Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

Njoftimi i rëndësishëm, ja si lëshohen faturat për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

By: A R
15 July 2025 at 15:00

Administrata Tatimore njoftoi më datë 7 korrik tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë, se më datë 14 korrik nis kontrolli në terren, për verifikimin e faturës së fiskalizuar, në zbatim të ligjit.

Referuar nenit 8, pika 1, gërma “a” e udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, mallrat e blera nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar.

Për lëshimin e saktë të këtyre faturave, tatimpaguesit duhet të ndjekin disa hapa:

1. Zgjidhni opsionin “autofaturë”, i cili përmban automatikisht të dhënat e blerësit që po lëshon faturën

2. Lloji i faturës duhet të jetë “Blerje nga fermerët vendas” (Domestic)

3. Vendosni të dhënat e fermerit shitës (emri dhe NIPT-i)

4. Përshkruani mallrat e blerë, pa llogaritur TVSH-në

Për të vërtetuar saktësinë e transaksionit dhe origjinën e mallrave të shitur, rekomandohet që fatura të jetë e nënshkruar nga shitësi (fermeri).

Administrata Tatimore sjell në vëmendje të tatimpaguesve të këtij sektori se për të qenë subjekt kompensimi duhet të plotësojnë kushtet për t’u regjistruar si “fermer”.

Referuar nenit 147, të ligjit nr. 92/2014, “Për TVSH-në”, i ndryshuar duhet që:

1. Qarkullimi vjetor të mos kalojë kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në

2. Të furnizojnë mallra apo shërbime me prejardhje nga puna e tyre, kryer në një nga aktivitetet e përcaktuara

3. Këto mallra dhe shërbime t’u furnizohen personave të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompesimit

4. Të jenë të pajisur me NIPT nga Drejtoria Rajonale Tatimore ku ushtrojnë aktivitetin prodhuesi bujqësor, pa i’u nënshtruar detyrimit për deklarim, sipas nenit 106 të këtij ligji.

Administrata Tatimore fton të deklaroni saktë dhe në mënyrë të plotë mbi aktivitetin tuaj tregtar, në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi, në të kundërt mungesa e faturave të fiskalizuara do të sjellë penalitete sipas legjislacionit në fuqi.

Sqarojmë se kategoria e fermerëve të regjistruar në Drejtoritë Rajonale Tatimore nuk ka detyrim të mbajë kontabilitet, të deklarojë dhe dorëzojë në Administratën Tatimore Formularin e Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi apo Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale për të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i fermerit.

Sa më lart, të ardhurat e realizuara nga këta fermerë janë të ardhura biznesore, pra fermeri nuk mbart detyrimin ligjor të deklarimit të tyre. Si vlerë totale e të ardhurave të realizuara shërbejnë të dhënat sipas faturave të blerjes të lëshuara nga grumbulluesit bujqësorë.

Nese qarkullimi vjetor tejkalon kufirin prej 10 000 000 leke, prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë (fermeri) duhet të ç’regjistrohen nga organi tatimor dhe të regjistrohen si tatimpagues pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit, duke marrë numër identifikimi të ri.

Sa i takon prodhuesve të tjerë bujqësorë, që nuk janë regjistruar si përfitues të kësaj skeme kompesimi apo që nuk tregtojnë produktet bujqësore tek grumbulluesit bujqësorë, mbartin detyrimin të regjistrohen dhe të deklarojnë të ardhurat e realizuara njëjtë si tatimpaguesit e tjerë.

The post Njoftimi i rëndësishëm, ja si lëshohen faturat për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë first appeared on JavaNews.al.

“Zbërthehet” Skerdi Tase: Ramazanin e vramë për 130 mijë euro! Pse hezituam për të vrarë vëllanë e Talo Çelës

By: A R
15 July 2025 at 14:52

I penduari i tretë në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme. Ai zbardhi detaje tronditëse për vrasjen e vëllait të Talo Çelës dhe Emiliano Ramazanit, dy ekzekutime të pororsitura nga Erion Alibej.

Tasi po ashtu ka rrëfyer se si është njohur me Nuredin Dumanin, përmes Henrik Hoxhës gjatë kohës kur është kthyer nga Gjermania.

DESHMIA:

–          Vrasja e Bujar Çelës

Kur u ktheva nga Gjermania, mësova se Riku kishte rënë në kontakt edhe me Nuredin Dumanin. Riku më tha që 4 vrasje në Durrës, vëllezërit Haxhia dhe Dorian Shkozën e tjetrin i kishte bërë ky. Më tha që kishte marrë pjesë bashkë me një person që e quante “Kusho”, që më pas mësova se ishte Nuredin Dumani.

Ishte pak në merak, pasi njolla e gjakut e gjetur tek vëllezërit Haxhia ishte e Rikut. Më tha që veç tyre kishin në plan të vrisnin edhe Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës.

Unë e takova Rikun tek shtëpia në Tiranë, që e kishte në Bllok. Të nesërmen takuam Nuredinin. Aty ramë dakord për ekzekutimin. Tek Nuredini, Riku më prezantoi si nipçe. Biseduam për kushtet dhe këta tregonin dhe atentatet e Durrësit. Aty morëm dhe një kapar, nja 5 mijë euro. Më vonë e mora vesh se porositës ishte Erion Alibej. Bujar Çela lëvizte me një “Benz”. Na tregoi shtëpinë, lokalin, por ne e anashkaluam. Riku nuk donte që ta vrisnim. Ne edhe e kemi parë, por nuk donim që ta vrisnim. Një herë u bëmë gati. Morëm makinën për atentatin. Por dikush kishte raportuar targën, si makinë e dyshimtë.

