Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Revista Monitor

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve

25 August 2025 at 15:00

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti.

Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave nga diaspora ka arritur në 651.7 milionë euro, ndërsa të dhënat për muajin qershor janë ende paraprake.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur dërgesat kishin arritur në 630.1 milionë euro, këtë vit është shënuar një rritje prej 21.6 milionë eurosh.

“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro. Dërgesat për periudhën janar-qershor 2024 janë 630.1 milionë”.

Vlera e remitencave në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, ishin afro633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora kishte dërguar në Kosovë mbi 555 milionë euro.

The post ​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda gjashtë muajve appeared first on Revista Monitor.

Masat e BE-së i kushtuan Kosovës 613 milionë euro

25 August 2025 at 14:38

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë pasur ndikim të thellë financiar për vendin, me një kosto të përgjithshme që arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023 – prill 2025.

 

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se për dy vitet e kaluara sa Kosova është nën masa të BE, ato i kushtuan vendit me 613 milionë euro.

Ai ka thënë se nga kjo shumë totale tashmë, 7.1 milionë janë të humbura, përderisa ka përmendur sektorët se ku këto mjete financiare ishin planifikuar të investoheshin.

“613.4 mln euro është kostoja totale e masave të BE-së ndaj Kosovës për periudhën qershor 2023 – prill 2025. Këtu përfshihen projektet e pezulluara për afat të pacaktuar. Nga kjo shumë, 7.1 mln euro janë të humbura plotësisht, të cilat parashiheshin për bujqësi, turizëm rural, ndërmarrje etj. Sektorët më së shumti të ndikuar janë: mjedisi 351 mln euro, energjia 114 mln euro, digjitalizimi 57 mln euro, kultura 15 mln euro etj”.

Ai postimin e ka shoqëruar me nj tabelë në të cilën paraqiten projektet kryesore që janë të pezulluara.

Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës  në qershor 2023, si reagim ndaj situatës së tensionuar në veri, ku ndodhën veprime të pakoordinuara nga autoritetet kosovare.

Masat përfshinin:

Suspendimin e grupeve punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (SAA),

Pezullimin e fondeve të programit IPA (Instrumenti për Para-Anëtarësim),

Mosftesën në nivel të lartë të takimeve përveç dialogut Kosovë-Serbi,

Ndalesa e shqyrtimit për projekte nën kornizën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF)

Sipas raportit të GAP Institute, pjesa e projekteve të pezulluara ose të vonuara arrin në 613.4 milionë euro për periudhën qershor 2023–prill 2025

Nga kjo shumë, 7.1 milionë euro janë humbur plotësisht, për shkak të skadimit të afateve procedurale

Sipas të dhënave, sektorët që kanë pësuar dëmin më të madh përfshijnë:

Mjedisin – 350.7 milionë euro,

Energjinë – 114.4 milionë euro,

Digitalizimin – 57 milionë euro,

Kulturën – 15 milionë euro.

Përveç këtyre parave, Kosova është duke rrezikuar që të humb edhe miliona euro tjera për shkak të bllokimit të institucioneve.

Ditë më parë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë këtë institucion, duke thënë se një nga pasojat e mosthemelimit të institucioneve është ngecja në ratifikimin e Planit të Rritjes.

Përmes një reagimi, shoqëria civile tha se zvarritja e ratifikimit të marrëveshjes për Planin e Rritjes, rrezikon jo vetëm përfitimet e drejtpërdrejta financiare, “por edhe kredibilitetin e Kosovës si partnere e besueshme në proceset evropiane”, u tha në reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

Ata u bënë thirrje Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve, që “të vendosin interesin publik dhe të ardhmen e qytetarëve mbi kalkulimet e ngushta politike dhe të ratifikojnë këtë marrëveshje sa më shpejtë që është e mundur”.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, së bashku me marrëveshjen për huazim, është kyç për kualifikimin për parafinancim prej 61.8 milionë eurosh. Ky plan parasheh zbatimin e reformave të rëndësishme për integrimin evropian të vendit si dhe financimin e tyre me anë të fondeve nga ana e BE-së. Kosova parashihet që të përfitojë deri në 883 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave”, u tha në reagimin e shoqërisë civile.

Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian synon përshpejtimin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, dhe sipas shoqërisë civile, ai paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe për integrimin evropian.

Kuvendi i Kosovës nuk është themeluar ende, edhe pse seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Deri më tani deputetët kanë dështuar që të përmbyllin këtë proces. Çështja ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, propozimi për të cilin i takon fitueses së zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje.  Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, hapet rruga për zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës.

The post Masat e BE-së i kushtuan Kosovës 613 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Mediat në garë me “Google Zero” dhe Inteligjencën Artificiale

25 August 2025 at 14:30

Botuesit po kërkojnë me nxitim mënyra për të zbutur rrezikun e “Google Zero” — rënien e ndjeshme të vizitave në faqet e tyre, të cilën shumë drejtues mediash e lidhin me futjen e mjeteve të reja të inteligjencës artificiale në Google.

Në fund të korrikut, versioni më i fundit i mjeteve të AI të Google u lançua në Mbretërinë e Bashkuar, pas aktivizimit në SHBA. Kjo ka shtuar shqetësimin se një rënie tashmë e dukshme e trafikut nga ky motor kërkimi mund të përshpejtohet më tej.

Funksioni i ri Google AI Mode u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve me shpjegime të plota në krye të rezultateve, duke e bërë të panevojshme hyrjen në faqet e mediave. Ai bazohet mbi AI Overviews, opsioni që përmbledh rezultatet e kërkimit pa i çuar lexuesit te burimi origjinal.

“Si të gjithë, edhe ne kemi ndier pasojat e AI Overviews. Ka vetëm një drejtim: inteligjenca artificiale po përmirësohet me shpejtësi dhe po ecën me ritme gjithnjë e më të larta,” tha Sean Cornwell, drejtues ekzekutiv i Immediate Media, që boton Radio Times dhe Good Food në MB. “Duhet të presim që rënia e trafikut të bëhet mjaft e thellë në vitet që vijnë.”

