Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025Main stream

“Testi i acidit” i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:12

EDITORIAL / Nga një histori suksesi me rritjen dyshifrore të flukseve turistike dy vitet e fundit, turizmi shqiptar po përballet sot me një provë të vështirë: një “test acidi”.

Ky është një term i huazuar nga financat, që përdoret për të matur aftësinë e një biznesi për të përballuar detyrimet afatshkurtra duke u mbështetur vetëm te burimet më të qëndrueshme dhe më likuide – pa pasur nevojë për të shitur aktive më pak likuide për t’i shndërruar në para.

I përkthyer në kontekstin e turizmit, testi i acidit është një mënyrë për të kuptuar nëse sektori ka mjaftueshëm “kapacitete reale” për të përballuar pritshmëritë afatshkurtra, presionet dhe sfidat që po shfaqen, pa u mbështetur më tek entuziazmi kalimtar, reklama organike apo rritja mekanike e numrave.

Ky është një moment maturimi, ku bëhet dallimi midis suksesit të qëndrueshëm dhe bumit të përkohshëm.

Dikur, Shqipëria përfitonte nga pritshmëritë e ulëta të turistëve. Ata vinin me skepticizëm dhe iknin të habitur pozitivisht.

Ky efekt solli një valë reklame organike, ku vetë turistët e bënin vendin të njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Por kjo reklamë krijoi edhe një mbivlerësim të realitetit.

Tashmë, turistët që vijnë nuk janë më thjesht kureshtarë — ata presin më shumë, dhe kur përballen me të njëjtat problematika të vjetra, zhgënjimi është edhe më i madh.

Të dhënat e marra nga shoqatat e turizmit dhe shifrat zyrtare të hyrjeve të shtetasve të huaj tregojnë për një sezon të ngadalësuar në turizmin e rërës dhe detit.

Nga një kërkim i “Monitor” në Booking, rezulton se për javën e parë të gushtit, kapacitetet akomoduese ishin ende të lira, me një zënie prej mesatarisht 70%, nga mbi 90% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një problematikë e rëndësishme mbetet infrastruktura. Uji, energjia, kanalizimet, mungesa e menaxhimit të trafikut apo pastërtisë janë kthyer në barrikada që nuk i kapërcejnë dot më as çmimet e ulëta dhe as natyra e mrekullueshme.

Vetë operatorët turistikë shprehen hapur: “Është turp që kemi ende probleme të tilla jetësore”.

Turistët e huaj, veçanërisht ata të “klasës së mesme”, që kërkojnë një minimum standardesh, si për infrastrukturën, ashtu dhe për shërbimin, po ikin të zhgënjyer — një sinjal alarmi që nuk duhet shpërfillur.

Janë pikërisht këta turistë që po largohen më shumë, në një kohë që vendi po bën përpjekje për t’u larguar nga turizmi i çmimeve të ulëta, drejt atij më elitar!

Infrastruktura, që këtë vit jo vetëm nuk është përmirësuar por është përkeqësuar, duke iu shtuar edhe problemi i furnizimit me ujë, vetëm sa i bashkëngjitet zhvillimit kaotik që ka pasur turizmi këto vite.

Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 30% mesatarisht, me shifra që e kaluan dhe 50% në shkurt e 47% në mars. Kjo krijoi eufori tek operatorët, që “nxituan” të rrisnin çmimet, sidomos në Jug.

Në një vend që po tërheq turistë, kryesisht për shkak të çmimeve të lira, reagimi ishte i shpejtë. Në korrik dhe gusht, ngadalësimi ishte i shpejtë, madje dhe negativ.

Fakti që rritjet e shtetasve të huaj nuk arritën më nivele dyshifrore pas asaj periudhe tregon sa të ndjeshëm dhe sa shpejt reagojnë të huajt.

Edhe zhvendosja në kohë e pushimeve për shkak të motit të nxehtë sërish nuk duket të jetë faktor, pasi dhe në pjesën e dytë të 2024-s dhe muajt e parë të 2025-s, rritjet dyshifrore nuk u panë më.

Ndonëse janë “detyruar” të ulin çmimet këtë vit, “nami ka dalë” dhe konkurrenca rajonale është shtuar, duke tërhequr jo vetëm turistët e Europës, por dhe ata vendas.

Turizmi shqiptar, sot më shumë se kurrë, po kalon një provë kritike.

Ai nuk është më një sektor dytësor, por është kthyer në një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë kombëtare, që po tërheq investime të shumta private dhe interes ndërkombëtar.

Kjo e bën edhe më urgjente nevojën për reflektim dhe ndërhyrje serioze.

Ky është momenti për të kaluar nga entuziazmi te profesionalizmi. “Testi i acidit” po e tregon qartë: pa infrastrukturë moderne, standarde shërbimi dhe menaxhim të kujdesshëm, turizmi nuk do të jetë më as avantazh, as reklamë — por një bumerang që mund të godasë pikërisht atë çfarë Shqipëria ka ndërtuar me përpjekje ndër vite.

Dhe krahas infrastrukturës, turizmi sfidën më të madhe e ka me veten.

 

The post “Testi i acidit” i turizmit, pas suksesit, po vjen rreziku i bumerangut appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë “hap derën” për Ziraat

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:10

Banka Qendrore licencoi në muajin gusht hapjen e degës së bankës turke Ziraat në Shqipëri. Kjo do të jetë e para licencë e re e dhënë në tregun bankar shqiptar pas pothuajse 20 vjetësh dhe shënon fillimin e një faze të shtimit të numrit të bankave në treg, pas një cikli të gjatë përqendrimi.

 

Ersuin Shehu

Banka e Shqipërisë licencoi në muajin gusht bankën më të madhe në Turqi, Ziraat, për të nisur aktivitetin në Shqipëri. Ziraat do të licencohet fillimisht si degë e bankës mëmë në Turqi.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend. Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi.

Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11. Me licencimin e Ziraat, numri i bankave në treg do të rritet përsëri.

Ky është i pari licencim i një banke të re tregtare në Shqipëri prej afërsisht 20 vjetësh. Licenca e fundit për aktivitet bankar në Shqipëri ishte dhënë në fillim të vitit 2006, për bankën me kapital vendas, Union Bank.

Ziraat do të bëhet banka e dytë me kapital turk në Shqipëri, pas bankës më të madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), zotëruar nga grupi turk i biznesit, Çalik.

Megjithatë, ndryshe nga Çalik, Ziraat është një investitor institucional i specializuar në sektorin bankar.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ziraat, banka më e madhe në Turqi

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror turk. 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën që në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë),

Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD. Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrejn, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se Ziraat është e pranishme edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, zgjerimi në Shqipëri duket si një hap i mëtejshëm në strategjinë e pranisë rajonale.

Ziraat Bank është e pranishme prej vitit 2015 edhe në tregun bankar të Kosovës, me pesë degë gjithsej.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Shoqata e Bankave të Kosovës, në fund të 3-mujorit të parë 2025, Ziraat Bank zotëronte 1.7% të tregut të Kosovës, për një total aktivesh prej afërsisht 143 milionë eurosh.

Pjesa e Ziraat ishte pak më e lartë në tregun e kredisë, me 1.9% të portofolit total të sektorit bankar në Kosovë në fund të periudhës së mësipërme.

Më herët këtë vit, Banka Qendrore e Kosovës miratoi shndërrimin e Ziraat Bank – Dega në Kosovë, nga degë e një banke të huaj në një bankë të licencuar dhe themeluar në Kosovë, me emrin Ziraat Kosova Sh.a.

 

Izraelitët duan të ngrenë bankën e parë dixhitale

Licencimi i Ziraat, me shumë mundësi, nuk do të jetë i fundit në atë që duket të jetë një cikël i ri i rritjes së numrit të subjekteve në tregun bankar.

Në Bankën e Shqipërisë është paraqitur zyrtarisht shprehja e interesit nga një grup investitorësh izraelitë të përfaqësuar nga Gal Bar Dea, që deri para pak muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm One Zero Digital Bank.

Aplikimi në fjalë nuk është finalizuar ende, por megjithatë, burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se subjekti në fjalë është në fazën e plotësimit të dokumentacionit.

Besohet se modeli që investitorët izraelitë duan të ndërtojnë në Shqipëri është i ngjashëm me bankën dixhitale One Zero Digital Bank, e ngritur në vitin 2019.

One Zero është një bankë relativisht e re, e themeluar në vitin 2019, si e para bankë dixhitale në Izrael, por shumë shpejt ka shfaqur plane ambicioze zgjerimi edhe në tregje të tjera, duke përfshirë edhe një projekt të përbashkët për ngritjen e një banke dixhitale në Itali, në bashkëpunim me bankën italiane, Banca Generali.

Megjithatë, mjedisi i pafavorshëm gjeopolitik dhe tensionet e larta në Lindjen e Mesme kanë bërë që për momentin, banka izraelite t’i pezullojë planet e zgjerimit në tregjet e huaja.

Ish-drejtori i përgjithshëm, Gal Bar Dea, u largua pikërisht për shkak të tërheqjes së One Zero nga strategjia e zgjerimit ndërkombëtar dhe duket se interesi për të hyrë në Shqipëri është pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një model të ngjashëm të bankingut dixhital në vende të tjera, por në mënyrë të pavarur nga One Zero.

 

 

Cikli pozitiv i bankave zgjon “lakminë” e investitorëve të rinj

Sektori bankar në Shqipëri po kalon një cikël pozitiv, i karakterizuar nga zgjerimi i aktiveve, rritja dyshifrore e kreditimit dhe përfitueshmëria pranë niveleve më të larta historike.

Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 totali i aktiveve të sektorit arriti në afërsisht 2.1 trilionë lekë. Vlera e aktiveve u rrit me 7% krahasuar me një vit më parë dhe me 41% krahasuar me fundin e vitit 2019, përpara pandemisë.

Rritja, megjithatë, është “gërryer” ndjeshëm nga efekti negativ i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit. E zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, rritja e sektorit gjatë pesë viteve do të kishte qenë më shumë se 50%.

Portofoli i kredisë ka arritur vlerën e 812 miliardë lekëve, 13% krahasuar me një vit më parë dhe 47% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2019.

Me bazë vjetore, rritja e kredisë në fund të vitit të kaluar shënoi nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Zgjerimi i aktivitetit, përmirësimi i cilësisë së aktiveve dhe rritja e normave të interesit kanë sjellë edhe përmirësim të ndjeshëm në treguesit e përfitueshmërisë së sektorit.

Shifrat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, treguan se për vitin 2024, kthimi mesatar nga kapitali i sektorit bankar arriti në afërsisht 19.1%, në rënie nga niveli rekord prej 22.17% i vitit 2023, por në rritje të ndjeshme nga niveli 12.03% i vitit 2019.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Rritja e fortë e fitimeve në periudhën 2023-2024 është e lidhur në një masë të madhe me rritjen e shpejtë të normave të interesit të periudhës 2022 – 2023.

Por, nga ana tjetër, kjo rritje reflekton edhe zgjerimin e aktiveve të sektorit dhe sidomos të kredisë, por edhe përmirësim të vazhdueshëm të raportit të kredive me probleme.

Raporti i kredive me probleme ka zbritur pranë kufirit të 4%, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit.

 

Por ekonomia ngelet e nënkredituar

Megjithëse kreditimi i është kthyer rritjes me ritme dyshifrore, shifrat krahasuese tregojnë se Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në fund të vitit 2024, portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rritje nga niveli prej afërsisht 30% i vitit 2022.

Kredia në vlerë absolute është rritur me ritme të përshpejtuara në periudhën pas pandemisë, por kjo rritje ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

Për këtë arsye, kreditimi, në terma realë nuk ka shënuar rritje shumë të madhe dhe ngelet në nivelet më të ulëta të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon në fund të vitit të kaluar ishte Kosova, me 56.4% e PBB-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së (2023), Mali i Zi, me 47.4%, Bosnjë-Hercegovina, me 46.5%, dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së (2023).

Shqipëria ka pasur nivele të ulëta të kredisë në raport me PBB-në gjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, që përkon me zgjerimin e sektorit bankar në vend.

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%.

Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie të vazhdueshme, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofolave prej kredive të humbura.

 

Burimi: FMN. Të dhënat për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut i takojnë vitit 2023

 

Numri i bankave drejt një zgjerimi të ri

Në vitin 2006, sektori bankar shqiptar arriti numrin më të madh të bankave tregtare aktive, 16 të tilla.

