Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Xabi Alonso e ka gjetur “Wirtzin e radhës” për Real Madridin pa shpenzuar asgjë

11 July 2025 at 23:48

Pasi Florian Wirtz iu bashkua Liverpoolit për një shumë rekord, Real Madridi mbeti pa objektivin e tyre kryesor në mesfushë.

Por trajneri Xabi Alonso duket se ka gjetur një alternativë të vlefshme brenda klubit.

Gjatë Kupës së Botës për Klube, Alonso ka pasur mundësi të eksperimentojë me Arda Guler, dhe mesfushori turk ka lënë mbresa të mëdha në çdo paraqitje.

19-vjeçari është aktivizuar në role të ndryshme – si anësor përballë Juventusit dhe si mesfushor qendror kundër Dortmundit – duke treguar fleksibilitet dhe inteligjencë taktike.

Pavarësisht eliminimit të hershëm të Realit, Guler ka shfaqur tipare të ngjashme me ato të Wirtz: kontroll topi, vizion loje dhe aftësi krijuese në mesfushë.

Sipas analizës nga TotalFootballAnalysis, Alonso e sheh Gulerin si lojtarin që mund të përshtatet më së miri në sistemin e tij, pikërisht ashtu siç bëri Wirtz te Leverkusen.

Mesfusha e Real Madridit është e pasur me yje si Bellingham dhe Valverde, por Guler duket se ofron një lloj ndryshe të kreativitetit dhe fleksibilitetit të nevojshëm në stilin e Alonsos.

Nëse zhvillimi i tij vazhdon në këtë ritëm, Arda Guler mund të jetë pikërisht lojtari kyç i sezonit të ardhshëm për Real Madridin – dhe ndoshta “Wirtzi i ri” në sistemin e Alonsos. /Telegrafi/

The post Xabi Alonso e ka gjetur “Wirtzin e radhës” për Real Madridin pa shpenzuar asgjë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Arda Guler mahnit tifozët e Real Madridit me fizikun mbresëlënës përpara Kupës së Botës për Klube

3 June 2025 at 16:39

Ndërsa disa lojtarë të Real Madridit po shijojnë një pushim përpara Kupës së Botës për Klube në SHBA, Arda Guler po bën një punë serioze.

I vendosur për të bërë përshtypje te trajneri i ri Xabi Alonso, talenti turk është stërvitur shumë — dhe e ka ndarë përvojën e tij në internet.

Tifozët kanë vënë re përmirësimin e dukshëm të fizikut të Gulerit.

Ai sigurisht që nuk është më adoleshenti i dobët që mbërriti në klub verën e kaluar.

Arda shpreson që të ketë më shumë minuta nën urdhrat e Xabit, pasi nën Carlo Ancelottin më shumë ka qëndruar në bankinë. /Telegrafi/

The post Arda Guler mahnit tifozët e Real Madridit me fizikun mbresëlënës përpara Kupës së Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Guler nuk do të lëvizë nga Reali, Los Blancos e konsiderojnë si gur themeli për të ardhmen

4 May 2025 at 13:45

Arda Guler është një nga futbollistët më të talentuar në botë, por ai nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion.

Shumë klube janë vënë pas talentit turk, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë ende e paqartë.

Real Madridi e sheh mesfushorin 20-vjeçar turk, Arda Guler, si një gur themeli të planeve të tyre të ardhshme, duke refuzuar vazhdimisht ofertat si për huazim ashtu edhe për transferime të përhershme, sipas Fabrizio Romano .

Pavarësisht minutave të kufizuara këtë sezon, me katër gola dhe tre asiste, potenciali i Guler e ka mbajtur atë në qendër të vizionit të klubit.

Veçanërisht, një ofertë huazimi nga Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos u refuzua një vit më parë, duke nënvizuar angazhimin e Madridit.

Interesi nga klube si Real Sociedad dhe AC Milan është hedhur poshtë gjithashtu.

Nën drejtimin e Carlo Ancelottit, Guler pritet të integrohet gradualisht në skuadër, me shkathtësinë dhe talentin e tij që shihen si thelbësore për dominimin e vazhdueshëm të Real Madridit. /Telegrafi

🚨⚪ Arda Güler has always been considered as key part of long term project by Real Madrid management.

The club always rejected several bids for loan and permanent moves…

…also from Xabi Alonso’s Bayer Leverkusen, one year ago. 👀🔜 pic.twitter.com/TKjfRJCPjg

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 4, 2025

The post Guler nuk do të lëvizë nga Reali, Los Blancos e konsiderojnë si gur themeli për të ardhmen appeared first on Telegrafi.

