Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 July 2025Albeu

Puthja që bëri ‘xhiron’ e rrjetit/ Ish-CEO i Astronomer planifikon të padisë Coldplay

By: M C
29 July 2025 at 17:56

Ish-drejtori ekzekutiv i Astronomer, Andy Byron thuhet se po shqyrton mundësinë e paditjes së Coldplay për akuzën se e ka kapur me të dashurën e tij Kristin Cabot, drejtoreshën e burimeve njerëzore të kompanisë, gjatë një sesioni puthjeje me kamera në koncertin e tyre.

Bazuar në atë që thonë burimet pranë menaxherit të cituara nga New York Post , padia kundër grupit dhe organizatorëve të eventit bazohet në akuzat për “shkelje të privatësisë” dhe “shqetësim emocional” për shkak të sikletit që përjetoi.

Tabloidi i Neë York-ut shpjegon se Byron, përveç “mosdhënies së pëlqimit për t’u filmuar”, ndihet “viktimë e poshtërimit publik pa pëlqim”, gjë që e ka “shndërruar atë në një meme”.

Ekspertët ligjorë të konsultuar nga gazeta besojnë se shanset e padisë për sukses janë të pakta.

Coldplay nuk i është përgjigjur ende zyrtarisht padisë së mundshme të Byron. Megjithatë, kolumnisti i njohur i thashethemeve, Rob Shuter, duke cituar burime, pohon se Chris Martin “qeshi me të madhe” me idenë e përfshirjes në veprime ligjore pas incidentit me kamerën e puthjes. Ekspertët ligjorë, siç u përmendën, janë skeptikë në lidhje me shanset e suksesit të padisë.

Pas dorëheqjes së Byron si CEO e Astronomer, shpërthyen polemika të forta sepse Cabot kishte mbetur në kompani. Por pak më shumë se një javë pas kamerës famëkeqe me puthje, ajo vendosi gjithashtu të linte rolin e saj. Pas jehonës globale të videos, kompania e teknologjisë njoftoi se kishte nisur një hetim të brendshëm për këtë çështje, i cili çoi në emërimin e bashkëthemeluesit dhe drejtorit kryesor të produktit Pete DeJoy si CEO të përkohshëm.

The post Puthja që bëri ‘xhiron’ e rrjetit/ Ish-CEO i Astronomer planifikon të padisë Coldplay appeared first on Albeu.com.

Vettingu nxjerr përfundimisht nga drejtësia motrën e deputetes socialiste, prokurorja e Tiranës nuk justifikon pasurinë dhe udhëtimet me kriminelët

By: M C
29 July 2025 at 17:45

Prokurorja e Tiranës, Eranda Laze (Felaj) është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli këtë të martë, më 29 korrik, vendimin për shkarkimin nga detyra. Ajo është dhe motra e deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Sipas Kolegjit, është I drejtë pretendimi i institucionit të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK se prokurorja Eranda Laze dhe bashkëshorti i saj janë në pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme për pagesën e këstit të parë të një apartamenti në vlerën 40 mijë euro dhe për këstin e fundit.

Po ashtu, trupa gjykuese ka gjetur të drejtë dhe shkakun e ankimit për pamundësinë e krijimit të gjendjes cash, për arsye të mosvërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit nga avokatia. Sipas KPA, për këto të ardhura nuk u provua shlyerja e detyrimeve tatimore.

Për një ngastër toke dhuruar bashkëshortit, trupi gjykues i KPA vlerësoi se subjekti nuk shpjegoi bindshëm marrëdhënien e bashkëshortit me dhuruesit, raporton BIRN.

Kolegji vlerësoi se dhe për një ndërtim informal në proces legalizimi, vetëdeklaruar nga babai i bashkëshortit të subjektit, nuk u dhanë shpjegime për arsyet e investimit së bashku me një shtetase tjetër të një garazhi në një vend turistik, edhe pse ai jeton në Itali.

