Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

By: el da
13 July 2025 at 23:19

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe João Pedro.

Parisienët dukeshin skuadra perfekte deri sot, por ja që Chelsea tregon sërish se di të fitojë (thuajse) gjithmonë në finalet e mëdha.

I pranishëm në “MetLife Stadium” sot ishte edhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Ky turne ishte i pari i këtij lloji dhe do të luhet një herë në katër vite. m.p.

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

By: el da
13 July 2025 at 22:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i një ndërtese.

Sipas mediat vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Terni të Italisë, ku gruaja është hedhur nga lartësia.

Si pasojë foshnja nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që nëna ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton disa pista, ku një prej tyre është dhe ajo e vetëvrasjes. Nga hetimet e deritanishme rezulton se gruaja identiteti i të cilës ende nuk dihet trajtohej për një sërë problemesh të tjera shëndetësore. m.p.

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

By: el da
13 July 2025 at 22:41

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si domosdoshmëri për mbrojtjen, por edhe si një formë edukimi dhe forcimi të ndjenjës së patriotizmit.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Moisiu solli shembuj konkretë nga vendet perëndimore dhe Lindja e Mesme.

“Gjermania ka për ta rikthyer. Është popull 80 milionë ai, duhet të ketë ushtri. Me vullnetarë nuk bëhet kjo punë. Shërbimi ushtarak është edukim.”

Ish-presidenti përmendi edhe Izraelin si një model që duhet të merret parasysh:

“Shihni Izraelin, është vetëm 8 milionë, por 100 milionë arabë i vë përpara ai. Ai banon në Amerikë, por është izraelit, vjen dhe bën shërbimin ushtarak, vajza ose djali.”

Sipas Moisiut, shërbimi ushtarak lidhet ngushtë edhe me rënien e ndjenjës së atdhedashurisë në Shqipëri: “Kjo ka të bëjë edhe me patriotizmin, por këtu te ne patriotizmi ka rënë. Gomarin nga balta e nxjerr i zoti, kemi ne këtë fjalën tonë popullore.” m.p.

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

By: el da
13 July 2025 at 22:30

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se këtë të diel, rreth orës 20:05, shtetasi A.GJ, ka njoftuar Sallën Operative se kishte gjetur të atin të pajetë. Deri më tani dyshohet se 81-vjeçari i ka dhënë fund jetës me mjet prerës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.p.

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

By: el da
13 July 2025 at 22:17

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste drejtpërdrejt industrinë eksportuese të Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, nëse nuk arrihet një marrëveshje përmes negociatave gjatë javëve në vijim.

Sipas mediave gjermane, Mertz deklaroi se në rast se tarifat do të hyjnë në fuqi, qeveria gjermane mund të detyrohet të ndryshojë pjesërisht politikat e saj ekonomike.

Mertz shtoi se po mban kontakte të ngushta me liderët e tjerë evropianë për të shmangur një përshkallëzim tregtar me Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se është thelbësore që Bashkimi Evropian të veprojë i bashkuar dhe të ruajë kanale të hapura komunikimi me presidentin amerikan.

“Kjo do të errësonte çdo zhvillim tjetër dhe do të godiste në thelb industrinë tonë eksportuese,” tha kancelari.

Ai bëri të ditur se gjatë fundjavës ka diskutuar gjerësisht mbi këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. m.p.

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

By: el da
13 July 2025 at 22:03

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar.

Merkato është një vend ideal për drama verore. Disa i emocionojnë tifozët, të tjerë sjellin zhgënjim të hidhur.

Si ai që pësoi Milan në marrëveshjen e Archie Brown, e cila dukej të ishte një marrëveshje e kryer derisa Fenerbahçe u fut dhe rrëmbeu mbrojtësin e Gent. Kjo çështje i ka lënë tifozët kuqezinj të tronditur dhe të hidhëruar, veçanërisht pas videos tallëse të postuar nga klubi turk në rrjetet sociale.

Kjo u pa nga shumë si një poshtërim i vërtetë, duke reflektuar realitetin e një klubi, Milan, që po dështon të afirmohet në skenën ndërkombëtare dhe thuhet se po grumbullon refuzime dhe një humbje besueshmërie.

E gjithë kjo përkthehet në komente të reja, helmuese rreth gjendjes brenda klubit të Djallit.