Real Madridi mbetet i detyruar t’i paguajë Fenerbahces miliona euro shkaku i Guler

3 May 2025 at 23:53

Arda Guler do të përballet me një sezon kyç tek Real Madridi në edicionin 2025/2026 teksa pyetjet mbesin aty sa i përket të ardhmes së tij afatgjatë tek klubi. 

‘Los Blancos’ kompletuan transferimin e sensacionit turk në qershor të vitit 2023 nga Fenerbahce, duke mposhtur Barcelonën në garën për shërbimet e tij. 

Ai iu bashkua klubit si njëri nga lojtarët më perspektivë të futbollit evropian, por ndikimi i tij në Madrid ka qenë i limituar. 

Një kombinim i lëndimeve dhe hezitimi i Carlo Ancelottit për ta futur në lojë, ka bërë që të pengohet progresi i tij. 

Sidoqoftë, 20-vjeçari ka shfaqur disa shenja pozitive gjatë javëve të fundit, teksa Real Madridi po synon ta vazhdojë luftën për titull në La Liga. 

Paraqitja e tij në finale të Kupës së Mbretit nda Barcelonës më 26 prill ka bërë që ai të kompletojë 50 paraqitje me fanellën e klubit, teksa ka spekulime se Xabi Alonso do t’i japë më shumë minuta sezonin e ardhshëm, nëse kompleton rikthimin në Madrid. 

Ndeshja numër 50-të po ashtu aktivizon një pagesë nga Real Madridi në drejtim të ish-klubit të tij Fenerbahce, për shkak të marrëveshjes së transferimit në vitin 2023. 

Sipas Diario AS, ‘Los Blancos’ do t’i paguajë Fenerbahces 4 milionë euro, pasi klubi turk do të marrë një kompensim financiar për çdo 25 ndeshje në të cilat Guler luan. 

Kjo i dhuron Fenerbahces një mundësi për të përfituar 10 milionë euro shtesë nga këto lloj marrëveshjesh./Telegrafi/

The post Real Madridi mbetet i detyruar t’i paguajë Fenerbahces miliona euro shkaku i Guler appeared first on Telegrafi.

Jo vetëm Guler, Inter po kërkon të transferojë edhe një tjetër yll të Real Madridit

2 May 2025 at 20:49

Mes ndryshimeve që pritet të ndodhin në verë për Real Madridin, nuk do të ketë mungesë skuadrash që do kërkojnë të transferojnë lojtarë nga ‘Santiago Bernabeu’. 

Ka pasiguri sa i përket një numri lojtarësh, teksa edhe trajneri i ri ende nuk është emëruar. 

Një nga ekipet që kanë shprehur interesim për disa prej lojtarëve të Real Madridit është edhe Interi. 

‘Nerazzurrët’ ishin lidhur më parë me një transferim të mundshëm të Nico Paz, por me të ardhmen e reprezentuesit argjentinas potencialisht në Bernabeu gjithashtu, Interi u lidh me Arda Guler si një alternativë qoftë si huazim apo si marrëveshje e përhershme. 

Emri i tij është përmendur sërish me Interin në Itali sipas Mundo Deportivo, të cilët i referohen raportimeve nga atje. 

Për më shumë, ata tashmë kanë thënë se edhe Dani Ceballos ështën një opsion për të cilin ata janë të interesuar nëse do të jetë i gatshëm. 

Guler ka qenë i palumtur me minutat që ka marrë këtë sezon dhe ka pasur shumë thashetheme se ai mund të kërkojë largimin si huazim apo përgjithmonë këtë verë. 

Carlo Ancelotti ka marrë shumë kritika që nuk i dha shumë hapësirë Gulerit, ndonëse talenti turk ka pasur mungesë konsistence sa herë është paraqitur. 

Dani Ceballos ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij tek Real Madridi, që do të thotë se ‘Los Blancos’ janë të etur të fitojnë një shumë nga shitja e tij. 

Ceballos ka shfaqur në shumë raste se mund të jetë shumë vendimtar, por sezoni i tij u pengua nga lëndimet dhe mungesa e minutave./Telegrafi/

The post Jo vetëm Guler, Inter po kërkon të transferojë edhe një tjetër yll të Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Interi i ka vënë syrin dy yjeve të Real Madridit për në verë

1 May 2025 at 10:30

Interi ka filluar të bëjë lëvizje në tregun e transferimeve të verës së ardhshme, dhe ndër objektivat e tij kryesorë janë dy lojtarë të Real Madridit që kërkojnë një rol më të madh: Arda Güler dhe Dani Ceballos.