Megjithëse këto rrethana nuk janë gjetur penalizuese, janë konsideruar në vlerësimin tërësor. Të pamjaftueshme përmasë janë gjetur dhe udhëtimet me persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, megjithëse u konstatua se tregojnë për pakujdesi.

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit arrin në përfundimin se prokurorja Eranda Laze gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë dhe u vendos ndryshimi i vendimmarrjes së Komisionit e shkarkimi nga detyra i këtij subjekti rivlerësimi.

Më herët, Eranda Laze u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 8 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hetimit administrativ në KPK, ajo e kundërshtoi bilancin negativ në masën 10 milionë lekë, si dhe gjetjet për udhëtime me persona të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin.

Shumica e trupës së KPK i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamundësinë në rreth 1.5 milionë lekë, që u konsiderua në përfundim jo penalizues.

Pakica çmoi se Laze nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente në Tiranë, të blera për vlerën 81,284 Euro dhe të një automjeti. Pakica arsyetoi se pretendimet e subjektit nuk mbështeteshin nga deklarimet periodike dhe as nga faktet e rezultuara nga hetimi administrativ.

Vendimi i shumicës së Komisionit u gjet i pabazuar dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që pasi evidentoi probleme për pasurinë dhe etikën, u kërkoi Komisionerëve Publikë përmes një rekomandimi, që të ushtronin ankim në Kolegj. Sot ky ankim ka marrë rrugë dhe prokurorja Eranda Laze është shkarkuar nga detyra, duke u larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

The post Vettingu nxjerr përfundimisht nga drejtësia motrën e deputetes socialiste, prokurorja e Tiranës nuk justifikon pasurinë dhe udhëtimet me kriminelët appeared first on Albeu.com.

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm e duhet të rriten nga dy prindër të pranuar nga shoqëria

By: M C
29 July 2025 at 17:28

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të jetës së saj.

Ajo ka folur në lidhje me një teme shumë delikate që shpesh e kanë pyetur, a do të bëhet nënë, të ketë fëmijë?

Së fundmi ajo është përgjigjur hapur duke treguar me sinqeritet që nuk dëshiron të ketë fëmijë. Sipas saj, një fëmijë duhet të rritet në një ambient të shëndetshëm emocionalisht, nga dy prindër që janë të gatshëm dhe të pranuar nga shoqëria dhe familja.

Ajo shton se trauma që ka përjetuar vetë nuk dëshiron t’ia transmetojë një fëmije të pafajshëm dhe se vendimi për të mos u bërë nënë vjen si rezultat i reflektimit të thellë mbi atë që ajo ka përjetuar dhe çfarë mund të ofrojë si prind.

Më herët Amber ka treguar vështirësisitë që ka kaluar që vendimi për të dnryshuar gjini, mos pranimi nga prindërit, motrat dhe vëllëzirit,

Amber tregon me dhimbje se për shkak të kësaj situate nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e babait dhe e ka vizituar varrin vetëm pas ceremonisë.

The post Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm e duhet të rriten nga dy prindër të pranuar nga shoqëria appeared first on Albeu.com.

“Albania Tabak” u sekuestrua sot, investigimi për kontrabandën e cigareve në Libi dhe Egjipt: Në Librazhd prodhoheshin 175 milionë paketa “Cleopatra” në vit

By: M C
29 July 2025 at 17:17

Shoqëria “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO” në pronësi të biznesmenit kontravers Ergys Agasi, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen një javë pas paraqitjes së Agasit në SPAK.

Një hetim i thelluar i përbashkët i gazetarëve nga BIRN dhe ARIJ zbuloi se në Shqipëri, në fabrikën Albania Tabak në Librazhd, prodhoheshin me miliona paketa cigare të markës egjiptiane “Kleopatra”. Kjo fabrikë, e cila prej vitit 2014 prodhonte rreth 22 milionë paketa në vit, kishte marrë licencën nga një kompani ndërkombëtare për të prodhuar dhe shpërndarë këto cigare në Europë dhe më gjerë.

