Pas kritikave të kryeministrit Edi Rama për mosnisjen e hetimeve për objektet e vendosura pa leje në Theth, ndonëse policia e kishte referuar çështjen, prokurorja Elsa Gjeli i është drejtuar me një shkresë KLP-së, duke i shprehur shqetësim për situatën e krijuar dhe duke kërkuar reagim nga ky institucion.
Në shkresën e saj, ajo thekson se do të mbrojë dinjitetin dhe pavarësinë e saj profesionale, të cilat, sipas saj, janë cenuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri i Republikës, z. Edi Rama.
Ajo shton se këto veprime kanë ndikuar në perceptimin publik, duke e ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.
Gjithashtu, ajo shprehet se qëndrimi i Ramës është i paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë.
âKy qĂ«ndrim vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje jo vetĂ«m profesionalizmin e saj, por edhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« menduar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur dhe logjike. Ai Ă«shtĂ« gjithashtu diskriminues, pasi synon tĂ« frikĂ«sojĂ« pĂ«rmes turpit publik dhe nĂ«nçmimit figurĂ«n e njĂ« magjistrateje tĂ« re nĂ« shĂ«rbim tĂ« shtetitâ, shkruan ajo.
Gjeli shprehet e shqetësuar duke theksuar se presioni publik ndaj saj tejkalon çdo kritikë të lejuar politike dhe synon ta vendosë në shënjestër për arsye tërësisht të lidhura me vendimmarrjen e saj profesionale.
Në përfundim, ajo i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve, si dhe të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin e saj individual është e gatshme të hetohet para të gjithë organeve të drejtësisë.

Shkresa e prokurores Elsa Gjeli
âParaqes kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« zyrtare pranĂ« institucionit tuaj, nĂ« mbrojtje tĂ« dinjitetit dhe pavarĂ«sisĂ« sime profesionale, tĂ« cenuar publikisht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur nga Kryeministri i RepublikĂ«s, z. Edi Rama.
Në datat 7-8 korrik 2025, Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, përmes konferencave publike, postimeve në rrjetet sociale (Facebook, Instagram etj.) dhe deklaratave për media, u shpreh në mënyrë të përsëritur dhe agresive në lidhje me këtë çështje, duke përmendur emrin tim personalisht dhe duke më akuzuar se:
- âKam hedhur nĂ« kosh njĂ« krim tĂ« shumĂ«fishtĂ«â;
- âJam pĂ«rfaqĂ«suese e drejtĂ«sisĂ« qĂ« mbron shkatĂ«rrimin e pronĂ«s publikeâ;
- âKam vepruar nĂ« mĂ«nyrĂ« arbitrare dhe tĂ« dyshimtĂ«â;
- âDuhet tĂ« mbaj pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r vendimin timâ etj.
Këto deklarata janë bërë në kapacitetin e tij si Kryeministër, duke ndikuar në perceptimin publik, duke më ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë, si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.
Ky qëndrim publik është:
- I paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë;
- Personal, pasi godet një Prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin tim, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike;
- Diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit.
Presioni publik ndaj meje tejkalon çdo kritikĂ« tĂ« lejuar politike dhe synon tĂ« mĂ« vendosĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r pĂ«r arsye tĂ«rĂ«sisht tĂ« lidhura me vendimmarrjen time profesionale. VlerĂ«soj tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ndĂ«r tĂ« tjera tĂ« ndalem nĂ« disa momente tĂ« lidhur jo vetĂ«m me dinamikĂ«n e fundit tĂ« ngjarjeve, tĂ« cilat shkojnĂ« pĂ«rtej normales, por edhe tĂ« lidhur me karrierĂ«n time profesionale nga momenti i fillimit tĂ« detyrĂ«s, pĂ«r tĂ« cilĂ«n jam betuar para KushtetutĂ«s qĂ« do tâa mbroj me solemnitet deri nĂ« momentin final tĂ« ushtrimit tĂ« saj.
Kërkesat:
Në përfundim, në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që:
- Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve;
- Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;
- Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.
Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional.
Sqarim mbi çështjen e mosfillimit të hetimeve për objektet në Theth
âProkuroria ka regjistruar njĂ« kallĂ«zim penal mĂ« 28.05.2025, pas njĂ« referimi nga policia, dhe çështja mĂ« Ă«shtĂ« caktuar pĂ«r verifikim me short elektronik. Nga ky referim i policisĂ« rezultonte se nĂ« lagjen FushĂ«-Theth, nĂ« fshatin Theth, NjĂ«sia Administrative ShalĂ«, Bashkia ShkodĂ«r, nga ana e I.M.T-sĂ« ishte konstatuar vendosja e 10 kontenjerĂ«ve nĂ« pronĂ«n e shtetases Lene Prroni.
Këta objekte nuk kishin bazament betoni, por ishin të vendosur në të katër qoshet mbi rrasa guri të prera, sipas referimit të bërë nga Policia Gjyqësore. Gjatë këqyrjes në oborr janë konstatuar pllaka betoni si ato që përdoren për trotuare, si dhe llamarina model sanduiç. Në vend nuk është konstatuar prezenca e ndonjë personi.