Klubi italian, i vendosur për të ruajtur statusin e tij konkurrues në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, beson se të dy do të përshtateshin në projektin e tij sportiv dhe mund të sjellin cilësi dhe freski në një zonë të fushës që ka nevojë për rinovim.

Situata e Gulerit në kryeqytetin spanjoll nuk ka qenë ajo që ai priste. Pavarësisht pritjeve të krijuara nga transferimi i tij nga Fenerbahçe, turku i ri ka luajtur një rol kryesisht simbolik në vitin e tij të parë në klubin Merengues.

Edhe pse ka treguar talent të jashtëzakonshëm në pak minutat që ka luajtur, progresi i tij është penguar nga konkurrenca brenda skuadrës së Real Madridit dhe vështirësitë për të fituar qëndrueshmëri.

 

Los 2 cracks del Real Madrid que están en la mira del Inter de Milánhttps://t.co/147Cs0zfBj

— Fichajes.net (@fichajesnet) May 1, 2025

Ceballos, nga ana e tij, po kalon një realitet të ngjashëm. Andaluziani ka qenë një opsion dytësor në mesfushë gjatë gjithë sezonit, dhe pjesëmarrja e tij ka qenë e kufizuar nga prania e lojtarëve të afirmuar.

Edhe pse ai gjithmonë është përgjigjur me përkushtim kur është thirrur, roli i tij nuk duket se shkon përtej atij të një zëvendësuesi të përkohshëm.

Interi sheh një mundësi tregu në të dyja profilet: të rinjtë, përvoja në nivelin elitar dhe dëshira për të rinisur karrierën e tyre. Largimi i mundshëm i veteranëve si Henrikh Mkhitaryan dhe pasiguria rreth Davide Frattesit hapin derën për nënshkrime të reja, dhe dy lojtarët e Real Madridit përshtaten në këtë plan.

“San Siro” mund të bëhet skena ku Guler dhe Ceballos do të rifitojnë rëndësinë dhe do të demonstrojnë nivelin që ende nuk kanë qenë në gjendje ta shfaqin rregullisht në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

The post Interi i ka vënë syrin dy yjeve të Real Madridit për në verë appeared first on Telegrafi.

Tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e Carlo Ancelottit

28 April 2025 at 15:55

Carlo Ancelotti (65) është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madrid. Prej javësh, mediat spanjolle kanë raportuar për një largim të mundshëm të italianit, ndërsa spekulimet u shtuan pas humbjes ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.  

Ancelotti e ka drejtuar Realin në dy periudha: nga viti 2013 deri në 2015 dhe nga viti 2021 deri më sot.  Gjatë karrierës së tij në Madrid, ai ka fituar 15 trofe dhe ka udhëhequr disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.  

Ndonëse njihet si një trajner i dashur nga lojtarët, mediumi Defensa Central shkruan se tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e tij.   Në artikullin me titull” “Tre lojtarë të Real Madrid do të festojnë largimin e Ancelottit”, përtmendohet për sulmuesit e rinj Endrick (18 vjeç), Arda Güler (20 vjeç) dhe Brahim Díaz (25 vjeç). 

Real Madrid ka edhe pesë ndeshje të mbetura në La Liga, ku është katër pikë pas liderit Barcelona, përpara se të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube në qershor.  

Shumë analistë besojnë se Ancelotti mund të largohet para këtij turneu të rëndësishëm. 

Në një konferencë të fundit për shtyp, Ancelotti falënderoi të gjithë lojtarët: “Kam kaluar kohë të mrekullueshme me ta dhe ende po vazhdoj. Këta lojtarë më kanë ndihmuar të fitoj dy Liga të Kampionëve në katër vite”, tha ai, duke reflektuar mbi sukseset e tij me Realin. 

Megjithatë, jo të gjithë lojtarët ndajnë këtë ndjenjë. Sipas Defensa Central, disa të rinj si Endrick, Arda Güler dhe Brahim Díaz ndihen të anashkaluar këtë sezon. Ata shpresojnë që me ardhjen e mundshme të Xabi Alonsos në stolin e Real Madridit, të kenë më shumë hapësirë për të treguar vlerat e tyre. 

Mediumi shton se, pavarësisht këtyre ndjenjave, respektohet kontributi i Ancelottit, i cili pritet të largohet me nderime nga “Santiago Bernabeu” — diçka që shumë pak trajnerë kanë arritur në historinë e klubit. 