 – Vrasja e Emiliano Ramazanit

Më pas vendosëm të mos merreshim me Çelën, por vendosëm në shënjestër Emiliano Ramazanin. Ramë dakord për 130 mijë euro në këtë vrasje. Ne kishim foto të Emilianos, i dinim edhe makinën. Nuk po e gjenim dot në Elbasan. Kishim tre opsione, shtëpia, palestra, apo lokali.

Gjatë kësaj kohe rrinim në Tiranë. Çdo ditë shkonim në Elbasan, me makina të ndryshme me qira. Në atentat përdorëm makinën që na e siguroi Nuredini. E njëjta që do përdornim për Bujar Çelën. Dy herë makinën e kemi marrë në Bradashesh në një magazinë, që më pas mësova se ishte e Arben Lazes.

Kishim 4 armë për këtë ngjarje. Po ta qëllonim në parakalim do përdornim kallash, ndryshe pistoletën. Ditën e ngjarjes i shkuam tek palestra, por pamë që s’ishte vend i përshtatshëm. Kështu që e pritëm tek shtëpia, në rrugë kryesore. E pamë që u afrua. Vinte me një “Ford Fiesta”. Unë zbrita. Henriku qëndroi shofer. Unë mora 2 pistoleta me vete. U afrova dhe pasi parkoi dhe fiku makinën, u afrova me vrap. I dola nga xhami i pasagjerit. Nga aty e qëllova disa herë, në kokë, qafë. Ai nuk më pa, se po merrej me telefonin. Në oborrin brenda pallatit ndodhi.

E dogjëm makinën pas krimit, bashkë me dy armë. Armët që përdora i mora me vete. Ikëm në Tiranë duke i rënë nga Peqini. Diku ku ishin ca betoniere fshehëm armët dhe Riku i çoi foto Nuredinit në SKY, pasi ato do çoheshin diku tjetër, me qëllim që t’i faturohej ngjarja dikujt tjetër.

Na kontaktoi edhe një Klara për lekët. Në kishim marrë disa shuma ndërkohë. Si rregull duhet të ndanim 60 mijë euro me Rikun, por unë mora 25 mijë.

The post “Zbërthehet” Skerdi Tase: Ramazanin e vramë për 130 mijë euro! Pse hezituam për të vrarë vëllanë e Talo Çelës first appeared on JavaNews.al.

Sabotime, spiunë, komplote dhe dizinformim: Si përpiqet Moska të përçajë Bashkimin Evropian

By: A R
15 July 2025 at 14:45

Natën e 20 marsit 2024, një shofer kamioni që po flinte në kabinën e tij u zgjua prej flakëve që përhapeshin në një magazinë në Leyton, në lindje të Londrës, ku ishin ruajtur pajisje satelitore të destinuara për Ukrainën. Ai mori një bombol të vogël për fikjen e zjarrit nga kabina dhe vrapoi drejt tij, por e kuptoi menjëherë që ishte shumë i madh për t’u ndalur, ndaj thirri zjarrfikësit.

Tridhjetë minuta pas shpërthimit të zjarrit, një i ri britanik, Dylan Earl, mori një mesazh: “E shkëlqyer,” në rusisht. Të martën e kaluar, një gjykatë në Londër e dënoi atë, së bashku me dy bashkëpunëtorë, për zjarrvënien që, sipas prokurorëve, ishte orkestruar nga shërbimet sekrete ruse dhe e zbatuar nga anëtarë të Wagnerit, si pjesë e një fushate sabotimesh në të gjithë Evropën.

Një stacion treni në Poloni në flakë, një magazinë britanike e shkatërruar, një ushtar gjerman i helmuar nga një dorë e panjohur. Dhe më pas ndërprerje të papritura të energjisë, email-e institucionale të hakuara, video mashtruese të krijuara me inteligjencë artificiale, fushata dizinformimi gjatë zgjedhjeve në Rumani dhe Moldavi. Këto janë armët e luftës hibride ruse në Evropë: e heshtur, sistematike, dhe gjithnjë e më e përhapur.

Janë të paktën 70 “incidentet” që qeveritë evropiane, prokurorët, shërbimet sekrete apo zyrtarë të tjerë perëndimorë i kanë atribuuar Rusisë, grupeve të lidhura me Rusinë ose me aleatin e saj Bjellorusinë që nga 24 shkurti 2022: përfshijnë sulme kibernetike, propagandë, planifikim vrasjesh, akte vandalizmi, zjarrvënie, sabotime apo spiunazh. Vendet pro-Ukrainë janë objektivi kryesor i Moskës.

Sipas institutit amerikan CSIS, numri total i sulmeve ruse në Evropë “pothuajse është trefishuar mes vitit 2023 dhe 2024”, nga 18 në 70 (pas një katërfishimi mes 2022 dhe 2023). Këto veprime synojnë të dobësojnë kohezionin perëndimor, të nxisin pasigurinë dhe të ulin mbështetjen për Ukrainën.

Vetëm në vitin 2024 janë dokumentuar të paktën 12 raste sabotimi të lidhura me Moskën, gjashtë herë më shumë se në vitin 2022. Më 17 prill, një zjarr i qëllimshëm shkatërroi një magazinë hekurudhore në Varshavë që, sipas autoriteteve polake, ishte një nyje logjistike për dërgesa armësh drejt Ukrainës. Një muaj më parë, një rus u arrestua në Këln për tentativën e djegies së një magazine të Bundeswehr-it.

