❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Revista Monitor

Ekonomia amerikane rimëkëmbet në tremujorin e dytë

By: Megi Dumi
30 July 2025 at 15:16

Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara është rimëkëmbur më fuqishëm se sa pritej në tremujorin e dytë, por ky rezultat paraqet një mbivlerësim të gjendjes së vërtetë të ekonomisë, pasi rënia e importeve përbën pjesën më të madhe të përmirësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve u rritën në mënyrë të moderuar.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me një ritëm vjetor të përshtatur 3.0% gjatë tremujorit të fundit, sipas vlerësimit paraprak të publikuar nga Byroja e Analizës Ekonomike pranë Departamentit Amerikan të Tregtisë. Ekonomia ishte tkurrur me një ritëm 0.5% gjatë periudhës janar-mars, që përbën rënien e parë të PBB-së në tre vjet.

Shifra kryesore e PBB-së ishte e ndikuar ndjeshëm nga tregtia, ashtu si edhe në tremujorin e parë. Ekonomistët thonë se politika proteksioniste tregtare e Presidentit Donald Trump, përfshirë tarifat e gjera ndaj importeve si dhe vonesat në vendosjen e tarifave më të larta, e kanë bërë të vështirë krijimin e një ideje të qartë për ecurinë e ekonomisë.

Ekonomistët këshillojnë që vëmendja të përqendrohet te treguesi i shitjeve përfundimtare te blerësit privatë vendas, që shihet si një barometër i rëndësishëm i rritjes së brendshme bazë të ekonomisë amerikane, si nga ekonomistët ashtu edhe nga politikbërësit.

Një rritje e ndjeshme e importeve në tremujorin e parë, e nxitur nga përpjekjet për të shmangur tarifat, çoi në një deficit rekord të tregtisë së mallrave, që rëndoi mbi ekonominë. Ky trend u përmbys në tremujorin e dytë.

Një sondazh i Reuters parashikonte rimëkëmbje të PBB-së me ritëm vjetor 2.4%. Megjithatë, sondazhi kishte përfunduar përpara publikimit të të dhënave të së martës, të cilat treguan se deficiti i tregtisë së mallrave ishte ngushtuar në nivelin më të ulët në gati dy vjet gjatë muajit qershor, ndërsa inventarët ishin rritur në mënyrë marxhinale.

Kjo i shtyu ekonomistët të përmirësonin parashikimet e tyre për rritjen e PBB-së me deri në 0.8 pikë përqindje, duke e çuar ritmin e rritjes në 3.3%. Tregtia dhe inventarët janë ndër komponentët më të paqëndrueshëm të PBB-së.

Ekonomistët parashikojnë një rritje të dobët ekonomike gjatë gjysmës së dytë të vitit. Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka shpallur disa marrëveshje tregtare, ekonomistët thonë se norma efektive e tarifave në vend, mbetet një nga më të lartat që nga vitet 1930 dhe vënë në dukje se rreth 60% e importeve të vendit vazhdojnë të mbeten jashtë mbulimit të ndonjë marrëveshjeje.

EkonomistĂ«t presin qĂ« Rezerva Federale tĂ« mbajĂ« normĂ«n bazĂ« tĂ« interesit nĂ« intervalin 4.25%–4.50% pas pĂ«rfundimit tĂ« mbledhjes dyditore tĂ« politikĂ«s monetare tĂ« mĂ«rkurĂ«n, duke i rezistuar presionit tĂ« Presidentit Trump pĂ«r tĂ« ulur kostot e huamarrjes. Fed uli normat e interesit tre herĂ« gjatĂ« vitit 2024, me uljen e fundit qĂ« ndodhi nĂ« dhjetor. /Reuters

The post Ekonomia amerikane rimëkëmbet në tremujorin e dytë appeared first on Revista Monitor.

Euro sjell mundësi në Bullgari, jo garanci

30 July 2025 at 14:55

Përdorimi i Euros sjell në mënyrë të pashmangshme një ndjesi pasigurie dhe ankthi, ashtu si ndodhi me vendosjen e bordit monetar në vitet 1990. Kështu e përshkroi ndjesinë publike Petar Ganev, ekonomist i lartë në Institutin për Ekonomi të Tregut, në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, pas miratimit përfundimtar të anëtarësimit të Bullgarisë në Eurozonë.

Ganev theksoi se shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm, veçanërisht në rajonet më të dobëta ekonomikisht, lidhen më shumë me çështje themelore ekonomike si punësimi, pagat dhe pensionet, sesa me vetë Euron si monedhë.

Ai vuri në dukje se inflacioni, që shpesh fajësohet padrejtësisht për shkak të Euros, ka qenë i pranishëm disa herë në dy dekadat e fundit, pavarësisht se cila monedhë përdorej në një vend. Si shembull, Ganev përmendi vitin 2022, ndërkohë që theksoi se disa nga nivelet më të larta të inflacionit sot hasen në Rumani, një vend që ende përdor monedhën e vet kombëtare. Sipas tij, problemet strukturore afatgjata shpesh i atribuohen gabimisht Euros.

Sipas Ganev, miratimi i monedhës së përbashkët eliminon mundësinë e zhvlerësimit të monedhës kombëtare, sepse tashmë nuk ke më një të tillë. Megjithatë, Euro ofron qasje në më shumë investime dhe perspektiva të përmirësuara ekonomike. Ajo u jep qeverive dhe bizneseve më shumë mundësi, por nuk garanton automatikisht rezultate më të mira, paralajmëron Ganev.

QĂ« nga 1 janari, bullgarĂ«t nuk tĂ« do kenĂ« mĂ« nevojĂ« tĂ« shqetĂ«sohen pĂ«r kursin e kĂ«mbimit. Madje edhe pas njĂ« dekade, leva do tĂ« kĂ«mbehet me tĂ« njĂ«jtin kurs fiks tĂ« pĂ«rdorur gjatĂ« tranzicionit. PĂ«r ata qĂ« kanĂ« para tĂ« kursyera, Ganev rekomandoi qĂ« t’i depozitojnĂ« nĂ« llogari bankare tĂ« denominura nĂ« leva para fundit tĂ« vitit – nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme, edhe pĂ«rmes ndihmĂ«s sĂ« tĂ« afĂ«rmve – pĂ«r tĂ« shmangur bezdinĂ« e kĂ«mbimit tĂ« parave nĂ« postĂ« nĂ« janar.

Ai shtoi se nuk ka asnjë nevojë urgjente për të konvertuar llogaritë në Leva në Euro. Bankat duhet ta sqarojnë qartë se llogaritë ekzistuese do të kalojnë automatikisht në Euro dhe klientët nuk kanë nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim shtesë në këtë drejtim.

Për sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, Ganev tha se anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë pritet të nxisë më shumë interes, përfshirë investimet e huaja. Ai parashikon një likuiditet të lartë të vazhdueshëm në sistemin bankar, gjë që do të mbështesë rritjen aktuale të kreditimit. Sipas tij, tregu i pasurive të paluajtshme mbetet shumë aktiv dhe kalimi në Euro pritet të rrisë më tej kërkesën.

 

The post Euro sjell mundësi në Bullgari, jo garanci appeared first on Revista Monitor.

Faza III e Tiranë-Durrës, 25 mln euro për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas

30 July 2025 at 14:10

Faza e tretë e punimeve në lotin e parë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës pritet të vijojë me ndërhyrjen në segmentin kryesor të rrugës, nga kilometri 6 deri në atë 7.05, si dhe me nyjet lidhëse të kësaj rruge me zonat përreth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« tenderin me objekt “ Zgjerim i superstradĂ«s TiranĂ« – DurrĂ«s Faza III” me njĂ« fond limit 2.5 miliardĂ« lekĂ«sh apo rreth 25 milionĂ« euro.

Në relacionin teknik që shoqëron projektin thuhet se ndërhyrja përfshin shtresat asfaltike të korsive shtesë në kilometrin e superstradës të përfshirë në këtë fazë, sistemin e drenaxhimit të ujërave në këtë pjesë ndërlidhjen e nyjes së Laknasit me superstradën dhe ndërhyrjen në nënkalimin e Limuthit në afërsi të Citypark.

Pavarësisht vlerës së procedurës që duket e konsiderueshme duket se nyja e re e Laknasit përfshin një ndryshim tërësor të qarkullimit në këtë pjesë dhe vepra arti.

“Referuar kĂ«rkesave, zgjidhja e gjeometrisĂ« sĂ« nyjĂ«s dhe segmenteve rrugore pĂ«r objektin e kontratĂ«s “Studim Projektim “NdĂ«rtimi I NyjĂ«s qĂ« lidh RrugĂ«n e Laknasit me Projektin “Zgjerimi i SuperstradĂ«s TiranĂ«-DurrĂ«s”” pĂ«rfshin realizimin e njĂ« nyje nĂ« disnivel, e cila siguron aksesin e rrugĂ«s sĂ« Laknasit me autostradĂ«n TiranĂ«-DurrĂ«s.

Duke marrë parasysh faktin që nyja e propozuar ka një distance të kufizuar (rreth 1.5km) nga fillimi i autostradës (nyjes së Casa Italia), realizimi i saj nuk cenon sigurinë në lëvizje për shkak se zona në fjalë duhet të marrë në konsideratë kufizimet në shpejtësi (në zvogëlimin e shpejtësisë në dalje të autostradës apo rritjen e shpejtësisë në mënyrë graduale deri në njëfaëe distance).

Lidhja e rrugĂ«s kryesore dhe tĂ« Laknasit me kĂ«tĂ« segment rrugor, realizohet nĂ«pĂ«rmjet rampave pĂ«rkatĂ«se, tĂ«e cilat sigurojnĂ« parametra gjeometrike tĂ« duhura, pĂ«r lĂ«vizshmĂ«ri tĂ« sigurt. Referuar V.K.M Nr.628, secila nga degĂ«t e rampave do ketĂ« gjerĂ«si tĂ« pjesĂ«s kaluese jo mĂ« tĂ« vogĂ«l sesa 6 m dhe pjerrĂ«si gjatĂ«sore jo mĂ« tĂ« madhe sesa 7- 8%” thuhet nĂ« dokument.