Statistikat e lojtarëve këtë sezon

Endrick: 34 paraqitje, 7 gola, 1 asist 

Arda Güler: 37 paraqitje, 4 gola, 8 asistime 

Brahim Díaz: 48 paraqitje, 6 gola, 7 asistime 


/Telegrafi/ 

The post Tre lojtarë të Real Madridit do të festojnë largimin e Carlo Ancelottit appeared first on Telegrafi.

Real Madridi e përfshinë një yll të skuadrës në bisedime me Leverkusenin për Xabi Alonson

20 April 2025 at 13:43

Real Madridi ka vendosur që të ndahet me Carlo Ancelottin në fund të sezonit.

Por kjo ndarje mund të vijë edhe më herët nëse Los Blancos lëshojnë pikë në La Liga dhe humbasin finalen e Copa del Rey.

Xabi Alonso është trajneri favorit për të marrë drejtimin e Realit, por problemi qëndron se ai ka një klauzolë largimi nga Leverkusen.

Real Madridi po dëshiron një marrëveshje miqësore me Leverkusenin dhe tanimë ka një plan.

Gazeta spanjolle Sport raporton se një marrëveshje huazimi mund të jetë pjesë e bisedimeve dhe emri i Arda Guler është në tavolinë.

Real Madridi është i hapur për të përfshirë një lojtar në operacionin për të arritur një marrëveshje.

Reprezentuesi turk nuk ka pasur hapësira të shumta te Reali dhe në Leverkusen i garantohet një vend titullari.

Gjithsesi palët po vazhdojnë bisedimet dhe së shpejti pritet të arrihet një marrëveshje. /Telegrafi/

The post Real Madridi e përfshinë një yll të skuadrës në bisedime me Leverkusenin për Xabi Alonson appeared first on Telegrafi.

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

14 April 2025 at 20:48

Real Madridi dhe Liverpooli po planifikojnë të bëjnë një prej shkëmbimeve më të mëdha të afatit kalimtar veror. 

Klubi spanjoll ka shprehur interesim për Alexis Mac Allister, mesfushorin argjentinas i cili ka qenë kyç për Lierpoolin këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë. 

Mediumi spanjoll Fichajes raporton se Real Madridi po planifikon të përfshijë lojtarë në marrëveshje për ta bindur Liverpoolin. 

Një lojtar që po përmendet si pjesë e një marrëveshje të mundshme është Arda Guler. 

Talenti turk, i cili u transferua me pritshmëri të mëdha në Spanjë, ka pasur vështirësi për minuta nën urdhrat e Carlo Ancelottit për shkak të lëndimeve dhe konkurrencës në mesfushë. 

Liverpooli, të njohur për transferimin e lojtarëve të rinj dhe të talentuar, do të ishin të interesuar për afrimin e tij. 

Sidoqoftë, pavarësisht potencialit të Guler, besohet se vetëm përfshirja e tij mund të mos jetë e mjaftueshme për të siguruar transferimin e Mac Allister. 

Liverpooli e sheh atë si një investim për të ardhmen afatgjatë dhe nuk janë me nxitim për ta lënë të largohet. 

Si rezultat, Real Madridi mund të ofrojë një shumë të majme parash për t’i bërë drejtuesit e Liverpoolit të mendojnë dy herë. 

Bisedimet janë ende në fazën fillestare, por ato mund të avancojnë gjatë javëve në vazhdim. 

Real Madridi e vlerëson argjentinasin si një lojtar i cili mund të sjellë ekuilibër dhe kualitet në mesfushën e tyre, teksa Guler mund të gjejë platformën perfekte për t’u zhvilluar tek Liverpooli./Telegrafi/

The post Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet appeared first on Telegrafi.

Arsenali përgatit një ofertë ‘qesharake’ për Arda Guler

8 April 2025 at 10:47

Klubi anglez, Arsenali thuhet se po planifikon të bëjë një ofertë prej 30 milionë euro për të nënshkruar me Arda Guler nga Real Madrid. 19-vjeçari ka pasur vështirësi për kohën e lojës këtë sezon dhe thuhet se është i hapur për t’u larguar në verë.

Guler iu bashkua Real Madridit vitin e kaluar, por ka humbur pjesën më të madhe të sezonit për shkak të lëndimeve.

Edhe kur është në gjendje, ai e ka pasur të vështirë të depërtojë në skuadrën e Carlo Ancelottit, me konkurrencë të fortë në mesfushë.

Sipas mediumit Fichajes, Arsenali dëshiron të përfitojë nga situata dhe ta tentoj transferimin e yllit turk në Emirates.

Trajneri Mikel Arteta beson se Guler do t’i përshtatej stilit të tij të lojës dhe e sheh atë si një opsion afatgjatë, të ngjashëm me Martin Odegaard.

