❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Revista Monitor

Destinacionet më shumëngjyrëshe në botë

By: Megi Dumi
16 July 2025 at 14:12

Ngjyrat nuk janë thjesht një element estetik; ato krijojnë gjallëri, frymëzim dhe një ndjesi të veçantë në çdo cep të botës. E ndërsa qytetet me ngjyra neutrale mund të kenë sharmin e tyre, si ndërtesat art-deco në Londër, është e pamohueshme që një shpërthim ngjyrash e sjell në jetë çdo peizazh.

PikĂ«risht kĂ«tĂ« ka synuar tĂ« vĂ«rtetojĂ« edhe njĂ« analizĂ« e re nga studio krijuese Berlew, e cila ka renditur 125 prej destinacioneve mĂ« tĂ« njohura turistike sipas asaj qĂ« ata e quajnĂ« “diversitet kromatik” dhe “intensitet ngjyrash”.

Përmes teknologjisë së vizionit kompjuterik, janë analizuar imazhe me rezolucion të lartë të shkrepura nga fotografë për të identifikuar pesë ngjyrat dominuese në çdo destinacion. Rezultati: 625 paleta ngjyrash dhe një renditje mbresëlënëse e vendeve më shumëngjyrëshe në botë.

Në krye të listës pozicionohet Burano, ishulli i vogël pranë Venecias që duket sikur është zhytur në një gotë me bojëra uji, me shtëpi të lyera me blu, të kuqe, të gjelbër e të verdhë, nga dritaret deri te dyert dhe grilat. Chefchaouen në Marok dhe Guatapé në Kolumbi renditen pas tij.

Dhjetë destinacionet më shumëngjyrëshe në botë:

1. Burano, Itali

Burano, Italy
Ky ishull piktoresk në lagunën e Venecias është një shpërthim ngjyrash në çdo rrugicë. Shtëpitë shumëngjyrëshe janë kthyer në simbol të qytetit dhe një destinacion i preferuar për turistët që vizitojnë Venecian.

2. Chefchaouen, Marok

Morocco
I njohur si “qyteti blu”, Chefchaouen tĂ« mahnit me rrugĂ«t me kalldrĂ«m dhe fasadat nĂ« nuanca tĂ« ndryshme tĂ« blusĂ«, qĂ« dhurojnĂ« njĂ« ndjesi qetĂ«sie dhe freskie.

3. Guatapé, Kolumbi

Guatapé, Colombia
NjĂ« qytet i vogĂ«l por shumĂ« i dashur pĂ«r fasadat e dekoruara me murale dhe motive tradicionale. Çdo cep i GuatapĂ© Ă«shtĂ« njĂ« kartolinĂ«.

4. Willemstad, Curaçao

Willemstad, Curaçao
Kryeqyteti kolonial i ishullit të Karaibeve tërheq me arkitekturën holandeze të lyer në ngjyra pastel të ndezura rozë, portokalli, e gjebër e më shumë.

5. Havana, Kubë

Havana, Cuba
Qyteti historik ofron një përzierje të arkitekturës koloniale dhe makinave retro me ngjyra të ndezura, si një skenë filmi.

6. Cinque Terre, Itali

Vernazza in Cinque Terre
Fshatrat bregdetarë të këtij rajoni janë të ndërtuar në shpate shkëmbore dhe çdo shtëpi duket sikur është një ngjyrë tjetër në paletën e piktorit.

7. Buenos Aires (La Boca), Argjentinë

Buenos Aires, Argentina
Lagjja La Boca është një galeri e hapur arti, me ndërtesa të pikturuara me ngjyra të forta dhe një shpirt artistik që pulson në çdo rrugë.

8. Jodhpur, Indi

Jodhpur
Njohur si “qyteti blu i IndisĂ«â€, Jodhpur Ă«shtĂ« njĂ« labirint me ndĂ«rtesa blu tĂ« lehtĂ« qĂ« bien nĂ« kontrast me shkretĂ«tirĂ«n pĂ«rreth.

9. San Juan, Porto Riko

San Juan, Puerto Rico
Qyteti i vjetër i San Juan-it është i njohur për rrugët me kalldrëm dhe ndërtesat koloniale me ngjyra plot gjallëri, që reflektojnë ritmin tropikal.

10. Istanbul (Balat), Turqi

Balat, Istanbul
Lagjja historike e Balat në Stamboll është kthyer në një atraksion për fotografë dhe vizitorë, me shtëpi shumëngjyrëshe, shumë shkallë dhe kafe të vogla tradicionale. / Time Out, Shqip.al

The post Destinacionet më shumëngjyrëshe në botë appeared first on Revista Monitor.

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

16 July 2025 at 14:00

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar parashikohet të kushtojë të paktën 1.7 milionë euro për dy vitet e ardhshme.

Ministria e Financave përgjegjëse për këtë sistem ka kërkuar përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) zhvillimin e procedurës që parashikon këtë shërbim.

“Ky sistem Ă«shtĂ« njĂ« zgjidhje e vetme, plotĂ«sisht e integruar, homogjene qĂ« shĂ«rben pĂ«r maksimizimin e efikasitetit dhe transparencĂ«s sĂ« planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit tĂ« buxhetit”, thuhet nĂ« dokumentet e procedurĂ«s.

Të njëjtat sqarojnë edhe komponentët kryesore që ka kjo procedurë që lidhen me aspektet softwerike si dhe infrastrukturën mbështetëse.

“Objekti kryesor i kĂ«tij shĂ«rbimi Ă«shtĂ« mirĂ«mbajtja e Sistemit tĂ« Menaxhimit Financiar Shqiptar (Albanian Financial Management Information System – AFMIS) nĂ« çdo komponent tĂ« tij, me qĂ«llim sigurimin e vazhdimĂ«sisĂ« sĂ« punĂ«s 99.95% dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« komponentĂ«t dhe shĂ«rbimet e ofruara nga ky sistem.

Komponentët kryesore të sistemit AFMIS, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate janë:

i)Sistemi AFMIS në të gjitha komponentet e tij softëare që përfshin modulet informatike si më poshtë vijon:

– Web portalin e Arshives Elektronike (AFMIS Web Portal)

– Medium-Term Budget Planning (MTBP)

– Public Investment Management (PIM)

– Budget Project Portfolio Monitoring (BPPM)

– Integrimi i sistemit AFMIS me SIFQ

– NdĂ«rfaqet e integrimit AFMIS me sistemet e tjera (SIFQ, IPSIS, APP, EAMIS, HRMIS).

ii) Infrastruktura mbĂ«shtetĂ«se e sistemit që konsiston në pajisjet fizike (servera fizike dhe virtuale, storage, pajisje rrjeti) në site primar dhe sekondar, si dhe shĂ«rbimet mbĂ«shtetĂ«se tĂ« infrastrukturĂ«s si psh virtualizim dhe cluster-izim” thuhet nĂ« dokument.

Po kështu operatori ekonomik duhet ti ofrojë edhe shërbim konsulence autoritetit kontraktor.

 

 

The post Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet appeared first on Revista Monitor.

Shkarkimet te pushteti vendor, reagon Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

16 July 2025 at 13:05

Pas valës së shkarkimeve në shumë bashki të vendit me qëllim ristrukturimet e stafeve administrative ka reaguar edhe Instituti i Bashkive të Shqipërisë.

NĂ« deklaratĂ«n pĂ«r media Instituti i Bashkive tĂ« ShqipĂ«risĂ« “ngre shqetĂ«simin ndaj deklaratave dhe ndĂ«rhyrjeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nga Kryeministri nĂ« funksionimin e bashkive, pĂ«rfshirĂ« thirrjet pĂ«r dorĂ«heqje tĂ« zyrtarĂ«ve vendorĂ« dhe diktimin e ristrukturimeve administrative”.

Sipas tyre këto veprime përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga:

-Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë,

-Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4,5 dhe 8), dhe

-Ligji nr. 139/2015 “pĂ«r VetĂ«qeverisjen vendore”.

 

Deklaratë

“Qeveria s’mund tĂ« drejtojĂ« bashkitĂ« – kjo Ă«shtĂ« shkelje e Parimeve!”

Instituti për Bashkitë Shqiptare shpreh shqetësimin serioz ndaj deklaratave dhe ndërhyrjeve të përsëritura nga Kryeministri në funksionimin e bashkive, përfshirë thirrjet për dorëheqje të zyrtarëve vendorë dhe diktimin e ristrukturimeve administrative.

Këto veprime përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga:

-Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë,

-Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4,5 dhe 8), dhe

-Ligji nr. 139/2015 “pĂ«r VetĂ«qeverisjen vendore”.

Emërimet dhe shkarkimet në administratën vendore janë kompetencë e kryetarit të bashkisë, jo e pushtetit qendror.

