Normal view

Papa Leo XIV për marrëveshjen SHBA-Iran: Falë Zotit, mund të ecim përpara

By: M C
16 June 2026 at 22:39

Papa Leo XIV vlerësoi marrëveshjen paraprake midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.

Kreu i Kishës Katolike u shpreh se, falënderon Zotin që të dy fuqitë janë gati ta nënshkruajnë zyrtarisht atë të premten.

Mediat e huaja shkruajnë se, Papa Leo, i cili kishte zemëruar Presidentin e SHBA-së Donald Trump pasi kritikoi luftën me Iranin, tha se shpresonte që marrëveshja do t’i jepte fund konfliktit përgjithmonë.

“Do të ketë ende shumë pika për t’u zgjidhur, por është gjithmonë më mirë ta bëjmë këtë përmes dialogut, përmes negociatave dhe jo duke u rikthyer në luftë. Shpresoj që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën, që lufta të ketë mbaruar vërtet dhe që ne të mund të ecim përpara”,u tha papa i parë amerikan gazetarëve jashtë rezidencës së tij në Castel Gandolfo, Itali.

The post Papa Leo XIV për marrëveshjen SHBA-Iran: Falë Zotit, mund të ecim përpara appeared first on Albeu.com.

“Radha ime të futem në fermë”/ Eduart Grishaj merr vëmendje me postimin pas finales së Ferma VIP

By: M C
16 June 2026 at 22:19

Vetëm pak orë pas përfundimit të finales së madhe të “Ferma VIP 3”, regjisori dhe producenti Eduart Grishaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim në rrjetet sociale.

Pas muajsh të tërë të angazhimit me spektaklin, Grishaj duket se ka nevojë për pak qetësi dhe shkëputje nga ritmi intensiv i punës.

Përmes një mesazhi të publikuar në profilin e tij, ai ka bërë një reflektim me nota humori për periudhën e gjatë që ka lënë pas.

“Tani që mbaroi Ferma VIP, kam nevojë të futem unë në fermë. Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë punë, emocione, net pa gjumë dhe stres. Tani kam nevojë të futem unë në fermë. Pa informacione nga jashtë, pa telefon dhe pa punë”, shkruan Eduart Grishaj.

Postimi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një mënyrë për të treguar lodhjen e akumuluar pas një sezoni të gjatë televiziv.

“Ferma VIP 3” mbylli rrugëtimin e saj mbrëmjen e së dielës, pas muajsh transmetimi dhe debatesh të shumta, ndërsa në fund fituesja e këtij edicioni u shpall Mimoza Ahmeti.

Ndërkohë, duket se për Eduart Grishajn ka ardhur momenti për të marrë disa ditë pushim, larg kamerave, telefonit dhe angazhimeve të përditshme.

The post “Radha ime të futem në fermë”/ Eduart Grishaj merr vëmendje me postimin pas finales së Ferma VIP appeared first on Albeu.com.

Eurodeputeti gjerman e thotë në shqip: Shqipëria nuk është në shitje

By: M C
16 June 2026 at 21:59

Eurodeputeti gjerman Sebastian Everding, njëkohësisht zëvendëskryetar i Delegacionit BE–Shqipëri, gjatë një fjale të mbajtur sot në Parlamentin Europian, u ndal te zhvillimet në Shqipëri, duke përmendur protestat qytetare, Lagunën e Nartës dhe rëndësinë e mbrojtjes së një prej zonave natyrore më të rëndësishme të Mesdheut.

Në fjalën e tij, Everding theksoi nevojën për transparencë, respektimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtën e qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie nga institucione.

The post Eurodeputeti gjerman e thotë në shqip: Shqipëria nuk është në shitje appeared first on Albeu.com.

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!

By: M C
16 June 2026 at 21:31

Pas disa orësh qëndrimi para godinës së Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në ditën e 17-të të protestës së tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku për disa orë u mbajtën fjalime nga studentë, mjekë, profesorë artistë dhe qytetarë të ndryshëm.

Gjatë fjalimeve, mesazhi kryesor i përcjellë nga protestuesit ka qenë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, me thirrje të përsëritura si “Rama jepe dorëheqjen”.