Real Madridi ende beson në potencialin e Gulerit, por mund të konsiderojë shitjen nëse oferta është e drejtë. Bisedimet pritet të vazhdojnë në javët në vijim, veçanërisht me të dyja klubet përballë njëri-tjetrit në Evropë. /Telegrafi/

The post Arsenali përgatit një ofertë ‘qesharake’ për Arda Guler appeared first on Telegrafi.

Jo në Serie A, e ardhmja e Guler mes Anglisë dhe Gjermanisë

31 March 2025 at 15:25

Arda Guler është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, ende pa u hapur afati kalimtar veror.

Ylli turk është një nga talentet më të mëdha në Evropë, megjithatë minutat e tij te Real Madridi kanë qenë të paktë këtë sezon.

20-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje në të gjitha garat, megjithatë numëron vetëm 1150 minuta dhe ka shënuar tre gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Dy skuadrat italiane Milan dhe Inter kanë shprehur interesim për të, megjithatë lojtari nuk është i bindur për t’u transferuar në Serie A.

E ardhmja e reprezentuesit turk duket se do të jetë në Angli ose Gjermani, ku shumë klube e duan atë.

Aston Villa mbetet favoriti kryesor, por në Ligën Premier atë e duan edhe West Ham United dhe Newcastle United.

Ndërkohë në Gjermani të gjithë klubet e mëdha përfshirë Bayern Munich, Bayer Leverkusen, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund e kanë në listën e dëshirave anësorin turk.

Real Madridi duket se është bindur ta lejoj largimin e Guler, megjithatë nga shitja e tij synon të fitojë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

The post Jo në Serie A, e ardhmja e Guler mes Anglisë dhe Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Arda Guler vendos të largohet nga Real Madrid, zbulohen opsionet për të ardhmen

By: armand
31 March 2025 at 15:47

Arda Guler është i lumtur te Real Madrid, por ka një problem tipik që ndodh në klubet e mëdha: ai ka nevojë për minuta. 20-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje këtë sezon, por jo mjaftueshëm në aspektin e minutazhit. Turku numëron vetëm 1150 minuta. Deri tani, ai ka 3 gola dhe 6 asiste me “Los […]

The post Arda Guler vendos të largohet nga Real Madrid, zbulohen opsionet për të ardhmen appeared first on BoldNews.al.

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

29 March 2025 at 23:52

Arda Gulerit mund t’i ofrohet së shpejti mundësia për t’u larguar nga Real Madridi dhe këtë pritet ta bëjë një klub nga Liga Premier.

Reprezentuesi turk e ka gjetur veten në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit për shkak të konfrontimit që pati me yllin e Liverpoolit, Dominik Szoboszlai.

Sidoqoftë, paraqitjet e tij në fushë, veçanërisht për Real Madridin, po vazhdojnë të kritikohen teksa ai po kalon sezonin e tij të dytë në Spanjë.

Me vetëm tre gola të realizuar deri më tani në të gjitha garat, këto janë vetëm gjysma e asaj që kishte arritur në sezonin e kaluar.

Mundësia që ai të huazohet për sezonin 2025/2026 është mjaft e madhe, por Guler ka besim se ai do të shkëlqejë tek Real Madridi.

Drejtori sportiv i Aston Villës, Monchi, ka pranuar se klubi anglez është i interesuar për 20-vjeçarin dhe 56-vjeçari tregoi se Gulerin e kishte monitoruar edhe gjatë kohës sa ishte pjesë e Sevillës.

“E njoh mirë atë sepse ai është një lojtar karriera e të cilit në Turqi është përcjellë nga çdo drejtor sportive”.

“Ai është një lojtar i cili plotëson një numër kërkesash dhe mund të jetë atraktiv për Aston Villën sepse ne po kërkojmë lojtarë në atë pozicion”.

“Nuk është i njëjti pozicion si i Marco Asensios, por ne po kërkojmë një profil i cili mund të luajë mes linjave, i cili mund të luajë si një ‘10’ por mund të luajë edhe nga jashtë”.

“Unë mendoj se ai është një lojtar me aftësi shumë të mira teknike dhe e ka personalitetin. Ai e shfaq atë kur luan për kombëtaren. Atje, ai e merr një rol që nuk asocion me moshën e tij”, ka thënë Monchi./Telegrafi/

The post Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler appeared first on Telegrafi.

Arda Guler hedh poshtë spekulimet për transferim te gjiganti italian

25 March 2025 at 15:31

Talenti i Real Madridit, Arda Guler, këmbëngul se beson në projektin e Los Blancos dhe ‘nuk do të ndalojë së luftuari’ derisa të bëhet një lojtar i rëndësishëm në ekip.