Sipas dokumenteve të siguruara, cigaret prodhoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin masivisht në Libi, ndërsa një pjesë e konsiderueshme dyshohet se kontrabandohej ilegalisht në Egjipt, duke shkaktuar humbje të mëdha për kompaninë origjinale egjiptiane Eastern Company, e cila zotëron markën “Kleopatra”.

Hetimet e Doganave të Mbretërisë së Bashkuar kishin sinjalizuar për këtë aktivitet në 2015, duke çuar në nisjen e hetimeve edhe në Shqipëri.

Për këtë arsye, në fund të vitit 2015, prodhimi në fabrikën Albania Tabak u pezullua përkohësisht, ndërsa rasti u rihap në 2017, kur u evidentuan lidhje të kompanive të ndryshme me bazë në Ishujt Virgjin Britanik dhe Qipro, që dyshohet se menaxhonin trafikun ndërkombëtar të cigareve.

Edhe media investigative “Shteg”, nga raportimi i saj ka arritur të zbulojë se Albania Tabak prodhonte cigaret për kompaninë Eques Holding Group, e cila kishte marrë licencën për përdorimin e markës “Kleopatra” në Europë dhe për tregjet ndërkombëtare.

Dokumentet gjyqësore në Shqipëri, raportet e rrjedhura të doganave britanike, kontratat dhe intervistat me drejtuesit e fabrikës, aso kohe zbuluan se rreth 22 milionë paketa cigare janë prodhuar çdo vit nga Albania Tabak në Librazhd, përpara se të dërgohej për eksport drejt Libisë.

The post “Albania Tabak” u sekuestrua sot, investigimi për kontrabandën e cigareve në Libi dhe Egjipt: Në Librazhd prodhoheshin 175 milionë paketa “Cleopatra” në vit appeared first on Albeu.com.

FOTOT/ Pas zërave për lidhje dashurie, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen bashkë. Këngëtari nuk i’a ndan sytë teksa kërcejnë

By: D Marku
29 July 2025 at 16:59

Prej disa ditësh, ndjekësit kanë vënë re një afrim virtual mes Don Xhonit dhe Loredanës, ku nuk kanë munguar as komentet me nota lozonjare nga ana e reperit në postimet e saj.

Por sot, Don Xhoni ka shtuar dhe më shumë “benzinë në zjarr”, duke postuar një video ku shfaqet së bashku me Loredanën.

Shikimi i tij ndaj saj është gjithçka për të cilën po flasin rrjetet…

The post FOTOT/ Pas zërave për lidhje dashurie, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen bashkë. Këngëtari nuk i’a ndan sytë teksa kërcejnë appeared first on Albeu.com.

“Kush është ky, Frederik…?”, Amber tallet me Gjestin: E ngatërrova…

By: D Marku
29 July 2025 at 16:38

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Amber Candy, ka qenë sot e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka treguar për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, marrëdhëniet me ish-banorët.

Teksa në monitor janë shfaqur disa prej fotove të ish-banorëve, Amber ka komentuar raportet dhe mendimin që ka ajo për ta. Kur u ndal te fotoja e Gjestit, me të cilin ka pasur disa konflikte brenda shtëpisë, Amber u shpreh:

“Kush është ky, Frederik Ndoci?”.

Pjesë nga intervsita:

Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i “Big Brother VIP Albania 4”. Pse Frederik Ndoci?

Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn te këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

The post “Kush është ky, Frederik…?”, Amber tallet me Gjestin: E ngatërrova… appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Korrupsion në zgjedhje, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

By: D Marku
29 July 2025 at 16:17

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si më poshtë:

 Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal;
Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara në kuadër të këtij hetimi rezulton se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.

Skema korruptive konsiston në  një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të  caktuara parash  (rreth  5 000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale.

Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.

Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.

Për sa më lart, nga tërësia e hetimeve të kryera,  bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, transkriptimeve të përgjimeve telefonike, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas studimit të dokumentacionit të administruar, rezulton se shtetasit Ndreke Lera dhe Ilir Sokoli, me veprimet e tyre, kane konsumuar elementë të veprës penale penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 dhe 25 i Kodit Penal.