Pastaj është magazina në periferi të Londrës dhe një sulm ndaj një impianti elektrik afër Vilniusit në Lituani. Analistët thonë se Moska shpesh ua delegon këto sabotime ndërmjetësve të rekrutuar përmes Telegram-it, duke u ofruar para kriminelëve të vegjël, emigrantëve apo simpatizantëve të pavetëdijshëm. Kjo pas vitit 2018, kur qindra agjentë rusë u dëbuan nga vendet perëndimore pas helmimit të ish-oficerit rus Sergey Skripal në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas një raporti të NATO-BE, në muajt e parë të vitit 2025 sulmet hibride ruse kanë shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm. Vendi më i goditur është Polonia, e ndjekur nga shtetet baltike, Gjermania, Lituania, Mbretëria e Bashkuar dhe edhe Franca, e cila po kthehet në një objektiv të operacioneve të sofistikuara, sidomos në fushën kibernetike dhe dizinformimin.

Republika Çeke ka zbuluar një rrjet spiunazhi në Pragë, të lidhur me grupin paramilitar Wagner. Objektivi ishte grumbullimi i të dhënave për trafikun e armëve dhe ushtarët ukrainas të kthyer në civilë. Një shtetas serb u arrestua në Varshavë për përpjekjen për të filmuar rrugët e trupave të NATO-s. Sipas shërbimit të kundërzbulimit BIS të Çekisë, shërbimet ruse rekrutojnë gjithnjë e më shumë shtetas të vendeve të treta, madje edhe kërkues azili, për të shmangur mbikëqyrjen dhe për të krijuar rrjete “një-përdorimëshe”.

Incidente të tjera të lidhura me Rusinë, me potencial për të shkaktuar plagosje të rënda ose vdekje, përfshijnë një komplot për të vendosur eksploziv në avionë ngarkese (pakot u dogjën në tokë) dhe një tjetër për të djegur qendra tregtare në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Por nuk ndalet këtu: viti 2025 ka nisur me vrull dhe objektiva të rinj, duke përfshirë zjarre në infrastrukturë në Poloni, djegie në Lituani, dyshime për sulme në Heathrow. Spiunazhi “i vjetër” është rikthyer me operacione të GRU-së në Republikën Çeke, infiltrime të zbuluara në Poloni dhe Norvegji. Polonia sot është vendi më i goditur: një nyje ushtarake, kufi logjistik dhe objektiv simbolik. Por askush në Evropë nuk është i sigurt.

La Stampa

The post Sabotime, spiunë, komplote dhe dizinformim: Si përpiqet Moska të përçajë Bashkimin Evropian first appeared on JavaNews.al.

Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin shqiptar

By: A R
15 July 2025 at 14:38

Green Coast, një nga projektet me impaktin më të madh në fushën e turizmit bregdetar, njihet tashmë si një kontribues i fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë. Përmes një investimi prej 1 miliard eurosh, Green Coast ka prezantuar për herë të parë modelin e një turizmi të qëndrueshëm, jo vetëm përmes infrastrukturës dhe ndërtimit modern, por edhe përmes angazhimit për të zhvilluar dhe promovuar turizmin cilësor që përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare.

Me përgjegjësinë që këto standarde të aplikohen në një prej zonave më të bukura të Rivierës Shqiptare, Green Coast ka ndjekur modelin e turizmit të qëndrueshëm, duke prezantuar një arkitekturë që nuk i imponohet agresivisht natyrës.

Përmes ruajtjes së bimësisë makize të zonës dhe ripërdorimit të saj në tarraca, si dhe në 70 mijë m² korridore të gjelbëruara, Green Coast ka sjellë një standard të ri të jetesës në harmoni me natyrën. Kjo, së bashku me aplikimin e teknologjive novatore, si filtrimi dhe ripërdorimi i ujërave të zeza për vaditje, ka bërë të mundur zhvillimin që i nevojitej turizmit, duke ngritur edhe një strukturë ekologjike të integruar.

Modeli i qëndrueshëm i turizmit në Green Coast, është i lidhur ngushtë edhe me investimet e shumta në pika strategjike brenda projektit, siç është shëtitorja buzë detit, lifestyle center La Vista dhe qendra e parë tregtare në bregdet, Galeria by Teg. Këto qendra argëtimi, ku gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë 12-mujore buzë detit, po mundësojnë edhe zgjatjen e sezonit turistik.

Përmes synimit për ta bërë Green Coast të banueshëm gjatë gjithë vitit, ky projekt ka krijuar një ekosistem turistik që mbështet bashkëpunimin me komunitetin dhe bizneset lokale  siç janë panairet e ndryshme me produkte artizanale që organizohen çdo vit. Përveç brandeve ndërkombëtare më të njohura që operojnë dhe pritet të operojnë në Green Coast, i është dhënë një rëndësi shumë e veçantë produkteve lokale që prezantojnë kulturën shqiptare tek turistët e huaj. Përmes këtij promovimi dhe fuqizimi të biznesit lokal, është ngritur edhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social që ka në fokus komunitetin e zonës.

Ky zhvillim ekonomik është nxitur ndjeshëm edhe nga punësimi që Green Coast vazhdon të mundësojë. Deri në përfundimin e projektit, parashikohet që të ketë 7 mijë individë të punësuar, jo vetëm në pozicione sezonale, por edhe në njësitë e shërbimit që mbahen funksionale gjatë gjithë vitit. Përmes mundësive për punësim të përhershëm, ky projekt ka sjellë siguri ekonomike për komunitetin e zonës dhe e ka përfshirë atë në ruajtjen dhe promovimin e këtij destinacioni.

Duke krijuar një balancë të kujdesshme midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, Green Coast ka krijuar një model të qëndrueshëm, duke mos qenë një destinacion i së tashmes, por një vizion për të ardhmen e Shqipërisë në sektorin e turizmit. Si një projekt novator, në një nga pikat më të rëndësishme turistike për dekadën e ardhshme, Green Coast promovon kështu jo vetëm bukuritë natyrore të vendit tonë, por edhe një qasje të re ndaj zhvillimit ekonomik dhe turistik.

The post Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin shqiptar first appeared on JavaNews.al.