Çdo presion apo ndĂ«rhyrje politike pĂ«rbĂ«n shkelje tĂ« kushtetutĂ«s dhe rrezikon kapjen politike tĂ« pushtetit lokal. Administrata publike duhet tĂ« jetĂ« e depolitizuar dhe si e tillĂ« duhet tĂ« shĂ«rbejĂ«.

Thirrja jonë qëndron për:

-Ndërprerjen e menjëhershme të ndërhyrjeve politike në bashki;

-Respektimin e KushtetutĂ«s, KartĂ«s Europiane dhe ligjit pĂ«r “Vetqeverisjen vendor”;

-Kryetari i Zgjedhur, Këshilli Bashkiak dhe administrata vendore kanë detyrimin të zbatojnë ligjin, të respektojnë përgjegjshmërinë administrative dhe të mbrojnë me integritet autoritetin që u është dhënë nga verdikti i qytetarëve përmes votës.

-Marrëdhëniet ndërinstitucionale ndërmjet nivelit qendror dhe atij vendor duhet të mbështeten dhe të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme dhe funksionale, në përputhje me ligjin dhe në respekt të ndarjes së kompetencave dhe autonomisë vendore.

-Angazhim të institucioneve të pavarura dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe funksionimin demokratik të pushtetit lokal në Shqipëri.

Autonomia vendore nuk është privilegj politik, por një e drejtë kushtetuese dhe europiane.

The post Shkarkimet te pushteti vendor, reagon Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve appeared first on Revista Monitor.

Paketa e Maleve, Kryeminstri Rama: Në 5 ditë 787 aplikime

16 July 2025 at 12:59

Paketa e Maleve ka zgjuar interes për investime potenciale në zonat rurale të vendit, ku sipas Kryeministrit Edi Rama në vetëm pesë ditë kanë aplikuar 787 individë për të përfituar nga lehtësitë që ofron kjo nismë.

Pak ditë më parë qeveria shpalli hapjen e aplikimeve për këtë paketë në një platformë të dedikuar https://paketaemaleve.gov.al/al.

Ligji për Paketën e Maleve synon të krijojë kushte të favorshme për tërheqjen e investimeve dhe të nxisë zhvillimin ekonomik e turistik në zonat malore.

Qeveria pranon se zonat malore kanë vështirësi në dhënien e lejeve të zhvillimit apo ndërtimit për shkak të moskonsolidimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë. Kjo është një ndër pengesat më serioze për zhvillimin ekonomik të këtyre zonave.

Shumë toka në malësi administrohen ose zotërohen nga individë dhe familje, posedues jopronarë, që nuk kanë tituj formalë pronësie. Për pasojë, ato nuk mund të përdoren për investime, nuk mund të planifikohen nga bashkitë apo të regjistrohen si pasuri bashkiake për qëllime zhvillimi.

Kjo paketë synon që të stimulojë 500 aplikuesit e parë me lehtësi fiskalë për 10 vjet. Parimi i ndjekur në këtë rast është kush aplikon i pari përfiton i pari. Pjesa tjetër jashtë grupit prej 500 aplikantësh do të përfitojnë nga lehtësitë procedurale.

Bashkitë në të gjithë vendin duhet të nxjerrin listën me zonat me potencial investimi në këtë paketë dhe më pas ta dorëzojnë atë për miratim në qeveri.

Përjashtimet që ofron paketa për grupin 500

  • Taksa e ndikimit nĂ« infrastrukturĂ«
  • Taksa e pasurive tĂ« paluajtshme
  • TVSH
  • Tatimi mbi tĂ« ardhurat

Bashkitë në zonat malore përfitojnë:

  • Thithje kapitali nga investime vendase, tĂ« huaja dhe nga diaspora
  • Rritje punĂ«simi
  • Rritje e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r produkte bujqĂ«sore dhe blegtorale tĂ« zonĂ«s
  • Zhvillim infrastrukture.

The post Paketa e Maleve, Kryeminstri Rama: Në 5 ditë 787 aplikime appeared first on Revista Monitor.

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u rrit papritur në 3.6% në qershor

16 July 2025 at 12:25

Shifra shënon një pengesë për Bankën e Anglisë, ndërsa kërkon prova se presionet mbi çmimet po ulen

 

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u rrit papritur në 3.6% në qershor, një pengesë për Bankën e Anglisë (BoE), ndërsa kërkon prova se presionet mbi çmimet po ulen së bashku me ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Shifra nga Zyra për Statistikat Kombëtare tejkaloi parashikimin e analistëve se inflacioni do të mbetej në nivelin e majit 3.4%.

Shifrat vijnë ndërsa Banka e Anglisë vlerëson nëse do ta ulë përsëri normën bazë të interesit që në gusht. Në qershor, Komiteti i Politikës Monetare (MPC) votoi gjashtë me tre për të mbajtur normat e pandryshuara në 4.25%, pas një uljeje një çerek pike në maj.

MPC, i cili ka një objektiv inflacioni 2%, ka ulur normat e interesit katër herë që nga vera e kaluar, por politikëbërësit mbeten të ndarë se si do të rezultojnë presionet e vazhdueshme mbi çmimet.

Paundi u forcua pas publikimit të të dhënave, duke u rritur me 0.2% në 1.340 dollarë.

Përpara të dhënave të inflacionit të qershorit, tregtarët po parashikonin të paktën dy ulje të tjera me një çerek pike nga Banka e Anglisë deri në fund të vitit, sipas niveleve të nënkuptuara nga tregjet e swap-eve.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë dhe ushqimin, u rrit me 3.7 % në vit deri në qershor, nga 3.5 % në maj. Inflacioni i shërbimeve mbeti i pandryshuar në 4.7 %, duke tejkaluar 4.6 % të parashikuar nga ekonomistët. / FT

The post Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u rrit papritur në 3.6% në qershor appeared first on Revista Monitor.

Trump mbledh 50 miliardĂ« dollarĂ« mĂ« shumĂ« nga tarifat, ndĂ«rsa bota “nuk guxon tĂ« pĂ«rgjigjet”

16 July 2025 at 12:12

Vetëm Kina dhe Kanadaja janë hakmarrë ndaj luftës tarifore të presidentit amerikan

 

Partnerët tregtarë të Amerikës kanë dështuar të hakmerren ndaj luftës tarifore të Donald Trump, duke i lejuar presidentit amerikan të mbledhë gati 50 miliardë dollarë të ardhura shtesë doganore me pak kosto.

Katër muaj kanë kaluar që kur Trump lëshoi breshërinë e parë të luftës së tij tregtare. Vetëm Kina dhe Kanadaja kanë guxuar të kundërsulmojnë Uashingtonin duke imponuar një tarifë globale minimale 10%, 50% taksa për çelikun dhe aluminin dhe 25% për automjetet.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, tĂ« ardhurat e SHBA-sĂ« nga taksat doganore arritĂ«n njĂ« rekord prej 64 miliardĂ« dollarĂ«sh nĂ« tremujorin e dytĂ« – 47 miliardĂ« dollarĂ« mĂ« shumĂ« se gjatĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga Departamenti i Thesarit i SHBA-sĂ«.

Tarifat hakmarrëse të Kinës mbi importet amerikane, më të qëndrueshmet dhe më të rëndësishmet nga çdo vend tjetër, nuk kanë pasur të njëjtin efekt, me të ardhura të përgjithshme nga detyrimet doganore vetëm 1.9 % më të larta në maj 2025 krahasuar me një vit më parë.

Disa partnerë të tjerë tregtarë të SHBA-së vendosën të mos përgjigjen në të njëjtën mënyrë ndërsa negocionin me Trump për të shmangur tarifat.

Bashkimi Europian, blloku më i madh tregtar në botë, ka planifikuar kundër-tarifa, por ka shtyrë vazhdimisht hyrjen në fuqi të tyre, duke i lidhur tani me afatin e 1 gushtit të Trump për bisedime.

Kostoja e tarifave të Trump gjithashtu nuk po bie vetëm mbi konsumatorët amerikanë, thonë ekspertët e zinxhirit të furnizimit, ndërsa markat ndërkombëtare kërkojnë të përhapin ndikimin e rritjes së kostos në të gjithë globin për të minimizuar ndikimin në tregun amerikan.

Por, pavarësisht se tarifat amerikane arritën nivele të papara që nga vitet 1930, ndrojtja e reagimit global ndaj Trump ka parandaluar një spirale hakmarrëse të llojit që shkatërroi tregtinë globale midis luftës së parë dhe të dytë botërore.