Më herët për këtë lot, qeveria ka çelur edhe dy procedura të tjera fazën 2 dhe 1 të cilat janë në zbatim dhe që në total kanë një vlerë kumulative prej rreth 3 miliardë lekësh pa TVSH sipas ofertave të shpallura fituese, apo rreth 30 milionë euro.

 

The post Faza III e Tiranë-Durrës, 25 mln euro për ndërhyrjen në superstradë dhe nyjen në Laknas appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve i Ă«shtĂ« “dorĂ«zuar” produkteve tĂ« detyrueshme

30 July 2025 at 14:00

Tregu i sigurimeve rriti varësinë ndaj produkteve të sigurimit të detyrueshëm në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu raportoi prime të shkruara bruto në vlerën e 12.8 miliardë lekëve, në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por, në masën dërrmuese rritja vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, ndërsa shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie.

Sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta u rritën me 13.4% në 6-mujorin e parë të viti. Normat më të larta të rritjes u regjistruan në produktin e Kartonit Jeshil, me 14.5% dhe sigurimit të brendshëm TPL, me 13.5%.

Në një pjesë të madhe, rritja e sigurimit TPL i detyrohet shtrenjtimit mesatar të çmimeve, pas fillimit të aplikimit të rregullores që parashikon diferencimin e primeve mbi bazën e disa elementeve të rrezikut.

Tashmë, pesha e sigurimeve të detyrueshme motorike në sigurimin e Jo-Jetës ka arritur në 64.5%, nga 61.2% që kishte qenë më parë.

Pothuajse të gjitha produktet e sigurimit vullnetar, me përjashtim të sigurimit Kasko të automjeteve dhe sigurimit të garancive, për gjysmën e parë të këtij viti janë në rënie.

Produkti më i rëndësishëm i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore, është në rënie me 1% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt sjell më pak se 12.5% të primeve në tregun e Jo-Jetës, nga 13.5% një vit më parë.

Ecuria e dobët e këtij produkti tregon dështimin e tregut për të arritur të bindë publikun e gjerë lidhur me nevojën e sigurimit të pronës. Edhe ato kontrata sigurimi të lidhura, në pjesën dërrmuese janë të lidhura me sigurimin e kolateraleve, për kreditë bankare. Faktikisht, bëhet fjalë për një sigurim të detyrueshëm, të kërkuara nga bankat ose institucionet financiare.

Duke parë shkallën e ulët të sigurimit të pronave nga fatkeqësitë, qeveria ka rikthyer në konsultim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në tregun e sigurimit të jetës. Primet e shkruara bruto u rritën me 12.3% për 6-mujorin e parë të vitit, por edhe në këtë rast rritja është përcaktuar në masën dërrmuese nga sigurimi i jetës së debitorit. Edhe ky është një produkt i kërkuar në shumicën e rasteve në mënyrë të detyrueshme nga bankat dhe institucionet financiare ndaj huamarrësve.

Nga ana tjetër, vlera e dëmeve të paguara për 6-mujorin paraqitet në rënie. Kompanitë e sigurimeve paguan gjithsej më pak se 4.1 miliardë lekë dëme, me një rënie prej 0.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia erdhi nga segmenti i dëmeve që janë objekt i fondit të kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve./ E.Shehu

The post Tregu i sigurimeve i Ă«shtĂ« “dorĂ«zuar” produkteve tĂ« detyrueshme appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale

30 July 2025 at 13:29

Shifra e papritur e rritjes vjen pas zgjerimit 0.6% në tre muajt e mëparshëm

Ekonomia e Eurozonës u zgjerua papritur me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale.

Analistët e anketuar nga Reuters kishin pritur zero rritje midis prillit dhe qershorit.

Shifra erdhi pasi statistikat zyrtare gjermane më herët gjatë ditës treguan se ekonomia më e madhe e rajonit u tkurr me 0.1% gjatë kësaj periudhe.

Banka Qendrore Europiane (BQE) mbajti normat e interesit në 2% këtë muaj në takimin e saj të fundit para pushimeve verore, duke vënë në dukje se inflacioni në zonën e euros ishte afër objektivit afatmesëm 2%.

Që nga vendimi i BQE-së, tregtarët në tregjet e këmbimiy kanë ulur parashikimet e tyre për një ulje tjetër prej një çerek pike në shtator ose tetor. Ata tani parashikojnë vetëm një probabilitet 50-50 për një lëvizje të tillë deri në fund të vitit.

Euro ishte e qëndrueshme pas publikimit të të dhënave, e pandryshuar kundrejt dollarit në 1.155 dollarë.

Eurozona u zgjerua me 0.6% gjatĂ« tremujorit tĂ« parĂ«, njĂ« rritje e pĂ«rkohshme e nxitur nga pĂ«rpjekjet e blerĂ«sve amerikanĂ« pĂ«r tĂ« vendosur tarifa importi nga Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump. Uashingtoni dhe Brukseli fundjavĂ«n e kaluar ranĂ« dakord qĂ« shumica e importeve europiane do t’i nĂ«nshtroheshin njĂ« tarife prej 15%.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, u tha gazetarëve javën e kaluar se ekonomia e Eurozonës kishte performuar pak më mirë sesa priste banka qendrore deri më tani këtë vit.

“Jemi nĂ« njĂ« pozicion tĂ« mirĂ«â€, tha Lagarde.

Ndërsa rritja ekonomike gjermane ka qenë e ngadaltë për më shumë se tre vjet, Franca performoi më mirë sesa pritej në tremujorin e dytë, duke regjistruar një rritje 0.3% krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur një shifër 0.1%.

Spanja, e cila ka qenë një nga motorët e rritjes së bllokut për disa vite, u rrit me 0.7% në tremujorin e dytë, krahasuar me 0.6% midis janarit dhe marsit.

NdĂ«rsa ‘pluhuri’ i shpĂ«rthimit tĂ« tarifave do tĂ« qetĂ«sohet gradualisht gjatĂ« vitit, do tĂ« bĂ«het e qartĂ« se momenti ekonomik nĂ« Gjermani mbetet i dobĂ«t – veçanĂ«risht nĂ« krahasim me shumĂ« fqinjĂ« europianĂ«â€, tha Ulrich Kater, kryeekonomist i Deka Bank tĂ« GjermanisĂ«.

Kancelari Friedrich Merz është zotuar të ringjallë ekonominë e Gjermanisë që po pëson rënie dhe të zbusë kufijtë e rreptë të huamarrjes së vendit, duke hapur derën për një investim të financuar nga borxhi prej 1 trilion eurosh gjatë viteve të ardhshme.

“Kthimi nĂ« rritje nĂ« Gjermani dhe njĂ« ekonomi e fortĂ« mbetet njĂ« projekt i gjatĂ« dhe i ndĂ«rlikuar”, tha kreu global i makro-financave tĂ« ING, Carsten Brzeski. / FT

The post Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale appeared first on Revista Monitor.

Hapen aplikimet pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025 – 9 masat mbĂ«shtetĂ«se

30 July 2025 at 13:00

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor  hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, njoftoi në rrjetet e saj sociale Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Sipas Denaj, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz tĂ« qeverisĂ« pĂ«r eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqĂ«sore deri nĂ« 2030-Ă«n.

PĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur zhvillimin bujqĂ«sor, Skema KombĂ«tare e Investimeve 2025 ofron njĂ« fond rekord prej 20 milionĂ« eurosh, tĂ« cilat janĂ« tĂ« strukturuara nĂ« nĂ«ntĂ« masa mbĂ«shtetĂ«se, tĂ« cilat mund tĂ« pĂ«rdoren nga fermerĂ«t dhe subjektet bujqĂ«sore pĂ«r tĂ« zhvilluar plane investimi tĂ« personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Ministrja sqaron në postimin e saj, se aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse:

  • ndĂ«rtimin e serrave diellore tĂ« reja pĂ«r prodhimin e perimeve,
  • luleshtrydheve dhe rrushit tĂ« tavolinĂ«s;
  • mbjellje tĂ« reja nĂ« pemĂ« frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;
  • rrjeta antibreshĂ«r pĂ«r pemĂ«t, agrumet dhe vreshtat ekzistuese;
  • sistemet e ujitjes me pika nĂ« pemĂ«tore dhe vreshta;
  • ndĂ«rtimi i ambienteve pĂ«r mbarĂ«shtimin e blegtorisĂ« dhe shpendĂ«tarisĂ«;
  • mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqĂ«sore dhe blegtorale;
  • pajisjet pĂ«r pĂ«rpunim dhe paketim pĂ«r perime, fruta, rrush, verĂ«, ullinj dhe vaj ulliri;
  • investime nĂ« agroturizĂ«m;
  • koshat dhe rrjetat e peshkimit pĂ«r akuakulturĂ«.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

The post Hapen aplikimet pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025 – 9 masat mbĂ«shtetĂ«se appeared first on Revista Monitor.

Ishujt më të bukur në botë për të vizituar në vitin 2025

By: Megi Dumi
30 July 2025 at 12:40

Plazhe me rërë të butë, gjethe palmash që lëkunden në erë, ujëra kristal dhe një koktej në dorë, kush mund të ankohet për një udhëtim në ishull?

Sigurisht, jo tĂ« gjithĂ« ishujt i pĂ«rmbushin kĂ«to pĂ«rshkrime, por kĂ«to copa tĂ« izoluara toke shpesh pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« arratisje tĂ« vĂ«rtetĂ« nga realiteti. Çdo ishull nĂ« planet ka veçantinĂ« dhe historinĂ« e tij, por cili Ă«shtĂ« ai qĂ« i pĂ«rshtatet mĂ« shumĂ« stilit tuaj tĂ« udhĂ«timit?

