Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Revista Monitor

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

29 July 2025 at 11:21

Në muajin qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi.

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmoshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së martë, me 6,5%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

 

The post Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë appeared first on Revista Monitor.

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar

29 July 2025 at 11:00

Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, këto humbje arritën vlerën e 305 milionë lekëve, në rënie me 39% krahasuar me vitin 2023.

Bankat raportuan gjithsej 1951 raste të humbjeve nga rreziqet operacionale, 12% më pak krahasuar me një vit më parë.

Shtatë banka kanë raportuar një ulje të humbjeve, tre të tjera kanë shënuar rritje të tyre, ndërsa vetëm një bankë nuk ka raportuar humbje.

Mbulimi i humbjeve me kapital është përmirësuar, pasi në vitin 2024 humbjet përbëjnë vetëm 2.65% të kërkesës për kapital për rrezikun operacional, krahasuar me 5.18% në vitin 2023. Ky përmirësim vjen si rezultat i një rënieje prej 39% të humbjeve dhe rritjeje prej 19% të kërkesës për kapital.

Humbjet operacionale të bankave lidhen me rreziqet të ndryshme të lidhur me operacionet bankare, por më tipiket kanë të bëjnë me vjedhje, përvetësim apo humbje të fondeve.

Tradicionalisht, rreziku më tipik për bankat në përgjithësi është ai i grabitjeve të armatosura, qoftë në degët e bankave ose të vlerave monetare në transport. Megjithatë, në vitet e fundit, nuk janë raportuar tentativa për grabitje të këtij lloji.

Me rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbimet dhe produktet financiare, rreziku i lidhur me krimet kibernetike po bëhet gjithnjë e më parësor, mes rreziqeve ndaj të cilave është i ekspozuar sektori financiar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë vitit 2024, vëmendje e veçantë iu kushtua rritjes së sigurisë kibernetike dhe monitorimit të vazhdueshëm të rrezikut në lidhje me të, veçanërisht në lidhje me shërbimin e pagesave.

Me hyrjen ne fuqi të rregullores nr. 29, datë 1.6.2022, “Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit”, janë shtuar kontrollet në subjektet që ofrojnë shërbimet e pagesave dhe të parasë elektronike, për rishikimin e sistemeve të sigurisë së informacionit, si dhe kërkesat specifike në lidhje me sigurinë e transaksioneve të kryera në rrugë elektronike në distancë.

Sipas bankës së Shqipërisë, kuadri i politikave dhe procedurave në lidhje me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit ka ardhur duke u pasuruar në vijimësi, por për shkak të spektrit të gjerë të aktiviteteve që mbulon, si dhe zhvillimeve dinamike në fushën e teknologjisë, plotësimi dhe përmirësimi i tij mbetet një proces i vazhdueshëm.

Me rritjen e shërbimeve të bazuara në teknologjinë financiare, e për pasojë dhe rritjen e rrezikut të kërcënimeve të sulmeve kibernetike, Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, ka pasur ndër objektivat kryesorë optimizimin e masave parandaluese dhe minimizimin e këtyre rreziqeve në sektorin financiar, kryesisht atë bankar.

Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në bashkëpunim me ekspertë të huaj, është duke u zbatuar projekti për hartimin e “Udhërrëfyesit të Vetëvlerësimit të Rrezikut Kibernetik”. Qëllimi i këtij projekti është evidentimi i maturitetit të programit të sigurisë së informacionit të zbatuar nga bankat për mbrojtjen e sistemeve të tyre të informacionit, por dhe evidentimi i problematikave në lidhje me to.

 

 

The post Humbjet e bankave nga rreziqet operacionale pësuan rënie vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Turistët dhe rënia e prodhimit vendas, importet e ushqimeve rriten me 33% më 2021 – 2025

29 July 2025 at 10:00

Të dhënat mbi importet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit gjatë pesë viteve të fundit tregojnë një rritje të qëndrueshme, pavarësisht nga tendenca e rënies së popullsisë rezidente në Shqipëri.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, importet e ushqimeve dhe pijeve ishin rreth 57.8 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025, rreth 77 miliardë lekë, ose 33% më shumë.

Të dhënat të detajuara nga INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, rritjen më të fortë në vlerë e kanë shënuar importet e cigares, 13%, kafesë me 33%, ushqimeve të përpunuara me 9%. Të gjitha grupet e ushqimeve janë rritur përveç kafshëve të gjalla dhe produkteve të bulmetit në krahasim me 6-mujorin e parë 2024.

Importet tregojnë se kërkesa për produkte ushqimore dhe pije ka vazhduar të rritet, ndonëse numri i banorëve në vend ka pësuar rënie për shkak të emigracionit të lartë dhe normës së ulët të lindjeve.

Faktori që duket se po e mban të lartë konsumin është turizmi. Edhe importet e ushqimeve po ndjekin të njëjtin trend. Vitin e kaluar, importet e ushqimeve u rritën mbi 20% duke ndjekur rritjen e fortë të ardhjeve, ndërsa në 6-mujorin 2025 janë rritur me 3%, me rritje te ngjashme të numrit të turistëve.

Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj, të cilët jo vetëm që konsumojnë produkte vendase, por edhe shtojnë nevojën për mallra të importuara, sidomos në sektorin e shërbimeve, hotelerisë dhe gastronomisë.

Rritja e importeve të ushqimeve është pasqyrë e drejtpërdrejtë e rritjes së konsumit sezonal që lidhet me flukset turistike. Në këtë mënyrë, turizmi po bëhet një element kompensues i rënies së kërkesës së brendshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në bilancin tregtar dhe në strukturën e konsumit kombëtar.

Rritja e importeve të ushqimeve pasqyron edhe një tjetër zhvillim shqetësues, tkurrjen e prodhimit bujqësor vendas. Prodhimi në sektorin bujqësor hyri në vitin e pestë të rënies në tremujorin e parë 2025. Aktualisht bujqësia shqiptare po përballet me sfida serioze si mungesa e subvencioneve dhe ikja e fuqisë punëtore nga zonat rurale.

Në vend që prodhimi vendas të zëvendësojë nevojat e tregut të brendshëm, gjithnjë e më shumë operatorë ekonomikë po i drejtohen importit për të mbushur boshllëqet në furnizim, duke bërë që një pjesë e madhe e fitimeve nga turizmi të ikin sërish jashtë.