Edhe një herë, nivelet e larta të klubit janë kapur në mes të një stuhie. Shumë po sulmojnë paaftësinë e supozuar të Cardinale-s, të bombarduar me mesazhe të ashpra në “X”. Ja disa:

“@acmilan, a e kupton që ky lojtar, që deri dje luante për Gent-in, po tallet me ne së bashku me ekipin e dytë të Stambollit? E kupton këtë apo jo?”

“Ne i kemi sjellë famë ndërkombëtare një lojtari dhe një klubi, për ekzistencën e të cilëve bota nuk ishte në dijeni”.

“Brenda një jave, janë tallur publikisht nga drejtuesit e Brugge-s, janë tallur nga Fenerbahce dhe dy negociata kanë dështuar… Urime, Giorgio & Co. Nuk kam parë kurrë një paaftësi dhe pamjaftueshmëri të tillë të kombinuar. Por a mund të bëni diçka?”

“Ke një vit që planifikon ta shesësh Theon dhe po bën këto gabime duke u përpjekur të gjesh një zëvendësuesin… Me këtë pronësi dhe Furlanin në krye, Milani do të ketë gjithmonë vështirësi. Allegri do të duhet të bëjë një mrekulli”.

“E gjithë kjo falë Gerry Cardinale dhe Giorgio Furlani, të cilët hynë në një sektor, futbollin, për të cilin nuk dinë asgjë… dhe pas poshtërimeve dhe dështimeve të vazhdueshme, ata as nuk kanë guximin të tërhiqen më në fund. Milani i poshtëruar kështu është i papranueshëm”.

“Jemi katandisur në barcaletë për Europën. Faleminderit Cardinale, faleminderit Furlani”. m.p.

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

By: el da
13 July 2025 at 22:00

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey në praninë e Donald Trump.

Minutat e para të supersfidës kanë qenë më të mira për anglezët, të cilët kanë dominuar lojën dhe kanë pasur më shumë raste.

Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të nga Cole Palmer. Në minutën e 29-të, ishte sërish Cole Palmer që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të shpejtë të londinezëve, që u finalizua në mënyrën e duhur.

Joao Pedro në të 43′ shënoi golin e tretë të Chelsea, praktikisht duke mbyllur fatin e takimit që në pjesë të parë. m.p.

Yesterday — 13 July 2025Main stream

Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë

By: el da
13 July 2025 at 21:55

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Sipas burimeve nga terreni, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer kodrinor, që e bën të vështirë ndërhyrjen. m.p.

Ish-nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’: Dhashë dorëheqjen nga roli, por do vazhdoj në parti

By: el da
13 July 2025 at 21:42

Etleva Merko tregoi për herë të parë detaje në lidhje me dorëheqjen e saj nga posti i nënkryetares së partisë “Shqipëria Bëhet”.

Ajo konfirmoi se ka dhënë dorëheqjen, por pohoi se do të vazhdojë aktivizmin e saj. Po ashtu Merko sqaroi dhe polemikat në portale që pretendonin se nëna e saj kërkonte mandatin si deputete.

“Po, është lajmi i vërtetë, unë kam dhënë dorëheqjen si nënkryetare e partisë ‘Shqipëria Behet’. Sa i përket largimit tim nga pozicioni politik, kjo erdhi në zbatim të statutit të partisë, sepse normalisht kur dikush ka një pozicion politik si unë që isha nënkryetare partie, duhet të ketë dhe dinjitetin të dorëhiqet nga pozicioni pas humbjes së vet. Dua që të jem një ndër mesazhet e pakta në politikën shqiptare, ku shohim se edhe pas humbjes, në të njëjtat pozicione drejtuese mbeten të njëjtat figura. Unë nuk dua të jem një shembull i tillë dhe mendoj se ka ardhur koha që kjo politikë të ndryshojë. Unë tani nuk do të mbaj pozicion politik, por do të jem aktiviste, siç kam qenë gjithmonë, edhe kur nuk kam pasur statuset e ndryshme politike, duke qenë një zë opozitar”, tha Merko. m.p.

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

By: el da
13 July 2025 at 21:28

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë motive politike sesa nevoja reale për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme.

Në një intervistë në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu tha se as NATO, as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar Shqipërinë në atë kohë.