Platforma e njohur e rezervimeve të udhëtimeve, Expedia, ka analizuar të dhënat e saj, duke marrë në konsideratë faktorë si aksesueshmëria, përfshirja, klima, siguria, çmimet e akomodimit, vlerësimet e udhëtarëve dhe më shumë, për të hartuar listën e saj të parë Expedia Island Hot List, një përmbledhje e mrekullueshme e ishujve më të mirë.

Për adhuruesit e aventurës: Republika Dominikane

Në krye të listës renditet Republika Dominikane, ishulli i dytë më i madh në Karaibe. Ky destinacion ofron një sërë aktivitetesh që rrisin adrenalinën, si ziplining, canyoning, kalërim dhe udhëtime në natyrë të egër.

Një eksperiencë që nuk duhet humbur është ecja përmes pyllit deri te 27 Charcos de Damajagua, një seri prej 27 ujëvarash ku mund të hidheni dhe të notoni për një përvojë të paharrueshme.

Për ata që kërkojnë qetësi: Bali, Indonezi

Në anën tjetër të spektrit ndodhet Bali, i shpallur si ishulli më i mirë për relaksim. Ky destinacion tropikal ofron klube plazhi miqësore me mjedisin, lagje të rrethuara me fusha orizi, kafene të vendosura në kodra si Akasa Coffee me pamje spektakolare, si dhe vende për të bërë joga.

Për një relaksim të vërtetë, rezervoni një masazh tradicional. Për një përvojë edhe më luksoze, vizitoni Senses Spa në Jimbaran, ku masazhi zhvillohet pranë detit nën zhurmën e valëve.

Për jetën e natës: Påros, Greqi

Kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r argĂ«tim dhe jetĂ« nate, rekomandohet PĂĄros nĂ« Greqi, qĂ« Ă«shtĂ« shpallur si “Ishulli mĂ« i mirĂ« nĂ« botĂ« pĂ«r vitin 2025” nga revista Travel + Leisure. NĂ« qytetin kryesor tĂ« ishullit, Parikia, gjeni njĂ« vijĂ« bregdetare tĂ« mbushur me bare, ndĂ«rsa nĂ« Naoussa ndodhen restorante panoramike, klube dhe bare koktejsh.

Ishujt më të mirë në botë për të vizituar në vitin 2025, sipas Expedia:

  • Aruba (MĂ« i miri pĂ«r diell gjatĂ« gjithĂ« vitit)
  • Bali, Indonezi (MĂ« i miri pĂ«r relaksim)
  • Republika Dominikane (MĂ« i miri pĂ«r aventurĂ«)
  • Fixhi (MĂ« i miri pĂ«r komunitet)
  • Xhamajka (MĂ« i miri pĂ«r kulturĂ«)
  • Koh Samui, TajlandĂ« (MĂ« i miri pĂ«r luks tĂ« pĂ«rballueshĂ«m)
  • Maldivet (MĂ« i miri pĂ«r romancĂ«)
  • Oahu, Havai (MĂ« i miri pĂ«r sĂ«rf)
  • Paros, Greqi (MĂ« i miri pĂ«r jetĂ«n e natĂ«s)
  • Sardinia, Itali (MĂ« i miri pĂ«r dashamirĂ«sit e ushqimit)

/ Time Out, Expedia, Shqip.al

The post Ishujt më të bukur në botë për të vizituar në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për qershorin

30 July 2025 at 12:40

Kredia e re për ekonominë vijoi rritjen edhe për qershorin, duke i ruajtur shifrat e deritanishme të vitit 2025 në nivelet më të larta historike.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për qershorin sektori bankar disbursoi rreth 38.9 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 24.7% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Kredia për qershorin shfaqi ecuri pozitive, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve, që sërish dha kontributin kryesor në rritje.

Për të gjithë 6-mujorin e parë 2024, vlera e kredisë së re arriti në 202 miliardë lekë, 11.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat e deritanishme të këtij viti tregojnë se rritja e kredisë është mbështetur kryesisht në segmentin e individëve.

Në gjashtë muaj, kredia e re për individët arriti në 67.2 miliardë lekë, me një rritje prej 27.6% krahasuar me një vit më parë. Ecuria e kredisë për individë ka qenë paralelisht e mirë si në segmentin konsumator, ashtu edhe në atë për blerje banesash.

Megjithatë, në fillim të muajit korrik ka nisur zbatimi i masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë për kredinë për blerje banesash nga individët. Këto masa parashikojnë aplikimin e niveleve tavan të përqindjes së financimit me kredi të pronave dhe të raportit mes kësteve të kredisë dhe të ardhurave.

Këto masa besohet se do të ndikojnë veçanërisht blerjen e një prone të dytë me kredi. Një ngadalësim i kredidhënies në këtë segment pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm edhe në ecurinë e përgjithshme të kredisë për muajt në vazhdim.

Edhe kredia për biznesin është në rritje pozitive për 6-mujorin, megjithëse me ritme më të ulëta krahasuar me kredinë për individë. Në gjashtë muaj, sektori dha 132.2 miliardë lekë kredi të reja për ndërmarrjet private, me një rritje prej 2.6%.

Kredia për bizneset e ka ngadalësuar rritjen e shpejtë që regjistroi vitin e kaluar, megjithatë ecuria e saj ka ardhur në përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Në fund të muajit qershor, portofoli apo teprica e kredisë për ekonominë arriti vlerën e 892.7 miliard lekëve, me një rritje prej afërsisht 12 miliardë lekësh krahasuar me muajin maj.

Me bazë vjetore krahasimi, portofoli i kredisë për ekonominë është në rritje me 12.1%. Me luhatje të vogla mujore, rritja vjetore e kredisë ngelet pranë niveleve më të larta në 17 vitet e fundit.

Në segmentin e individëve, portofoli i kredisë është në rritje me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, për bizneset rritja ngelet në nivele pak më të ulëta, me 10.3% me bazë vjetore.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kreditimi i ekonomisë u rrit edhe për qershorin appeared first on Revista Monitor.

Konfirmohen rastet e para tĂ« sĂ«mundjes ‘’Gjuha e KaltĂ«r’’ nĂ« KosovĂ«

30 July 2025 at 12:25

Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« ka njoftuar se janĂ« identifikohuar rastet e para tĂ« prezencĂ«s se sĂ«mundjes “Gjuha e KaltĂ«r” nĂ« KosovĂ« dhe se ka vendosur masa pĂ«r parandalim tĂ« pĂ«rhapjes se sĂ«mundjes.

 

Agjencia e Ushqimit dhe VeterinĂ«s ka njoftuar se pas lajmĂ«rimit tĂ« rasteve tĂ« dyshuara tĂ« prezencĂ«s sĂ« sĂ«mundjes ‘’Gjuha e KaltĂ«r’’, me hulumtimin e plotĂ« diagnostik dhe analizat laboratorike konfirmohet prezenca e sĂ«mundjes nĂ« dy ferma.

Sipas AUV, dy rastet janĂ« nĂ« fshatin Marec tĂ« PrishtinĂ«s dhe njĂ« fermĂ« nĂ« fshatin Brus – komuna e Lipjanit.

“Me qellim tĂ« parandalim tĂ« pĂ«rhapjes se sĂ«mundjes nĂ« fermat tĂ« tjera, Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« nga sot, ka vendosur masat e pĂ«rgjithshme kufizuese tĂ« lĂ«vizjes se kafshĂ«ve brenda territorit tĂ« KosovĂ«s. NjĂ«kohĂ«sisht urdhĂ«rohen tĂ« gjithĂ« fermerĂ«t ne bashkĂ«punim me veterineret privat tĂ« pĂ«rdorin masat e dezinsektimi nĂ« ferma dhe pĂ«rreth tyre. Me qellim tĂ« eliminimit tĂ« mushkonjave si vektor kryesor i pĂ«rhapjes se sĂ«mundjes. Po ashtu tĂ« shmangin kontakte me kafshĂ«t e tufave tjera. TĂ« gjitha autoritetet mbikĂ«qyrĂ«se ligjezbatuese obligohen tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« mbikĂ«qyrjen e zbatimit tĂ« masave strikte kufizuese tĂ« lĂ«vizjes se bagĂ«tive nĂ« gjithĂ« territorin e vendit”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas AUV, sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.

“Bazuar nĂ« Ligjin Nr. 2004/21 pĂ«r VeterinarinĂ«, Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« me datĂ« 29.07.2025 ka nxjerrĂ« ‘’Vendim’’ me nr. 01/574/2025 PĂ«r masat e pĂ«rgjithshme pĂ«r kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sĂ«mundjes ‘’ Gjuha e KaltĂ«r’’. Me ketĂ« vendim janĂ« zgjeruar masat kufizuese tĂ« cilat ende janĂ« nĂ« fuqi pĂ«r parandalimin e pĂ«rhapjes se sĂ«mundjeve tjera.

Vendimi zbatohet nĂ« gjithĂ« territorin e RepublikĂ«s se KosovĂ«s, masat e pĂ«rgjithshme: Ndalohet lĂ«vizja e kafsheve nga fermat, tregtimi nĂ« tregjet dhe shitblerja; Fermat nĂ« tĂ« cilat konfirmohet prezenca e sĂ«mundjes, marrin statusin tĂ« infektuara dhe vendosen ne masĂ« izolimi/karantine tĂ« plot. U ndalohet çdo lĂ«vizje hyrje dalje. Obligohen fermerĂ«t, qe pĂ«r çdo ndryshim tĂ« gjendjes shĂ«ndetĂ«sore tĂ« kafshĂ«ve menjĂ«herĂ« tĂ« njoftojnĂ« veterinarian: Praktikat veterinare janĂ« tĂ« obliguar tĂ« zbatojnĂ« protokollet shĂ«ndetĂ«sore veterinare pĂ«r parandalimin dhe luftimin e kĂ«saj sĂ«mundje: FermerĂ«t aktivizojnĂ« masat e biosigurisĂ« ne fermat e tyre. TĂ« pĂ«rdorin repelent/insekticide pĂ«r eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit tĂ« pĂ«rdoret sipas rekomandimit tĂ« veterinerit): TĂ« pĂ«rcaktohen lokacionet pĂ«r Groposjen e kafshĂ«ve tĂ« ngordhura; AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike”.