EkonomistĂ«t thanĂ« se pozicioni dominues i SHBA-sĂ« si tregu mĂ« i madh i konsumit nĂ« botĂ«, sĂ« bashku me kĂ«rcĂ«nimet e Trump pĂ«r tĂ« dyfishuar tarifat ndaj shteteve qĂ« e sfidojnĂ« atĂ«, nĂ«nkuptonte se pĂ«r shumicĂ«n e vendeve vendimi pĂ«r t’u “larguar” ishte logjikĂ« e shĂ«ndoshĂ« ekonomike.

Një model nga firma e konsulencës Capital Economics, zbuloi se një luftë tregtare me përshkallëzim të lartë, ku norma mesatare reciproke e tarifave arrinte në 24 %, do të shkaktonte një goditje prej 1.3 % në PBB-në botërore gjatë dy viteve, krahasuar me 0.3 % në një rast bazik, ndëkohë ajo ka mbetur në 10 %.

Partneri më i madh tregtar i SHBA-së, Meksika, nuk mori hak pasi u godit me tarifa 25% në mars për eksportet që nuk mbuloheshin nga Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada. Që nga fillimi i bisedimeve të saj me Trump, Presidentja Claudia Sheinbaum tha se preferonte një marrëveshje.

DĂ«shtimi i botĂ«s pĂ«r t’u bashkuar dhe pĂ«r t’u pĂ«rballur kolektivisht me kĂ«rcĂ«nimet e Trump i ka lĂ«nĂ« gjithashtu presidentit tĂ« SHBA-sĂ« mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« kritikuar shtetet. Ai kĂ«rcĂ«noi me njĂ« tarifĂ« 50% pĂ«r Brazilin javĂ«n e kaluar, duke pĂ«rmendur kryesisht justifikime politike.

Edhe brenda blloqeve të unifikuara si BE-ja, interesat konkurruese të shteteve anëtare individuale, të kombinuara me frikën më të gjerë nëse një përballje me Trump mund të minonte garancitë e sigurisë së SHBA-së për Europën, kanë nxitur kujdes të madh.

Vendimi i Trump për të kërcënuar me rritjen e tarifave në 30% nuk provokoi një reagim të madh në Bruksel, pjesërisht sepse zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e Thesarit Scott Bessent, kontaktuan prapa skenave për të këshilluar kujdes, sipas burimeve të brendshme.

NjĂ« zyrtar i BE-sĂ« i njohur me bisedimet shtoi se negociatat nuk po zhvilloheshin tĂ« izoluara, nĂ« njĂ« kohĂ« kur Europa po kĂ«rkon mbĂ«shtetjen e vazhdueshme tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r UkrainĂ«n. “Ato ndikojnĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« spektrin e marrĂ«dhĂ«nieve me SHBA-nĂ«, pĂ«rfshirĂ« ato qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me sigurinĂ«â€, thanĂ« ata.

Si rezultat, ndryshe nga Kina, BE-ja ka vonuar vazhdimisht zbatimin e paketave të saj të masave hakmarrëse, ndërsa kërkon të lërë hapësirë për të arritur një marrëveshje me Trump përpara 1 gushtit.

Kur Komisioni Europian publikoi listĂ«n e objektivave tĂ« mundshĂ«m hakmarrĂ«s pĂ«r 72 miliardĂ« euro mallra tĂ« martĂ«n – duke pĂ«rfshirĂ« avionĂ« Boeing, makina dhe burbon – nuk vendosi tarifa specifike pĂ«r produktet individuale, nĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« dukshme pĂ«r tĂ« mos e acaruar mĂ« tej Trumpin.

Edhe Kanadaja dhe Kina kanë qenë të kujdesshme për të kundërshtuar Trumpin, pavarësisht se janë dy vendet e vetme që kanë vendosur tarifa hakmarrëse.

Tarifat amerikane ndaj Kinës u përshkallëzuan në 145 % deri në mesin e prillit, duke bërë që eksportet kineze në SHBA të bien me një të tretën në maj. Të dyja palët u tërhoqën shpejt, duke rënë dakord për një pauzë 90-ditore në Gjenevë në maj, duke e ulur normën në 30 %.

NĂ« shkurt dhe mars, Kanadaja vendosi ekuivalentin e 155 miliardĂ« dollarĂ« kanadezĂ« nĂ« tarifa hakmarrĂ«se, duke pĂ«rfshirĂ« çelikun dhe pjesĂ«t e automobilave. MegjithatĂ«, nĂ« javĂ«t e fundit Ă«shtĂ« tĂ«rhequr pĂ«rballĂ« presionit tĂ« SHBA-sĂ«, pavarĂ«sisht premtimeve zgjedhore nga kryeministri kanadez Mark Carney pĂ«r t’u pĂ«rballur me Trumpin.

Me tregtinĂ« amerikane qĂ« pĂ«rbĂ«n 20 % tĂ« PBB-sĂ« kanadeze – krahasuar me 2 % pĂ«r SHBA-nĂ« – Carney i ka kalibruar pĂ«rgjigjet e tij. Ai hoqi dorĂ« nga njĂ« taksĂ« mbi shĂ«rbimet dixhitale nĂ«n presionin e SHBA-sĂ« dhe nuk u pĂ«rputh me vendimin e Trumpit muajin e kaluar pĂ«r tĂ« dyfishuar tarifat e çelikut nĂ« 50 %.

Komisioneri i tregtisĂ« MaroĆĄ Ć efčovič tha kĂ«tĂ« javĂ« se njĂ« tarifĂ« prej 30% mbi eksportet e BE-sĂ« nuk do ta linte bllokun tĂ« pabdikuar, pasi tregtia transatlantike do tĂ« ishte pothuajse e pamundur.

NĂ« planin afatgjatĂ«, dĂ«shtimi pĂ«r t’u hakmarrĂ« do t’u jepte gjithashtu kompanive amerikane njĂ« rrugĂ« relativisht tĂ« lirĂ« nĂ« zinxhirĂ«t globalĂ« tĂ« furnizimit, ndĂ«rsa prodhuesit e BE-sĂ« dhe aziatikĂ« ende do tĂ« pĂ«rballeshin me tarifa tĂ« larta nĂ« SHBA, tha Creon Butler, kreu i ekonomisĂ« globale nĂ« Chatham House.

“Llogaritja Ă«shtĂ« ndikimi afatshkurtĂ«r kundrejt arij afatgjatĂ«,” tha ai. “Ka kuptim tĂ« mos hakmerresh nĂ« planin afatshkurtĂ«r, por nĂ« planin afatgjatĂ«, bĂ«het njĂ« pĂ«rllogaritje pĂ«r vendet e tjera mbi masĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n do tĂ« luftojmĂ« pĂ«r zinxhirĂ«t globalĂ« tĂ« furnizimit jashtĂ« SHBA-sĂ«.” / FT

 

The post Trump mbledh 50 miliardĂ« dollarĂ« mĂ« shumĂ« nga tarifat, ndĂ«rsa bota “nuk guxon tĂ« pĂ«rgjigjet” appeared first on Revista Monitor.

Një ligj i ri do nxisë vullnetarizmin në ndërmarrje

16 July 2025 at 12:04

Vullnetarizmi në Shqipëri mund të kalojë nga një akt i mirëdashjes individuale në një strukturë me ndikim konkret në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Ky është synimi i ligjit të ri i cili është dërguar sëfundmi në Kuvend dhe që pritet të nisë diskutimet në shtator.

Për herë të parë, krijohet një kuadër ligjor i qartë për përfshirjen e vullnetarëve në aktivitete të përgjegjësisë sociale të korporatave (CSR).

Bizneset që organizojnë apo mbështesin projekte vullnetare do të kenë më shumë siguri ligjore dhe më pak paqartësi mbi raportin e tyre me individët e përfshirë. Ligji gjithashtu parashikon reduktim të kostove administrative për organizatat që përfshijnë vullnetarë.

Me thjeshtimin e procedurave tĂ« regjistrimit dhe monitorimit, pĂ«rmes digjitalizimit tĂ« platformave tĂ« menaxhimit tĂ« vullnetarizmit (si “Vullnetarizmi.al”), bizneset do tĂ« mund tĂ« angazhohen mĂ« lirshĂ«m dhe me mĂ« pak barrĂ« burokratike.

Ligji ri strukturon vullnetarizmin mbi disa parime të qarta: kontratë e detyrueshme, monitorim, raportim vjetor, dhe mbrojtje të të drejtave të vullnetarit.

Ai vendos përgjegjësi jo vetëm për organizatat pritëse, por edhe për autoritetet shtetërore, si Agjencia Kombëtare për Punësimin dhe Aftësitë (AKPA), që do të mbikëqyrin zbatimin dhe do të menaxhojnë regjistrin elektronik të vullnetarëve.