Një raport i muajit maj nga Enders Analysis dhe Shoqata Profesionale e Botuesve (PPA) paralajmëronte se mediat po “humbasin vlerë dhe dukshmëri, pasi përmbajtja e tyre përdoret por nuk shpërblehet”, me rreth gjysmën që raportuan rënie të trafikut nga kërkimi krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas raportit, AI Overviews po zvogëlon vizitat direkte në faqet e mediave, pasi katër nga pesë përdorues mbështeten te rezultatet “pa klikim” për të paktën 40% të kërkimeve të tyre.

Trafiku në rënie, Google kundërshton

Studime të Pew Research Center dhe Authoritas treguan se përdoruesit e Google klikojnë më pak në faqe kur shfaqet një përmbledhje nga AI. Google e kundërshtoi, duke e quajtur metodologjinë e këtyre studimeve “thelbësisht të gabuara”.

Sipas Digital Content Next, një organizatë që përfaqëson botuesit në SHBA, trafiku mesatar i referimeve nga Google drejt faqeve të anëtarëve premium ra me rreth 10% në maj dhe qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Neil Vogel, drejtues i People Inc — botuesi më i madh digjital dhe i shtypur në SHBA — tha se “Google Zero” është strategjia udhërrëfyese e kompanisë për të menduar sesi lexuesit do të gjejnë artikujt në të ardhmen.

Grupi sapo ka ndryshuar emrin nga Dotdash MeredithPeople Inc, për të theksuar markën e tij më të njohur. “Gazetaria jonë është nga njerëzit, për njerëzit; nuk është sintetike dhe as artificiale,” theksoi Vogel.

Ai shtoi se referimet nga kërkimi i Google kanë rënë në pesë vitet e fundit nga 65% e trafikut total në rreth 30%, madje edhe para futjes së AI Overviews dhe AI Mode.

Botuesit britanikë ndjejnë goditjen

Sajeeda Merali, drejtore e PPA-së, tha se disa botues në Britani po shohin rënie të klikimeve pas aktivizimit të AI Overviews. Kjo prek sidomos mediat e stilit të jetesës, që tradicionalisht siguronin lexues përmes këshillave dhe rekomandimeve praktike.

Një botues i sektorit të automobilave raportoi ulje 25% të trafikut në artikujt që renditeshin të parët në kërkimin organik, megjithëse dukshmëria e tyre në Google ishte rritur me 7%.

“Duke qenë se ky funksion shfaq më pak lidhje direkte, kjo s’mund të sjellë veçse pasoja negative për botuesit. AI Mode është vetëm thellim i problemit,” tha Merali.

Jason Kint, nga Digital Content Next, shtoi: “Për botuesit kjo do të thotë më pak lexues, më pak shikime reklamash dhe më pak abonime.”

Google mbron modelin e ri

Në një takim me botuesit në fund të korrikut, drejtuesit e Google argumentuan se klikimet që vijnë nga rezultatet me AI Overviews janë “më cilësore”, pasi lexuesit që hyjnë në faqe kalojnë më shumë kohë aty.

Në një postim zyrtar, Google deklaroi se numri total i klikimeve organike nga Google Search drejt faqeve ka mbetur “i qëndrueshëm” vit pas viti, ndërsa cilësia e trafikut është përmirësuar.

Liz Reid, drejtuesja e Google Search, tha: “Edhe pse trafiku total është stabil, zakonet e përdoruesve po ndryshojnë dhe kjo ka bërë që disa faqe të humbasin lexues, ndërsa të tjera të përfitojnë.”

Në një deklaratë për Financial Times, kompania shtoi: “Çdo ditë ne çojmë miliarda klikime drejt faqeve të internetit dhe nuk kemi parë rënie të konsiderueshme të trafikut në total.”

Një të ardhme më pak e varur nga Google

Pavarësisht kundërshtive, botuesit po përgatiten për një realitet ku Google nuk do të jetë burimi kryesor i vizitorëve.

Piers North, drejtues i Reach — grupi britanik që boton Mirror dhe Express — tha: “Është e qartë që ndryshimi ka nisur. Duhet të jemi të përgatitur për një ekosistem tjetër, ndryshe nga ai i bazuar vetëm te kërkimi në internet që ka dominuar për 25 vjet.”

Ai theksoi se strategjia e grupit është të ndërtojë audiencë direkte, të forcojë kanale të tjera referimi dhe të mos mbështetet tek një burim i vetëm.

Shumë media tashmë po diversifikojnë të ardhurat, duke u orientuar drejt eventeve dhe konferencave. Immediate Media, për shembull, ka zgjeruar abonimet dixhitale për revistat e ushqimit, Radio Times, historinë dhe kopshtarinë, duke ndërtuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me lexuesit.

Cornwell shtoi se kompania po e kthen autorin individual në një “markë” më vete, pasi gjeneratat e reja kanë tendencë të ndjekin personalitetet dhe jo logot e mediave.

Ai tha gjithashtu se ndikimi i AI ndryshon sipas llojit të përmbajtjes: përmbajtja “evergreen” (udhëzime të përhershme, si “si të ziesh një vezë” apo “si të mbjellësh trëndafila”) është më e lehtë të riprodhohet nga AI, ndërsa lajmet aktuale ose temat lokale mbeten më rezistente.

Henry Faure Walker, drejtues i Newsquest, shtoi se gazetaria lokale ka avantazh, pasi është e vështirë të zëvendësohet nga inteligjenca artificiale.

Strategjitë e mbijetesës

People Inc po gjeneron të ardhura të tjera përmes abonimeve, buletineve, rrjeteve sociale, sindikimeve dhe platformave si Apple News. “E kemi kompensuar me qindra mënyra; nga pikëpamja e audiencës jemi të qëndrueshëm,” tha Vogel.