“As NATO dhe as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar kurrë Shqipërinë pavarësisht fortifikimit që bënte koha. Ajo ka qenë edhe për qëllime politike ai fortifikim tepër masiv që është bërë në komunizëm, edhe për të mbuluar boshllëqet e kohës.”

Ai theksoi nivelin e lartë të militarizimit të vendit gjatë regjimit komunist: “Ne ishim të militarizuar deri në kulm. Brenda 48 orësh, Shqipëria vinte nën armë gjysmë milioni ushtarë dhe nuk është pak. Morëm modelin e Zvicrës, të Izraelit, por problemi është se ne avionë kishim, por jo të kohës, tanket i kishim, megjithatë për rajonin ishin tamam ata. Ne nuk kishim pak, por 1200 tanke kishte ushtria shqiptare, 1500 kishte Jugosllavia që kishte të gjithë atë kufi. Këto ne tani i bëmë skrap. Nuk dua të hyj në këto gjëra se më prishet gjaku!”

Ndërkohë, Moisiu lëshoi edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se nëse nuk do të ishte fortifikuar veriu gjatë luftës së Kosovës, Serbia do të kishte ardhur deri në Drin. “U teprua me fortifikimin, por ishte i domosdoshëm. Kur u bë lufta e Kosovës, po të mos ishte fortifikuar veriu, serbët do të kishin hyrë deri në Drin. Bota nuk do të merrej më me Kosovën”, tha Moisiu duke shtuar më tej se tashmë ushtria nxirret për të pastruar plazhet. m.p.

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

By: el da
13 July 2025 at 21:15

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Manhatan”, Kavajë.

Sipas informacionit paraprak, një nga mjetet drejtohej nga S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, ndërsa tjetri nga P. B., 31 vjeç, nga Kosova.

Si pasojë e përplasjes, P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital nga shërbimet e Policisë Kufitare, që po monitoronin zonën detare. Mësohet se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi. m.p.

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

By: el da
13 July 2025 at 21:08

ALBAN DACI – Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë edhe Politikën! Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë e të ngjashme me atë që Ataturku bëri në Turqi! Pa modernizuar konceptet bazë të shoqërisë dhe politikës nuk mund të bëjmë asgjë të gjashme!

Komunizmi e pengojë deformimin e shoqërisë dhe po ashtu me Luftën e Klasave e forcojë edhe më shumë bajraktarizmin duke e shëndruar nga ajo që lidhej me pronën dhe prestigjin e burrnisë e krijojë bajraktarizmin komunist!

Pra, e bëri bajraktarizmin nga shoqëror në politikë! Këtë e mbajtën të pandryshuar edhe pas viteve ’90! Liderët politik e pas viteve ’90 e forcuan edhe më shumë bajraktarizmin politik duke e indetifikuar me kultin e individit!

Bajraktarizmi politik e ka zhveshur qytetarin nga çdo të drejtë pa folur për privilegje! Ligjet bëhet nga politika! Shumica politike shpesh nuk përfaqëson e mbron interesat e shumicës të qytetarëve! Kuvendi është kthyer një sallë e mbushur me kartona që ligjet diktohen e bëhet nga interesa të mirëfillta politikën qytetari shqiptar është ndër të vetmët që guxon as të drejtën e Referendumit!

Çështja e pronës mbetet plaga më rëndë e vendi! Puna mbetet një privilegj i lidhur ngushtë me bajraktarizmin politik! Nuk ka mbetur gjë tjetër që edhe drejta e jetës të konsiderohet privilegj politik!

Në fakt nëse qytetarit i heq të drejtën e shenjtë të pronës e të punës, në fakt i ke hequr edhe të drejtën për jetën! Sepse, një jetë pa provë e punë, nuk është gjë tjetër veçse një version i skllavërisë moderne!

Qytetarët kanë kushte të ngjashme me skllavërinë e dikurshme e skllavopronarët janë politikanët që gëzojnë të drejta e privilegje në emër të tyre nën imunitetin e pushtetit politik. m.p.

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

By: el da
13 July 2025 at 20:53

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër Carlos Alcaraz, duke ulur nga froni spanjollin i cili ka fituar dy herë këtë trofe dhe mban vendin 2 në botë. Veç fitores, Sinner shkëputet në krye të renditjes dhe fiton pikë të rëndësishme; duke u hakmarrë kështu për humbjen në Roland Garos 35 ditë më parë.