Rritja e importeve të ushqimeve nuk është thjesht një bilanc tregtar, por edhe një tregues i dobësimit të kapaciteteve prodhuese të bujqësisë shqiptare, që gjithnjë e më pak po arrin të përmbushë kërkesat e tregut të brendshëm./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

 

The post Turistët dhe rënia e prodhimit vendas, importet e ushqimeve rriten me 33% më 2021 – 2025 appeared first on Revista Monitor.

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, hyrjet në qershor ranë me 4 për qind

28 July 2025 at 23:02

Italianët e joshur vitet e fundit nga ideja e pushimeve të lira në Shqipëri duket se llogaritë u kanë rezultuar ndryshe tek pushimet verore.

Për herë të parë që nga nisja e “bumit” të italianëve drejt vendit tonë, qershori 2025 bëri kthesë negative. Ky grup shënoi një rënie me 4 për qind në muajin e gjashtë të vitit krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në qershor shifrat e hyrjes së të huajve sipas shteteve tregonin se ishin 111 mijë italianë që hynë në vendin tonë. Një vit më parë kjo shifër ishte rreth 116 mijë.

Tur-operatorët vendas paralajmëruan në fund të majit se rezervimet paraprake individuale të verës përgjatë bregdetit sidomos në Vlorë dhe Sarandë ishin më të ulëta dhe këtu duket se bën pjesë edhe grupi i italianëve. Këta të fundit vendosen përgjithësisht në verë përgjatë Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.

Rënies së rezervimeve i dha zë gjatë korrikut edhe një artikull i Corriere Della Sera që citonte agjencitë italianë për një rënie të rezervimeve drejt Shqipërisë si efekt i rritjes së çmimeve.

Sipas këtij artikulli vendi ynë ofronte një raport të mirë cilësi/çmim por tashmë ajo nuk ekziston. Njëkohësisht një qasje e re e rajonit të Puglias që është një nga më të frekuentuarat në sezonin veror ka bërë që italianët ta shohin më të leverdishëm qëndrimin në vendin e tyre pasi çmimet kanë pësuar një normalizim.

Sa i takon 6-mujorit janar-qershor. Shqipërinë e vizituan 510 mijë italianë me një rritje 5 për qind në raport me janar-qershor 2025. Italianët janë kthyer në vizitorë gjithëvjetorë të Shqipërisë në një miks mes turizmit të fundjavës, atij kulinar por sidomos atij shëndetësor që ka vite që konsolidohet për të mos folur këtu edhe për udhëtimet e biznesit.

Të gjitha këto kanë mbajtur një numër të qëndrueshëm në këtë pjesë të parë të vitit por ajo që bie në sy është ngadalësimi i rritjes. Një vit më parë rritja në 6-mujorin e parë ishte rreth 57 për qind ndërkohë që tashmë vetëm 5 për qind.

Ngadalësimi apo me keq rënia e numrit të vizitorëve nga Italia duhet të jetë një kambanë për mënyrën sesi turizmi është lënë të zhvillohet pa një orientim të saktë. Ky grup është i dyti më i rëndësishëm pas Kosovës i cili edhe ai ka pasur lëkundjet e veta në dy vitet e fundit si efekt i liberalizmit të vizave por edhe zhvlerësimit të euros. Për 6 mujorin 2025, hyrjet e shtetasve nga Italia zinin 11% të totalit dhe ata nga Kosova 34.5%./ N.Maho

Burimi: INSTAT

The post Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, hyrjet në qershor ranë me 4 për qind appeared first on Revista Monitor.

Bashkitë, 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025; Instituti i Bashkive: Fond i kufizuar

28 July 2025 at 23:01

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 në monitorim dhe 8 të shuara.

Zjarre aktive janë regjistruar në bashkitë Lurë, Mat, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, Elbasan, Pogradec, Milot, Mirditë, Pustec, Berat, Memaliaj dhe në malin me Gropa të Tiranës etj.

Për vitin 2025, 61 bashkitë e vendit kanë përfituar një fond prej 2,1 mld lekë apo rreth 21 mln euro për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri, përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit. Krahasuar me vitin 2024, fondi është rritur me 36%.

Bashkia përfituese me fondin më të lartë për mbrojtjen nga zjarri është Tiranë me rreth 275 mln lekë për 2025 apo 104% më shumë se 2024. Tiranë ka 13% të totalit të fondit për mbrojtjen nga zjarri që iu shpërndahet bashkive nga transferta e pakushtëzuar. E ndjekur nga bashkia e Durrësit e cila ka përfituar 94,5 mln lekë fonde rreth 63% më shumë se 2024. Durrësi 5% të totalit të fondit.

Bashkitë e tjera përfituese të fondeve më të larta janë Kukësi me 75,3 mln lekë apo 19,6% më shumë se 2024. Fondi i dhënë për këtë bashki zë 4% të totalit të fondit të transfertës së pakushtëzuar. Bashkia e Elbasanit përfitoi për 2025 fondin me vlerë 70,2 mln lekë apo 74.6% më shumë se 2024.

Në Fier fondet për mbrojtjen nga zjarri ishin 64,3 mln lekë me rritje 63%. Në Vlorë bashkia përfitoi 63,6 mln lekë apo 31% më shumë. Në Kamëz 61,3 mln lekë apo 16% më shumë se 2024; Lezhë fondi është 52,1 mln lekë apo 21% më shumë se 2024, dhe Korçë me vlerë 43,9 mln lekë me rritje 25%.

Pavarësisht fondeve që u akordohen bashkive për mbrojtjen nga zjarri, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit të bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali sistemi mbetet i dobët dhe i pambështetur në teknologji moderne. Haxhimali thotë se financimi shkon kryesisht për rroga, sigurime shoqërore dhe karburant, ndërsa makineritë dhe pajisjet janë të amortizuara.

“Mungon infrastruktura në terren, nuk ka flotë ajrore, dhe teknologjia për zbulimin e hershëm të zjarreve është pothuajse inekzistente. Shërbimi pyjor është shpesh i neglizhuar dhe investimet në korridore sigurie, rrugë ndërhyrjeje apo stacione uji janë minimale. Në këtë situatë, bashkitë janë të mbingarkuara dhe të pafuqishme përballë rreziqeve që vijnë nga zjarret, sidomos në zonat pyjore e malore”, pohon ai.