Pas përfundimit të fjalimeve, turma është nisur në marshim nëpër akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar protestën edhe jashtë sheshit para Kryeministrisë.

Në krye të marshimit janë studentët, ndërsa qytetarët vijojnë të bëjnë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim.

“Nesër më shumë”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëri e re”, thërrasin ata njëzëri.

The post Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.

U procedua nga Policia, protestuesi: Marshimi drejt Rinasit, qytetarët benë 15 km ne këmbë, a e kuptoni se na e keni sjellë në majë të hundës

By: M C
16 June 2026 at 20:29

Mijëra vetë u mblodhën dhe sot në ditën e 17-të të protestës kundër qeverisë Rama përpara Kryeministrisë.

NJë prej protestuesve foli me qytetarët duke thënë se marshimi 15 km në Rinasi ishte shenjë se pushteti ia ka sjellë në “majë të hundës” qytetarëve, pasi në marshim kishte edhe të moshuar përveç të rinjve dhe të rejave.

Sakaq, ai shtoi se sot me këtë protestë ka lindur populli që nuk e njeh më frikën.

Protestuesi: Po procedohemi për marshimin e para dy ditëve. Ka shumë njerëz që thonë se ai marshim i gjatë ishte i gabuar dhe kanë të drejtë e Zotit për ta thënë. Ama ka shumë mësime për të nxjerrë. Qeveritarët thanë populli u mashtruar. Po u mashtrua, nga ju këto 35 vite. Ishin mijëra vetë që marshuan 15 km në mes të natës. A e kuptojnë qeveritarët se ju ka ardhur në majë të hundës. Njerëzit kishe gjyshe atje. Nuk ishin militantë. Kishte vajza, djem burra që vendosën të marshonin. Edhe ata që janë kundër kanë të drejtë. Prezenca e mediave vendase dhe ndërkombëtare do jetë e fortë. Ka njerëz që ndjehen të papërfaqësuar. Munden që studentët të mbledhin letra me shkrim dore që të shkruani si doni kjo protestë të vazhdojë. I kemi treguar gjithë botës se si protestojmë. Marshojmë qindra mijë njerëz dhe nuk shqetësojmë askënd. Nga populli që dje nuk njihte më shpresën, ka lindur populli që nuk njeh më frikën.

The post U procedua nga Policia, protestuesi: Marshimi drejt Rinasit, qytetarët benë 15 km ne këmbë, a e kuptoni se na e keni sjellë në majë të hundës appeared first on Albeu.com.

Protestë qytetare në Korçë/ Turisët nga Hollanda motivojnë protestuesit: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri

By: M C
16 June 2026 at 20:17

Korça ka vijuar edhe këtë të martë qëndresën qytetare kundër qeverisë. Pavarësisht numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, qytetarët e mbledhur në shesh, të pajisur me pankarta dhe simbole kombëtare, kanë manifestuar vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr.

Një detaj i veçantë në tubimin e sotëm ka qenë prania e disa turistëve nga Holanda.

Duke iu bashkuar kauzës qytetare, vizitorët e huaj kanë përcjellë një mesazh inkurajues për rininë shqiptare, duke bërë thirrje që ata të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të luftojnë për të ardhmen.

The post Protestë qytetare në Korçë/ Turisët nga Hollanda motivojnë protestuesit: Të rinjtë duhet të rrinë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër?

By: M C
16 June 2026 at 19:43

Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me shifrën që zbuloi gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”.

E pyetur për fitimet që arrin të sigurojë nga aktiviteti i saj, Rizarta u shpreh se të ardhurat mujore i kalojnë 4 mijë eurot, ndërsa theksoi se shifrat vazhdojnë të jenë në rritje.

“Të ardhurat mujore i kam më shumë se 4000 euro. Shifrat janë gjithmonë në progres”, tha ajo.

Përtej aspektit financiar, Rizarta dha edhe një mesazh për vajzat e reja, duke nënvizuar rëndësinë e pavarësisë ekonomike dhe të krijimit të një karriere personale.

“Është shumë e rëndësishme që vajzat e reja të jenë të pavarura për veten dhe për të ndihmuar familjen”, u shpreh influencerja.

Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar shifrën e bërë publike, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar mesazhin e saj për pavarësinë financiare dhe angazhimin profesional.