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

By: A R
15 July 2025 at 14:31

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar special i Festivalit Ndërkombëtar Herrenkizme, në një nga rezidencat historike më madhështore të Mbretit Ludovik II në Bavari. Në një atmosferë solemne dhe muzikë klasike të Johann Sebastian Bach (Bah), Kryeministri Rama mbajti fjalën përshëndetëse, duke theksuar vlerat e kulturës, dialogut, miqësisë dhe Evropës.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te situatat gjeopolitike  në Evropë dhe jo vetëm.

Rama tha se sot Europa gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur. Për rrjedhojë Kryeministri theksoi nevojën që Europa të mbetet një civilizim.

“Ja ku jemi sot, në zemër të asaj ëndrre, në një kohë kur Europa, shtëpia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë kolektive, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë. Sonte, muzika na bën ftesë të kujtojmë. Të kujtojmë se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndjerë botën. Një mënyrë për të besuar, siç besonte Ludvigu, se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks, por një mënyrë të jetuari.

Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore. Në sfidën e tij të heshtur, ai është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Europën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor. Rezistencë ndaj zhurmës që mbyt zërin njerëzor. Ne, në Shqipëri, e dimë ç’tingull ka heshtja. Për dekada të tëra, jetuam pas perdes së hekurt që e ndërtuam vetë, të shkëputur nga simfonitë dhe sonatat që mbushnin sallat e koncerteve të Europës së lirë. E megjithatë, edhe atëherë, muzika e gjente rrugën e saj. Një kasetë e hyrë kontrabandë, një partiturë e ndaluar, një kujtim nga një koncert përpara se të ngriheshin muret, tha kryeministri.

The post Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit first appeared on JavaNews.al.

VIDEO / “5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër

By: A R
15 July 2025 at 14:24

Ka nisur këtë të martë, më 15 korrik, një aksion kombëtar për lirimin e hapësirave publike në Shkodër. Kryetari i bashkisë Benet Beci ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga aksioni, ku grupe të efektivëve të Policisë shkojnë nëpër biznese duke iu sqaruar pronarëve të tyre që hapësirat publike që kanë zënë përbëjnë shkelje ligjore dhe duke iu kërkuar që t’i lirojnë ato.

“Një pjesë e bizneseve kanë nisur lirimin vullnetar të hapësirave që u përkasin qytetarëve. Policia Bashkiake ka njoftuar të gjitha bizneset për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave në të kundërt, do të veprohet sipas ligjit deri në lirimin e plotë të tyre.”– shkruan Beci krahas videos.

Pronarët e bizneseve kanë një afat 5-ditor për t’i liruar vetë hapësirat publike të zëna, në të kundërt ato do të shemben nga forcat e IMT-së.

The post VIDEO / “5 ditë kohë ose i shembim”, aksion për lirimin e hapësirave publike në Shkodër first appeared on JavaNews.al.

Berisha përsërit akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi

By: A R
15 July 2025 at 14:16

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet këtë të martë, më 15 korrik, nga ku ka vijuar me akuzat e tij ndaj qeverisë socialiste për blerjen dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij “për të siguruar mandatin e katërt, përdori të gjitha llojet e krimeve elektorale të padëgjuara më parë”.

Në denoncimin e sotëm, Berisha shpjegoi atë që sipas tij qe skema e blerjes së votave në sektorin e Bujqësisë.

“Si u blenë votat me skemat në bujqësi? 1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi. 2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi. Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 përqind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të. Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit. Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025.

Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor. Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë.

Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 përqind të principalit të kredisë. Faktikisht pra është një blerje masive votash. Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR.”– deklaroi Berisha, i cili vijoi të përsëriste takimet e zhvilluara me Këshillin e Agrobiznesit, Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Bashkimin e Prodhuesve, e me radhë të gjitha takimet e zhvilluara para zgjedhjeve lidhur me kreditë e buta në bujqësinë.

“Pra, siç e shihni, me skemën e garancisë sovrane, në kundërshtim flagrante me ligjin, me kodin, Edi Rama dhe ministrat e tij qarkuan Shqipërinë për të blerë vota.”– shtoi ish-kryeministri Berisha.

Kryedemokrati duke iu referuar kryeministrit Rama, përsëriti se ai është sipas tij “njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare”.

The post Berisha përsërit akuzat: Si i bleu Rama votat me skemat në bujqësi first appeared on JavaNews.al.

Reagojnë “Tatimet”: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor

By: A R
15 July 2025 at 14:08

Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë, shkruan A2.

Detyrimet e vetme të një tregtari ambulant janë:

Të jetë mbi moshën 16 vjeç;

Të jetë i vetëpunësuar dhe të mos punësojë për persona të tjerë;

Të tregtojë në hapësira publike me leje të lëshuar nga Bashkia përkatëse;

Të jetë i regjistruar si ambulant pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore;

Të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Tarifën për zënien e hapësirës publike; Taksat bashkiake të aplikueshme.

The post Reagojnë “Tatimet”: Tregtarët ambulantë nuk kanë detyrim për faturë apo dokumentacion tatimor first appeared on JavaNews.al.

Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur

By: A R
15 July 2025 at 14:00

Vendi ynë vijon të rrëmbejë vëmendjen e agjencive më të mëdha turistike botërore, që sugjerojnë njëkohësisht se mbetet një nga destinacionet e kësaj vere.

Një prej tyre është “G Adventures”, një nga operatorët e tureve turistike në Kanada që është njëherësh partner me “National Geographic”, dhe që shkruan se “e fshehur në një cep të Detit Mesdhe, Shqipëria është një bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur, plazhe të bukura që po riprezantohet si një nga destinacionet më të dashura të Mesdheut.”