Gjatë vitit 2024, Shqipëria u përball me një nga sezonet më të rënda të zjarreve, me mbi 46 mijë hektarë pyje dhe kullota të djegura sipas të dhënave të raportit të Institutit të Bashkive “për qeverisjen Vendore. Raport mbi situatën aktuale 2024”.

Në raport theksohet se pothuajse gjysma e bashkive nuk kishin as plane menaxhimi për pyjet që administrojnë.

Sipas të dhënave të raportit të Institutit të bashkive, mesatarisht, në Shqipëri kemi më pak se një zjarrfikës për 1,500 banorë dhe më pak se një automjet zjarrfikës për 10,000 banorë. Situata është më e rëndë në bashkitë e mëdha si Tirana, për shkak të përqendrimit të popullsisë, ndërsa shumë bashki të vogla ndonëse me më shumë personel për frymë, kanë vështirësi infrastrukturore dhe territoriale për ndërhyrje.

“Të dhënat tregojnë se bashkitë e vogla kanë më shumë zjarrfikës dhe automjete zjarrfikëse për frymë sesa bashkitë e mëdha. Kjo mund të lidhet me shpërndarjen e popullsisë në zona rurale, ku distancat janë më të mëdha dhe infrastruktura rrugore më e vështirë.

Tirana ka numrin më të ulët të zjarrfikësve dhe automjeteve zjarrfikëse për frymë, gjë që mund të shpjegohet me përqendrimin e popullsisë dhe infrastrukturën më të zhvilluar rrugore në kryeqytet. Mesatarja kombëtare është më e afërt me treguesit e bashkive të mëdha, duke treguar se këto të fundit kanë një ndikim më të madh në përllogaritjen e saj”, thuhet në raport.

Duke pasur parasysh se buxheti për mbrojtjen nga zjarri është i kufizuar dhe shpërndarja e burimeve nuk është e njëtrajtshme, Instituti për Bashkitë Shqiptare rekomandon rritjen e transfertave sektoriale për këtë funksion.

Kjo përfshin: shtimin e fondeve për modernizimin e flotës së automjeteve zjarrfikëse, veçanërisht në bashkitë me infrastrukturë të vështirë; mbështetje financiare për rritjen e numrit të zjarrfikësve në raport me popullsinë dhe nevojat specifike të secilës bashki; krijimin e një fondi të veçantë për emergjencat zjarrfikëse, që bashkitë mund ta përdorin për të përballuar situatat kritike; hartimin e planeve të detajuara për menaxhimin e rrezikut nga zjarret, të përshtatura sipas karakteristikave të secilës bashki; kapacitete në këtë sektor për shuarjen e zjarreve në pyje, pasi kjo përbën një tipologji të ndryshme nga zjarret urbane./ D.Azo

Burimi: Instituti i Bashkive të Shqipërisë

The post Bashkitë, 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025; Instituti i Bashkive: Fond i kufizuar appeared first on Revista Monitor.

Operatorët celularë i shumëfishuan fitimet për vitin 2024

28 July 2025 at 23:00

Fitimi i operatorëve celularë në vend u rrit ndjeshëm vitin e kaluar. Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin e kaluar Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishte realizuar një fitim neto prej rreth 300 milionë lekësh.

Një fitim më të vogël ka raportuar operatori i dytë One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e 476 milionë lekëve, nga 70 milionë lekë që kishte qenë rezultati i raportuar një vit më parë.

Në total, dy operatorët celularë fituan afërsisht 1.68 miliardë lekë për 2024, ndërsa viti 2023 ishte mbyllur me një fitim neto në vlerën e 370 milionë lekëve.

Me këtë shifër, dy operatorët celularë kanë arritur fitimin më të lartë që prej vitit 2019.

Në mungesë të pasqyrave të detajuara financiare, mund të vlerësohet se rritja e çmimeve të shërbimeve të komunikimit po ndikon pozitivisht bazën e të ardhurave të operatorëve dhe rritjen e fitimeve të tyre.

Ulja e numrit të operatorëve celularë nga tre në dy, por edhe rezultatet e pakënaqshme financiare të tyre kanë sjellë shtrenjtimin gradual të paketave të komunikimit.

Pas vitit 2022, operatorët celularë i kanë rritur çmimet për paketat bazike të komunikimit me parapagesë me të paktën 100-200 lekë, por ndërkohë kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.

Ndërkohë, në fillim të vitit 2024, të dy operatorët celularë, kanë përcaktuar në kushtet e përgjithshme të kontratës të drejtën e tyre për të indeksuar çdo vit çmimin e paketës me inflacionin mesatar vjetor, sipas shifrës së publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për vitin paraardhës.

Megjithatë, sipas AKEP, Vodafone Albania nuk e ka aplikuar klauzolën në vitin e kaluar, ndërsa One Albania e aplikoi atë më datë 1 qershor 2024, por vetëm për pajtimtarët e kategorisë Biznes.

One Albania ka informuar AKEP-in se klauzola e IÇK-së u zbatua për 15,126 pajtimtarë individualë të kategorisë biznes dhe 3,265 subjekte biznesi të regjistruar me NIPT, zotërues të 195,282 numrave celularë.

Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 58% të totalit të tregut, nga 56% që mbante një vit më parë

Të ardhurat e gjeneruara nga ofrimi i shërbimeve celulare me shumicë përbëjnë rreth 18% të totalit të të ardhurave dhe pjesa tjetër rreth 82% gjenerohen nga tregu i pakicës.

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM në fund të vitit 2024 arriti në rreth 3.4 milionë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedon rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё.

Ndërsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.5 milionë, në rënie vjetore me 3.8%./ E.Shehu

Burimi: AKEP

The post Operatorët celularë i shumëfishuan fitimet për vitin 2024 appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 28 July 2025Revista Monitor

Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA

28 July 2025 at 15:27

Marrëveshja tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ka nxitur reagime të ashpra nga disa shtete anëtare të BE-së dhe sektorë industrialë, të cilët pretendojnë se marrëveshja është e pabalancuar dhe se BE-ja duhet të kishte këmbëngulur për kushte më të mira.

Laurent Saint Martin, zëvendësministri francez për tregtinë, deklaroi se marrëveshja “nuk është e balancuar”. Ai tha se BE-ja duhet të vazhdojë të kërkojë kushte më të mira tregtare me SHBA-në, përfshirë sektorin e shërbimeve, si dhe të përdorë instrumentet e saj kundër shantazhit tregtar. “Kjo do të jetë çështja kyçe në ditët në vijim”, shtoi ai.

