Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

By: Admin
12 July 2025 at 19:33

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do të ketë gjysmëfinale dhe finale për të vendosur fituesin e kampionatit.

Në anën tjetër, sistemi i “Final Four” do të mbetet, por pëson ndryshim rrënjësor. Kështu në përfundim të 36 javëve do të luhen 6 ndeshje në total. Skuadrave do u përgjysmohen pikët dhe secili prej tyre do të ketë nga tre ndeshje.

Dhe sërish si në dy edicionet e fundit, përmes “Final Four” do të vendoset fituesi i kampionatit dhe skuadrat që shkojnë në Europë. Sot ishte takimi i parë mes klubeve në FSHF dhe ky ishte përfundimi i tij./ D.C

Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

By: Admin
12 July 2025 at 19:12

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formulës 1, komentoi shkarkimin e Christian Hornerit, duke i hedhur benzinë zjarrit për çështjen e skandalit seksual, ku është përfshirë ish-menaxheri i Red Bullit.

Sipas “Telegraph”, Ecclestone madje e quajti ishdrejtuesin e ekipit austriak një “idiot”, teksa ndër të tjera deklaroi: “Situata në të cilin ai u përfshi 18 muaj më parë… epo, ai është një idiot. Një 50-vjeçar që mendonte se ishte 20 vjeç, mendonte se ishte fëmijë. Shpesh pyes veten, kur ndodhin situata të tilla, pse nëse vajza është kaq e shqetësuar për sjelljet e dikujt, ajo nuk thotë thjesht, ‘Hej, ndalo’”, deklaroi Ecclestone.

Horner udhëhoqi Red Bull Racing për gati 20 vjet, duke fituar gjashtë kampionate për konstruktorë dhe gjithashtu tetë për pilotë, në një epokë ku Red Bulli ka shkruar historinë në Formula 1. Por mbretërimi i Horner në krye të Red Bull, megjithatë, filloi të shkërmoqej shkurtin e kaluar, për shkak të disa problemeve shumë serioze.

Bota e Formulës 1 u gjend në qendër të një skandali që përfshinte ish-menaxherin e ekipit, Red Bull Racing, Christian Horner. 51-vjeçari u akuzua nga një punonjëse për ngacmim seksual dhe sjellje shtrënguese dhe kontrolluese, pas mesazheve të dyshuara me përmbajtje seksuale të dërguara nga drejtuesi britanik, i cili është i martuar me ishanëtaren e “Spice Girl”, Geri Halliwell.

Horner u lirua dy herë nga akuzat: së pari pas një hetimi të brendshëm të kryer nga një avokat, dhe më pas nga një proces i veçantë ligjor që hodhi poshtë ankesën e punonjëses së ekipit austriak. Horner që atëherë i ka mohuar me vendosmëri akuzat, në qendër të të cilave e gjeti veten, por kjo situatë si dhe rezultatet e munguara në pistë, me Red Bullin që ka pasur një rënie shumë të madhe, sollën edhe vendimin e ekipit austriak për të shkarkuar shefin e skuadrës./ D.C

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

11 July 2025 at 19:09

Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të […]

The post Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO) appeared first on Shekulli.

Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga Europa League për sezonin 2025/2026

By: Admin
11 July 2025 at 17:45

Crystal Palace është përjashtuar nga Europa League dhe është zhvendosur në Conference League pasi UEFA arriti në përfundimin se fituesit e FA Cup kishin shkelur rregullat e pronësisë së shumë klubeve. Ndalimi ishte pritur pasi Lyon fitoi apelimin e tyre kundër rënies në Ligue 2 këtë javë, duke i lejuar ata të zënë vendin e tyre në turne. Klubet me të njëjtin pronar ndalohen të garojnë në të njëjtin kompeticion UEFA nëse një individ ose grup pronësie konsiderohet se ka një ndikim vendimtar mbi më shumë se një nga këto ekipe.

John Textor është aksionari më i madh i Palace dhe pronari i Lyon. Një afat i fundit i 1 marsit për zgjidhjen e çështjeve të pronësisë së shumë klubeve nuk u përmbush dhe megjithëse Textor kohët e fundit ra dakord për një marrëveshje për të shitur aksionet e tij të Palace te miliarderi amerikan Woody Johnson, lëvizja nuk është përfunduar dhe u konsiderua se ka ardhur shumë vonë.

🚨 OFFICIAL: UEFA announce Crystal Palace won’t be playing in the Europa League next season.