The post Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore: E prisnit këtë shifër? appeared first on Albeu.com.

Sot protesta e 17-të, qytetarët nisin të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë

By: M C
16 June 2026 at 18:47

Sot shënohet dita e 17-të e protestës për të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”, i cili kundërshton ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec si edhe kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe opozitës.

Një pjesë e pjesëmarrësve janë grumbulluar tashmë në sheshin “Skënderbej”, dhe pritet që të marshojnë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tek “Kryeministria”, aty ku një pjesë tjetër e tyre janë mbledhur.

Në protestë është parë edhe një prani edhe e turistëve të huaj, nga Australia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët mbajnë me vete simbole kombëtare shqiptare dhe simbole të flamingove.

Qytetarët e pranishëm në prononcime për mediat kanë përsëritur të njëjtat qendrime dhe kërkesa sit ë ditëve më parë. Teksa pas përfundimit të fjalimeve pritet që si çdo ditë të mbahet marshimi, i cili ditën e djeshme përshkoi zonën brenda unazës duke filluar e përfunduar te Kryeministria.

The post Sot protesta e 17-të, qytetarët nisin të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të marshuar drejt Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Fituesja e “Ferma Vip 3” dhe e zemrave të mijëra njerëzve, Mimoza Ahmeti mirënjohëse për mbështetjen, poetja shijon fitoren krah të bijave

By: M C
16 June 2026 at 18:29

Ashtu siç ishte parashikuar të ndodhte, shkrimtarja dhe poetja e njohur Mimoza Ahmeti rrëmbeu fitoren e “Ferma Vip 3” si dhe zemrat e mijëra personave të cilët e përkrahën që në ditën e parë të rrugëtimit të saj në këtë reality show.

Një mbështetje e madhe i siguroi asaj fitoren përballë dy finalistëve të tjerë që ishin mjaft të preferuar, koreografit Ilir Shaqiri dhe aktorit Elvis Pupa.

Ndaj sot Mimoza ka shkruar fjalë zemre për të gjithë njerëzit që e përkrahën atë që në ditën e parë të pjesëmarrjes së saj në “Ferma Vip 3”, duke shprehur mirënjohje për çdo vlerësim që mori e i mundësoi asaj fitoren.

“Jam ende e emocionuar dhe sinqerisht nuk e kam marrë ende veten plotësisht nga izolimi dhe nga të gjitha emocionet e forta që kam përjetuar. Megjithatë, gjëja e parë që desha të bëj ishte t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë. Ju më keni kuptuar, më keni mbështetur në momentet më të bukura dhe më sfiduese, më keni dhënë forcë kur kisha nevojë dhe keni besuar tek unë deri në fund. Për këtë do t’ju jem mirënjohëse gjithë jetën.

Kjo fitore nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve ju që më qëndruat pranë, që më votuat, më inkurajuat dhe nuk reshtët së më mbështeturi. Falë jush, ky rrugëtim mori kuptim dhe u shndërrua në një përvojë që do ta mbaj gjithmonë në zemër” shkruan Mimoza.

Nën shoqërinë e fermerëve të tjerë dhe njerëzve të saj të zemrës, Mimoza është parë duke shijuar fitoren me një festë në një nga clubet në kryeqytet. Të pranishme mësohet se kanë qenë dhe vajzat e saj Luka dhe Eir, me të cilat fituesja e “Ferma Vip 3” ka shijuar mbrëmjen.

Reagimi i plotë i Mimoza Ahmetit

Pas një rrugëtimi të paharrueshëm prej 80 ditësh në Ferma VIP, i cili përfundoi mbrëmë me fitore, ndjej nevojën t’ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, dashurinë dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj aventure.

Jam ende e emocionuar dhe sinqerisht nuk e kam marrë ende veten plotësisht nga izolimi dhe nga të gjitha emocionet e forta që kam përjetuar. Megjithatë, gjëja e parë që desha të bëj ishte t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë. Ju më keni kuptuar, më keni mbështetur në momentet më të bukura dhe më sfiduese, më keni dhënë forcë kur kisha nevojë dhe keni besuar tek unë deri në fund. Për këtë do t’ju jem mirënjohëse gjithë jetën.

