Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një rrezik serioz që po sfidon sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme në Kosovë po drejtohet nga qëllime spekulative dhe jo nga nevoja reale për banim.
Â
Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë po përballet me një krizë të heshtur, por potencialisht shumë të rrezikshme.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për një flluskë në rritje në tregun e pasurive të paluajtshme, duke paralajmëruar se mungesa e politikave zhvillimore, trendi spekulativ i investimeve dhe rënia e kërkesës reale për banim, po e çojnë ekonominë drejt një paqëndrueshmërie të thelluar.
Gërxhaliu thotë se ndërtimtaria, që tradicionalisht shihet si motor zhvillimi ekonomik, po humb rolin e saj substancial për shkak të devijimeve në qasjen financiare.
Sipas tij, ky sektor nuk po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, por po ushqen një model ekonomik ku paraja bllokohet në prona të papërdorura.
âNĂ«se financa nuk i shĂ«rben ekonomisĂ« reale, atĂ«herĂ« zhvillimi Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« iluzion sipĂ«rfaqĂ«sorâ, ka deklaruar GĂ«rxhaliu, duke shtuar se kapitali po kanalizohet drejt blerjeve tĂ« pasurive pĂ«r qĂ«llime spekulative, e jo pĂ«r banim apo zhvillim produktiv.
âKĂ«rkesa nĂ« rritje pĂ«r kredi, veçanĂ«risht pĂ«r kredi hipotekare, nuk reflekton domosdoshmĂ«risht njĂ« rritje tĂ« mirĂ«qenies, por njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r pĂ«rfitim tĂ« shpejtĂ« nga rritja e çmimeve nĂ« tregun e banesave. ShumĂ« prej kĂ«tyre pronave, nuk pĂ«rdoren, por ruhen nĂ« pritje tĂ« rritjes sĂ« mĂ«tejshme tĂ« vlerĂ«s, njĂ« sjellje qĂ« krijon njĂ« cikĂ«l tĂ« mbyllur kapitali dhe ndal qarkullimin e parave nĂ« sektorĂ« jetikĂ« tĂ« ekonomisĂ«â.
Oferta ka shpërthyer, kërkesa është në rënie
Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e konfirmojnë këtë prirje shqetësuese.
Sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2024, në Kosovë janë gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 207,165, apo 35.7%, janë të pabanuara. Këto përfshijnë banesa të destinuara për shitje, qira, apo përdorime të tjera, që aktualisht nuk janë të banuara nga askush.
Në një vend me rreth 1.6 milion banorë, kjo shifër ngre pyetje serioze mbi strukturën reale të tregut të banesave. Më shumë se një në tre banesa janë bosh, ndërkohë që ndërtimet vazhdojnë me intensitet të lartë. Në 13 vitet e fundit, numri i banesave është rritur për 43 për qind, një ritëm që tejkalon rritjen natyrore të popullsisë.
Me rritjen e largimit të të rinjve dhe mungesën e familjeve të reja në shumë zona të Kosovës, nevoja për banesa të reja është në rënie.
Ămimet nuk ndalen, por a Ă«shtĂ« kjo e qĂ«ndrueshme?
PavarĂ«sisht numrit tĂ« lartĂ« tĂ« banesave tĂ« pabanuara, çmimet nĂ« tregun e banesave nuk kanĂ« rĂ«nĂ« â pĂ«rkundrazi, ato janĂ« nĂ« rritje tĂ« vazhdueshme.
Në Prishtinë, sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror banese kushton aktualisht nga 1,200 deri në 2,500 euro, varësisht nga zona dhe cilësia e objektit.
Zonat mĂ« tĂ« shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja âArbĂ«riaâ dhe âPejtoniâ, ku çmimet tejkalojnĂ« shpesh 2,000 euro pĂ«r metĂ«r katror. NdĂ«rsa nĂ« zona tĂ« tjera si Prishtina e Re apo rruga B dhe C, çmimet variojnĂ« nga 1,200 deri nĂ« 1,700 euro pĂ«r metĂ«r katror.
Ky fenomen po ndodh edhe pse, sipas të njëjtave të dhëna zyrtare, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë, gjë që nënkupton një ngopje të tregut primar të banimit.
Kjo rrit më tej dyshimet se blerjet e banesave nuk janë më për strehim, por për investim, shpesh të nxitur nga frika e humbjes së vlerës së parasë apo mungesa e alternativave të sigurta për investim.
Rritja e kostos së ndërtimit, një tjetër faktor i çmimeve të larta
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka evidentuar gjithashtu rritje të kostos së ndërtimit. Sipas Indeksit të Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet në këtë sektor janë rritur për 1.7 për qind krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024 dhe për 6.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve ndërtimore (1.9%), pagat e punëtorëve (2.4%), dhe shpenzimet e tjera operative (1.8%). Kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave të reja dhe presionin e vazhdueshëm në treg.
Safet Gërxhaliu vlerëson se nëse bankat vazhdojnë të financojnë projekte spekulative në vend të sektorëve produktivë, vendi rrezikon të futet në një cikël të rrezikshëm ekonomik. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme në orientimin e kapitalit.
âNuk Ă«shtĂ« gabim qĂ« bankat kĂ«rkojnĂ« fitim â kjo Ă«shtĂ« e natyrshme. Por nĂ«se pĂ«rqendrimi mbetet te fitimi afatshkurtĂ«r pĂ«rmes pasurive tĂ« paluajtshme, atĂ«herĂ« po largohemi nga zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m ekonomikâ.
Ai bën thirrje për orientimin e burimeve financiare drejt sektorëve që krijojnë vlera reale: prodhimi vendor, bujqësia, bizneset e vogla, dhe ndërtimi për banim real dhe të arritshëm.
TĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat â nga numri i banesave tĂ« pabanuara, çmimet e larta, rritja e kostos sĂ« ndĂ«rtimit, mungesa e njĂ« tregu sekondar, deri te ndryshimet demografike â tregojnĂ« pĂ«r njĂ« mosbalancĂ« serioze nĂ« tregun e pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« KosovĂ«.
Kosova aktualisht numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara. Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.
Â
The post Paralajmërohet krizë në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë appeared first on Revista Monitor.