Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të rinjtë dhe mungesat në tregun e punës po thellohen. Vodafone Italia shkurtoi 450 punonjës shqiptarë që ofronin shërbimet call center për klientin këtë vit duke i zëvendësuar me chatbot të Inteligjencës Artificiale. Kompanitë e konsulencës, auditit, financës, marketingut etj. nuk po rekrutojnë punonjës të rinj. Teksa papunësia te të diplomuarit u rrit në vitin 2025, CEO-t kanë pohuar se IA po rrit produktivitetin. Cilat profesione rrezikohen në Shqipëri, si do të riformësohet tregu i punës. Të dhënat globale të 2025-s për ndikimin e IA japin shpresë
Â
Blerina Hoxha
Para pak ditësh A. Aga, në të 50-tat e tij, humbi punën në call center në të cilën po punonte 15 vitet e fundit.
Vodafone Italia shkurtoi rreth 450 punonjës në Shqipëri, të cilët kryenin shërbimet ndaj klientit, duke i zëvendësuar ata me një chatbot të integruar me Inteligjencën Artificiale.
âAtĂ« qĂ« bĂ«nin 750 punonjĂ«s pĂ«r disa orĂ«, tani e bĂ«n Inteligjenca Artificiale vetĂ«m nĂ« tri minuta dhe pa asnjĂ« gabimâ, tha z. Aga. Deri nĂ« fund tĂ« vitit pritet tĂ« humbin punĂ«n rreth 900 punonjĂ«s qĂ« ofronin shĂ«rbimet call center nga ShqipĂ«ria pĂ«r Vodafone Italia.
Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi në shumë procese pune, teksa kompanitë e teknologjisë janë duke zhvilluar lloje të reja për profesione të ndërlikuara. Teknologjia po përparon aq shpejt sa parashikimet po bëhen më të vështira.
Nina Bala, e cila punon për një kompani britanike në Shqipëri, që ofron shërbime financiare, të konsulencës dhe dizajnit, tha se Inteligjenca Artificiale është integruar fuqimisht në të gjitha proceset.
Ajo pohoi se kompania nuk ka bërë shkurtime, por nuk po zgjerohet në punonjës të rinj edhe pse aktiviteti është zgjeruar. Me ndihmën e IA tashmë një dizenjues bën punën e tre personave. Kjo vlen  për të gjithë sektorët, tha ajo.
Ekonomia shqiptare është pak e dixhitalizuar dhe ende e bazuar në një model ku dominon krahu i lirë i punës.
Mirëpo integrimi i Inteligjencës Artificiale edhe në vendin tonë për disa profesione të tilla si përkthyesit, operatorët telefonikë, ekspertë të marketingut, disa specialistë të teknologjisë, dhe përgjithësisht profesione në të gjitha fushat e detyrave, në nivelin e ulët dhe të mesëm, po bëhen gjithnjë e më shumë të zëvendësueshëm.
Studimet e deritanishme tregojnë se Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi duke zëvendësuar njerëzit, por kjo nuk po ndikon në rritjen e papunësisë.
Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për studime ekonomike tregoi se industritë dhe bizneset që kishin përdorur robotikën dhe Inteligjencën Artificiale kishin prodhuar më shumë me më pak punonjës. Ata gjetën se prodhimi u rrit, teksa punonjësit e shkurtuar në sektorin e prodhimit u rekrutuan në sektorë të tjerë operacionalë.
Pasi rritja e prodhimit shtroi nevojën për tregje të reja dhe aftësi të reja njerëzore, tregjet fizike të shitjeve me pakicë në SHBA dhe Europë u tronditën në fillim të kësaj dekade nga shitjet online.
Mirëpo shumë shpejt në vend të shitësve u rrit kërkesa për punonjës të postës dhe shpërndarjes, paketimit dhe teknologjisë.
NĂ« terma makro, Inteligjenca Artificiale nuk e ka rritur papunĂ«sisĂ«, por ka shtruar nevojĂ«n pĂ«r ristrukturim tĂ« punĂ«simit dhe pĂ«rshtatje mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« sistemit tĂ« edukimit pĂ«r tâiu pĂ«rgjigjur zhvillimeve teknologjike.
Zoti Aga që humbi punën në call center siguroi menjëherë një kontratë të re me të njëjtat kushte. Ai tha se përgjithësisht, shumica e kolegëve kanë siguruar punë të re, pasi nevojat për shërbime call center ende janë të larta në vendin tonë.