Organizata më e madhe industriale në Gjermani, Federata e Industrive Gjermane (BDI), gjithashtu paralajmëroi se marrëveshja përfaqëson një “kompromis të pamjaftueshëm” dhe dërgon një “sinjal fatal” për ekonomitë e BE-së dhe SHBA-së.

Megjithë kritikat, aksionet europiane u rritën në nivelin më të lartë të katër muajve të fundit, pasi SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tarifore që pritet të shmangë një luftë të plotë tregtare. Indeksi i gjerë Stoxx Europe 600 u rrit me 1 për qind në tregtimin e mëngjesit, ndërsa DAX-i gjerman fitoi 0.9 për qind dhe CAC 40 i Francës u rrit me 1.2 për qind.

Edhe bursat amerikane pritet të hapen me rritje, me kontratat e së ardhmes të lidhura me S&P 500 në rritje me 0.5 për qind. Megjithatë, euro u dobësua, pasi investitorët po përpunonin detajet e para të marrëveshjes tregtare, që i lë në fuqi tarifat e larta mbi shumicën e mallrave të BE-së.

Sipas marrëveshjes së arritur të dielën, pjesa më e madhe e eksporteve të BE-së drejt SHBA-së, përfshirë makinat dhe produktet farmaceutike, do të përballen me një tarifë 15 për qind. BE-ja ka rënë gjithashtu dakord të shpenzojë qindra miliarda dollarë për produkte energjitike dhe armë të prodhuara në SHBA.

Megjithëse marrëveshja rrit tarifat, investitorët thanë se ajo gjithashtu ndihmoi në uljen e pasigurisë mbi tregtinë, e cila ka ndjekur tregjet, që prej deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump për “ditën e çlirimit” në fillim të prillit.

Ekonomistët e Commerzbank paralajmëruan se eksportet e BE-së drejt SHBA-së do të bien me rreth një të katërtën gjatë dy viteve të ardhshme për shkak të tarifave të vendosura nga SHBA. Banka gjermane deklaroi se marrëveshja do të rrisë tarifat mesatare të importit me “më shumë se 10 pikë përqindjeje krahasuar me vitin e kaluar”.

“Kjo do ta bëjë ndjeshëm më të vështirë për shumë kompani të kenë akses në tregun e tyre më të rëndësishëm të jashtëm”, thuhet në analizë.

Holger Schmieding, kryeekonomist i Berenberg, vlerësoi se tarifat do të fshijnë rreth 0.3 pikë përqindjeje nga rritja ekonomike e BE-së këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por shtoi se stimujt fiskalë gjermanë do të kompensojnë pjesën më të madhe të dëmit. / FT

 

The post Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA appeared first on Revista Monitor.

Çfarë nuk shkon me ushqimin tonë? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta

By: Megi Dumi
28 July 2025 at 15:04

Në dy libra të fundit, njëri me ton shkencor e njerëzor dhe tjetri polemik e i zjarrtë, David Kessler dhe Stuart Gillespie analizojnë shkaqet e thella të krizës globale të obezitetit, duke vënë në qendër ushqimin e përpunuar, varësinë dhe rolin e industrive të mëdha.

David Kessler, ish-drejtor i FDA-së dhe figurë me ndikim në shëndetësinë publike në SHBA, pranon në librin e tij të ri Diet, Drugs and Dopamine se është përballur gjatë gjithë jetës me problemet e peshës. Por ai thekson se nuk është thjesht mungesë vullneti që njerëzit shtojnë në peshë, por një industri ushqimore që krijon produkte të ashtuquajtura “ultra të formuluara”, të dizajnuara për të shkaktuar varësi.

Këto produkte, të ngarkuara me yndyrna, sheqer dhe kripë, janë krijuar për të qenë jashtëzakonisht të shijshme, por me vlerë ushqyese minimale. Ato ndikojnë në sistemin e shpërblimit të trurit dhe hormonin dopaminë, duke nxitur konsumin e tepruar dhe duke dëmtuar ndjesinë e ngopjes.

Pasoja? Rritje e yndyrës toksike në organe jetike, si mëlçia dhe pankreasi, dhe rrezik më i lartë për diabet, sëmundje zemre e goditje në tru.

Kessler i sheh ilaçet e reja për humbjen në peshë, si Wegovy dhe Ozempic, si revolucionare. Ato imitojnë hormonin GLP-1 që shton ndjesinë e ngopjes dhe ulin oreksin.

Por paralajmëron: këto nuk janë zgjidhje të përhershme. Efektet anësore janë të forta dhe, në mungesë të trajtimeve psikologjike dhe ndryshimeve në stilin e jetesës, pesha kthehet sapo ndërpriten.

Ai thekson paradoksin absurd: një industri ushqimore që na sëmur dhe një tjetër farmaceutike që pasurohet duke shitur ilaçe për të na kuruar. “Por ky është realiteti ku ndodhemi,” shkruan ai.

Ndërkohë, në librin Food Fight, Stuart Gillespie shkon më thellë, duke analizuar strukturat ekonomike globale që na kanë çuar në këtë krizë. Sipas tij, sistemi aktual ushqimor është në zemër të një varg krizash të ndërlidhura: obezitet dhe kequshqyerje, krizë klimatike, humbje të biodiversitetit, varfëri dhe pabarazi.

Gillespie identifikon tri faza historike të këtij sistemi: kolonializmi, koha e Luftës së Ftohtë dhe epoka korporative. Faza aktuale, sipas tij, dominohet nga një numër i vogël korporatash transnacionale, më të fuqishme se vetë shtetet. Këto kompani kontrollojnë zinxhirin e prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit, ndikojnë në politikat publike dhe kanë favorizuar përhapjen e ushqimeve ultraprocesuara në mbarë botën.

Duke u mbështetur në përvoja të gjata në terren në Indi, Afrikë dhe Amerikën Latine, Gillespie flet me pasion për dëmet e shkaktuara nga pabarazitë në sistemin ushqimor. Food Fight është një thirrje e fuqishme për veprim kundër një sistemi që prodhon fitime për pak dhe sëmundje për shumë.