Nga ana tjetĂ«r, individĂ«t pĂ«rfitojnĂ« nga njĂ« sistem ku pĂ«rfshirja e tyre nuk mbetet mĂ« “nĂ« ajĂ«r”, por dokumentohet, vlerĂ«sohet dhe i hap rrugĂ« tĂ« reja mundĂ«sive profesionale.

Një nga ndryshimet më domethënëse të ligjit të ri është njohja e përvojës vullnetare si përvojë pune. Kjo do të thotë që orët e kryera në kuadër të aktiviteteve vullnetare, kur dokumentohen dhe certifikohen nga organizatat pritëse, do të mund të përdoren nga individët në CV-të e tyre si përvojë e vlefshme pune.

Ky zhvillim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e punësueshmërisë së të rinjve, veçanërisht në një treg pune që shpesh kërkon eksperiencë edhe për pozicione fillestare.

Nga ana tjetër, vullnetarizmi bëhet një mekanizëm real për zhvillimin e aftësive profesionale, përmes përfshirjes në aktivitete që nxisin komunikimin, menaxhimin e kohës, punën në grup dhe iniciativën.

“Vullnetarizmi nuk do tĂ« jetĂ« mĂ« njĂ« aktivitet qĂ« mbetet nĂ« margjinĂ«, por njĂ« pĂ«rvojĂ« e dokumentuar qĂ« rrit shanset pĂ«r njĂ« vend pune tĂ« mirĂ«paguar”, thuhet nĂ« analizĂ«n e RIA-sĂ« pĂ«r projektligjin.

The post Një ligj i ri do nxisë vullnetarizmin në ndërmarrje appeared first on Revista Monitor.

Hotelet, net-qëndrimet e të huajve në maj u rritën me 35 për qind

16 July 2025 at 11:49

Aktivitetet sportive  si Giro D’italia dhe politike siç ishte Samiti Politik Europian qĂ« zunĂ« vend nĂ« maj nĂ« vendin tonĂ« duket se kanĂ« ndikuar drejtpĂ«rdrejt tek rezervimet nĂ« strukturat akomoduese.

Këto dy vende sigurisht që nuk përjashtojnë vizitorët që vijnë si efekt i promovimit turistik të Shqipërisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se strukturat akomoduese panë rritje të vizitorëve gjatë muajit maj për jo rezidentët  me 36.6 për qind më shumë. Paralelisht me këtë edhe neqëndrimet e të huajve janë rritur në 35.1 për qind. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat

“NĂ« muajin Maj 2025, strukturat akomoduese shĂ«nuan njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« vizitorĂ«ve dhe net qĂ«ndrimeve, krahasuar me tĂ« njĂ«jtin muaj tĂ« vitit tĂ« kaluar. ‱ VizitorĂ«t gjithsej u rritĂ«n me 31,8%, ku ata jo-rezidentĂ« shĂ«nuan njĂ« rritje prej 36,6% dhe rezidentĂ« 18,6%. ‱ Net qĂ«ndrimet gjithsej u rritĂ«n me 31,5%, ku ato jo-rezidentĂ« u rritĂ«n me 35,1%, ndĂ«rsa ato nga rezidentĂ«t me 20,6%. ‱ Rritja mĂ« e madhe e vizitorĂ«ve jo-rezidentĂ« u shĂ«nua nĂ« zonat bregdetare (+47,6%) dhe nĂ« hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+38,5%)” thuhet nĂ« publikimin e INSTAT.

Lidhur me vendin nga kanë ardhur vizitorët në krye qëndron Kosova dhe pas saj Italia.

“NĂ« Maj 2025, shumica e vizitorĂ«ve jo-rezidentĂ« tĂ« cilĂ«t u akomoduan nĂ« strukturat pritĂ«se nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« nga Kosova (15%), Italia (13%), Gjermania (9%).

Polonia dhe Franca kontribuuan pĂ«rkatĂ«sisht me nga 8% tĂ« vizitorĂ«ve, ndĂ«rsa 47% e tyre ishin nga vende tĂ« tjera. KĂ«to tĂ« dhĂ«na reflektojnĂ« prirjen e rritjes sĂ« turizmit hyrĂ«s nga tregjet kryesore tĂ« rajonit dhe EuropĂ«s. Norma e shfrytĂ«zimit tĂ« dhomave nĂ« hotele arriti nĂ« 28,7%, krahasuar me 25,1 % nĂ« Maj 2024”, thuhet nĂ« publikim.

Ecuria e turizmit këtë vit po tregon luhate që së pari u shfaq më ngadalësim të rritjes në raport me një vit më parë.

Turoperatorët shprehen se rajonet jugore si Vlora dhe Saranda kanë më pak rezervime individuale për korrikun dhe gushtin ndërkohë që Durrësi dhe pjesa e veriore shfaqen më të qëndrueshme.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se në total në janar-qershor erdhën në vendin tonë 4.76 milionë turistë me një rritje 5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

The post Hotelet, net-qëndrimet e të huajve në maj u rritën me 35 për qind appeared first on Revista Monitor.

Pronarët e bizneseve të vogla në Bullgari përgatiten për kalimin nga leva në euro në vitin 2026

16 July 2025 at 11:30

Zyrtarët e Bashkimit Europian dhanë dritën jeshile në qershor që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e eurozonës, një projekt kyç i Brukselit që synon thellimin e lidhjeve mes vendeve anëtare.

 

PronarĂ«t e bizneseve tĂ« vogla nĂ« Bullgari janĂ« tĂ« shqetĂ«suar me ndryshimin e ardhshĂ«m tĂ« monedhĂ«s nga leva nĂ« euro, pasi shumĂ« prej tyre druhen se kjo mund tĂ« jetĂ« njĂ« tjetĂ«r krizĂ« me tĂ« cilĂ«n do t’u duhet tĂ« pĂ«rballen.

Këto shqetësime vijnë ndërsa vendi ballkanik me 6.4 milionë banorë po përgatitet të kalojë nga monedha kombëtare në atë europiane më 1 janar 2026.

NĂ« qytetin jugor bullgar tĂ« Haskovos, familja Terziev hapi dyqanin e parĂ« tĂ« produkteve organike mĂ« shumĂ« se 10 vjet mĂ« parĂ«. Me biznesin e tyre tĂ« vogĂ«l qĂ« ka kaluar disa kriza ndĂ«r vite, tani ata pĂ«rballen me njĂ« sfidĂ« tĂ« re — kalimin nĂ« euro.

Nikolay Terziev, pronari i dyqanit, thotë se ka filluar të vendosë etiketat e çmimeve edhe në euro, por me ndjesi të konsiderueshme pasigurie.

“AsnjĂ« pronar dyqani nuk Ă«shtĂ« ekonomist,” tha ai. “Ajo qĂ« na shqetĂ«son Ă«shtĂ« informacioni qĂ« marrim nga tĂ« njohur tĂ« afĂ«rt nĂ« vende qĂ« tashmĂ« e kanĂ« adoptuar euron — po, treguesit ekonomikĂ« pĂ«rmirĂ«sohen, por popullsia bĂ«het mĂ« e varfĂ«r. NdĂ«rkohĂ«, janĂ« bizneset e mĂ«dha ato qĂ« pĂ«rfitojnĂ« mĂ« shumĂ«,” shpjegoi Terziev.

 

Çmimet e mallrave janĂ« nĂ« rritje

Bullgaria Ă«shtĂ« njĂ« rast i veçantĂ«, pasi e lidhi levĂ«n me euron qĂ« nĂ« fillimet e bashkimit monetar nĂ« vitin 1999, madje pĂ«rpara se tĂ« anĂ«tarĂ«sohej nĂ« BE nĂ« vitin 2007. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, vendi ka njĂ« nivel shumĂ« tĂ« ulĂ«t borxhi publik — vetĂ«m 24.1% e prodhimit tĂ« brendshĂ«m bruto vjetor.

Ky është ndjeshëm më poshtë nivelit prej 60% të përcaktuar në kriteret ekonomike për anëtarësim në eurozonë. Hapi i fundit ishte ulja e inflacionit nën pragun e kërkuar prej 2.8%, ose jo më shumë se 1.5% mbi mesataren e tre vendeve të eurozonës me inflacionin më të ulët.

Megjithatë, gjatë muajit të fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e çmimeve nga furnitorët, gjë që ka shtuar shqetësimet për mundësinë e falimentimeve.

“Kalimi i BullgarisĂ« nĂ« euro nuk Ă«shtĂ« problemi ynĂ« mĂ« i madh. Problemi i vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« po shkakton rritjen e çmimeve. ËshtĂ« e thjeshtĂ« — kur çmimet rriten dhe fuqia blerĂ«se e njerĂ«zve Ă«shtĂ« e ulĂ«t, siç ndodh nĂ« Bullgari, njerĂ«zit blejnĂ« mĂ« pak dhe ti shet mĂ« pak,” tha Terziev.

