nuk ka miratuar ende mbrojtje parandaluese bazuar në konceptin e të drejtës së autorit individual.

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

By: e xh
23 August 2025 at 15:34

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka një kontratë paramartesore të firmosur, në rast divorci. Nëse diçka e tillë ndodh, Georgina do merrte një pension të përjetshëm prej 100 mijë eurosh në muaj dhe pronësinë mbi rezidencën e CR7 në Madrid, e cila vlerësohet me 5.2 milionë euro.

Kontrata paramartesore

Sipas revistës portugeze TV GUIA, Ronaldo dhe Rodriguez kanë nënshkruar tashmë një kontratë paramartesore, pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Alana Martina.

Kontrata parashikon që, në rast ndarje, Georgina do të marrë pension mujor të përjetshëm prej 100,000 eurosh, si dhe pronësinë e vilës luksoze të Ronaldos në La Finca, Madrid, me vlerë mbi 5.2 milionë euro.

Sipas të njëjtit medium, kjo marrëveshje ka për qëllim sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve, duke garantuar që familjes të mos i mungojë asgjë, pavarësisht rrethanave.

Pasuria e CR7

Me një pasuri të vlerësuar mbi 671 milionë dollarë, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë.

Vetëm të ardhurat vjetore nga kontrata me klubin Al-Nassr arrijnë në 230 milionë dollarë, ndërsa dhjetëra milionë të tjera vijnë nga sponsorizime dhe kontrata reklamash.

Modelja argjentinase filloi një lidhje me futbollistin portugez në vitin 2016, pasi e takoi atë në një dyqan në Madrid, ku punonte si asistente shitjesh. Në qershor 2017, Ronaldo pati binjakë, Eva dhe Mateo, nëpërmjet nënës surrogate. Në nëntor 2017, vetë Rodriguez lindi vajzën e tyre, Alana Martina dhe më 18 prill 2022, ajo lindi binjakë; djali, Angel vdiq gjatë lindjes, ndërsa vajza, Bella Esmeralda, mbijetoi.

Dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

By: e xh
23 August 2025 at 15:28

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për paqen të mos lëshojë territoret e pushtuara. Por mesazhi i presidentit ukrainas në shënimin e kësaj dite kombëtare, ishte se nuk do t’ia dhurojnë tokën pushtuesit.

“Ky flamur është një qëllim dhe ëndërr për shumë ukrainas në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Flamurin e mbajnë ata. Ata e mbajnë atë sepse e dinë se ne nuk do t’ia dhurojmë tokën tonë një pushtuesi. Ky flamur simbolizon gjënë më të dashur për qindra luftëtarë tanë – burra dhe gra – nga e gjithë Ukraina që mbrojnë jo vetëm një drejtim specifik të vijës së frontit, por të gjithë Ukrainën’’, tha Volodimir Zelensky.

Ceremonia e Ditës së Flamurit Kombëtar u mbajt në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe në të morën pjesë zyrtarët më të lartë të vendit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti kërcënimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë të premten nëse nuk ka përparim drejt një zgjidhjeje paqësore në Ukrainë brenda dy javësh, duke treguar zhgënjim ndaj Moskës një javë pas takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.

Zelenskiy tha të premten se Rusia po bënte gjithçka që mundte për të parandaluar një takim midis tij dhe Putinit, ndërsa ministri i jashtëm rus tha se agjenda për një takim të tillë nuk ishte gati.

Zelenskiy ka bërë thirrje të përsëritura që Putini të takohet me të, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të negociuar përfundimin e luftës.

Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

By: b b
23 August 2025 at 15:25

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të vdekjeve.

Sipas autoriteteve lokale, në vend pati 20 ditë rresht vdekje në periudhën 27 korrik-15 gusht, që në total ishin 1.331 vdekje, një rritje relative me 25 për qind.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme për Shëndetin, vdekjet e tepërta u verifikuan në të gjitha rajonet e vendit, por kuota më e lartë u regjistrua në rajonet veriore, qendrore dhe atë jugore të Alentehos.

Zyrtarët deklaruan se temperaturat e larta ishin faktori kryesor, që shkaktuan dehidratim dhe rënduan sëmundjet kronike, sidomos ato kardiovaskulare dhe respiratorë tek personat e cënueshëm.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë gjithashtu se numri i lartë i vdekjeve u konstatua në radhët e të moshuarve.

Gjithashtu, nga 34 ditët me numrin më të lartë të vdekjeve, të regjistruara në korrik dhe gusht, 29 prej tyre u verifikuan tek grupmosha mbi 70 vjeç.

Autoritetet thanë se kategoria nga 75 vjeç e sipër, të prekur nga sëmundje dhe nga kapacitetet e ulëta të reagimit ndaj të nxehtit, ishin më të prekurit.

Muaji korrik rezultoi më kritiku, me dy faza të nxehti ekstrem, 1 me 9 dhe 25 me 31 korrik.

Instituti portugez për Detin dhe Atmosferën konfirmoi se ishte korriku i nëntë më i nxehtë që prej vitit 1931, me temperaturat që u rritën me mbi 3 gradë Celsius mbi mesataren mujore.

❌
❌