Sektori bankar ndodhej në një fazë zgjerimi të shpejtë, ku investitorë vendas dhe sidomos ndërkombëtarë po hynin në një treg që premtonte potenciale të mëdha të pashfrytëzuara, duke qenë një nga ekonomitë më të nënkredituara në Europë.

Në vitin 2004, në treg kishte hyrë Raiffeisen Bank, nëpërmjet privatizimit të ish-Bankës së Kursimeve, ndërsa në atë periudhë, edhe bankat me kapital grek, të pranishme në treg prej vitesh, nisën një strategji zgjerimi.

Deri në vitin 2009, sektori u karakterizua nga një rritje e shpejtë e kreditimit dhe hyrje e aktorëve të tjerë të rinj nga jashtë, si grupet Intesa Sanpaolo, Societe Generale, Veneto Banka dhe indirekt, edhe Credit Agricole, nëpërmjet blerjes së grupit bankar grek Emporiki.

Megjithatë, numri i bankave nuk u rrit më shumë se 16. Grupet e huaja në përgjithësi preferonin blerjen e bankave ekzistuese, për të pasur një bazë tregu mbi të cilën të tentonin zgjerimin.

Kriza që nisi të shfaqej në vitin 2009 shënoi edhe fillimin e fazës rënëse të tregut.

Pas disa vitesh stanjacioni dhe rënieje të kreditimit dhe rritjes së shpejtë të kredive me probleme, disa prej grupeve të huaja bankare vendosën të dilnin nga Shqipëria, duke zgjedhur të konsolidonin aktivitetin në tregjet më të mëdha.

Pas vitit 2015, Credit Agricole, Banka Kombëtare e Greqisë, Grupi Bankar i Pireut, Societe Generale, ICB Banking Group, Alpha Bank dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB) vendosën të largoheshin nga tregu, duke i shitur bankat e tyre në Shqipëri.

Grupi italian Veneto Banca në Itali u përthith nga grupi Intesa Sanpaolo për ta shpëtuar nga falimentimi, duke sjellë edhe bashkimin e bankave në tregun shqiptar, ndërsa grupi kuvajtian Al-Kharafi e mbylli me likuidim Bankën e Kreditit të Shqipërisë.

Ky proces solli edhe disa bashkime me përthithje dhe uljen e numrit të bankave, nga 16 në 11 të tilla.

Njëkohësisht, ai shënoi edhe rënien e ndjeshme të peshës së bankave nga vendet e BE-së dhe ato me kapital të huaj në përgjithësi, duke faktorizuar ndjeshëm investitorët vendas në tregun bankar.

Edhe në vitet e fundit nuk ka munguar interesi për operacione që do të sillnin përqendrim të mëtejshëm të sektorit. Grupi BALFIN, nëpërmjet Tirana Bank, tre vite më parë ishte shumë pranë blerjes së Raiffeisen Bank Shqipëri.

Ndërsa grupi hungarez OTP ka shpalosur disa herë publikisht interesin për blerje të tjera në tregun bankar shqiptar, pas atyre të Societe Generale Albania dhe Alpha Bank Albania.

Por, në një moment ku mundësitë për ndryshime strukture në tregun bankar dukeshin kryesisht në kahun e një përqendrimi të mëtejshëm, hyrja në treg e Ziraat Bank sjell përsëri rritje të numrit të bankave të pranishme në tregun shqiptar.

 

Kapitali i huaj mbetet dominues, por rriten bankat vendase

Bankat me kapital të huaj vazhdojnë të jenë dominuese në strukturën e pronësisë së sektorit bankar shqiptar, por megjithatë, në dekadën e fundit, vërehet qartë një rritje e ndjeshme e peshës së bankave me kapital vendas.

Nga 11 banka aktive në tregun shqiptar, gjashtë janë me kapital të huaj dhe pesë me kapital mbizotërues vendas.

Bankat me kapital të huaj, sipas madhësisë, janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, Banka OTP Albania, Banka ProCredit Shqipëri dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri (Fibank).

Tre prej tyre klasifikohen nga Banka e Shqipërisë si banka me rëndësi sistemike.

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2024, bankat me kapital të huaj zotëronin 62.8% të totalit të aktiveve të tregut bankar shqiptar. Por, pesha e tyre e tregut ka rënë ndjeshëm nga niveli prej 84.5% i një dekade më parë.

Rënia e peshës së kapitalit të huaj në tregun bankar nisi sidomos pas vitit 2015, kur një pjesë e grupeve bankare të Eurozonës vendosën gradualisht të dalin nga tregu shqiptar, me objektiv kryesor për të rimëkëmbur aktivitetet e tyre në tregje të tjera, pas efekteve të krizës financiare që pati zanafillën në vitin 2008.

Kjo krijoi hapësira për rritjen e peshës së kapitalit vendas në tregun bankar, qoftë nëpërmjet blerjes së bankave me kapitalit të huaj, por qoftë edhe duke treguar oreks më të madh për rritje organike, në një periudhë kur bankat me kapital të huaj në përgjithësi e frenuan rritjen, duke u fokusuar kryesisht në ruajtjen e cilësisë së portofolave.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Investimet turke kanë arritur në gati 1.2 miliardë euro

Turqia në dekadat e fundit ka qenë një ndër investitorët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa vlera e investimeve turke ka ardhur në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar 2024 stoku i investimeve turke arriti vlerën e rreth 1.3 miliardë eurove. Në dekadën e fundit, vlera e investimeve turke është rritur me më shumë se tre herë.

Madje, vitin e kaluar, Turqia ishte investitori më i madh i huaj edhe për flukset e reja të Investimeve të Huaja Direkte.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 257 milionë eurove, me rritje prej 44% krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë të ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Vlera e investimeve të huaja përfshin jo vetëm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Ky zë ka fituar një peshë në rritje gjatë viteve të fundit në strukturën e Investimeve të Huaja Direkte.

Disa prej investitorëve më të rëndësishëm turq në Shqipëri janë grupi Çalik në Bankën Kombëtare Tregtare, Grupi Yildirim, në Albchrome, Ayen Enerji, në Ayen AS Energji, Kurum, në Kurum International, etj.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Banka e Shqipërisë “hap derën” për Ziraat appeared first on Revista Monitor.

Verë me (pa) libra, rekomandimet për tu lexuar në plazh

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:08

Kur libri konsiderohet si aksesor i verës për foto në rrjete sociale nga të rinjtë, vera pa libra është simptomë e një sëmundjeje më të thellë: mungesës së politikave të qëndrueshme për kulturën dhe edukimin. Dhe si çdo simptomë që injorohet, kostoja shfaqet më vonë…

 

Nga Deada Hyka

Në rrjetet sociale, vera është stina e “perëndimeve dhe selfie-ve”. Por në shumicën e vendeve europiane, ajo është edhe sezoni i listave të librave që lexohen në plazh, në avion apo në qetësinë e një fundjave në fshat.

Në Shqipëri, edhe pse librat në dukje janë pjesë e valixhes së pushimeve, shifrat tregojnë një tjetër realitet: leximi mbetet i ulët dhe i rastësishëm.

Disa ditë më parë, rrjeti zjeu prej deklaratës së një influencereje që pranoi në një televizion kombëtar se “libri ishte aksesori i fotove të saj të plazhit”.

Në mungesë të politikave publike për promovimin e leximit, mbështetjes për libraritë dhe autorët vendas, si dhe incentivave për botuesit, tregu i librit në Shqipëri po përballet me një stinë të zgjatur “në hije”.

Vera, që në vende të tjera është moment i artë për industrinë e librit, këtu kalon pa shumë gjurmë.

Dhe kjo ka kosto më të thellë sesa duket: një popullatë që nuk lexon është më e ekspozuar ndaj manipulimit, konsumit të cekët dhe paaftësisë për të ndërtuar mendim kritik, elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

 

Tregu që nuk e njeh sezonin

Ndryshe nga vendet perëndimore, ku shtëpitë botuese nxjerrin posaçërisht tituj për pushime, në Shqipëri nuk ka një “sezon vere” për librin.

Nuk ekziston një strategji e përbashkët mes botuesve, librarive dhe institucioneve për t’i kthyer muajt e verës në një moment të favorshëm për qarkullimin e ideve, mendimeve dhe përmbajtjes cilësore nëpërmjet librit.

Në mungesë të statistikave të detajuara për shitjet mujore të librit, botues dhe librarë tregojnë se vera është një periudhë me ritme të ngadalta.

“Në vend që leximi të shtohet për shkak të kohës së lirë, bie, sepse libri nuk është pjesë e kulturës së pushimeve” thotë për “Monitor”, menaxheri i librarisë “TiranaBook” në Tiranë.

Ndërsa nga Libraria Adrion po në kryeqytet pohojnë se ka lëvizje për blerje librash në këtë sezon, por janë kryesisht nga të njëjtët njerëz që lexojnë libra gjatë gjithë vitit.

 

Turizëm pa kulturë

Shqipëria po njeh rritje rekord të turistëve, por me pak përfitime për industrinë kulturore. Në shumë zona bregdetare mungojnë libraritë ose bibliotekat publike.

Madje, edhe vetë qytetet kryesore nuk kanë nisma për të integruar librin në paketën e përvojës kulturore për pushuesit vendas apo të huaj.

Ndryshe nga Franca, ku në disa plazhe gjen “plazhe bibliotekë”, ose si në Itali, ku stacionet e trenave dhe hotelet ofrojnë libra falas, në Shqipëri mungon ky dimension kulturor.

Turizmi mbetet i lidhur fort me konsum mekanik, jo me përmbajtje që edukon, frymëzon apo formon.

 

Kosto afatgjata

Leximi është investim në kapitalin kulturor dhe njerëzor të një vendi. Një popullatë që nuk lexon prodhon më pak dije, më pak debat cilësor dhe më shumë varësi nga informacioni i shpejtë dhe i paverifikuar.

Elda Vela, nga shtëpia botuese “Mediaprint”, pohon për “Monitor” se mungesa e leximit ka pasoja të drejtpërdrejta në tregun e punës: më pak aftësi kritike, më pak kreativitet dhe fleksibilitet mendor, cilësi të domosdoshme në ekonominë e sotme që kërkon të menduar kompleks dhe zgjidhje jolineare.

“Kemi dëshmuar shpesh se mungesa e leximit gjatë pushimeve përforcon idenë se libri është një barrë, jo një kënaqësi.

Kjo ndikon në edukimin e brezave të rinj, që e shohin librin si detyrim shkollor, jo si zgjedhje personale për rritje”, – përfundon ajo.

 

 

Një industri që kërkon mbështetje reale

Pavarësisht përpjekjeve të disa botuesve për të sjellë tituj të rinj dhe përkthime cilësore, industria e librit në Shqipëri përballet me sfida të mëdha: nga kostot e larta të shtypjes, mungesa e mbështetjes fiskale (p.sh. mungesa e TVSH-së së reduktuar), te qasja e kufizuar në distribucion dixhital dhe mungesa e fondeve për promovim.

Duke qenë një treg i vogël dhe pa incentiva të qarta, botuesit stepen për të krijuar “ofertë verore” ose për të promovuar leximin si pjesë të kulturës së pushimit.

Arlinda Dudaj, nga shtëpia botuese “Dudaj”, thotë për “Monitor” se vetëm nismat e botuesve nuk mjaftojnë dhe se duhet një strukturim e bashkëpunim më i gjerë i tregut. Sipas saj, panairi ende shihet si momenti i vetëm për të blerë masivisht libra.

Sipas saj, nëse duam të kemi një shoqëri më të informuar, më krijuese dhe ekonomikisht më të zhvilluar, leximi duhet të jetë pjesë e përditshmërisë – edhe gjatë verës.

Institucionet publike mund të marrin hapa të thjeshtë por të rëndësishëm, si p.sh. Ministria e Kulturës mund të hapë thirrje për projekte verore të leximit në zonat turistike; apo bashkëpunime mes botuesve dhe operatorëve turistikë mund të sjellin libra në hotele, bujtina dhe struktura akomoduese.

 

REKOMANDIMI I LIBRAVE PËR T’U LEXUAR:

“Nexus” i Yuval Noah Harari

Në “Nexus”, Yuval Noah Harari ndërthur historinë e rrjeteve të informacionit — nga tregimet me gojë të epokës së gurit, burokracia e shteteve të mëdha, shpërthimi i shtypit, e deri te rrjetet dixhitale dhe inteligjenca artificiale — për të treguar se si informacioni është themeli i lidhjes së njerëzve në të gjitha kohërat.