Ai theksoi se grupi duhet të prodhojë përmbajtje tërheqëse dhe me vlerë, që lexuesit të duan të kthehen: “Bota nuk ka nevojë për më shumë përmbajtje mesatare.”

“Jam optimist për një botë pas-Google. Në fund të fundit, mediat janë ndërtuar duke u lidhur drejtpërdrejt me njerëzit. Nëse si botues po e kupton këtë vetëm tani, je vonuar. Loja ka mbaruar.”

The post Mediat në garë me “Google Zero” dhe Inteligjencën Artificiale appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria përjashtim nga rasti, raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

25 August 2025 at 14:00

Teksa normat më të mëdha të papunësisë në Ballkanin Perëndimor vërehen tek individët me arsim të ulët duket se Shqipëria është përjashtim nga rasti.

Një raport i fundit i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës lidhur me tregun e punës në rajon nënvizon disa fenomene të hasura rast pas rasti.

“Kur analizohen normat e papunësisë sipas nivelit arsimor, bëhet e qartë se individët me nivele më të ulëta arsimimi vazhdojnë të përballen me norma më të larta papunësie në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, Shqipëria spikat si një përjashtim, pasi normat më të larta të papunësisë janë vërejtur te individët me arsim të mesëm, dhe jo te ata me arsim të ulët” thuhet në raport.

Dokumenti vëren gjithashtu se si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në BE, prirja e përgjithshme mbetet e njëjtë: arsimi i lartë zakonisht shoqërohet me norma më të ulëta papunësie.

Megjithatë, ekzistojnë disa dallime të lehta mes rajoneve. Tek ata me arsim të ulët, diferenca e papunësisë midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është relativisht e vogël, vetëm 2.5 pikë përqindje.

Por kjo diferencë zgjerohet ndjeshëm te individët me arsim të mesëm, duke arritur në 6.1 pikë përqindje, si dhe te ata me arsim të lartë, ku diferenca është 4.2 pikë përqindje.

Të dhënat tregojnë se të tre grupet arsimore panë një rënie të papunësisë në vitin 2023, me uljen më të madhe tek individët me arsim të mesëm, ku papunësia ra me 1 pikë përqindje.

“ Megjithatë, ndryshimet e dukshme mes vendeve e bëjnë të vështirë nxjerrjen e përgjithësimeve për prirjet.

Në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut, ulja më e madhe u regjistrua te individët me arsim të ulët; në Serbi dhe Kosovë, përmirësimi më i madh u vu re te ata me arsim të mesëm; ndërsa në Shqipëri dhe Mal të Zi, reduktimi më i madh i papunësisë u pa te individët me arsim të lartë.

Po kështu, nuk shfaqen modele të qarta kur shihen vendet krahasuese të BE-së. Megjithatë, në BE në tërësi, individët me arsim të ulët panë një rënie më të madhe të papunësisë sesa dy grupet e tjera” thuhet në raport.

The post Shqipëria përjashtim nga rasti, raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm appeared first on Revista Monitor.

Kur 100 punonjës duhet të mbajnë 41 pensionistë, kriza demografike e Gjermanisë

25 August 2025 at 13:00

Ekonomia më e madhe e Evropës po u ofron të rinjve një ndihmë për të investuar në aksione, ndërsa skema publike e pensioneve lëkundet.

Kur kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi këtë muaj përmes YouTube të rinjtë që të mos mbështeten vetëm te pensioni shtetëror, por të investojnë rregullisht shuma të vogla në bursë, reagimi i sindikatave ishte i ashpër.
Sindikata e fuqishme e metalurgëve IG Metall e cilësoi këtë qasje si “të shkëputur nga realiteti dhe të rrezikshme”. Sipas saj, në vend që të promovojë planet private të pensioneve të bazuara në aksione, qeveria duhet të forcojë sistemin shtetëror të pensioneve “pay-as-you-go”, që tashmë është nën presion.

Sistemi publik i pensioneve, i themeluar në vitin 1889 nga kancelari Otto von Bismarck, ka mbijetuar luftëra dhe kriza, por tani përballet me një sfidë edhe më të madhe: plakjen dhe tkurrjen e fuqisë punëtore.

Sipas Institutit të Këlnit për Kërkime Ekonomike (IW), deri në vitin 2036, 19.5 milionë “baby boomers” gjermanë do të kenë dalë në pension, ndërsa vetëm 12.5 milionë punëtorë të rinj do të kenë hyrë në tregun e punës. Kjo do të çojë në një rënie 9% të forcës së punës. Në vitin 2040, çdo 100 punonjës do të duhet të mbajnë 41 pensionistë, krahasuar me 30 që është raporti aktual.

Subvencioni i ri: 10 euro në muaj për fëmijët

Koalicioni i qendrës së majtë i udhëhequr nga Merz nuk po guxon të ndërmarrë një reformë të thellë të sistemit shtetëror të pensioneve. Në vend të kësaj, qeveria po përpiqet t’i nxisë familjet drejt kursimeve private dhe llogarive të investimeve të mbështetura në kapital, për të plotësuar pensionin shtetëror.

Nga viti i ardhshëm, prindërit do të mund të përfitojnë një subvencion prej 10 eurosh në muaj për çdo fëmijë të moshës 6 deri 18 vjeç, për ta investuar në një plan kursimi mujor me aksione. Fondet do të “ngrijen” deri në moshën e pensionit të fëmijës.

Kriza e pensioneve në Gjermani shihet si një kambanë alarmi për vendet e tjera të BE-së, të cilat shpenzojnë mesatarisht 12% të PBB-së për skemat publike të pensioneve dhe po përballen po ashtu me rënie demografike.

Nisma e Merzit për të nxitur të rinjtë të investojnë në tregun e aksioneve pasqyron praktikat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku kursimet e pensioneve drejtohen edhe drejt aseteve produktive si infrastruktura, pasuritë e paluajtshme apo fondet e kapitalit privat.