Kjo fitore nuk është vetëm e imja, por e të gjithëve ju që më qëndruat pranë, që më votuat, më inkurajuat dhe nuk reshtët së më mbështeturi. Falë jush, ky rrugëtim mori kuptim dhe u shndërrua në një përvojë që do ta mbaj gjithmonë në zemër.

Një falënderim të veçantë dua t’ia kushtoj stafit të Ferma VIP për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj nesh që nga dita e parë. Gjatë gjithë qëndrimit tonë, ata u kujdesën që të mos na mungonte asgjë dhe bënë maksimumin që kjo eksperiencë të ishte sa më e mirë për secilin prej nesh. Mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin që shpesh nuk shihet nga publiku, por që ka një vlerë të jashtëzakonshme.

Faleminderit nga zemra familjes sime, miqve të mi, të gjithë mbështetësve dhe çdo personi që ishte pjesë e këtij rrugëtimi. Dashuria që kam marrë nga ju është dhurata më e madhe që mund të merrja.

Ju dua dhe ju jam pafundësisht mirënjohëse

The post Fituesja e “Ferma Vip 3” dhe e zemrave të mijëra njerëzve, Mimoza Ahmeti mirënjohëse për mbështetjen, poetja shijon fitoren krah të bijave appeared first on Albeu.com.

Mbi tre muaj tensione mes SHBA-së dhe Iranit, deklarata e Trump: Nuk më ka interesuar kurrë ndryshimi i regjimit te tyre

By: M C
16 June 2026 at 18:09

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi në samitit të G7 se nuk ka qenë kurrë i interesuar për ndryshimin e regjimit në Iran, megjithëse beson se një zhvillim i tillë mund të ndodhë.

“Nuk më ka interesuar kurrë ndryshimi i regjimit, por mendoj se do të ketë ndryshim regjimi”, tha Trump pas një takimi me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Megjithatë, në fillim të konfliktit SHBA-Izrael kundër Republikës Islamike më 28 shkurt, Trump u kishte bërë thirrje iranianëve të merrnin kontrollin e vendit të tyre. Në një postim në Truth Social, ai shkruante: “Kjo është mundësia më e madhe për popullin iranian që të rimarrë vendin e tyre.”

Administrata Trump ka argumentuar vazhdimisht se eliminimi i disa figurave të larta të udhëheqjes iraniane ka sjellë në mënyrë efektive një ndryshim në strukturën e pushtetit në vend.

Duke folur në samitin e G7, Trump tha se anëtarë të “nivelit të parë” dhe “nivelit të dytë” të udhëheqjes iraniane janë vrarë, si edhe disa pjesëtarë të “nivelit të tretë”. Sipas tij, personat me të cilët Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë negociata aktualisht janë të arsyeshëm, jo të radikalizuar dhe të gatshëm për të ndihmuar vendin e tyre.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan theksoi se përvoja e tij me ndryshimet e regjimeve në vende të tjera nuk ka qenë pozitive.

“Kam parë ndryshime regjimi për vite me radhë dhe ato nuk kanë funksionuar”, u shpreh Trump.

The post Mbi tre muaj tensione mes SHBA-së dhe Iranit, deklarata e Trump: Nuk më ka interesuar kurrë ndryshimi i regjimit te tyre appeared first on Albeu.com.

Pas aksidentit fatal të Albiano Kreçi/ Policia Kufitare Sarandë bllokon 8 mjete ujore për verifikim

By: M C
16 June 2026 at 16:49

Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore në Ksamil për verifikim.

Sipas burimeve, dyshohet se këto mjete ujore kanë fuqi motorike më të madhe se norma e lejuar.

Për këtë arsye, çdo mjet do të verifikohet nga Policia Kufitare dhe nëse konstatohen shkelje, do të merren masa ndaj poseduesve të tyre.

Aksioni vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku 22-vjeçari Albiano Kreçi u përplas me mjetin e Policisë Kufitare dhe humbi jetën në vend.

Verifikimet pritet të përcaktojnë nëse mjetet e bllokuara plotësojnë kriteret teknike dhe ligjore për qarkullim në det.