Harari argumenton se informacioni shpesh nuk pasqyron realitetin, por është një mekanizëm lidhjeje që mund të ndërtojë mitologji dhe mashtrime masive, siç ndodhi me gjuetinë e magjistarëve apo totalitarizmin.

Rrjetet moderne të AI-së përbëjnë një lloj burokracie, që mund të manipulojë sjelljet njerëzore pa ndërhyrje fizike./ The Times.uk

 

“Ditari i CEO-s” i Steven Bartlett

The Diary of a CEO nga Steven Bartlett është një reflektim personal dhe praktik mbi mësimet më të rëndësishme që autori ka nxjerrë nga përvoja si sipërmarrës dhe nga intervistat me figura të njohura në podcast-in e tij me të njëjtin emër.

Libri, i ndarë në katër pjesë – vetja, historia, filozofia dhe ekipi – përmbledh 33 “ligje” që lidhen me zhvillimin personal, ndërtimin e kulturës së një organizate dhe mënyrën se si të krijosh një jetë dhe biznes me qëllim.

Në vend të teorive klasike, Bartlett ofron rregulla që burojnë nga eksperimentimi dhe përballja reale me sfida, duke nxitur lexuesin të mendojë ndryshe për suksesin, lidershipin dhe vendimmarrjen./ The Times.uk

“Parimet e suksesit” të Jack Canfield

“Parimet e suksesit” nga Jack Canfield është një udhëzues i detajuar dhe frymëzues për këdo që synon të ndërtojë një jetë të suksesshme në aspektin personal, profesional dhe shpirtëror.

I ndërtuar mbi 60 parime konkrete, libri shtjellon ide të tilla si marrja e përgjegjësisë së plotë për jetën, vendosja e objektivave të qarta, zhvillimi i vetëbesimit dhe kultivimi i një qëndrimi pozitiv, duke i shoqëruar me shembuj të shumtë realë dhe ushtrime praktike.

 

“Manifesti kapitalist” i Robert Kiyosakit

“Manifesti Kapitalist” i Robert Kiyosakit është një thirrje kundër sistemit arsimor tradicional dhe një mbrojtje e hapur e kapitalizmit sipërmarrës.

Në këtë libër, autori i njohur për bestsellerin Babai i Pasur, Babai i Varfër argumenton se arsimi modern nuk përgatit njerëzit për botën reale, por i formëson ata për t’u bërë punonjës që varen nga paga, borxhi dhe siguria e rreme financiare.

Ai paraqet “manifestin” e vet si një kundërpërgjigje ndaj ideve socialiste dhe përhapjes së “kapitalizmit të korruptuar”, duke theksuar se forma e vërtetë e kapitalizmit është fuqizimi i individit përmes edukimit financiar, sipërmarrjes dhe pronës private.

 

 “Arti i negocimit” i Vasil Naçit

“Arti i negocimit” nga Vasil Naçi është një udhëzues praktik dhe frymëzues për këdo që dëshiron të zhvillojë aftësitë e veta në komunikim, bindje dhe arritje marrëveshjesh të suksesshme, si në biznes ashtu edhe në jetën e përditshme.

I ndërtuar mbi përvojën personale të autorit si sipërmarrës dhe trajnues i njohur në fushën e zhvillimit personal dhe profesional në Shqipëri, libri paraqet teknika konkrete, shembuj realë dhe parime universale që ndihmojnë në përgatitjen, ndërtimin e besimit dhe arritjen e rezultateve përmes negocimit etik dhe të zgjuar.

Naçi thekson rëndësinë e dëgjimit aktiv, të kuptuarit të nevojave të palës tjetër dhe të orientimit drejt zgjidhjeve ku fitojnë të dyja palët.

Stili i librit është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke e bërë të qasshëm për profesionistë të niveleve të ndryshme dhe duke shërbyer si një manual i vlefshëm për zhvillimin e aftësive ndërpersonale në çdo fushë të jetës.

 

“Kap majat” i Gary Vaynerchuk

“Kap majat” (në anglisht: Crush It!) nga Gary Vaynerchuk është një thirrje energjike dhe motivuese për të ndjekur pasionin personal dhe për ta kthyer atë në një karrierë të suksesshme përmes fuqisë së internetit dhe rrjeteve sociale.

I botuar fillimisht në vitin 2009, libri shërben si një guidë praktike për ndërtimin e markës personale në epokën digjitale, duke theksuar se çdo individ ka mundësi reale të krijojë ndikim dhe të gjenerojë të ardhura nëse angazhohet me përkushtim dhe autenticitet.

Vaynerchuk ndan eksperiencën e tij personale në ndërtimin e “Wine Library TV” dhe më pas të agjencisë së tij mediatike VaynerMedia, për të treguar se suksesi në biznesin online nuk ka më nevojë për ndërmjetës apo struktura tradicionale — por kërkon pasion të vërtetë, përmbajtje të vazhdueshme dhe një marrëdhënie të sinqertë me ndjekësit.

 

 

 

 

The post Verë me (pa) libra, rekomandimet për tu lexuar në plazh appeared first on Revista Monitor.

“Profili i lexuesit shqiptar po ndryshon në epokën dixhitale”

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:06

Flet Albert Gjoka, drejtues i “Leximtari”

 

Në një kohë kur vera shihet si stinë e arratisjes dhe rikthimit te vetja, leximi mbetet një nga shprehitë më të vlefshme për mendjen dhe shpirtin.

Por çfarë lexojnë shqiptarët gjatë muajve të verës?

Si ndryshon sjellja e tyre si lexues në këtë periudhë dhe si ndikon teknologjia, rrjetet sociale apo marketingu në përzgjedhjet që bëjnë?

Albert Gjoka nga “Leximtari” ndan tendencat e leximit në muajt e verës, problematikat e tregut dhe profilin e lexuesit shqiptar..

 

Z. Gjoka, vera shpesh lidhet me lexime “të lehta”. Çfarë tregojnë të dhënat apo prirjet nga platforma juaj “Leximtari”? Çfarë zgjedhin të lexojnë shqiptarët gjatë pushimeve verore?

Gjatë periudhës së verës, secili prej nesh ka më shumë kohë të lirë për t’iu përkushtuar vetes. Fatmirësisht, leximi mbetet një ndër aktivitetet me më pak kosto për t’u zbavitur dhe konsiderohet si një mjet fantastik për t’u arratisur përkohësisht në një realitet tjetër.

Referuar përvojës së gjatë në tregtimin e librit në kanalet online dhe shitjen fizike me pakicë, gjatë stinës së verës, lexuesi ka një sjellje tjetër “konsumatore”.

Më shumë pëlqehen romancat, kryesisht romancat e errëta, thrillerat dhe sagat. Të rinjtë i pëlqejnë këto zhanre, por shumica e tyre i duan në gjuhën angleze.

Ndërsa te fëmijët mbizotëron kërkesa për librat e aventurave dhe fantazisë. Kohët e fundit ka një rikthim te klasikët, përfshirë edhe klasikët modernë, ku mes lexuesve që i duan këto libra ka edhe shumë të rinj.

 

A keni vënë re ndonjë ndryshim në mënyrën si blihen librat gjatë verës? Nga përvoja juaj prej shumë vitesh në sektor, a dominojnë më shumë blerjet online, apo libraritë fizike mbeten zgjedhja kryesore?

“Po iki me pushime, prandaj më jep një libër”, – këtë shprehje e dëgjon më së shumti në libraritë fizike kur para fundjavës, gjatë stinës së verës, pushuesit e vendosin edhe një libër në çantën e plazhit.

Muaji korrik shënon rritje të kërkesave në tregun e librit, gjithmonë nëse do ta krahasojmë me dy muajit paraardhës, – konkretisht me muajt maj dhe qershor.

Në të gjitha kanalet e shitjes konstatohet një rritje e kërkesës, ndonëse libraritë fizike ende mbajnë një peshë të madhe në tregtimin e librit.

 

Cilat janë zhanret që mbizotërojnë këtë sezon? (janë romanet e huaja, biografitë, librat motivues apo titujt e autorëve shqiptarë që gjejnë më shumë lexues në verë?)

Zhanret më të pëlqyera janë romancat, sagat dhe thrillerat. Gjatë dekadës së fundit kanë shënuar rritje të konsiderueshme romanet mister dhe thriller, por janë shfaqur edhe fenomene të tjera si BookToks.

BookToks janë të gjithë librat që janë promovuar nëpërmjet TikTok-ut dhe tashmë kjo kategori librash ka zëvendësuar gjithnjë e më shumë konceptin bestsellers.

Në këtë grupim bëjnë pjesë romancat e errëta apo thrillerat.

Po konstatohet një rënie e lehtë e librave të zhvillimit personal gjatë muajve të fundit, gjë që mund të lidhet edhe me praninë e madhe të “ofertës” në treg.

Janë shumë shtëpi botuese që botojnë libra të tillë. Çuditërisht, biografitë nuk ecin shumë në tregun tonë.

Po ashtu, gjatë verës nuk ka rritje të kërkesës për autorët shqiptarë. Mbi 85% e letërsisë që lexohet në vendin tonë u përket autorëve të huaj.

Ky është një fenomen që shkon ngjashmërisht me kërkesën konsumatore të çdo produkti tjetër, ku mbizotëron importi, – edhe për faktin se librat vijnë të mirëmarketuara nga jashtë si bestsellera të mediave apo platformave të mëdha të tregtimit të librit në botë.

Fatkeqësisht, ende nuk ka një mekanizëm promovimi apo strategji që e vendos fokusin në promovimin e letërsisë shqipe.

 

Në botën e sotme dixhitale, sa konkurron libri fizik me formate si audiolibrat apo ebook? A ka të dhëna për përdorimin e tyre nga shqiptarët në verë?

Prej disa vitesh, libri fizik (hard copy) po mban një pozicion të fortë kudo në botë, dhe në Shqipëri është zgjidhja kryesore për lexuesit. Sipas të dhënave, mbi 85% e lexuesve në vendin tonë duan librin tradicional.

Ndonëse ka një rritje të numrit të të rinjve që përdorin mjetet teknologjike për leximin e librit në formatet dixhitale.

Fatkeqësisht nuk ka të dhëna të sakta në këtë fushë, edhe për faktin se lexuesit elektronikë si Kindle, Nook, etj., janë të lidhur me platformat përkatëse dhe pajisjet e tjera smart nuk janë aq komode për të lexuar për një kohë të gjatë.

 

Sipas jush, çfarë roli ka sezoni i verës për të rikthyer zakonin e leximit, sidomos për ata që nuk lexojnë gjatë vitit? Është një mundësi, apo një iluzion veror? (Debati libri si aksesor)

Vera mbetet koha më e mirë e vitit për të lexuar për ata që gjejnë justifikime se nuk kanë kohë për të lexuar.

Botuesit dhe libraritë e fokusojnë marketingun e tyre te kjo periudhë, duke u përpjekur për të promovuar shprehitë e leximit me lista rekomandimesh, apo edhe forma të tjera të sjelljes “konsumatore”.

“Leximtari” e ka fokusuar punën e tij në përzgjedhjen e listave të librave që mund të lexohen gjatë verës nga fëmijët dhe të rriturit, bazuar mbi zhanret, shitjet e titujve dhe autorëve të pëlqyer për momentin, etj.

Organizimi i lojërave shpërblyese, minikonkursve me foto, video apo përshtypje synon pikërisht këtë gjë.

Leximi po shihet gjithnjë e më tepër si një mënyrë jetese krahas shumë aktiviteteve të tjera që bëjmë në përditshmëri si palestra, joga, meditimi, udhëtimi në mal, etj.

Përdorimi i rrjeteve sociale për promovimin e librit i ka dhënë një ngjyresë tjetër edhe mënyrës sesi libri shkon te lexuesit apo sesi vetë lexuesi e përdor librin.

 

A ka ndryshuar profili i lexuesit shqiptar në vitet e fundit? Sa ndikojnë rrjetet sociale dhe influencerët e librit në promovimin apo “modën” e leximit?

Po, ka ndryshuar profili i lexuesit shqiptar, jo thjesht për shkak të zgjerimit të portofolit të botimeve, kategorive të reja dhe shijeve të reja.

