❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Revista Monitor

Durrës-Kukës, 22 mln euro nga tarifa; 45 punonjës për ta mbledhur atë, 26 për mirëmbajtjen e rrugës

6 August 2025 at 23:02

Qeveria e Shqipërisë i dha rëndësi mirëmbajtjes së Autostradës Durrës-Kukës duke kontraktuar shërbimin nëpërmjet formës koncesionare ROT (Rindërtim, operim, transferim), ku nëpërmjet tarifës 5 uro për automjetet e vogla do të sigurohet mirëmbajtja e segmentit për 30 vite duke nisur nga 2017-ta.

“Albanian Highway Concession” qĂ« ka fituar koncesionin pĂ«r ndĂ«rtimin, operimin dhe mirĂ«mbajtjen e RrugĂ«s Milot–MorinĂ«, me afat 30 vjet, zbatimi i tĂ« cilĂ«s nisi nĂ« shtator tĂ« vitit 2018, raportoi tĂ« ardhura 3.6 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2024, me rritje tĂ« fortĂ« prej 68% me bazĂ« vjetore.

Nga kjo shumĂ«, tĂ« ardhurat nga aktiviteti kreysor i kompanisĂ«, mbledhja e tarifave (neto), ishin 1.85 miliardĂ« lekĂ«, me njĂ« zgjerim prej 16%, ndĂ«rsa “TĂ« ardhurat e pĂ«rllogaritura mbi vlerĂ«n e investimit tĂ« kryer”, pothuajse u trefishuan nĂ« 1.74 miliardĂ« lekĂ« (Kjo e fundit pĂ«rfaqĂ«son vlerĂ«n e tregut, tĂ« investimit tĂ« kryer i cili do t’i shlyhet kompanisĂ« konçesionare nĂ« vitet e ardhshme nĂ«pĂ«rmjet tarifave qĂ« do tĂ« arkĂ«tohen nga pĂ«rdorimi i rrugĂ«s nĂ« vitet nĂ« vijim).

Sipas raportit tĂ« aktivitetit, Viti 2024 Ă«shtĂ« viti i tetĂ« i operimit tĂ« Sheshit tĂ« Pagesave dhe viti i dorĂ«zimit dhe pĂ«rfundimit tĂ« marrjes nĂ« dorĂ«zim e punimeve kapitale “NdĂ«rtimi i UrĂ«s sĂ« re tĂ« KukĂ«sit”.

Në dokumentet zyrtare që shoqërojnë bilancin e vitit 2024 kompania që administron koncesionin deklaroi se në fund të vitit të kaluar kompania kishte të punësuar gjithsej 85 persona.

Nga këta, 43 punonjës ishin të angazhuar me shërbimin e mbledhjes së tarifës së kalimit, ndërsa 26 të tjerë mbulonin pjesën teknike dhe operacionale të mirëmbajtjes së autostradës. Pjesa tjetër e stafit përfshinte pozicione administrative, drejtues dhe një mjek.

22 milion euro për të kaluar rrugën

TĂ« ardhurat bruto nga tarifa e koncesionit tĂ« rrugĂ«s ishin 2.15 miliardĂ« lekĂ« (rreth 22 milionĂ« euro), nga tĂ« cilat 277 milionĂ« lekĂ« iu kthyen qeverisĂ« pasi Ă«shtĂ« pĂ«rmbushur kushti i kontratĂ«s qĂ« nĂ« rast se shuma e tĂ« ardhurave nga tarifa e pĂ«rdorimit tĂ« rrugĂ«s, tejkalon limitin e parashikuar nĂ« kontratĂ«, 60% e kĂ«tij tejkalimi do t’i kthehet autoritetit kontraktues.

Shpenzimet për operacionet e mirëmbajtës rutine dhe asaj dimërorë kushton 845 milionë lekë vitin e kaluar (rreth 8.5 milionë euro).

Sipas raportit zyrtar, këto shpenzime kanë përfshirë operimin dhe mirëmbajtjen emergjente dhe dimërore; inspektimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i të gjithë komponentëve të infrastrukturës; (për trotuare, ura dhe elementë gjeoteknike, gardrela, sinjalistike, furnizimin me energji elektrike të Tunelit të Thirrës dhe gjithë pikave të furnizimit përgjatë autostradës, mirëmbajtjen dhe mbajtjen në funksion të vazhdueshëm të sistemit të taksimit në sheshin e mbledhjes së taksave, etj).

Shpenzimet për nënkontrktorët, kryesisht për ndërtimin e Urës së re të Kukësit ishin 1.75 miliardë lekë (rreth 18 milionë euro).

Fitimi para tatimit ishte 247 milionë lekë (rreth 2.5 milionë euro), nga 214 milionë lekë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 16% e bazë vjetore.

Vlera kumulative e investimeve në mirëmbajtjen e rrugës përfshirë edhe ndërtimin e urës së arriti në 9,1 miliardë lekë në fund të vitit 2024, sipas bilancit.

Sipas kontratës, shpërblimi i koncesionarit sigurohet nga të ardhurat e parashikuara në formën e tarifave për kalim nga përdoruesit e rrugës. Gjithashtu, kontrata parashikon garantimit nga ana e autoritetit kontraktues e një pragu të të ardhurave nga trafiku të përcaktuar në kontratë si dhe ndarjen e tyre midis koncesionarit dhe Autoritetit Kontraktues në rast të tejkalimit të këtij pragu.

Ndërkohë për realizmin e veprave të artit të përcaktuara në kontratë një pjesë e kostos së tyre mbulohet nëpërmjet subvencionimit nga buxheti i shtetit.

Rruga e Kombit është klasifikuar zgjatim i rrjetit rrugor kryesor europian, TENT, pasi Serbia po ndërton vazhdimësinë e pjesës së saj nga Nishi në Merdarë (kufiri me Kosovën).

E cilësuar Autostrada e Paqes, pasi bashkon Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë, me një rrugë të standardit të lartë, ajo ka marrë financimet e Bashkimit Europian.

Autostrada e Paqes është gjithsej 314 kilometra e gjatë, teksa nis nga Lezha në Shqipëri dhe përfundon në Merdarë, kufiri me Bullgarinë, duke përshkruar Prishtinën dhe Nishin.

The post Durrës-Kukës, 22 mln euro nga tarifa; 45 punonjës për ta mbledhur atë, 26 për mirëmbajtjen e rrugës appeared first on Revista Monitor.

Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi

6 August 2025 at 23:01

Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.

Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi. Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.

Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.

Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme. Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.

Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.

GjatĂ« periudhĂ«s janar–maj 2025, nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« raportuar gjithsej 28,268 raste tĂ« sĂ«mundjeve diarrehike, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« mbledhura nga ISHP.

Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.

Kjo shifĂ«r me origjinĂ« tĂ« panjohur pĂ«rbĂ«jnĂ« mbi 98% tĂ« tĂ« gjitha sĂ«mundjeve diarrehike tĂ« raportuara gjatĂ« periudhĂ«s janar–maj 2025 tregon se nuk Ă«shtĂ« identifikuar shkaku i saktĂ« i sĂ«mundjes, nĂ«se Ă«shtĂ« bakteriale, virale, parazitare apo toksike. Kjo lĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r shumĂ« pasiguri si nĂ« diagnozĂ«, ashtu edhe nĂ« trajtim dhe parandalim.

Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.

Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./ B.Hoxha

The post Nga janari në maj, si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

6 August 2025 at 23:00

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh.

Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024.

Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.

Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 6 August 2025Revista Monitor

Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri

6 August 2025 at 17:09

KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n tĂ« japĂ« miratimin paraprak pĂ«r licencimin e degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj “Dega e BankĂ«s Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” pĂ«r tĂ« ushtruar veprimtari bankare dhe financiare nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Sipas ligjit “PĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, licencimi i bankĂ«s dhe i degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj kalon nĂ« dy faza: miratimi paraprak i licencĂ«s dhe dhĂ«nia e licencĂ«s.
Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin

“PĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe aktet nĂ«nligjore nĂ« zbatim tĂ« tij, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pajiset me licencĂ«n pĂ«r fillimin e veprimtarisĂ« bankare nĂ« vendin tonĂ«.

Gjatë kësaj periudhe, Ziraat duhet të plotësojë kushtet kryesore për të mundësuar nisjen e aktivitetit të saj, duke filluar nga derdhja e kapitalit të kërkuar, punësimi i stafit të nevojshëm, krijimi i kushteve teknike dhe organizative për të kryer veprimtari bankare, duke përfshirë sigurimin e ambienteve ku do të ushtrohet veprimtaria, etj.

Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi. Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend, duke bërë që numri i bankave në treg të rritet përsëri në 12.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD.

Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan,

Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

https://monitor.al/banka-e-shqiperise-do-te-licencoje-kete-jave-banken-turke-ziraat/

The post Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona

6 August 2025 at 16:38

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.

Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se niveli i inflacionit këtë vit rezultoi disi më i ulët se parashikimet e Bankës së Shqipërisë, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë vëren se rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron se rritja ekonomike për tremujorin e dytë ka qenë në nivele të ngjashme me rritjen prej 3.4% të tremujorit të parë.

“Rritja ekonomike e gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve.

Ky profil kërkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektorëve të ndërtimit e të shërbimeve, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren gjatë tremujorit të parë.

NĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin makroekonomik, rritja ekonomike Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga bilancet e shĂ«ndosha tĂ« sektorit privat, besimi pozitiv pĂ«r tĂ« ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i tĂ« ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme tĂ« financimit,” tha Sejko.

