Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pronarët e bizneseve te ‘Piazza’ refuzojnë lirimin e hapësirës publike, ndërhyn IMT

By: Ke Si
10 July 2025 at 13:57

IMT dhe Policia Bashkiake ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonën e Piazzës në Tiranë.

Pronarët e bizneseve kanë refuzuar që të lirojnë hapësirat ku ushtrojnë aktivitetin, çka ka bërë që IMT dhe policia bashkiake të ndërhyjnë.

Edhe në zonën e njohur si “Delijorgji”, pronarët e bizneseve kanë protestuar kundër këtij aksioni, duke thënë se çmontimi i strukturave prej xhami do t’u paralizonte punën, pasi vetëm ambientet e jashtme kanë për shërbim.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur në të gjithë vendin pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, që të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t’i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti./e.t

Urgjente/ Prej një viti me kancer, Artani ka nevojë për ndihmën tonë

By: Ke Si
10 July 2025 at 13:48

Artani Sokoli po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se një viti.

Ai u diagnostikua me kancer në maj të viti 2024. Pavarsisht ndërhyrjes kirurgjikale, kanceri i ka prekur edhe katër organe të tjera.

Aktualisht është i shtruar në QSUT, ku po merr trajtim intensiv dhe medikamente të forta, përfshirë morfinën për menaxhimin e dhimbjeve.

Familja e Artanit ka bërë përpjekje të mëdha dhe ka shpenzuar deri tani mbi 10,000 euro për trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor. Megjithatë, shpenzimet vazhdojnë të jenë të larta dhe sfida për t’u përballuar është e madhe.

Prandaj, familja e Artanit bën një apel të sinqertë për ndihmë dhe solidaritet nga të gjithë ata që mund të kontribuojnë në përballimin e këtyre kostove.

Çdo ndihmë, qoftë materiale apo shpirtërore, do të jetë jetike për Artanin dhe familjen e tij në këtë luftë të vështirë.

Kush ka mundësi të kontriubojë, familja ka hapur një gofundme, që mund ta gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Kliko këtu për të ndihmur Artanin

Bashkë mund ta ndihmojmë Artanin të fitojë këtë betejë jetike.

Disfata e 11 majit/ Dule: Dështuam sepse njerëz nga radhët tona u blenë

By: Ke Si
10 July 2025 at 13:48

Pas disfatës së thellë më 11 maj, aleati i Sali Berishës, Vangjel Dule, thotë se opozita duhet të kthejë gishtin nga vetja.

“Opozita në çdo rast duhet ta kthejmë gishtin nga vetja, edhe në rast fitoreje duhet ta drejtonte gishtin nga vetja. Çdo politikan duhet ta bëjë, çdo formacion politik dhe në mënyrë të përditshme. Për vlerësimin tonë dhe e kam thënë në mënyrë të përsëritur, nuk ka pasur zgjedhje më 11 maj.

Nuk kam konstatuar certifikim të këtyre zgjedhjeve, nga asnjë deklaratë, nga asnjë autoritet unilateral apo multilateral ndërkombëtar. Përkundrazi, është hera e parë që në raport nuk kemi atë shprehjen e famshme që pavarësisht problematikave u shënuan hapa para. Është thembra e Akilit. Nuk janë zgjedhje, për rrjedhojë mos prisni dhe nuk duhet të presim që të na thonë se zgjedhjet ishin të papranueshme dhe duhen përsëritur”, tha Dule.

Por, dështimin e opozitës Dule e sheh edhe tek përçarja mes radhëve të tyre. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, kreu i PBDNJ tha se më 11 maj pësuan disfatë elektorale pasi njerëz nga opozita u blenë apo ranë viktima të ‘represionit’. Për Dulen, nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar, do të kishte sjellë përmbysjen e rezultatit.

“Është programi më i plotë ai i paraqitur nga opozita më 11 maj. Dështuam, sepse edhe njerëz nga radhët tanë u blenë, apo ranë viktima të presionit. Apo edhe fenomene të tjera, të cilat kanë të bëjnë me divergjenca brenda kampit opozitar.