The post EMRAT/ Korrupsion në zgjedhje, SPAK përfundon hetimet për 4 persona appeared first on Albeu.com.

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, arrestohet 62-vjeçari

By: V K
29 July 2025 at 15:50

Dy persona janë arrestuar në Ksamil, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një të afërmi të tyre.

Sipas Policisë, të ndaluarit janë babë e bir, të cilët gjatë një konflikti familjar më 28 korrik 2025, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një 57-vjeçar, i cili rezulton të jetë vëllai i njërit prej tyre.

I dhunuari ka pësuar dëmtime në kokë si pasojë e dhunës. Ngjarja është zbardhur nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kryer arrestimet në flagrancë.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës”, njofton Policia.

The post Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, arrestohet 62-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh

By: D Marku
29 July 2025 at 15:36

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, po përflitet së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin e njohur të Kosovës, Mirlind Daku.

Thashethemet janë shtuar veçanërisht pas disa detajeve të vërejtura në rrjetet sociale, përfshirë edhe mungesën e fotografive me partnerin.

Një ndjekës e ka pyetur Vesën në Instagram: “Pse i ke heq fotot me të dashurin?”.

Ajo ka vendosur t’i përgjigjet me një ton të lehtë dhe me pak humor: “Pa arsye valla. Nëse publikoj sërish në Highlight e publikoj me fytyrë të vet. Po nuk po dua se po mi marrin mësysh (hajgare pak)”.

Përgjigja e saj ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit, ndërsa vetë Vesa nuk ka konfirmuar as mohuar një lidhje me Dakun.

Megjithatë, deklarata e saj lë të nënkuptohet se ajo është ende në një raport dashurie, por dëshiron ta mbajë më të rezervuar nga publiku.

Pritet të shihet në vazhdim nëse do të dalin publikisht, për të konfirmuar këtë romancë.

The post Flitet për një lidhje me Mirlind Dakun, Vesa Vllasaliu: Nuk e publikoj se më marrin mësysh appeared first on Albeu.com.

Eros Grezda: Nuk i pëlqej vajzat që shkojnë nëpër klube, nuk dal më

By: D Marku
29 July 2025 at 15:30

Eros Grezda ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”, ku ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Ai zbuloi se ka një vit që e ka lënë futbollin dhe tani merret si agjent futbolli dhe ndihet shumë mirë.

“Do të thoja se jam në një fazë të mirë profesionale, kanë ecur punët shumë mirë në biznesin e ri”, tha Grezda.

Më pas moderatorja e ka ‘ngacmuar’ pak me pyetjet e saj ‘pikante’ për jetën e tij private.

Pjesë nga intervista:

Lei Kraja: Ke më shumë ish-a apo gola?

Eros Grezda: Gola. Kam bërë gola, ish-a nuk kam patur shumë.

Lei Kraja: Sa ish-a ke?

Eros Grezda: Nuk e di, gola kam shumë.

Lei Kraja: Të kam paragjykuar më shumë seç duhet, se di pse. Sa gola ke? 50 e ca gola?

Eros Grezda: Nuk e di, duhet me hy me i pa. Edhe pse sulmues, nuk është se kam qenë lojtar goli, që duhet të bëj gol patjetër. Kam qenë lojtar që ka dashur të japë gjithçka në fushë, kështu do e karakterizoja veten.

Lei Kraja: Mënyra më ideale për të nisur një lidhje? Një vajzë që të simpatizon, si mund të njihet me ty? Në “Instagram”, në klub apo rastësisht?

Eros Grezda: Në klub jo.

Lei Kraja: Nuk i ke qejf këto vajzat në klube?

Eros Grezda: Jo, nuk i kam qejf. I kam frekuentuar shumë më përpara me thënë të drejtën, kam qenë një djalë që kam dalë shumë, nuk dal më.

