Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Tabaku: 12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Qeveria ka humbur luftën kundër zaptimit të hapësirave publike

By: redi
28 July 2025 at 17:56

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon, por deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se qeveria ka 12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Për të qeverisja e Ramës e ka humbur luftën kundër zaptimit të hapësirave publike. ”12 vite propagandë dhe 0 beteja të fituara. Qeveria ka humbur luftën kundër informalitetit, korrupsionit dhe zaptimit të hapësirave publike. Por kanë ndërtuar një…

Source

U përfolën për një lidhje, del fotoja e Drilonit dhe Bay T pas Big-ut

By: redi
28 July 2025 at 17:45

Raporti i Drilonit dhe Bay T ishte komentuar që prej qëndrimit të të dyve në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”. Kjo pasi shumëkush i donte dhe i projektonte si një çift ideal. Por jo të pakta ishin spekulimet sa i përket tyre edhe pasi Driloni u shpall fitues. U përfol shumë mundësia e takimit mes tyre, diçka që kurrë nuk u komentua apo pranua nga asnjëri. Në prapaskenë…

Source

Dh*na ndaj kamerierit 18-vjeçar për një shishe ujë, avokati i efektivit: Nuk e goditi ai

By: redi
28 July 2025 at 17:37

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe uji. Ai thotë se polici vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo, me të cilin efektivi u ul të pinte kafe. ”Polici ishte aty, me një shokë…

Source

Trump: Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e Palestinës

By: redi
28 July 2025 at 17:30

”Nuk mbaj asnjë qëndrim për njohjen e një shteti palestinez”,-tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump teksa fliste me gazetarët jashtë resortit të tij Turnberry në Skoci, së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe gruan e tij Victoria. Trump shtoi se e dinte që Starmer kishte një qëndrim për këtë çështje. ”Vuajtjet dhe uria e papërshkrueshme” e popullsisë palestineze “në Gaza” janë në…

Source

Financimi për ndërtimin, Rama tregon për propozimin e qeverisë: Jo shitje në gropë apo klering

By: redi
28 July 2025 at 17:21

Projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit sipas qeverisë, duhet të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të eksplorohen edhe instrumente të tjera. Gjatë takimit me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, këtë të hënë kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë që sektori duhet të kalojë në përdorimin e instrumenteve të reja financiare. ”Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja…

Source

Viti i çdo planeti, ritmi i veçantë i kohës në sistemin diellor

By: redi
28 July 2025 at 17:04

Sistemi ynë diellor është një orë e madhe kozmike, dhe çdo planet ndjek rrahjen e vet të veçantë ndërsa rrotullohet rreth Diellit. Planeti më i afërt me Diellin, Merkuri, e përfundon një orbitë për vetëm 88 ditë, duke e bërë vitin e tij jashtëzakonisht të shkurtër. Më pas vjen Venera, me një udhëtim elegant prej 225 ditësh, ndërsa Toka jonë e përfundon rrethin e njohur për 365 ditë…

Source

Paketa e Maleve, mbi 2800 kërkesa nga Thethi në Gjirokastër

By: redi
28 July 2025 at 16:56

Rreth 2800 kërkesa interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve, Paketa e Maleve po josh shqiptarët. ”Presim që interesi për Paketën e Maleve të vijë në rritje gjatë ditëve në vijim. Shifrat janë inkurajuese, por potenciali është edhe më i madh. Arsyeja është e thjeshtë: zonat malore në Shqipëri, përfshirë ato me bukuri të rralla natyrore dhe trashëgimi kulturore, kanë qenë të lëna…

Source

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb

By: redi
28 July 2025 at 16:52

Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për të filluar konferencën, Fishta ndenji në këmbë. -Zotëri, a nuk keni karrige? e pyeti drejtuesi i seancës. -Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin…

Source

Tre komuna arbëreshe në Puglia shpallen zona të mbrojtura kulturore, Balla: Shembull i ruajtjes së gjuhës dhe traditave tona kombëtare

By: redi
28 July 2025 at 16:48

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, mori pjesë në Festivalin “Vëllazëria”, që u zhvillua në rajonin e Puglias në Itali. Festivali u hap zyrtarisht në prani të ministrit dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore italiane, duke theksuar rolin e kulturës arbëreshe si urë lidhëse mes dy popujve. Në këtë aktivitet, tre komunat arbëreshe Casalvecchio…

Source

FOTO/ Kozeta u v*a nga i dashuri i ri në moshë, ja kush është 52-vjeçarja që nxirrte para nxirrte nga kazanët e mbeturinave

By: redi
28 July 2025 at 15:59

Në mëngjesin e sotëm u quajt si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, por më vonë doli vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar që të dukej si një zjarr aksidental në banesë. Për të vetmuarën 52-vjeçare Kozeta Teco, ka dyshime te forta se mund të jetë vrarë nga 37-vjeçari Ilirjan Selmani, i cili më pas mendohet se ka inskenuar edhe djegien e banesës me qëllim humbjen…

Source

Hetimet për dosjen ”Meta”! E pandehur edhe Fatime Kryemadhi, SPAK i komunikon akuzat Ema Çokut e Pirro Xhixhos