Imagjinoni për një moment nëse vota opozitare do të ishte e unifikuar, se çfarë votë të shtuar do të kishte sjellë në rezultatin përfundimtar dhe ndoshta edhe përmbysje të rezultatit”, tha Dule./e.t

Gjendet parcela me kanabis në Has, procedohet kryeplaku

By: Ke Si
10 July 2025 at 12:56

Vijon operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike, i koduar “Koordinata”. Si rezultat i kontrolleve intensive nga toka dhe ajri, me mbështetjen e dronëve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Has kanë konstatuar një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike.

Në territorin e fshatit Golaj janë gjetur dhe identifikuar 93 bimë të dyshuara si kanabis, të cilat u asgjësuan menjëherë në vendngjarje, përmes djegies.

Në vijim të hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Golaj, shtetasit Sh. R., banues në këtë fshat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia bën me dije se puna vijon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale./e.t

Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve në Theth, protestueses i bie të fikët

By: Ke Si
10 July 2025 at 12:52

Njërit prej protestuesve kundër aksionit për shembjen e objekteve në Theth i ka rënë të fikët.

Nga pamjet nga vendngjarja, duket se pranë tij kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë, që po i japin ndihmën e parë.

Protesta e banorëve në Theth vijon prej disa ditësh, me pretendimin se objektet që po shemb qeveria janë të ligjshme dhe në tokat e tyre.

Nga ana tjetër, kujtojmë se qeveria ka nisur një aksion të madh në disa qytete të vendit, për ‘pastrimin’ e territorit nga objektet e ndërtuara ilegalisht.

Ditën e djeshme, banorët e Thethit bllokuan edhe urën që të çon në fshat, me qëllim ndalimin e hyrjes së forcave të Policisë./e.t

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

By: Ke Si
10 July 2025 at 12:35

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar kombin nga të rinjtë.

“Në disa aspekte duhet të jemi realistë, kombi është i rrëzuar përdhe. Sot ne, falë kësaj politike të spastrimit etnik, me të cilën ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçin”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se Rama “nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi, ai burgos kundërshtarët”.

Sali Berisha: Miq, sot pas 35 vitesh, gjaku, sakrifica, idealet e Josif Budos janë një kushtrim i vërtetë për çdo shqiptar, për çdo shqiptare.

Ju u kujtohet, situata e sotme me vitet ’90 në disa aspekte është vite drite larg.

Por në disa të tjera është po aq e zezë sa ç’ishte në vitin 1990.

Nuk kishte pushtet më shumë diktatori i fundit se sa ç’ka sot narkodiktatori Ramaduro.

Nuk ka urrejtje më të pakët Ramaduro i sotëm ndaj Kavajës, ndaj Shkodrës, se sa ç’kishte Ramiz Alia, diktatori i fundit, ndaj tyre.

Nuk kishte urrejtje më të madhe për të rinjtë shqiptarë Ramiz Alia se sa ç’ka sot Ramaduro i Tiranës.

Ai i përzuri, siç u kujtohen ju eksodet, kurse ky narkodiktator që shëtit në samite me atlete të bardha, i përzë çdo ditë dhe në 10 vite ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij të lashtë.

Në disa aspekte duhet të jemi realistë, kombi është i rrëzuar përdhe.

Sot ne, falë kësaj politike të spastrimit etnik, me të cilën ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçin.

45 përqind e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria. Falë kësaj politike, ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Falë kësaj politike, ne këtë vit kemi lindje asnjë më shumë se sa kishim një shekull më parë.

Çfarë mund t’i bëjë një armik tjetër një kombi se sa u bën Ramaduro shqiptarëve?

Sigurisht jetohet në një kohë tjetër dhe ai nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi.

Ai burgos kundërshtarët. Ervin Salianji foli këtu sepse dënoi mbrojtjen që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama i bënin Geron Xhafës për trafiqet e Vlorës.

A ka ndonjë dallim të madh varja në litar e Havzi Nelës në vitin 1988 me nxjerrjen brutale dhe rrëmbimin nga makina e tij, goditjen dhe zvarritjen në rrugë të kundërshtarit politik pas 37 viteve të Edi Ramës?

Sigurisht ai vdiq, por edhe ky jo vetëm që e terrorizoi, por terrorizoi një popull të tërë.

Ndaj miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budën, gjakun e tij, sakrificën e tij, me një betim solemn se nuk do pajtohemi kurrë me këtë regjim.

Se Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve, për të rikthyer shpresën, besimin.