Alcaraz vinte me petkun e fituesit në fuqi për dy edicionet e fundit të turneut Grand Slam dhe mori setin e parë me shifrat 6-4. Por Sinner nisi shërbimet e tij të jashtëzakonshme duke vënë në vështirësi të vazhdueshme spanjollin në setet e mëtejshme, teksa e detyroi atë të gabonte me përgjigjet në rrjetë apo jashtë.

Me lojë të mirë dhe pikë të njëpasnjëshme, Sinner përmbysi gjithccka në 3-1 duke u bërë italiani i parë që fiton Wimbledon. Ky ishte turneu i katërt Grand Slam në karrierën e Sinner, pas dy triumfeve në Australian Open dhe një në US Open. m.p.

Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

By: el da
13 July 2025 at 20:42

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për rënien e ndjenjës së patriotizmit dhe mungesën e kontrollit ndaj pushtetarëve. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu theksoi se sot vendi përdoret si një “minierë pasurimi personal”, ndërsa vlerat e përbashkëta po zbehen.

“Populli nuk gabon. Mund t’ia manipulojnë vullnetin popullit, por ai nuk gabon kurrë. Populli është masë. Por mënyra sesi ne i zgjedhim njerëzit, sesi e ndjekim punën… unë mund të jem njeri i mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk prishem. Shoqëria, administrata, duhet të ketë kontroll, por kjo mungon te ne.”

Ish-presidenti theksoi se procesi i vettingut nuk duhet parë si një skanim një herë e mirë, por duhet të vazhdojë në mënyrë të përhershme: “Vettingu duhet të vazhdojë. Nuk e kam të qartë se këta njerëz që janë tani, kush më bind mua se nuk mund të gabojnë? Njerëz janë. Puna është sa i madh është gabimi.”

Moisiu shprehu keqardhje për rënien e ndjenjës së përkatësisë kombëtare: “Ka rënë patriotizmi. Unë e kuptoj që njeriu duhet të mbijetojë. Nëse nuk e ka një punë, disa të ardhura, nuk ka për çfarë të luftojë. Këto gjëra duhen parë me shumë kujdes nga politika.”

Duke i bërë thirrje klasës politike për përgjegjësi më të madhe, Moisiu u shpreh qartë për pasojat e lakmisë: “Për fat të keq, njerëzit sot e shkrijnë Shqipërinë për t’u pasuruar për vete. Ke shembuj sa të duash për këtë. Duhet të fillojë peshorja: Sa je ti i përshtatshëm ta çosh këtë vend përpara, këtë popull përpara”, tha Moisiu. m.p.

Trump kërcënon Putinin, sulmi ndaj Rusisë dhe frika bërthamore

By: el da
13 July 2025 at 20:33

Iu deshën më shumë se 7 muaj si president për të kuptuar se Putin nuk dëshiron paqe. Lideri amerikan, Donald Trump, mësoi kush ishte i keqi dhe i miri në luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës.

Pasi ndërhyri me bomba 13 tonëshe për të rivendosur paqen e trazuar në Lindjen e Mesme, kreu i Shtëpisë së Bardhë po llogariste zgjidhjen edhe të një tjetër konflikti në botë. Por një telefonatë me Kremlinin e solli atë me këmbë në tokë dhe biseda e shkuar keq me presidentin rus, Vladimir Putin, e zemëroi Trumpin deri në pikën sa ndryshoi edhe fjalët për të. Në ditët e para të presidencës e vlerësonte si një lider që dëshironte paqen, tek paralajmërimet serioze për të ndaluar sulmet në Ukrainë, tek pakënaqësitë zyrtare për mungesën e progresit në negociatat e paqes, e deri tek ashpërsimi i gjuhës së papërshtatshme se ishte ngopur me broçkullat e Putinit. Një audio ekskluzive e publikuar nga CNN zbulon një anë tjetër të negociatave që bën Trump pas dyerve të mbyllur. “Nëse vazhdon në Ukrainë, nuk kam alternativë tjetër zoti Putin, do ta bombardoj ashpër Moskën!”, ishte kërcënimi që republikani i kishte drejtuar liderit të Kremlinit, të cilin e pohon vetë në audion sekrete që i përket vitit 2024 në një event për mbledhjen e fondeve të fushatës. Por çfarë sinjalizon i gjithë ky ndryshim në deklaratat publike dhe të fshehta të presidentit të botës së lirë?