Â
CEO-t shqiptarë: 60% mendojnë se IA ka sjellë përmirësim
Vetëm dy vite pasi Inteligjenca Artificiale Gjenerative (GenAI) hyri në horizontin e drejtuesve të korporatave, kompanitë në Shqipëri dhe Kosovë kanë filluar ta përqafojnë atë në përmasa gjithnjë e më të mëdha.
Pricewaterhouse Coopers, i njohur edhe si PwC, një rrjet shumëkombësh shërbimesh profesionale me seli në Londër, në një anketë me 43 CEO në Shqipëri dhe Kosovë, rezultatet të cilës u publikuan në pranverën e këtij viti, tregoi se 60% e drejtuesve në dy vendet thanë se përdorimi i GenAI ka sjellë përmirësim në efikasitetin e përdorimit të kohës nga punonjësit.
Një përqindje më e vogël, rreth 23%, raportojnë rritje të të ardhurave, ndërsa 26% kanë parë edhe përmirësim të fitimeve.
Edhe pse këto shifra janë pak më të ulëta se pritshmëritë optimiste të shprehura nga drejtuesit vitin e kaluar, entuziazmi për të ardhmen nuk është zbehur.
Thuajse gjysma e CEO-ve në Shqipëri dhe Kosovë (44%) presin që përdorimi i GenAI të ndikojë pozitivisht në rritjen e fitimit të kompanisë së tyre në 12 muajt e ardhshëm.
Kjo pritshmëri lidhet me aftësitë që ka GenAI për të automatizuar detyra komplekse, për të gjeneruar zgjidhje inovative dhe për të përmirësuar procesin e marrjes së vendimeve.
Shumë drejtues e konsiderojnë atë si një mjet transformues që mund të sjellë kursime të ndjeshme në kosto dhe të rrisë produktivitetin, dy faktorë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në fitim.
NdĂ«rkohĂ« qĂ« tregjet po pĂ«rballen me dinamika gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshme, pĂ«rdorimi strategjik i teknologjive tĂ« reja si GenAI pritet tĂ« ofrojĂ« njĂ« avantazh konkurrues dhe tâi pozicionojĂ« mĂ« mirĂ« kompanitĂ« pĂ«r njĂ« rritje tĂ« qĂ«ndrueshme.
Por ky optimizëm nuk vlen për të gjithë. Një përqindje e konsiderueshme, 44% e drejtuesve në Shqipëri dhe Kosovë, shprehen se nuk presin ndonjë ndryshim në fitimet e kompanisë së tyre si rezultat i përdorimit të GenAI.
Skepticizmi vjen si pasojë e perceptimit se teknologjia është ende në zhvillim dhe nuk është e lirë nga kufizimet. Kjo qasje reflekton të njëjtën ndarje që vërehet edhe në vendet e tjera të rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore (CEE), por edhe në nivel global.
Gjithsesi, ajo që bie në sy është konsensusi i gjerë mbi nevojën për ekspertizë të re. Integrimi i GenAI kërkon njerëz të aftë për ta përdorur atë në mënyrë efikase, për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e saj.
Prandaj, paralelisht me teknologjinë, do të kërkohet një investim i thelluar në kapitalin njerëzor.
Dhe ndërsa debati mes optimistëve dhe skeptikëve vazhdon, anketa tregoi se Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e së ardhmes së biznesit edhe në Shqipëri e Kosovë.
Një ndër prirjet më interesante që del në pah nga sondazhi është zbehja e kufijve mes sektorëve ekonomikë tradicionalë. 40% e CEO-ve thonë se kompanitë e tyre kanë hyrë në fusha të reja të biznesit në pesë vitet e fundit, një tregues i qartë se modelet tradicionale po transformohen.
Megjithatë, ritmi i këtij transformimi mbetet i ngadaltë. Vetëm 9% e të ardhurave të kompanive në Shqipëri dhe Kosovë në pesë vitet e fundit kanë ardhur nga bizneset e reja.
Sipas raportit, kjo vjen si pasojë e një vendimmarrjeje të dobët, mungesës së alokimit dinamik të burimeve dhe pamundësisë për të menduar në afat të gjatë, një sfidë veçanërisht e dukshme në vendet ku drejtuesit ndërrohen shpesh dhe vizioni afatgjatë nuk ka gjithnjë prioritet.