Do ta mbyll duke të falënderuar shumë zoti kryetari i bashkisë. Ke një meritë të veçantë për këtë nismë që ke marrë.

Ke nderuar Josif Budën, ke nderuar jo vetëm familjen Buda, por çdo familje të ndershme të këtij qyteti dhe të gjithë shqiptarët liridashës./e.t

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

By: Ke Si
10 July 2025 at 12:28

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat është përballur gjatë ndalimit në vend.

Choi Min-kyung ka ikur nga Koreja e Veriut në Kinë në vitin 1997, por është riatdhesuar me forcë në vitin 2008. Ajo pretendon se është abuzuar seksualisht dhe torturuar pas kthimit të saj.

Kur ajo të paraqesë çështjen në Seul të premten, do të jetë hera e parë që një dezertuese e lindur në Korenë e Veriut ndërmerr veprime ligjore kundër regjimit, ka thënë një grup i të drejtave me bazë në Jug që ndihmon Choin.

Gjykatat e Koresë së Jugut në të kaluarën kanë vendosur kundër Koresë së Veriut për pretendime të ngjashme nga koreano-jugorët, por vendime të tilla janë kryesisht simbolike dhe injorohen nga Pheniani.

Çështja përmend Kim dhe katër zyrtarë të tjerë të Phenianit.

Grupi i të drejtave, Qendra e Bazës së të Dhënave për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut (NKDB), thotë se gjithashtu planifikon ta çojë çështjen e Choit në Kombet e Bashkuara dhe në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

“Uroj me gjithë zemër që ky hap i vogël të bëhet një gur themeli për rivendosjen e lirisë dhe dinjitetit njerëzor, në mënyrë që asnjë koreano-verior i pafajshëm të mos vuajë nën këtë regjim brutal”, ka thënë Choi të mërkurën, sipas një deklarate nga NKDB.

“Si viktimë torture dhe mbijetuese e regjimit të Koresë së Veriut, mbaj një përgjegjësi të thellë dhe urgjente për ta mbajtur Kim përgjegjës për krime kundër njerëzimit”, ka shtuar ajo.

Choi ka ikur përsëri nga Koreja e Veriut në vitin 2012 dhe është vendosur në Jug. Ajo ka thënë se trauma psikologjike nga kjo përvojë mbetet dhe se ajo vazhdon të mbështetet te ilaçet.

Për vite me radhë, grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dokumentuar shkelje të dyshuara të të drejtave të njeriut nga Koreja e Veriut, duke filluar nga abuzimi i të burgosurve politikë deri te diskriminimi sistematik bazuar në gjini dhe klasë.

Hanna Song, drejtoreshë ekzekutive e NKDB-së, i ka thënë BBC Korean se paditë ishin të rëndësishme sepse ato po ndiqnin akuza penale “paralelisht” me çështjet civile.

Çështjet e mëparshme gjyqësore kundër Koresë së Veriut kanë qenë “të kufizuara në padi civile”, ka shtuar ajo.

Në vitin 2023, një gjykatë e Seulit urdhëroi Korenë e Veriut të paguante 36,000 dollarë secilit nga tre burra koreano-jugorë që u shfrytëzuan pasi u morën si robër lufte në Korenë e Veriut gjatë Luftës Koreane./e.t

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

By: Ke Si
10 July 2025 at 12:15

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato drejt vendeve të zonës Schengen: për të hipur në avion nuk do të jetë më e detyrueshme të tregosh një dokument identiteti, por do të mjaftojë karta e imbarkimit.

Lajmi është publikuar nga Corriere della Sera dhe bazohet në një dokument të ENAC (Enti Kombëtar për Aviacionin Civil), i miratuar edhe nga Ministria e Brendshme italiane. Sipas këtij rregulli të ri, përgjegjësia e kontrollit të identitetit kalon te linja ajrore, e cila duhet të sigurojë që emri në biletë përputhet me atë të udhëtarit, përmes një kontrolli vizual.

Sipas autoriteteve, siguria mbetet e garantuar nga kontrollet standarde në aeroporte, si kalimi nëpër metaldetektor dhe skaneri i bagazheve.

Gjithsesi, dokumentet e identitetit nuk duhen lënë në shtëpi, sepse mund të kërkohen në kontrolle të rastësishme ose në kthim, pasi jo të gjitha vendet e zonës Schengen e zbatojnë këtë rregull. Për më tepër, për udhëtimet jashtë zonës Schengen dokumentet mbeten të domosdoshme.