Ylli turk është lidhur me një kalim te Interi gjatë verës, ku thuhej se Nerazzurrët kanë hapur tashmë bisedimet paraprake me shoqëruesit e lojtarit dhe Hakan Calhanoglu sugjeroi që bashkatdhetari i tij të transferohej në Giuseppe Meazza për të marrë më shumë kohë loje.

Guler iu përgjigj pyetjeve për të ardhmen e tij në një intervistë për gazetën Marca, por nuk dukej i gatshëm të ndryshonte klubin së shpejti.

“Real Madridi më dha një plan, dhe unë ende besoj në të. Jam i sigurt se do të kem sukses në Madrid”, ka thënë fillimisht Guler.

“Kam blerë një shtëpi këtu, punoj shumë dhe jam gjithmonë gati të luaj”.

“I dua tifozët e Real Madridit; mbështetja e tyre do të thotë shumë për mua. Unë jam shumë mirënjohës. Erdha në Madrid për të luajtur dhe për të qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe nuk do të ndaloj së luftuari derisa ta arrij atë”, përfundoi turku.

Interi ka qenë gjithashtu i lidhur me sulmues të tjerë, duke përfshirë Nico Paz të Como dhe Jonathan David të Lille, i cili është në dispozicion si një transferim i lirë.

Arda Guler, 20 vjeç, ka bërë 30 paraqitje nën drejtimin e Carlo Ancelotti këtë sezon, por kryesisht si zëvendësues, duke grumbulluar vetëm 1088 minuta lojë.

Ylli turk ka arritur tre gola dhe pesë asistime në të gjitha garat me Real Madrid këtë sezon, teksa kontrata e tij në Santiago Bernabeu skadon në qershor 2029. /Telegrafi/

The post Arda Guler hedh poshtë spekulimet për transferim te gjiganti italian appeared first on Telegrafi.

Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

24 March 2025 at 18:45

Ylli i Real Madridit, Arda Guler, ka vazhduar ‘luftën’ në rrjetet sociale me mesfushorin e Liverpoolit, Dominik Szoboszlai.

Dy futbollistët u përplasën me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes mes Turqisë dhe Hungarisë në Ligën e Kombeve.

Turqia në fund doli fituese me rezultat 3-1 pas avantazhit nga ndeshja e parë në shtëpi, aty ku Guler ishte i suspenduar.

Sidoqoftë, Guler luajti një rol kyç në ndeshjen e dytë pasi ai ishte në mesin e golashënuesve në ndeshjen që përfundoi me rezultat 3-0 për turqit.

Gjatë ndeshjes, Guler u pa duke i bërë me gjeste Szoboszlait që ta heshtë me gishtin në buzët e tij.

Arda Guler to Dominik Szoboszlai 🇹🇷🤫 pic.twitter.com/NGNeaO3Bk5

— LiveScore (@livescore) March 23, 2025

Pas përfundimit të takimit, Guler tha se ekipi hungarez u mundua që të bëjë ndërhyrje të palejueshme ndaj lojtarëve turq, por se ekipi i tij nuk u frikësua nga kjo.

Pas ndeshjes, një foto e gjestit të Guelr në drejtim të Szoboszlai u postua në Instagram, me yllin e Liverpoolit që komentoi ‘1088’, duke iu referuar numrit të minutave që Guler ka luajtur këtë sezon me Real Madridin.

Kjo ishte një temë e ndjeshme për yllin turk, i cili raportohet se është shumë afër që të kërkojë largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ për shkak të mungesës së minutave.

Arda Güler on IG. 🥶 pic.twitter.com/xT1ILK8naS

— Madrid Zone (@theMadridZone) March 24, 2025

Guler iu kundërpërgjigj Szoboszlait përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, duke vendosur një foto të incidentit me mbishkrimin: Ky djalosh është një shaka. A nuk janë mjaftueshëm gjashtë gola për të ta mbyllur gojën?

20-vjeçari ka kaluar nëpër disa vështirësi që prej se iu bashkua Real Madridit, pasi u pengua nga lëndimet, megjithatë pasi e gjeti formën fizike në shkurt të vitit të kaluar, Guler nuk arriti që të sigurojë pozitën e titullarit./Telegrafi/

The post Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

Calhanoglu bën rolin e drejtorit sportiv: Eja tek Interi, ti meriton më shumë minuta!