Â
Barometri Global i Punësimit në IA 2025: Mos u frikësoni
Barometri Global i PunĂ«simit 2025 i PricewaterhouseCoopers (PwC) zbulon se IA mund tâi bĂ«jĂ« njerĂ«zit mĂ« tĂ« vlefshĂ«m, madje edhe nĂ« punĂ«t mĂ« tĂ« automatizuara.
PwC analizoi gati një miliard njoftime pune nga gjashtë kontinente për të zbuluar ndikimin global të IA-së në vende pune, aftësi, paga dhe produktivitet.
Anketa nxori në pah rritje më të lartë të të ardhurave për punëtor në industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale. Një numër i industrive po rrisin përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë industritë më pak të ekspozuara ndaj saj, siç janë minierat dhe bujqësia.
Rritja e të ardhurave në industritë e ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale është përshpejtuar ndjeshëm që nga viti 2022, viti kur prezantimi i ChatGPT 3.5 e zgjoi botën ndaj fuqisë së Inteligjencës Artificiale.
Që atëherë, kompanitë kanë nxituar për të shfrytëzuar këtë teknologji dhe të ardhurat në industritë që përdorin Inteligjencën Artificiale janë rritur ndjeshëm.
PwC analizoi ndikimin e IA-së në ecurinë e vendeve të punës. Anketa gjeti se industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale kanë rritje 3 herë më të lartë të të ardhurave për punonjës.
IA mund tâi bĂ«jĂ« punĂ«torĂ«t mĂ« produktivĂ« dhe tâi aftĂ«sojĂ« ata tĂ« krijojnĂ« mĂ« shumĂ« vlerĂ«. QĂ« nga viti 2022, kur ndĂ«rgjegjĂ«simi pĂ«r fuqinĂ« e IA-sĂ« u rrit, tĂ« ardhurat nĂ« industritĂ« mĂ« tĂ« pozicionuara pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur IA-nĂ« janĂ« katĂ«rfishuar. Kjo sugjeron qĂ« investimet nĂ« IA po japin fryte.
Anketa gjeti gjithashtu se pagat po rriten dy herë më shpejt në industritë më të ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale krahasuar me ato që janë më pak të ekspozuara.
Anketa evidentoi se pagat po rriten për punëtorët edhe në rolet më të automatizuara, duke sugjeruar se shqetësimet se IA po zhvlerëson njerëzit mund të jenë të mbivlerësuara.
Aftësitë për punët e ekspozuara ndaj Inteligjencës Artificiale po ndryshojnë 66% më shpejt sesa për punët e tjera. IA po i ripërcakton rolet gjithnjë e më shpejt dhe po krijon ndryshime të shpejta në aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në punët e mundësuara nga IA.
Anketa gjeri se pagat e punëtorëve me aftësi të IA-së ishin dukshëm më të larta, se ato në sektorët tradicioanlë. Për më tepër, çdo industri e analizuar tregoi rritje pagash për punonjësit me aftësitë në përdorimin e IA-së.
Â

Burimi: Pwc, Annual Ceo Survey në Shqipëri dhe Kosovë
Â
3% e bizneseve shqiptare kanë zëvendësuar punonjës me IA
Të dhënat e fundit të Barometrit të Ballkanit, që i takojnë vitit 2024, treguan se në Shqipëri, 3% e bizneseve kishin automatizuar apo zëvendësuar një pozicion pune ekzistues nëpërmjet teknologjive të Inteligjencës Artificiale, një përqindje më e lartë se mesatarja e rajonit, që është 2%.
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit 2024 tregojnë se Shqipëria paraqitet ndër vendet më aktive në rajon për sa i përket përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bizneset. 23% e kompanive shqiptare kanë prezantuar produkte apo shërbime të reja ose të përmirësuara ndjeshëm, ndërsa 21% raportojnë se risitë janë edhe për tregun në përgjithësi.
Këto nivele e rendisin Shqipërinë përpara mesatares rajonale dhe në krah të Kosovës, që shfaq përqindjet më të larta në këtë drejtim.
Bizneset shqiptare vitet e fundit po konsiderojnë si shqetësim kryesor të aktivitetit të tyre mungesën e punonjësve. Për të plotësuar hendekun, shumë prej tyre janë drejtuar në tregjet aziatike dhe afrikane për gjetjen e punonjësve, por disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve.