Vetëm në Itali, pritet që deri në fund të vitit rreth 51 milionë pasagjerë të fluturojnë duke përdorur vetëm kartën e imbarkimit, ndërsa deri në vitin 2026 parashikohen rreth 92 milionë pasagjerë.

Megjithatë, kjo lehtësi nuk vlen për shtetasit shqiptarë, të cilët do të duhet të vijojnë të paraqiten bashkë me pasaportën. /e.t

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

By: Ke Si
10 July 2025 at 12:06

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të tërë, Shkodrës.

Teksa shpëtoi dy turistët nga mbytja në liqen dhe dha jetën e tij, pas gjetjes së trupit në një operacion kërkimor prej dy ditësh, kryebashkiaku Benet Beci i ka dedikuar një tjetër postim, ku shprehet se “qyteti humbi një bir, por fitoi një hero”, para të cilit përulen.

Postimi i kryebashkiakut Benet Beci:

“Shkodra përulet për njeriun, heroin Arben Anamali.

Ai nuk ishte thjesht një punonjës, as thjesht një kapiten anijeje. Ishte një njeri që zgjodhi jetën e të tjerëve para jetës së vet.

Një ngjarje e rëndë, që tronditi gjithë Shkodrën, por që njëkohësisht lartësoi emrin e qytetit dhe të Bashkisë Shkodër.

Me guximin, sakrificën dhe zemrën e tij, ai mbrojti jo vetëm jetën e turistëve që ndodhej në rrezik, por edhe nderin dhe dinjitetin e vendit të tij. Kapiteni nuk u kthye më, por la pas një vepër që e bëri të përjetshëm në kujtesën e të gjithëve.

Shkodra humbi një bir, por fitoi një hero.

Kapiteni Arben Anamali bëri atë zgjedhje që vetëm të rrallët mund ta bëjnë: të japësh jetën për një mik të qytetit dhe për të mbrojtur emrin e tij.

Sot, secili prej nesh do të donte të kishte guximin e tij… por vetëm ata që lindin heronj janë të aftë ta bëjnë këtë sakrificë.

Bashkia Shkodër i qëndron pranë familjes së tij në këtë dhimbje të madhe. Përulje dhe nderim të përjetshëm për heroin tonë, Arben Anamali”.

‘Po presin për revolucion imagjinar!’/ Deputetët e PD i urrejnë dhe në lagjet e tyre

By: Ke Si
10 July 2025 at 12:02

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike.

Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou, ngjasme po “vriten” për demokracinë, siç bënë katër vitet e shkuara.

“Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbezon e nuk flet më per “masakren” zgjedhore qe do gjenin gjate “rinumerimit” nga patronazhistet e Çelibashit.

A mund te na e thone keta dy antaret e KASIT seksualo-bashisto-demokratikas se kush ishin 48 rilindasit qe paguhen ne KQZ prej vitesh qe bene “rinumerimin” e rreth 40 % te kutive te votimit te Shqiperis pra te gjitha kutit e Qarkut Tiranë dhe Fier dhe pjeserisht ato te qarkut Durres dhe Diber???

Pse duhet t’i besojë PD me shumë punëtoreve te Çelibashit se sa komisionereve te saj??

Apo ngaqe Çelibashi u perzgjodh nga Bylykbashi me porosi te Lulzimbashit ne 2020???

Po keta antaret e KASIT gjoja perfaqesues te PD a mund te na thote Bylykbashi se çfarë lidhje kane me PD dhe me Lulzimbashin???

Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin per “revolucion”???

Po kush ju mbeshtet e ju vjen nga pas mẽ ju mor palaço e spurdhjakë politik qe kishit frikë edhe nga vota e demokrateve dhe nuk u futet ne primare edhe nga vota e qytetareve dhe u mbyllet ne liste si qentë ne stan??

Nese PD do te vazhdojë akoma me keta bythecë qe nuk i pjerdh kush ne asnje cep dhe jane te peshtire, te shpëlarë e te urryer ne perceptimin qytetar ne çdo qytet, fshat, lagje e pallat, ateherë mos u lodhni kot te mendoni se po mashtroni demokratet dhe qytetaret se ne fakt po mashtroni veten per “revolucione” imagjinare 3D.