The post Eros Grezda: Nuk i pëlqej vajzat që shkojnë nëpër klube, nuk dal më appeared first on Albeu.com.

Trafikuan 6 ton lëndë narkotike në Europë/ Ja pseudonimet e Ermir Ndreajt, Plarent Dervishajt, Erion Alibejt dhe të tjerëve

By: V K
29 July 2025 at 15:22

Janë zbardhur pseudonimet e trafikantëve të drogës, që dyshohet se kanë trafikuar rreth 6 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës.

Të përfshirët janë pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal me lidhje ndërkombëtare.

Më poshtë janë emrat dhe nofkat me të cilat njiheshin anëtarët e grupit:

Artur Hoxhosmani – Njihej me nofkat: Burrelsi, Lambo, Santucio, dhe Santocio new

Devid Patrut, alias Devid Boraj dhe Elidon Skëndaj – Pseudonimet: Bisha dhe Bisha new

Ermir Ndreaj – Pseudonimi: Cinco

Plarent Dervishaj – Njihej me nofkat: Xio, Shoku dhe Plaku Matuf

Klevis Hoxhosmani – Pseudonimet: Keli dhe Santucio Brother

Erion Alibej – Njihej me emrat: Liz, Liizzz, Krymi dhe Noku

Ilir Lloshi – Pseudonimi: Licja

Ramazan Rraja – Pseudonimet: Xon, Xoni

Grupi kriminal dyshohet se ka organizuar transportin dhe shpërndarjen e sasisë së madhe të drogës në disa vende të Europës.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

 

The post Trafikuan 6 ton lëndë narkotike në Europë/ Ja pseudonimet e Ermir Ndreajt, Plarent Dervishajt, Erion Alibejt dhe të tjerëve appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama paralajmëron pronarët e lavazheve të vendosura në lagje: Hiqini vetë që t’i shpëtoni gjobës për…

By: V K
29 July 2025 at 14:57

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, përmes të cilit paralajmëron pronarët e lavazheve të vendosura në mes të lagjeve, që lajnë makina në trotuare.

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor.

“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkruan Rama në Facebook.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama paralajmëron pronarët e lavazheve të vendosura në lagje: Hiqini vetë që t’i shpëtoni gjobës për… appeared first on Albeu.com.

Gjithçka telenovelë/ Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Mamaja ime akuzohet për pastrim parash

By: V K
29 July 2025 at 14:33

Monika Kryemadhi, e quajti një “telenovelë” gjithë procesin e ngritur kundër saj, Ilir Metës, dhe familjarëve dhe të njohurve të saj.

Pasi doli nga godina e Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e hetimeve, Kryemadhi foli për mediat ku shpjegoi pozicionin e saj.

“Është një proces që duhet marrë më shumë durim dhe qetësi. Shëndeti është më i rëndësishmi. Mamaja ime akuzohet për pastrim parash, akuzohet për pastruese! Mamaja ime ka blerë shpinë e vet dhe pretendohet se e ka blerë me paratë që ia kam dhënë unë. Mua më akuzojnë për fshehje të pasurisë”, tha ajo.

Ajo shpjegoi edhe shpenzimet që sipas akuzës, janë bërë për llogari të saj në SHBA, nga kushëriri i saj Ilir Shatku.

“Tani do të nxjerrim të dhënat e shpenzimeve nga llogaria e zotërisë, kur kemi qenë në Los Anxhelos dhe Disneyland dhe do shohim: Sa është shpenzuar për drekën? 1000 dollarë. Ishim 12 vetë, i bie nga 80 dollarë për person. Herë 4 vetë të Monikës, bëjnë 400 dollarë. Do të shihen shpenzime dhe nëse në fund unë kam tejkaluar 5 milionëshin e dhuratës, atëherë ILDKPI do të më gjobisë, nëse jo, jam në rregull me ligjin”, shtoi Kryemadhi. “Të gjitha këto janë telenovela që ne fatkeqësisht do t’i thejmë në film”.