Anketa që zhvilloi Barometri i Ballkanit tregon se 3% e bizneseve të anketuara në vendin tonë kanë pohuar se kanë zëvendësuat punonjësit me Inteligjencën Artificiale.
Â

Burimi: Barometri i Ballkanit (Rcc)
Â
Drini Zusi, aksioner në kompaninë INCA në Lezhë, që operon në industrinë përpunuese, tha se Inteligjenca Artificiale dhe investimet në mekanikë e teknologji vitet e fundit po ulin varësinë nga rekrutimet e reja të punonjësve
Z. Zusi tha se nëpërmjet ChatGPT dhe Midjourney në fushën e marketingut krijohet përmbajtja dhe nuk ka më nevojë për menaxher në këtë fushë.
Më parë, kompania paguante një agjenci ose konsulent të jashtëm për konceptin ose përmbajtjen e marketingut, por me versionet premium të ChatGPT këto produkte prodhohen vetë.
Industria është një nga përfitueset e mëdha të teknologjisë, pasi njësitë e prodhimit, të cilat e kanë ndier më së shumti mungesën e fuqisë punëtore, kanë investuar vitet e fundit në teknologji robotike, teksa përdorin edhe Inteligjencën Artificiale për marketing dhe për të rritur produktivitetin.
Projeksionet globale tregojnë se Inteligjenca Artificiale do të bëhet një zëvendësues i madh i vendeve të punës në të ardhmen.
Â

Â
Profesionet që rrezikohen nga IA në Shqipëri
Në Shqipëri, si në shumë vende të tjera, zhvillimet teknologjike dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale, automatizimit dhe softuerëve po zëvendësojnë gradualisht punonjës në disa profesione, kryesisht në ato që përfshijnë detyrat rutinë, përsëritëse dhe të standardizuara.
Zhvillimet e fundit po tregojnë se operatorë të të dhënave, asistentë administrativë, arkivues dokumentesh, po zëvendësohen nga softuerë për menaxhimin e dokumenteve dhe automatizim i proceseve.
Gjithashtu përkthyesit po zëvendësohen nga përdorimi i mjeteve ChatGPT etj., që kanë reduktuar nevojën për përkthime të thjeshta manuale.
Agjentë call center gjithashtu po zëvendësohen me shpejtësi. Shumë kompani kanë kaluar në chatbotë, përgjigje automatike me IA dhe sistemet IVR.
Në fabrika tekstili, përpunim ushqimor apo për montim, po përdoren makineri që zvogëlojnë nevojën për fuqi punëtore manuale. Robotët për paketim dhe sistemet logjistike të automatizuara po fillojnë të hyjnë edhe në Shqipëri, sidomos në qendrat e mëdha të shpërndarjes.
Kontabilistë të nivelit të ulët, punonjës banke, punonjës të thesarit po zëvendësohen nga sisteme të automatizuara të raportimit financiar, IA për risk dhe pagesa dixhitale.
Gjithashtu dizajnerë të thjeshtë po zëvendësohen nga IA për krijim përmbajtjeje, dizajni të shpejta (p.sh. Canva + IA) dhe prodhim automatik i teksteve është në rritje.
Nga përdorimi i IA janë të ekspozuar juristë p.sh. kontrata të zakonshme pasi IA mund të hartojë modele bazë.
Në Shqipëri zëvendësimi është më i ngadaltë se në vendet e BE-së, për shkak të kostos së ulët të fuqisë punëtore dhe shtrirjes më të kufizuar të teknologjisë.
AI nuk po zëvendësohen profesione që kërkojnë ndërveprim njerëzor kompleks, krijimtari të lartë ose vendimmarrje morale, si mjekët, avokatët në çështje komplekse, mësuesit, psikologët apo punëtorët e terrenit.
Â
Si po synohet IA që nga bujqësia te qytetet
Disa fermerĂ« kanĂ« nisur tĂ« pĂ«rdorin aplikacionin âSmart Agroâ nĂ« telefon i cili ndihmon fermat bujqĂ«sore tĂ« monitorojnĂ« parametrat e tokĂ«s, motit, sĂ«mundjeve me sensorĂ« nĂ« çdo 15 minuta.