Me keta mender drejtues politik, kete kryesi, keshill kombetar, sekretariate e departamente, dhe pse jo grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerezit si ushtare.

Hajt pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në Parlament, dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty sikur do “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vjet që shkuan”, shkruan Murrizi./E.T

Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e mijëra ushtarakëve izraelitë

By: Ke Si
10 July 2025 at 10:34

Një databazë me mijëra rezyme që u përkasin izraelitëve që shërbyen në pozicione të klasifikuara dhe sensitivë në Forcat e Mbrojtjes Izraelite dhe agjencive të tjera të mbrojtjes e sigurisë, është publikuar muajin e shkuar nga një grup hakerash iranianë.

Përtej shkeljes së rëndë të privatësisë, ekspozimi i identiteteve të këtyre individëve paraqet rreziqe konkrete ndaj ligjit, arrestimit të mundshëm jashtë kufijve, grumbullimit të shënjestruar të inteligjencës dhe sulme fizike.

Dokumentet nuk përfshijnë vetëm emra, por edhe adresa elektronike, numra celularësh dhe në disa raste, adresat e shtëpive të personave me shërbim ushtarak në inteligjencën izraelite, Forcën Ajrore dhe njësi të tjera elitare.

Sipas rezymeve, personat kanë përvojë në shërbime sekrete dhe operacione kibernetike, disa prej të cilëve kanë shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes dhezyrën e kryeministrit. Në dokumente përfshihen ish operatorë dronesh, krijues raketash dhe personeli që merrte pjesë në sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

Haaretz ka konfirmuar se pjesa më e madhe e informacionit të rrjedhur është autentik, edhe pse shpesh hakerat i ekzagjerojnë arritjet e tyre, shkallën dhe ndikimin. Haaretz kontaktoi rreth 250 izraelitë, rezymetë e të cilëve shfaqen në databazë.

“Kjo është vërtet e frikshme”, u shpreh njëri prej tyre. Asnjëri nga personat nuk tha se ishte informuar  për ngjarjen nga ndonjë zyrtar izraelit.

Ekspertët e inteligjencës kibernetike thanë për median se cenimi është pjesë e një fushate të gjerë që përfshin më shumë se 20 operacione “hakerimi dhe publikimi” në javët e fundit nga i njëjti grup iranian.  Me gjasë, sulmi erdhi nga JobInfo, një faqe ku vendosen njoftime pune ose një prej palëve të treta të ofruesve  të shërbimit.

Provat tregojnë se hakerimi mund të ketë ndodhur të paktën nëj vit më parë pasi rezymeja më e fundit  në databazë i përket 2024-ës. Hakerimi zakonisht kryhet fshehurazi, por ekspertët thonë se publikimi bëhete pasi hakerat kanë marrë gjithë informacionet e dobishme. Publikimi synon të turpërojë Izraelin  dhe të ekspozojë personat kundrejt një larmie rreziqesh për shkak të së shkuarës dhe lidhjeve të tyre ushtarake.

Që pas luftës në Gaza, hakerat iranianë kanë përforcuar sulmet dixhitale duke nisur një valë agresive  operacionesh. Grupet palestineze dhe pro-palestineze kanë shtuar përpjekjet për të identifikuar dhe ndjekur ushtarët izraelitë dhe personelin e sigurisë jashtë  kufitit. Në disa raste, aktivistët kanë ndjekur ushtarakë që kanë postuar video nga Gaza dhe kanë ngritur akuza kundrejt tyre në nivel ndërkombëtar duke i detyruar të shkurtojnë udhëtimet dhe të kthehen në Izrael me frikën se mos arrestohen.

Gjatë vitit të shkuar, hakerat iranianë kanë publikuar informacione personale për zyrtarë të lartë të  sigurisë izraelite, përfshirë edhe një shkencëtar të energjisë bërthamore. Këta persona janë kthyer në shënjestra për operativët iranianë, përfshirë të infiltruarit në Izrael.

Prej nga  momenti kur ka nisur lufta, mbi një duzinë izraelitësh janë akuzuar për spiunim të Iranit, përfshirë disa të dyshuar që po planifikojnë të lëndojnë izraelitë të tjerë./e.t

Liverpul bën gati superofertën,174 milionë për një tjetër yll në sulm

By: Ke Si
10 July 2025 at 10:25

Liverpuli është gati të bëjë çmenduri për t’u përforcuar në sulm. Dhe duket se ka përgatitur një ofertë prej 175 milionë eurosh (150 milionë sterlina), për sulmuesin e Njukasëllit, Aleksandër Isak.