Kanadezja “G Adventures” rendit në artikullin e radhës se në Shqipëri mund të përjetoni historinë e periudhave të ndryshme, duke nisur me Gjirokastrën, qytetin e gurtë përrallor me rrugët me kalldrëm që të çojnë në shpatin e kodrës tek kalaja unike.

Në brendësi të artikullit për Shqipërinë, kanadezja “G Adventures” ndalet në Amfiteatrin e Durrësit, të epokës romake, dikur vendi i betejave të gladiatorëve, që sot është një atraksion turistik që duhet vizituar.

“Mahnituni nga fortesa që shikon nga Berati, një nga vendet magjike të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, i listuar nga UNESCO. Kudo që të ecni, do të shihni shtëpitë karakteristike dhe më pas mund të merrni shtegun me kalldrëm drejt rrënojave të kështjellës në majë të kodrës.”

“G Adventures”, një nga operatorët e tureve turistike në Kanada që është partner me “National Geographic”, sugjeron për vizitorët edhe Rivierën e bukur shqiptare. “Riviera Shqiptare është një vend me diell dhe me plazhe me rërë të artë dhe vende të UNESCO-s që tërheqin vizitorët e festivaleve dhe ata që e duan historinë.”

Në artikullin e detajuar përmendet Dhërmiu, vendi argëtues ku ka shumë festivale dhe adhuruesit e muzikës elektronike dynden në brigjet mesdhetare të Dhërmiut për të shijuar diellin dhe për të pirë në baret e plazhit.

Më tej, tur-operatori kanadez “G Adventures” sugjeron Porto Palermon si një vend të qetë me Kalanë e Ali Pashës për të vëzhguar gadishullin e bukur. Në listën e sugjerimeve të “G Adventures” nuk mungojnë as Himara dhe Vlora, destinacione të cilat kanë plazhe të kristalta dhe ia vlen të vizitohen.

Në përmbyllje të artikullit për Shqipërinë, një nga operatorët e tureve turistike në Kanada përmend Butrintin si një zonë mahnitëse me bukuri natyrore dhe mrekulli arkeologjike e shtigje këmbësorësh që të lënë pa fjalë.

“Alpet Shqiptare janë një vend i mrekullueshëm për dashamirësit e natyrës së egër dhe vargmalet shtrihen në Kosovë dhe Mal të Zi, dhe majat shkëmbore janë një mikpritëse për shëtitësit, shkruhet në publikimin e fundit të “G Adventures”.”

The post Agjencitë turistike kanadeze: Shqipëria, bukuri ballkanike me trashëgimi të pasur first appeared on JavaNews.al.

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, 53-vjeçarit i sekuestrohen 287 000 euro pasuri

By: A R
15 July 2025 at 13:52

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë sekuestruar 4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit në zotërim të 53-vjeçarit Artan Leka të dënuar në Itali. Bëhet fjalë për 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të Artan Lekës të sekuestruara gjatë operacionit “Origjina”, me vendim të Gjykatës së Tiranës

Sipas Policisë 4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, ku ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, 53-vjeçarit i sekuestrohen 287 000 euro pasuri first appeared on JavaNews.al.

“M’u bllokua arma…”, Tase tregon atentatin ndaj vëllezërve Boriçi: Kur dogjëm makinën, u dogja edhe vetë

By: A R
15 July 2025 at 12:56

Të tjera detaje tronditëse ka zbardhur në seancën e sotme për dosjen “Plumbi i Artë”, Skerdi Tasi.  Në dëshminë e tij këtë të martë, i penduari i tretë i drejtësisë tregoi momentin e atentatit ndaj Agim Boriçit dhe të vëllait të tij. Para togave të zeza ai tha se së bashku me Henrik Hoxhajn i qëlluan nga 5 metër largësi dhe sesi iu bllokua arma.

“Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij. Boriçi ishte duke pirë kafe me vëllanë. Henriku tha, aq më mirë. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë kisha një kallash, ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”. U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, qëllo se do na ikin. Nuk kam ça bëj, i thashë se mu bllokua. Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sediljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi. Pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, se ishte ngjitur”.

Në dëshminë e tij ai theksoi se kur dogji makinën u dogj edhe vetë, pasi i morën flakë mjekra dhe dorezat, të cilat u gjetën nga policia.

“Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën. Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën, zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat”.

Por pavarësisht kësaj, ai tregoi se Renato Saliaj i kishte thënë të rrinte i qetë pasi nuk kishin asnjë provë që mund ti zbulonte.

“Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Vironi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që do flas dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë. Henriku më tha se Renato Saliaj i kishte thënë të ishim të qetë se nuk kishim asnjë provë që mund të na zbulonte”.

Kujtpjmë që tentativa e vrasjes së Agim Boriçit dhe Ilir Boriçit ka ndodhur më 11 prill 2018 në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.

The post “M’u bllokua arma…”, Tase tregon atentatin ndaj vëllezërve Boriçi: Kur dogjëm makinën, u dogja edhe vetë first appeared on JavaNews.al.

Qëlloi me armë drejt fqinjit në Dobraç, arrestohet 41-vjeçari, detaje nga ngjarja

By: A R
15 July 2025 at 12:48

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili një ditë më parë, në fshatin Dobraç, kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale që po kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në drejtimin e Prokurorisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. J., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, tha policia.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, shtetasit S. J., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak dhe shuma parash të valutave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit pistoletë të dyshuar të përdorur për kanosjen.

The post Qëlloi me armë drejt fqinjit në Dobraç, arrestohet 41-vjeçari, detaje nga ngjarja first appeared on JavaNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Korrik 2025

By: A R
15 July 2025 at 12:41

Dashi

Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni për një kohë dhe të përpiqeni të mos lini hije dyshimi mbi partnerin tuaj. Beqarët gjithashtu do jenë pak të acaruar për shkak të disa projekteve që janë rritur në tym.