By: armand
21 March 2025 at 17:08

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu, po bën rolin e “drejtorit sportiv” te zikaltrit. Mesfushori po tenton të bindë bashkëkombësin e tij, Arda Guler, të transferohet në Milano. Talenti turk nuk po korr sukseset që priste te Real Madrid. Më saktë, ai nuk fiton dot minutazhin që kërkon, sepse trajneri Carlo Ancelotti u beson lojtarëve me […]

The post Calhanoglu bën rolin e drejtorit sportiv: Eja tek Interi, ti meriton më shumë minuta! appeared first on BoldNews.al.

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

14 March 2025 at 18:21

Arda Guler po kalon në një periudhë të keqe tek Real Madridi dhe këtë verë ai mund të largohet nga klubi në formë huazimi ose në mënyrë të përhershme. 

Pavarësisht se nuk ka qenë në dispozicion gjatë sezonit me disa lojtarë të rëndësishëm që mbetën të lënduar, reprezentuesi turk nuk ka marrë besimin nga trajneri Carlo Ancelotti. 

Guler ka bërë 30 paraqitje këtë sezon, por pjesa më e madhe e tyre erdhën nga banka rezervë. 

Në nëntë ndeshjet e fundit të Real Madridit në të gjitha garat, ai ka luajtur vetëm në dy prej tyre dhe si titullar ishte paraqitur ndaj Real Sociedadit në Kupën e Mbretit, ndërsa ndaj Real Betisit në La Liga u fut në 30 minutat e fundit. 

Është e qartë se Guler nuk bën pjesë në planet e Ancelottit në këtë fazë, dhe për këtë arsye ka pasur sugjerime se ai do të largohet nga Real Madridi në verë, me shumë mundësi si huazim. 

Në rast se ndodh kjo, Guler tashmë e ka bërë të qartë se cili do të jetë destinacioni i tij i preferuar. 

Sipas një raportimi nga fussball.news, Guler është i gatshëm të bëjë kalimin në Serie A gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht interesimit konkret për shërbimet e tij nga Leipzig dhe Bayer Leverkusen. 

Vendimi i tij besohet se varet nga suksesi që bashkëvendasi i tij Kenan Yildiz ka pasur me Juventusin gjatë 12-18 muajve të fundit. 

Në Itali, klube si Milani dhe Interi thuhet se mbajnë një interesim për Guler dhe në këtë fazë, këto dy ekipe janë favorite për transferimin e tij në rast se vendos të largohet në verë./Telegrafi/

The post Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Jo vetëm Nico Paz, Interi e do edhe një yll tjetër të Real Madridit

13 March 2025 at 14:30

Interi thuhet se është i interesuar të arrijë një marrëveshje me Real Madridin për reprezentuesin turk Arda Guler, si dhe Nico Paz të Comos përpara afatit kalimtar të verës, dhe Nerazzurrët mendojnë se kanë një avantazh për të parën duke pasur parasysh marrëdhënien e tij me mesfushorin Hakan Calhanoglu.

Prej disa muajsh është raportuar se Nerazzurrët janë të interesuar të marrin Nico Paz në afatin kalimtar të verës.

20-vjeçari i talentuar iu bashkua skuadrës së Cesc Fabregas në një marrëveshje të përhershme në verë, por Real Madridi do të vazhdojë të ketë fjalën e fundit në lëvizjen e tij të ardhshme.

Los Blancos mbajnë një tarifë shitjeje prej 50% dhe gjithashtu kanë një sërë klauzolash rikthimi, që do të thotë se ata mund ta rikthejnë atë në Madrid për një tarifë prej 8 milionë euro këtë verë, 9 milionë euro në verën e 2026 dhe 10 milionë euro në verën e 2027.

Kjo do të thotë se Real Madridi mund të vendosë ta rikthejë atë në verë, ose si një opsion shtesë për ekipin e parë, ose për ta shitur atë për një fitim më të madh.

Megjithatë, raportet të enjten pohojnë se Interi është gjithashtu i interesuar për 20-vjeçarin turk, Guler.

Ylli turk, i cili impresionoi me paraqitjet e tij në EURO 2024 verën e kaluar, nuk ka qenë në gjendje të depërtojë në formacionin e ekipit të parë të Carlo Ancelottit në Bernabeu dhe thuhet se mund të jetë në lëvizje gjatë verës, qoftë në huazim ose në një transferim të përhershëm.

Sipas raporteve nga media të shumta, duke përfshirë Tuttosport dhe Sport.es, Guler është i prirur për idenë e një lëvizjeje në Itali, pavarësisht interesit të raportuar nga Bundesliga, përkatësisht Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt.