Po ashtu thuhet se përjashtimisht nga pika 1 e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas UAV urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën, si dhe obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

AUV njofton se masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025.

Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera.

Masat e përgjithshme:

a) Ndalohet lëvizja e kafsheve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja;

b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.

c) Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje

d) Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit)

e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura;

f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;

Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën.

Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

Masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025

The post Konfirmohen rastet e para tĂ« sĂ«mundjes ‘’Gjuha e KaltĂ«r’’ nĂ« KosovĂ« appeared first on Revista Monitor.

Rruga drejt një ekonomie pa cash nuk varet vetëm nga sektori privat

30 July 2025 at 11:30

EDITORIAL / Javën e kaluar, në një takim me përfaqësues të sektorit bankar dhe financiar, kryeministri shpalosi një synim më shumë se ambicioz: ta bëjë Shqipërinë një ekonomi cashless (që nuk përdor para fizike) deri në vitin 2030.

Në rast se këtë deklaratë të kryeministrit e kuptojmë pa nuanca apo rezerva, reagimi i parë do të ishte skepticizmi, duke pasur parasysh se Shqipëria vlerësohet të jetë ende sot një ndër ekonomitë me shkallën më të lartë të përdorimit të parasë fizike.

As vendet më të përparuara në dixhitalizimin e pagesave, për shembull, Suedia, nuk kanë shpalosur deri më sot objektiva për të pasur një ekonomi cashless.

Megjithatë, në rast se deklaratën e kryeministrit do ta kuptojmë si një lloj hiperbole në shprehje të vullnetit për të nxitur një përdorim sa më të lartë të pagesave elektronike, duhet që ky vullnet të shoqërohet në vazhdim me më shumë veprime konkrete.

Rritja e përdorimit të pagesave elektronike do të ofronte përfitime të shumta, si ulje të evazionit fiskal dhe të korrupsionit, rritje të të ardhurave buxhetore dhe mundësi të shtuara për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, ulje të kostove dhe rreziqeve të lidhura me prodhimin, ruajtjen dhe qarkullimin e parasë fizike, lehtësimin e transaksioneve ekonomike, etj.

Shqipërisë nuk i mungojnë produktet dhe shërbimet që mundësojnë forma alternative të pagesave ndaj parasë fizike. Pagesat dhe transfertat në kanale elektronike janë në rritje të shpejtë. Madje, prej tre vitesh numri i transfertave bankare që kryhen nëpërmjet internetit është më i lartë se ato në degë.

Edhe pagesat për transaksionet e shitblerjes në vlerë të vogël, kryesisht në pikat e shitjes, por edhe nëpërmjet internetit, janë në rritje. Zhvillimi i turizmit në vitet e fundit ka rritur kërkesën për pagesa me kartë dhe ka shtuar numrin e bizneseve që ofrojnë pagesa të këtij lloji.

Një përdorim sa më i ulët i parasë cash është në interesin e plotë të bankave dhe institucioneve financiare, sepse mundëson uljen e kostos dhe rritjen e eficiencës së tyre operacionale.

Në treg ka ambicie në rritje edhe prej institucioneve të parasë elektronike, që po investojnë në krijimin e portofolave dixhitalë, që synojnë të ofrojnë më shumë risi dhe fleksibilitet në pagesa.

Nga ana tjetër, arsyet pse përdorimi i pagesave elektronike në Shqipëri është ende krahasimisht i ulët mund të identifikohet me probleme që kërkojnë një rol aktiv nga institucionet shtetërore.

Përdorimi i formave të reja të pagesave është i lidhur direkt me rritjen e mirëqenies në përgjithësi.

Në një ekonomi ku ka më shumë mirëqenie, është më e lehtë që kultura financiare e individëve dhe bizneseve të zhvillohet dhe ata të ndërgjegjësohen më lehtë për avantazhet e risive në produktet dhe shërbimet financiare.

Faktor shumë i rëndësishëm frenues është informaliteti dhe evazioni fiskal. Pranimi i pagesave elektronike e bën të vështirë fshehjen e të ardhurave, ndaj ngelen një nga arsyet kryesore pse shumë biznese ende nuk ofrojnë mundësi pagesash të ndryshme nga ato cash.

Një çështje tjetër është elementi kosto. Pranimi i pagesave elektronike, sidomos të atyre me kartë, shoqërohet me kosto që për bizneset e vogla mund të jenë të konsiderueshme, në raport me marzhet e tyre.

Këto kosto rrjedhin sidomos nga kushtet e aplikuara nga operatorët globalë të pagesave, si Visa apo Mastercard.

Përpjekjet në të shkuarën për të ngritur një skemë kombëtare të pagesave me kartë mundësonin një ulje të ndjeshme të këtyre kostove, por një projekt i tillë nuk gjeti shumë mbështetje nga palët e interesit.

Tashmë, pritshmëritë janë nga gjenerata e re e pagesave nga llogaria në llogari, nëpërmjet QR code dhe ngritja e një sistemi të pagesave të shpejta.

Megjithatë, këto projekte kërkojnë një rol aktiv nga institucionet shtetërore për të gjetur mënyra për uljen e kostove, në mënyrë që ky element të mos mbetet faktor frenues në zgjerimin e pagesave elektronike.

Në vitet e fundit, Banka e Shqipërisë është shfaqur aktive në lehtësimin dhe promovimin e pagesave elektronike. Diferencimi i komisioneve për transfertat elektronike apo qasja lehtësuese ndaj konkurrencës, me licencimin e institucioneve të reja të parasë elektronike dhe me zbatimin e ligjit të ri për shërbimet e pagesave, janë shembuj pozitivë.

Por, prej vitesh, sektori bankar kĂ«rkon me kĂ«mbĂ«ngulje kufizimin e vlerĂ«s sĂ« pagesave cash nga individĂ«t, marrjen e masave pĂ«r kufizimin e pĂ«rdorimit tĂ« Euros nĂ« transaksionet e brendshme ekonomike apo gjetjen e mĂ«nyrave pĂ«r t’u ofruar konsumatorĂ«ve edhe njĂ« formĂ« alternative pagese, veç parasĂ« cash. Deri tani, kĂ«to kĂ«rkesa nuk kanĂ« gjetur asnjĂ« pĂ«rgjigje nga Qeveria.

Madje, vetë shteti nuk mund të quhet një shembull suksesi në dixhitalizimin e pagesave. Në institucionet publike ku kryhen pagesa ende sot është e rrallë të gjesh mundësinë për të paguar me kartë apo me forma të tjera jo cash.

Vetë portali i qendërzuar i shërbimeve publike, e-Albania, ende nuk ofron mundësinë për të paguar online një numër shumë të madh shërbimesh.

Edhe shpërndarja e pensioneve, në pjesën më të madhe, vazhdon të bëhet në formë cash, nëpërmjet sporteleve të Postës Shqiptare. Bizneset ende kanë vështirësi të dorëzojnë bilancet online, pasi rëndom sistemi bie në ditët e fundit për shkak të ngarkesës, siç po ndodh në këtë fund-korrik.

Transformimi drejt një ekonomie pa pagesa cash duhet të fillojë nga shteti. Portali e-Albania duhet të integrohet plotësisht me sistemet bankare, institucionet e parasë elektronike dhe fintech-ët, për të mundësuar pagesa në kohë reale, të sigurta dhe me tarifa të ulëta.

Gjithashtu, nevojitet një integrim funksional mes sistemit tatimor dhe platformave të pagesave elektronike.

Çdo institucion publik duhet tĂ« pajiset me infrastrukturĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r pranimin e pagesave elektronike.

Një element thelbësor për të garantuar besimin e publikut te pagesat elektronike është siguria e sistemeve.

Rrjedhjet e përsëritura të të dhënave sensitive që administrohen nga institucionet shtetërore natyrisht që nuk ndihmojnë për të promovuar konceptin e një ekonomie pa para fizike. Institucionet shtetërore duhet të garantojnë sigurinë e të dhënave që administrohen në sistemet e tyre, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt për të kryer pagesa elektronike për shërbimet publike.

Përtej aspekteve teknike dhe infrastrukturës që do të duhej të ngrihet dhe të funksionojë në një kohë rekord, barra më e lartë bie po tek institucionet shtetërore dhe autoritetet rregullatore për të zbutur hendekun mes mundësive teknologjike që tregu aktualisht ofron dhe përvetësimit real nga qytetarët.

Njohuritë për menaxhimin e financave personale, përdorimin e kartave bankare apo aplikacioneve të portofolave elektronikë janë ende të kufizuara, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane.

Për më tepër, çdo strategji për dixhitalizimin e ekonomisë duhet të shoqërohet me politika për përfshirje financiare, mbështetje për akses në pajisje dhe internet, si dhe trajnime praktike për përdorimin e tyre, në të kundërt, një transformim i nxituar drejt një ekonomie pa cash, pa masa përfshirëse, mund të thellojë ndarjen dixhitale dhe sociale në vend.

Një tranzicion i suksesshëm drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike nuk mund të mbështetet vetëm në presionin rregullator apo zhvillimet teknologjike, ose thjesht duke vendosur afate: ai duhet të ndërtohet mbi një aleancë interesash mes qytetarëve, shtetit dhe sektorit privat.