Palace to play in the Conference League per UEFA rules. pic.twitter.com/kuiGpiQVGq

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2025

Crystal Palace, klub i cili nuk ka luajtur kurrë në një garë të madhe evropiane, pritet të apelojë në gjykatën e arbitrazhit sportiv. Nottingham Forest është në radhë për t’u ngjitur nga Liga e Konferencës për të marrë vendin e Palace në Ligën e Evropës, por UEFA do të presë që çdo procedurë gjyqësore të përfundojë para se të bëjë një njoftim.

UEFA tha në një deklaratë se Organi i saj i Kontrollit Financiar të Klubeve kishte arritur në përfundimin se kriteret e pronësisë së shumë klubeve ishin shkelur dhe kishte vendosur “të refuzonte pranimin e Crystal Palace në Ligën e Evropës UEFA 2025-26 dhe të pranonte Crystal Palace në Ligën e Konferencës UEFA 2025-26”.

Lyon u kualifikua për në Europa League duke përfunduar në vendin e gjashtë në divizionin më të lartë të Francës dhe kishte rënë dakord me UEFA-n që do të përjashtohej nga garat e klubeve nëse rënia e tyre nga kategoria, e vendosur për arsye financiare, nuk do të anulohej. Pozicioni më i lartë i Lyon në ligë sezonin e kaluar u jep atyre përparësi për një vend në Europa League./ D.C

BREAKING: Crystal Palace have been demoted to the Conference League by UEFA with Nottingham Forest upgraded to the Europa League, subject to an appeal 👀 pic.twitter.com/HJWoq30Xa5

— LiveScore (@livescore) July 11, 2025

Nën radarin e Juventusit dhe Milanit, por Xhaka “tundohet” nga një klub i ri në horizont

By: Admin
11 July 2025 at 15:50

Vera e Granit Xhakës parashikohet të jetë shumë e nxehtë. Mesfushori shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos të klubeve me shumë emër, pasi Juventusi dhe Milani po bëjnë garë për ta marrë atë nga Leverkuseni.

Por ndërsa Xhaka po shqyrtonte këto mundësi duke i kërkuar Leverkusenit ta lejojë të largohet drejt Serisë A, ka ardhur një ofertë që ka turbulluar ujërat. Sipas “footmercato”, mesfushori 32-vjeçar është kthyer në dëshirën e merkatos së klubit të NEOM SC, i cili po shpenzon shifra të çmendura gjatë këtyre javëve për të ndërtuar një skuadër prestigjioze,

Klubi në fjalë është skuadra që përfaqëson qytetin e Neom në Arabinë Saudite dhe sapo është ngjitur në elitën e futbollit saudit. Për të po shpenzohen shifra të çmendura, pasi është pjesë e një prej projekteve më ambicioze të dekadës së fundit në Arabinë Saudite. Kjo, pasi qyteti i Neom nuk ekziston.

Ai është një qytet i cili po ndërtohet nga zero në mes të shkretëtirës dhe parashikohet që brenda 10 vitesh të jetë një kryeqendër modernë në Lindjen e Mesme. Por për momentin është vetëm një kantier gjigant i populluar nga punëtorët të cilët po ndërtojnë nga themelet një qytet të tërë.

Gjithsesi, skuadra pritet të jetë “reklama” e qytetit ndaj investimet për të, nga vetë shteti saudit, janë kolosale. Kështu, trajner është bërë i mirënjohuri Christophe Galtier, ndërsa së fundmi është afruar në radhët e ekipit edhe një emër si Alexandre Lacazette.

أزرق نيوم… بداية عهدٍ جديد 🧢
#نادي_نيوم_الرياضي

Here to lead 🧢#NEOMSportsClub pic.twitter.com/YPZhMDmuw4

— نادي نيوم الرياضي (@NEOMSportsClub) July 5, 2025

لايـق عـلـيـنـا 💙#نادي_نيوم_الرياضي

ALEXANDRE. LACAZETTE. 💙#NEOMSportsClub pic.twitter.com/MgIOsWcstI

— نادي نيوم الرياضي (@NEOMSportsClub) July 1, 2025

Nuk janë mësuar ende shifrat që i janë ofruar Xhakës, por në Francë janë të bindur se bëhet fjalë për shuma marramendëse që mund ta bindin të ndryshojë mendje e lërë pas krahëve Europën./ D.C

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

11 July 2025 at 11:34

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Durrës, ka dhënë ultimatum që të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë. “Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative […]

The post Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar appeared first on Shekulli.

“Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak”/ Lala: SPAK kishte pikëpyetje, por Gjykata e la në burg

By: admin
11 July 2025 at 09:01

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar prapaskena nga procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se pavarësisht debateve në dhomën e këshillimit, Gjykata e Lartë ka vendosur me unanimitet (3-0) që ai të qëndrojë në burg.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se Veliaj kishte paraqitur kërkesë për rekurs me qëllim që të rikthehej në detyrë si kryetar bashkie, duke argumentuar se nuk përbënte rrezikshmëri dhe se masa e arrestit ishte e pajustifikuar.

Gazetarja zbuloi gjithashtu se në dhomën e këshillimit ka pasur debate të forta mes gjyqtarëve për shkak të statusit të Veliajt si kryetar bashkie në detyrë, por në fund vendimi për mbajtjen në burg u mor pa asnjë votë kundër.

“Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj. Zoti Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin, pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.

SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Së dyti, ka dyshime që Veliaj mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova, ku prokurorët pretendojnë se Veliaj ka dirigjiuar sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.

Po kështu vijojnë hetimet për pasuri që dyshohet se janë të Veliajt. Sipas tyre nxjerrja në liri e Veliajt ndikon në marrjen e provave. GJL nuk e ka bërë arsyetimin, sepse duhet kohë. Ndërkohë, përgjatë dy orëve në dhomë këshillimi, ka patur debate sa i përket faktit që Veliaj është në detyrë, ka patur debate të forta mes kolegjit penal, por është vendosur lënia në fuqi e masës së sigurisë.

Veliaj ka dy mundësi, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por në datën 17 qershor gjykata e shkallës së parë, pas diligjencës, rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim mase, pra ka mundësi të apelojë edhe këtë dhe të përsërisë kërkesat për zëvendësim mase“, tha Lala.

The post “Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak”/ Lala: SPAK kishte pikëpyetje, por Gjykata e la në burg appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

By: Admin
10 July 2025 at 19:20

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili do të transferohet në kampionatin e Arabisë Saudite, ku i bashkohet Al Hilalit që drejtohet nga Simone Inzagi.

Pas shumë ditësh negociata mes palëve, është arritur akordi dhe kësisoj francezi i jep lamtumirën pas 6 vitesh klubit kuqezi. Klubi postoi një lajm të shkurtër në faqen e internetit dhe një video falënderimi për lojtarin për eksperiencën e tij si kuqezi, ku ai ishte pjesë e grupit që riktheu Milanin te titulli kampion./ D.C

من "ميلان" إلى العاصمة "الرياض" 💙

🔹 النجم الفرنسي "ثيو هيرنانديز" هلاليًا ✍#ثيو_هلالي 🤩 pic.twitter.com/5sSXygCnuM

— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) July 10, 2025

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

10 July 2025 at 15:08

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. “U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të […]

The post U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali appeared first on Shekulli.

VIDEO/ WBU diplomon brezin e parë të studentëve

By: admin
10 July 2025 at 00:06

Universiteti Western Balkans, si universitet i gjeneratës së 4-t, organizoi ceremoninë e parë të diplomimit, një ngjarje historike që shënoi përmbylljen me sukses të një kapitulli të rëndësishëm akademik për brezin e parë të studentëve të diplomuar. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, në prani të përfaqësuesve të lartë institucionalë, personaliteteve publike, stafit akademik dhe familjarëve të studentëve.

Fjalën e hapjes e mbajti Rektori i Universitetit Western Balkans, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e këtij momenti për institucionin, si dhe përkushtimin e universitetit ndaj cilësisë akademike, inovacionit dhe përgatitjes së profesionistëve të së ardhmes.

Më tej, fjalën përshëndetëse e mbajti Dr. Klodian Allajbeu, themelues i Universitetit Western Balkans dhe Spitalit Amerikan, njëkohësisht President i Dhomës së Tregtisë Britaniko-Shqiptare, i cili ndau vizionin që qëndron pas krijimit të këtij institucioni dhe rolin e tij strategjik në zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri dhe më gjerë.

Ceremonia u nderua gjithashtu nga Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott, i cili tha se bashkëpunimi që Universiteti Western Balkans ka me universitetet britanike, është një dëshmi e orientimit ndërkombëtar dhe standardeve të larta akademike të institucionit.

Pas fjalimeve zyrtare, u zhvillua ceremonia e ndarjes së diplomave, një moment kulmor dhe simbolik që shënoi zyrtarisht diplomimin e studentëve të parë të universitetit. Ngjarja u përmbyll me hedhjen tradicionale të kapeleve, një akt i mbushur me emocion, gëzim dhe krenari për përpjekjet, sakrificat dhe sukseset e secilit prej të diplomuarve.

The post VIDEO/ WBU diplomon brezin e parë të studentëve appeared first on Albeu.com.