Në thelb, të dy autorët bien dakord: për të përballuar krizën e ushqimit dhe obezitetit, nuk mjafton vetëm ndërgjegjësimi individual. Duhet të ndryshohet vetë struktura e fuqisë që kontrollon ushqimin tonë.

Të dy librat sjellin një analizë të thelluar mbi një krizë globale që nuk është më thjesht çështje individuale, por rezultat i një sistemi të manipuluar nga interesa të mëdha.

Ushqimet ultra të procesuara po ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin tonë fizik dhe mendor, ndërsa barnat e reja japin shpresë, por nuk ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme pa ndërhyrje strukturore.

Siç thekson Gillespie, kriza ushqimore është e lidhur me varfërinë, pabarazinë dhe degradimin e mjedisit, e përforcuar nga pushteti i pakufishëm i korporatave globale.

Lufta kundër obezitetit dhe kriza globale e ushqimit nuk mund të reduktohen në zgjedhje personale apo ndërhyrje të shpejta mjekësore. Ato janë simptoma të një sistemi ekonomik dhe ushqimor që nxit konsum të dëmshëm dhe përfitim për një pakicë.

Për të ndryshuar këtë realitet, kërkohen politika publike të guximshme, ndërhyrje rregullatore ndaj industrive ushqimore dhe farmaceutike, promovimi i edukimit ushqimor dhe mbështetje për bujqësinë e qëndrueshme. Shëndeti i popullatave dhe i planetit varet nga ndarja më e drejtë e burimeve, një sistem ushqimor i kontrolluar më pak nga korporatat dhe më shumë nga interesat publike.

/ FT, Shqip.al

The post Çfarë nuk shkon me ushqimin tonë? Obesiteti, industria ushqimore dhe barnat e shtrenjta appeared first on Revista Monitor.

APL kërkoi shtyrje të afatit për bilancin; E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit

28 July 2025 at 15:01

Pas problemeve që kanë hasur subjektet ditët e fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare, Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare është data 31 korrik (të enjten) dhe në rast të mos dorëzimit në kohë, subjektet ngarkohen me një gjobë prej 60 mijë lekësh. Por prej disa ditësh subjektet po hasin sërish vështirësi nuk arrijnë që të ngarkojë pasqyrat online.

“Platforma e depozitimit të pasqyrave financiare, raporteve ligjore dhe auditimit në Shqipëri me afat dorëzimi më 31 korrik, është e integruar me sistemin qendror e‑Albania dhe synon të sjellë lehtësi e transparencë në procesin e raportimit financiar. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është vënë re se ngarkesa e lartë dhe ndërprerjet e herëpashershme teknike e kanë bërë procesin e depozitimit më të vështirë, duke shkaktuar vonesa dhe pasiguri për shumë përdorues. Këto pengesa po krijojnë presion të panevojshëm mbi bizneset, kontabilistët dhe audituesit, të cilët përballen me rrezikun e penaliteteve për vonesa që nuk varen nga ta”, tha Shoqata.

Megjithatë, në rrjetet socale të portalit qeveritar për shërbimet publike, E-Albania, është publikuar së fundmi njoftimi që u kujton subjekteve që të dorëzojnë pasqyrat financiare dhe raportin e auditimit në kohë. Afati i fundit, është 21 korriku 2025. Në njoftim, subjekteve u tërhiqet vëmendje që të mos e lënë dorëzimin për ditën e fundit dhe të aplikojnë tani.

The post APL kërkoi shtyrje të afatit për bilancin; E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit appeared first on Revista Monitor.

Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë

28 July 2025 at 14:00

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një rrezik serioz që po sfidon sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë po drejtohet nga qëllime spekulative dhe jo nga nevoja reale për banim.

 

Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë po përballet me një krizë të heshtur, por potencialisht shumë të rrezikshme.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një flluskë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar se mungesa e politikave zhvillimore, trendi spekulativ i investimeve dhe rënia e kërkesës reale për banim, po e çojnë ekonominë drejt një paqëndrueshmërie të thelluar.

Gërxhaliu thotë se ndërtimtaria, që tradicionalisht shihet si motor zhvillimi ekonomik, po humb rolin e saj substancial për shkak të devijimeve në qasjen financiare.

Sipas tij, ky sektor nuk po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, por po ushqen një model ekonomik ku paraja bllokohet në prona të papërdorura.

“Nëse financa nuk i shërben ekonomisë reale, atëherë zhvillimi është vetëm një iluzion sipërfaqësor”, ka deklaruar Gërxhaliu, duke shtuar se kapitali po kanalizohet drejt blerjeve të pasurive për qëllime spekulative, e jo për banim apo zhvillim produktiv.

“Kërkesa në rritje për kredi, veçanërisht për kredi hipotekare, nuk reflekton domosdoshmërisht një rritje të mirëqenies, por një përpjekje për përfitim të shpejtë nga rritja e çmimeve në tregun e banesave. Shumë prej këtyre pronave, nuk përdoren, por ruhen në pritje të rritjes së mëtejshme të vlerës, një sjellje që krijon një cikël të mbyllur kapitali dhe ndal qarkullimin e parave në sektorë jetikë të ekonomisë”.

Oferta ka shpërthyer, kërkesa është në rënie

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e konfirmojnë këtë prirje shqetësuese.

Sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2024, në Kosovë janë gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 207,165, apo 35.7%, janë të pabanuara. Këto përfshijnë banesa të destinuara për shitje, qira, apo përdorime të tjera, që aktualisht nuk janë të banuara nga askush.

Në një vend me rreth 1.6 milion banorë, kjo shifër ngre pyetje serioze mbi strukturën reale të tregut të banesave. Më shumë se një në tre banesa janë bosh, ndërkohë që ndërtimet vazhdojnë me intensitet të lartë. Në 13 vitet e fundit, numri i banesave është rritur për 43 për qind, një ritëm që tejkalon rritjen natyrore të popullsisë.

Me rritjen e largimit të të rinjve dhe mungesën e familjeve të reja në shumë zona të Kosovës, nevoja për banesa të reja është në rënie.

Çmimet nuk ndalen, por a është kjo e qëndrueshme?

Pavarësisht numrit të lartë të banesave të pabanuara, çmimet në tregun e banesave nuk kanë rënë — përkundrazi, ato janë në rritje të vazhdueshme.

Në Prishtinë, sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror banese kushton aktualisht nga 1,200 deri në 2,500 euro, varësisht nga zona dhe cilësia e objektit.

Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejtoni”, ku çmimet tejkalojnë shpesh 2,000 euro për metër katror. Ndërsa në zona të tjera si Prishtina e Re apo rruga B dhe C, çmimet variojnë nga 1,200 deri në 1,700 euro për metër katror.

Ky fenomen po ndodh edhe pse, sipas të njëjtave të dhëna zyrtare, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë, gjë që nënkupton një ngopje të tregut primar të banimit.

Kjo rrit më tej dyshimet se blerjet e banesave nuk janë më për strehim, por për investim, shpesh të nxitur nga frika e humbjes së vlerës së parasë apo mungesa e alternativave të sigurta për investim.

Rritja e kostos së ndërtimit, një tjetër faktor i çmimeve të larta

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka evidentuar gjithashtu rritje të kostos së ndërtimit. Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet në këtë sektor janë rritur për 1.7 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024 dhe për 6.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve ndërtimore (1.9%), pagat e punëtorëve (2.4%), dhe shpenzimet e tjera operative (1.8%). Kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave të reja dhe presionin e vazhdueshëm në treg.

Safet Gërxhaliu vlerëson se nëse bankat vazhdojnë të financojnë projekte spekulative në vend të sektorëve produktivë, vendi rrezikon të futet në një cikël të rrezikshëm ekonomik. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme në orientimin e kapitalit.

“Nuk është gabim që bankat kërkojnë fitim – kjo është e natyrshme. Por nëse përqendrimi mbetet te fitimi afatshkurtër përmes pasurive të paluajtshme, atëherë po largohemi nga zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik”.

Ai bën thirrje për orientimin e burimeve financiare drejt sektorëve që krijojnë vlera reale: prodhimi vendor, bujqësia, bizneset e vogla, dhe ndërtimi për banim real dhe të arritshëm.

Të gjitha të dhënat — nga numri i banesave të pabanuara, çmimet e larta, rritja e kostos së ndërtimit, mungesa e një tregu sekondar, deri te ndryshimet demografike — tregojnë për një mosbalancë serioze në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë.

Kosova aktualisht numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara. Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.

 

The post Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Si po qëndrojnë të informuar njerëzit në vitin 2025

By: Megi Dumi
28 July 2025 at 13:49

Si qëndrojnë të informuar sot njerëzit rreth asaj që ndodh në botë? Në shumicën e vendeve, televizioni, gazetat dhe faqet tradicionale të lajmeve po humbasin terren.

Sipas raportit më të fundit të Reuters Institute, interesi për mediat tradicionale është në rënie, me besim të ulët, angazhim të dobët dhe abonime që nuk po rriten më.

Ku po i lexojnë lajmet njerëzit në 2025? Dhe cilat janë pasojat?

Rritja e mediave sociale dhe videove

Në një kohë pasigurie politike dhe ekonomike, krizash klimatike dhe konfliktesh të vazhdueshme, nuk mungojnë temat për t’u raportuar. Por publiku po i drejtohet burimeve të reja për t’u informuar, kryesisht rrjeteve sociale, platformave të videove dhe faqeve përmbledhëse online.

Përdorimi i rrjeteve sociale për të ndjekur lajme po rritet në shumë vende, veçanërisht në SHBA, Amerikën Latine, Afrikë dhe disa vende të Azisë Juglindore. Në SHBA, për herë të parë, përdorimi i rrjeteve sociale dhe videove për të lexuar lajmet ka tejkaluar televizionin dhe faqet tradicionale të lajmeve.

Edhe në Europë, ku mediat tradicionale janë treguar më rezistente, përdorimi i rrjeteve sociale për lajme është në rritje. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë, rreth një në pesë persona tashmë informohen kryesisht përmes rrjeteve sociale, një rritje e ndjeshme krahasuar me një dekadë më parë.

Në të gjitha vendet e përfshira në raport, konsumi i videove për lajme është në rritje. Ky trend është më i fortë tek të rinjtë: 44% e personave 18–24 vjeç dhe 38% e grupmoshës 25–34 vjeç thonë se rrjetet sociale dhe videot janë burimet e tyre kryesore të informacionit.

Tendenca të reja: Podcastet dhe inteligjenca artificiale

Raporti thekson dy tendenca të reja. E para është rritja e përdorimit të një “ekosistemi alternativ mediatik”, ku njerëzit ndjekin më shumë podcaste dhe krijues përmbajtjesh në platforma si YouTube dhe TikTok, ky i fundit është rrjeti që po rritet më shpejt.

Në disa vende, personazhe të njohur dhe ndikues online (influencer) po luajnë një rol kyç në formësimin e debateve publike. Në SHBA, për shembull, podkasti i Joe Rogan arrin tek një në pesë qytetarë. Në Francë, 22% e personave nën 35 vjeç ndjekin Hugo Travers, një krijues lajmesh në YouTube dhe TikTok.

Influencerë të rinj po marrin gjithashtu një rol të rëndësishëm në shumë vende të Azisë, sipas raportit.

Tendenca e dytë ka të bëjë me përdorimin e inteligjencës artificiale si burim lajmesh. Ndërsa motorët e kërkimit dhe platformat e tjera po integrojnë lajmet në kohë reale në produktet e tyre, 7% e njerëzve po marrin lajme përmes chatbot-eve çdo javë. Kjo shifër rritet në 15% tek ata nën 25 vjeç.

Rreziqet e dezinformimit

Besimi i përgjithshëm në media qëndron në nivelin 40%, sipas raportit. Por shumë njerëz shprehin shqetësim për mënyrën se si po ndryshon mënyra e konsumimit të lajmeve.

Edhe pse disa janë optimistë për përfitimet e mundshme që sjell inteligjenca artificiale, si përmbledhja apo përkthimi i lajmeve, shumë të tjerë janë skeptikë, duke menduar se ajo mund t’i bëjë lajmet më pak të sakta, transparente apo të besueshme. Gjithashtu, ekziston frika se publiku mund të humbasë lajme të rëndësishme.

Nga ana tjetër, personazhet e famshëm online dhe influencerët shihen gjithashtu si një burim i mundshëm dezinformimi. Kjo përputhet edhe me gjetjet e raportit të fundit të Forumin Ekonomik Botëror për Rreziqet Globale, ku dezinformimi dhe keqinformimi u renditën si rreziqet më shqetësuese për dy vitet e ardhshme.