Konkretisht, sipas asaj që ka përcjellë gazetari anglez Kreig Hop, kampionët e Anglisë duket se duan të bëjnë më në fund realitet atë që ka qenë objektivi kryesor për sulmin gjatë kësaj vere. Kështu që “Reds” do të duhet të shpenzojnë jo pak për të konkretizuar gjithçka. Trajneri Slot është i vendosur të forcojë skuadrën e tij, pasi synon të mbrojë titullin e kampionit edhe në sezonin e ardhshëm.

Skuadra nga “Anfield” deri tani ka realizuar me sukses afrimet Zgeremi Frimpong, Florian Virtz dhe Milos Kerkez. Mirëpo, tani ende po kërkojnë të shtojnë një qendërsulmues. Ndërsa duket se veç Isakut, po vlerësojnë edhe Ekitiken të Eintrahtit.

REZISTENCA – Nga ana tjetër, Njukasëll nuk ka ndërmend ta shesë Isak, përjashto ndonjë ofertë marramendëse. “Magpies” do t’i ofrojnë atij fanellën me numër 9 në një përpjekje për ta bindur atë të qëndrojë në “St James’ Park”. Gjithsesi, nuk ka asnjë garanci nëse sulmuesi suedez do ta pranojë gjestin, duke ditur interesimin nga kampionët në fuqi. Por, Liverpulit sigurisht që do t’i kushtojë dhe jo më pak se 150 milionë sterlina (174 milionë euro), shifër kjo që do të vendoste një rekord të ri britanik në merkato.

SHPENZIMET – Kampionët kanë shpenzuar tashmë rreth 200 milionë euro këtë verë, teksa thyen edhe rekordin britanik të transferimeve, duke marrë Virtz nga Bajer Leverkusen. Konkretisht veç Virtz, kanë ardhur edhe Frimpong e Kerkez. Teksa mbetet për t’u parë nëse do të jenë të gatshëm të shpenzojnë një shumë rekord edhe për Isak. 

EFEKTIVITETI – Sulmuesi 24-vjeçar nga Suedia mund të thuhet se ka qenë një nga sulmuesit më të fortë në Premier Ligë sezonin e kaluar. Ai shënoi 27 gola dhe shërbeu 6 asiste në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Gjithashtu, për t’u veçuar është se Isak shënoi ndaj Liverpulit në finalen e “Carabao Cup”, duke i dhënë fund pritjes së Njukasëllit për trofe./e.t

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

By: Ke Si
10 July 2025 at 10:15

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën ekonomike, kujdesin shëndetësor dhe kategoritë në nevojë.

Këto parashikime përfshihen në dokumentin zyrtar të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026–2028, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe publikuar në Fletoren Zyrtare. Pensionet përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm të mbrojtjes sociale. “VENDIM Nr. 371, datë 2.7.2025 PËR MIRATIMIN E PROJEKTDOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2026–2028, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 25, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026– 2028, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, – thuhet në Fletoren Zyrtare.

Sipas dokumentit, në vitin 2025 janë parashikuar 176.2 miliardë lekë për pagesat e pensioneve, ndërsa në vitin 2028 ky fond parashikohet të arrijë 205.4 miliardë lekë. Shtesa neto prej mbi 29 miliardë lekësh pasqyron përpjekjen për të përmirësuar jetesën e pensionistëve. “Rritja e fondit të pensioneve pasqyron jo vetëm indeksimet e zakonshme, por edhe përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat e të moshuarve në një periudhë inflacioni dhe pasigurish ekonomike”, – thuhet në dokument.

Pjesa më e madhe e rritjes shkon për pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, ndërkohë që do të vijojë edhe indeksimi i rregullt vjetor. Shtresa në nevojë do të vijojë të mbështetet përmes skemës së ndihmës ekonomike, e cila për vitin 2025 ka një buxhet prej 8 miliardë lekësh dhe në vitin 2028 arrin 10.3 miliardë lekë. Kjo do të thotë një rritje prej më shumë se 28% gjatë tre viteve të ardhshme.