Puna: Dita e punës do të ndikohet nga gjendja shpirtërore e ndryshuar dhe për pasojë do të jetë pak produktive.

Demi

Dashuria: Një ditë pajtimi, nëse keni patur një luftë me dikë afër jush, partnerin tuaj ose një anëtar të familjes, ai do të vijë duke kërkuar për ju me qëllime të mira. Do të jetë një rast i përshtatshëm për të sqaruar një keqkuptim të mundshëm. Beqarët do bëjnë miq të rinj.

Puna: Nuk ka mundësi që të humbisni për të bërë një hap cilësor, për të cilin keni aspiruar shumë kohë.

Binjakët

Dashuria: Me ndihmën e Venusit, çiftet tani mund të dalin nga kriza dhe të forcojnë bashkimin. Shumë do të kenë dëshirën për të krijuar së bashku një të ardhme. Njohje të reja për shumë beqarë në horizont, Marsi disponon takime dhe njohje intriguese.

Puna: Jini më reflektues, por në të njëjtën kohë veproni nëse nuk dëshironi mundësi që t’ju fryjnë nën hundë!

Gaforrja

Dashuria: Ata që janë së fundmi bashkë dhe po përjetojnë një dashuri të re nuk do të jenë pjesë e asaj kategorie që lënë kohën të ikë kot, do të bëjnë gjithçka për të thelluar këtë marrëdhënie! Beqarët mund të fillojnë diçka për argëtim dhe më pas … ta merrni seriozisht!

Puna: Nëse duhet të mbështeteni vetëm në forcën tuaj, sigurohuni të dini se çfarë duhet për të mbajtur gjithçka nën kontroll.

Luani

Dashuria: Çiftet që kanë përjetuar kohë të vështira sot do të jetojnë një ditë të qetë. Retë janë zhdukur dhe ju mund të shijoni zemrën tuaj të dashur! Beqarët do të shohin një ndjesi të bukur që nuk e kishin parashikuar për dikë afër tyre.

Puna: Zilia dhe xhelozia në punë sot do të shkaktojnë probleme dhe do të krijojnë probleme. Jini të qetë dhe të matur në këtë drejtim.

Virgjëresha

Dashuria: Një diskutim me të dashurin tuaj do të prishë marrëveshjen, por për fat të mirë pasioni do të bëjë gjithçka të kalojë. Mbrëmje intriguese gjatë rrugës! Për beqarët, do të ketë një dashuri të shpejtë që do ta ndryshojë jetën, por vetëm nëse e dëshironi!

Puna: Qëllimi për të arritur është afër, më shumë sesa mendoni, por keni nevojë për këmbëngulje dhe një shpirt sakrificash për të arritur atje.

Peshorja

Dashuria: Kushdo që ndjen ndjenja shumë të forta për partnerin gjithashtu do të tolerojë një situatë të paqartë, por nuk do të jetë për shumë kohë. Ardhja e tërheqjeve të reja për beqarët, bërja përshtypje ndaj dikujt që ka pëlqyer prej kohësh do të jetë qëllimi i kësaj dite!

Puna: Kontakte dhe bashkëpunime të reja për shumë nga të lindurit e kësaj shenje, axhenda e kësaj dite është e mbushur me emërime.

Akrepi

Dashuria: Një ditë e ndërlikuar nga pikëpamja sentimentale, qëndrimet tuaja do të ngjallin xhelozi tek partneri juaj dhe do të jeni gati të detyruar të justifikoni veten. Nga ana tjetër veqarët do jenë mjaft magjepsës dhe të gatshëm për të bërë përparime!

Puna: Detyrat e reja që vijnë, ju do të tregoni aftësi të mëdha në menaxhim, të gjithë do t’ju japin lëvdata dhe komplimente.

Shigjetari

Dashuria: Nuk ka parashikime të mira për një histori që nuk jep më shumë stimulim, dikush do të dëshirojë të insistojë, por mbase nuk ia vlen. Në këto raste, ndryshoni më mirë ambjentin! Beqarët gjithmonë do të kërkojnë gjëra që janë të vështira për tu zgjidhur, të jenë të qetë për këtë!

Puna: Dita e kënaqshme, lajmet që vijnë në sferën e punës janë të mira.

Bricjapi

Dashuria: Çiftet e konsoliduara do të gjejnë guximin të shkojnë më tej dhe të marrin përgjegjësi të caktuara. Projektet sfiduese të jetës po vijnë! Dashuritë e mëdha vijnë madje edhe për beqarët që duan të takojnë shpirtin e tyre binjak, tërheqjet fatale dhe pasionin për yjet!

Puna: Ju po vendosni një rend në sferën e punës, ka kaq shumë gjëra që duhet të lihen mënjanë. Ndryshimet në horizont.

Ujori

Dashuria: Venusi nuk duket larg nga jeta juaj private dhe sot mund të mbështeteni në një dialog me një partner shumë intensiv. Ju duhet të bëni gjëra të caktuara. Edhe beqarët do jenë shumë komunikues dhe do të jenë në gjendje të magjepsin me fjalët e tyre.

Puna: Përqendrohuni në strategjitë fituese për tu vërejtur. Ata do të jenë trampolina për suksesin tuaj.

Peshqit

Dashuria: Një nostalgji e vogël vazhdon herë pas here për të përgjuar në zemrën tuaj dhe për të shtyrë emocionet e përjetuara. Ndoshta e tashmja nuk është ajo që ju dëshironi, por ka mundësi të mira për ta ndryshuar atë. Vijnë histori të reja për beqarët dhe flirtet emocionuese.

Puna: Ju keni një ide të qartë për atë që dëshironi, ju po bëni gjithçka për të arritur qëllimin tuaj. Shumë shpejt do ta arrini!

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Korrik 2025 first appeared on JavaNews.al.