Një barrë gjithnjë e më e madhe për buxhetin

Rasti gjerman është veçanërisht i mprehtë. Çdo vit, rreth një e katërta e buxhetit federal — 117.9 miliardë euro në vitin 2024 — përdoret për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Zyrat Federale të Auditimit kanë paralajmëruar se kjo barrë do të rritet edhe më shumë nën politikat aktuale.

Këshilli i Ekspertëve Ekonomikë të Gjermanisë ka paralajmëruar se niveli i përfitimeve të pensioneve do të duhet të ulet, ndërsa normat e kontributeve do të rriten ndjeshëm nëse nuk ndryshohet asgjë.

Aktualisht, vetëm 17% e të rriturve gjermanë zotërojnë aksione, fonde investimi ose ETF, krahasuar me 39% në MB dhe 62% në SHBA. Kjo lidhet edhe me premtimin e hershëm të qeverive gjermane se “pensioni shtetëror është i sigurt”, shpjegon Andreas Hackethal, profesor finance në Universitetin e Frankfurtit.

Ministria e Financave tha se skema e re prej 10 eurosh në muaj, e quajtur “pensioni i nisjes së hershme”, është prioritet, por ende “në fazë konceptuale”. Kostoja vjetore e saj llogaritet rreth 1.5 miliardë euro.

“Duam që gjenerata e ardhshme të njihet herët me tregun e kapitalit,” tha Carsten Linnemann, sekretar i përgjithshëm i CDU-së dhe aleat i ngushtë i Merzit.

Nga simbolikë te ndryshimi i sjelljes

Ideja e subvencionit erdhi nga Ulrike Malmendier, profesore e financave në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, dhe anëtare e Këshillit të Ekspertëve Ekonomikë.

“Sapo investon në një portofol të diversifikuar dhe me perspektivë 30-vjeçare, kthimet e mira janë thuajse të garantuara,” tha ajo. “Shumë gjermanë thjesht nuk e kanë kuptuar këtë. Si akademike mund ta shpjegoj teorikisht, por më mirë është që njerëzit ta përjetojnë vetë.”

Gjermanët zotërojnë rreth 9 trilionë euro asete financiare, por 37% e tyre i mbajnë në para kesh ose depozita me kthim të ulët, sipas Bundesbankës. Një sondazh i muajit maj tregoi se 49% e tyre i japin përparësi riskut të ulët, 25% fleksibilitetit dhe vetëm 14% kthimeve të larta.

Sipas Christian Hecker, themelues i platformës së brokerimit online Trade Republic, “për të mbyllur hendekun e pensioneve nevojiten kthime prej 6–8% në vit”.

Nëse 10 eurot e subvencionit investohen çdo muaj për një fëmijë nga mosha 6 deri 18 vjeç dhe japin një mesatare prej 7% në vit, deri në moshën e pensionit ato mund të arrijnë teorikisht rreth 65 mijë euro. Por me një inflacion vjetor prej 2%, vlera reale do të bjerë me dy të tretat, paralajmëron Ali Masarwah, drejtues i këshilltarit financiar Envestor.

“E parë përmes shifrave të thata, kjo është më shumë politikë simbolike sesa zgjidhje reale,” tha ai.

Malmendier dhe mbështetës të tjerë shpresojnë se përfitimi kryesor do të jetë ndryshimi i sjelljes, pasi fëmijët dhe prindërit mund të fillojnë të investojnë më shumë për të përfituar kthime më të larta.

Një histori e dështimeve të mëparshme

Megjithatë, Gjermania ka histori dështimesh me skemat private të pensioneve. Produkti europian i pensioneve private ndërkufitare, i nisur në 2022, nuk pati sukses. Po kështu, “Riester pensioni” i prezantuar nga kancelari Gerhard Schröder në 2002 — që ofronte lehtësira tatimore për kursimet private — rezultoi i shtrenjtë dhe joefikas, me deri në një të katërtën e kontratave të braktisura.

Pasardhësi i Merzit, Olaf Scholz, u përpoq ta riparonte këtë, dhe ministri i Financave Christian Lindner prezantoi në shtator 2023 një plan ambicioz për të vendosur pensionet private mbi baza më të forta. Por qeveria ra dy muaj më vonë, para se plani të miratohej.

Malmendier thekson se nuk ka më kohë për gabime:
“E dështuan me Riester, dhe nuk e di sa shanse të tjera do të kemi. Thjesht nuk mund të përballojmë një tjetër dështim.”

The post Kur 100 punonjës duhet të mbajnë 41 pensionistë, kriza demografike e Gjermanisë appeared first on Revista Monitor.

Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

25 August 2025 at 12:57

 

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.

Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar.

61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;

Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej;

Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.

Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;

Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga:
– bashkimi familjar: 24,5 %;
– arsye të tjera: 16,3 %;
– studimi: 4,0 %;
-qëllime humanitare: 0,9 %.

Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023.

The post Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika appeared first on Revista Monitor.

Zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe Bypass-i i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro

By: Nertila
25 August 2025 at 12:00

Një muaj nga hapja e garës për zgjerim i superstradës Tiranë – Durrës Faza III me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe “Ndërtim By pass Sarande, Faza I” me fond limit 2 miliardë lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur kërkimin e kompanive që do të bëjnë mbikëqyrjen.

Në  sistemin e prokurimeve u çelën këtë të hënë procedurat që parashikojnë këtë shërbim. Konkretisht “Supervizion Punimesh Ndërtim By Pass Sarande Faza I” me fond limit 17.1 milionë lekë dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës Faza III”.

Projektet në fjalë, të cilët do të kenë edhe mbikëqyrësit, pas përfundimit të procedurave parashikojnë ndërhyje të rëndësishme infrastrukturore në vend ku zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës tashmë ka nisur prej kohësh ndërsa Bypass ii Sarandës është një projekt krejtësisht i ri.