“Putinit i thashë: nëse futesh në Ukrainë, do ta bombardoj rëndë Moskën. Po të them sepse nuk kam zgjidhje tjetër. Më pas ai më tha: nuk të besoj. Por e di se ai më besoi mua në masën 10 për qind”, tregon audio e Donald Trump.

Trump më vonë pretendoi se një paralajmërim të ngjashëm ia kishte dhënë edhe presidentit të Kinës, Xi Jinping, lidhur me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë atij se Shtetet e Bashkuara do ta bombardonin Pekinin si kundërpërgjigje. “Ai mendoi se unë jam i çmendur”, u shpreh Trump, përpara se të pohojë se me të nuk kishte patur kurrë një problem. Deklaratat dhe audio e publikuar nga CNN tregojnë anën tjetër të medaljes së presidentit amerikan, praktikisht mënyrën se si ai negocion pas dyerve të mbyllura. Kremlini ka reaguar lidhur me këtë kërcënim të lëshuar nga Trump, gjuha e të cilit ka ndryshuar në drejtim të Vladimir Putin. Rusia thotë se nuk është e garantuar vërtetësia e artikullit të publikuar nga CNN për kërcënimin me bombardim të Moskës. “Këto kohë ka më shumë lajme false se sa informacion të vërtetë. Megjithatë mund të konfirmoj se në atë kohë nuk kishte bisedime telefonike mes Trump dhe Putin. Po flasim për një kohë kur Trump nuk ishte president i Shteteve të Bashkuara”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ky i fundit komentoi edhe kritikat e forta që erdhë nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në drejtim të presidentit rus, duke nënvizuar se Moska është e qetë lidhur me deklaratat e forta. “Vazhdojmë që të përmirësojmë marrëdhëniet e thyera mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Peskov.

“Frustrimi është fjala që më vjen ndërmend për këtë situatë. Trump ka folur me Putinin 6 herë. Kanë kaluar rreth 6 muaj që kur Trump erdhi në detyrë dhe është përpjekur t’i japë fund kësaj lufte, dhe në thelb ai nuk ka asgjë për të treguar për këtë. Putini jo vetëm që nuk është i gatshëm të bëjë paqe, por ka intensifikuar fushatat e bombardimit të Ukrainës. Dhe kështu mendoj se ajo që po shihni këtu është se Trump thjesht nuk ka më durim. I kam dhënë këtij djali një shans të mirë për të bërë paqe, dhe ai nuk e ka marrë ende shkopin. Mendoj se ndoshta disa gjëra të tjera janë në lojë. Njëra është se ai pati një samit shumë të mirë të NATO-s, dhe po mendoj se prapa skenave, të gjithë i thanë Presidentit Trump: Mos e vendosni Ukrainën nën presion. Dhe gjëja e tretë që mund të jetë në lojë këtu është Irani, ku Trump mori rrezikun për t’u bashkuar me Izraelin në goditjen e objekteve bërthamore të Iranit, dhe kjo me të vërtetë ka funksionuar. Tani kemi një peizazh krejt të ri diplomatik që po hapet në Lindjen e Mesme, dhe mendoj se Trump e kupton tani. Ai duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë nëse do të arrijë një marrëveshje në Ukrainë. Ajo që ndodhi këtu është se keni një grup në Pentagon të udhëhequr nga shefi i politikës, emri i tij është Bridge Colby, i cili për disa vitet e fundit ka thënë se duhet të ndalojmë dërgimin e armëve në Ukrainë. Duhet të përqendrohemi në sfidën e madhe të kohës sonë, dhe kjo është Kina. Dhe mendoj se ai është personi që tha, hej, rezervat po mbarojnë. Duhet t’i pezullojmë këto transferime armësh që janë në pritje. Nëse Trump e dinte për këtë, është e paqartë, por mendoj se është e qartë se kur Trump mori vesh dhe u frustrua pasi telefonata me Putinin nuk shkoi mirë dhe pastaj Putini intensifikoi fushatën e bombardimeve, ai tha, jo, do ta riaktivizoj atë rrjedhë dhe tani duhet të presim dhe të shohim. Tani, nëse e shikoni Trumpin, lexoni gjuhën e trupit të tij, atij po i mbaron durimi dhe mendoj se e kupton që nëse do të marrë një marrëveshje nga Putini, Ukraina duhet ta ndalojë Rusinë në fushën e betejës. Që Ukraina ta ndalojë Rusinë në fushën e betejës, do të duhet një rrjedhë e vazhdueshme e armëve amerikane dhe europiane. Mendoj se varet pak a shumë nga sistemi i armëve për të cilin po flasim, por nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara e kanë lejuar kompleksin e tyre ushtarak-industrial të atrofizohet deri në atë pikë sa thjesht nuk mund të shtypë një buton dhe të prodhojë më shumë raketa Patriot ose më shumë artileri 155 milimetra. Dhe Europa është në të njëjtën situate”. m.p.