Përpjekjet për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi janë më se të mirëpritura, por shteti duhet të kuptojë dhe të përmbushë më mirë rolin e vet në shërbim të këtij objektivi.

Nëse Qeveria vërtet dëshiron të ndërtojë një ekonomi pa cash, ajo duhet ta udhëheqë këtë proces nëpërmjet shembullit të vet.

 

Transformimi

Transformimi drejt një ekonomie pa pagesa cash duhet të fillojë nga shteti. Portali e-Albania duhet të integrohet plotësisht me sistemet bankare, institucionet e parasë elektronike dhe fintech-ët, për të mundësuar pagesa në kohë reale, të sigurta dhe me tarifa të ulëta. Gjithashtu, nevojitet një integrim funksional mes sistemit tatimor dhe platformave të pagesave elektronike.

Tranzicioni

Një tranzicion i suksesshëm drejt një ekonomie më pak të varur nga paraja fizike nuk mund të mbështetet vetëm në presionin rregullator apo zhvillimet teknologjike, ose thjesht duke vendosur afate: ai duhet të ndërtohet mbi një aleancë interesash mes qytetarëve, shtetit dhe sektorit privat.

 

The post Rruga drejt një ekonomie pa cash nuk varet vetëm nga sektori privat appeared first on Revista Monitor.

Problemet me bilancet; QKB: Nuk ka shtyrje, por do trajtohen rastet e evidentuara teknikisht

30 July 2025 at 10:23

Sipas njĂ« kĂ«rkimi tĂ« “Monitor”, nga 200 kompanitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vend, vetĂ«m 35% e tyre rezultonin qĂ« kishin hedhur dorĂ«zuar bilancet deri nĂ« ditĂ«n e diel.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga afati i fundit për dorëzimin e bilanceve, subjektet raportojnë se të mërkurën në mëngjes, sistemi i E-Albania, përmes të cilit bëhet aplikimi i pasqyrave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kishte rënë tërësisht, ndërsa pas orës 10:00 ka rifilluar funksionin.

Duke filluar nga data 24 korrik, një javë para afatit final që është 31 korriku, ekonomistët raportuan se nuk po arrinin të dorëzonin bilancet. Që nga ajo kohë, sistemi ka punuar me hope, ndërsa dhe kur punonte ka pasur probleme, pasi bizneset nuk arrinin të përfundonin procedurën, sepse nuk njihej formulari i nënshkruar.

Kalvari i financierëve për të dorëzuar online bilancet, në epokën e dixhitalizimit (foto e video)

Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

APL kërkoi shtyrje të afatit për bilancin; E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit

TĂ« pyetur nga “Monitor” burime nga Qendra KombĂ«tare e Biznesit thanĂ« se “Ne nuk kemi realisht asnjĂ« problem me shĂ«rbimin. Po trajtojmĂ« shumĂ« aplikime nĂ« ditĂ«. Shtyrje nuk ka sepse janĂ« kufizime ligjore por do tĂ« vlerĂ«sohet situata deri nĂ« fund edhe maksimumi mund tĂ« trajtohen rastet e evidentuara teknikisht. Gjithsesi kjo mbetet pĂ«r t’u parĂ«â€.

Edhe burimet nga E-Albania thanë që sistemi është në rregull dhe nuk është problemi tek ata.

Teksa institucionet përgjegjëse bëjnë pingpong me njëri-tjetrin, kontabilistët dhe financierët rrezikojnë të gjobiten me 60 mijë lekë për çdo bilanc të dorëzuar me vonesë.

Sipas njĂ« kĂ«rkimi tĂ« “Monitor”, nga 200 kompanitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« vend, vetĂ«m 35% e tyre rezultonin qĂ« kishin hedhur bilancet deri ditĂ«n e diel.

 

 

The post Problemet me bilancet; QKB: Nuk ka shtyrje, por do trajtohen rastet e evidentuara teknikisht appeared first on Revista Monitor.

Depozitat në qershor, rriten në lekë, bien në valutë, në një vit 1.2 miliardë euro më shumë kursime

30 July 2025 at 10:06

Kursimet në lekë kanë shënuar një rritje të fortë në muajin qershor, pas një ecuri të dobët gjatë tre muajve të kaluar. në të kundërt, depozitat në euro kanë shënuar rënie.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit qershor ishte 655 miliardë lekë, me një rritje prej 1.54%, ose rreth 10 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke shënuar rritjen më të fortë që nga janari, kur tradicionalisht ka më shumë kursime që hyjnë në banka.

Në ecurinë e qershorit ka ndikuar si rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 3.5 miliardë lekë, ose 3.775% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse, duke u shtuar me 4.1 miliardë lekë, ose 1.7%.

Me bazë vjetore (qershor 2025/qershor 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 11%, ose gati 64 miliardë lekë më shumë.
Ndryshe nga muajt e tjerë, kur euro ishte një monedhë e preferuar për të kursyer, në qershor tendenca ka qenë në tkurrje të lehtë ndonëse tradicionalisht me fillimin e sezonit turistik shtohen kursimet në banka.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.1 miliardë euro në fund të muajt qershor, me një rënie të lehtë prej 10 milionë eurosh.

Rënia është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.

Me bazë vjetore (qershor 2025/qershor 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7.5%, ose 564 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të qershorit, stoku total i depozitave ishte 1.39 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 87 miliardë lekësh, ose 7% më shumë.

Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.

Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 64 miliardë lekë (rreth 560 mln euro) dhe ato në euro me 564 milionë euro, me një total prej 1.17 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Depozitat në qershor, rriten në lekë, bien në valutë, në një vit 1.2 miliardë euro më shumë kursime appeared first on Revista Monitor.

Kalvari i financierëve për të dorëzuar online bilancet, në epokën e dixhitalizimit (foto e video)

29 July 2025 at 23:02

NĂ« epokĂ«n e “ChatGPT”, (ku kompjuteri mendon si njeri), teknologjisĂ« sĂ« informacionit dhe investimeve pa fund tĂ« dixhitalizimit tĂ« gjithĂ« sistemit tĂ« shĂ«rbimeve shtetĂ«rore, dorĂ«zimi i njĂ« bilanci online duhet tĂ« ishte veprimi mĂ« i thjeshtĂ«.

Por, një procedurë që teorikisht duhet të zgjaste vetëm 7 minuta, është kthyer në një kalvar të vërtetë për shumë financierë e kontabilistë që po e shpenzojnë jo vetëm ditën, por edhe natën për të ngarkuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), që menaxhohet përmes sistemit E-Albania, pasqyrat financiare të 2024-s.

Që në datën 24 korrik, një javë para afatit final që është 31 korriku, ekonomistët raportuan se nuk po arrinin të dorëzonin bilancet.

https://monitor.al/bie-sistemi-bizneset-ankohen-se-nuk-po-dorezojne-dot-bilancet-qkb-puna-vazhdon-normalisht/

Sistemi u rregullua pĂ«rkohĂ«sisht, ndonĂ«se ishte i ngadaltĂ«, teksa problemet nisĂ«n sĂ«rish nĂ« fillim tĂ« kĂ«saj jave. Sa herĂ« qĂ« “Monitor” kontaktoi me “MinistrinĂ« e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit”, nĂ« varĂ«si tĂ« sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« Qendra KombĂ«tare e Biznesit, pĂ«rgjigjja ishte qĂ« puna vazhdon normalisht.

NdĂ«rsa “Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit” (AKSHI) qĂ« menaxhon sistemin e E-ALbania e pranuan qĂ« kishte probleme dhe po punonin.

FinancierĂ«t dhe kontabilistĂ«t sollĂ«n pĂ«r “Monitor” rastet se si po shpenzonin kohĂ« dhe energji pĂ«r tĂ« kryer procedurĂ«n. NĂ« videon mĂ« poshtĂ« duket qartĂ« qĂ« aplikimi Ă«shtĂ« i pamundur qĂ« tĂ« kryhet.

 

“Procesi i ngarkimit tĂ« bilanceve ditĂ«t e fundit ka hasur nĂ« vĂ«shtirĂ«si. Sistemi nuk ka punuar dhe nuk na ka lĂ«nĂ« tĂ« bĂ«nim asnjĂ« veprim pĂ«r mĂ« shumĂ« se 24 orĂ«, ose punonte disa orĂ« dhe pastaj shkĂ«putej. Nuk mund tĂ« bĂ«je asnjĂ« aplikim pĂ«r bilancin apo pĂ«r tĂ« ngarkuar dokumentet. Ato mund tĂ« tĂ« dilnin me gabime validimi sepse dhe validimi do kohĂ«n e vet qĂ« zgjat.

Edhe nëse është validuar në rregull, e del dorëzuar, duhet të presësh nëse del aprovuar. Bilani është dorëzuar në rregull, kur del dhe në QKB apo del i refuzuar dhe në këtë rast të japin dhe arsyen. Si rrjedhojë e defekteve të sistemit ka pasur raste që bilanci të merrej në dorëzim me sukses por të nesërmen sistemi e nxjerr refuzuar duke dhënë si arsye që nuk është dërguar formulari i nënshkruar ndërkohë, që një ditë më parë e kishte nxjerrë në rregull.

Këto vonesa po penalizojnë të gjithë kontabilistët e ekonomistët, sepse gjoba nëse nuk dorëzohet brenda 31 korrikut është 60 mijë lekë. Përgatitja e dokumenteve nuk është se do shumë kohë sepse ne vetëm bëjmë ndarjen sipas formatit që kërkon QKB, teksa puna më e madhe është bërë deri në 31 mars kur dorëzohet bilanci tek tatimet.

Por, nĂ« kĂ«to formate mund tĂ« ketĂ« dhe shifra qĂ« mund tĂ« validohen me gabime nga sistemi. NĂ« kĂ«tĂ« rast, sistemi jep opsionin shiko gabimet, tĂ« cilat duhen rregulluar e korrigjuar. Sikur njĂ« gabim tĂ« jetĂ«, duhet ti ringarkojmĂ« nga e para tĂ« gjitha dokumentet gjĂ« qĂ« kĂ«rkon kohĂ«n e vet”, pohon I.Çarçani, kontabilist.