Sa i takon Bypassit, Segmenti i prokuruar ka një gjatësi 3115metra linearë. segmenti rrugor do të lidhet me nyje në nivel me segmentin rrugor në të ardhmen “Rruga e Gjashtës”. Më pas rruga vazhdon me tunel dhe del në anën tjetër të kodrës në faqe të saj derisa lidhet me segmentin rrugor kombëtar “SH8’’ dhe me segmentin rrugor që do të lidhë “Bypass Sarandë” me segmentin rrugor ekzistues “Kardhiq – Delvinë”. Rruga do të jetë e kategorisë C2 me gjerësi të kurorës 11 metra.

Sa i takon zgjerimit të Tiranë-Durrës në këtë fazë të tretë të lotit 1 përfshihet pjesa nga kilometrik 6 në atë 7.5, përfshirë ndërtimin e nyjes së Kasharit dhe punimet për ndërtimin e nyjes në degëzimin e rrugës së Laknasit në km 1.5 .  Gjerësia e kurorës së asfaltuar të kësaj rruge do të jetë 32.5 m me 3 kori kalimi nga 3.75 m (në 2 karrexhatat), Korsi emergjence 1 x 3 m (në 2 karrexhatat), Bankinë e asfaltuar (krahu i majtë) 2 x 0.7 m (në 2 karrexhatat), Bankinë (krahu i djathtë) 2 x 1.3 m (në 2 karrexhatat), Trafikndarëse 1 x 2.6 m (në mes të 2 karrexhatave).

The post Zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe Bypass-i i Sarandës, ARRSH kërkon mbikëqyrësit e projekteve 45 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Liderët më të mirë janë ata që krijojnë hapësirë, por çfarë do të thotë kjo?

By: Megi Dumi
25 August 2025 at 12:00

Drejtimi ditët e sotme është sfidë: duhet të arrish rezultate, të kujdesesh për mirëqenien e ekipit dhe të mbash të gjallë motivimin e të gjithëve.

Një metodë drejtimi që po fiton terren dhe përkrahje është “spacious leadership”, mënyra e drejtimit ku drejtuesi u jep hapësirë të tjerëve të marrin pjesë, të zgjedhin dhe të japin më të mirën, ndërsa kujdeset edhe për veten për të ruajtur efektivitetin dhe kënaqësinë në punë.

Edhe pse shumë drejtues përpiqen të bëjnë më të mirën, vetëm 40% e punonjësve i vlerësojnë si me cilësi të lartë, ndërsa vetë liderët shpesh e mbivlerësojnë performancën e tyre. Shifrat tregojnë se 71% e tyre ndihen më të stresuar, mbi gjysma kanë frikë nga burnout profesionale dhe 40% kanë menduar të heqin dorë nga roli për shkak të mungesës së mirëqenies.

Spacious leadership fillon me përfshirjen. Drejtuesit e tillë ftojnë të tjerët të japin ide, të marrin pjesë dhe të kenë zë në vendimmarrje. Ata nuk pretendojnë të kenë gjithmonë përgjigjen e saktë, tregojnë përulësi dhe kërkojnë inputin e ekipit. Kur ofrojnë qëllime të qarta dhe kontekst, rrisin ndjenjën e pronësisë dhe angazhimin.

Ky stil lidershipi investon fort te zhvillimi. Punonjësit duan të rriten dhe liderët që ofrojnë trajnime, mentorim apo vlerësim të rregullt fitojnë besim të shumëfishuar nga ekipi. Mbështetja për zhvillim shihet si shenjë vlerësimi dhe rrit lojalitetin.

Një tjetër shtyllë është krijimi i kushteve për performancë të lartë. Autonomia, kontrolli mbi punën dhe koha e mjaftueshme për të reflektuar e planifikuar janë faktorë që ndikojnë si në cilësinë e rezultateve ashtu edhe në shëndet. Studime amerikane tregojnë se njerëzit me stres të lartë, por me më shumë vendimmarrje, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

Mirëqenia është po aq thelbësore. Drejtuesit që u japin hapësirë ekipit të tyre, e ndihmojnë atë të ruajë kufijtë mes punës dhe jetës, tregojnë empati dhe i drejtojnë njerëzit drejt burimeve të nevojshme.

Kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në angazhim: sipas një studimi global, 69% e punonjësve thonë se lideri ndikon në shëndetin e tyre mendor po aq sa partneri i jetës.

Dhe, mbi të gjitha, ata kujdesen për veten. E dinë se për të mbështetur të tjerët, duhet të kenë kohë për pushim, aktivitete që i japin energji dhe një rreth të besuar ku mund të ndajnë sfidat. Kujdesi për veten nuk është luks, por parakusht për të qenë të pranishëm dhe të qëndrueshëm në udhëheqje.

Në thelb, spacious leadership nuk është dobësi apo mungesë drejtimi, por aftësia për të krijuar hapësira ku njerëzit dhe vetë drejtuesi mund të japin më të mirën, duke ndërtuar ekipe të forta, të angazhuara dhe të qëndrueshme. / INC, Shqip.al

The post Liderët më të mirë janë ata që krijojnë hapësirë, por çfarë do të thotë kjo? appeared first on Revista Monitor.

UBA forcon rolin e saj në sektorin financiar

25 August 2025 at 11:38

Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) po zgjeron praninë dhe rolin e saj në tregun financiar shqiptar. Numri i klientëve të rinj të bankës është në rritje të qëndrueshme, paralelisht me volumin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara për ta.

Banka ka shënuar rritje të vazhdueshme të depozitave për individë, sidomos në pesë vitet e fundit. Që nga viti 2020, depozitat e publikut në UBA janë shtuar me pothuajse 150%.

UBA ofron sot depozita afatshkurtra dhe afatgjata me norma fitimi konkurruese, që përkojnë me pritshmëritë e klientëve ekzistues dhe të rinj.

UBA është pjesë e grupit Eurosig, grupit më të madh financiar në vend. Besimi në rritje nga publiku dhe investimet në rritje nga grupi Eurosig kanë krijuar mundësinë për të zgjeruar mbështetjen e ekonomisë me financime.