Sipas tij, politika e kujdesshme monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit.

Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive.

Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare.

Së fundi, sipas Guvernatorit, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.

Për rrjedhojë, Banka e Shqipërisë gjykon se tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, prime të reduktuara rreziku, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive të tij ndaj kreditimit.

Kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë. Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%, me një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, por, sipas Bankës së Shqipërisë, duke qenë më se i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për fonde të bizneseve e familjeve.

Në veçanti, kreditimi i sektorit privat vijon të mbetet i fokusuar në mbulimin e nevojave të bizneseve për investime, si dhe të familjeve për konsum e blerje banesash.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin.

Megjithatë, Guvernatori theksoi përsëri se panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse.

Në veçanti, rritja e barrierave tregtare në tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktorë të rëndësishëm pasigurie në parashikimet ekonomike. Materializimi i skenarëve më negativë të rrezikut do të kishte pasoja potenciale negative në ecurinë ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend.

The post BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona appeared first on Revista Monitor.

Rikonceptimi i zhvillimit në një epokë pasigurie globale

By: Megi Dumi
6 August 2025 at 15:34

Nga Mohamed A. El-Erian*

Për shumë vende në zhvillim, peizazhi ekonomik global ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit. Rritja më e ulët, zinxhirët e furnizimit të ndërprerë, reduktimi i ndihmave dhe rritja e paqëndrueshmërisë në tregjet financiare përbëjnë pengesa të mëdha. Në themel të këtyre ndryshimeve qëndron një ristrukturim themelor, i udhëhequr nga bota e zhvilluar, i rendit ekonomik dhe financiar të pasluftës. Në këtë kontekst, një sërë faktorësh po bëhen kritikë për mirëqenien aktuale dhe të ardhshme të vendeve në zhvillim, dhe për të mirën e institucioneve shumëpalëshe.

Për pjesën më të madhe të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore, rendi ekonomik dhe financiar global funksiononte si një konstrukt bërthamë-periferi, me Shtetet e Bashkuara në qendër. SHBA-ja ofronte të mira publike globale, udhëhiqte bashkërendimin e politikave shumëpalëshe dhe vepronte si menaxher krizash, në përputhje me një grup rregullash dhe standardesh të pranuara gjerësisht. Qëllimi përfundimtar ishte konvergjenca, për të garantuar një ekonomi botërore gjithnjë e më të integruar dhe të begatë.

Por tre faktorë ndikuan këtë rend. Së pari, iu kushtua vëmendje e pamjaftueshme pasojave shpërndarëse gjithnjë e më destabilizuese, gjë që çoi në një ndjenjë të përhapur përjashtimi dhe marxhinalizimi brenda segmenteve me influencë politike të shoqërisë. Në vend që të vazhdonte të ndikonte politikën, ekonomia iu nënshtrua asaj.

SĂ« dyti, rendi ekzistues pati vĂ«shtirĂ«si tĂ« integronte vendet e mĂ«dha nĂ« zhvillim qĂ« po zgjeroheshin me shpejtĂ«si. Shembulli mĂ« i dukshĂ«m Ă«shtĂ« Kina, ekonomia e madhe e sĂ« cilĂ«s, por me tĂ« ardhura pĂ«r frymĂ« relativisht tĂ« ulĂ«ta, krijoi njĂ« mospĂ«rputhje tĂ« vazhdueshme mes prioriteteve tĂ« saj tĂ« brendshme zhvillimore dhe pĂ«rgjegjĂ«sive tĂ« reja globale. Bota nuk ishte mĂ« nĂ« gjendje tĂ« pĂ«rthithte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qetĂ« pasojat e jashtme tĂ« strategjisĂ« ekonomike tĂ« KinĂ«s, duke krijuar tensione qĂ« strukturat e qeverisjes ndĂ«rkombĂ«tare kanĂ« pasur vĂ«shtirĂ«si t’i zgjidhin.

Faktori i tretë ishte transformimi i SHBA-së nga një forcë stabilizuese në një burim paqëndrueshmërie. Në këtë zhvillim kontribuuan kriza financiare globale e vitit 2008 (që nisi në SHBA), përdorimi i tarifave si armë ndaj Kinës në vitin 2018 dhe përdorimi në rritje i sanksioneve përmes sistemeve të pagesave. Kjo përshpejtohet edhe më shumë në vitet e fundit me dështimin për të siguruar një shpërndarje të drejtë globale të vaksinave kundër COVID-19, përdorimin e tarifave si armë ndaj aleatëve dhe kundërshtarëve, shkatërrimin e sistemit amerikan të ndihmës së jashtme dhe indiferencën e vazhdueshme ndaj krizave humanitare shkatërruese dhe shkeljeve të përsëritura të së drejtës ndërkombëtare.

NdĂ«rsa modeli tradicional bĂ«rthamë–periferi Ă«shtĂ« i papĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar gjithĂ« kĂ«tĂ«, nuk ekziston asgjĂ« pĂ«r ta zĂ«vendĂ«suar atĂ«, duke rezultuar nĂ« njĂ« udhĂ«tim tĂ« trazuar drejt njĂ« destinacioni tĂ« paqartĂ«. MegjithatĂ«, vendet nĂ« zhvillim e kanĂ« pĂ«rballuar mjaft mirĂ« kĂ«tĂ« peizazh nĂ« ndryshim. Suksesi i tyre i deritanishĂ«m u detyrohet kryesisht arritjeve tĂ« fituara me shumĂ« mund nĂ« politikĂ«, pĂ«rfshirĂ« forcimin e rregullave dhe institucioneve makroekonomike gjatĂ« dekadave tĂ« fundit.

Por për të ruajtur këtë trajektore pozitive në një mjedis të jashtëm gjithnjë e më sfidues, vendet në zhvillim duhet të mbështesin katër prioritete kryesore të politikave. I pari është ruajtja e stabilitetit makroekonomik, duke adresuar në mënyrë agresive çdo cenueshmëri strukturore dhe financiare, përfshirë tregjet financiare të brendshme, kornizat rregullatore të dobëta dhe mangësitë në qeverisje.

Prioriteti i dytë është forcimi i lidhjeve ndërkombëtare që rrisin qëndrueshmërinë, përmirësojnë aftësitë përshtatëse dhe zgjerojnë mundësitë. Kjo kërkon përpjekje të bashkërenduara, shumëvjeçare, për të harmonizuar rregulloret, për të nxitur integrimin financiar rajonal dhe për të ndërtuar infrastrukturë tregtare.

Së treti, vendet në zhvillim duhet të përgatiten për të shfrytëzuar mundësitë e reja që krijohen nga inovacionet, nga përmirësimi i produktivitetit në sektorët tradicionalë, deri te përmirësimet në sektorët socialë, ku investimi në kapitalin njerëzor sjell kthimet më të larta. Inteligjenca artificiale, në veçanti, ka potencial të jashtëzakonshëm për të revolucionarizuar mjekësinë, arsimin dhe bujqësinë, dhe kjo mund të ndihmojë këto vende të kapërcejnë disa faza tradicionale të zhvillimit. Ndërtimi i një ekosistemi mbështetës kërkon investime në infrastrukturën dixhitale, zhvillimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe një mjedis rregullator që nxit inovacionin.

Së fundmi, me shumë asete amerikane që duken të mbivlerësuara dhe me rritjen e paqëndrueshmërisë së bonove të thesarit të SHBA-së, një nëngrup i vogël por strategjikisht i rëndësishëm i vendeve në zhvillim, ato me rezerva të larta valutore dhe pasuri financiare të konsiderueshme në dollarë, po nxitojnë të rishqyrtojnë rezervat e tepërta të aktiveve amerikane. Ky proces do të jetë i gjatë dhe kompleks, dhe do të kërkojë një ndarje më të kujdesshme të aktiveve, metodologji të reja për shpërndarjen e aseteve dhe një mënyrë të re të të menduarit për investimet që shkon përtej strehëve tradicionale të sigurta.

Institucionet shumĂ«palĂ«she si Banka BotĂ«rore dhe bankat rajonale tĂ« zhvillimit kanĂ« njĂ« rol thelbĂ«sor pĂ«r tĂ« luajtur nĂ« ndihmĂ«n ndaj anĂ«tarĂ«ve tĂ« tyre pĂ«r tĂ« ndjekur kĂ«tĂ« qasje. PĂ«r t’u bĂ«rĂ« kĂ«shilltarĂ« tĂ« besuar, kĂ«to institucione duhet tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen nĂ« mbledhjen dhe shpĂ«rndarjen e praktikave mĂ« tĂ« mira pĂ«r teknologjitĂ« e reja dhe nĂ« zhvillim qĂ« mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« shĂ«ndetin, arsimin dhe produktivitetin, dhe tĂ« bĂ«jnĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« nxitur pĂ«rvetĂ«simin e tyre. PĂ«r shembull, stafi i tyre duhet tĂ« jetĂ« i pĂ«rgatitur tĂ« pĂ«rgjigjet ndaj pyetjeve pĂ«r ndĂ«rveprimin me agjentĂ«t e inteligjencĂ«s artificiale, pĂ«rdorimin e inovacioneve pĂ«r ofrimin e shĂ«rbimeve bazĂ« dhe menaxhimin e rreziqeve tĂ« lidhura me to.