The post Gjithçka telenovelë/ Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Mamaja ime akuzohet për pastrim parash appeared first on Albeu.com.

Kancelari Merz kërkon urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës

By: D Marku
29 July 2025 at 14:18

Mbledhja e kabinetit të sigurisë në Gjermani – për shkak të gjendjes së vështirë humanitare në Rripin e Gazës qeveria e gjermane do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave.

Ditët e fundit për herë të parë në Rripin e Gazës po mbërrinnë sërish sasi të mëdha ndihmash për popullsinë e rrezikuar nga uria.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e konsideron këtë një hap të parë dhe do që në bashkëpunim me vende të tjera të krijohet një urë ajrore për transportimin e ndihmave.

Qeveria e Gjermanisë në sfondin e gjendjes emergjente humanitare do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

Kancelari Friedrich Merz deklaroi pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në kancelari, se kjo nismë do të zbatohet bashkë me Jordaninë.

Edhe Franca dhe Britania e Madhe, sipas tij, janë të gatshme ta mbështesin urën ajrore për ndihma me ushqime dhe materiale mjekësore.

Kjo, tha ai, është në fakt vetëm “një ndihmë e vogël” për njerëzit në Gazë, por një kontribut që qeveria do të japë.

“Ne duam që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin fund vuajtjet humanitare për popullsinë civile në Gazë”, tha kancelari kristiandemokrat.

Lejimin së fundi nga Izraeli për kalimin e autokolonave me ndihma dhe hedhjen e ndihmave nga ajri, kancelari e konsideroi si një “hap i parë i rëndësishëm”.

Tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm, tha Merz. “Izraeli duhet menjëherë të përmirësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme gjendjen katastrofale humanitare në Gazë”.

Jo dëbime dhe jo ankesim

Kancelari ritheksoi kërkesën e qeverisë gjermane për një armëpushim të qendrueshëm.

Për këtë Hamasi radikal-islamik duhet të hapë rrugën duke liruar pengjet dhe ulur armët.

Ndër personat që vazhdojnë të mbahen peng ka edhe shtetas gjermanë.

Merz i tërhoqi vëmendjen Izraelit, se nuk duhet të ketë dëbime nga Rripi i Gazës dhe as hapa të mëtejshme për aneksim të territorevenë Jordanin Perëndimor.

Ndërkohë për qeverinë gjermane nuk shtrohet për vendim një njohje e një shteti palestinez – sikurse ka deklaruar Franca.

Ky nuk është “një hap i parë, por ndoshta një ndër hapat përfundimtar” në rrugën e zgjidhjes me dy shtete.

Gjermania vazhdon përpjekjet diplomatike në Lindjen e Mesme

Në vazhdim të përpjekjeve diplomatike, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) të enjten (31.07.2025) do të udhëtojë për në rajonin e Lindjes së Mesme.

Merz do të bisedojë në telefon me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu.

Gjithashtu kancelari vuri në dukje, se do të marrë masa për organizimin e “një konference për rindërtimin në Gazë”.

Për Gjermaninë, ministrja për Zhvillimin Reem Alabali Radovan (SPD) do të jetë koordinatore.

Ajo do të koordinohet me partnerët në rajon si dhe me Francën dhe Britaninë e Madhe. /DW/

The post Kancelari Merz kërkon urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të dr*gës

By: V K
29 July 2025 at 14:11

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka siguruar foton e personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet fjalë për Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj, i cili dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në kërkim së bashku me Skendaj eshte edhe Ilir Lloshi.

Ndërkohë janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plarent Dervishaj e Erion Alibej.

Hetimet

Nga hetimi rezultoi se ky grup ishte aktiv në vitet 2020-2021 në disa shtete europiane, përqendruar në trafikimin e kokainës dhe hashashit nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Droga fshihej mes konteinerëve, në paleta druri, kuti me banane ose në thasë me kakao. Vetëm gjatë kësaj periudhe u dokumentuan dhjetëra episode trafikimi e sekuestrimi droge, në total mbi 6 ton dhe kapte vlerën e 411 milionë eurove.