Në pesë vitet e fundit, UBA e ka trefishuar portofolin e kredisë, që ka arritur tashmë vlerën e më shumë se 150 milionë eurove.

Totali i aktiveve të bankës ka kaluar shumën e 250 milionë eurove, gjithashtu në rritje me pothuajse tre herë në pesë vitet e fundit.

UBA është banka më e vjetër private në tregun bankar, që ofron shërbime dhe produkte të një natyrë të veçantë, të ndërtuara sipas nevojave të klientëve dhe banka e vetme që i ofron këto produkte në përputhje me rregullat e besimit të tyre fetar.

Në vitet e fundit, UBA i ka dhënë prioritet zgjerimit në ato zona dhe komunitete ku nuk ofroheshin produkte dhe shërbime bankare. Kjo ka ndihmuar aktivisht në zgjerimin e aksesit të publikut në këto produkte e shërbime dhe në përgjithësi në rritjen e përfshirjes financiare.

Pas blerjes nga grupi Eurosig, UBA ka shënuar zgjerimin më të shpejtë të rrjetit të degëve në sektorin bankar shqiptar. Nga gjashtë degë që kishte deri fund të vitit 2023, sot UBA ka 19 degë në qytete të ndryshme. Banka ka sot një staf prej 182 punonjësish, nga 75 që kishte pesë vjet më parë.

UBA është sot një bankë me të gjitha kanalet e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve bankare në përputhje me zhvillimet dhe nevojat e tregut, me kosto të ulët, shërbim të shpejt dhe cilësor.

Paralelisht me rritjen, UBA po lëviz me hap të shpejtë drejt automatizimit dhe digjitalizimit të ofrimit të produkteve e shërbimeve bankare sidomos për pagesat, transfertat etj. Banka ofron një platformë komode të internet banking, që u mundëson klientëve kryerjen komode të pagesave dhe transfertave bankare nga mjediset e shtëpisë apo zyrës.

UBA është e vetmja bankë në Shqipëri që ofron mundësinë e tërheqjes pa komision në çdo bankomat me logon Mastercard, duke u krijuar komoditet dhe akses shumë të gjerë klientëve të saj.

The post UBA forcon rolin e saj në sektorin financiar appeared first on Revista Monitor.

Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga 2007-a

25 August 2025 at 11:00

Paga reale në ekonomi u rrit me ritme dyshifrore për të dytin vit radhazi në 2024, me 10%, por me ngadalësim të lehtë në raport me vitin 2023 ku ndryshimi ishte 11.7%.

Paga reale (Rritja nominale duke zbritur inflacionin) në dy vitet e fundit shënoi ritmet më të larta që nga viti 2007.

Pas qëndrimit në vendnumëro gjatë dekadës së kaluar, pagat u rimëkëmbën dy vitet e fundit, ndërkohë që në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta 16.9% në 2023  dhe 12.4% në 2024.

Dy ishin shtysat për ndryshimin e pagave.

E para lidhet me reformën e qeverisë për pagën mesatare sektorin publik 900 euro ndërmjet 2023-2025, dhe e dyta mungesa e punonjësve në sektorin privat ka ndikuar tek kompanitë që të rrisin fondet për personelin, si një mjet për mbajtjen e stafeve.

Në fillim të viteve 2000, rritja e pagave reale ishte e fortë. Në vitin 2001 arriti në 17.7%, duke reflektuar një periudhë rigjallërimi ekonomik pas krizave të tranzicionit.

Kjo rritje u shoqërua me një lëvizje të ngjashme edhe në pagat në sektorin shtetëror, që po atë vit shënuan një rritje prej 17.7%.

Në vitet që pasuan ritmet e rritjes u zbutën ndjeshëm, duke zbritur nën 10% në mesin e dekadës.

Në vitin 2007, si pagat reale në sektorin privat, ashtu edhe ato në sektorin shtetëror patën një ringritje, me rritje përkatësisht 13.8% dhe 17.1%, duke reflektuar rritjen ekonomike përpara se të fillonte krizës globale.

Vitet e krizës 2008–2010 sollën ulje të ritmeve, ku paga reale mbeti në nivele modeste prej 6.0% në 2008 dhe vetëm 3.0% në 2010, ndërkohë që në sektorin shtetëror ritmet ishin pak më të larta, por sërish në rënie krahasuar me vitet e mëparshme.

Periudha 2011–2016 përfaqëson një fazë qëndrimi në vendnumëro, ku ndryshimi i pagës reale zbriti në vlera minimale, madje edhe negative, si në vitin 2016, kur paga reale ra me 0.4%. Në të njëjtën kohë, rritja e pagës në sektorin shtetëror luhatej në nivele shumë të ulëta, shpesh midis 0–3%, duke reflektuar politikat shtrënguese buxhetore.

Një kthesë më e dukshme vërehet pas vitit 2017. Në atë vit, paga reale u rrit me 7.8%, ndërsa pagat në sektorin shtetëror me 9.8%, duke sinjalizuar një rigjallërim të të ardhurave si në sektorin privat dhe atë shtetëror.

Ndryshimi i pagës reale qëndroi pranë zeros dhe madje ra ndjeshëm në vitin 2022 me -4.3%, çka tregon se inflacioni i lartë pas pandemisë ka “ngrënë” rritjen e pagës nominale.

Përkundrazi, paga në sektorin shtetëror u rrit me ritme të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe, sidomos në vitin 2021 (+6.4%) dhe 2023 (+16.9%), duke reflektuar ndërhyrjet e qeverisë për të amortizuar ndikimin e krizave te punonjësit e administratës.

Burimi: INSTAT

The post Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga 2007-a appeared first on Revista Monitor.

Statistika – Paraja jashtë bankave

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:28

Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka shënuar një rritje të fortë gjatë muajve të parë të këtij viti, që përkojnë me periudhën para zgjedhore.
Kjo është një tendencë e pazakontë, teksa të dhënat historike tregojnë se përgjithësisht në pjesën e parë të çdo viti ka një frenim të parasë jashtë banke, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ka rritje të saj e ndikuar nga sezoni veror dhe ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistika – Paraja jashtë bankave appeared first on Revista Monitor.