Përveç fenomenit të BookTok-ut, i cili tashmë është shfaqur edhe në letërsinë shqipe, ka edhe rritje të interesit të lexuesve për zhanre si manga.

Ky zhanër është një rikthim i ndikimit të kinemasë dhe imazhit te libri. Ka shumë të rinj që pëlqejnë libra të këtij lloji, përfshirë edhe të ashtuquajturit “comics”.

Sigurisht, sot akti i të lexuarit po bëhet gjithnjë e më i vështirë, për shkak se jemi të tejngopur me informacion dhe në mjedise të tilla shpërqendrimi kthehet në sëmundjen e kohës sonë.

Por, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për njohuri cilësore, për libra që na vlejnë dhe që na ndihmojnë të kuptojmë botën, që na edukojnë dhe që na mprehin mënyrën e të menduarit kritik.

Rrjetet sociale kanë ndikim gjithnjë e më të madh në receptimin e librit nga lexuesi, në mënyrën sesi libri shkon te lexuesit dhe te mënyra sesi reagon lexuesi. Bota e influencerave sot ka formësuar edhe fatin e të ashtuquajturit bestsellers.

Nëse dikur një bestseller prodhohej në laboratorin e radios, gazetës apo televizionit, sot atë e prodhon Instagram-i, Facebook-u, YouTube apo TikTok-u.

Shumë autorë kanë shitur miliona kopje për faktin e thjeshtë se një personazh me shumë ndjekës në rrjete sociale e ka ndarë librin apo përvojën e leximit me ndjekësit e tjerë.

Edhe në Shqipëri ka shumë raste kur influencerit (jo domosdoshmërisht të lexuar) kanë pasur fuqinë e ndikimit te ndjekësit e tyre.

Nëse dikur libri promovohej efektivisht “mouth to mouth” (gojë më gojë) sot ka një fuqi të jashtëzakonshme nëpërmjet rrjeteve, të cilat shfaqen si një mundësi e madhe edhe për vetë librin, autorin, botuesin apo tregtarin e botimeve.

 

Platforma juaj “Leximtari” ka sjellë një mënyrë të re për të bashkuar lexues dhe autorë. Si ka qenë ndërveprimi gjatë verës? Ka më shumë komente, përfshirje, klube leximi?

Ne jemi një sipërmarrje e re librore, e cila ka një pikë fizike në një qendër tregtare, pikërisht aty ku ka njerëz.

Qyteti ka libra plot, por ne kemi vendosur që ta çojmë librin mes njerëzve dhe të krijojmë një kontakt të parë krejt ndryshe me librin, duke ju dhënë argumente dhe fakte për fuqinë jetëndryshuese të librit dhe për domosdoshmërinë e njohurive cilësore të cilat ende sot ruhen më mirë se kudo tjetër te libri.

Tregu i librit po kalon momente sfiduese që nga periudha e pandemisë, ku çmimet e librave janë rritur, është rritur konkurrenca dhe ku ka ulje të numrit të lexuesve në gjuhën shqipe. Në këtë mjedis të vështirë, edhe mundësitë janë më të mëdha.

Gjatë periudhës së verës kemi përzgjedhur me kujdes libra të cilët ua rekomandojmë fëmijëve që duan t’i kenë me aventura tre muajt e pushimeve.

Të njëjtën gjë kemi bërë me të rriturit, duke përzgjedhur rekomandime librash të pëlqyer nga zhanre të ndryshme, botime të listuara si më të shiturit apo edhe prurjet më të fundit të cilët premtojnë një botë përndezëse në mendjen e lexuesve gjatë ditëve të verës.

Klubet e librit janë një mjet shumë i mirë për të ngritur dhe për të mbajtur komunitete.

Njëri prej tyre është edhe Bytes and Books, i cili synon që të përzgjedhë librat më të mirë që trajtojnë ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në jetën reale dhe të ndajmë këndvështrime me njerëz që kanë formime profesionale dhe qasje të shumëllojtë.

 

A janë të pranishëm librat për fëmijë dhe të rinj në listat e librave më të kërkuar në verë? Si mund ta nxisim më shumë leximin te brezi i ri në këtë sezon?

Po, padyshim që janë të pranishëm. Shkolla e përgatit një listë rekomandimesh.

Profesionistët e librit, botuesit, librarët, pedagogët, prindërit e lexuar dhe njerëzit e suksesshëm do të duhet të ndajnë përvoja leximi dhe të rekomandojnë libra që i kanë ndihmuar në jetën e tyre personale dhe profesionale te të tjerët.

Ne duhet ta bëjmë pjesë gjithnjë të jetës sonë publike librin dhe leximin, duhet të promovojmë autorët që shkruajmë, duhet të përvetësojmë shprehi të reja leximi dhe duhet që të mësojmë sesi çdo libër mund të na japë kuptueshmëri më të mirë në jetën tonë.

 

Sa ndikojnë çmimet e librave në zgjedhjen që bëjnë lexuesit gjatë verës? A ka oferta apo tituj “verorë” me çmim të reduktuar?

Edhe në botën e librit përgatiten tashmë fushata dhe oferta. Konkurrenca mes operatorëve të tregut ka bërë që të ketë “outlet” librash ku lexuesit përfitojnë nga uljet e shumta që bëjnë libraritë, por edhe vetë botuesit.

Ne kemi bërë disa fushata të shkurtra, falë edhe bujarisë së disa botuesve shqiptarë.

Ky fenomen është një gjë tejet pozitive që tashmë po ndodh edhe në tregun e librit, sepse lexuesi meriton jo vetëm shërbim të mirë, por edhe çmimet më të mira.

 

Çfarë titujsh do t’i sugjeronit një lexuesi shqiptar këtë verë?

E kam të vështirë që të rekomandoj libra për audienca kaq të gjera, por për lexuesit e revistës “Monitor” e kam disi më të thjeshtë:

Në morinë e botimeve në gjuhën shqipe, do të përzgjedhja librat më të mirë që janë për botën e marketingut, komunikimit, shitjes, produktivitetit, etj., – pra libra që na përmirësojnë të ashtuquajturat aftësi të buta.

Konkretisht, për ata që lexojnë “Monitor”, do të rekomandoja leximin e këtyre librave gjatë kësaj vere: “Nexus” të Yuval Noah Harari, Ditari i CEO-s i Steven Bartlett, “Parimet e suksesit” të Jack Canfield, “Manifesti kapitalist” i Robert Kiyosakit, “Arti i negocimit” i Vasil Naçit dhe “Kap majat” të Gary Vaynerchuk.

Secili prej librave ofron perspektiva dhe njohuri të cilat na ndihmojnë për t’u përshtatur në një mjedis që ndryshon përherë, që na jep aftësinë për të prodhuar mesazhe ndryshe nga normaliteti për produktet dhe shërbimet që ofrojmë, që na jep mjeshtërinë për të negociuar apo për të ndërtuar një markë personale më të mirë dhe që na bën të kuptojmë sesi po zhvillohet bota e kapitalit sot.

 

 

 

The post “Profili i lexuesit shqiptar po ndryshon në epokën dixhitale” appeared first on Revista Monitor.

Thirrja e Alpeve Shqiptare: Si t’i ruajmë Parqet Kombëtare?

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:04

Një vështrim mbi sfidat, mundësitë dhe modelet europiane për ruajtjen e Alpeve Shqiptare dhe parqeve tona kombëtare.

 

Nga Gjergj Kota

Maja të larta që prekin qiellin, lugina të gjelbra plot lumenj kristalorë dhe ajër i pastër malor që të mbush mushkëritë. Kjo është skena që të shfaqet teksa zbardh agimi në zemër të Alpeve Shqiptare.

Një udhëtar i hershëm ngrihet pranë një bujtine tradicionale në Theth, Valbonë apo Lëpushë, dëgjon zhurmën e lumit apo një ujëvare në largësi dhe shikon retë teksa shpërndahen mbi majat përreth.

Në atë moment magjik, përjeton madhështinë e natyrës shqiptare, sikurse shumë vizitorë që vijnë nga gjithë bota për të eksploruar parqet tona kombëtare.

Por pas kësaj tabloje piktoreske, fshihen sfida të mëdha: si të menaxhojmë e mbrojmë këto thesare natyrore?

Më poshtë është një vështrim mbi këto sfida dhe zgjidhjet e mundshme, duke u fokusuar te Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë si shembull për mbarë sistemin e parqeve kombëtare në vend.

 

Pasuritë natyrore dhe gjendja aktuale e parqeve

Shqipëria, megjithëse një vend i vogël, është e pasur me biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe rreth një të pestën e territorit e ka nën mbrojtje si zona të mbrojtura.

Aktualisht janë 12 parqe kombëtare (tokësore dhe detare) që mbulojnë rreth 313,950 hektarëafërsisht 11% të territorit. Këto përfshijnë që nga bukuritë alpine si Alpet e Veriut e deri tek ekosistemet unike bregdetare si Divjaka-Karavastaja apo Butrinti.

Parqet kombëtare luajnë një rol kyç jo vetëm në ruajtjen e natyrës, por edhe në ekonomitë lokale. Ato furnizojnë komunitetet me ujë të pijshëm, materiale drusore, kullota, madje ofrojnë potencial të madh për eko-turizëm dhe agroturizëm rural.

Për shembull, Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare, ku përfshihet Valbona, Thethi dhe zonat përreth, vizitohet mesatarisht nga rreth 120 mijë deri në 150 mijë turistë në vit, me një tendencë në rritje gjatë viteve të fundit.

Kjo rritje tregon popullaritetin gjithnjë e më të madh të Alpeve Shqiptare si destinacion kryesor për turizmin natyror dhe aventurën malore.

Megjithatë, pavarësisht këtyre vlerave, dhe përpjekjeve të deritanishme për përmirësime, gjendja në terren lë ende për të dëshiruar. Shumë parqe vuajnë nga laku institucional, investime të pamjaftueshme në infrastrukturë, staf apo promocion.

Në male ende hasen gjurmë të abuzimit mjedisor, si prerje të paligjshme pyjesh, depozitim mbeturinash në lumenj, projekte hidroenergjetike të debatueshme, si dhe ndërtime të pakontrolluara dhe jashtë çdo fizionomie tradicionale alpine, të cilat rrezikojnë autenticitetin kulturor dhe peizazhin natyror.

Zonat e mbrojtura malore shpesh kanë qenë “të lëna në harresë totale” nga pushteti lokal e qendror, dhe po rikthehet vëmendja për t’i ringjallur ato.

Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” është një shembull domethënës ku përpjekjet e fundit synojnë pikërisht këtë rikthim të vëmendjes dhe integrimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Harta e zonave të mbrojtura natyrore në Shqipëri, përfshirë parqet kombëtare, zonat qendrore dhe ato me përdorim tradicional, sipas kategorizimit funksional të legjislacionit shqiptar. Burimi: ASIG — Agjencia Shtetërore e Informacionit Gjeohapësinor.

 

Rasti i Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”

Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare, i shpallur në janar 2022 me Vendim të Këshillit të Ministrave, është sot krenaria e rrjetit të parqeve shqiptare.

Ai bashkoi në një të vetëm disa zona ikonike: Parkun e mëparshëm të Thethit, Parkun e Luginës së Valbonës dhe Rezervatin Natyror të Luginës së Gashit, duke krijuar parkun më të madh në Shqipëri me rreth 82,844 hektarë sipërfaqe.

Parku shtrihet nga skajet e Vermoshit në veri, deri në Valbonë dhe luginën e lumit të Gashit në lindje, duke përfshirë dhe zemrën e Alpeve.

Këtu gjenden majat më të larta e më spektakolare të vendit, përfshirë majën e Jezercës (2,694 m) që mbizotëron horizontin. Relievi karstik me shpella të thella, liqenet akullnajore piktoreske, pyjet e ahut dhe haloreve, si dhe fauna e pasur me arinj, rrëqebuj, dhi të egra e shqiponja, e bëjnë këtë park një thesar të vërtetë natyror.

 

Harta funksionale e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, ku paraqiten zonat qendrore të mbrojtura, ato të përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe emërtimi i zonës së mbrojtur sipas ndarjes ligjore. Ky park është një nga më të mëdhenjtë në vend dhe përfshin zona si Valbona, Thethi, Vermoshi, Curraj i Epërm dhe Lugina e Shalës. Burimi: ASIG — Agjencia Shtetërore e Informacionit Gjeohapësinor.