Kjo procedurĂ« po u kalit durimin financierĂ«ve. “ËshtĂ« njĂ« procedurĂ« pĂ«r ta kthyer dhimbjen nĂ« forcĂ«: qĂ« tĂ« jesh financier veç te tjerash duhet tĂ« kesh nerva, tĂ« jesh kameraman, informaticien qĂ« tĂ« kuptosh si e do sistemi, dhe mbi tĂ« gjitha asistent zyre pĂ«r ndĂ«rlidhje”, konstaton me ironi Gladiola, kontabiliste.

Diella “ngre supet”

NĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti, u prezantua me bujĂ« Diella asistentja e re virtuale me zĂ« dhe figurĂ« tĂ« e-Albania. “MirĂ«mĂ«ngjes dhe me DiellĂ«n, ndihmĂ«sen tuaj zadrimore qĂ« sapo ka dalĂ« nga inkubatori i InteligjencĂ«s Artificiale tĂ« AKSHI-t dhe pĂ«r disa muaj do tĂ« jetĂ« gati jo vetĂ«m t’ju asistojĂ« gjatĂ« ndĂ«rveprimit tuaj me platformĂ«n e-Albania po edhe t’i kryejĂ« shĂ«rbimet pĂ«r ju me njĂ« lutje tĂ« vetme, ju uroj tĂ« diel sa mĂ« tĂ« qetĂ«â€, shkruate nĂ« atĂ« kohĂ« nĂ« rrjetet sociale kreu i qeverisĂ«.

Po, situata e krijuar duket pak e komplikuar për Diellën.

“Ju lutem si duhet tĂ« veproj pasi kam disa subjekte pĂ«r dorĂ«zim bilanci dhe pas aplikimit nuk vjen kodi i nĂ«nshkrimit. NĂ«nshkrimi Ă«shtĂ« aktiv ndĂ«rkohĂ«. Pas kalimit me sukses, aplikimi refuzohet pĂ«r arsye tĂ« firmĂ«s, ndĂ«rkohĂ« Ă«shtĂ« ”, Ă«shtĂ« pyetja qĂ« bĂ«n Gladiola.

PĂ«rgjigjja qĂ« vjen nga sistemi Ă«shtĂ«: “Bazuar nĂ« problemin e raportuar nga ju, ju lutemi verifikoni paraprakisht nĂ« PlatformĂ«n e NĂ«nshkrimit Elektronik, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« lidhjen: https://esign.akshi.gov.al/Login nĂ«se keni njĂ« certifikatĂ« elektronike aktive apo jo.

NĂ«se nĂ« formularin e aplikimit, nĂ« shĂ«rbimin qĂ« po pĂ«rdorni, zgjidhni opsionin “Aplikanti Ă«shtĂ« i njĂ«jtĂ« me administratorin”, ju lutemi sigurohuni qĂ« NID qĂ« administratori ka regjistruar nĂ« QKB, tĂ« jetĂ« i njĂ«jtĂ« me NID pĂ«r tĂ« cilin Ă«shtĂ« lĂ«shuar nĂ«nshkrimi elektronik.

NĂ«se opsioni “Person i autorizuar” Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ« formularin e aplikimit, ky i fundit duhet patjetĂ«r tĂ« jetĂ« i pajisur me njĂ« nĂ«nshkrim elektronik tĂ« vlefshĂ«m. NĂ« rast se aplikanti ka njĂ« nĂ«nshkrim elektronik tĂ« vlefshĂ«m, pĂ«r tĂ« provuar qĂ« nĂ«nshkrimi Ă«shtĂ« aktiv, ju lutemi nĂ«nshkruani njĂ« dokument pĂ«rmes platformĂ«s esign.

NĂ«se nĂ«nshkrimi Ă«shtĂ« aktiv dhe vazhdoni tĂ« hasni probleme, konfirmojeni duke specifikuar NID-in e aplikantit. PĂ«rndryshe, nĂ«se nĂ«nshkrimi juaj ka skaduar, ose gjatĂ« procedurĂ«s sĂ« nĂ«nshkrimit elektronik tĂ« njĂ« dokumenti nĂ« PlatformĂ«n e NĂ«nshkrimit Elektronik, nuk ju dĂ«rgohet asnjĂ« kod autorizimi, ju lutemi na kontaktoni nĂ« adresĂ«n e emailit: pki@akshi.gov.al.”

Kjo përgjigje që është funksionale kur sistemi është në rregull, nuk e zgjidh problemin aktual të kontabilistëve.

“NĂ«se ti i çon email pĂ«r problemet ka raste kthejnĂ« pĂ«rgjigje brenda ditĂ«s ka raste brenda 24 orĂ«ve, por gjithmonĂ« me arsyetimin qĂ« sistemi u rregullua provojeni nĂ«se ka sĂ«rish probleme na thoni. Por nĂ«se sistemi nuk punon i bie tĂ« na penalizojĂ« e tĂ« na lĂ«rĂ« pa punĂ«, sepse nuk arrijmĂ« tĂ« ngarkojmĂ« bilancet”, thotĂ« I.Çarçani.

Gladiola tregon një rast kur ajo nuk arrin të filloë aplikimin, d.m.th që në hapin 1, ndërsa përgjigja që i vjen me mail është që ka gabuar në hapin 5!!!

Dorëzimi bilanceve ngec sërish; APL: Po krijohet presion i panevojshëm për bizneset

E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit

Pas problemeve që kanë hasur subjektet ditët e fundit për dorëzimin online të pasqyrave financiare, Shoqata Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka kërkuar të merrej në konsideratë një shtyrje e afatit të dorëzimit, derisa platforma të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe me kapacitet të plotë.

Megjithatë, në rrjetet sociale të portalit qeveritar për shërbimet publike, E-Albania, është publikuar së fundmi njoftimi që u kujton subjekteve që të dorëzojnë pasqyrat financiare dhe raportin e auditimit në kohë.

Afati i fundit, është 21 korriku 2025. Në njoftim, subjekteve u tërhiqet vëmendje që të mos e lënë dorëzimin për ditën e fundit dhe të aplikojnë tani.

“VetĂ«m fakti qĂ« thonĂ« mos e lĂ«r pĂ«r datĂ«n 31 tregon qĂ« dhe ata janĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ« po ndodh. Pasi nĂ«se njĂ« aplikim zgjat maksimumi 10 minuta, kjo nĂ«nkupton qĂ« sado bilance tĂ« kemi tĂ« arrijmĂ« ti dorĂ«zojme brenda njĂ« dite. Dhe fakti qĂ« kemi filluar qĂ« nĂ« mĂ« 16 korrik ishte se kishte disa ditĂ« qĂ« dilte error (gabim)”, thotĂ« Gladiola.

 

APL kërkoi shtyrje të afatit për bilancin; E-Albania: Afati 31 korrik 2025 mos e lini ditën e fundit

 

The post Kalvari i financierëve për të dorëzuar online bilancet, në epokën e dixhitalizimit (foto e video) appeared first on Revista Monitor.

Lëkundet turizmi, zhgënjehen polakët dhe spanjollët, rënie në qershor (por jo të organizuarit)

29 July 2025 at 23:01

Shifrat e qershorit tregojnë për një çoroditje të turizmit këtë fillimvere duke lëkundur për herë të parë seriozisht qëndrueshmërinë e tre viteve të fundit që sektori ka treguar në tërësi.

Të dhënat tregojnë se polakët dhe spanjollët, dy grupe që po rriteshin në mënyrë të vazhdueshme nga viti në vit, kanë shënuar rënie. Polakët ranë me 11.96% në 6-mujorin e parë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kurse spanjollët me 8.8% për të njëjtën periudhë.

Kjo rënie duket se ka të bëjë me vizitorët individualë të këtyre dy vendeve që i janë drejtuar Shqipërisë nën valën e promovimit të gjerë në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale dhe jo segmentit të turizmit të organizuar që vjen nga këto vende.

Operatorët turistikë konfirmuan më herët se Polonia po u përmbahet numrave që kishte rezervuar sa i takon kontratave me garanci të cilat ishin 25 për qind rritje në raport me vitin 2024.

Ajo që në fakt nuk u vërejt këtë vit ndryshe nga viti i kaluar ishte rritja e kërkesës brenda sezonit për vende të lira diçka që ishte shumë e dukshme verën e kaluar.

Edhe Spanja ka pasur një rritje të turizmit të organizuar në vend nxitur jo vetëm nga prania e disa strukturave që janë marka ndërkombëtare por edhe nga disponueshmëria e strukturave të tjera që kanë gjetur kryesisht në zonën e Durrësit dhe të Golemit.

“Numri i turistĂ«ve polakĂ« kĂ«tĂ« vit Ă«shtĂ« nĂ« rritje nĂ« raport me vitin 2024 sa u takon grupeve tĂ« organizuara dhe ne kĂ«tĂ« e kishim tĂ« qartĂ« qĂ« vitin e shkuar kur lidhĂ«m kontratat paraprake.

Këtë vit, kërkesa e tyre është sërish në rritje për vende brenda këtij sezoni, por kjo rritje është e lehtë jo si vitin e shkuar kur ne e kishim të pamundur të gjenim hapësira.

Turistët spanjollë, nga ana tjetër, kanë njëfarë rritjeje dhe është një treg që po ecën ngadalë por qëndrueshëm dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnĂ« si te hotelet qĂ« janĂ« marka qĂ« ata i njohin, edhe nĂ« hotele tĂ« tjera me standard qĂ« DurrĂ«sit dhe Golemit nuk i mungojnĂ«, por edhe nuk kanĂ« gjetur shumĂ« hapĂ«sira pasi vendet ishin parablerĂ« nga tregje tĂ« tjerĂ«â€do tĂ« shprehej kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa nĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« fundit pĂ«r “Monitor” pak javĂ« mĂ« parĂ«.