Kina do të ndërtojë hidrocentralin më të madh në botë

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:25

LUMI YARLUNG TSANGPO NË PROVINCËN NYINGCHI
 
Qeveria kineze e konsideron projektin tepër të rëndësishëm për të arritur objektivat e reduktimit të ndotjes deri në vitin 2030 dhe të ashtuquajturin “Neutralitet karbonik” deri në vitin 2060, që do të thotë pakësimi i gazit serrë që emetohet në atmosferë. Prodhimi i energjisë së rinovueshme, siç është ajo hidroelektrike, mbetet vendimtar në këtë p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kina do të ndërtojë hidrocentralin më të madh në botë appeared first on Revista Monitor.

Blloku zgjedh maturinë në vend të sfidës

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:19

“Të jesh i lirë, duhet të të kenë frikë”, deklaroi së fundmi presidenti francez Emmanuel Macron.
“Ne nuk na kishin mjaftueshëm frikë”.
Ai po fliste vetëm tri ditë pasi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, kishte rënë dakord për një marrëveshje tregtare të njëanshme me presidentin amerikan Donald Trump, në fushën e golfit Turnberry të këtij të fundit në Skoci.
Marrëveshja përfshi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Blloku zgjedh maturinë në vend të sfidës appeared first on Revista Monitor.

Një eklips i pjesshëm i energjisë diellore

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:15

Nëse shkoni së bashku me Mary Powell në një vizitë pune në San Jose, Kaliforni, do të mendonit se po shihni të ardhmen e ndritur të energjisë së pastër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan The Economist.
 Sunrun, kompania e paneleve diellore për banesa që Powell drejton, u ofron konsumatorëve shërbime energjetike në 22 shtete.
Një klient i saj në Kaliforni, inxhinier nga Silicon Valley, tre...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një eklips i pjesshëm i energjisë diellore appeared first on Revista Monitor.

Po sikur Inteligjenca Artificiale të nxiste një bum të paprecedentë të rritjes ekonomike globale?

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:09

"Eureka në çdo moment të ditës".  Tregjet e mallrave, shërbimeve, aseteve financiare dhe fuqisë punëtore do të ktheheshin përmbys, shkruan The Economist
 
Deri në vitin 1700, ekonomia botërore pothuajse nuk rritej fare, thjesht qëndronte në vend. Gjatë 17 shekujve të mëparshëm, prodhimi global ishte zgjeruar mesatarisht me vetëm 0.1% në vit, një ritëm me të cilin do të duhej një mijëvjeçar që...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Po sikur Inteligjenca Artificiale të nxiste një bum të paprecedentë të rritjes ekonomike globale? appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, eksportuesit kroatë paralajmërojnë për rritje të kostove

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:04

Që prej 1 gushtit, një marrëveshje e re tregtare mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara vendos një tarifë importi 15% mbi mallrat europiane që hyjnë në tregun amerikan, duke shkaktuar reagime të forta nga bizneset dhe zyrtarët kroatë.
Në Karlovac, prodhuesi lider HS Produkt, për të cilin eksportet në SHBA përfaqësojnë rreth 70% të prodhimit, kishte kohë që përgatitej. Më herët këtë vit, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, eksportuesit kroatë paralajmërojnë për rritje të kostove appeared first on Revista Monitor.

Rumani, treguesi i besimit ekonomik, në nivelin më të ulët pas pandemisë

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:03

Indikatori i Besimit Ekonomik (ESI) në Rumani, një tregues i përbërë që synon të ndjekë rritjen e PBB-së dhe llogaritet si mesatare e ponderuar e përgjigjeve të firmave në pesë sektorë kyç ekonomikë, ra në korrik në 94.7, niveli më i ulët që nga janari i vitit 2021, sipas Eurostat.
Ky tregues ra nën pragun e 100 pikëve në maj 2025, që tregon pritshmëri të balancuara, pas një periudhe rreth dyvjeça...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, treguesi i besimit ekonomik, në nivelin më të ulët pas pandemisë appeared first on Revista Monitor.

Serbi, çfarë stimujsh janë të disponueshëm për investitorët?

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:02

Qeveria e Serbisë ka përmirësuar mbështetjen për investimet direkte përmes Dekretit për Përcaktimin e Kritereve për Ndarjen e Stimujve për të Tërhequr Investime Direkte.
Ky dekret përcakton kushtet për dhënien e stimujve në sektorin e prodhimit dhe atë të shërbimeve për qendrat e shërbimeve.
Investimet direkte, sipas këtij dekreti, përkufizohen si investime në asetet materiale dhe jomateriale të n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, çfarë stimujsh janë të disponueshëm për investitorët? appeared first on Revista Monitor.

Bullgaria, e përgatitur për hyrjen në Eurozonë

By: Mira Leka
25 August 2025 at 10:01

Ekonomia e Bullgarisë ndodhet në një pozicion të fortë përpara hyrjes në Eurozonë më 1 janar 2026, pa pabarazi të konsiderueshme makroekonomike, përveç nivelit të lartë të pabarazisë së të ardhurave dhe përqindjes së lartë të popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimit social, thuhet në Raportin Makroekonomik të Tremujorit III të UniCredit Bulbank, përgatitur nga ekonomistët Kristofor Pavlov dh...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgaria, e përgatitur për hyrjen në Eurozonë appeared first on Revista Monitor.

Punimet për Qukës–Qafë Plloçë me kosto 240 mln USD drejt përfundimit

25 August 2025 at 10:00

Projekti i aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, me një kosto përfundimtare prej 240 mln USD, po i afrohet përfundimit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), inaugurimi i rrugës pritet të bëhet në tetor 2025, pas më shumë se një dekade punimesh dhe disa shtyrjesh afatesh.