 

Por a mjafton shpallja me ligj që ky thesar të ruhet? Realiteti na tregon se sfidat janë të shumta. Numri i vizitorëve në Alpe është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Shtigjet tashmë të njohura ndërkombëtarisht si “Peaks Of The Balkans”, duke përfshirë këtu shtegun popullor Valbonë – Theth, tashmë tërheqin mijëra dashamirës të ecjeve malore vendas e të huaj në çdo sezon.

Kjo rritje e fluksit turistik, ndonëse lajm i mirë për ekonominë lokale, ka vënë në pah mungesat infrastrukturore e menaxheriale.

Gjatë një ecjeje tipike në park, vizitori i vëmendshëm mund të vërejë tabelat e rralla informuese (dhe shpesh të vjetruara), mungesën e koshave të plehrave apo të stacioneve Ranger në terren.

Banorët vendas kanë filluar t’i rikthehen zonës pas dekadash emigrimi, duke hapur bujtina e biznese turistike, por edhe ata shpesh ankohen se institucionet publike nuk po ecin me të njëjtin hap për të përmirësuar shërbimet bazë në park.

 

Pamje mahnitëse e majave madhështore në zemër të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” — një peizazh alpin që fsheh pas bukurisë së tij sfida të shumta menaxheriale. Foto Autori.

 

Sfidat kryesore: Nga tarifat te siguria në terren

Mungesa e tarifimit dhe e të ardhurave

Shumica e parqeve tona kombëtare nuk aplikojnë asnjë tarifë hyrjeje për vizitorët, ndryshe nga shumë vende ku parku siguron fonde vetjake nga biletat ose nga taksat e qëndrimit në akomodime. Për rrjedhojë, administratat e parqeve në Shqipëri varen pothuajse tërësisht nga buxheti shtetëror (i cili shpesh është i kufizuar) ose nga projekte donatorësh.

Kohët e fundit ka pasur përpjekje për vendosjen e biletave modeste në disa parqe, si p.sh. në Parkun e Divjakë-Karavastasë ku u tentua një biletë 50 lekë për këmbësorë dhe 150 lekë për automjete.

Ky hap u argumentua nga Ministria e Turizmit si mjet për të siguruar të ardhura që do të shkojnë për pastrimin, mirëmbajtjen dhe investimet në park.

Megjithatë, reagimi i komunitetit lokal ishte i ashpër: banorët e Divjakës protestuan duke e parë pagesën si barrë, sidomos pasi e vetmja rrugë drejt plazhit kalon brenda parkut. Në fund, ministria sqaroi se banorët lokalë do të përjashtoheshin nga tarifa dhe se ajo do të zbatohej vetëm për turistët.

Kjo situatë tregon sesa e ndjeshme është çështja e tarifimit — nga njëra anë nevoja për fonde, nga ana tjetër shqetësimi i komunitetit. Për parqet malore si Alpet, ende nuk ka një skemë tarifimi; vizitorët në Theth, Valbonë apo Lëpushë hyjnë e dalin lirisht.

Kjo është pozitive për aksesin publik, por një mundësi e humbur për të gjeneruar të ardhura që do të përmirësonin shërbimet (p.sh. mirëmbajtjen e shtigjeve, qendrave informative etj.).

Një ironi që nuk kalon pa u vënë re është se për të vizituar Liqenet e Jezercës, të ndodhura brenda territorit shqiptar, nëpërmjet shtigjeve nga Parku Kombëtar “Prokletije” në Mal të Zi, një qytetar shqiptar duhet të paguajë 3 euro për person, ndërsa nuk paguan asgjë kur i afrohet prej brenda vendit.

Ky kontrast tregon sesa shumë mbetet ende për t’u bërë për të krijuar një sistem funksional tarifimi, në përputhje me standardet europiane, por edhe të ndjeshëm ndaj komunitetit lokal.

 

Infrastrukturë dhe mirëmbajtje e pamjaftueshme

Një nga ankesat kryesore të vizitorëve aventurierë në parqet shqiptare është sinjalistika e kufizuar turistike. Shpesh mungojnë tabela orientuese nëpër udhëkryqe rrugësh rurale ose në hyrje të shtigjeve malore, çka e bën të vështirë gjetjen e destinacioneve pa një guidë lokale.

Shumica e monumenteve natyrore nuk kanë tabela informuese, ose në rastin më të mirë, tabelat janë tejet të amortizuara.

Edhe aty ku janë shënuar disa shtigje malore me shenja standarde (p.sh. me bojë në shkëmbinj), mungojnë tabelat në fillim të shtigjeve apo hartat orientuese, duke e lënë vizitorin të pasigurt për drejtimin.

Kjo situatë bie në sy sidomos krahasuar me vendet fqinje: në Mal të Zi apo Kosovë, sapo hyn në një park kombëtar, gjen tabela të mëdha me hartën e zonës dhe rregullat.

Për fat, organizatat dhe komunitetet lokale janë përpjekur të mbushin disi boshllëkun, për shembull, klube të alpinizmit dhe donatorë si GIZ kanë financuar shenjimin e disa shtigjeve të rinj në Alpe vitet e fundit, por një rrjet i plotë sinjalistike modern dhe i standardizuar ende nuk është vendosur.

Pjesë e infrastrukturës së munguar janë edhe qendrat e vizitorëve dhe pikat Ranger.

Aktualisht, Parku Kombëtar i Alpeve të Shqipërisë nuk ka një qendër unike turistike dhe informative të vetë parkut, që të shërbejë si pikë qendrore orientimi për vizitorët, informim mjedisor, planifikim rrugëtimesh apo edukim publik.

Në Theth dhe Valbonë funksionojnë zyra të vogla të administratës lokale të zonave të mbrojtura (AdZM), të cilat bëjnë ç’është e mundur në kushtet ekzistuese, por shpesh kanë staf të kufizuar dhe mungesë logjistike.

Po ashtu, janë ngritur disa pika informative nga subjekte private që operojnë në turizëm, por këto në pjesën më të madhe të kohës qëndrojnë të mbyllura, ose ofrojnë informacion të pjesshëm.

Në të gjithë Alpet Shqiptare janë vetëm disa roja mjedisorë që patrullojnë hapësirën gjigante prej mbi 80 mijë hektarësh — një detyrë pothuajse e pamundur fizikisht.

Pasojat e kësaj mungese kapaciteti duken qartë: shtigje që dëmtohen nga erozioni dhe nuk riparohen, mungesë e shtigjeve të reja, zona pikniku ose vëzhgimi që nuk ekzistojnë ose janë lënë pas dore, dhe probleme të vazhdueshme me grumbullimin e mbetjeve.

Në sezonin veror, sidomos pas fundjavave të ngarkuara, nëpër vendet e kampimit apo buzë rrugëve të Thethit dhe Valbonës vërehen shpesh mbeturina të lëna nga vizitorët (kryesisht vendas), ndërsa nuk ka staf të mjaftueshëm, as kosha të mjaftueshëm e as mjete pastrimi për t’i larguar në kohë.

Aksione vullnetare për pastrimin e shtigjeve, kryesisht në fillim të sezonit turistik veror — si p.sh. ai i organizuar këtë vit nga Shoqata e Udhërrëfyesve Malorë Shqiptarë — përmirësojnë disi situatën, por nuk mund të zëvendësojnë një sistem të strukturuar dhe të qëndrueshëm mirëmbajtjeje.

 

Siguria dhe shërbimi i kërkim-shpëtimit

Vetë natyra malore e parqeve si Alpet mbart rreziqe reale: terrene të thepisura, mot që ndryshon papritur, dhe zona të thella pa sinjal telefonik.

Në vendet me traditë alpine, ekzistojnë shërbime të mirorganizuara shpëtimi malor që ndërhyjnë në mënyrë të specializuar kur alpinistët apo turistët hasin rrezik.

Në Shqipëri, ky shërbim është ende në hapat e parë. Nuk ka një njësi të posaçme shtetërore të kërkim-shpëtimit malor, të pajisur dhe me personel të trajnuar me kohë të plotë të vendosur brenda parqeve kombëtare.

Deri më tani, ky shërbim mbulohet kryesisht nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë”, një strukturë vullnetare pranë Federatës Shqiptare të Alpinizmit, si dhe nga Shoqata Speleologjike Shqiptare, e cila kryen edhe kjo shërbim të shpëtimit alpin dhe speleologjik në mënyrë krejtësisht vullnetare.

Në raste emergjente, zakonisht Policia e Shtetit, forcat zjarrfikëse, shpesh kërkojnë ndihmë nga këto shoqata, si dhe nga vullnetarë vendas. Në disa raste, është kërkuar ndihmë edhe nga organizata fqinje, si p.sh. “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”.

Në situatat më kritike, ndërhyrja e Forcave të Armatosura ka qenë e domosdoshme dhe një ndihmë e madhe, duke siguruar logjistikë, mbështetje njerëzore dhe transport në terrene të vështira.

Shumë ngjarje e kanë bërë të qartë këtë situatë: turistë të huaj kanë humbur jetën duke rrëshqitur në akull teksa kalojnë sidomos në shtegun Valbonë – Theth; për evakuimin e trupave, policia shqiptare kërkon ndihmën e këtyre shoqatave, ndërsa dhe alpinistë lokalë dhe guida malore i bashkohen edhe ata vullnetarisht këtyre operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Këto raste tregojnë se pa ndihmën e këtyre klubeve, si dhe nga vullnetarët, kapacitetet tona zyrtare janë të kufizuara. Koordinimi ndërkufitar është pozitive, por idealja do të ishte që brenda vetë parqeve tona duhet të funksionojnë ekuipazhe të trajnuara për kërkim-shpëtim malor me prani fizike në terren, të gatshme për ndërhyrje të shpejtë.

Po ashtu, rrjeti i rojtarëve nga komuniteti alpin lokal, të cilët deri më tani operojnë vullnetarisht, duhet të përfshihet në mënyrë të strukturuar — me kontrata të pjesshme ose të përkohshme — për të reaguar menjëherë derisa të mbërrijnë forcat e specializuara.

 

Kush kujdeset për parqet?

Menaxhimi i parqeve kombëtare nuk i është lënë rastësisë — ai është i përcaktuar me ligj dhe i deleguar tek institucione specifike.

Ligji për Zonat e Mbrojtura i klasifikon parqet kombëtare si kategori II (sipas IUCN) — zona të gjera ku ruajtja e ekosistemeve harmonizohet me rekreacionin e vizitorëve.

Politikat kombëtare për parqet formulohen nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, por përgjegjësia e drejtpërdrejtë e administrimit i takon Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). AKZM-ja u krijua relativisht vonë, në vitin 2015, pikërisht për të unifikuar menaxhimin e gjithë rrjetit të zonave të mbrojtura në vend.

Kjo agjenci sot mbikëqyr 21% të territorit (përfshirë dhe zona që pritet të shpallen si NATURA 2000 në kuadër të integrimit europian) dhe synon zgjerimin e mëtejshëm të këtij rrjeti deri në 25% të territorit në vitet e ardhshme.

Si funksionon AKZM në terren? Agjencia ka ngritur Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në çdo qark, të cilat kujdesen për zonat e mbrojtura brenda atij rajoni.

Për shembull, Parku i Alpeve bie nën juridiksionin e AdZM Shkodër (për pjesën Shkodër/Malësi e Madhe) dhe AdZM Kukës (për pjesën Tropojë).

Këto administrata punësojnë specialistë mjedisi dhe roje (inspektorë) që patrullojnë, monitorojnë dhe zbatojnë rregulloret në park. Ligji parashikon një sërë rregulloresh që duhet t’u komunikohen vizitorëve: ndalimin e gjuetisë dhe peshkimit pa leje, kufizimin e prerjes së drurëve, mosndërtimin pa leje, mosndotjen e mjedisit etj.

Në teori, shkeljet në park kombëtar përbëjnë “krim mjedisor” dhe ndiqen penalisht. Në praktikë, zbatimi mbetet sfidues për shkak të stafit të kufizuar dhe terrenit të vështirë.

Një aktor tjetër i rëndësishëm janë bashkitë lokale. Edhe pse parqet kombëtare administrohen nga qeveria qendrore (AKZM), bashkitë në territorin e të cilave ndodhet parku kanë detyrë të bashkëpunojnë, sidomos për çështje si menaxhimi i mbetjeve urbane, planifikimi i infrastrukturës (rrugë, ujësjellës, kanalizime) dhe promovimi i turizmit.