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit të organizuar ai mbetet në totalin e sektorit me një peshë të ulët dhe pjesën më të madhe e mban turizmi individual. Të tjera grupe që kanë shfaqur rënie gjatë 6 mujorit të parë të vitit janë rumunët me rreth 18 për qind.

Rritja e shteteve që pësojnë rënie të hyrjeve edhe pse deri diku mund të kompensohet me rritjen që vjen nga shtetet e tjera sërish duhet të jetë një sinjal i shtuar për të kuptuar se cilat janë arsyet që po sjellin këtë tërheqje.

Në qershor edhe italianët që janë grupi më i madh pas Kosovës shënuan një tkurrje me 4 për qind diçka që nuk ishte vërejtur viteve të fundit qysh nga nisja e bumit turistik të shtetasve fqinje drejt vendit tonë.

Pas KosovĂ«s edhe italianĂ«t nisin “tĂ« braktisin” ShqipĂ«rinĂ«, hyrjet nĂ« qershor ranĂ« me 4 pĂ«r qind

Në janar-qershor në vendin tonë hynë 4.76 milionë të huaj me një rritje 4.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në qershor sipas shifrave ishin 1.32 milionë të huaj./ N.Maho

The post Lëkundet turizmi, zhgënjehen polakët dhe spanjollët, rënie në qershor (por jo të organizuarit) appeared first on Revista Monitor.

Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi

29 July 2025 at 23:00

Çdo pĂ«rdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajse 9200 lekĂ« pĂ«r shĂ«rbime tĂ« komunikimeve celulare. Sipas tĂ« dhĂ«nave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vitin e kaluar shpenzimi mesatar i shqiptarĂ«ve pĂ«r kĂ«to shĂ«rbime u rrit me rreth 16% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Kjo vlerë mbështetet në treguesin e të ardhurave mesatare për përdorues të operatorëve celulare (ARPU) dhe llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë. Sipas këtij treguesi, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për shërbimet celulare u rrit për të katërtin vit radhazi.

Gjithashtu, shpenzimi mesatar i shqiptarëve për çdo minutë thirrje celulare vitin e kaluar u rrit në 5.54 lekë për minutë, 16% më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Kjo vlerë bazohet në treguesin e të ardhurave mesatare për minutë (ARPM), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse dhe tregon të ardhurat e sipërmarrësit për një minutë.

Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka ndikuar në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazë të komunikimit, si me parapagesë, ashtu edhe me kontratë, por ndërkohë kanë ulur edhe njësitë e përfshira të komunikimit në to, duke sjellë si rezultat një shtrenjtim edhe më të lartë të shprehur për njësi.

Ndërkohë, në fillim të vitit 2024, të dy operatorët celularë, kanë përcaktuar në kushtet e përgjithshme të kontratës të drejtën e tyre për të indeksuar çdo vit çmimin e paketës me inflacionin mesatar vjetor.

Sipas informacionit të raportuar në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), dy operatorët celularë fituan afërsisht 1.68 miliardë lekë për 2024, ndërsa viti 2023 ishte mbyllur me një fitim neto në vlerën e 370 milionë lekëve.

Vodafone Albania arriti një fitim neto në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, ndërkohë që një vit më parë kishte realizuar një fitim neto prej rreth 300 milionë lekësh.

Një fitim më të vogël ka raportuar operatori i dytë One Albania, por që gjithashtu e ka përmirësuar ndjeshëm rezultatin krahasuar me një vit më parë. Sipas AKEP, One Albania e mbylli vitin 2024 me një fitim neto në vlerën e 476 milionë lekëve, nga 70 milionë lekë që kishte qenë rezultati i raportuar një vit më parë.

Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.

TĂ« dhĂ«nat e AKEP tregojnĂ« se numri total i abonentĂ«ve celularĂ« ose kartave SIM nĂ« fund tĂ« vitit 2024 arriti nĂ« rreth 3.4 milionĂ«, e thĂ«nĂ« ndryshe çdo banor nĂ« ShqipĂ«ri posedon rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё.

NdĂ«rsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё pĂ«rdorura pĂ«r tĂ« kryer komunikime elektronike gjatĂ« tre muajve tĂ« fundit) arriti nĂ« rreth 2.5 milionĂ«, nĂ« rĂ«nie vjetore me 3.8%. / E.Shehu

Burimi: AKEP

The post Shpenzimi mesatar i shqiptarëve për komunikimin celular u rrit për të katërtin vit radhazi appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 29 July 2025Revista Monitor

Subvencionet e ujësjellësve, metodologjia: Kompensim për familjet në nevojë dhe për energjinë

By: Nertila
29 July 2025 at 14:57

UjĂ«sjellĂ«sit qĂ« pĂ«rfitojnĂ« çdo vit subvencione nga buxheti i shtetit do tĂ« marrin edhe gjatĂ« kĂ«tij viti kĂ«tĂ« fond sipas metodologjisĂ« tĂ« miratuar nga Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«. Kjo metodologji “PĂ«r kriteret dhe procedurat pĂ«r shpĂ«rndarjen dhe pĂ«rdorimin e subvencioneve shtetĂ«rore pĂ«r ofruesit e shĂ«rbimeve nĂ« sektorin e ujĂ«sjellĂ«s-kanalizimeve pĂ«r vitin buxhetor 2025” nĂ«nvizon se kompensimet pĂ«r familjet nĂ« nevojĂ« dhe fatura e energjisĂ« e ujĂ«sjellĂ«sve do tĂ« kenĂ« prioritet.

Kështu subvencioni  do të  shpërndahet nga Agjencia Kombëtare  e Ujësjellës-Kanalizimeve në masën e planifikuar në ligjin vjetor të buxhetit, në  përputhje  me zërin buxhetor subvencione.

Subvencioni sipas do të  shpĂ«rndahet  vetĂ«m pĂ«r tĂ« subvencionuar konsumin e kategorive nĂ« nevojĂ« tĂ« cilĂ«t pĂ«rfitojnë   nga kompensimi pĂ«r konsumin e sasisĂ« minimale jetike tĂ« ujit tĂ« pijshĂ«m, janĂ« subjektet e parashikuara nga neni 7 i ligjit 57/2019, “PĂ«r asistencĂ«n sociale nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar.

Këto kategori kompensohen në masën 100% për vlerën e faturuar deri në sasinë 5 m3/muaj (pesë metër kub në muaj) ujë të pijshëm për kontratë, për të  përmbushur  nivelin  minimal   jetik.

“PĂ«r kĂ«to kategori do tĂ« subvencionohet edhe  tarifa fikse, tarifa e kanalizimeve  dhe  e  trajtimit  të  ujĂ«rave  tĂ« ndotura urbane. Zbritja pĂ«r kategoritĂ« e pĂ«rcaktuara nĂ« pikĂ«n 3 tĂ« kĂ«tij udhĂ«zimi bĂ«het automatikisht nĂ« faturĂ«n mujore tĂ« gjeneruar nga shoqĂ«ria pĂ«rkatĂ«se ujĂ«sjellĂ«s-kanalizime. Kompensimi  jepet  vetĂ«m  një  herë  pĂ«r  njĂ« familje,  pavarĂ«sisht  nĂ«se  ato  mund  të  kenë  nĂ« pĂ«rbĂ«rje persona qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« nga  grupimet  e  pikĂ«s  3  të  kĂ«saj  Metodologjie, apo kanĂ« nĂ« pĂ«rbĂ«rje mĂ« shumĂ« se njĂ« anĂ«tar qĂ« i lind e drejta e pĂ«rfitimit” thuhet nĂ« metodologji.

Po kështu e njëjta saktëson se një pjesë e fondit do të shkojë për subvencionimin e faturave të energjisë por kjo vetëm tek ato ndërmarrje që kanë 75 për qind të volumit të prodhimit me ngritje mekanike. Detyrimet e energjisë janë kthyer në problem për ndërmarrjet e ujësjellësve duke krijuar qindra milionë euro. ë fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe. Subvencionet që janë dhënë për ujësjellësit ndërkohë në vitin 2024 ishin rreth 3.5 milionë euro.

The post Subvencionet e ujësjellësve, metodologjia: Kompensim për familjet në nevojë dhe për energjinë appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e naftĂ«s rriten mĂ« tej pas lehtĂ«simit tĂ« luftĂ«s tregtare

29 July 2025 at 14:39

Çmimet e naftĂ«s u rritĂ«n lehtĂ«, pĂ«r shkak tĂ« optimizmit se lufta tregtare mes Shteteve tĂ« Bashkuara dhe partnerĂ«ve tĂ« saj kryesorĂ« tregtarĂ« po zbutet, si edhe pasi Presidenti Donald Trump shtoi presionin mbi RusinĂ« pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

Kontratat e së ardhmes për naftën Brent u rritën me 22 centë, ose 0.3%, duke arritur në 70.26 dollarë për fuçi pasi prekën nivelin më të lartë që nga 18 korriku, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate u tregtua me 66.98 dollarë për fuçi, një rritje prej 27 centësh, ose 0.4%.

Të dyja kontratat u mbyllën me mbi 2% rritje në sesionin e mëparshëm.

Marrëveshja tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, megjithëse vendos një tarifë importi 15% për shumicën e mallrave të BE-së, shmangu një luftë tregtare të mirëfilltë mes dy aleatëve kryesorë, e cila do të kishte pasoja në gati një të tretën e tregtisë globale dhe do të errësonte perspektivën për kërkesën për karburant.