The post Pas aksidentit fatal të Albiano Kreçi/ Policia Kufitare Sarandë bllokon 8 mjete ujore për verifikim appeared first on Albeu.com.

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi i motomjetit

By: M C
16 June 2026 at 16:33

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në hyrje të qytetit të Vlorës, në rrethrrotullimin e Panajasë.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe drejtuesi i këtij të fundit, Bernhard Liske ka pësuar dëmtime.

Ai është transportuar për në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se ka pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi i motomjetit appeared first on Albeu.com.

Goditja e grupit të Salvador Aliut/ Braho: Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme, prandaj duhen të konfiskohen

By: M C
16 June 2026 at 16:24

Operacioni më i fundit i SPAK për shkatërrimin e një organizate kriminale të kokainës ka sjellë edhe reagimin e titullarit të institucionit.

Klodjan Braho ka reaguar pas goditjes së një rrjti shqipfolës që trafikonte drogë nga Amerika Latine, përgjegjës për transportimin e 50 tonëve lëndë narkotike drejt Evropës, ku u sekuestruan mbi 400 pasuri me vlerë 150 mln euro, të luajtshme dhe të paluajtshme.

Braho shprehet se pasuritë me origjinë kriminale e dëmtojnë ekonominë dhe bizneset e ndershme që operojnë sipas ligjit, teksa nuk sjellin asnjë të mirë për shoqërinë dhe publikun.

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale. Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike”, thuhet në mesazhin e Brahos.

Braho garanton gjithashtu se në asnjë rast nuk do të cenohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme.

SPAK njoftoi sot 10 masa arresti të tjera me burg, ku ka goditur një tjetër rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të parave, duke ekzekutuar masa sigurie për 10 persona dhe duke vendosur sekuestro mbi 491 pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro.

Reagimi i kreut të SPAK, Klodian Braho:

“SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të përfshira në aktivitetin e trafikimit të drogës nga Amerika Latine për në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të veprimtarisë së pastrimit të parave dhe të pasurive me origjinë kriminale.

Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike.

Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme.

SPAK garanton se veprimet e tij synojnë vetëm pasuritë me origjinë kriminale dhe pasuritë që lidhen me veprimtarinë kriminale. Në asnjë rast nuk do të cënohen të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera reale të personave fizikë dhe personave juridikë që investojnë në veprimtari ekonomike apo në sipërmarrje private mjete monetare dhe pasuri të fituara në mënyrë ligjshme”.

The post Goditja e grupit të Salvador Aliut/ Braho: Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme, prandaj duhen të konfiskohen appeared first on Albeu.com.

Goditen sërish call-centerat në Tiranë/ Prokuroria dhe policia bashkëpunojnë me autoritetet austriake

By: M C
16 June 2026 at 16:22

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe autoritetet austriake, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër rrjeteve të call center-ave të përfshira në mashtrime financiare.

Ky aksion është rezultat i hetimeve disamujore, të cilat kanë zbardhur një skemë komplekse mashtrimi që kishte si objektiv qytetarët e vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave paraprake, aktiviteti i kundërligjshëm synonte përvetësimin e shumave të konsiderueshme monetare përmes manipulimeve online. Përmes platformave të rreme të investimeve dhe kontakteve telefonike, grupet kriminale dyshohet se u kanë zhvatur deri në 50 milionë euro qytetarëve europianë.

Në goditjen e muajit prill, 10 persona përfunduan në pranga, ndërsa u sekuestruan rreth 900 mijë euro cash, si dhe pajisje të shumta elektronike e dokumentacion thelbësor, të cilat shërbyen si prova kyçe për zbardhjen e aktivitetit kriminal.

Ndërkohë, pritet që në orët në vijim, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës të publikojnë një njoftim zyrtar me detaje mbi rezultatet konkrete të aksionit të kësaj të marte.

The post Goditen sërish call-centerat në Tiranë/ Prokuroria dhe policia bashkëpunojnë me autoritetet austriake appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 16 Qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat

By: M C
15 June 2026 at 23:48

Dashi

Jeta sentimentale e çifteve do lere për te dëshiruar sot. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si duhet, madje nuk do mundojnë as debatet. Do jeni te parrezisueshem sot ju beqaret dhe do merrni propozime pa fund. Shfrytëzojeni sa te mundni. Tek sektori i financave nuk do ndikoje asnjë planet dhe gjendja do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat. Beni kujdes!