Për fat të keq, ka pasur raste kur mungesa e koordinimit midis pushtetit lokal dhe atij qendror ka penguar zgjidhjen e problemeve.

Po kështu, ligjet e reja parashikojnë plane menaxhimi për çdo park, që hartohen me konsultim publik dhe synojnë t’i ndajnë qartë detyrat mes institucioneve.

Parku i Alpeve ende nuk ka një plan të tillë final, por puna është duke u zhvilluar me asistencë të partnerëve si GIZ gjermane dhe ekspertë austriakë.

Në gjithë këtë peizazh institucional, komuniteti lokal dhe OJF-të mjedisore luajnë rolin e vet të rëndësishëm.

Banorët e zonave të Alpeve janë kthyer në kujdestarë natyralë të parkut: shumë prej tyre paralajmërojnë autoritetet kur shohin dikë duke prerë pyllin apo duke gjuajtur; disa marrin pjesë në nismat e pastrimit vullnetar; të tjerë janë bërë guida që edukojnë turistët mbi sjelljen e duhur në natyrë.

Organizata si INCA, PPNEA, EcoAlbania etj., kanë qenë zëra kritikë dhe mbështetës në të njëjtën kohë. Kritikë kur parkut i kanoset ndonjë rrezik (si ndërtimi i HEC-eve në Valbonë që u kundërshtua ligjërisht deri në Gjykatë), dhe mbështetës kur ofrojnë trajnime për stafin lokal apo fushata sensibilizuese.

Falë këtyre përpjekjeve të kombinuara, situata ndonëse e vështirë, po lëviz ngadalë drejt përmirësimit.

 

 

Çfarë mësojmë nga modelet europiane si Austria, Italia dhe Zvicra?

Për të kuptuar se si mund t’i bëjmë parqet tona histori suksesi, ia vlen të hedhim sytë te vendet europiane alpine me traditë.

 

Austria

Austria bie menjëherë në sy si shembull frymëzues. Ky vend relativisht i vogël alpin ka arritur të shpallë 17 parqe kombëtare dhe ka një model të suksesshëm integrimi të turizmit me ruajtjen e natyrës.

Në praktikë, kjo do të thotë se parqet austriake kanë investuar në infrastrukturë vizitorësh (qendra informacioni moderne, muze natyre, shtigje të mirëmbajtura, guidë profesionale), duke e kthyer natyrën e mbrojtur në atraksion kombëtar e ndërkombëtar, por pa komprometuar mbrojtjen.

Të ardhurat nga turizmi (qoftë direkt përmes biletave muzeore, qoftë indirekt përmes taksave lokale nga bizneset turistike) riinvestohen në park: paguajnë rojet, financojnë programe monitorimi të kafshëve, edukojnë publikun e shkollat etj. Modeli austriak po shërben si udhërrëfyes për vendet e Ballkanit.

 

Zvicra

Edhe pse ka vetëm një park kombëtar zyrtar (Parkun Kombëtar Zviceran në Engadin, shpallur më 1914), Zvicra ka ngritur standardin në ruajtjen strikte të natyrës.

Ky park është kategoria Ia (rezervë strikte) sipas IUCN dhe ka rregulla shumë të forta: vizitorët nuk lejohen të dalin nga 21 shtigjet e shënuara, nuk lejohen të ndezin zjarre, të marrin lule, madje as qentë s’mund të futen.

Si arrihet zbatimi i këtyre rregullave? Përveç gjobave të kripura, ndërgjegjësimi dhe edukimi publik është përparësi.

Në Zvicër, çdo turist para se të hyjë në park informohet qartë për rregullat — qoftë përmes tabelave, fletëpalosjeve apo aplikacioneve dixhitale. Janë krijuar madje edhe ture me guidë (rreth 6–7 orë ecje me biologë të parkut) ku, kundrejt një pagese, vizitorët marrin njohuri të thella mbi ekosistemin.

Teknologjia është vënë në shërbim të eksperiencës: një aplikacion mobil “SwissPark” ofron harta interaktive offline të shtigjeve dhe informacion edukativ për pikat kryesore, me një tarifë abonimi vjetore modeste.

Ky kombinim i rregullave të qarta, kontrolleve rigoroze dhe shërbimeve inovative ka bërë që Zvicra të ruajë natyrën e saj alpine në gjendje thuajse të paprekur, ndërkohë që vizitorët vazhdojnë ta shijojnë atë në mënyrë të përgjegjshme.

 

Italia

Fqinjët tanë përtej Adriatikut kanë disa parqe kombëtare alpine të famshme, si Gran Paradiso apo Stelvio. Çfarë spikat atje është prania e shtetit brenda parkut: ka prani të vazhdueshme të rojeve pyjore dhe personelit edukativ.

Në Parkun Gran Paradiso (i pari park kombëtar italian, krijuar që në vitin 1922), ekzistojnë qendra vizitorësh në çdo luginë kryesore të parkut — vetëm në anën e Valle d’Aosta ka katër qendra vizitorësh interaktive ku turistët marrin informacion mbi shtigjet, florën, faunën dhe historinë.

Aty afër ka një muze të vogël, kafene, WC publike dhe staf i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve. Gjithashtu, parku ka guida të licencuara që ofrojnë ture ditore me pagesë.

Shenjat turistike janë të kudogjendura: çdo shteg i rëndësishëm është i pajisur me shtylla druri a metali që tregojnë drejtimin, vështirësinë dhe kohëzgjatjen e ecjes — gjë që e bën lëvizjen në mal shumë më të sigurt.

Falë kësaj infrastrukture, vizitorët ndihen të orientuar dhe të mirëpritur, çka shton reputacionin e parkut. Italia gjithashtu ka integruar komunitetet lokale në menaxhim: shumë nga këto qendra vizitorësh operohen nga bashkitë ose bashkëpunime mes parkut dhe komunave, duke siguruar edhe punësim lokal. Për pasojë, banorët ndihen pjesë e parkut dhe jo të përjashtuar prej tij.

Ajo që i dallon fqinjët tanë nuk është natyra më e bukur, por sjellja dhe ndërgjegjësimi ndaj natyrës. Ndryshimi i mentalitetit është po aq i rëndësishëm sa ndërtimi i rrugëve.

 

Çfarë mund të marrim ne nga këto modele?

Së pari, kuptojmë që investimi në parqe kthehet mbrapsht shumëfish. Një park i mirëmenaxhuar tërheq më shumë vizitorë, që sjellin më shumë të ardhura dhe këto mund të përdoren për mbrojtje akoma më të mirë.

Së dyti, bashkësia lokale duhet përfshirë si partnere. Nëse banorët e Alpeve tona do të shohin përfitime direkte (p.sh. vende pune si guidë, rritje e vlerës së produkteve tradicionale, infrastrukturë e përmirësuar), ata vetë do të bëhen mbrojtësit më të zjarrtë të parkut.

Së treti, edukimi dhe kultura mjedisore janë çelësi që të krijojmë brezin e ri të vizitorëve vendas që i dinë rregullat e sjelljes në park. Kjo do ta bënte punën e stafit të parkut shumë më të lehtë.

Kjo mund të realizohet përmes fushatave publike, futjes së temave mbi natyrën nëpër shkolla, e deri te mesazhet kreative në rrjetet sociale (Shqipëria ka filluar disa fushata të vogla si për shembull për Ditën e Parqeve, Ditën e Maleve, etj., por duhet më shumë në vazhdimësi).

 

Si mund të kontribuojmë për parqe të qëndrueshme?

 Mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i parqeve kombëtare nuk është detyrë vetëm e qeverisë, por është edhe një përgjegjësi e përbashkët ku secili prej nesh ka një rol.

Po si publiku, komunitetet lokale dhe institucionet mund të japin kontributin e tyre:

 

Vizitorët dhe publiku i gjerë

Çdo individ që shkon në një park mund të bëjë minimalisht sjelljen e duhur ekologjike: të mos hedhë mbeturina, të respektojë shtigjet e shënuara dhe zonat e kufizuara, të mos shqetësojë kafshët apo bimët, të ndezë zjarre vetëm ku lejohet (ose fare).

Një vizitor i mirë është ai që mban me vete një qese për mbeturinat e veta dhe nëse has plehra të lëna nga të tjerët, i mbledh ato (këtë zakonisht mund ta bëjnë vetëm turistët e huaj).

Një akt i vogël që bën diferencë të madhe për natyrën. Gjithashtu, publiku mund të mbështesë financiarisht parqet duke vizituar qendrat e informacionit, duke blerë suvenire lokale apo duke paguar biletat (nëse tarifat do të vendosen) me mirëkuptim, duke ditur që këto para kthehen në shërbime.

Për ata që kanë pasion natyrën, vullnetarizmi është një rrugë e mirë. Ka nisma për pastrim parqesh, për shenjim shtigjesh me vullnetarë apo për mbjellje pemësh.

Pjesëmarrja në to është kontribut i drejtpërdrejtë. Edhe thjesht ndarja e informacionit dhe eksperiencës pozitive me miqtë në mënyrë që dhe ata të ndërgjegjësohen, luan rol të rëndësishëm.

 

Komunitetet lokale në zonat e parqeve

Banorët vendas janë në fakt rojet e para të pyllit. Ata mund të organizohen në grupe komunitare për të bashkëpunuar me administratën e parkut — p.sh. një grup banorësh në Vermosh mund të marrë përsipër mirëmbajtjen e një pjese të shtegut lokal.

Po ashtu, komuniteti mund të identifikojë dhe raportojë problemet: nëse vërehet dikush duke prerë dru ilegalisht, një telefonatë e shpejtë tek autoritetet e parandalon dëmin; nëse vëren mungesë tabelash diku, komuniteti mund t’ia bëjë kërkesë zyrtare parkut që t’i vendosë.

Një ide interesante nga modelet europiane është turizmi i udhëhequr nga komuniteti: banorët vetë krijojnë paketa turistike (guidë për ecje, qëndrim në familje, ushqim bio lokal, tregim historish dhe legjendash të malit).

Kështu turistët largohen me një përvojë autentike, ndërsa banorët sigurojnë të ardhura dhe e kuptojnë se ruajtja e natyrës është aset ekonomik afatgjatë.

Komunitetet e zonave alpine kanë trashëguar dijen e vjetër për jetesë në harmoni me malin. Për shembull: të korrat tradicionale që nuk e dëmtojnë tokën, kullotjet e balancuara që nuk e degradojnë livadhin, etj.

Këto praktika të vjetra mund të promovohen si pjesë e identitetit të parkut, duke i dhënë atij edhe vlerë kulturore përveç asaj natyrore.

 

Institucionet dhe politikëbërësit

Së fundi, topi është padyshim në fushën e institucioneve shtetërore. Çfarë duhet bërë ndryshe nga lart? Para së gjithash, nevojitet një buxhet më i madh, i qëndrueshëm dhe me destinacion të qartë për zonat e mbrojtura.

Por më shumë se kaq: Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një strukture të re menaxhuese për parqet kombëtare, e aftë të funksionojë me vetadministrim dhe autonomi të pjesshme financiare.

Kjo do të thotë që vetë parqet të mund të mbledhin të ardhura nëpërmjet tarifave të hyrjes, kontributeve nga akomodimet, apo shërbimeve të tjera turistike, ndërkohë që plotësohen nga financimet e projekteve të qeverisë qendrore dhe vendore, si dhe nga fondet e huaja dhe partnerët ndërkombëtarë.

Një strukturë e tillë duhet të integrojë në mënyrë funksionale rojet mjedisorë, pylltarët, njësi të kërkim-shpëtimit malor dhe stafe teknike, duke i lidhur në mënyrë të qartë me komunitetin lokal dhe me rrjetin e institucioneve ligjzbatuese.

Modeli i një “Shërbimi të Parkut” të bashkuar, me një njësi Rangers të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare, do të mund të shërbente si strukturë bërthamë për patrullimin, orientimin e vizitorëve dhe ndërhyrjen në emergjenca.

Partneritetet publike-private janë gjithashtu një pjesë kyçe e suksesit: një operator telefonik mund të instalojë antena për mbulimin me sinjal të zonave të thella në këmbim të promovimit si garant i sigurisë; kompani karburantesh mund të sponsorizojnë pajisje për zjarrfikësit malorë; ndërsa kompani të turizmit të qëndrueshëm mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e shtigjeve apo sinjalistikës.

Në të njëjtën kohë, duhet garantuar një bashkëpunim real me institucionet ligjzbatuese, nga policia dhe inspektoratet, te bashkitë, për të ndaluar prerjet ilegale, ndërtimet pa leje dhe ndotjen.