By: redi
28 July 2025 at 15:45

9 muaj pas arrestimit, SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e Ilir Metës, për aferën CEZ-DIA dhe skandalin e lobimit të LSI në SHBA. Me mbylljen e hetimeve zbulohet se SPAK do të marrë të pandehur edhe nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin, ndaj së cilës nuk ka pasur asnjë masë sigurie. Vjehrra e Ilir Metës u paraqit këtë të hënë në SPAK për t’u njohur me akuzën, por u largua pasi SPAK i ka…

Source

”Serbi të q**sha motrën”, Egli Tako kritikohet prap. Fansat nxjerrin videon ku artistët…

By: redi
28 July 2025 at 15:33

Egli Tako është rikthyer në qendër të vëmendjes, pas koncertit që mbajti mbrëmjen e së dielës në Drenicë. E njohur për vokalin e ëmbël dhe energjinë në skenë, këtë herë Egli u shfaq e mbështjellë me flamurin kuqezi, teksa interpretoi këngën e ndjeshme “A vritet pafajësia”, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut. Ky koncert vjen pak kohë pasi ajo u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e…

Source

💾

Spahiu: Rrugët me gangsterë të pasur dhe halabakë ordinerë! Shteti të ndahet nga llumi

By: redi
28 July 2025 at 15:22

Juristi Kreshnik Spahiu flet për ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku një oficer policie dhe një kontigjent i skeduar i krimit dhunuan kamerierin e një lokali me shkakun ”pse u dërgoi dy shishe uji në tavolinë”. Për të Shqipëria është mbushur me gangsterë, alabakë dhe njerëz banalë, ku shumë prej tyre kanë veshur edhe kostum zyrtari, politikani e biznesmeni. Sistemi ka dështuar dhe duhet një ndryshim…

Source

Rruga Shirokë-Zogaj, Rama poston pamjet: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

By: redi
28 July 2025 at 15:14

Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti. Kreu i qeverisë e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm…

Source

Zjarret në vend, Çako: Po punohet për eliminimin e vatrave të mbetura

By: redi
28 July 2025 at 15:10

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako teksa ka raportuar për zjarret në vend, thotë se situata në zonën e Lukovës në bashkinë e Himarës është nën kontroll. Sipas tij vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të disa vatrave aktive në kodrat përreth. ”Sot situata është shumë më e përmirësuar. Në Lukovë kemi një situatë të kontrolluar dhe jemi duke punuar me të gjitha forcat për…

Source

Before yesterdayMain stream

Kosovë, Klina regjistron temperaturë rekord 42,5 gradë Celsius

By: redi
25 July 2025 at 21:50

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se të premten në Kosovë janë regjistruar temperatura të larta. Në Klinë është regjistruar temperatura rekord prej 42,5 gradë Celcius. Kjo temperaturë, sipas Institutit, u regjistrua në orën 15:00. “Sipas matjeve nga Rrjeti Shtetëror i Stacioneve Meteorologjike, sot në Kosovë janë shënuar vlera tejet të larta të temperaturave”, tha IHK-ja.

Source

Banorët e fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli: Zjarrfikësja nuk kishte ujë

By: redi
25 July 2025 at 21:43

Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë alarmuese. Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. ”Unë erdha nga ora 9 e darkës dhe kur erdha, pashë që zjarrfikësja nuk kishte ujë. Ndoshta e ka harxhuar më parpara, se unë erdha vonë, por në ato momente zjarrfikësja ishte kot. Nuk kishte ujë për…

Source

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

By: redi
25 July 2025 at 21:35

Ilir Alimehmeti, thotë se kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha bashkitë kundër ligjit dhe autonomisë vendore. ”Megjithatë kjo PS ka frikë ta bëjë këtë se ka rënë autonomia vendore dhe bashkitë janë marrë në dorë të gjitha nga kryeministrit. Si mundet kryeministri të shkarkojë drejtorët? Nuk e lejon ligji. Rama e kreu veprën e vet kundra ligjit dhe kundër autonomisë vendore.

Source

Një prej figurave të njohura të ekonomisë dhe politikës shqiptare, shuhet Abdyl Xhaja

By: redi
25 July 2025 at 21:13

Abdyl Xhaja e humbi bejetën me një sëmundje të gjatë e të pashërueshme. Ai është ndarë në moshën 82-vjeçare. Ish zv.kryeministri është një ndër personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës shqiptare në dekadat e fundit të shekullit XX. Gjatë gjithë jetës së tij, Xhaja la një gjurmë të thellë në zhvillimin industrial dhe energjetik të vendit, si dhe në skenën politike të viteve të…

Source

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Duam informacion për masat ekstreme

By: redi
25 July 2025 at 21:02

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për informacion dhe dokumentacion lidhur me vizitën mjekësore të klientit të tyre të zhvilluar më 17 korrik 2025. Sipas tyre vizita mjekësore e cila i ishte refuzuar disa herë më parë Veliajt, u shoqërua me masa të jashtëzakonshme sigurie…

Source

❌
❌