Më shumë se gjysma e njerëzve të anketuar në raportin e Reuters-it shprehën shqetësim për dallimin midis lajmeve online të vërteta dhe atyre të rreme. Mediat e besueshme të lajmeve mbeten vendi kryesor ku njerëzit shkojnë për të verifikuar vërtetësinë e një informacioni.

Edukimi dixhital dhe përdorimi i përgjegjshëm i IA

Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, përdorimi në rritje i platformave dixhitale dhe i përmbajtjes së gjeneruar nga IA po e bën më të zakonshëm përhapjen e lajmeve të rreme dhe përçarëse. Kjo përforcon risqe të tjera globale, që nga konfliktet ushtarake deri te ngjarjet ekstreme klimatike.

Raporti përfundon se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit të kuptojnë se ku duhet të drejtohen për informacion të besueshëm.

Për këtë arsye, sugjerohet që qeveritë, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile të ndërmarrin programe ndërgjegjësimi dhe edukimi dixhital për të ndihmuar qytetarët të kuptojnë rreziqet e mjedisit online dhe të identifikojnë përmbajtjet e rrezikshme ose të njëanshme.

Përmirësimi i transparencës dhe i mekanizmave të përgjegjshmërisë për përdorimin e IA-së do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes. / WEF, Shqip.al

The post Si po qëndrojnë të informuar njerëzit në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, devijojnë projektet

28 July 2025 at 13:43

Qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, ata do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të një start-up-i inovativ nga të rinj shqiptarë, i cili synon të krijojë mundësi të reja financimi për sektorin e ndërtimit.

Kreu i qeverisë u ndal te problematika që lidhet me devijimet nga projektet e miratuara në procesin e ndërtimit.

Të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.

“Ky është një problem që e kemi sot të shtruar në tryezë: si do të arrijmë që projektet t’i realizojmë besnikërisht. Bëhet ajo punë bashkë me investitorët dhe ndërtuesit, bëhet ajo punë për t’i filtruar dhe për t’i kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volumet. Këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Kjo nuk është çështje masash ligjore, por vetëdije nga ana e investuesve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet një burim shumë i shpejtë.

Këtë vit do ta çojmë më tutje. Në dy-tre vitet në vijim do ta bëjmë intensive pjesëmarrjen tonë në panaire të mëdha të real estate, të pasurive imobiliare, për të prezantuar projekte, investimet potenciale, për të prezantuar investitorët, palët e tjera të interesuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon garanci. Garancia është realizimi i projekteve në mënyrë besnike. Ne do të bëjmë çmos që nga ana jonë të ndërtojmë një plan masash të reja represive, që do duhet të balancojnë pjesën e gjithë mbështetjes dhe të gjithë kanaleve të reja që do përpiqemi të hapim për ju dhe industrinë e ndërtimit — karrota nga njëra anë, shkopi nga ana tjetër. Në të kundërt, e kemi të pamundur; mund të humbasim një shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar.

Këto projekte të mëdha s’mund t’i realizojmë siç duhet duke u mbështetur te shitja “në gropë”, te kleringu dhe blerësit e rastësishëm brenda vendit. Listë e zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje. Kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë; kjo gjë do t’ju vlejë edhe juve në ndjekjen e punës dhe praktikën tuaj. Është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit.”

Kompanitë që kanë më shumë se 100 punonjës do të kenë të detyrueshme praninën e departamentit të inovacionit, deklaroi Rama.

“Në një program monitorimi përmes AI mund të ndiqet kantieri nga larg dhe të shihet puna në raport me projektin. Po përfundojmë qendrën e monitorimit me dronë të integruar edhe me satelitët, do t’ju sugjeroja të shihnit se çfarë bëhet në këtë godinë për të pasur një sens të kompanive tuaja që të angazhojnë dhe një ekip për inovacionin. Të gjitha kompanitë që kanë mbi 100 punonjës do ta vendosim të detyrueshëm një departament të inovacionit.”

The post Kryeministri Rama: Listë e zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, devijojnë projektet appeared first on Revista Monitor.

Dorëzimi bilanceve ngec sërish; APL: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset

28 July 2025 at 13:19

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga afati i fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), subjektet po hasin sërish vështirësi.

Bizneset raportuan pranë Monitor se sërish nuk arrijnë që të ngarkojë pasqyrat online gjatë paradites të së hënën. E njëjta situatë u përsërit edhe në 25 korrik për disa orë dhe më pas situata u normalizua.

Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare është data 31 korrik (të enjten) dhe në rast të mos dorëzimit në kohë, subjektet ngarkohen me një gjobë prej 60 mijë lekësh.

Janë mbi 20 mijë biznese, që kanë detyrim që të dorëzojnë bilancet e vitit 2024.

Reagon Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset

Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka reaguar lidhur me situatën e krijuar.

Në një prononcim për Monitor, Shoqata tha se “Platforma e depozitimit të pasqyrave financiare, raporteve ligjore dhe auditimit në Shqipëri me afat dorëzimi më 31 korrik, është e integruar me sistemin qendror e‑Albania dhe synon të sjellë lehtësi e transparencë në procesin e raportimit financiar.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është vënë re se ngarkesa e lartë dhe ndërprerjet e herëpashershme teknike e kanë bërë procesin e depozitimit më të vështirë, duke shkaktuar vonesa dhe pasiguri për shumë përdorues.

Këto pengesa po krijojnë presion të panevojshëm mbi bizneset, kontabilistët dhe audituesit, të cilët përballen me rrezikun e penaliteteve për vonesa që nuk varen nga ta.

Për më tepër, situata ka shkaktuar edhe keqkuptime mes profesionistëve dhe klientëve, të cilët shpesh nuk janë plotësisht të informuar mbi natyrën e problemeve dhe mbi përgjegjësitë përkatëse.

Për të shmangur pasoja të panevojshme dhe për të siguruar një raportim cilësor e në përputhje me ligjin, do të ishte e arsyeshme të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

Nga ana jonë, jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje dhe bashkëpunim të plotë me sistemin e‑Albania dhe institucionet përkatëse. Qasja jonë është konstruktive, ku synojmë të ndihmojmë në gjetjen e një zgjidhjeje praktike, të drejtë dhe afatgjatë, në dobi të të gjithë përdoruesve të platformës dhe të vetë sistemit”.