Institucionet shumëpalëshe gjithashtu duhet të inkurajojnë lidhjet dhe projektet rajonale që lehtësojnë tregtinë, zgjerojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin menaxhimin e përbashkët të burimeve. Dhe në një botë gjithnjë e më e ndikuar nga goditje të shpeshta, është urgjente forcimi i instrumenteve për financimin në raste emergjente, për shembull duke përmirësuar mjetet për ndarjen e rrezikut.

Sigurisht, kjo nuk duhet të dëmtojë punën thelbësore që këto institucione kryejnë në vendet në zhvillim. Duke pasur parasysh dëshmitë se modelet tradicionale të zhvillimit hasin vështirësi të mëdha në vende me sfida serioze të qeverisjes dhe sigurisë, edhe kjo është një fushë që kërkon mënyra të reja dhe më krijuese të të menduarit.

Inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e tjera të reja u ofrojnë vendeve në zhvillim një mundësi të rrallë për të hapur rrugë të reja drejt rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse. Por përfitimi nga kjo mundësi historike nuk është aspak i sigurt. Nëse vendet në zhvillim nuk krijojnë kushtet e nevojshme për përhapjen efikase dhe të drejtë të këtyre inovacioneve në ekonomitë e tyre, duke filluar, në mënyrë thelbësore, nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit, ato rrezikojnë të mbeten edhe më shumë prapa, duke thelluar pabarazitë brenda dhe mes vendeve, dhe duke përshpejtuar fragmentimin e rendit global.

* Mohamed A. El-Erian Ă«shtĂ« President i “Queens’ College” nĂ« Universitetin e Kembrixhit, profesor nĂ« Wharton School nĂ« Universitetin e PensilvanisĂ«, kĂ«shilltar i Allianz dhe Kryetar i Gramercy Fund Management. Ai Ă«shtĂ« autor i The Only Game in Town: Central Banks, Instability, and Avoiding the Next Collapse (Random House, 2016) dhe bashkautor (me Gordon Brown, Michael Spence dhe Reid Lidow) i Permacrisis: A Plan to Fix a Fractured World (Simon & Schuster, 2023).

Copyright: Project Syndicate, 2025
www.project-syndicate.org

The post Rikonceptimi i zhvillimit në një epokë pasigurie globale appeared first on Revista Monitor.

BQE: Vendet e punës do të rrezikohen nëse Kina devijon tregtinë drejt BE-së nga SHBA

By: Megi Dumi
6 August 2025 at 15:17

Qindra mijëra vende pune në Europë mund të jenë në rrezik nëse lufta tregtare e Donald Trump e nxit Kinën të dërgojë mallrat e saj drejt kontinentit të vjetër, sipas një kërkimi nga Banka Qendrore Europiane (BQE).

Konkurrenca në rritje nga Kina ka pasoja të drejtpërdrejta për tregjet e punës në Eurozonë, shkruajnë ekonomistët, përfshirë Clémence Berson.

NjĂ« rritje prej 1,000 € nĂ« importe nga Kina pĂ«r çdo punonjĂ«s nĂ« njĂ« sektor tĂ« caktuar, mes viteve 2015 dhe 2022, çon nĂ« njĂ« rĂ«nie me 0.1 pikĂ« pĂ«rqindje tĂ« nivelit tĂ« punĂ«simit nĂ« atĂ« industri gjatĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s periudhĂ«, zbuluan ata. Kjo pĂ«rfaqĂ«son rreth 240,000 vende pune nĂ« tĂ« gjithĂ« EurozonĂ«n, qĂ« janĂ« zhdukur ose janĂ« zhvendosur nĂ« sektorĂ« mĂ« pak tĂ« ekspozuar.

“Zhvendosja e tregtisĂ« nga Shtetet e Bashkuara, e kombinuar me rritjen e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« KinĂ«s nĂ« industri me vlerĂ« tĂ« shtuar tĂ« lartĂ«, sugjeron se firmat nĂ« BE duhet tĂ« pĂ«rshtaten me njĂ« mjedis global gjithnjĂ« e mĂ« konkurrues,” shkruajnĂ« Berson dhe kolegĂ«t. “NdĂ«rsa pĂ«r momentin ndikimi Ă«shtĂ« i pĂ«rqendruar nĂ« sektorĂ« si automjetet dhe kimikatet, pasojat mĂ« tĂ« gjera mund tĂ« shtrihen nĂ« gati njĂ« tĂ« tretĂ«n e vendeve tĂ« punĂ«s nĂ« BE.”

Ky paralajmërim i BQE vjen në një kohë kur tensionet tregtare globale janë rritur ndjeshëm pas rikthimit të politikave proteksioniste nga administrata e re e Donald Trump. Që prej marrjes së detyrës në fillim të vitit 2025, presidenti amerikan ka nisur të vendosë tarifa të reja ndaj importeve kineze, duke ringjallur një klimë konflikti ekonomik me Pekinin. Si kundërpërgjigje, Kina mund dhe ka devijuar flukset e saj tregtare drejt Europës, në përpjekje për të ruajtur volumin e eksporteve dhe për të shmangur barrierat amerikane. Kjo zhvendosje rrezikon të vërë nën presion prodhuesit europianë, sidomos ata në sektorë të ndjeshëm si makineritë, automjetet dhe produktet kimike.

Veçanërisht të ekspozuar janë sektorët ku Kina po fiton terren me shpejtësi, si teknologjia, automjetet elektrike dhe prodhimi industrial me vlerë të lartë të shtuar. Nëse kompanitë europiane humbasin pjesë të tregut në këto fusha strategjike, pasojat do të jenë afatgjata, jo vetëm në punësim, por edhe në vetë aftësinë e Europës për të konkurruar në tregun global.

BQE sugjeron se përballë këtij presioni, Bashkimi Europian duhet të forcojë politikat industriale, të mbështesë sektorët më të rrezikuar përmes inovacionit, dixhitalizimit dhe trajnimit të fuqisë punëtore, si dhe të forcojë zinxhirët e brendshëm të furnizimit për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike. / Bloomerg

The post BQE: Vendet e punës do të rrezikohen nëse Kina devijon tregtinë drejt BE-së nga SHBA appeared first on Revista Monitor.

Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve

6 August 2025 at 14:00

Kostot e investimeve në Shqipëri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian janë ende të lira për shkak të pagave të ulëta të burimeve njerëzore, por inputet që përdoren për investime janë shumë më shtrenjtë se në BE sipas të dhënave të Eurostat.

Sipas tabelës krahasuese të Eurostat mbi çmimet e investimeve në kategori të ndryshme (ku mesatarja e BE-së është vendosur në 100), Shqipëria ka një indeks prej vetëm 67.8 për investimet në përgjithësi, një nga më të ulëtit në EUropë, pas Maqedonisë së Veriut (66.5) dhe në linjë me Kosovën dhe Bosnjën kryesisht nga vlera e ulët e fuqisë punëtore.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për kategori si produktet metalike dhe makineritë elektrike e optike, Shqipëria shfaqet me çmime dukshëm më të larta se Europa dhe Rajoni.

Çmimet e “produkteve metalike dhe makinerive janĂ« sa 108.7 e mesatares europiane me 2014, mĂ« i larti nĂ« Ballkan dhe ndĂ«r mĂ« tĂ« lartĂ«t nĂ« EUropĂ«, duke kaluar edhe vende si Belgjika (100.9) dhe Holanda (100).

Gjithashtu grupi “ Pajisje elektrike dhe optike” ka çmime 111.3 mĂ« tĂ« larta se mesatarja e BE dhe gjithashtu mĂ« e larta nĂ« Rajonin e Ballkanit dhe mĂ« i lartĂ« edhe se Gjermania (96.4) apo Franca (97.9).

Me një indeks prej 112%, Shqipëria rezulton i shtrenjtë në krahasim me Europën për mjete transporti. Ky tregues përbën një pengesë serioze për sektorët e logjistikës dhe transportit, apo për çdo industri që kërkon automjete të specializuara.

Vetëm softueri kushton pak më lirë me një indeks sa 86.6% e mesatares së BE sipas Eurostat, por më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit, si Maqedonia e Veriut (81.3), Serbia (79.5) apo Bosnja (82.2).

Këto disbalanca tregojnë se, ndonëse Shqipëria mbetet tërheqëse për investimet që lidhen me ndërtimin dhe infrastrukturën për shkak të kostove të ulëta, ajo përballet me barriera të konsiderueshme për investime në teknologji dhe industri prodhuese me vlerë të shtuar.

Çmimet mĂ« tĂ« larta pĂ«r pajisje teknologjike tĂ« dekurajojnĂ« investitorĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« zhvillojnĂ« sektorĂ« tĂ« avancuar si prodhimi elektronik, transporti inteligjent apo teknologjia e informacionit./ B.Hoxha

The post Përveç burimeve njerëzore, Shqipëria ka çmime më të larta se Europa për inputet e investimeve appeared first on Revista Monitor.

Sektori bankar vazhdon rritjen, totali i aktiveve arrin në më shumë se 22 miliardë euro

6 August 2025 at 13:00

Sektori bankar vijoi rritjen edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave paraprake dhe të paaudituara të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) totali i aktiveve të sistemit bankar në mesin e vitit arriti në 2.161 trilionë lekë ose rreth 22 miliardë euro, në rritje me 3.1% (rreth 66 miliardë lekë) që nga fillimi i vitit dhe me 8% (160 miliardë lekë) krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Banka më e madhe për nga vlera e aseteve ngelet Banka Kombëtare Tregtare (BKT), me 23.9% të tregut. Megjithatë, pjesa e tregut të BKT pësoi rënie nga niveli prej 24.6% i një viti më parë.