Demi

Dite shume zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet t’i merrni gjerat si t’iu vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret do dashurohen me një mik, por nuk do guxojnë dot t’ia shprehin mendimet. Buxhetin sado ta mbani ne vëmendje gjendja nuk do jete shume e mire. Do ju duhet patjetër te kryeni investime dhe transaksione.
Binjaket

Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj sot dhe do ndani me te emocionet e mira dhe te këqija. Kjo do e forcoje edhe me tepër bashkëpunimin. Për beqaret është momenti ideal për te joshur sa me shume qe te mundin. Ne planin financiar do ju dalin vështirësi serioze. Vetëm specialistet do mund t’iu nxjerrin nga situata delikate.

Gaforrja

Do jeni me humor shume te mira gjate gjithë kësaj dite dhe gati për te bere çmenduri vetëm për t’ia kaluar mire me partnerin. Do jeni te pandashëm. Beqaret do marrin propozime, por jo shume te përshtatshme. Kujdes, mos hidhni hapa te nxituara sepse do vuani. Ne planin financiar do ju duhet shume këmbëngulje për te arritur atje ku keni dashur.

Luani

Do ndiheni me te vetmuar se kurrë ma pare sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do e vuani tej mase ketë gjendje. Flisni me partnerin dhe mësoni arsye pse iu ka lënë pas dore. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite euforike dhe te mbushur me takime. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te hidhni çdo hap.

Virgjeresha

Do jeni te qarte për atë qe doni te bëni sot ne jetën tuaj ne çift dhe shume gjera kane për te marre udhën e duhur. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete i ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin ndjenjat sa me shume qe te mundin sepse vetëm ne këtë mënyrë do e bëjnë për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet kujdes. Ulini menjëherë shpenzimet.
Peshorja

Do e shijoni ne pafundësi sot ëmbëlsinë e jetës suaj ne çift dhe do përjetoni emocione dhe kënaqësi pa fund. Do ndiheni me te vërtetë për mrekulli. Beqaret ka mundësi te fillojnë histori dashurie pasionante dhe afatgjata. Edhe financat do kenë disa përmirësime te vogla, por te mjaftueshme për t’iu nxjerre nga gjendja ne te cilën keni rene.

Akrepi

Jetën ne çift do e vini ne plan te pare gjate kësaj dite. Asgjë nuk do jete me e rëndësishme sesa mirëqenia me partnerin. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te bëjnë disa gabime qe do ju ndikojnë tek e ardhmja. Sektori i financave do jete me i qëndrueshëm për femrat sesa për meshkujt.

Shigjetari

Do e kundërshtoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe do keni mosmarrëveshje te shumta me te. Beqaret nuk do kenë sukses ne dashuri edhe pse do lëvizin çdo gur qe te kenë ne dore. Do ju duhet ende te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar do jeni shume te vëmendshëm dhe nuk do keni as tronditjen me te vogël.

Bricjapi

Dite shume e bukur dhe pa te papritura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe e ardhmja do jete e mrekullueshme. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira. Mos prisni te filloni menjëherë lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes dhe te mos hidhni hapa te pamenduara.

Ujori

Do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite sepse partneri nuk do ketë shume kohe për te kaluar me ju. Flisni hapur me te. Beqaret do ndikohen nga Merkuri dhe shume gjera kane për te marre rrjedhën e duhur. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe do kryeni investimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift nuk do jete aq e ngrohte sa ju e kishit menduar. Ne disa momente do keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë aq sa do duan nga ftesat qe do iu bëhen. Financat nuk do jene aspak problematike edhe pse do kryeni ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

The post Horoskopi 16 Qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat appeared first on Albeu.com.

“Rama po çon vendin drejt BE-së”, Sara Mila: Në fillim pata ndjesi të mira për protestën, por tani ka humbur busullën

By: M C
15 June 2026 at 23:35

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se ka patur ndjesi pozitive për protestën e qytetarëve fillimisht por tashmë mendon se ka humbur busullën. Mila tha se Rama duhet të vijojë të qeverisë vendin dhe të integrojë Shqipërinë në BE.