Marrëveshja gjithashtu parashikon që BE-ja të blejë 750 miliardë dollarë energji nga SHBA gjatë tre viteve të ardhshme, objektiv që sipas analistëve, blloku ka thuajse zero gjasa ta përmbushë, ndërsa kompanitë europiane pritet të investojnë 600 miliardë dollarë në SHBA gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë ekonomikë nga SHBA dhe Kina po zhvillojnë takime për të dytën ditë në Stokholm, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e kahershme ekonomike dhe për të ndalur përshkallëzimin e luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Trump vendosi gjithashtu njĂ« afat tĂ« ri tĂ« hĂ«nĂ«n, me “10 ose 12 ditĂ«â€, qĂ« Rusia tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«rparim drejt pĂ«rfundimit tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«. Trump ka kĂ«rcĂ«nuar me sanksione si ndaj RusisĂ«, ashtu edhe ndaj blerĂ«sve tĂ« eksporteve tĂ« saj, nĂ«se nuk arrihet pĂ«rparim.

“Çmimet e naftĂ«s u rritĂ«n pasi Presidenti Trump tha se do tĂ« shkurtonte afatin pĂ«r RusinĂ« qĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje me UkrainĂ«n pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s, duke rritur shqetĂ«simet pĂ«r furnizimin,” shkruajnĂ« analistĂ«t e ING.

Pjesëmarrësit në treg po presin gjithashtu rezultatin e takimit të Komitetit Federal të Tregut të Hapur të SHBA më 29-30 korrik. Rezerva Federale pritet gjerësisht të mbajë normat e interesit të pandryshuara, por mund të japë sinjale për një qasje më lehtësuese përballë shenjave të ngadalësimit të inflacionit, tha Priyanka Sachdeva, analiste e lartë tregu në Phillip Nova.

Ndërkohë, zhvilluesit globalë të projekteve për hidrogjenin po anulojnë projektet dhe po shkurtojnë investimet, çka do të thotë se bota mund të detyrohet të mbështetet tek karburantet fosile për një kohë më të gjatë se sa synohet. / Reuters

The post Çmimet e naftĂ«s rriten mĂ« tej pas lehtĂ«simit tĂ« luftĂ«s tregtare appeared first on Revista Monitor.

Gjysma e grekëve anulojnë ose shtyjnë pushimet për shkak të vështirësive financiare

29 July 2025 at 14:35

Shpenzimet në rritje dhe kursimet që pakësohen po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për grekët të përballojnë pushimet verore. Sipas një sondazhi të ri të realizuar nga aplikacioni fintech Plum në bashkëpunim me agjencinë Palmos Analysis, gjysma e të anketuarve janë detyruar të anulojnë ose të shtyjnë pushimet për arsye financiare, ndërsa afro një në tre e kanë bërë këtë më shumë se një herë.

Të dhënat, të mbledhura në një anketë kombëtare, tregojnë se sezoni veror, ndonëse tradicionalisht lidhet me relaks dhe udhëtime, për shumë qytetarë grekë shoqërohet me rritje të ndjeshme të shpenzimeve dhe një ndërprerje të zakonshme të disiplinës financiare.

Sipas sondazhit, 28% e qytetarëve nuk planifikojnë një buxhet apo nuk kursejnë më parë për pushimet, ndërsa vetëm 13% fillojnë përgatitjet financiare më shumë se gjashtë muaj përpara. Më pak të prirurit për të bërë planifikime janë banorët e Greqisë së Veriut dhe ishujve, ku një në tre nuk përgatitet fare për verën nga pikëpamja financiare.

Edhe ata që përgatisin një buxhet shpesh nuk arrijnë ta respektojnë atë. Vetëm 26% deklaruan se qëndrojnë brenda kufijve të paracaktuar, ndërsa 25% i tejkalojnë ato dhe 22% kanë vetëm një ide të përgjithshme për kufijtë e tyre të shpenzimeve.

Diferencat gjinore janĂ« tĂ« dukshme: 28% e burrave pranojnĂ« se e kalojnĂ« buxhetin, krahasuar me 22% tĂ« grave. Sa i pĂ«rket moshĂ«s, grupi 45–54 vjeç rezulton mĂ« i kujdesshmi, me 34% qĂ« respektojnĂ« buxhetin e pushimeve, ndĂ«rsa mĂ« tĂ« pakujdesshmit janĂ« tĂ« rinjtĂ« mes 25 dhe 34 vjeç, tĂ« cilĂ«t priren ta tejkalojnĂ« mĂ« shpesh.

“TĂ« dhĂ«nat tona tregojnĂ« se jo vetĂ«m qĂ« shumĂ« qytetarĂ« nuk planifikojnĂ« buxhetin e pushimeve, por shpesh e humbasin kontrollin e financave gjatĂ« verĂ«s,” tha Marily Mitropoulou, menaxhere e marketingut tĂ« Plum pĂ«r GreqinĂ«.

Kur përballen me shpenzime të papritura gjatë verës, shumica i drejtohen kursimeve ose fondit të emergjencës, nëse e kanë një të tillë. 42% e të anketuarve përdorin kursimet, 32% shkurtojnë shpenzimet në fusha të tjera, 18% kërkojnë ndihmë nga familjarët apo miqtë, dhe 16% mbështeten në kredi apo karta krediti.

Mitropoulou theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e krijimit tĂ« njĂ« rezistence financiare pĂ«rballĂ« ngjarjeve tĂ« paparashikuara: “PĂ«rdorimi i kredive shpesh Ă«shtĂ« njĂ« zgjidhje e shtrenjtĂ«, dhe kthimi i tyre zgjat mĂ« shumĂ« nga sa mendohet,” tha ajo.

Këto gjetje tregojnë qartë sfidat me të cilat përballen shumë familje greke në menaxhimin e buxhetit gjatë muajve të verës, në një kohë kur kostoja e jetesës vijon të rritet./ Ekathimerini

The post Gjysma e grekëve anulojnë ose shtyjnë pushimet për shkak të vështirësive financiare appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

29 July 2025 at 14:00

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.

Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D. Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

EkspertĂ«t e lidhin kĂ«tĂ« nivel tĂ« ulĂ«t shpenzimesh nĂ« ShqipĂ«ri me mungesĂ«n e vĂ«mendjes institucionale ndaj kĂ«rkimit shkencor dhe me strukturĂ«n e ekonomisĂ« shqiptare, e cila Ă«shtĂ« e pĂ«rqendruar kryesisht nĂ« sektorĂ« si ndĂ«rtimi dhe turizmi – tĂ« cilĂ«t nuk nxisin kĂ«rkim, teknologji apo risi. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, mungesa e njĂ« politike tĂ« qartĂ« kombĂ«tare pĂ«r kĂ«rkim dhe zhvillim ka çuar nĂ« njĂ« nĂ«nfinancim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s akademike moderne.

Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë. Sipas Eurostat, investimet publike në R&D janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

 

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.

Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.

Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro). Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro). Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.

TĂ« gjitha vendet e Bashkimit Europian kanĂ« rritur buxhetet e tyre pĂ«r kĂ«rkim dhe zhvillim gjatĂ« periudhĂ«s 2014–2024, tĂ« llogaritura nĂ« euro pĂ«r banor. Rritjet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« pĂ«rqindje janĂ« regjistruar nĂ« vendet e EuropĂ«s Lindore, duke reflektuar njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« kapur hendekun me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« kontinentit.

Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024. Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.

Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF. Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapësirës.

 

The post Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on Revista Monitor.

Italia do të humbasë një të pestën e fuqisë punëtore brenda 25 viteve

29 July 2025 at 13:24

Popullsia në moshë pune në Itali pritet të bjerë me më shumë se një të pestën gjatë 25 viteve të ardhshme, paralajmëroi agjencia kombëtare e statistikave Istat, duke theksuar sfidat e thella demografike me të cilat përballet vendi.

Italia po përballet me një normë lindshmërie në rënie dhe me një popullsi që po zvogëlohet. Vitin e kaluar, lindjet e reja ranë në nivelin më të ulët historik, me rreth 370,000 fëmijë të lindur, ndërsa popullsia e përgjithshme u tkurr me 37,000 persona, duke zbritur në 58.93 milionë, një tendencë që ka vazhduar për më shumë se një dekadë.

NĂ« parashikimin mĂ« tĂ« fundit demografik, Istat vlerĂ«soi se numri i njerĂ«zve nĂ« grupmoshĂ«n 15–64 vjeç do tĂ« bjerĂ« nga 37.4 milionĂ« nĂ« vitin 2024 nĂ« 29.7 milionĂ« nĂ« vitin 2050, duke e ulur pĂ«rqindjen e tyre nĂ« popullsinĂ« totale nga 63.5% nĂ« 54.3%.

Në të njëjtën periudhë, përqindja e banorëve mbi moshën 65 vjeç pritet të rritet në 34.6% të totalit, nga 24.3% që është aktualisht, ndërsa pjesa e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç do të bjerë në 11.2% nga 12.2%.

Rënia e gjatë e normës së lindshmërisë konsiderohet një emergjencë kombëtare në Itali. Por pavarësisht premtimeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe paraardhësve të saj për të trajtuar këtë krizë, askush deri më tani nuk ka arritur të ndalë këtë rënie.

Istat vlerësoi se popullsia rezidente e Italisë do të bjerë në 54.7 milionë deri në vitin 2050, edhe pse shtoi se parashikimi i saj përmban një nivel të lartë pasigurie dhe variabiliteti, veçanërisht në varësi të tendencave të emigracionit.

Në një raport të publikuar vitin e kaluar, agjencia e vlerësimit Scope Ratings deklaroi se treguesit demografikë të Italisë janë më të këqijtë në Europë për sa i përket potencialit të rritjes ekonomike mes viteve 2023 dhe 2040, duke theksuar se një popullsi që plaket me ritme të shpejta përbën kërcënim për financat publike tashmë të tendosura të vendit. / Reuters

 

 

The post Italia do të humbasë një të pestën e fuqisë punëtore brenda 25 viteve appeared first on Revista Monitor.

❌
❌