Ndjek Credins Bank, me 16.6% të aktiveve, në rritje nga niveli prej 16.2% i një viti më parë.

Raiffeisen Bank mban vendin e tretë, me 14.7% të tregut, por banka e grupit austriak ka pësuar rënie të ndjeshme të pjesës së tregut nga niveli prej 14.8% i një viti më parë.

Intesa Sanpaolo gjithashtu ka rënë në 9.9% të aseteve totale të tregut, ndërsa një vit më parë mbante 10.5%.

Vijon Banka OTP Albania me 8.9% të aktiveve, duke ruajtur të njëjtën pjesë tregu që mbante edhe në mesin e vitit të kaluar.

Tirana Bank ngelet banka me rritjen më të lartë të pjesës së tregut edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Banka e grupit Balfin arriti në 7.6% të totalit të aktiveve, nga 7% që zotëronte në mesin e vitit 2024.

Ndjek Banka Amerikane e Investimeve, me 6.7% të tregut, me një rënie të vogël nga niveli prej 6.8% i një viti më parë.

Edhe Union Bank ka fituar terren, me 5.2% të tregut, nga 5.1% që mbante në mesin e vitit të kaluar.

Ndjek Banka e Parë e Investimeve (Fibank), me 3%, edhe kjo në rritje nga niveli 2.9% i një viti më parë.

ProCredit Bank Albania është rritur në 2.4%, nga 2.2% që mbante në mesin e vitit 2024.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) mbyll renditjen me 1.1% të tregut, por me një rritje nga niveli prej 1% i një viti më parë.

Edhe 6-mujori 2025 konfirmoi një tendencë të mëtejshme të rritjes së tregut të bankave me kapital vendas dhe rënien e atyre me kapital të huaj. Së bashku, bankat me kapital vendas arritën në 37.2% të aktiveve totale të tregut, nga 36.1% që mbanin një vit më parë.

Rritja e aktiveve të sektorit u mbështet sidomos në zgjerimin e kreditimit. Portofoli i kredisë arriti vlerën e 875 miliardë lekëve, në rritje me 7.8% (rreth 63 miliardë lekë) që nga fillimi i vitit dhe me 13.3% (103 miliardë lekë) krahasuar me një vit më parë. Shifrat sipas standardeve IFRS konfirmojnë rritjen më të shpejtë të kreditimit në 15 vjet dhe një oreks më të madh për rrezik nga sektori bankar në vend.

Tregu i kredisë vazhdon të kryesohet nga Credins Bank, me 18.1% të portofolit total të sektorit (në rënie nga niveli prej 19.1% i një viti më parë), e ndjekur nga Raiffeisen Bank, me 15.7% (nga 15.4% një vit më parë), BKT, me 13.1% (nga 12.8% në mesin e vitit 2024), OTP Albania, me 13.1% (nga 12.6% një vit më parë), Tirana Bank, me 9.5% (nga 9% një vit më parë), ABI Bank, me 7.5% (nga 8% një vit më parë), Intesa Sanpaolo, me 6.9% (nga 7% një vit më parë), Union Bank, me 6.3% (nga 6.4% një vit më parë),  ProCredit Bank, me 4% (po aq sa një vit më parë), Fibank me 4% (nga 3.9% një vit më parë dhe UBA, me 1.7% (nga 1.8% një vit më parë). / E.Shehu

Burimi: BSH

The post Sektori bankar vazhdon rritjen, totali i aktiveve arrin në më shumë se 22 miliardë euro appeared first on Revista Monitor.

Dhoma Amerikane kërkon zbatimin e një vizioni strategjik për turizmin

6 August 2025 at 12:09

Dhoma Amerikane nëpërmjet Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes ka ndjekur me interes zhvillimet në sektorin e turizmit dhe hartimin e Strategjisë afatgjatë, si një dokument strategjik i domosdoshëm për zhvillimin e sektorit, sipas një deklarate zyrtare.

Ka qenë një kërkesë e hershme e AmCham zhvillimi dhe zbatimi i një vizioni strategjik, që i jep përparësi qëndrueshmërisë afatgjatë duke ndërmarrë masat e nevojshme me zhvillimin e një kuadri të ri rregullator dhe përcaktimin e qartë të metodave të menaxhimit të destinacioneve.

“AmCham kĂ«mbĂ«ngul nĂ« mendimin e vet se vetĂ«m pĂ«rmes kĂ«saj qasje qĂ« kĂ«rkon ndryshime themelore, mund tĂ« zhvillojmĂ« njĂ« sektor tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m qĂ« respekton trashĂ«giminĂ« natyrore e kulturore, duke promovuar praktika qĂ« mbĂ«shtesin mjedisin dhe komunitetet.

Kjo do të mundësojë që Shqipëria të bëhet një destinacion i rëndësishëm turistik në Evropë ku çmimet dhe cilësia ofrojnë pushime për të gjithë.

Vizioni për turizmin 2030, i hartuar edhe me pjesëmarrjen e grupeve të interesit të industrisë, përbën themelin mbi bazën e të cilit do të ndërtohen dhe harmonizohen të gjitha nismat strategjike.

Dhoma Amerikane do tĂ« ndjekĂ« me mjaft interes zbatimin e kĂ«saj strategjie nĂ« vijim edhe tĂ« rekomandimeve tĂ« hartuara nga Komiteti i Turizmit dhe Mikpritjes qĂ« prekin fushat e Akomodimit, UdhĂ«timit &Transportit, Agroturizmit, si dhe KonsulencĂ«n &Trajnimet”, pĂ«rfundon njoftimi.

Më herët, Dhoma Amerikanë shprehu shqetësimin për situatën e krijuar për turizmin në vend, veçanërisht për mungesën e ujit të pijshëm, keqmenaxhimin e ujërave të zeza si dhe problematikën e fuqisë punëtorë në vend.

Të gjitha këto po dëmtojnë aktivitetin e turizmit dhe cilësinë e shërbimeve, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese.

Informacionet e përcjella nga anëtarët e Dhomës, pjesë e këtij sektori, flasin për zona bregdetare ku vazhdojnë të mbeten shqetësuese mungesa e ujit të pijshëm, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille apo vazhdimi i aktiviteteve të ndërtimit edhe gjatë sezonit turistik, duke ndikuar në këtë mënyrë funksionimin e strukturave akomoduese, por edhe cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turistëve në këto komunitete.

Dhoma kĂ«rkoi vĂ«mendjen e QeverisĂ«, pushtetit lokal dhe institucioneve pĂ«rkatĂ«se pĂ«r t’i adresuar kĂ«to problematika, duke ndihmuar kĂ«shtu jo vetĂ«m bizneset, por edhe fuqizimin e kĂ«tij momentumi pozitiv pĂ«r imazhin e ShqipĂ«risĂ« si njĂ« destinacion turistik nĂ« rritje.

The post Dhoma Amerikane kërkon zbatimin e një vizioni strategjik për turizmin appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« mund tĂ« sjellin udhĂ«tarĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri pa taksa doganore?

6 August 2025 at 11:34

Udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mund të sjellin me vete mallra për përdorim personal ose si dhurata, pa detyrime doganore, për sa kohë respektojnë kufijtë e përcaktuar nga autoritetet.

Sipas Doganës Shqiptare vlera maksimale e mallrave që mund të sillni me vete pa paguar taksa ndryshon sipas mënyrës së udhëtimit dhe moshës së udhëtarit:

  • 300 euro – pĂ«r ata qĂ« hyjnĂ« me tokĂ«
  • 430 euro – pĂ«r udhĂ«timet me ajĂ«r apo det
  • 150 euro – pĂ«r udhĂ«tarĂ«t nĂ«n 15 vjeç

Këto kufij vlejnë për produkte që nuk kanë qëllim tregtar dhe që janë të destinuara për përdorim personal.

Brenda kufijve të mësipërm, këto janë sasitë e lejuara për disa prej produkteve më të zakonshme:

Duhan:

200 cigare OSE 100 cigarillo OSE 50 puro OSE 250g duhan.

Pije alkoolike:

  • Deri nĂ« 1 litĂ«r pije me pĂ«rmbajtje alkooli mbi 22%
  • OSE 2 litra pije me ≀22% alkool
  • Plus: 2 litra verĂ« pa gaz dhe 10 litra birrĂ«

Kafe:

  • Deri nĂ« 3 kilogramĂ«

⚠ Personat nĂ«n 17 vjeç nuk kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« pĂ«rjashtim pĂ«r produktet e duhanit dhe pijet alkoolike.

Në rast se sillni mallra përtej kufijve të lejuar, keni detyrim deklarimi në doganë. Për produkte që nuk kanë karakter tregtar, zbatohet procedura e deklarimit të thjeshtuar.

Autoritetet doganore rezervojnë të drejtën për të kontrolluar mallrat që mbani me vete dhe për të marrë masa nëse konstatojnë shkelje të rregullave.

Për të shmangur vonesa ose penalitete në pikën kufitare, udhëtarët këshillohen që të informohen paraprakisht për rregullat në fuqi dhe të sigurohen që mallrat që mbajnë me vete nuk i tejkalojnë kufijtë e përjashtuar nga detyrimet doganore.