Financial Times: Trump pyeti Zelenskyn nëse mund të godiste Moskën nëse SHBA i jep armë me rreze të gjatë

By: A R
15 July 2025 at 12:33

Donald Trump e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të shtojë sulmet më thellë në territorin rus, madje duke e pyetur Volodymyr Zelenskyn nëse mund të godiste Moskën nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi.

Lajmi raportohet nga Financial Times, duke cituar burime me dijeni për bisedën mes Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky më 4 korrik.

Sipas gazetës, biseda u zhvillua një ditë pas një telefonate të tensionuar të Trump me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën ai e përshkroi si “të keqe”.

Gjatë diskutimit me Zelenskyn, Trump thuhet se pyeti: “Volodimir, a mund ta godasësh Moskën?… A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?”, duke shtuar se një strategji e tillë do t’i “bënte rusët të ndjenin dhimbjen” dhe do t’i detyronte në negociata.

Zelensky u përgjigj, sipas të njëjtave burime: “Absolutisht. Mundemi nëse na jepni armët.”

Trump duket se e mbështeti idenë, duke e përshkruar strategjinë si një strategji që synon “t’i bëjë rusët të ndiejnë dhimbjen” dhe ta detyrojë Kremlinin të ulet në tryezën e negociatave.

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte të hënën (14 korrik), Trump njoftoi një plan për t’i siguruar Ukrainës sisteme mbrojtëse ajrore Patriot dhe raketa interceptuese, por nuk zbuloi ndonjë dërgesë të sistemeve të tjera të armëve.

Presidenti amerikan tha se ishte “shumë i pakënaqur” me Rusinë dhe presidentin e saj për mungesën e përparimit drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës. “Jam i zhgënjyer me Presidentin Vladimir Putin sepse mendova se do të kishim një marrëveshje dy muaj më parë”, tha ai.

Dmitry Medvedev, ish-president rus dhe zëvendëskryetar i këshillit të sigurisë së Rusisë, i hodhi poshtë deklaratat e Trump. “Trump i dha një ultimatum teatral Kremlinit… Rusia nuk është e interesuar”, shkroi Medvedev në X.

The post Financial Times: Trump pyeti Zelenskyn nëse mund të godiste Moskën nëse SHBA i jep armë me rreze të gjatë first appeared on JavaNews.al.

Urdhri i Ramës, vala e dorëheqjeve vazhdon në Bashkinë e Selenicës

By: A R
15 July 2025 at 12:20

Në valën e dorëheqjeve të drejtorëve e administratorëve të Bashkive së fundmi kanë dhënë dorëheqjen edhe 5 administratoret e njësive administrative të Bashkisë Selenicë. A2 CNN mëson se dorëheqjet e tyre janë protokolluar dhe konfirmuar në rrugë zyrtare nga Bashkia e Selenicës.  Këto dorëheqje vijnë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin të zhvilluar në Durrës pak ditë më parë.

Edhe në bashkinë e Selenicës janë konfirmuar tashme dorëheqjet e pesë drejtuesve të njësive administrative. Megjithatë puna e tyre do të analizohet dhe në fund pas një analize të detajuar do të shikohet nëse do të ketë largim përfundimtar të tyre.

Urdhri pritet të zbatohet edhe në Bashkinë e Vlorës aty kur deri më tani janë konfirmuar dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të institucioneve në varësi të pushtetit vendor.

The post Urdhri i Ramës, vala e dorëheqjeve vazhdon në Bashkinë e Selenicës first appeared on JavaNews.al.

Parku Kombëtar i Lurës prej ditësh i përfshirë nga flakët, mbi 150 hektarë të djegur. 4 vatra zjarri ende aktive në vend

By: A R
15 July 2025 at 12:10

Prej disa ditësh, një sipërfaqe e konsiderueshme në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar Lurë vijon të digjet, ku për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Vatra, që është përhapur në zonën e njohur si “Liqeni i Luleve”, ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pisha dhe livadhe, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore me rreth 150 hektarë të djegura deri më tani.

Terreni i thepisur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe era e fortë kanë penguar ndërhyrjen e plotë të forcave në terren. Për të përballuar situatën, ditën e sotme janë dislokuar edhe 100 trupa shtesë të Forcave të Armatosura, të cilët i janë bashkuar operacionit të shuarjes.

Ndërkohë, në njësinë administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, është riaktivizuar vatra e zjarrit në “Mali i Peladhisë”, që po përhapet në drejtim të “Majës së Vlashes”. Zjarri është shfaqur në dy vatra të ndara, duke u ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era.

Situatë problematike paraqitet edhe në fshatin Arras, bashkia Dibër, ku flakët po i afrohen banesave të fshatit Shumbat. Forcat janë në gatishmëri për të shmangur rrezikun për jetën e banorëve.

Vatra aktive të zjarrit janë edhe në jug të vendit, ku në qarkun Fier, në fshatin Drenovë, bashkia Mallakastër, zjarri është riaktivizuar gjatë natës në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje, duke përparuar më tej në thellësi të masivit pyjor. Në operacionin e sotëm janë angazhuar 58 forca nga zjarrfikësit, bashkia dhe Forcat e Armatosura.

Në bilancin e përgjithshëm nga Ministria e Mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive.

Si rezultat i këtyre zjarreve në total janë djegur deri tani 292 hektarë të djegura (shkurre, pyje dhe bimësi), mbi 1000 rrënjë ullinj dhe pemë frutore. Gjithashtu 394 forca operacionale janë angazhuar në terren, përfshirë 130 trupa të Forcave të Armatosura dhe 1 helikopter.

Autoritetet vijojnë të apelojnë për kujdes maksimal, duke shmangur ndezjen e zjarreve apo djegien e mbeturinave në zona të hapura, pasi rreziku mbetet i lartë për shkak të temperaturave dhe erës së fortë.