Shqetësimi më i madh lidhet me muajin janar të vitit të ardhshëm, kur të dyja monedhat do të jenë në qarkullim për një periudhë njëmujore.

“E dimĂ« shumĂ« mirĂ« qĂ« kaosi do tĂ« nisĂ« nĂ« fillim tĂ« janarit. QĂ« nga janari do tĂ« duhet tĂ« japim kusur nĂ« euro; do tĂ« duhet tĂ« llogarisim nĂ« centĂ« tĂ« euros,” tha Terziev.

“Do tĂ« na duhet vazhdimisht tĂ« kĂ«mbejmĂ« leva me euro dhe tĂ« shkojmĂ« nĂ« banka. Duhet tĂ« punojmĂ« dhe tĂ« kĂ«mbejmĂ« para njĂ«kohĂ«sisht. Fizikisht, nuk e di si do t’ia dalim.”

Por jo të gjithë klientët e dyqanit organik të Terzievit janë kundër pagesave në euro. Sipas sondazhit më të fundit të Eurobarometrit të zhvilluar nga BE-ja, 50% e bullgarëve janë kundër kalimit në euro, ndërsa 43% janë pro.

Disa nga arsyet pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«ndrim pĂ«rfshijnĂ« frikĂ«n nga inflacioni, mungesĂ«n e besimit ndaj institucioneve shtetĂ«rore — nĂ« njĂ« vend qĂ« ka pasur shtatĂ« qeveri nĂ« katĂ«r vite — si dhe dezinformimin e pĂ«rhapur nĂ« rrjetet sociale. NĂ« Haskovo, shumĂ« banorĂ« shprehen se nuk e kanĂ« me nxitim pĂ«r tĂ« shkĂ«mbyer kursimet.

“Jo, nuk kam shumĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«mbyer,” tha njĂ« klient.
“ËshtĂ« absurde. PĂ«r momentin, zgjedh tĂ« jem optimist dhe tĂ« besoj se nuk do tĂ« jetĂ« e nevojshme,” shtoi njĂ« tjetĂ«r.

Megjithëse shumëkush e sheh me frikë ndryshimin, të tjerë janë besimplotë.

“Jam shumĂ« e lumtur qĂ« Bullgaria do tĂ« adoptojĂ« euron. Shpresoj qĂ« kjo ta ndihmojĂ« vendin ekonomikisht. Nuk jam e shqetĂ«suar,” tha njĂ« kliente, Monika Boyuklieva.

“Nuk mendoj se inflacioni shkaktohet nga euroja — ai vjen pĂ«r shkak tĂ« faktorĂ«ve tĂ« tjerĂ«. Shpresoj qĂ« gjithçka tĂ« shkojĂ« pa probleme dhe tĂ« mos ketĂ« rritje tĂ« mĂ«dha çmimesh,” shtoi Boyuklieva.

Duke filluar nga 8 gushti, të gjitha çmimet me pakicë duhet të shënohen në të dyja monedhat. Të gjitha bankat do të jenë të detyruara të shkëmbejnë lev deri në fund të vitit 2026.

Banka Kombëtare e Bullgarisë do të vijojë të këmbejë kartëmonedhat dhe monedhat nga leva në euro për një periudhë të pakufizuar./ Euronews

 

 

 

The post Pronarët e bizneseve të vogla në Bullgari përgatiten për kalimin nga leva në euro në vitin 2026 appeared first on Revista Monitor.

Furnizimi me ujë, ankimohen tenderat për përmirësimin e sistemit në Radhimë dhe Akërni

16 July 2025 at 11:00

Dy procedura prokurimi të lidhura me linja të furnizimit me ujë janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik.

Njëra prej tyre lidhet me zonën turistike të Radhimës ndërsa tjetra me Akërninë të dyja të shpallura nga Ujësjellës-Kanalizime Vlorë sh.a.

Ankimi për këto procedura të hapura në muajin qershor duket se lidhet me fazën e vlerësimit nga ana autoritetit kontraktor.

Në dokumentet e tenderit që shoqërojnë procedurat nuk jepen shumë detaje lidhur me ndikimin që kanë ato në numrin e familjeve që furnizojnë apo të bizneseve.

Dy procedurat kanĂ« konkretisht nĂ« objekt “ Linja e furnizimit me uje ne fshatin Akerni” dhe de dyta “PĂ«rmirĂ«simi i sistemit tĂ« furnizimit me ujĂ« nĂ« zonĂ«n e RadhimĂ«s”.

Ndërhyrjet sipas fondeve limite që kanë procedurat duket se janë minimale dhe afati i zbatimit të tyre është 30 ditor por duket se ankimimet do ta zvarrisin edhe më shumë këtë procedurë ndërkohë që për zona me përparësi turizmin furnizimi me ujë në mënyrë të vazhdueshme dhe cilësore është tepër i rëndësishëm.

Këtë vit për herë të parë furnizimi me ujë po shfaqet problematik në disa zona kjo e nxitur nga arsye të ndryshme duke nisur nga investimet e nevojshme për përmirësime sigurie në diga e liqene e deri tek mungesa e ujit për shkak të pamjaftueshmërisë së mbulimit me rrjet në zona që kanë shtim të numrit të turistëve.

Pak ditë më parë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë reagoi duke kërkuar më shumë reagim nga institucionet për të garantuar një mbarëvajtje të sezonit turistik.

Ndër të tjera Dhoma citonte se anëtarët e saj kishin raportuar për problematika të ndryshme të lidhura me mungesën e ujit apo menaxhimin e mbetjeve.

 

 

 

The post Furnizimi me ujë, ankimohen tenderat për përmirësimin e sistemit në Radhimë dhe Akërni appeared first on Revista Monitor.

Yield-i i bonove 12-mujore arrin nivelin më të ulët në tre vjet

16 July 2025 at 10:00

Yield-et e bonove 12-mujore pësuan rënie në ankandin e kësaj jave, duke ndjekur uljen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.68%, nga 2.76% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në fund të muajit qershor. Aktualisht, yield-et e bonove 12-mujore kanë arritur nivelin më të ulët që prej verës së vitit 2022.

Kërkesa e investitorëve rezultoi përsëri e kënaqshme, me gjithsej 8.9 miliardë lekë, nga 7.8 miliardë lekë që kishte shuma e shpallur për financim. Ministria e Financave pranoi oferta për një shumë lehtësisht më të ulët se ajo e shpallur, gjithsej 7.7 miliardë lekë.

Në fillim të këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi uljen e normës bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5%.

Vendimi u argumentua me inflacionin e ulët, që prej më shumë se një viti po qëndron poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë dhe me rritjen ekonomike më të dobët se pritshmëritë për tremujorin e parë të vitit, ndërkohë që monedha vendase edhe këtë vit vazhdon të shfaqë tendencë mbiçmuese në kursin e këmbimit valutor.

Lëvizja e Bankës së Shqipërisë forcoi edhe më shumë tendencën rënëse të yield-eve, që po regjistrohet prej më shumë se një viti.

Yield-et e bonove 12-mujore patën zbritur madje poshtë nivelit të normës bazë të interesit në disa raste, ndërsa instrumentet më afatgjata të maturimit kanë prekur nivelet më të ulëta historike muajt e fundit.

Kjo situatë është ndikuar nga disa faktorë. Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar këtë vit ka ardhur në rënie.

Sipas Bankës së Shqipërisë, huamarrja e re neto e qeverisë në tregun e brendshëm ra me 6.5 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit, në reflektim të strukturës së maturitetit që kishte portofoli i titujve dhe të strategjisë së huamarrjes së qeverisë përgjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër, kërkesa për këto instrumente ka vazhduar të jetë e lartë, për shkak të gjendjes së mirë të likuiditetit në tregun financiar.

Një faktor shtesë që ka rritur kërkesën dhe ka shtuar konkurrencën për instrumentet e borxhit të qeverisë ka qenë edhe pjesëmarrja në rritje e investitorëve nga jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në tremujorin e parë 2025.

Megjithëse pjesëmarrja e tyre është shtrirë kryesisht në tregun e obligacioneve me afate të mesme maturimi, kërkesa e tyre e ka rritur likuiditetin e tregut në tërësi dhe konkurrencën në tregun e titujve, duke ndikuar në uljen e yield-eve.

Përmirësimi i parametrave makroekonomikë dhe në veçanti ulja e borxhit publik ka përmirësuar vlerësimin e kreditit sovran të qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit, duke ndikuar në tërheqjen edhe të investitorëve nga jashtë në tregun e titujve qeveritarë në Lekë./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Yield-i i bonove 12-mujore arrin nivelin më të ulët në tre vjet appeared first on Revista Monitor.

Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

15 July 2025 at 23:02

Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.

Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.

Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.

Si qumështi vendas po zëvendësohet me importe

Në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.

ÇfarĂ« synon aksioni?

Nisja prej 14 korrikut tĂ« aksionit tĂ« tatimorĂ«ve pĂ«r kontrollin e zinxhirit tĂ« tregtimit tĂ« mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartĂ«si te fermerĂ«t nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« dhe grumbulluesit ku nisĂ«n t’i kĂ«rkonin njĂ«ri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim tĂ« blerĂ«sit. Po ashtu inspektorĂ«t tatimorĂ« nisĂ«n tĂ« kĂ«rkonin origjinĂ«n e mallit edhe te tregtarĂ«t ambulantĂ«.

Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.

Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.

E njĂ«jta skemĂ« do tĂ« vijojĂ« tĂ« funksionojĂ« pĂ«r shitjen e fermerĂ«ve tĂ« regjistruar si tatimpagues pĂ«r kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. NĂ« kĂ«tĂ« rast fatura e fiskalizuar pĂ«r shitjen e mallit lĂ«shohet prej tij. NĂ« kĂ«tĂ« rast nuk funksionon autofatura.

Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Dorina Azo

https://monitor.al/pa-autofature-ska-mall-nga-fermeri-tatimet-aksioni-po-forcon-kontrollin-ndaj-grumbulluesve/

https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/

The post Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10% appeared first on Revista Monitor.

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

15 July 2025 at 23:01

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të mëtejshme të shpenzimeve kapitale në raport me shpenzime totale.

Personeli zuri 56% të shpenzimeve totale bashkiake në 5 mujorin 2025 nga 52% që zunë vitin e kaluar në këtë periudhë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për paga dhe kontributet shoqëruese arritën 16,454 milionë lekë, ose rreth 25% më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë shpenzimet kapitale zunë 14% të shpenzimeve totale në 5-mujorin 2025 nga 16.6% në vitin 2024.

Shtimi me 25% i shpenzimeve të personelit në vitin 2025 erdhi nga rritja e pagave.

Në anën tjetër, shpenzimet kapitale, matësi kryesor i investimeve publike në infrastrukturë, shërbime dhe asete të reja, kanë mbetur praktikisht të pandryshuara në nivelin: 4,1 miliardë lekë milionë lekë, gati të njëjtin nivel si një vit më parë.

NdĂ«rsa kostot e personelit kanĂ« “ngrĂ«nĂ«â€ njĂ« copĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« tortĂ«s sĂ« shpenzimeve, hapĂ«sira pĂ«r projekte zhvillimi nuk Ă«shtĂ« zgjeruar,  madje realisht Ă«shtĂ« ngushtuar, po tĂ« llogariten edhe efektet e inflacionit.

Kontrasti midis ritmit të rritjes së pagave dhe ngrirjes së investimeve po ul produktivitetin e buxheteve vendore, ku shumica e fondeve po përdoren kryesisht për funksionimin e përditshëm, jo për rritje kapacitetesh apo përmirësim shërbimesh.

10 vite nga nisja e zbatimit të reformës territoriale, në vend që të rrisin shërbimet për qytetaret i kanë përkeqësuar ato. Kompetencat dhe territoret e bashkive janë zgjeruar dukshëm pas reformës territoriale të vitit 2015 dhe gjithashtu, edhe kapacitetet financiare.

Reforma shkriu 373 njësi vendore në 61 bashki, ndërkohë fondet  janë dyfishuar dhe pushteti i bashkive është i gjerë në komunitetet që drejtojnë, që nga strehimi e deri te kujdesi social, bujqësia, infrastruktura rurale dhe arsimi parashkollor, të cilat nëse zotërohen siç kërkojnë ligjet, ata mund të ndikojnë cilësinë e jetës, po aq edhe sa politikat e qeverisë qendrore.

Por në realitet, cilësia e shërbimeve, jo vetëm që nuk ka ndryshuar që nga reforma, por në shumicën e rasteve, kostoja e tyre është rritur, teksa rajonet e Shqipërisë po zbrazen nga popullsia dhe sidomos të rinjtë.

Komunitetet rurale po përballen me mungesa të mëdha në shërbime dhe në infrastrukturë, teksa bashkitë e vendit nuk janë të afta të zbatojnë dhe të realizojnë buxhetet e tyre të vogla karshi nevojave të mëdha.

BB: Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 2024 pushteti vendor realizoi vetëm 43 për qind të programit të investimeve. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 19,9 miliardë lekë ose më pak se gjysma e programit./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor appeared first on Revista Monitor.

MIE revokon lejen për minierën e kromit në Katjel, shkak kushtet teknike

15 July 2025 at 23:00

Pas rreth dy muajsh  nga fatkeqësia e ndodhur në minierën e kromit në Katjel ku një punonjës humbi jetën, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur që të revokojë lejen nën argumentin e kushteve teknike të rënduara.

Në një dokument të firmosur në fillim të këtij muaji por të bërë publik këto ditë ministria argumenton arsyet e këtij vendimi.

“Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« dhe Emergjencat nĂ« Miniera, me anĂ« tĂ« shkresĂ«s Nr. 850 prot. AKSEM, datĂ« 09.06.2025, protokolluar nĂ« MinistrinĂ« e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« me Nr. 4146 Prot., datĂ« 09.06.2025, Ă«shtĂ« propozuar revokimi i Lejes Minerare tĂ« ShfrytĂ«zimit Nr. 1335, datĂ« 15.04.2009, pĂ«r mineralin krom, nĂ« Objektin “Katjeli Jugor”, Bashkia e PĂ«rrenjasit, Qarku i Elbasanit, pas problematikave serioze tĂ« ndodhura kohĂ«t e fundit nĂ« objekt, si rezultat i pĂ«rmbytjeve tĂ« nivelit Hz +428, i vetmi nivel nĂ« tĂ« cilin kryhet veprimtari minerare.

Pas disa inspektimeve tĂ« AKSEM nĂ« objekt, Ă«shtĂ« vĂ«rejtur se kushtet teknike janĂ« nĂ« gjendje tĂ« rĂ«nduar, me prani tĂ« shtuar tĂ« ujĂ«rave dhe llumrave, deformim tĂ« armaturave mbajtĂ«se dhe kapacitet tĂ« tejmbushur tĂ« sistemit tĂ« pompimit, çka e bĂ«n tĂ« pamundur zhvillimin e veprimtarisĂ« normale pa rrezik pĂ«r jetĂ«n e punonjĂ«sve nga Hz +428 deri nĂ« nivelin e pusit Hz +655” thuhet nĂ« shkresĂ«.

Lidhur me kĂ«tĂ« vendim MIE ka kĂ«rkuar qĂ« nĂ« zbatim tĂ« Ligjit Nr.10304, datĂ« 15.07.2010 “PĂ«r sektorin minerar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar, neni 49, pika 1, zotĂ«ruesi i lejes minerare nĂ« kĂ«tĂ« rast Miniera e Kromit Katjel sh.p.k.  ka detyrimin tĂ« zbatojĂ« planin pĂ«rfundimtar tĂ« mbylljes sĂ« aktivitetit minerar, rehabilitimin e mjedisit pĂ«r sipĂ«rfaqen e prekur nga aktiviteti minerar dhe planin e menaxhimit tĂ« mbetjeve minerare, tĂ« miratuar nga struktura pĂ«rgjegjĂ«se AKBN.

Vetëm këtë vit nga ana e ministrisë janë njoftuar 15 procedura për fillimin e revokimit të lejeve minerare ku arsyet janë nga më të ndryshme nga mungesa e aktivitetit minerar prej më shumë se një viti tek mosrespektimi i detyrimeve që lidhen me pagesën e garancisë./ N.Maho

The post MIE revokon lejen për minierën e kromit në Katjel, shkak kushtet teknike appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 15 July 2025Revista Monitor

Shitjet globale të makinave elektrike rriten me 24% në qershor

By: Mira Leka
15 July 2025 at 17:18

Megjithatë, shitjet e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara u tkurrën me 1% në qershor

 

Shitjet globale të makinave elektrike dhe hibride plug-in u rritën me 24% në qershor krahasuar me një vit më parë, falë një kalimi drejt makinave elektrike në Kinë dhe Europë, deklaroi shoqëria e kërkimeve të tregut Rho Motion.

MegjithatĂ«, shitjet e makinave elektrike nĂ« Shtetet e Bashkuara u tkurrĂ«n me 1% nĂ« qershor dhe do ta kenĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« rimĂ«kĂ«mben kĂ«tĂ« vit, pasi projektligji i shpenzimeve i Presidentit Donald Trump uli kreditĂ« tatimore mĂ« shpejt se sa pritej – tha Charles Lester, pĂ«rgjegjĂ«s i tĂ« dhĂ«nave nĂ« shoqĂ«rinĂ« Rho Motion.

