EDITORIAL / Javën e kaluar, në një takim me përfaqësues të sektorit bankar dhe financiar, kryeministri shpalosi një synim më shumë se ambicioz: ta bëjë Shqipërinë një ekonomi cashless (që nuk përdor para fizike) deri në vitin 2030.
Në rast se këtë deklaratë të kryeministrit e kuptojmë pa nuanca apo rezerva, reagimi i parë do të ishte skepticizmi, duke pasur parasysh se Shqipëria vlerësohet të jetë ende sot një ndër ekonomitë me shkallën më të lartë të përdorimit të parasë fizike.
As vendet më të përparuara në dixhitalizimin e pagesave, për shembull, Suedia, nuk kanë shpalosur deri më sot objektiva për të pasur një ekonomi cashless.
Megjithatë, në rast se deklaratën e kryeministrit do ta kuptojmë si një lloj hiperbole në shprehje të vullnetit për të nxitur një përdorim sa më të lartë të pagesave elektronike, duhet që ky vullnet të shoqërohet në vazhdim me më shumë veprime konkrete.
Rritja e përdorimit të pagesave elektronike do të ofronte përfitime të shumta, si ulje të evazionit fiskal dhe të korrupsionit, rritje të të ardhurave buxhetore dhe mundësi të shtuara për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, ulje të kostove dhe rreziqeve të lidhura me prodhimin, ruajtjen dhe qarkullimin e parasë fizike, lehtësimin e transaksioneve ekonomike, etj.
Shqipërisë nuk i mungojnë produktet dhe shërbimet që mundësojnë forma alternative të pagesave ndaj parasë fizike. Pagesat dhe transfertat në kanale elektronike janë në rritje të shpejtë. Madje, prej tre vitesh numri i transfertave bankare që kryhen nëpërmjet internetit është më i lartë se ato në degë.
Edhe pagesat për transaksionet e shitblerjes në vlerë të vogël, kryesisht në pikat e shitjes, por edhe nëpërmjet internetit, janë në rritje. Zhvillimi i turizmit në vitet e fundit ka rritur kërkesën për pagesa me kartë dhe ka shtuar numrin e bizneseve që ofrojnë pagesa të këtij lloji.
Një përdorim sa më i ulët i parasë cash është në interesin e plotë të bankave dhe institucioneve financiare, sepse mundëson uljen e kostos dhe rritjen e eficiencës së tyre operacionale.
Në treg ka ambicie në rritje edhe prej institucioneve të parasë elektronike, që po investojnë në krijimin e portofolave dixhitalë, që synojnë të ofrojnë më shumë risi dhe fleksibilitet në pagesa.
Nga ana tjetër, arsyet pse përdorimi i pagesave elektronike në Shqipëri është ende krahasimisht i ulët mund të identifikohet me probleme që kërkojnë një rol aktiv nga institucionet shtetërore.
Përdorimi i formave të reja të pagesave është i lidhur direkt me rritjen e mirëqenies në përgjithësi.
Në një ekonomi ku ka më shumë mirëqenie, është më e lehtë që kultura financiare e individëve dhe bizneseve të zhvillohet dhe ata të ndërgjegjësohen më lehtë për avantazhet e risive në produktet dhe shërbimet financiare.
Faktor shumë i rëndësishëm frenues është informaliteti dhe evazioni fiskal. Pranimi i pagesave elektronike e bën të vështirë fshehjen e të ardhurave, ndaj ngelen një nga arsyet kryesore pse shumë biznese ende nuk ofrojnë mundësi pagesash të ndryshme nga ato cash.
Një çështje tjetër është elementi kosto. Pranimi i pagesave elektronike, sidomos të atyre me kartë, shoqërohet me kosto që për bizneset e vogla mund të jenë të konsiderueshme, në raport me marzhet e tyre.
Këto kosto rrjedhin sidomos nga kushtet e aplikuara nga operatorët globalë të pagesave, si Visa apo Mastercard.
Përpjekjet në të shkuarën për të ngritur një skemë kombëtare të pagesave me kartë mundësonin një ulje të ndjeshme të këtyre kostove, por një projekt i tillë nuk gjeti shumë mbështetje nga palët e interesit.
Tashmë, pritshmëritë janë nga gjenerata e re e pagesave nga llogaria në llogari, nëpërmjet QR code dhe ngritja e një sistemi të pagesave të shpejta.
Megjithatë, këto projekte kërkojnë një rol aktiv nga institucionet shtetërore për të gjetur mënyra për uljen e kostove, në mënyrë që ky element të mos mbetet faktor frenues në zgjerimin e pagesave elektronike.
Në vitet e fundit, Banka e Shqipërisë është shfaqur aktive në lehtësimin dhe promovimin e pagesave elektronike. Diferencimi i komisioneve për transfertat elektronike apo qasja lehtësuese ndaj konkurrencës, me licencimin e institucioneve të reja të parasë elektronike dhe me zbatimin e ligjit të ri për shërbimet e pagesave, janë shembuj pozitivë.