Sekuestrime gjatë kontrolleve:

3 armë zjarri të llojit pistoletë

43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në para cash

3 automjete luksoze, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63

1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025

2 orë të shtrenjta – një Rolex model 126613LN dhe një Richard Mille McLaren RM50-03/68

16 celularë të markave iPhone dhe Samsung

19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve

Dokumente bankare dhe llogari financiare në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama

1 dron, 8 hard disqe Hikvision me kapacitet 6TB secili

Sende të tjera me vlerë që pritet të ndihmojnë hetimin

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit- Finalizohet operacioni “OROLOGI”

Ekzekutohen 6 masa sigurie. Sekuestrohen armë, orë të shtrenjta, automjete luksoze e sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, BKH-në dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë me karakter personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasit:

A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë.

P. D., 53 vjeç, banues në Durrës, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

I. Ll., 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Ndërsa për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi nuk u gjet; u shpall në kërkim.

Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Po gjatë operacionit, janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat janë sekuestruar:

3 armë zjarri të llojit pistoletë, 43470 euro, 5000 franga zvicerane, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a dhe një Volksëagen Sharan, 1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar, 1 orë Rolex model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model McLaren RM50-03/68, 16 aparate celularë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim, dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama, 1 dron, 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër krimit të organizuar.

The post Dyshohet se fshihet në Dubai, zbulohet fotoja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të dr*gës appeared first on Albeu.com.

Genta Ismajli po rikthehet me një bashkëpunim të ri me Luana Vjollcën – shfaqen provokuese në klip me bikini të kuqe

By: D Marku
29 July 2025 at 13:57

Dy prej emrave më të njohur të muzikës dhe televizionit shqiptar, Genta Ismajli dhe Luana Vjollca, po përgatisin një surprizë të madhe për fansat e tyre – një bashkëpunim muzikor që pritet të ndezë skenën verore.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistet përmes rrjeteve sociale, ku kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram disa pamje nga prapaskenat e klipit.

Në fotografitë që tashmë po qarkullojnë gjerësisht, Genta dhe Luana shfaqen me bikini të kuqe, duke ekspozuar linjat e tyre trupore dhe një energji femërore të fuqishme.

Megjithëse ende nuk është zbuluar data e publikimit të projektit të përbashkët, fansat kanë nisur të spekulojnë se ky do të jetë një nga hitet më të nxehta të verës.

Ky projekt gjithashtu shënon rikthimin e shumëpritur të Genta Ismajlit në skenën muzikore, pasi prej disa vitesh ajo kishte qëndruar larg projektëve të reja, duke iu përkushtuar më shumë jetës familjare.

Nga ana tjetër, Luana Vjollca vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, me projekte që shpesh bëjnë bujë, si në muzikë, ashtu edhe në ekranin televiziv.

Të dyja artistet duken më të sigurta se kurrë në këtë bashkëpunim, i cili sipas zërave të afërt me projektin, do të sjellë një këngë me ritme verore, klip dinamik dhe një dozë të lartë sensualiteti. Fansat tashmë mezi presin publikimin zyrtar.

The post Genta Ismajli po rikthehet me një bashkëpunim të ri me Luana Vjollcën – shfaqen provokuese në klip me bikini të kuqe appeared first on Albeu.com.

Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë në bisedime për rolet kryesore në filmin e ardhshëm të James Bond?

By: D Marku
29 July 2025 at 13:38

Dua Lipa dhe Callum Turner po përfliten për përfshirje në filmin e radhës të James Bond – njëri si këngëtare e kolonës zanore, dhe tjetri si aktori i ri që do të marrë rolin e agjentit legjendar 007.

Çifti i famshëm, që u fejua muajin e kaluar, ka gjasa 12 me 1 për të qenë pjesë e filmit – sipas parashikimeve të kompanisë së basteve britanike William Hill.