Ky projekt infrastrukturor strategjik për zonën e Mokrës u projektua në vitin 2009 nga qeveria e asaj kohe dhe filloi zbatimin në terren në vitin 2011. Në vitin 2013, pas ndryshimit të qeverisë, projekti u rishikua për të reflektuar zhvillimet e reja në infrastrukturë. Fillimisht ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2019, por deri më sot afatet janë shtyrë katër herë, për shkak të vështirësive teknike dhe financiare.

Përparimi i punimeve në terren

Monitor përshkoi së fundmi në terren këtë aks rrugor, duke nisur nga hyrja në fshatin Qukës të Librazhdit, ku rezulton se ndryshe nga një vit më parë, hyrja është tashmë e sistemuar. Rruga vazhdon nëpërmjet fshatrave të Mokrës. Deri në fshatrat Podgozhan dhe Kalivaç të Mokrës së Sipërme (pranë tunelit), rruga është pothuajse e asfaltuar plotësisht. Ndërsa dy tunelet të ngritura përmes maleve që mundësojnë nxjerrjen për në Qafë–Plloçë, i cili deri vitin e kaluar ishte i pakalueshëm, është tashmë funksional.

Që nga muaji korrik, rruga ka nisur të përshkruhet nga banorët e zonës për lehtësi dalje në qytetet e Pogradecit apo drejt Korçës, duke evituar kalimin nëpërmjet rrugës së vjetër të paasfaltuar. Ndryshe nga aksi i vjetër, pasi le pas fshatrat e Mokrës së Sipërme, rruga mund të përshkohet përmes dy tuneleve të ndërtuar ndërmjet maleve të thepisura, duke e bërë të mundur arritjen në aksin Qafë–Plloçë për rreth 15 minuta.

Progresi fizik i punimeve sipas ARRSH

Aksi përfshin tre seksione.

Seksionet I dhe II të këtij aksi, që shtrihen nga hyrja në Qukës të Librazhdit deri në daljen e tunelit në Mokër, përbëjnë një gjatësi totale prej 33.8 kilometrash. ARRSH tha për Monitor se në këto dy seksione janë realizuar 97% e punimeve.

Ndërkohë, në seksionin III të rrugës, nga dalja e tunelit deri në Qafë–Plloçë, ende mbeten disa pjesë të pa asfaltuara, kryesisht deri në kryqëzimin në formë “T”, ku rruga ndahet majtas drejt fshatit Gështenjas të Pogradecit për të vijuar më tej drejt Tiranës, dhe djathtas drejt Korçës.

ARRSH sqaroi se në seksionin e tretë të aksit janë realizuar aktualisht 90% e punimeve.

“Punimet e parealizuara në 3 akset e rrugës, kryesisht kanë të bëjnë me hedhjen e shtresave asfaltike, mbushje karpatash, dhe vendosja e sinjalistikës rrugore në disa pjesë të rrugës, pasi në pjesën dërmuese të aksit sinjalistika rezulton e përfunduar. Ndërsa veprat e rrugës, përfshirë urat, muret mbrojtëse dhe tunelet kanë përfunduar”, pohuan nga ARRSH.

ARRSH gjithashtu pohon për Monitor se inaugurimi i punimeve pritet të bëhet në muajin tetor 2025.

Nga inxhinierë të njohur shpesh herë punimet për këtë rrugë janë kritikuar, madje e kanë cilësuar si të papërshkrueshme gjatë stinës së dimrit për shkak të ngricave. ARRSH siguron gjithashtu se rruga do të jetë e kalueshme edhe gjatë dimrit, falë kontratave të mirëmbajtjes të lidhura me nënkontraktorët që do të jenë aktivë që nga ky vit.

Kostoja dhe financimi

Në fund të vitit 2022, ARRSH deklaroi më herët për Monitor se fatura financiare kishte arritur në 217 mln USD, për 73% të realizimit të punimeve, përfshirë dhe një hua shtesë prej 49 mln USD nga Fondi Saudit për Zhvillim. Sot, kostoja përfundimtare e projektit sipas ARRSH llogaritet në 240 mln USD.

Nga kjo shumë:

-Vetëm 2.9 km të segmentit janë ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit (vlerë 4-5 milionë USD).

-Pjesa tjetër është financuar nga kredia e Bankës Islamike për Zhvillim (IsDB) dhe Fondit Saudit për Zhvillim.

Pavarësisht zhvillimit që pritet t’i sjellë zonës së Mokrës, e cila mbështetet në blegtori disa inxhinierë kanë kritikuar kostot e larta të ndërtimit të rrugës. Fillimisht sipas tyre projekti parashikohej të kushtonte 150 mln USD, por për shkak të terrenit të thyer malor, kostoja u rrit ndjeshëm.

ARRSH e ka pranuar vështirësinë teknike të realizimit, duke theksuar se terreni i thyer ishte një nga faktorët kryesorë që solli shtyrjet dhe rritjen e kostove të punimeve.

Projekti parashikon ndërtimin e:

-43.3 km rrugë, me gjerësi totale 12 metra (2 korsi × 3.75 m, 2 bankina asfaltike × 1.5 m dhe 2 bankina të pa asfaltuara × 1 m).

-Më shumë se 20 ura e viadukte, mure mbajtës dhe pritës.

-Një tunel me gjatësi 375 metra.

-Rruga kalon për 10 km përgjatë lumit Shkumbin, për të vijuar më pas në zonën malore të Mokrës.

Financimi është ndarë në:

-Lotin 0 (0.0 – 2.9 km): me fonde nga buxhetit i shtetit.

-Lotin 1 dhe 2 (2.9 – 33.8 km): financuar nga Banka Islamike për Zhvillim.

-Lotin 3 (33.8 – 40.5 km): financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Ky aks do të jetë gjithashtu pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian, duke krijuar lidhje të rëndësishme në infrastrukturën kombëtare dhe ndërkombëtare./ D.Azo

 

The post Punimet për Qukës–Qafë Plloçë me kosto 240 mln USD drejt përfundimit appeared first on Revista Monitor.

❌
❌