“Skema e ndihmës ekonomike mbështetet në parimin e synimit të targetuar, duke përfshirë vetëm kategoritë më të cenueshme ekonomikisht, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre”, – thuhet në raportin shoqërues të PBA-së.

Do të vijojë aplikimi i sistemit të pikëzimit dhe vlerësimit të varfërisë për të përcaktuar përfituesit. Për mbrojtjen sociale, në mënyrë të veçantë për personat me aftësi të kufizuara (PAK), fëmijët jetimë dhe gratë viktima të dhunës, parashikohet një rritje graduale e buxhetit nga 20.4 miliardë lekë në vitin 2025 në 22.6 miliardë lekë në vitin 2028. “Objektivi është të garantohet një rrjet i qëndrueshëm mbrojtjeje sociale për individët dhe familjet në rrezik, në përputhje me standardet evropiane të mirëqenies”, – theksohet në dokumentin qeveritar.

Gjithashtu, janë parashikuar programe integruese për përfshirjen e PAK në tregun e punës, si dhe shërbime sociale alternative për fëmijët në situatë rruge dhe të braktisur. Buxheti për shëndetësinë publike është një tjetër prioritet. Nga 69.1 miliardë lekë në vitin 2025, fondi arrin në 75.8 miliardë lekë në vitin 2028, duke përfshirë edhe financime të dedikuara për: Barnat e rimbursueshme, që rriten nga 15.1 miliardë lekë në 2025 në 17.2 miliardë lekë në 2028, investime në spitale dhe pajisje mjekësore, fuqizimin e shërbimit të urgjencës kombëtare dhe telemjekësisë, mbështetjen për mjekët e familjes dhe shërbimet në zonat rurale.

“Fokusi do të jetë përmirësimi i aksesit, cilësisë dhe barazisë në kujdesin shëndetësor publik, me theks te parandalimi dhe ndërhyrjet në kohë”, – theksohet në dokument. Gjithashtu, do të intensifikohen fushatat e vaksinimit, programet për shëndetin mendor, si dhe shërbimet për grupet e margjinalizuara./e.t

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

By: Ke Si
10 July 2025 at 10:13

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të Maqedonisë së Veriut, vetëm sot janë regjistruar 25 zjarre në zona të ndryshme të vendit, nga të cilat 21 mbetën aktive dhe 4 u vunë nën kontroll.

Për shkak të një zjarri në zonën e Kriva Palankës një burrë humbi jetën ndërsa përpiqej të shuante zjarrin që po kërcënonte shtëpinë e tij. Ministri i Brendshëm i vendit, Pançe Toskovski tha se për shkak të seriozitetit të situatës me zjarret në pyje në të gjithë vendin, është aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian.

“Sot, mekanizmi evropian i ndihmës për përballimin e zjarreve është aktivizuar dhe të gjitha kapacitetet e shtetit po vihen në veprim në masën maksimale”, tha Toskovski.

Siç theksoi ai, Greqia në kuadër të këtij mekanizmi, ka vënë tashmë në dispozicion dy avionë zjarrfikës Canadair , të cilët janë vënë në veprim, si dhe dy njësi këmbësorie që do të ndihmojnë Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve.

Dy avionë zjarrfikës të siguruar nga Greqia operuan këtë pranë fshatit Nikolic, në rajonin e Doiranit ku shpërtheu një zjarr i madh në një zonë bujqësore dhe pyjore, i cili kaloi edhe në territorin grek.

Maqedonia e Veriut ka vetëm dy avionë zjarrfikës, të tipit Air Tractors, nga të cilët njëri është jashtë shërbimit dhe vetëm dy pilotë për ta, të cilët janë gjithashtu në pension, dhe shteti i mobilizoi ata për të shuar zjarret./e.t

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

By: Ke Si
10 July 2025 at 10:07

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës.

Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë së Shkodrës Fatmir Lleshaj dhe shefi i komisariatit Nik Nikolla.

Pezullohet nga detyra dhe shefi i stacionit të policisë së Thethit.

Një vendim i tillë vjen pas skandaleve me ndërtimet pa leje në Theth, ku po hiqen kabinat e vendosura për pritjen e turistëve./e.t

Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

By: Ke Si
10 July 2025 at 09:55

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur alarmin.