Shtetasja Lene Prroni, e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ka deklaruar se kapanonet e gjetura janë të vendosura në pronën e saj, të cilën e ka të trashëguar nga paraardhësit e saj. Ajo deklaron se është interesuar pranë bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por i kanë thënë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie për të përfituar, ndërsa ajo nuk disponon dokumente pronësie, por e ka pronën të trashëguar brez pas brezi. Gjithashtu, ka shpjeguar se, në dijeninë e saj, për objektet pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për leje ndërtimi.
Shtetasja tregon se paratĂ« pĂ«r ndĂ«rtimin e kĂ«tyre kapanoneve i ka marrĂ« borxh nga tĂ« afĂ«rmit e saj, pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar kĂ«ta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krerĂ« bagĂ«ti nĂ« Dukagjin, por duke qenĂ« se nuk kishte çoban pĂ«r tâu kujdesur pĂ«r to, i ka shitur tĂ« gjitha.
Në referimin e bërë nga Komisariati i Policisë Shkodër citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Shkodër, e konsideronte vendosjen e kontenjerëve kundërvajtje administrative.
Në përfundim të veprimeve verifikuese, në datë 30.05.2025 kam vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim, pasi fakti nuk përbënte vepër penale, por duke sqaruar se jemi në kushtet e kundravajtjes administrative.
Më 07.07.2025 janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes. Pikërisht në këtë datë ka dalë me prononcimin e parë publik, me tone denigruese, edhe z. Kryeministër, duke vijuar edhe në ditën pasardhëse. Nga këto pamje kam konstatuar se vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontenjerët. Lidhur me energjinë elektrike, kontenjerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm.
Vlerësoj të rëndësishme të ndalem në disa momente, jo vetëm për dinamikën e fundit të ngjarjeve, që shkojnë përtej normales, por edhe lidhur me karrierën time profesionale, që nga fillimi i detyrës, për të cilën jam betuar para Kushtetutës dhe do ta mbroj me solemnitet deri në momentin final të ushtrimit të saj.
Dua të theksoj faktin se, pavarësisht çdo vështirësie që paraqet profesioni i prokurorit dhe dinamikës së tij, do të ribëja çdo ditë të njëjtën zgjedhje. Aktualisht, i gjithë sistemi i Prokurorisë po përballet me sfida të jashtëzakonshme, të shkaktuara nga mbingarkesa, duke punuar çdo ditë dhe çdo orë pa pushim, pasi besojmë tek vlerat e një drejtësie të pavarur, në mbrojtje të interesit publik dhe krijimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Edhe pse që në muajin e parë të ushtrimit të detyrës jam përballur me ngjarje të rënda dhe kam marrë një numër të konsiderueshëm dosjesh për hetim dhe gjykim, kjo sfidë nuk më ka penguar që të ushtroj profesionin tim me integritet. Për vitin 2024, më shumë se unë, mund të flasin shifrat zyrtare të analizuar edhe në Raportin Vjetor, sa i përket dosjeve të përfunduara dhe personave të marrë si të pandehur.
ĂshtĂ« kryer arrestimi i shtetasit Lulzim Rakaj, i akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« parashikuar nga nenet 79/dh dhe 22 tĂ« Kodit Penal. Edhe pse ditĂ«n e seancĂ«s gjyqĂ«sore pĂ«r vlerĂ«simin dhe arrestimin e tij kam pĂ«suar njĂ« aksident automobilistik, kjo nuk mĂ« pengoi qĂ« tĂ« shkoja nĂ« sallĂ«n e gjykimit, sĂ«rish nĂ« mbrojtje tĂ« interesit publik.
Nuk dua të ndalem në shumë ngjarje që kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk kam si objektiv lancimin e tyre, por luftën kundër kriminalitetit dhe mbrojtjen e interesit publik në çdo moment, sipas betimit të bërë para Kushtetutës, që do ta mbroj solemnisht në çdo kohë.
Do tâu lutesha dhe kĂ«rkoja institucioneve pĂ«rkatĂ«se qĂ« ligjĂ«risht kanĂ« detyrimin tĂ« verifikojnĂ« vendimmarrjen time, tĂ« ndĂ«rmarrin masat e nevojshme, duke theksuar se jam e gatshme tĂ« pĂ«rballem me çdo pasojĂ« tĂ« mundshme, pasi kam bindjen e plotĂ« qĂ« vendimmarrja ime mund dhe duhet tĂ« vlerĂ«sohet vetĂ«m nga organet e pĂ«rcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji, por jo nga institucione jashtĂ« pushtetit gjyqĂ«sor. Lejimi i kundĂ«rt cenon rĂ«ndĂ« parimet themelore kushtetueseâ, shkruan Gjeli.
LEXONI GJITHASHTU:
The post Deklaratat e Ramës, prokurorja Gjeli shkresë KLP-së: Më cënoi dinjitetin appeared first on Euronews Albania.