 

 

The post ÇfarĂ« mund tĂ« sjellin udhĂ«tarĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri pa taksa doganore? appeared first on Revista Monitor.

Festivalet e Letërsisë më të bukura në botë

By: Megi Dumi
6 August 2025 at 11:30

Nga Karaibet në Azi, këto festivale librash dhe letërsie nuk janë vetëm vende ku mund të takoni autorët tuaj të preferuar, por edhe destinacione magjepsëse që bashkojnë komunitetin përreth fuqisë së fjalës së shkruar.

1. Calabash Literary Festival, Treasure Beach, Xhamajka


Ky festival dyvjeçar rikthehet pas dëmeve të shkaktuara nga uragani Beryl, me një atmosferë të rigjallëruar nga komuniteti ndërkombëtar.

NĂ« Jake’s Hotel, njĂ« hotel me bungalot shumĂ«ngjyrĂ«she buzĂ« detit, autorĂ« si Padma Lakshmi, Zadie Smith dhe Sheryl Lee Ralph lexojnĂ« pjesĂ« nga veprat e tyre, ndĂ«rsa bisedat mes librave dhe njerĂ«zve rrjedhin lirshĂ«m shoqĂ«ruar nga njĂ« gotĂ« rum.

2. Martha’s Vineyard Book Festivals, Massachusetts, SHBA


Martha’s Vineyard mirĂ«pret dy festivale verore: Book Festival dhe Black Book Festival.

Të dyja theksojnë zërat e autorëve të afirmuar dhe atyre të rinj, si gjykatësja Ketanji Brown Jackson dhe autorja Kiano Moju. Me panele dhe diskutime të shumëllojshme, këto evente e bëjnë ishullin një qendër kulturore për komunitetin afro-amerikan.

3. Jaipur Literature Festival, Jaipur, Indi


Festivali më i madh falas për letërsinë në botë mbledh qindra mijëra vizitorë në Qytetin Rozë çdo janar.

Emra si Geetanjali Shree dhe fitues apo kandidatë të çmimit Nobel marrin pjesë në evente që përfshijnë edhe adaptime teatrale. Nëse doni pak luks gjatë qëndrimit, The Oberoi Rajvilas është zgjedhje ideale.

4. Brooklyn Book Festival, New York, SHBA


Me më shumë se një javë aktivitetesh, ky festival i përvitshëm në shtator ofron një program të larmishëm që kulmon në parqet dhe sheshet e Brooklyn.

Për ata që nuk mund të udhëtojnë, ofrohet edhe një ditë virtuale. Për një qëndrim të qetë, Mercer Hotel në Soho është strehë perfekte për lexuesit.

5. Hay Festival, Hay-on-Wye, Uells


Në qytetin e librave në zemër të Parkut Kombëtar Brecon Beacons, Hay Festival zhvillohet çdo maj me autorë nga Kenia deri në Meksikë. Përveç leximeve, ofrohen edhe kurse gatimi, koncerte dhe vizita në kështjella.

Për një përvojë autentike britanike, qëndrimi në Swan at Hay ose Llangoed Hall është zgjedhja ideale.

6. Berlin International Literature Festival, Gjermani


Me më shumë se 200 autorë dhe 20,000 vizitorë, Berlini çdo pranverë shndërrohet në qendrën letrare europiane.

Segmenti i dedikuar të rinjve promovon leximin dhe diversitetin kulturor. Për lexuesit, Grand Hyatt dhe Hotel Palace Berlin ofrojnë akses të lehtë në monumentet më të njohura të qytetit.

7. Tennessee Williams & New Orleans Literary Festival, SHBA


I zhvilluar në French Quarter të New Orleans, ky festival pesë-ditor nderon trashëgiminë e shkrimtarit Tennessee Williams. Në mbrëmje, Hotel St. Vincent ofron atmosferë të ngrohtë me muzikë live dhe ushqim cajun nga Elizabeth Street Café. / NatGeo, Shqip.al

The post Festivalet e Letërsisë më të bukura në botë appeared first on Revista Monitor.

Prishtina, përfitime ekonomike nga Sunny Hill

6 August 2025 at 11:00

Festivali Sunny Hill ka sjellë më shumë se muzikë në Prishtinë, ka sjellë para, imazh ndërkombëtar dhe jetë për ekonominë lokale. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, përfitimi ekonomik vetëm për kryeqytetin është mbi 22 milionë euro. Festivali u zhvillua për tri net me radhë në Prishtinë.

 

Yjet botërore si Dua Lipa, Shawn Mendes, DJ Peggy Gou dhe Anitta, që kanë mbi 210 milionë ndjekës të përbashkët në rrjetet sociale, e kthyen për disa ditë Kosovën në qendër të vëmendjes globale.

Miliona adhurues të tyre, ndonëse jo fizikisht, e kanë dëgjuar emrin e Kosovës përmes këtij festivali.

Por përtej famës, festivali solli ndikim konkret në jetën ekonomike të Prishtinës e disa qyteteve tjera të Kosovës.

Taksistët përshkonin pa pushim rrugët drejt Bërnicës, ndërsa hotelet, restorantet dhe dyqanet ishin të mbushura përplot.

“PĂ«rfitime kanĂ« pasur tĂ« gjithĂ« – jo vetĂ«m hotelet, por edhe gastronomia, ushqimi dhe shitĂ«sit e veshmbathjeve”, deklaroi Hysen Sogojeva nga Oda e HotelerisĂ« dhe Turizmit.

Sipas tij përfitimet sillen nga 22 milionë euro.

“PĂ«rmbi 22 milionĂ« sillet qĂ« veç Prishtina i ka fitu kĂ«tu kanĂ« fitu tĂ« gjithĂ«, nuk ka fitu veç Prishtina me Hotele por tĂ« gjithĂ«, ai i ushqimit ai i gastronomisĂ«, ai i veshmbathjes”.

Edhe sipas Dukagjin Lipës, organizator i festivalit, vetëm për një javë, Prishtina arkëton rreth 20 milionë euro. Këto të dhëna, sipas tij janë të bazuara në matjet e një kompanie britanike, që vlerëson ndikimin ekonomik të eventeve të mëdha.

“Nuk ka biznes nĂ« KosovĂ« qĂ« ia sjell PrishtinĂ«s 20 milionĂ« euro pĂ«r njĂ« javĂ«â€, – u shpreh Lipa, duke theksuar se promovimi qĂ« Dua Lipa i bĂ«n vendit nuk mund tĂ« blihet me para.

Ai tha se rreth 45% e pjesëmarrësve janë nga jashtë, përfshirë edhe diasporën, duke shtuar kështu ndikimin e festivalit në turizëm dhe në ndërkombëtarizimin e imazhit të Kosovës.

Për më tepër, organizatorët e vlerësojnë shumë edhe sjelljen e publikut.

“QĂ« nga viti 2016, kur kemi filluar me koncertin e parĂ« tĂ« Duas, nuk kemi pasur asnjĂ« incident. Kjo Ă«shtĂ« mburrje pĂ«r KosovĂ«n. E kemi rininĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« kam hasur ndonjĂ«herĂ«â€.

Edhe ministĂ«r i KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit nĂ« KosovĂ«, Hajrulla Çeku thotĂ« se me zhvillimin e kĂ«tij festivali çdo vit Prishtina bĂ«het skenĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.

“Me vizionin e Dua LipĂ«s dhe pĂ«rkushtimin e ekipit tĂ« saj, Sunny Hilll ka krijuar njĂ« hapĂ«sirĂ« ku muzika, arti dhe rinia jonĂ« bashkohen me energjinĂ« e botĂ«s. Çdo vit, Prishtina bĂ«het skenĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, ku Kosova shihet, dĂ«gjohet dhe vlerĂ«sohet pĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ«: e talentuar, krijuese dhe e hapur pĂ«r botĂ«n. Dua Ă«shtĂ« shembulli mĂ« i mirĂ« se si dashnia pĂ«r vendin mund tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« veprim me ndikim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m. Faleminderit, Dua Lipa. Faleminderit Sunny Hill Festival. Kosova Ă«shtĂ« mĂ« e ndritshme edhe falĂ« jush”, shprehet Çeku nĂ« rrjete sociale.

Sunny Hill Festival është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore dhe kulturore në Kosovë dhe në rajon, i cili zhvillohet çdo vit në Prishtinë. Themeluar nga Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, dhe babai i saj Dukagjin Lipa, festivali ka për qëllim të sjellë yje ndërkombëtarë në zemër të Ballkanit, duke promovuar Kosovën si një qendër të rëndësishme artistike dhe turistike.

Festivali mbledh mijëra pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe diaspora, duke sjellë ndikim të madh në ekonominë lokale, turizëm, gastronomi dhe kulturë. Përveç muzikës live nga emrat më të njohur botërorë dhe vendorë, Sunny Hill shërben edhe si platformë për promovimin e të rinjve, artit modern dhe kreativitetit urban.

Sunny Hill Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« festival – Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«vizje kulturore qĂ« lidh PrishtinĂ«n me botĂ«n dhe e bĂ«n KosovĂ«n njĂ« destinacion atraktiv pĂ«r artdashĂ«sit ndĂ«rkombĂ«tarĂ«.

The post Prishtina, përfitime ekonomike nga Sunny Hill appeared first on Revista Monitor.