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

By: el da
13 July 2025 at 20:24

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme të NATO-s në vitet e fundit, në fund të shtatorit.

Hamburgu do të presë “Red Storm Bravo” nga 25 deri më 27 shtator, një stërvitje tre-ditore, ditë e natë, që simulon reagimin e shpejtë të Aleancës ndaj një sulmi të mundshëm rus në krahun lindor të NATO-s.

Disa vlerësime thonë se deri në 800,000 njerëz do të marrin pjesë në stërvitje. Ushtarët do të praktikojnë lëvizjen e trupave nëpër qytet, duke ofruar ndihmë mjekësore dhe duke evakuuar të plagosurit në kushte reale. Rrugët e Hamburgut do të mbushen me konvoje ushtarake, automjete transporti, spitale të lëvizshme dhe helikopterë, ndërsa qyteti do të luajë një rol kyç si një qendër logjistike në rast të një konflikti.

“Kërcënimi është real. Ne tashmë po shohim sulme ndaj infrastrukturës sonë”, paralajmëron Kapiteni i Bundeswehr-it Kurt Leonards, duke përmendur raste të sabotimit industrial, spiunazhit dhe vrasjeve të planifikuara.

I vendosur në Gjermaninë veriore, Hamburgu ka një nga portet më të mëdha në Evropë, një infrastrukturë të zhvilluar transporti dhe qasje të drejtpërdrejtë në rrugët baltike. Në rast lufte, ai do të bëhej porta kryesore për furnizimet dhe vendosjen e forcave aleate në Poloni dhe shtetet Baltike. Afërsia e tij me Skandinavinë dhe Evropën Lindore e bën atë një pikë kyçe për reagimin e shpejtë ushtarak të NATO-s.

Një raport i ri i Bundeswehr-it thotë konkretisht se Rusia nën Vladimir Putinin po përgatitet për luftë kundër NATO-s. Presidenti lituanez Gitanas Nausëda paralajmëron se një sulm i ri rus mund të ndodhë brenda 4-5 vitesh, ndërsa komuniteti i inteligjencës lituaneze vlerëson se Rusia përfaqëson një kërcënim afatgjatë për sigurinë e të gjithë Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në të njëjtën kohë, jeta e përditshme në Gjermani po ndryshon. Industria ushtarake po shënon të ardhura rekord, me Rheinmetall që pritet të gjenerojë një xhiro prej 10 miliardë eurosh në vitin 2024. Gjithnjë e më shumë studime shkencore po shqyrtojnë skenarë për shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore, ndërsa qytetarët po përjetojnë një ndjenjë gjithnjë e më të theksuar pasigurie dhe frike, raporton Spiegel. m.p.

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

By: el da
13 July 2025 at 20:15

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. “Tuttosport” raporton se Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Jadon Sancho për një kontratë 4-vjeçare me rrogë 5 milionë euro në sezon plus 1.5 milionë euro bonuse.

Anglezi ka bërë një sakrificë të madhe për t’u transferuar te Juventus, duke pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës. Te Manchester United paguhet 12 milionë euro në sezon, ndërsa te bardhezinjtë do marrë më pak se gjysmën, 5 milionë euro.

Tani ka mbetur vetëm për t’u arritur marrëveshja mes klubeve. Manchester United kërkon 25 milionë euro, ndërsa Juventus ofron deri në 15 milionë euro. Gjithsesi, duke ditur që Sancho është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri, marrëveshja me Juventusin mund të arrihet shumë shpejt. m.p.

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

By: el da
13 July 2025 at 19:54

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe lëvizshmërisë urbane.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se Unaza e Madhe, ka sjellë shumë lehtësim për të gjithë qytetarët, ndersa janë krijuar mbi 60 km korsi biçikletash dhe janë shtuar linjat e transportit publik.