Vetëm kështu, parqet tona do të jenë të mbrojtura, funksionale dhe të dobishme për të gjithë.

Në këtë strukturë të re menaxhimi, është jetike që çdo park të ketë një plan të qartë dhe të zbatuar menaxhimi, ku të përcaktohen qartë zonat me mbrojtje të rreptë, hapësirat e lejuara për turizëm të qëndrueshëm dhe zonat ku mund të vijojnë aktivitetet tradicionale si kullotat apo pyllëzimi.

Zbatimi i ligjit duhet të jetë i palëkundur: ndërtimet pa leje, gjuetia ilegale dhe ndërhyrjet infrastrukturore të pakontrolluara brenda parqeve duhet të ndalen që në gjenezë.

Çdo projekt i ri (qoftë rrugë, hidrocentral apo resort) duhet të kalojë në sitën e duhur të vlerësimit mjedisor dhe të ndikohet nga standardet më të larta të mbrojtjes së natyrës.

Në një nivel më të gjerë strategjik, institucionet shqiptare duhet të kërkojnë dhe të mirëpresin mbështetjen e partnerëve europianë. Austria, për shembull, ka ndihmuar në hartimin e planeve për Parkun e Sharrit në rajon, dhe mund të japë kontribut edhe për Alpet Shqiptare.

Bashkimi Europian, nëpërmjet fondeve IPA dhe programeve të tjera të qëndrueshmërisë mjedisore, ofron mundësi reale për të mbështetur projekte në zonat e mbrojtura. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.

Në të ardhmen, parqet kombëtare shqiptare pritet të jenë pjesë e rrjetit europian NATURA 2000, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për ruajtjen e biodiversitetit në të gjithë kontinentin.

Ndaj, përkujdesja për këto zona të mbrojtura nuk është vetëm përgjegjësi institucionale, por edhe një hap i natyrshëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të afërt me Europën.

Alpet Shqiptare kanë gjithçka që u duhet për të qenë një nga historitë e suksesshme të ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon. Ato rivalizojnë Alpet e Europës për nga bukuria dhe natyra e egër.

Tani është momenti që t’i afrohemi edhe në mënyrën si kujdesemi për to. Me përkushtim, bashkëpunim dhe vizion të qartë, edhe parqet tona mund të jenë shembull i mirëmenaxhimit dhe krenari për vendin.

The post Thirrja e Alpeve Shqiptare: Si t’i ruajmë Parqet Kombëtare? appeared first on Revista Monitor.

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:02

Keqardhje për Tommy Norris dhe homologët e tij në botën reale, shkruan The Economist

 

Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së naftës, me një jetë personale të ndërlikuar.

Sipas tij, çmimi ideal për një fuçi nafte është 78 dollarë. Në këtë nivel, prodhuesit kanë fitime të mjaftueshme për kërkime gjeologjike, ndërsa konsumatorët nuk përballen me ndryshime të mëdha në çmime.

Sot, çmimi i naftës Brent, tregu global i referencës, është rreth 65 dollarë, më i ulët se niveli ideal i Norris dhe gjithashtu shumë i paqëndrueshëm, duke u luhatur ndjeshëm javët e fundit për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Shumica e industrive përballen me tendenca afatgjata të çmimeve.

Për shembull, industria e produkteve elektronike për konsum personal ka bërë përparime teknologjike, duke e bërë atë më të lirë në terma realë për dekada.

Në shërbimet që kërkojnë shumë punë, si arsimi dhe shëndetësia, çmimet kanë tendencë të rriten për shkak të fenomenit të njohur si “sëmundja e kostove të Baumolit”, tendenca e presionit të pagave për t’u rritur në përputhje me rritjen e të ardhurave në gjithë ekonominë.

Ndryshe nga këto, mallrat fizike si produktet bujqësore, energjia dhe metalet nuk ndjekin një trend të qartë afatgjatë. Ato kanë një tendencë problematike: gjatë periudhave të mirëqenies së madhe, prodhimi tejkalon kërkesën ideale, ndërsa gjatë krizave bie shumë poshtë saj.

Ky efekt është i rëndësishëm, sepse mallrat janë pjesë thelbësore e pothuajse çdo produkti, që nga raketat e tenisit deri te produktet kozmetike dhe pajisjet mjekësore.

Tronditjet e fundit në çmimin e naftës të shkaktuara nga lufta janë të njohura për ekspertët e industrisë.

Sipas një studimi të Bankës Botërore, këto luhatje janë bërë më të shpeshta dhe më të ashpra në vitet e fundit. Ciklet e sotme të luhatjeve janë më të shkurtra dhe më ekstreme se më parë.

Arsyeja kryesore e ndryshimit është se më parë ciklet e mallrave kontrolloheshin kryesisht nga oferta. Prodhimi kërkon kohë të gjatë dhe shumë kapital.

Një platformë detare për nxjerrjen e naftës kërkon vite për t’u ndërtuar, ndërsa nxjerrja e naftës nga depozitat shkëmbore kërkon muaj të tërë.

Nga zbulimi deri në nxjerrje kalojnë 10 deri në 20 vjet. Kjo do të thotë se oferta nuk mund të reagojë shpejt ndaj ndryshimeve të çmimit, duke shkaktuar investime të tepërta në periudha të zhvillimit dhe mbingarkesë gjatë krizave.

Gjithashtu, dinamikat e inventarit ndikojnë në natyrën ciklike të mallrave. Shpesh, ruajtja e mallrave është e shtrenjtë, dhe disa produkte bujqësore janë të paqëndrueshme.

Rezervat e ulëta do të thonë që edhe ekuilibrat afatshkurtër midis ofertës dhe kërkesës mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në çmime.

Spekulimi financiar gjithashtu intensifikon këto luhatje. Në mënyrë më të përgjithshme, kërkesa për mallra është e lidhur ngushtë me ciklin global ekonomik dhe gjithmonë ekziston rreziku i një lufte të re.

Studiuesit e Bankës Botërore përdorën një algoritëm për të identifikuar pika kthimi në çmimet e 27 mallrave nga viti 1970 deri në 2024. Mesatarisht, secili mall pësoi rreth 14 kthesa në 50 vitet e fundit.

Krizat zgjatën mesatarisht më pak se 4.5 vjet, ndërsa periudhat e mirëqenies rreth 3 vjet. Edhe pse krizat zgjatën më shumë, luhatjet e çmimeve në periudhat pozitive dhe negative ishin afërsisht të barabarta në madhësi.

Rreth dy të tretat e kohës, mallrat kalonin në faza ciklike të përbashkëta, duke reflektuar ndikimin e ciklit global ekonomik.

Metalet industriale dhe energjia kishin një korrelacion të fortë, ndërsa mallrat bujqësore lëviznin më shumë në mënyrë të pavarur, për shkak të faktorëve lokalë si moti dhe sëmundjet.

Nga viti 1970 deri në 1985, ciklet kontrolloheshin kryesisht nga tronditjet e ofertës, sidomos në energji.

Më pas, në periudhën 1986-2001, tregjet u bënë më të qëndrueshme, falë përparimeve teknologjike dhe liberalizimit të tregtisë globale.

Por që nga vitet 2000, paqëndrueshmëria nisi të rritet sërish, dhe nga viti 2020 u intensifikua ndjeshëm.

Tani periudhat e mirëqenies zgjatin mesatarisht 24 muaj, dhe krizat vetëm 23 muaj. Cikli është përgjysmuar, nga 90 muaj në 45 muaj. Banka Botërore e quan këtë një regjim të ri të tregut të mallrave.

Ky ndryshim është shkaktuar pjesërisht nga ngjarje si pandemia e Covid-19, pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe ndryshimet e politikave monetare gjatë pesë viteve të fundit.

Por edhe ndryshimet strukturore afatgjata luajnë rol të rëndësishëm. Kalimi global drejt energjive të gjelbra ka rritur kërkesën për minerale kritike si nikeli dhe litiumi.

Në të njëjtën kohë, moti ekstrem i shpeshtë rrit rreziqet në ofertë, sidomos në bujqësi. Fragmentimi i ekonomisë globale dhe barrierat tregtare kanë ndikuar negativisht në tregtinë e mallrave.

Prodhimi i përqendruar dhe mungesa e diversifikimit në zinxhirët e furnizimit i bëjnë këto tregje shumë të ndjeshme ndaj masave proteksioniste.

 

 

Momenti kritik

Kjo situatë ka pasoja të rëndësishme për qeveritë në mbarë botën.

Sipas Bankës Botërore, dy të tretat e ekonomive në zhvillim dhe tregjet në zhvillim varen në masë të konsiderueshme nga eksportet, të ardhurat fiskale dhe aktiviteti ekonomik i mallrave.

Një cikël më i paqëndrueshëm i çmimeve përbën sfidë serioze për politikat ekonomike të këtyre vendeve, duke ulur mundësitë për të arritur rritje të qëndrueshme.

Kjo është gjithashtu një sfidë për bankierët qendrorë në vendet e pasura. Historikisht, ata kanë “parë përtej” luhatjeve të çmimeve të shkaktuara nga mallrat, duke u fokusuar më shumë në treguesit kryesorë të inflacionit, që zakonisht përjashtojnë energjinë dhe ushqimet.

Kjo strategji kishte kuptim, pasi deri në vitin 2020, periudhat e rritjeve dhe uljeve të çmimeve ishin të barabarta në madhësi.

Por nëse tani rritjet janë më të mëdha se uljet, situata bëhet shumë më komplekse.

Zemërimi i Tommy Norris dhe homologëve të tij në botën reale është i kuptueshëm.

Ndryshimi në dinamikën e tregut të mallrave do të thotë se çmimi i naftës do të qëndrojë edhe më pak kohë në nivelin ideal.

 

 

 

The post Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve appeared first on Revista Monitor.

A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie?

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:00

Analiza sugjeron se kjo varet nga lloji i kulturës që drejtuesit duan të ndërtojnë

 

“Nuk ka të bëjë vetëm me treguesit e produktivitetit”, – tha së fundmi për punonjësit drejtuesi ekzekutiv i Uber, Dara Khosrowshahi, pasi kompania e transportit kërkoi që të gjithë të kthehen në zyrë të paktën tri ditë në javë.

“Ka të bëjë me ndërtimin e kulturës, që do të çojë Uber në fazën tjetër të rritjes”.

Khosrowshahi nuk është i vetmi drejtues që u referohet këtyre ideve pak të paqarta, ndërsa përpiqet t’i rikthejë punonjësit në zyrë. Në janar, punonjësit e Amazon u urdhëruan të kthehen pesë ditë pune në zyrë, shkruan The Economist.

“Njerëzit njohin njëri-tjetrin më mirë kur janë bashkë fizikisht”, – tha drejtuesi i Amazon, Andy Jassy, për Harvard Business Review.

Edhe pse kultura e një kompanie është një koncept i paqartë, drejtuesit kanë të drejtë të shqetësohen për të.

Studimet tregojnë se vlerat dhe normat e një kompanie, përfshirë mënyrën se si punonjësit punojnë, sillen dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, mund të ndikojnë në inovacionin, rentabilitetin dhe performancën në bursë.

Por, a ndihmon vërtet kthimi me detyrim në zyrë në përmirësimin e kulturës së kompanisë? Analiza e The Economist sugjeron se përgjigjja varet nga lloji i kulturës, që një firmë përpiqet të ndërtojë.

Drejtuesit, në përgjithësi, pretendojnë se prania në zyrë është ndihmesë për kulturën e punës. Spontaniteti që shpesh çon në ide të reja humbet kur stafi punon nga shtëpia.

Dëmtohet edhe bashkëpunimi. Një studim me 61,000 punonjës të Microsoft tregoi se puna nga distanca në gjysmën e parë të vitit 2020 e bëri gjigantin teknologjik më të izoluar dhe më pak dinamik.

Gjithashtu, integrimi i punonjësve të rinj bëhet më i vështirë.

Megjithatë, pothuajse të gjithë punonjësit thonë se do të parapëlqenin, që të paktën një pjesë të punës, ta kryenin nga shtëpia.

Mark Ma nga Universiteti i Pittsburgh dhe kolegët e tij zbuluan se kompanitë, që këmbëngulën për kthimin e punonjësve në zyrë pas pandemisë, panë një rënie të kënaqësisë në punë dhe një rritje të largimeve, pa asnjë përmirësim në ecurinë e firmës.