Sipas të njëjtit burim, Dua Lipa, 29 vjeçe, ka një shans 15 me 8 për të ndjekur hapat e Adele dhe Billie Eilish në interpretimin e këngës hyrëse të filmit, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, partneri i saj, Callum Turner, 35 vjeç, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje për të pasuar Daniel Craig në rolin e James Bond – ku koeficienti i bastit për të është ulur në 7 me 2.

Zëdhënësi i William Hill, Lee Phelps, deklaroi: “Spekulimet për filmin e ri të James Bond janë duke u shtuar, dhe kemi parë mbështetje për çiftin Dua Lipa dhe Callum Turner për të qenë të përfshirë në projekt. Dua Lipa tashmë e ka dëshmuar veten në skenën e madhe dhe në studio muzikore, ndaj nuk është befasi që ajo po shihet si kandidate serioze për të sjellë këngën ikonike të radhës së Bond-it. Ndërkohë, Callum Turner po mbështetet gjithnjë e më shumë për të trashëguar rolin nga Daniel Craig – është vetëm pas favoritit aktual Aaron Taylor-Johnson”.

The post Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë në bisedime për rolet kryesore në filmin e ardhshëm të James Bond? appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestron aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve”

By: V K
29 July 2025 at 13:30

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ka ndërmarrë një aksion për sekuestrimin e disa aseteve të personave nën hetim.

Raportohet se janë sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd.

Behet fjalë për Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak”, Fabrika e Re e Cigareve.

GJKKO, ka vendosur sekuestron preventive mbi pajisjet dhe pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme të kësaj kompanie.

Gjithashtu, pjesë e listës së pronave të sekuestruara është edhe një apartament në Tiranë.

Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve”:

– Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

– Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125

– Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124

– Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123

– Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118

– Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77

– Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126

– Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120

– Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202

Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 Tiranë.

The post SPAK sekuestron aksionet dhe 10 prona të lidhura me kompaninë “Albania Tabak Fabrika e re e Cigareve” appeared first on Albeu.com.

Të na rrojë inceneratori/ Kryemadhi heq unazën e martesës para SPAK-ut: Po bëj gati skenarin për… (VIDEO)

By: V K
29 July 2025 at 13:22

Ditën e sotme, Monika Kryemadhi, u paraqit në SPAK, ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve.

Ajo ka hequr unazën para godinës së Prokurorisë së Posaçme.

“Ku ta lë tani këtë? Ka njeri këtu”? – thotë Kryemadhi.

Ndërkohë në batutat me gazetarët, Kryemadhi thotë se po bën gati skenarin e filmit të radhës.

 

The post Të na rrojë inceneratori/ Kryemadhi heq unazën e martesës para SPAK-ut: Po bëj gati skenarin për… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“A ju ka falënderuar Gjesti ty e Blerinës”, Blerta Rugova me përgjigje të prerë për përkrahjen që i dhanë në Big Brother

By: D Marku
29 July 2025 at 13:17

Blerta Kllokoqi – Rugova ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Gjestin, fituesin e Big Brother VIP Albania 4.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe motra e saj Blerina kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme.

Përgjigjja e Blertës ishte e prerë: “JO”.

Gjatë qëndrimit të Gjestit në Big Brother, motrat Kllokoqi ishin ndër përkrahëset më të zëshme të tij.

I njëjti në të shumtën e rasteve në Prime u shfaq me veshje nga koleksioni i stilistes Blerina Kllokoqi. Për shumë, kjo mbështetje u pa si një pjesë e rëndësishme e imazhit të Gjestit gjatë qëndrimit në shtëpi.

Megjithatë, sipas Blertës, kjo përkrahje nuk është vlerësuar apo kthyer me një shenjë mirënjohjeje nga ana e fituesit të edicionit të katërt.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet që krijohen gjatë spektaklit dhe çfarë mbetet prej tyre pas përfundimit.

The post “A ju ka falënderuar Gjesti ty e Blerinës”, Blerta Rugova me përgjigje të prerë për përkrahjen që i dhanë në Big Brother appeared first on Albeu.com.

❌
❌