Flori Uka, nga âUka Farmâ, qĂ« pĂ«rdor kĂ«tĂ« aplikacion tha se Ă«shtĂ« mjaft i dobishĂ«m pasi sinjalizon shumĂ« shpejt ndryshimet e motit dhe fermerĂ«t mund tĂ« marrin masa nĂ« kohĂ«.
Zoti Uka tha se aplikacioni është shumë i mirë për fermat e mëdha prodhuese dhe fermat e kultivimit masiv në fushë për treg. Fermerët nëpërmjet Inteligjencës Artificiale marrin sinjale të hershme dhe kanë mundësi të mbrojnë të mbjellat.
IA duke mundësuar matjen e lagështirës në ajër jep informacion të saktë për infeksionet që kanosin bimët dhe mundësohet spërkatja në kohë dhe shmanget përdorimi i tepërt i pesticideve.
Mirëpo shumica e fermave janë të vogla dhe për vetëkonsum ose shitje në treg informal kështu që nuk kanë mundësi të përdorin aplikacionin, instalimi i të cilit kushton 2000 euro.
Aurel Grabocka, vitin e kaluar, krijoi platformĂ«n Agricolus pĂ«r bujqĂ«sinĂ« inteligjente nĂ« Korçë. âPlatforma pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« monitoruar 200 hektarĂ«t tanĂ« me pemishte me mollĂ« duke pĂ«rdorur indekse tĂ« bimĂ«sisĂ« tĂ« pĂ«rpunuara nga imazhet satelitore.
Agricolus përdoret gjithashtu për të planifikuar ujitjen dhe plehërimin në fusha.
Për secilën fushë, ne kombinojmë informacionin në lidhje me rendimentin.
Hartat e rendimentit përpunohen duke filluar nga të dhënat e sakta të mbledhura në fushë përmes aplikacionit celular Agricolus Farmer, me ato që lidhen me indekset e bimësisë në mënyrë që të zgjedhim dozën e saktë të plehut dhe zonat me më shumë mangësi.
Platforma Ă«shtĂ« e vlefshme pĂ«r fermerĂ«t, agronomĂ«t dhe institucionet shtetĂ«rore, pasi lejon menaxhimin efikas tĂ« operacioneve tĂ« tĂ« korrave dhe aktiviteteve kryesore edhe nĂ« fermat e voglaâ.
Interesi i fermerëve për përdorimin e aplikacioneve të Inteligjencës Artificiale ka qenë i vakët për arsye të njohurive të dobëta në teknologji, moshës së thyer të atyre që jetojnë në fshat. Por nëse përdoret, ndihma e aplikacionit është mjaft e madhe si në uljen e kostove, ashtu edhe në rritjen e prodhimit.
Qeveria po synon të përdorë IA për të menaxhuar aspekte të jetës në qytete.
Presight AI Holding, njĂ« kompani publike e listuar nĂ« BursĂ«n e Abu Dhabit (ADX), qĂ« operon kryesisht nĂ« fushĂ«n e big data, nĂ« datĂ«n 24 shkurt 2025 nĂ«nshkroi njĂ« marrĂ«veshje me MinistrinĂ« e Brendshme tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar njĂ« projektin âsmart cityâ tĂ« bazuar nĂ« InteligjencĂ« Artificiale nĂ« 20 qytete shqiptare me kosto rreth 118 milionĂ« euro.
Projekti synon ngritjen e një platforme inteligjente për menaxhim trafiku dhe infrastrukturë urbane në kohë reale. Do të krijohet Qendër komande e kontrollit, për të përmirësuar shërbimet publike, menaxhimin e emergjencave dhe infrastrukturën.
Fillimisht projekti u vlerësua rreth 60 milionë dollarë, por më vonë qeveria shqiptare raportoi se shuma u dyfishua, duke arritur në 118.5 milionë dollarë, të siguruara nëpërmjet një huaje nga Fondi Abu Dhabit.
Projekti parashikon instalimin e 2239 kamerave për lexim të targave, 2,602 kamera për monitorim trafiku, 3,816 kamera trupore për policinë, 100 radarë inteligjentë, dhe 100 sensorë trafiku.
Afatet e detajuara të implementimit në çdo qytet.
Ekspertët pohojnë se kjo teknologji mund të zëvendësojë pjesërisht punën e punonjësve në monitorimin manual të trafikut dhe sigurinë, por ndërkohë lind nevoja për specialistë AI, analizë të sensorëve dhe menaxhim emergjencash.
Â
The post Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.