The post Parku Kombëtar i Lurës prej ditësh i përfshirë nga flakët, mbi 150 hektarë të djegur. 4 vatra zjarri ende aktive në vend first appeared on JavaNews.al.

“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

By: A R
15 July 2025 at 12:01

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy kapitujt e mbetur të negociatave.

Ajo tha se Shqipëria po zbaton reformat e kërkuara, por korrupsioni mbetet ende një problem.

“Shqipëria po bën përparim të madh, po zbaton reformat e kërkuara. Ne e dimë që ata nuk janë ende gati për anëtarësim të plotë në BE. Ka probleme të tilla si korrupsioni. Deri më tani kemi hapur katër grupkapituj. Besojmë se gjatë presidencës daneze mund të hapim një ose dy grupkapitujt e mbetur. Ky proces për momentin është hapje e kapitujve të negociatave. Nuk po flasim për mbylljen e tyre sepse deri atëherë nevojiten më shumë reforma. Do të jetë një proces zgjerimi i bazuar në meritë, jo vetëm në rastin e Shqipërisë. Dua të them se Shqipëria është një nga vendet në Ballkanin Perëndimor që po tregon rezultate konkrete në këtë proces,” tha Marie Bjerre.

Në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Ministrja Bjerre inkurajoi forcat politike shqiptare që të mbështesin planin e qeverisë Rama për të përfunduar negociatat me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur.

The post “Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur first appeared on JavaNews.al.

Zhduken dy të mitur në 24 orë, Policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

By: A R
15 July 2025 at 11:54

Dy denoncime për zhdukjen e të miturve janë regjistruar nga policia në Durrës dhe në Kavajë, gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se në qytetin bregdetar është denoncuar largimi nga banesa i vajzës adoleshente, prej babait të saj.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi N. P., 50 vjeç, banues në Durrës, se më datë 12.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja N. P., 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Ndërkohë në Kavajë, gjyshja ka denoncuar zhdukjen e nipit të saj 11-vjeçar.

“Në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasja V. M., 70 vjeçe, banuese në Kavajë, se është larguar nga banesa e saj, nipi, shtetasi J. Sh., 11 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

The post Zhduken dy të mitur në 24 orë, Policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit first appeared on JavaNews.al.

“Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës, dorëhiqen zv.kryetarët, drejtorët dhe administratorët

By: A R
15 July 2025 at 11:37

Ka përfunduar mbledhja në bashkinë e Vaut të Dejës e thirrur nga kryebashkiaku Kristian Shkreli.

Raportohet se 3 zëvendëskryetarët e bashkisë, 5 administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës, duke plotësuar kështu porositë e kryeministrit Edi Rama për rifreskim të institucioneve.

Këto dorëheqje pasojnë ato të Bashkisë së Shkodrës dhe bashkive të tjera në vend pas ultimatumit të kryeministrit Rama.

The post “Zbrazet” edhe bashkia e Vaut të Dejës, dorëhiqen zv.kryetarët, drejtorët dhe administratorët first appeared on JavaNews.al.

“Plumbi i Artë”, Skerdi Tase zbardh atentatet në Fier: Si tentuam të vrisnim Agim Boriçin dhe Hajredin Beharin

By: A R
15 July 2025 at 11:23

Pas disa seancash të dështuara, i penduari i tretë në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, Skerdi Taset, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme. Ai zbardhi detaje tronditëse për atentate të porositura në Fier, ku sipas tij ishte përfshirë së bashku me emra të njohur të botës së krimit.

Në dëshminë e tij, Tasi tha se ishte njohur me Henrik Hoxhajn në vitin 2017, përmes një shoku të përbashkët, që e identifikon si Viron Tavanxhi, i cili po ashtu rezulton të ketë qenë edhe porositësi i njërit prej atentateve.

“Henrikun e takova për herë të parë në vitin 2017. Viron Tavanxhi na njohu për të ekzekutuar një person në Fier. Henriku kishte të gjitha të dhënat e shënjestrës dhe një makinë ‘Alfa Romeo’, si dhe një armë automatike”, deklaroi Tasi.

Sipas tij, viktima që synonin ishte Agim Boriçi, një emër i njohur në Fier. Tasi tregoi se ditën e atentatit, Hoxhaj e kishte njoftuar me urgjencë: “Henriku më tha se porositësi i kishte kërkuar llogari – ‘Shumë po e zgjasni atë punë’.”

Ai shtoi se shënjestra ishte lokalizuar në një bar pranë rrethrrotullimit të parkut në Fier. “Mora armën dhe shkova atje. Kur më pa, ai bërtiti dhe u shtri përdhe. Mendova se e qëllova, por pastaj ika nëpër rrugicat e qytetit dhe hodha pistoletën në lumin Gjanicë”, rrëfeu Tasi.

Ai konfirmoi gjithashtu se atentati ishte porositur nga Viron Tavanxhi dhe se tentativa ishte realizuar në vitin 2018, edhe pse përgatitjet kishin nisur një vit më herët.

Në vijim, Skerdi Tasi deklaroi se Hoxhaj kishte marrë përsipër edhe një tjetër atentat, ekzekutimin e Hajredin Beharit. Viktima, sipas tij, frekuentonte një lokal përballë shtëpisë dhe kishte një dyqan vajrash për makina.

Dëshmia e Tasit pritet të luajë një rol kyç në zbardhjen e veprimtarisë kriminale të rrjetit të përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë”, një prej hetimeve më të mëdha të organizuar nga SPAK kundër krimit të organizuar në vend.

The post “Plumbi i Artë”, Skerdi Tase zbardh atentatet në Fier: Si tentuam të vrisnim Agim Boriçin dhe Hajredin Beharin first appeared on JavaNews.al.

❌
❌