Biseda:

Sara Mila: Në fakt, në momentin e parë kur protesta nisi, jo vetëm si përfaqësuese e PS, e mazhorancës por edhe si vajzë e re në politikë, pata ndjesi të mira, e para për shkak të formatit, me pankarta simpatike, të rinj kreativë. Nuk ndanim të njëjtën kauzë, por i vlente momentetit dhe Shqipërisë. Isha krenare për faktin që protestohet në Shqipëri për një temë si mjedisi, për shkak të një buje që bëri një projekt i supozuar në lidhje me Zvërnecin.
Unë sot mendoj se protesta e ka humbur busëllën. Nëse do të flasim për çështjen e parë që u ngrit, sot me çfarë Komisionerja për Zgjerimin ka siguruar, i ka dhënë përgjigje shqiptarëve dhë ndërkomëbtarëve.
Për çështjen e mjedisit dhe në bazë të çfarë do të ngrihet projekti, diskutimi është mbyllur. Për gjërat e tjera që kanë dalë mbrapa, kam përshtypjen se është përpjekja e fundit për të rrëzuar Ramën dhe PS. Nuk ia dolën dot me votë, nuk ia dolën duke përdorur SPAK dhe çfarë SPAK garanton si organ i drejtësisë që ka marrë bekimin e kësaj partie. Nuk ia dolën dot partitë e vogla, që thonë të reja por të reja nuk janë. Doli Lapaj aty vetëm tek pull, nuk iu bashkua njeri. Kauzat e ngjashme i kishte, ilaçet, sistemi arsimor, paga, largim të trurit.

Ylli Rakipi: Protestuesit thonë se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të plotë politik, të establishmentit 35 vjeçar në Shqipëri që duhet shembur dhe se Rama duhet larguar. Ju sigurisht nuk e ndani këtë qëndrim. Pse duhet të vijojë të qeverisë Rama?

Sara Mila: Është e thjeshtë, kryeministri dhe PS kanë fituar me votë, 83 mandate. E kanë mandatuar qytetarët shqiptarë. Po udhëhq Shqipërinë drejt një premtimi jo vetëm elektoral, por historik për të çuar vendin në BE. Kundrejt kësaj rrgue, gjithçka është bërë, arsimi, drejtësia, por edhe të mjedisi meqë është rasti, ka patur progres, që nuk është vetëm i supozuar por edhe i matshëm. Del BE, kalojnë IBAR, me disa hendeqe që presim ti rregullojmë, thotë BE brenda vitit 2027, Shqipëria pararojë për të mbyllur negociatat. A është kjo ajo që duan shqiptarët? Edi Rama dhe PS po e çojnë vendin në BE. Ku është problemi? A ka disa situate problematike? Çështje për tu bërë më mirë? Patjetër. A duhet ë jemi dëgjues më të mirë?Që prej momentin kur kam marrë mandatin, një nga kritikat që më bëhet mua dhe brezit të ri të PS, është që jeni kartona, mandate, ju dirigjon Rama, nuk keni identitet. E kam thënë, kjo e hapje e PS me 50 karaktere të rinj, është e guximshme. Ra përfundimisht teza që ne jemi kartona.

The post “Rama po çon vendin drejt BE-së”, Sara Mila: Në fillim pata ndjesi të mira për protestën, por tani ka humbur busullën appeared first on Albeu.com.

Nis sërish marshimi masiv në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit nuk ndalojnë revoltën

By: M C
15 June 2026 at 23:16

Qytetarët pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë për herë të dytë, kanë nisur sërish marshim nëpër rrugët kryesore të Tiranës. Nën thirrjet e pandërprera “Rama ik!”, protestuesit kanë çarë përmes akseve kryesore. Protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimisht se lëvizja nuk do të ndalet derisa të arrihet dorëheqja e kreut të qeverisë.

Tubimi është shoqëruar me thirrje të përsëritura kundër qeverisë: Rama jepe dorëheqjen, O Edvin, tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”.

The post Nis sërish marshimi masiv në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit nuk ndalojnë revoltën appeared first on Albeu.com.