Amerika e Veriut, edhe pĂ«r shkak tĂ« ngadalĂ«simit tĂ« shitjeve nĂ« Kanada, ka mbetur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas krahasuar me vendet “e pjesĂ«s tjetĂ«r tĂ« botĂ«s” qĂ« pĂ«rfshijnĂ« tregjet nĂ« zhvillim nĂ« AzinĂ« Juglindore dhe AmerikĂ«n Jugore dhe Qendrore, tha Lester.

 

Pse është e rëndësishme

Shtëpitë automobilistike në botë duhet të përballen me një tarifë importi prej 25% në Shtetet e Bashkuara, tregu i dytë më i madh i makinave në botë, duke bërë që shumë prej tyre të ndryshojnë parashikimet e tyre për vitin 2025.

Në Europë parashikohet që stimujt për blerësit me pakicë dhe të flotës në tregjet kryesore si Gjermania dhe Spanja, së bashku me ofertën në rritje për makina elektrike me çmim të ulët, do të mbështesin shitjet e automjeteve elektrike në gjysmën e dytë të vitit.

Ndërsa disa nga automjetet elektrike më të suksesshme në segmentin e automjeteve të vogla prodhohen nga shtëpitë automobilistike europiane si Volkswagen dhe Renault, ato nga markat kineze, përfshirë BYD po zënë pjesë tregu në kontinent dhe po udhëheqin rritjen në tregjet në zhvillim, tha Lester.

Shifrat

Shitjet globale të makinave elektrike me bateri dhe hibride plug-in u rritën në 1.8 milionë njësi në qershor sipas të dhënave të Rho Motion.

Shitjet në Kinë u rritën me 28% krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë, duke arritur në 1.11 milionë automjete.

Në Europë u regjistrua një rritje prej 23%, në rreth 390.000 njësi, ndërsa shitjet në Amerikën e Veriut ranë me 9% dhe më shumë se 390.000 njësi.

Shitjet në pjesën tjetër të botës u rritën me 43% duhet tejkaluar 140.000 njësi. / Reuters

The post Shitjet globale të makinave elektrike rriten me 24% në qershor appeared first on Revista Monitor.

Reagon edhe BujqĂ«sia: Kontrollet s’janĂ« kundĂ«r fermerĂ«ve, synojnĂ« sigurinĂ« ushqimore

15 July 2025 at 15:16

Pas administratës tatimore ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me fokusin e nisjes së aksionit nga dita e hëna për kontrollin e tregtimit të produkteve blegtorale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor.

MBZHR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, sqaron se ka për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët.

“FermerĂ«t nuk janĂ« fajtorĂ«. Ata janĂ« bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« ekonomie tĂ« ndershme dhe tĂ« sigurtĂ«.

Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit.

Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi në këtë nismë?

-GjurmueshmĂ«ria e produkteve – tĂ« dimĂ« ku Ă«shtĂ« prodhuar, si Ă«shtĂ« pĂ«rpunuar dhe kush e ka tregtuar njĂ« produkt.

-Siguria ushqimore – pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« besim nĂ« atĂ« qĂ« vendosim nĂ« tryezĂ«.

-TransparencĂ« dhe mbĂ«shtetje – fermerĂ«t qĂ« janĂ« tĂ« regjistruar dhe tĂ« formalizuar kanĂ« akses mĂ« tĂ« lehtĂ« nĂ« subvencione, kredi, programe zhvillimi dhe mundĂ«si pĂ«r tĂ« eksportuar.

Ftojmë  tĂ« gjithë  aktorĂ«t  e zinxhirit agroushqimor tĂ« bashkĂ«punojnĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« sektor tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, tĂ« kontrollueshĂ«m dhe tĂ« sigurtĂ« pĂ«r konsumatorin shqiptar dhe pĂ«r eksportet shqiptare, qĂ« tashmĂ« janĂ« prezente nĂ« mbi 80 tregje elitare ndĂ«rkombĂ«tare”, sqaron Ministria e BujqĂ«sisĂ«.

https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/

The post Reagon edhe BujqĂ«sia: Kontrollet s’janĂ« kundĂ«r fermerĂ«ve, synojnĂ« sigurinĂ« ushqimore appeared first on Revista Monitor.

Tatimet sqarojnĂ« aksionin: AmbulantĂ«t s’kanĂ« detyrim pĂ«r faturĂ« apo dokumentacion tatimor

15 July 2025 at 14:58

Aksioni i nisur nga administrata tatimore me fokus forcimin e kontrollit të shitjes me faturë të produkteve blegtorale nga fermerët drejt prodhuesve dhe përpunuesve, në disa tregje rajonale është shoqëruar edhe me kontroll të inspektorëve te tregtarët ambulante.

Përmes një njoftimi Tatimet bëjnë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.

“Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individĂ«t e regjistruar si “tregtarĂ« ambulantĂ«â€ se, bazuar nĂ« legjislacionin tatimor nĂ« fuqi, nuk kanĂ« detyrim pĂ«r tĂ« lĂ«shuar faturĂ« tatimore dhe as pĂ«r tĂ« mbajtur dokumentacion tatimor pĂ«r mallrat apo shĂ«rbimet qĂ« tregtojnĂ«.

Ky pĂ«rjashtim parashikohet nĂ« ligjin nr. 87/2019, “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht nĂ« nenin 5, pika 1, gĂ«rma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datĂ« 19.05.2008, “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar, nĂ« nenin 5, pika 1, gĂ«rma j), pĂ«rcakton qartĂ« statusin dhe kushtet e ushtrimit tĂ« aktivitetit tĂ« tregtarĂ«ve ambulantĂ«.
Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:

  • TĂ« jetĂ« mbi moshĂ«n 16 vjeç;
  • TĂ« jetĂ« i vetĂ«punĂ«suar dhe tĂ« mos punĂ«sojĂ« persona tĂ« tjerĂ«;
  • TĂ« tregtojĂ« nĂ« hapĂ«sira publike me leje tĂ« lĂ«shuar nga Bashkia pĂ«rkatĂ«se;
  • TĂ« jetĂ« i regjistruar si ambulant pranĂ« DrejtorisĂ« Rajonale Tatimore;
  • TĂ« paguajĂ«: Kontributet e sigurimeve shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore; TarifĂ«n pĂ«r zĂ«nien e hapĂ«sirĂ«s publike; Taksat bashkiake tĂ« aplikueshme”.

Administrata Tatimore mbetet e angazhuar në krijimin e një klime besimi dhe bashkëpunimi me qytetarët, duke garantuar që çdo politikë tatimore të zbatohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të kuptueshme për të gjithë.

 

The post Tatimet sqarojnĂ« aksionin: AmbulantĂ«t s’kanĂ« detyrim pĂ«r faturĂ« apo dokumentacion tatimor appeared first on Revista Monitor.

Tarifat e SHBA-së shtojnë presion mbi BQE-në në korrik, por nuk ndërpresin pauzën e uljes së normave

15 July 2025 at 14:46

Kërcënimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një tarifë 30% mbi importet e Bashkimit Europian po e ndërlikon vendimmarrjen e Bankës Qendrore Europiane, por nuk ka gjasa të prishë planet për një pauzë të uljes së normave javën e ardhshme, thanë pesë politikëbërës të Bankës Qendrore Europiane.

BQE sinjalizoi pas takimit tĂ« qershorit se ka tĂ« ngjarĂ« t’i mbajĂ« normat e interesit tĂ« pandryshuara mĂ« 23-24 korrik.

Por tarifa 30% e propozuar nga Trump është më e lartë se sa kishte parashikuar BQE-ja edhe në skenarin më negativ nga tre skenarët për ekonominë e Eurozonës që publikoi muajin e kaluar.

Kjo do të thotë që BQE-ja është detyruar të kryejë vlerësime të reja dhe tani politikëbërësit mendojnë për një rezultat më negativ sesa në qershor, thanë pesë burimet, të gjithë anëtarë të Këshillit Drejtues të BQE-së.

Ata thanë se guvernatorët ngurrojnë të veprojnë në bazë të asaj që është ende një kërcënim, megjithatë, veçanërisht duke pasur parasysh deklaratat ndonjëherë kontradiktore të bëra nga administrata e Trump, që nga njoftimi i tij i parë për tarifat globale në prill. Prandaj, çdo diskutim në lidhje me uljen e normave ka të ngjarë të mbahet për takimin e BQE-së në shtator.