Por, prej vitesh, sektori bankar kĂ«rkon me kĂ«mbĂ«ngulje kufizimin e vlerĂ«s sĂ« pagesave cash nga individĂ«t, marrjen e masave pĂ«r kufizimin e pĂ«rdorimit tĂ« Euros nĂ« transaksionet e brendshme ekonomike apo gjetjen e mĂ«nyrave pĂ«r tâu ofruar konsumatorĂ«ve edhe njĂ« formĂ« alternative pagese, veç parasĂ« cash. Deri tani, kĂ«to kĂ«rkesa nuk kanĂ« gjetur asnjĂ« pĂ«rgjigje nga Qeveria.
Madje, vetë shteti nuk mund të quhet një shembull suksesi në dixhitalizimin e pagesave. Në institucionet publike ku kryhen pagesa ende sot është e rrallë të gjesh mundësinë për të paguar me kartë apo me forma të tjera jo cash.
Vetë portali i qendërzuar i shërbimeve publike, e-Albania, ende nuk ofron mundësinë për të paguar online një numër shumë të madh shërbimesh.
Edhe shpërndarja e pensioneve, në pjesën më të madhe, vazhdon të bëhet në formë cash, nëpërmjet sporteleve të Postës Shqiptare. Bizneset ende kanë vështirësi të dorëzojnë bilancet online, pasi rëndom sistemi bie në ditët e fundit për shkak të ngarkesës, siç po ndodh në këtë fund-korrik.
Transformimi drejt një ekonomie pa pagesa cash duhet të fillojë nga shteti. Portali e-Albania duhet të integrohet plotësisht me sistemet bankare, institucionet e parasë elektronike dhe fintech-ët, për të mundësuar pagesa në kohë reale, të sigurta dhe me tarifa të ulëta.
Gjithashtu, nevojitet një integrim funksional mes sistemit tatimor dhe platformave të pagesave elektronike.
Ădo institucion publik duhet tĂ« pajiset me infrastrukturĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r pranimin e pagesave elektronike.
Një element thelbësor për të garantuar besimin e publikut te pagesat elektronike është siguria e sistemeve.
Rrjedhjet e përsëritura të të dhënave sensitive që administrohen nga institucionet shtetërore natyrisht që nuk ndihmojnë për të promovuar konceptin e një ekonomie pa para fizike. Institucionet shtetërore duhet të garantojnë sigurinë e të dhënave që administrohen në sistemet e tyre, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt për të kryer pagesa elektronike për shërbimet publike.
Përtej aspekteve teknike dhe infrastrukturës që do të duhej të ngrihet dhe të funksionojë në një kohë rekord, barra më e lartë bie po tek institucionet shtetërore dhe autoritetet rregullatore për të zbutur hendekun mes mundësive teknologjike që tregu aktualisht ofron dhe përvetësimit real nga qytetarët.
Njohuritë për menaxhimin e financave personale, përdorimin e kartave bankare apo aplikacioneve të portofolave elektronikë janë ende të kufizuara, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane.
Për më tepër, çdo strategji për dixhitalizimin e ekonomisë duhet të shoqërohet me politika për përfshirje financiare, mbështetje për akses në pajisje dhe internet, si dhe trajnime praktike për përdorimin e tyre, në të kundërt, një transformim i nxituar drejt një ekonomie pa cash, pa masa përfshirëse, mund të thellojë ndarjen dixhitale dhe sociale në vend.
Një tranzicion i suksesshëm drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike nuk mund të mbështetet vetëm në presionin rregullator apo zhvillimet teknologjike, ose thjesht duke vendosur afate: ai duhet të ndërtohet mbi një aleancë interesash mes qytetarëve, shtetit dhe sektorit privat.
Përpjekjet për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi janë më se të mirëpritura, por shteti duhet të kuptojë dhe të përmbushë më mirë rolin e vet në shërbim të këtij objektivi.
Nëse Qeveria vërtet dëshiron të ndërtojë një ekonomi pa cash, ajo duhet ta udhëheqë këtë proces nëpërmjet shembullit të vet.
Â
Transformimi
Transformimi drejt një ekonomie pa pagesa cash duhet të fillojë nga shteti. Portali e-Albania duhet të integrohet plotësisht me sistemet bankare, institucionet e parasë elektronike dhe fintech-ët, për të mundësuar pagesa në kohë reale, të sigurta dhe me tarifa të ulëta. Gjithashtu, nevojitet një integrim funksional mes sistemit tatimor dhe platformave të pagesave elektronike.
Tranzicioni
Një tranzicion i suksesshëm drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike nuk mund të mbështetet vetëm në presionin rregullator apo zhvillimet teknologjike, ose thjesht duke vendosur afate: ai duhet të ndërtohet mbi një aleancë interesash mes qytetarëve, shtetit dhe sektorit privat.
Â
The post Rruga drejt një ekonomie pa cash nuk varet vetëm nga sektori privat appeared first on Revista Monitor.