Individët po investojnë më pak në bono dhe obligacione

6 August 2025 at 10:00

Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve të qeverisë janë në rënie për të dytin vit radhazi.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin 2025, individët investuan 14.6 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 20.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 4224, me një rënie vjetore prej 30.3%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.

Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 11.24 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 23.4%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 3.34 miliardë lekë, 7.7% më pak krahasuar me 6-mujorin I 2024.

Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.

Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve.

Kjo situatë është ndikuar nga disa faktorë. Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm financiar këtë vit ka ardhur në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, huamarrja e re neto e qeverisë në tregun e brendshëm ra me 6.5 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit, në reflektim të strukturës së maturitetit që kishte portofoli i titujve dhe të strategjisë së huamarrjes së qeverisë përgjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër, kërkesa për këto instrumente ka vazhduar të jetë e lartë, për shkak të gjendjes së mirë të likuiditetit në tregun financiar. Një faktor shtesë që ka rritur kërkesën dhe ka shtuar konkurrencën për instrumentet e borxhit të qeverisë ka qenë edhe pjesëmarrja në rritje e investitorëve nga jashtë vendit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në tremujorin e parë 2025.

Ndërkohë, tendenca rënëse e investimeve të individëve këtë vit po shtrihet edhe në tregun dytësor. Sipas statistikave të AMF-së, individët blenë vetëm 974 milionë lekë tituj nga portofolet e bankave. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, investimet e individëve në tregun dytësor janë tkurrur me pothuajse 69%.

Në Shqipëri veprojnë aktualisht dhjetë shoqëri komisionere që mundësojnë investimin në titujt e qeverisë shqiptare, prej të cilave nëntë janë banka tregtare. Në segmentin e individëve, shërbimi i pjesëmarrjes në ankandet e bonove dhe obligacioneve dominohet nga Raiffeisen dhe Banka Kombëtare Tregtare, me pothuajse 77% të vlerës totale.

Ndërkohë, tregtimi dytësor në raport me individët (shitja e titullit për individët nga portofoli i bankës) dominohet në pjesën dërrmuese nga Raiffeisen Bank, me pothuajse 99% të volumit të përgjithshëm të tregut./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Individët po investojnë më pak në bono dhe obligacione appeared first on Revista Monitor.

Trump kërcënon BE-në me tarifa 35% nëse nuk plotësohet angazhimi për 600 mld $ për investime

6 August 2025 at 09:56

Një angazhim i debatueshëm për investime, që bën pjesë në marrëveshjen tregtare BE-SHBA, do të duhet të respektohet nga ana e BE-së, përndryshe ndaj bllokut do të vendosen tarifa të përgjithshme 35%, ka paralajmëruar Presidenti amerikan, Donald Trump.

TĂ« martĂ«n, Presidenti Trump u pyet lidhur me marrĂ«veshjen qĂ« ai ka arritur me njĂ« shtrĂ«ngim duarsh me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nĂ« Skoci mĂ« 27 korrik, gjatĂ« njĂ« interviste telefonike pĂ«r emisionin “Squawk Box” tĂ« CNBC.

Ai pĂ«rforcoi pozicionin amerikan – i pĂ«rmendur edhe nĂ« njĂ« dokument zyrtar tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« – sipas tĂ« cilit marrĂ«veshja pĂ«rfshin njĂ« angazhim nga ana e BE-sĂ« pĂ«r tĂ« investuar 600 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara deri nĂ« fund tĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« dytĂ« presidencial.

“KĂ«to investime tĂ« reja vijnĂ« pĂ«rveç mĂ« shumĂ« se 100 miliardĂ« dollarĂ«ve qĂ« kompanitĂ« e BE-sĂ« tashmĂ« investojnĂ« çdo vit nĂ« Shtetet e Bashkuara,” thuhet nĂ« dokumentin zyrtar tĂ« publikuar pas marrĂ«veshjes.

Komisioni Europian nuk ka mundësi të hartojë dhe zbatojë investime në emër të sektorit privat. Shuma prej 600 miliardë dollarësh është përshkruar nga Komisioni si një tregues i bazuar në kontaktet e institucionit me industrinë.

“Ky nuk Ă«shtĂ« diçka qĂ« BE-ja, si njĂ« autoritet publik, mund ta garantojĂ« – Ă«shtĂ« diçka qĂ« bazohet nĂ« synimet e kompanive private,” tha njĂ« zyrtar i lartĂ« javĂ«n e kaluar.

I pyetur nĂ« Squawk Box se çfarĂ« garancish ka pjesa e angazhimit pĂ«r investime nĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje, Trump tha se, nĂ«se nuk ndodh, “atĂ«herĂ« ata do tĂ« paguajnĂ« tarifa prej 35%”.

Trump deklaroi se ky angazhim për investime ishte një nga arsyet pse ai i kishte ulur tarifat në një normë të përgjithshme prej 15%, kështu që nëse ai nuk përmbushet, tarifat më të larta do të rikthehen automatikisht.

BE-ja është kontaktuar për një koment.

Komisioni, të martën, pezulloi një paketë masash hakmarrëse tregtare që synonte mallra amerikane me vlerë 93 miliardë euro, e cila ishte planifikuar të hynte në fuqi më 7 gusht, ndërsa vazhdojnë negociatat për një deklaratë të përbashkët që do të formalizojë marrëveshjen e arritur mes von der Leyen dhe Trump në Skoci./ Euronews

The post Trump kërcënon BE-në me tarifa 35% nëse nuk plotësohet angazhimi për 600 mld $ për investime appeared first on Revista Monitor.

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit me 600 mijë ndjekës

5 August 2025 at 23:02

“ShqipĂ«ria po digjet! Dhe jo, nuk Ă«shtĂ« thjesht zjarr, Ă«shtĂ« njĂ« paralajmĂ«rim. UnĂ« nuk jetoj kĂ«tu, jam njĂ« kalimtare. Ndalova! VĂ«zhgova! Dhe zemra mu thye.

Kjo sepse ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend i bukur, por kjo bukuri Ă«shtĂ« e mbuluar me plehra. Kudo! NĂ«n ura, pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«ve, nĂ« kanale, nĂ« shkurre. Shishe, plastika, gota,  tĂ« hedhura kudo dhe askush nuk bĂ«n asgjĂ«. Tani ka marrĂ« flakĂ« dhe mos thoni qĂ« Ă«shtĂ« vetĂ«m nga i nxehti, nga koha apo klima. Po, kĂ«to ndikojnĂ«, por arsyeja e vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ« neglizhenca juaj.”

Ky është një koment që Iwona Alex Gray postoi në ditën e parë të gushtit në faqen Visit Albania, një faqe që ka rreth 600 mijë ndjekës që duan të dinë për Shqipërinë, pyesin, informohen, kanë kuriozitet. Statusi shoqërohet me një foto që ndoshta të huajve u vret sytë më shumë se ne shqiptarëve, të cilët e shohim shpesh dhe na është zbehur reagimi. Postime të tilla në rrjete sociale, platforma të udhëtimeve apo të vlerësimit të destinacionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.

Michael T komentoi: “Ke shumĂ« tĂ« drejtĂ«. Shohim kaq shumĂ« fshatra, sidomos nĂ« zonat malore, ku pas shtĂ«pive ka male me mbeturina. Ka mungesĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s sĂ« mbetjeve nĂ« kĂ«tĂ« vend. Por pĂ«r mĂ« tepĂ«r, ka shumĂ« pak ose aspak ndĂ«rgjegjĂ«sim pĂ«r natyrĂ«n dhe mbrojtjen e saj. ËshtĂ« zakonisht e neveritshme tĂ« endesh nĂ«pĂ«r parkime makinash nĂ«se te duhet tĂ« pushosh. Vendi Ă«shtĂ« i bukur dhe do tĂ« ishte edhe mĂ« shumĂ«, nĂ«se s’do tĂ« kishte kĂ«tĂ« ‘anĂ« tĂ« shĂ«mtuar’ tĂ« ShqipĂ«risĂ«.”

Veronica W konfirmon gjithashtu se kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. “NĂ« kĂ«to vite njerĂ«zit po hedhin gjĂ«ra nĂ«pĂ«r rrugĂ«, plazhe, male. Por nuk ka infrastrukturĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, me pĂ«rjashtim tĂ« qyteteve tĂ« mĂ«dha. Shumica e njerĂ«zve nĂ« fshat duhet tĂ« kujdesen vetĂ« pĂ«r mbetjet e tyre dhe nĂ« disa raste edhe i djegin. NjerĂ«zit pĂ«rpiqen tĂ« marrin pĂ«rgjegjĂ«si, por duhet bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ«. Por mund tĂ« them se e njĂ«jta gjĂ« vlen edhe pĂ«r MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar,” thotĂ« ajo.

Aida H pohon se kjo është tipike për vendet e Ballkanit dhe nuk e kupton pse njerëzit urrejnë vendet e tyre, ndërkohë që një komentues tjetër i huaj shprehet se më shumë se urrejtje, bëhet fjalë për mungesë ndërgjegjësimi.