Sipas autoriteteve, prindërit kanë raportuar se vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga banesa, kanë hipur në një veturë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.07.2025-19:56. Me datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”- thuhet në njoftimin e policisë./E.T

Ngjarja h*rror në Mat, si u rrëmbye, u mbyt dhe më pas u hodh në liqen 23-vjeçari

By: Ke Si
10 July 2025 at 09:51

Renis Dobra, 23 vjeç, nga një fshat i Matit, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë, buzë liqenit të Shkopetit.

Babai i tij kishte mbërritur në komisariatin e Burrelit mbrëmjen e së martës duke denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin, ndërkohë që askush nuk ia dinte vendndodhjen. Ditën e djeshme (9 Korrik), orëve të para, një qytetar ka telefonuar policinë duke dëshmuar se ka parë një trup të pajetë në afërsi të liqenit.

Me të shkuar në vendin e ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për të riun, që policia kishte marrë denoncim një natë më parë. Nga dëshmitë e para të familjarëve nuk është mësuar asnjë detaj që ndihmon në hedhjen dritë mbi shkaqet, ndërkohë që policisë dhe prokurorit të gatshëm u janë dashur shumë orë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me djalin.

Ndonëse Policia e Dibrës nuk reagoi zyrtarisht ditën e djeshme në lidhje me krimin e rëndë, ngjarja që nga mëngjesi e deri mesditë kaloi nëpër tri versione. Fillimisht u tha se djali ishte vrarë me plumb dhe ishte hedhur poshtë rruge. Më pas policia konstatoi se nuk ka plagë plumbi, e për pasojë u hodh ideja e një aksidenti, ku u tha se edhe mjeti ka përfunduar në liqen, ndërkohë që pas mesdite, teksa janë hapur një sërë kamerash nga Burreli e deri në Shkopet, është konstatuar pas mjetit të të riut një makinë tjetër, nga ku dyshohet se kanë dalë disa persona, e kanë rrëmbyer, e dhunuar derisa djali ka ndërruar jetë.

Askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por do të jetë e sotmja, me ekspertët që do të shkojnë nga Tirana që do të hedhin dritë mbi ngjarjen që ka tronditur gjithë opinionin publik. Policia lokale ka nisur marrjen e dëshmive, shoqërimin e disa personave, ndërkohë që janë vënë në kërkim të mjetit të konstatuar pas makinës së Renisit, makinë që dyshohet që mbarte autorët e aktit horror.

Ngjarja dhe hetimet

Babai i Renisit, pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë, ka shkuar në komisariat duke treguar se kishte humbur kontaktet me të. U tha se efektivët nisën menjëherë kërkimet, siç thuhet gjithnjë, por pa rezultat. Dje u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia, dyshohet të ketë rënë në ujë, por ende nuk është gjetur.

Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit ka gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë. Kështu dyshon polica, por do të jetë mjekësia ligjore, që do të hedhë dritë mbi mënyrën se si iu ka marrë jeta të riut. Mirëpo pas arritjes në konkluzionin se Renisi mund të jetë vrarë, policia ka bërë me dije se ka arritur të zbardhë një pjesë të mirë të dinamikës./E.T

“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

By: Ke Si
10 July 2025 at 08:59

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan të largoheshin nga fshati i tyre, Sastavci, afër Srebrenicës.

Kujton autobusët, kamionët dhe momentin kur, me të arritur në Potoçari – zonë e mbrojtur atëkohë nga Kombet e Bashkuara – një ushtar i Ushtrisë së Republikës Sërpska u përpoq ta ndante nga nëna. Në atë kohë, burrat dhe djemtë ndaheshin me forcë nga gratë dhe vajzat. Shumë prej tyre u vranë – në një krim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cilësoi si gjenocid në vitin 2007./E.T

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

By: Ke Si
10 July 2025 at 08:52

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv.

Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogarasë është aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri-lindje dhe kjo situatë ka sjellë që zjarri të përparojë drejt zonës me pisha të Llogarasë.

Banorët e fshatit kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll./E.T

U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

By: Ke Si
10 July 2025 at 08:44

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar turistët që po rrezikonin të mbyteshin.

Anamali i kishte paralajmëruar turistët që të mos hynin në liqen, por fjala e tij nuk u dëgjua.

Anamali humbi jetën duke shpëtuar jetën e turistëve izraelitë./E.T

❌
❌