Detyrimi për dorëzimin e bilanceve

Më herët, QKB u ka rikujtuar të gjitha subjekteve tregtare rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.

Sipas njoftimit, dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

Afati i fundit është data 31 Korrik 2025.

Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):
* Pasqyrat financiare vjetore
* Raportin e ecurisë së veprimtarisë
* Raportin e auditimit.

The post Dorëzimi bilanceve ngec sërish; APL: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset appeared first on Revista Monitor.

Numri i abonentëve të internetit me linja fikse pësoi rënie në tremujorin e parë

28 July 2025 at 12:12

Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, me një rënie 0.7% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Megjithatë, numri i abonentëve vazhdon rritjen me bazë vjetore, me 7.1% më shumë krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në përgjithësi paraqitet mjaft konkurrues, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe tërheq investime në infrastrukturë rrjeti nga operatorët.

Kjo ka bërë që numri i abonentëve të rritet në mënyrë të vazhdueshme, duke e ngushtuar prapambetjen historike që ka pasur vendi ynë në depërtimin e linjave fikse të komunikimit dhe të shërbimeve që mbështeten te to.

Sipas AKEP, vitin e kaluar sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.89 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 ku kjo shifër ishte rreth 2.75 miliardë lekë.

Sipas raportimeve, edhe në këtë vit investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL (me tela bakri) drejt teknologjisë me fibër optike.

Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit I 2025, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte më shumë se 150 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 22% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut.

One Albania ka pësuar tkurrje të numrit të abonentëve me 1.3% gjatë tremujorit, por ky numër ngelet në rritje vjetore me 3.8%. Pas bashkimit mes dy operatorëve mes One Telecommunications dhe Albtelecom, kompania e re, One Albania ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj në segmentin e shërbimeve fikse.

Vodafone Albania për tremujorin e parë raportonte më shumë se 147 mijë abonentë, në rritje me 2.1% gjatë tremujorit dhe me 15.6% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit, me 21.6% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 9% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6%, Digicom, me 5% dhe Nisatel, me 4%. Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 28% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Sipas të dhënave më të fundit financiare, të vitit 2024, volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.6 miliardë lekë, me një rënie prej 2% krahasuar me një vit më parë. / E.Shehu

Burimi: AKEP

The post Numri i abonentëve të internetit me linja fikse pësoi rënie në tremujorin e parë appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi bujqësor, kostot

By: Mira Leka
28 July 2025 at 11:55

Pas pandemisë kostot e prodhimeve bujqësore janë rritur me ritme shumë më të larta se para pandemisë, sidomos për kulturat e perimeve dhe prodhimet blegtorale.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT kostot e prodhimit në bujqësi u rritën me 4.7% ndërmjet 2016 dhe 2020, ndërsa nga 2021 në 2024 u shtuan me 37.4%.
Për vitin 2021, kostot totale të prodhimeve bujqësore shënuan rritje prej 7.4%, duke reflek...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Prodhimi bujqësor, kostot appeared first on Revista Monitor.

A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie?

By: Mira Leka
28 July 2025 at 11:50

Analiza sugjeron se kjo varet nga lloji i kulturës që drejtuesit duan të ndërtojnë
 
“Nuk ka të bëjë vetëm me treguesit e produktivitetit”, - tha së fundmi për punonjësit drejtuesi ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi, pasi kompania e transportit kërkoi që të gjithë të kthehen në zyrë të paktën tri ditë në javë.
“Ka të bëjë me ndërtimin e kulturës, që do të çojë Uber në fazën tjetër të rritjes...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie? appeared first on Revista Monitor.

Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane

By: Mira Leka
28 July 2025 at 11:45

Në mitologjinë greke, kimera ishte pjesërisht luan, pjesërisht dhi dhe pjesërisht gjarpër, por plotësisht monstruoze, shkruan The Economist.
 
Në mënyrë të ngjashme, një frymë kimerike përshkon Aktin e Madh dhe të Bukur (One Big Beautiful Bill, BBB), projektligjin republikan për taksat dhe shpenzimet që kaloi me vështirësi në Kongres.
Ai lidhet me një “trup” politik të frymëzuar nga Reagani, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Projektligji i madh dhe i bukur nxjerr në pah boshllëkun e ekonomisë Trumpiane appeared first on Revista Monitor.

Një përpjekje krijuese për të penguar Kinën

By: Mira Leka
28 July 2025 at 11:31

Të kënaqësh tregun më të madh në botë do të thotë të zemërosh eksportuesin më të madh të saj, shkruan The Economist
 
Në Luftën e Parë të Ftohtë mes Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, dy superfuqitë përplaseshin përmes luftërave të tërthorta. Diçka e ngjashme po ndodh në luftën tregtare të Shteteve të Bashkuara me Kinën.
Pas bisedimeve në Gjenevë dhe Londër, palët nuk po godasin më njëra-tjetr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një përpjekje krijuese për të penguar Kinën appeared first on Revista Monitor.

Buxhetet e mëdha e të bukura nuk janë vetëm një problem amerikan

By: Mira Leka
28 July 2025 at 11:24

Në të gjithë botën e pasur, qeveritë po shpenzojnë pa kriter. Çfarë mund të shkojë keq?, shkruan The Economist

Vitin e kaluar, Amerika regjistroi një deficit buxhetor 7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky deficit mund të rritet edhe më shumë së shpejti.
Projektligji i presidentit Donald Trump, “One Big Beautiful Bill Act” (Projektligji i madh e i bukur, BBB), i cili do të zgjasë përgjith...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Buxhetet e mëdha e të bukura nuk janë vetëm një problem amerikan appeared first on Revista Monitor.

Rajon, tregu i bashkimeve dhe blerjeve u rrit me 45%

By: Mira Leka
28 July 2025 at 11:08

Tregu i bashkimeve dhe blerjeve (M&A) në Rumani arriti vlerën 4.1 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit 2025, që përfaqëson një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, raportoi “Ziarul Financiar”, duke cituar EY Romania.
Vlera e transaksioneve me shifra të deklaruara u rrit ndjeshëm me 185% në 2.8 miliardë dollarë, edhe pse transparenca mbeti e kufizuar: 73% e t...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rajon, tregu i bashkimeve dhe blerjeve u rrit me 45% appeared first on Revista Monitor.

❌
❌