‘Në një dekadë punë për Tiranën, që rritet çdo ditë, lëvizshmëria ka qenë sfidë jo e vogël. E e kam mirëkuptuar dhe vijoj të mirëkuptoj këdo që shfryn në trafik, teksa çon fëmijën në shkollë apo vete në punë. Falë punëve transformuese që kemi bërë së bashku këto 10 vjet kryeqyteti është kthyer në zemrën e ekonomisë së vendit dhe po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në turizëm. Nuk janë rastësi! Ama, nuk kemi ndenjur duarkryq, edhe për t’i dhënë zgjidhje problemit, në një qytet ku më shumë se 50% e lëvizjeve me makinë bëhen për distanca më të vogla se 1km. E mbani mend kur Tiranën e gjetëm me një trafik kaotik, rrugë pa sinjalistikë, me gropa dhe në gjendje të mjeruar, autobusë që ishin kthyer në oxhakë të dioksidit të karbonit, e lagje ku makinat parkoheshin si konserva sardelesh.

Sot kemi Unazën e Madhe, e cila edhe pse u vonua për vite të tëra nga ata që e kanë luftuar përherë zhvillimin e Tiranës, ka sjellë shumë lehtësim për të gjithë. Kemi krijuar mbi 60 km korsi biçikletash, në një qytet ku nuk kishte asnjë cm hapësirë për to. Transporti publik është shumë herë më mirë se ai që gjetëm sepse shtuam 3 linja të reja dhe rritëm në 375Km nga 169km që ishte, rrjetin e transportit qytetas. Rritëm edhe numrin e linjave rrethqytetase, nga 8 në 17 të tilla, duke dyfishuar flotën e mjeteve të transportit, çka uli frekuencën. Një terminal autobusësh është në funksion dhe tjetri po ndërtohet, dy projekte që lehtësojnë ndjeshëm trafikun në hyrje/dalje. Po ecën edhe projekti me KfË për “Bus Rapid Transit (BRT)”, për korsi të dedikuara autobusi. Për të mos i harruar 5 parkimet nëntokësore dhe 9 sheshe parkimi publike, të cilat nuk i kishim më parë. Ashtu siç Roma nuk u ndërtua në një ditë, Tirana po jeton ditët më të mira’, shkruan Veliaj. m.p.

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

By: el da
13 July 2025 at 19:41

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në Sinaballaj të Rrogozhinës. Përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta.

Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë, ndërsa situata ka krijuar panik tek banorët dhe autoritetet lokale

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për vëniën nën kontroll të flakëvë. Banorët e zonës i janë bashkuar zjarrfikësve për shuarjen e vatrave të zjarrit Në operacion janë angazhuar dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe të ushtrisë, të cilët po ndihmojnë nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve. m.p.

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

By: el da
13 July 2025 at 19:34

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila një ditë më parë protestoi para ambienteve të DASH pas vendimit për shkarkimin e saj.

Në një postim në rrjetet social, Murrzi duke mos kursyer aspak epitetet ofenduese ndaj Kim, e ka akuzuar këtë të fundit për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë dhe për ndikim politik gjatë procesit të vettingut.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në Shqipëri, ish-ambasadoria ka ushtruar ndikim mbi institucionet e vettingut për të larguar nga detyra rreth 500 gjyqtarë dhe prokurorë, për motive që ai i cilëson si politike dhe personale.

“Kjo sharabajke qe nuk la pisllik e maskarallik pa gatuar ne Shqiperi bashke me karavidhe Blinkenin ,qent e pushtetit dhe servilet funderrina te “ opozites” dje paska dale ne proteste si e shkarkuar nga puna dhe flakur ne rruge si lecke halesh

Per 4 vjet rresht ne Shqiperi diktoi dhe skarkoi nga puna mbi 500 Gjyqtare dhe Prokuror nepermjet nje trupe KPK qelbesirash dhe nje KPA funderrinash qe ishin te gjithe ordiner te larguar nder vite nga drejtësia”, shkruan Murrizi, teksa më tej vijon akuzat për Kim duke thënë se gjatë qëndrimit në Shqipëri ajo heshti përballë aferave korruptive të qeverisë shqiptare, duke u parë palë me pushtetin në këmbim të interesave personale dhe ekonomike. m.p.

❌
❌