Trump tha të dielën se tarifat e tij do të hyjnë në fuqi më 1 gusht, dhe Komisioni Europian gjithashtu ka ndaluar kundërmasat deri në atë datë.

EkonomistĂ«t e tregut kanĂ« thĂ«nĂ« kryesisht se mendojnĂ« se Ă«shtĂ« e pamundur, qĂ« Trump tĂ« vazhdojĂ« me kĂ«rcĂ«nimin e tij tĂ« tarifave pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mit qĂ« do t’i shkaktonte ekonomisĂ« amerikane nĂ« aspektin e inflacionit mĂ« tĂ« lartĂ« dhe rritjes mĂ« tĂ« ulĂ«t.

Por nëse vendoset taksa 30%, ata presin që BQE të ulë normat e interesit.

Analistët e Barclays parashikuan një ulje të normës së depozitave të BQE-së në vetëm 1% deri në marsin e ardhshëm nga 2% aktual, nëse SHBA-të vendos një normë mesatare tarifore 35% për mallrat e BE-së, të cilën ata vlerësuan se do të zbriste 0.7 pikë përqindjeje nga rritja e Eurozonës.

Projeksionet më të fundit makroekonomike të BQE-së, të publikuara në qershor, vunë në dukje një rimëkëmbje graduale të ekonomisë së Eurozonës në vitet e ardhshme, me inflacionin që luhatet rreth objektivit 2%.

Këto projeksione supozonin si bazë një tarifë 10% mbi eksportet e mallrave të BE-së në SHBA, e cila do ta çonte rritjen ekonomike të Eurozonës në 0.9% këtë vit, 1.1% vitin e ardhshëm dhe 1.3% në vitin 2027.

Por parashikimet sipas një skenari alternativ të publikuar në të njëjtën kohë, treguan se një tarifë 20% e SHBA-së do të frenonte rritjen me 1 pikë përqindjeje gjatë së njëjtës periudhë dhe gjithashtu do të ulte inflacionin në 1.8% në vitin 2027, nga 2.0% në skenarin bazë. / Reuters

The post Tarifat e SHBA-së shtojnë presion mbi BQE-në në korrik, por nuk ndërpresin pauzën e uljes së normave appeared first on Revista Monitor.

BERZH: Tarifat e Trump godasin ekonomitë në zhvillim të Europës Lindore

15 July 2025 at 14:42

Perspektiva për ekonomitë e Europës Lindore, të cilat për dekada kanë përfituar nga globalizimi, po përkeqësohet ndërsa Shtetet e Bashkuara rrisin tarifat, sipas Beata Javorcik, kryeekonomiste në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Rajoni, që tashmë është kryesisht pjesë e Bashkimit Europian dhe i përfshirë në aleancën ushtarake të NATO-s, ka përfituar ndjeshëm duke përqafuar tregtinë e lirë pas rënies së komunizmit, veçanërisht në aspektin e transferimit të teknologjisë, që ka riformësuar ekonomitë e tij.

Tani, pĂ«rpjekja e Presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump, pĂ«r tĂ« transformuar tregtinĂ« globale pritet tĂ« pĂ«rkeqĂ«sojĂ« kushtet tregtare pĂ«r ekonomitĂ« – kryesisht tĂ« vogla dhe tĂ« hapura – tĂ« rajonit, tha Javorcik.

Tarifat e SHBA-së për vendet në të cilat BERZH ushtron aktivitet janë rritur në një mesatare 10%, nga më pak se 2%, me vendet eksportuese të makinave dhe pjesëve të këmbimit, si Sllovakia dhe Hungaria, që përballen me tarifa deri në 20%.

Sistemi tregtar i organizuar nga Organizata Botërore e Tregtisë mbrojti ekonomitë e vogla nga presioni i vendeve të mëdha. Ajo që po shohim është një erozion i rregullave globale të tregtisë dhe një zhvendosje drejt negociatave dypalëshe, që natyrisht do të thotë se vendet më të vogla kanë më pak fuqi negociuese.

Ndërsa Trump shpallte ultimatumet e tij të fundit tarifore, duke propozuar një normë 30% për Bashkimin Europian dhe Meksikën, modelet e BERZH-it parashikojnë që tarifat të mbeten në nivelet aktuale dhe se përbërja e eksporteve nuk do të ndryshojë si pasojë e luftës tregtare.

Banka parashikon një goditje 0.8% në produktin e brendshëm bruto të Sllovakisë dhe një ngadalësim shtesë 0.4% për ekonominë hungareze. Ndikimi i drejtpërdrejtë në vendet e tjera të rajonit është shumë më modest.

Ndikimi indirekt

Megjithatë, goditja indirekte pritet të jetë më e fortë, veçanërisht pasi Trump synon Gjermaninë, deri tani tregu më i madh i eksportit për shumicën e vendeve të Europës Lindore. Kjo pritet të ngadalësojë rritjen rajonale me një mesatare 0.8%, sipas Javorcik.

Lëvizjet e Trump- po injektojnë gjithashtu më shumë pasiguri politike sesa është vërejtur gjatë krizës financiare globale pothuajse dy dekada më parë. Kjo pasiguri po frenon vendimmarrjen për investime, ndërsa tkurrja potenciale e tregjeve të eksportit po zbeh gjithashtu stimujt për të rritur shpenzimet për kërkim dhe zhvillim.

“Tregjet nĂ« zhvillim do tĂ« vuajnĂ« nĂ«se globalizimi ndalon,” pĂ«rfundoi ajo. / Bloomberg

 

The post BERZH: Tarifat e Trump godasin ekonomitë në zhvillim të Europës Lindore appeared first on Revista Monitor.

Kinematë në natyrë më të bukura në Europë

By: Megi Dumi
15 July 2025 at 14:30

Filmat? Nuk janë më thjesht një mënyrë për të kaluar një mbrëmje me shi. Në fakt, falë kinemave verore, të shkuarit për të parë një film në një ekran veror ka nisur të kthehet në një nga aktivitetet më të pëlqyera të stinës.

Sipas platformës Time Out, kinemaja më e bukur në natyrë në botë është shpallur Westpac OpenAir në Sidnei. Por, lista e përditësuar përfshin një sërë vendesh mbresëlënëse edhe në Europë, dhe e para prej tyre është Pavilion Mies van der Rohe në Barcelonë.

Westpac Openai Sidney

Kjo perlĂ« arkitekturore u projektua nga Ludwig Mies van der Rohe dhe Lilly Reich si pavioni gjerman pĂ«r EkspozitĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« BarcelonĂ«s mĂ« 1929. U shemb njĂ« vit mĂ« vonĂ«, por nĂ« vitin 1986 u rindĂ«rtua nĂ« vendndodhjen origjinale, nĂ« MontjuĂŻc. Prej disa vitesh aty zhvillohet ‘Pantalla Pavelló’: cikĂ«l filmash me temĂ« arkitekturĂ«n, qĂ« projektohen mbi murin prej mermeri travertin, ndĂ«rsa publiku i ndjek i ulur rreth.

Pavilion Mies van der Rohe

Por Spanja duket se e ka gjetur formulën, pasi edhe Amante në Ibiza, Sala Montjuïc po në Barcelonë, dhe Cinema Lliure a la Platja në Katalonjë janë përfshirë në renditje.

Rathausplatz Vjenë

Vendi i dytĂ« europian nĂ« listĂ« Ă«shtĂ« CinĂ©ma de la Plage nĂ« KanĂ«, e hapur qĂ« prej vitit 2001. E treta Ă«shtĂ« Rathausplatz nĂ« VjenĂ«, qĂ« ofron shfaqje falas tĂ« “operave tĂ« Offenbach dhe koncerteve tĂ« Rolling Stones pĂ«rballĂ« bashkisĂ« me stil gotik tĂ« qytetit.

Adventure Cinema Lowther Castle

Kinematë më të bukura në natyrë në Europë:

Pavilion Mies van der Rohe, Barcelonë
Cinéma de la Plage, Kanë
Rathausplatz, Vjenë
Arene de Pula, Kroaci
Cine Thisio, Athinë
Amante, Ibiza
Piazza Grande, Lokarno
Fortress Cinema, Kosovë
Adventure Cinema në Kështjellën Lowther, Cumbria
Rooftop Film Club, Londër
Sala Montjuïc, Barcelonë
Cinema Lliure a la Platja, Katalonjë
West Beach (Film) Festival, Amsterdam
Open Air Cinema Kamari, Santorini
Gare aux Docs, Paris
Kreuzberg Open-Air Cinema, Berlin
Cine Manto, Mykonos
Cinemoving San Polo, Venecia
Moonflicks, Chester, Mbretëria e Bashkuar

/ Time Out, Shqip.al

The post Kinematë në natyrë më të bukura në Europë appeared first on Revista Monitor.

❌
❌