PavarĂ«sisht se mbetjet nuk duket tĂ« jenĂ« problemi mĂ« i madh qĂ« ka ShqipĂ«ria, pĂ«r tĂ« huajt kjo duket tĂ« jetĂ« çështja kryesore. Turizmi dhe rritja e interesit pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« kanĂ« çuar tĂ« huajt nĂ« çdo cep tĂ« saj dhe shumica, teksa magjepsen nga bukuritĂ« natyrore, ngrejne zĂ«rin nĂ« platforma online pĂ«r ndĂ«rgjegjĂ«sim. PĂ«rtej tĂ« mirĂ«s qĂ« mund tĂ« sjellĂ« kjo pĂ«r rritjen e vĂ«mendjes, ajo vjen edhe me koston e “marketingut negativ”, ku ShqipĂ«ria identifikohet si njĂ« vend i mbuluar nga plehrat./ N.Maho

 

Nga bukuritë natyrore te kaosi, plehrat e shtrenjtimi içmimeve; Shqipëria turistike në syrin e botës

The post Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit me 600 mijë ndjekës appeared first on Revista Monitor.

Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025

5 August 2025 at 23:01

Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Të ardhurat nga ky tatim janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve.

Të ndara sipas drejtorive, në masën dërrmuese të ardhurat prej këtij tatimi vijnë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Për 6-mujorin 2025, pothuajse 99% e të ardhurave i takonin kësaj drejtorie. Kjo nënkupton se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.

Ndërkohë, të ardhurat nga drejtoritë rajonale rezultojnë në nivele shumë të ulëta.

Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga drejtoritë tatimore, duke përjashtuar DTM, ishin vetëm 54 milionë lekë ose sa 1.3% e të ardhurave totale. Këto të ardhura paraqiten në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat e vogla nga transaksionet e rishitjes, të kryera nga individët, mund të shpjegohen me rivlerësimet e kryera në vitet e mëparshme, që kanë tkurrur bazën e tatueshme, por ndoshta në një masë të madhe edhe me kryerjen e një pjese të madhe të transaksioneve me çmime fiktive.

Por, nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti nga ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave. Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi.

Në këtë kuptim, rënia e të ardhurave nga tatimi i pronave të shitura prej individëve duket se konfirmon një tendencë rënëse të transaksioneve në këtë segment të tregut.

Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, e llogaritur si diferenca mes çmimit të shitjes së pronës dhe çmimit të blerjes (ose atij të rivlerësuar) së saj, tatohen në masën 15%.

Megjithatë, qeveria ka aplikuar rivlerësime të herëpashershme të pronave me një shkallë më të ulët tatimore. Rivlerësimet u mundësojnë pronarëve ta sjellin vlerën e pronës së tyre në nivelet e tregut, duke ulur vlerën e tatimit të paguar në rast të shitjes së saj.

Muajin e kaluar, qeveria shqiptare hodhi pĂ«r konsultim publik projektligjin pĂ«r rivlerĂ«simin e radhĂ«s sĂ« pasurive tĂ« paluajtshme. Projektligji pritet t’u mundĂ«sojĂ« individĂ«ve dhe bizneseve tĂ« rivlerĂ«sojnĂ« pronat e tyre me njĂ« tatim prej 5%, duke filluar nga 1 janari 2026./ E.Shehu

 

The post Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë në dy vite, rekord në rajon

5 August 2025 at 23:00

Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptarë gjatë viteve të fundit.

Eurostat raportoi se në vitin 2023 dhe 2024 ka dhënë përkatësisht 2,278 dhe 2,218 leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë, ose rreth 4.5 mijë në total për dy vjet.

Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2021 ishin dhënë rreth 1.5 mijë leje dhe në 2019, e dhëna më e hershme rreth 1.15 mijë.

Rritja e lejeve ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2022 ky shtet dha 1387 leje për studentët e kërkuesit shqiptarë, ose 60% të totalit të shteteve të BE-së.  Në 2023-n u dhanë 1,417 leje, ose 63% e totalit.

Në vend të dytë për lejet për studentë e kërkues është Franca (191 në 2022 dhe 225 në 2023). Pas saj renditet Austria (169 në 2022 dhe 132 në 2023), Spanja (104 në 2022 dhe 82 në 2023), Holanda (103 dhe 72). Leje ka dhënë dhe Rumania, me rreth 50 në vit.

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

Shqipëria mbante rekord në 2023-n për numrin e lartë të lejeve që morën shtetasit e saj në BE, duke lënë pas Serbinë (2179), Bosnjë Hercegovinën (1,111), Maqedonisë së Veriut (958), Kosovës (342) dhe Malit të Zi (278).

Gjermania është bërë vitet e fundit një destinacion i preferuar jo vetëm i profesionistëve nga Shqipëria, por dhe atyre që duan të studiojnë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023, shqiptarët renditeshin në vendin e 21 për lejet për studentë e kërkues të dhëna nga Gjermania në nivele të ngjashme me shtetasit nga Brazili, Ukraina, Kolumbia, Meksika, që janë shtete me popullsi shumë më të lartë sesa ne.

Studentët shqiptarë kanë marrë nga Gjermania më se dyfishin e lejeve në krahasim me Serbinë (728), që renditet e dyta pas nesh (shiko grafikun në fund).

Lejet për studentë e kërkues në BE

Sipas Eurostat, lidhur me lejet e qëndrimit të dhëna për shtetasit e jo-BE që dëshirojnë të studiojnë ose të bëjnë kërkime shkencore, në vitin 2023 vendet e Bashkimit Europian dhanë gjithsej 451 000 leje.

Gjermania ishte vendi që lëshoi më shumë leje të tilla (144 000 ose 32% e totalit në BE), e ndjekur nga Franca (117 000 ose 26%) dhe Spanja (55 000 ose 12%).

Përfituesit kryesorë ishin shtetasit e:
-IndisĂ« – 50 000 leje ose 11% e totalit nĂ« BE,
-KinĂ«s – 47 000 leje ose 10%,
-Marokut – 22 000 leje ose 5%,
-Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s – 21 000 leje ose 5%.

The post Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë në dy vite, rekord në rajon appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayRevista Monitor

Arsimi Digjital 2025–2030, internet tĂ« shpejtĂ« nĂ« shkolla dhe 5500 laptopĂ«

5 August 2025 at 16:54

Deri nĂ« vitin 2029 shkollat shqiptarĂ« publike do tĂ« kenĂ« internet tĂ« shpejtĂ«, laboratorĂ« smart dhe laptopĂ« nĂ« dispozicion tĂ« mĂ«simdhĂ«nies. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar pĂ«r konsultim publik projektvendimin pĂ«r miratimin e Planit tĂ« Veprimit tĂ« Arsimit Digjital pĂ«r periudhĂ«n 2025–2030, i cili synon tĂ« vendosĂ« themelet pĂ«r njĂ« sistem arsimor bazuar nĂ« digjitalizim.

Ndërhyrjet më konkrete përfshijnë zgjerimin e rrjetit të SMART-lab-eve në të gjitha shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm, një projekt tashmë i mbështetur nga Banka Botërore. Kjo nismë, parashikohet të ketë një kosto totale prej rreth 3.47 miliardë lekësh. Financimi për këtë projekt është planifikuar të shpërndahet në mënyrë të barabartë në tri faza gjatë viteve 2026, 2027 dhe 2028, me nga rreth 1.16 miliardë lekë për secilin vit.

Synohet blerja e 5,500 kompjuterĂ«ve portativĂ« (laptopĂ«) pĂ«r nxĂ«nĂ«sit dhe mĂ«suesit, si pjesĂ« e Programit Operacional ShumĂ«vjeçar “Ekonomia dhe ShoqĂ«ria Digjitale 2024–2027”, tĂ« financuar nga fondet e IPA iII. Kjo ndĂ«rhyrje ka njĂ« kosto prej 550 milionĂ« lekĂ«sh, Ă«shtĂ« planifikuar tĂ« realizohet nĂ« dy faza, nĂ« vitin 2026 dhe 2027, me nga 275 milionĂ« lekĂ« secili vit. PĂ«r kĂ«tĂ« projekt financimi mbulohet tĂ«rĂ«sisht nga buxheti i shtetit.

Gjithashtu synohet zgjerimi i aksesit në rrjetin broadband dhe Wi-Fi me shpejtësi të lartë, për të siguruar lidhje të qëndrueshme dhe të barabartë në të gjitha institucionet para-universitare dhe të arsimit të lartë në vend. Kostoja totale e kësaj nisme është 325 milionë lekë, e planifikuar të ndahet në mënyrë të barabartë përgjatë viteve 2026, 2027 dhe 2028. Edhe kjo ndërhyrje do të financohet vetëm nga buxheti i shtetit.

Përveç investimeve në infrastrukturën digjitale, plani thekson edhe nevojën për zhvillimin e standardeve për kompetencën digjitale, përmirësimin e kapaciteteve profesionale të mësuesve dhe krijimin e mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit të progresit në digjitalizim.

Ministria e Arsimit në relacionin që shoqëron konsultimin publik të strategjisë sqaron se ky plan synon të adresojë hendekun digjital mes zonave urbane dhe rurale, por edhe të mbështesë objektivat për zhvillimin e qëndrueshëm në arsim, në përputhje me prioritetet strategjike të Bashkimit Europian.

Niveli i ulët i infrastrukturës digjitale në shkolla është bërë shkak për rezultate të ulëta të nxënësve shqiptare në testet globale të PISA. Nxënësit dhe mësuesit shqiptarë u përballen me vështirësi gjatë pandemisë për të zhvilluar mësimin online. Humbjet në nxënien e dijeve të reja ishin më të mëdha se në vendet e tjera në të njëjtat kushte zhvillimi.