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

By: Admin
9 July 2025 at 20:30

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu që zhvillohet për herë të parë me formatin e ri.

Francezët vijnë me petkun e një skuadre favorite, pasi janë fituesit në fuqi të Ligës së Kampioneve dhe kanë treguar edhe në ndeshjet e mëparshme të këtij aktiviteti formën që po kalojnë. Por përballë Realit dhe emrave të mëdhenj të kësaj skuadre, nuk je asnjëherë me të vërtetë favorit. Ndaj ndeshja e sotme pritet me shumë kureshtje pasi edhe mendohet se fituesi i turneut do të dalë pikërisht nga kjo gjysmëfinale./ D.C

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Fabian Ruiz, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia

Le XI des Rouge et Bleu pour cette demi-finale ! 📄#PSGREAL I #FIFACWC pic.twitter.com/C9pOraWD1v

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 9, 2025

REAL MADRID: Courtois; Valverde, Rudiger, Asencio, Fran Garcia; Arda Guler, Tchouameni, Bellingham; Mbappe, Gonzalo Garcia, Vinicius.

📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
🆚 @PSG_espanol pic.twitter.com/0KMxoLFbGd

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 9, 2025

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

By: Admin
9 July 2025 at 17:35

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e marrë nga organi i kontrollit financiar të futbollit francez, që rrëzonte këtë ekip një kategori më poshtë për shkak të problemeve financiare.

Pasi u mor në shqyrtim çështja, u pa e arsyeshme që Lyon të mos ketë një penalizim aq të madh, pavarësisht parregullsive.

“Vendimi i sotëm është hapi i parë në rikthimin e besimit në Olympique Lyonnais. Tani mund ta përqendrojmë vëmendjen tonë në objektivat tona sportive, duke u përgatitur plotësisht për sezonin e ardhshëm”- shkruan klubi.

Ky vendim i Komitetit të apelit  DNCG bën që Lyon gjithashtu të ketë mundësinë që të luajë në Europa League./ D.C

Lyon have won their appeal to overturn their relegation to Ligue 2.

The seven-time French champions will stay in Ligue 1 🔴🔵 pic.twitter.com/sCKPEtPj2W

— B/R Football (@brfootball) July 9, 2025

E fundit / Trajneri italian Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

By: Admin
9 July 2025 at 16:15

Sipas agjencisë EFE, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg. Trajneri i Brazilit është dënuar me 12 muaj burg pasi u shpall fajtor për mashtrim tatimor në vitin 2014, gjatë një prej mandateve të tij si trajner i Real Madridit.

Në të njëjtin proces, trajneri italian është liruar nga një tjetër shkelje e mundshme tatimore e kryer në vitin 2015, gjithashtu e lidhur me mbledhjen e të drejtave të imazhit të tij ndërsa ishte i punësuar te Real Madridi.

Ligji spanjoll është i tillë që çdo dënim nën dy vjet për një krim jo të dhunshëm, rrallë herë kërkon që një i pandehur pa dënime të mëparshme të vuajë dënimin me burg./ D.C

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

9 July 2025 at 14:36

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja ligjore. Rama njofton se problemet për “tokat e xanuna në kurriz të komunitetit”, do të adresohen rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Po ashtu, kreu […]

The post Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar appeared first on Shekulli.

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

8 July 2025 at 12:34

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji pas daljes nga Gjykata. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pasi prokurori i çështjes dha dakordësinë. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier […]

The post Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji appeared first on Shekulli.

Rama denoncon prokuroren: Lejoi fshat turistik pa leje në Theth. Zonja Gjeli është e padenjë dhe çështja ndaj saj t’i përcillet KLP-së

7 July 2025 at 15:12

Kryeministri Edi Rama, një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, pas takimit të zhvilluar në Vlorë, ka folur në lidhje me çlirimin e zonave publike të zëna. Ai ka paralajmëruar se çdo prokuror i cili do të veprojë kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve, do të përballet me pasoja. “Duke qenë se kërkova të […]

The post Rama denoncon prokuroren: Lejoi fshat turistik pa leje në Theth. Zonja Gjeli është e padenjë dhe çështja ndaj saj t’i përcillet KLP-së appeared first on Shekulli.

Ilir Meta i përgjigjet nga qelia Monika Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut

7 July 2025 at 14:28

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar pasi ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK ditën e sotme, u shpreh se nuk i intereson më se çfarë thotë dhe mendon ky i fundit. Meta, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se pas zgjedhjeve parlamentare u ka kërkuar […]

The post Ilir Meta i përgjigjet nga qelia Monika Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut appeared first on Shekulli.

❌
❌