Sport.es vë në dukje se suksesi i kolegut të talentit turk, Kenan Yildiz, në Serie A me Juventusin është pjesë e arsyes pse Italia është një destinacion tërheqës për Guler.

Inter gjithashtu mendon se ata kanë një avantazh të vogël ndaj disa prej ekipeve tjera të interesuara duke pasur parasysh praninë e kapitenit të kombëtares turke Calhanoglu, i cili potencialisht mund të luajë një rol në bindjen e Guler për t’u bashkuar. /Telegrafi/

The post Jo vetëm Nico Paz, Interi e do edhe një yll tjetër të Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

25 February 2025 at 15:30

Bayern Munich e ka vënë syrin te Arda Guler si një nga prioritetet e tyre për të forcuar repartin ofensivë, pasi mundësia për të nënshkruar Florian Wirtz, i cili tani synon një transferim në Manchester City, është zvogëluar, skuadra bavareze ka vendosur të fokusohet te talenti i ri turk nga Real Madrid.

Gjithashtu, Bayern synon të krijojë një sulm të fuqishëm me Arda Guler së bashku me Harry Kane, Jamal Musiala dhe Michael Olise.

Situata e Gulerit te Real Madridi nuk ka qenë ajo që pritej. Me vetëm 967 minuta lojë gjatë gjithë sezonit, roli i tij ka qenë i kufizuar, gjë që ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Edhe pse ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asistime, mesfushori sulmues turk beson se i nevojitet më shumë kohë lojë për të vazhduar zhvillimin e tij, diçka që Bayern Munich do të ishte i gatshëm t’i ofronte.

Nën drejtimin e Vincent Kompany, Bayern planifikon ta përdorë Gulerin në një formacion 4-2-3-1, ku ai do të formojë një treshe sulmuese me Olise dhe Musiala, duke luajtur pas Kane si referencë kryesore. Kjo strukturë do t’i lejonte Gulerit të shfaqë cilësitë e tij teknike dhe të luajë një rol më të rëndësishëm në ndërtimin e lojës.

Real Madridi nuk e ka përjashtuar mundësinë e një shitjeje, por vetëm nëse oferta është e përshtatshme.

Vlerësohet se klubi spanjoll do të pranonte një shumë afër 50 milionë euro për të lënë të ikë talenti turk.

Me afatin kalimtar të verës, Bayern Munich po duket si kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e Gulerit, duke i ofruar atij një projekt sportiv ku ai mund të luajë një rol më të rëndësishëm se sa ka pasur deri tani në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

The post Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit appeared first on Telegrafi.

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

20 February 2025 at 22:01

Real Madridi mund të përballet me një problem të papritur me dy nga talentët e tyre të rinj më premtues: Endrick dhe Arda Guler.

Të dy mbërritën si investime për të ardhmen, me një investim total prej 55 milionë euro plus bonuse, por mungesa e rëndësisë së tyre në planet e Carlo Ancelottit po krijon pasiguri për vazhdimësinë e tyre.

Pavarësisht se kanë treguar cilësitë e tyre sa herë që kanë pasur mundësi, realiteti është se ata vështirë se llogariten për trajnerin italian. Minutat e tyre në fushë kanë qenë të pakta, duke i lënë ata në një rol dytësor në një skuadër ku konkurrenca është e ashpër.

Turku renditet i 17-ti në rotacion dhe braziliani i 18-ti, duke kaluar vetëm Jesus Vallejon që nuk është në planet e skuadrës dhe David Alaba i lënduar.

Kur ata kanë pasur mundësinë të jenë startues, performancat e tyre kanë qenë të jashtëzakonshme.

Guler ka shënuar tri gola dhe ka dhënë tri asistime në vetëm tetë ndeshje si titullar, ndërsa Endrick, me vetëm tri starte, ka arritur të shënojë në pesë raste. Megjithatë, edhe në momentet kur skuadra ka pësuar humbje, Ancelotti nuk ka zgjedhur t’u japë më shumë hapësirë.

Nisur nga kjo situatë dhe sipas gazetës Sport, të dy lojtarët po mendojnë të kërkojnë një huazim në verë për të mos parë ngadalësuar progresin e tyre.

Synimi i tyre është të jenë në top formë për Kupën e Botës 2026 me ekipet e tyre kombëtare dhe qëndrimi në stolin e Madridit i bën shanset më të vështira.

Nëse klubi nuk u garanton atyre një rol më të rëndësishëm, largimi i tyre në kërkim të kohës së lojës mund të jetë i pashmangshëm. /Telegrafi/

The post Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë appeared first on Telegrafi.

❌
❌