The post Arsimi Digjital 2025–2030, internet tĂ« shpejtĂ« nĂ« shkolla dhe 5500 laptopĂ« appeared first on Revista Monitor.

Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës

5 August 2025 at 15:25

Dy dekada pasi fondet e kapitalit privat nisën të investonin fuqishëm në kujdesin shëndetësor privat në Europën Qendrore, sektori vazhdon të jetë një magnet për investitorët, që kërkojnë të rrisin asetet dhe të nxisin konsolidimin, edhe në kushtet e një klime makroekonomike më të pasigurt.

Kujdesi shëndetësor privat lulëzoi krahas rritjes së klasës së mesme në Europën Qendrore dhe Juglindore. Popullsia me të ardhura në rritje zgjodhi shërbimet private kundrejt atyre shtetërore, që në vitet e para të tranzicionit ishin prapa atyre perëndimore. Skandalet në vende si Rumania, Bullgaria dhe Kroacia minuan më tej besimin në sistemet publike.

Gjithashtu, për shkak të konkurrencës së fortë për talent në rajon, veçanërisht në sektorët e IT-së dhe teknologjisë, sistemi shëndetësor privat është kthyer në një nga përfitimet kryesore që kompanitë ofrojnë për të tërhequr dhe për të ruajtur punonjësit.

Ndërkohë që investitorët e kapitalit privat vazhdojnë të fokusohen te sistemi shëndetësor, ka pasur gjithashtu një valë marrëveshjesh edhe në sektorët e lidhur si kujdesi dentar dhe ai veterinar, tregje që po rriten në përputhje me përmirësimin e nivelit të jetesës.

Sipas një raporti të Bain & Company, vlera globale e marrëveshjeve në sektorin e kujdesit shëndetësor me kapital privat arriti në 115 miliardë dollarë në vitin 2024, niveli i dytë më i lartë ndonjëherë. Europa kaloi volumin e marrëveshjeve të vitit 2021, me investitorë që ndjekin transaksione në bioteknologji dhe pajisje mjekësore. Edhe pse aktiviteti total i kapitalit privat në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) ra vitin e kaluar, kujdesi shëndetësor dhe bioteknologjia mbetën sektori i tretë më aktiv në rajon.

NĂ« Rumani, njĂ« nga tregjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« rajonit, njĂ« anketĂ« nga Roland Berger zbuloi se fondet e kapitalit privat qĂ« veprojnĂ« nĂ« vend do t’u japin pĂ«rparĂ«si investimeve nĂ« shĂ«ndetĂ«si dhe shĂ«rbime IT nĂ« vitin 2025, me mbi 40% qĂ« shohin mĂ« shumĂ« mundĂ«si tĂ«rheqĂ«se sesa nĂ« 2024, pavarĂ«sisht klimĂ«s makroekonomike. NĂ« fund tĂ« 2024-s, portofolat e kapitalit privat nĂ« Rumani pĂ«rfshinin rreth 80 kompani me tĂ« ardhura tĂ« kombinuara prej 2.5 miliardĂ« eurosh, ku dominuese ishin shĂ«ndetĂ«sia, energjia dhe mallrat e konsumit.

Gjigantët e kapitalit privat, përfshirë MidEuropa Partners, Enterprise Investors dhe Innova Capital, kanë luajtur rol qendror në formësimin e peizazhit të kujdesit shëndetësor në CEE, duke mbështetur platforma të mëdha dhe ofrues më të vegjël specialistë, si dhe duke u zgjeruar në sektorët si kujdesi dentar dhe veterinar.

 

Marrëveshja më e madhe në shëndetësi në rajon

Në marrëveshjen më të madhe të firmosur ndonjëherë në sektorin e kujdesit shëndetësor në rajon, grupi finlandez MehilÀinen, i mbështetur nga firma globale CVC, njoftoi në prill se do të blejë ofruesin e dytë më të madh të shërbimeve mjekësore private në Rumani, Regina Maria, nga MidEuropa Partners, një marrëveshje me vlerë të raportuar 1.3 miliardë euro.

Regina Maria operon 300 njësi në Rumani me 11,000 profesionistë që shërbejnë mbi 2 milionë pacientë çdo vit dhe zotëron gjithashtu MediGroup në Serbi, që u shërben edhe 1 milion pacientëve të tjerë. Të dyja së bashku raportuan të ardhura rreth 550 milionë euro në vitin 2024, sipas CVC.

“Ky investim pasqyron besimin e grupit MehilĂ€inen nĂ« zhvillimin ekonomik tĂ« rajonit
 Jemi tĂ« entuziazmuar tĂ« hyjmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« re, ku synojmĂ« tĂ« transformojmĂ« sĂ« bashku peizazhin europian tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor privat”, – tha Fady Chreih, CEO i Regina Maria dhe kryetar i bordit tĂ« MediGroup, siç citohet nĂ« njoftimin pĂ«r shtyp tĂ« CVC.

 

Ndërtimi i kampionëve kombëtarë dhe rajonalë

Shitja e Regina Maria nĂ«nvizon strategjinĂ« afatgjatĂ« tĂ« MidEuropa pĂ«r tĂ« krijuar “kampionĂ« kombĂ«tarĂ«â€ nĂ« tregjet e fragmentuara tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« EuropĂ«n Qendrore. GjatĂ« 25 viteve tĂ« fundit, firma ka ndĂ«rtuar platforma si Lux Med Group nĂ« Poloni, Alpha Medical nĂ« Sllovaki dhe Optegra Eye Health Care nĂ« fushĂ«n e oftalmologjisĂ«. SĂ« fundmi ka blerĂ« edhe FAMAR, njĂ« kompani kontraktuese pĂ«r prodhim farmaceutik (CDMO).

Në Poloni, Diagnostyka, e mbështetur nga MidEuropa, u listua në Bursën e Varshavës në shkurt 2025 në një nga IPO-të më të mëdha të pesë viteve të fundit, duke mbledhur mbi 400 milionë euro dhe duke arritur një kapitalizim tregu mbi 1 miliard euro. Të ardhurat e kompanisë janë rritur 15 herë nën menaxhimin e MidEuropa, duke mbuluar 99% të territorit të Polonisë nëpërmjet 128 blerjeve dhe zhvillimeve të reja.

“Kemi njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« shĂ«ndetĂ«si qĂ« na ndihmon tĂ« ndĂ«rtojmĂ« strategji tĂ« forta investimi dhe, sĂ« bashku me pĂ«rvojĂ«n 25-vjeçare nĂ« kapital privat, na mundĂ«son tĂ« identifikojmĂ« mundĂ«si tĂ«rheqĂ«se konsolidimi nĂ« sektor”, – tha Matthew Strassberg, partner dhe drejtues i sektorit tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« MidEuropa.

 

Enterprise Investors aktive në sektor

NĂ« dhjetor 2024, firma polake e kapitalit privat Enterprise Investors nisi njĂ« fushatĂ« pĂ«r konsolidimin strategjik tĂ« sektorit tĂ« kujdesit ambulator nĂ« Poloni, duke angazhuar deri nĂ« 25 milionĂ« euro nga fondi EIF IX pĂ«r modernizimin dhe konsolidimin e klinikave nĂ« qytete tĂ« mesme. Iniciativa nisi me blerjen e NZOZ ÚrĂłdmieƛcie-BiaƂy KamieƄ nĂ« WaƂbrzych dhe pĂ«rfshin blerje tĂ« tjera nĂ« vijim.

Po ashtu, nĂ« vitin 2024 firma shiti Nu-Med, ofrues i kujdesit pĂ«r kancerin, tĂ« cilin e rriti nga njĂ« qendĂ«r e vetme nĂ« katĂ«r njĂ«si, tek Affidea. Partneri menaxhues i saj, MichaƂ Rusiecki, deklaroi: “Nga njĂ« qendĂ«r e vetme radioterapie, e kthyem Nu-Med nĂ« njĂ« ofrues kryesor tĂ« trajtimit tĂ« kancerit”.

Abris Capital Partners mbështeti grupin polak Scanmed në vitin 2020, duke e rritur përmes blerjes së kompanive si Centrum Rehabilitacji Sp. z o.o. Scanmed,     që u shit te American Heart of Poland në dhjetor 2024.

 

Sektori dentar, në fokus

Një sektor tjetër tërheqës është ai i kujdesit dentar, ku fondet e kapitalit privat po shfaqin interes në rritje për klinikat dhe laboratorët dentarë në Europën Qendrore, për shkak të tregjeve të fragmentuara dhe kërkesës së qëndrueshme.

Innova Capital ka marrë pjesë në kapitalin e Medicadent Stomatologia dhe Dentaurus Clinics në Poloni, ndërsa Morphosis Capital ka mbështetur rrjetin më të madh dentar në Rumani, Dr. Leahu Dental Clinics.

BaltCap, aktor kyç në Baltik, investoi në Dental Invest Estonia (DIE), duke blerë një pjesë prej 56%. Abris Capital Partners ka realizuar tre blerje në sektorin dentar, përfshirë Dentstore në Rumani, si pjesë e një strategjie rajonale konsolidimi.

Enterprise Investors gjithashtu ka investuar në Scan Lab, laboratorin më të madh të protezave dentare dixhitale në Poloni, duke reflektuar kërkesën në rritje për zgjidhje inovative në stomatologji në të gjithë rajonin. / BNE.intellinews

 

The post Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës appeared first on Revista Monitor.

❌
❌