Për të vlerësuar lidhjen mes politikave të punës dhe kulturës së kompanive, analiza iu referua fillimisht të dhënave të CultureX, një shoqëri kërkimore e drejtuar nga Don dhe Charlie Sull.

Ata siguruan një bazë të dhënash me nëntë tregues të kulturës së korporatave për rreth 900 kompani, ndërtuar mbi komentet dhe vlerësimet në Glassdoor, një faqe që mbledh opinione nga punonjësit për vendet e tyre të punës.

Burimi i dytë ishte Work Forward, një shoqëri këshillimi që publikon Flex Index – një bazë të dhënash për politikat e punës në distancë të kompanive.

Ky indeks i klasifikon firmat në tre kategori: me punë tërësisht nga zyra, me fleksibilitet të plotë dhe me model hibrid.

Duke kombinuar këto dy burime, u zbulua se kompanitë që kërkonin prani të plotë në zyrë pesë ditë në javë, vlerësoheshin më mirë nga punonjësit për “shkathtësinë” (agility) – aftësinë e një kompanie për të parashikuar dhe për të reaguar shpejt ndaj ndryshimeve në treg.

“Nëse je në zyrë – shpjegon Charlie Sull i CultureX, – mund të marrësh informacion shumë më shpejt dhe në mënyrë më efikase dhe të reagosh ndaj rrethanave të reja në mënyrë më të përshtatshme”.

Por në tregues të tjerë, kompanitë me politika të rrepta për praninë në zyrë merrnin vlerësime më të ulëta sesa ato më fleksiblet (shih grafikun).

Firmat që kërkonin pesë ditë në zyrë merrnin vlerësime më të dobëta për mbështetjen ndaj punonjësve (nëse ata ndihen të vlerësuar nga drejtuesit), cilësinë e lidershipit, nivelin e toksicitetit (nëse tolerohet sjellja e papërshtatshme), sinqeritetin dhe ekuilibrin punë-jetë.

Në tre treguesit e tjerë të matur nga CultureX, nuk u konstatua ndonjë ndryshim domethënës mes kompanive në varësi të politikës së tyre për vendndodhjen e punës.

Analiza ka kufizimet e veta. Për shembull, mund të ndodhë që firmat që tregohen më pak të kujdesshme për mbështetjen e punonjësve apo për largimin e sjelljeve toksike, priren gjithashtu më pak të dëgjojnë kërkesat për fleksibilitet.

Megjithatë, rezultatet janë domethënëse. “Kompanitë që renditen më lart për shkathtësinë – si Nvidia, SpaceX, Tesla – zakonisht bëjnë një marrëveshje të qartë me punonjësit”, – thotë Don Sull, i cili është gjithashtu profesor në MIT Sloan School of Management.

“Punonjësve u ofrohen paga të larta, mundësi të shkëlqyera për karrierë dhe përfitime të tjera. Por kompensimi është se ekuilibri punë-jetë lë për të dëshiruar”.

Më shumë se pesë vite pas fillimit të pandemisë, kompanitë ende po përpiqen të gjejnë ekuilibrin e duhur mes punës në zyrë dhe asaj në distancë.

Me ftohjen e tregjeve të punës dhe zhvendosjen e fuqisë nga punonjësit drejt punëdhënësve, drejtuesit mund të tundohen të kërkojnë më shumë kohë në zyrë, duke pretenduar se kjo ndihmon në ndërtimin e kulturës së kompanisë.

Për kompanitë që vlerësojnë shkathtësinë dhe reagimin e shpejtë, kjo ka kuptim. Por të dhënat tregojnë se kjo qasje ka një kosto.

The post A e shkatërron puna nga shtëpia kulturën e një kompanie? appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Statistikat e shpendëve, 2024

By: Mira Leka
4 August 2025 at 20:32

Sektori i blegtorisë prej vitesh ishte në krizë, por numri i shpendëve ishte në rritje nga investimet në pulari të mëdha në zonën e qendrës së vendit.
Kjo tendencë ka ndryshuar vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i pulave në vend në vitin 2024 ishte në rënie për të tretin vit radhazi.
Numri i pulave në Shqipëri pësoi një rënie me rreth 320 mijë krerë gjatë vitit 2024 në krahas...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistikat e shpendëve, 2024 appeared first on Revista Monitor.

Udhëzuesi i verës për të mbrojtur fitimet

By: Mira Leka
4 August 2025 at 20:28

Këtë verë, drejtuesit e korporatave po përgatiten për pushime... nga puna, shkruan The Economist
 
Mesi i korrikut është koha kur gjithçka zbulohet. Në plazh, kjo nënkupton veshje gjithnjë e më të lehta. Në zyrat e bordit, kjo merr formën e një rituali të “zhveshjes” së korporatave të quajtur “sezoni i fitimeve verore”.
Rezultatet për tremujorin e dytë të vitit do të dalin në javët e ardhshm...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Udhëzuesi i verës për të mbrojtur fitimet appeared first on Revista Monitor.

Luftë, gjeopolitikë, krizë energjetike: si e shmang ekonomia çdo katastrofë

By: Mira Leka
4 August 2025 at 20:24

Kapitalizëm i paprekshëm nga fatkeqësitë. Një formë e re kapitalizmi mund të shpjegojë suksesin e saj, shkruan The Economist
 
Pasi trupat e Adolf Hitlerit marshuan në Francë në vitin 1940, shumëkush kishte frikë për shkatërrimin e menjëhershëm të Europës dhe ekonomisë së saj.
Por, investitorët britanikë nuk kishin. Në vitin pas pushtimit, bursa e Londrës u rrit; madje, deri në fund të luftimeve, ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Luftë, gjeopolitikë, krizë energjetike: si e shmang ekonomia çdo katastrofë appeared first on Revista Monitor.

A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj?

By: Mira Leka
4 August 2025 at 20:13

Krijimtaria dhe mendimi kritik mund të ndikohen. Por ka mënyra për të zbutur pasojat, shkruan The Economist
 
Siç mund ta dijë kushdo që ka dhënë një provim të paktën një herë, të shkruash një ese për më pak se 20 minuta kërkon vërtet shumë përqendrim.
Të kesh qasje të pakufizuar në Inteligjencën Artificiale (IA) do ta lehtësonte ndjeshëm këtë ngarkesë mendore.
Por, siç sugjeron një studim i fundi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post A do të na bëjë Inteligjenca Artificiale më budallenj? appeared first on Revista Monitor.

Sistemi global i azilit po shpërbëhet

By: Mira Leka
4 August 2025 at 20:03

Çfarë duhet ta zëvendësojë atë?
 
Miguel mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Amerika Latine në vitin 2018. Ai kërkoi azil, duke deklaruar se po u shpëtonte bandave kriminale që do ta vrisnin po të kthehej.
Shtatë vite më vonë, çështja e tij ende nuk është zgjidhur, shkruan The Economist.
Zyrtarët britanikë kanë vonuar vendimin për shkak se nuk ka një mënyrë të lehtë për të përcaktuar nëse r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sistemi global i azilit po shpërbëhet appeared first on Revista Monitor.

Bosnjë dhe Hercegovina, biznesi i paneleve diellore

By: Mira Leka
4 August 2025 at 19:50

Falë klimës së favorshme, Bosnja dhe Hercegovina ka potencial të madh për energjinë diellore. Niveli i rrezatimit diellor, rreth 2000 orë me diell në vit, është më i lartë se në shumë vende europiane, duke tejkaluar atë të Gjermanisë, Suedisë dhe Polonisë me rreth 30%.
Pesë centrale të reja diellore pritet të jenë funksionale në Hercegovinë deri në fund të vitit 2025, me një kapacitet të kombinuar...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bosnjë dhe Hercegovina, biznesi i paneleve diellore appeared first on Revista Monitor.

Serbi, IT po shqyrton tërheqjen nga tregu pas heqjes së stimujve

By: Mira Leka
4 August 2025 at 19:47

Disa kompani të sektorit të teknologjisë po shqyrtojnë tërheqjen e pjesshme ose të plotë nga tregu serb pas heqjes së stimujve të parashikuar nga Dekreti për Kriteret e Dhënies së Ndihmës për Punëdhënësit që Punësojnë Persona të Sapoardhur, njoftoi Shoqata Serbe e Teknologjisë së Informacionit (SITA).
“Disa javë pas shfuqizimit të stimujve për individët e sapoardhur, dhe pavarësisht disa letrave z...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbi, IT po shqyrton tërheqjen nga tregu pas heqjes së stimujve appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, Fitch Ratings rrit vlerësimin kreditor të Bankës për Zhvillim

By: Mira Leka
4 August 2025 at 19:45

Agjencia Fitch Ratings ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit të Bankës për Zhvillim të Bullgarisë (BDB) nga 'BBB' në 'BBB+', duke i dhënë gjithashtu një perspektivë të qëndrueshme.
Vlerësimi i ri përputhet me vlerësimin sovran të Bullgarisë dhe pasqyron besimin e agjencisë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit pas vendimit për të adoptuar Euron.
Ky hap sinjalizon rritjen e besimit si në e...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, Fitch Ratings rrit vlerësimin kreditor të Bankës për Zhvillim appeared first on Revista Monitor.

Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës

By: Mira Leka
4 August 2025 at 19:43

Dy dekada pasi fondet e kapitalit privat nisën të investonin fuqishëm në kujdesin shëndetësor privat në Europën Qendrore, sektori vazhdon të jetë një magnet për investitorët, që kërkojnë të rrisin asetet dhe të nxisin konsolidimin, edhe në kushtet e një klime makroekonomike më të pasigurt.
Kujdesi shëndetësor privat lulëzoi krahas rritjes së klasës së mesme në Europën Qendrore dhe Juglindore. Popu...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës appeared first on Revista Monitor.

“Ushqimi shqiptar është identitet – jo vetëm shije”

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:25

Flet Altin Prenga – i njohur për agroturizmin “Mrizi i Zanave”
 
Në vitet e fundit, ka një rritje të numrit të restoranteve dhe agroturizmeve që ofrojnë produkte vendase dhe pjata tradicionale të interpretuara me kujdes dhe kreativitet.
Kjo qasje përputhet me tendencat globale drejt produkteve lokale, të stinës dhe përvojave autentike gastronomike.
Në këtë kontekst, shefi Altin Prenga – i njohur p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Ushqimi shqiptar është identitet – jo vetëm shije” appeared first on Revista Monitor.

“Autenticiteti është vlera më e madhe në një treg global”

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:21

Flet Jurgen Bame, shef i marketingut të rrjetit të restoranteve "Era"
 
Kuzhina shqiptare po zë gjithnjë e më shumë vend në përvojën turistike që ofron vendi, veçanërisht në qytete si Tirana, ku vizitorët mund të përjetojnë shijen lokale edhe në restorante moderne.
Në një treg ku turizmi është në rritje të shpejtë dhe përballueshmëria është një nga pikat e forta, ruajtja e autenticitetit nëpë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Autenticiteti është vlera më e madhe në një treg global” appeared first on Revista Monitor.

“Turistët kërkojnë autenticitet edhe në pjatat më të thjeshta”

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:17

Flet Fundim Gjepali, shef dhe drejtues i agroturizmit “Gjepali” në Shijak
 
Kuzhina tradicionale shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm në agroturizëm, por edhe në restorantet urbane të vendit.
Me rritjen e fluksit të turistëve të huaj, është shtuar kërkesa për ushqim vendas, autentik dhe me bazë produktet e zonës. Kjo ka nxitur rikthimin te gatimet tradicionale dhe te bash...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Turistët kërkojnë autenticitet edhe në pjatat më të thjeshta” appeared first on Revista Monitor.

Restorantet më të vlerësuara në Tripadvisor

By: Mira Leka
4 August 2025 at 15:14

Bazuar në të dhënat nga platforma Tripadvisor, disa prej restoranteve më të vizituara dhe më të vlerësuara në Shqipëri janë bërë tashmë pika referimi për turistët e huaj dhe vendas që kërkojnë eksperienca autentike kulinare.
Në Tiranë, në krye të listës qëndrojnë Smoke House, Kripe dhe Piper dhe Ujvara Restaurant, secili me një vlerësim maksimal prej 4.9 yjesh, dhe me mbi 1300 komente për dy të pa...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Restorantet më të vlerësuara në Tripadvisor appeared first on Revista Monitor.

❌
❌