“Revolucioni kërkon gjak, mos duhet marrë ky Samiri?”, Lala shpjegon si përmendet Samir Mane në hetimin e trafikantëve

By: M C
15 June 2026 at 22:31

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimin e fundit të SPAK, ku në qendër janë trafikantë droge që pastronin paratë në ndërtime dhe resorte.

Lala foli për përmendjen e emrit të Samir Manes në dosjen hetimore, pasi trafikantët e dyshuar donin të ndërtonin në Green Coast dhe sipas mesazheve kanë dërguar ndërtuesin Ilir Shtufi për të folur me Samir Manen dhe për t’i ofruar tre milionë euro.

Biseda:

Ylli Rakipi: Kjo që përmendet me Samir Manen, meqë turma kërkon revolucion dhe gjak, mos duhet marrë ky?

Klodiana Lala: Alfredo Hamzaj dyshohet kreu i një prej grupimeve kriminale, që bën trafik droge nga Amerika e Jugut në vendet e BE. Grupi i dytë Artur Koçeku. Flasin këta me njëri tjetrin, kanë blerë prona, thonë kemi atë tokën tonë, por duhet dakordësia e Zamirit, pasi nuk mund të ndërtosh në një zonë ku është Green Coast. Ata pretendojnë se do të dërgojnë Shtufin për të biseduar me Manen dhe ofrojnë 3 mln euro për lejen. Duhet të sqarojmë dicka, zoti Mane nuk del në komunikime të drejtpërdrejta me ta. Ama nuk dimë, janë ndërtuar këto vila? Sa kana kushtuar? Si kanë hyrë paratë? Pra këta flasin për të. Ai është biznesmen që përmendet në dosje hetimore. Prezumohet i pafajshëm derisa hetimi të provojë të kundërtën. Këto 30 vila u ndërtuan? Po hoteli? Kush ka aplikuar për leje? A përkon kjo leje në të njëjtën kohë që bisedohet në aplikacionin e koduar mes personave të dyshuar për trafik narkotikësh? Dosja na ka dëshmuar, se kemi bashkëpunim mes trafikantëve dhe biznesit shqiptar. Kjo e tregon qartazi dhe hapur.

The post “Revolucioni kërkon gjak, mos duhet marrë ky Samiri?”, Lala shpjegon si përmendet Samir Mane në hetimin e trafikantëve appeared first on Albeu.com.

Mijëra qytetarë “pushtojnë” Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

By: M C
15 June 2026 at 22:26

Mijëra qytetarë u mblodhën në Bulevard, duke bërë thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin masiv në rrugët e Tiranës.

Protestuesit kësaj here mësynë në Bulevard dhe zona të tjera të kryeqytetit, duke e bllokuar për disa momente me brohoritje: Rama jepe dorëheqjen

The post Mijëra qytetarë “pushtojnë” Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.

U largua nga PS dhe s’po ua hap telefonin socialistëve, reagon sërish Marjana Koçeku: Zot më jep forcë!

By: M C
15 June 2026 at 21:48

Deputetja Marjana Koçeku, e cila një ditë më parë njoftoi se do të vijojë mandatin si e pavarur, duke u larguar nga radhët socialistëve, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Pas postimit të mëparshëm ku publikoi simbolin e “flamingos”, i lidhur me protestat qytetare që po zhvillohen prej më shumë se dy javësh, Koçeku ka ndarë këtë herë një lutje, duke kërkuar forcë, besim dhe udhëzim moral.

“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë, Dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohena drejt rrugëve t’humbuna”, shkruan ajo.

Ky reagim vjen vetëm pak orë pas deklaratës së saj publike për distancimin nga Partia Socialiste, vendim që ka shkaktuar zhvillime dhe diskutime në radhët e mazhorancës.

Siç raportuam dhe më herët, sipas burimeve është mësuar se vendimi i Koçekut nuk i është komunikuar ende zyrtarisht kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla. Po ashtu, disa prej kolegëve të saj kanë tentuar të kontaktojnë deputeten pas njoftimit, por pa sukses, pasi telefoni i saj ka rezultuar i fikur.

Screenshot

The post U largua nga PS dhe s’po ua hap telefonin socialistëve, reagon sërish Marjana Koçeku: Zot më jep forcë! appeared first on Albeu.com.

❌