Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Petkoviq: Kurti nuk dëshiron marrëveshje e as dialog, por t’i dëbojë serbët

16 June 2025 at 11:57

Drejtori i zyrës serbe për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “të gjithë e dinë që kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, e ka hedhur poshtë Marrëveshjen e Uashingtonit, prandaj tani është qesharake që ai të lavdërojë rolin e SHBA dhe të sulmojë Beogradin”.

Sipas tij, “Kurti nuk i dëshiron marrëveshje, as dialog, por dëshiron të dëbojë serbët”, transmeton Paparaci.

Petkoviq, në një postim në rrjetin social “X”, ka pretenduar se “Kurti ka 12 vjet që refuzon të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit”.

“Është qesharake që Kurti lavdëron rolin e SHBA dhe sulmon Beogradin. Të gjithë e dinë se personalisht Kurti e ka refuzuar Marrëveshjen e Uashingtonit, duke kundërshtuar ashpër presidentin Trump dhe që tashmë 12 vjet refuzon të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Petkoviq.

Ai në këtë propagandë të radhës pretendon se “Kurti dëshiron vetëm dëbimin e serbëve”.

“Kurti nuk dëshiron as marrëveshje, as dialog, por dëshiron të dëbojë serbët! Prandaj de-përshkallëzimi urgjent dhe formimi i Asociacionit është parakusht për çdo përparim në dialog”, ka përsëritur edhe një herë Petkoviqi kushtëzimet e shefit të tij Vuçiqit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Petkoviq: Kurti nuk dëshiron marrëveshje e as dialog, por t’i dëbojë serbët appeared first on Sinjali.

Irani ekzekuton një burrë sepse spiunoi për Izraelin

16 June 2025 at 11:34

Irani ka ekzekutuar një burrë i cili u shpall fajtor për spiunazh për agjencinë e inteligjencës izraelite Mossad.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, raportoi të hënën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars.

Ekzekutimi, raportoi Reuters, është i treti në javët e fundit që lidhet me kryerjen e spiunazhit në emër të Izraelit.

The Guardian thekson se megjithatë, nuk ishte në gjendje ta verifikonte në mënyrë të pavarur raportin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani ekzekuton një burrë sepse spiunoi për Izraelin appeared first on Sinjali.

Izraeli thotë se Irani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike në drejtim të tij

16 June 2025 at 11:25

Irani ka lëshuar 370 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit gjatë katër ditëve të konfliktit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.  

Deri të hënën në mëngjes, 24 persona kanë mbetur të vdekur në Izrael dhe 592 të tjerë të plagosur, me 10 prej tyre në gjendje të rëndë , që nga fillimi i armiqësive të premten, thuhet në deklaratë.

Raketat iraniane, sipas njoftimit, kanë goditur me sukses 30 vende në Izrael.

Ndërkohë, në Iran, të paktën 224 persona janë vrarë që nga e premtja, sipas ministrisë iraniane të Shëndetësisë të dielën, siç citohet nga media shtetërore iraniane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli thotë se Irani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike në drejtim të tij appeared first on Sinjali.

Trumpi mbërrin në Kanada për samitin G7

16 June 2025 at 11:06

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur të dielën në Kananaskis, Alberta, brenda Maleve Shkëmbore Kanadeze, për t’u bashkuar me udhëheqësit e disa prej fuqive më të mëdha ekonomike në botë për samitin e Grupit të Shtatë G7.

Takimi i shtatë shteteve po ndodh në kohën e rritjes së konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, teksa në qendër të vëmendjes pritet të jetë edhe lufta tregtare e Trumpit, raporton AP.

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrja e Teheranit, të cilat duket se i kapën shumë udhëheqës botërorë në befasi, janë shenja e fundit e një bote më të paqëndrueshme.

Trumpi së fundmi ka kundërshtuar një plan izraelit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë një zyrtar amerikan për Associated Press.

Kjo është parë si një tregues se sa larg është i përgatitur të shkojë Izraeli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi mbërrin në Kanada për samitin G7 appeared first on Sinjali.

Qëndrimi i Trump për dialogun, Kurti: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radoiçiqit

16 June 2025 at 10:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ecë përpara pa përmbushjen e disa kushteve themelore nga ana e Beogradit.

Ai u pyet lidhur me zotimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë–Serbi dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.

Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike të arritur mes dy vendeve dhe kërkoi që autoritetet serbe të dorëzojnë Milan Radoiçiqin, të cilin e cilësoi si “kryekriminelin që vrau rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku”.

Kurti kërkoi gjithashtu që Serbia të nënshkruajë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe të tërheqë deklaratën e dhjetorit 2023 të ish-kryeministres serbe Ana Brnabiq, ku u mohua integriteti territorial i Kosovës.

“Unë besoj që normalizimi është i mundur, por trysnia duhet të ushtrohet mbi Beogradin”, tha Kurti, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara në këtë proces. Ai i cilësoi SHBA-të si aleat kryesor dhe mik të veçantë në tri fusha kyçe: mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qëndrimi i Trump për dialogun, Kurti: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radoiçiqit appeared first on Sinjali.

Shqipëria qendër e diplomacisë – Rama sot mirëpret liderët e 13 shteteve të rajonit, merr pjesë edhe Kosova

16 June 2025 at 09:59

Shqipëria sot do të mirëpres Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore.

Kjo u bë e ditur gjatë ditës së djeshme nga vetë kryeministri Edi Rama, ku ka theksuar rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.

Rama mes tjerash, tha se Tirana zyrtare, është e angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

”Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, tha ai.

Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën korrik 2024-qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.

Sipas agjendës në orën 14:30 – 15:15 do të zhvillohet pritja e delegacioneve nga presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe më pas fjalë hapëse prej kreut të shtetit. Presidenti Bajram Begaj pritet të zhvillojë edhe takime të veçanta me homologë dhe liderët pjesëmarrës për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende. Në mbyllje të samitit, presidenti Begaj do t’i kalojë homologut të tij bullgar Radev kryesinë e radhës të SEECP-së.

Në fund, pritet të mbahet edhe një deklaratë për shtyp nga Begaj, presidentja e RMV Gordana Siljanovska-Davkova dhe ai i Bullgarisë Rumen Radev.

Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP për periudhën qershor 2024 – korrik 2025 nën sloganin “Formësimi i së ardhmes sonë europiane” ka kontribuuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, për zbatimin e objektivave të Tregut të Përbashkët Rajonal, si dhe duke përshpejtuar procesin e integrimit evropian. SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

Ky forum bashkëpunimi rajonal synon forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis të gjithë Pjesëmarrësve nga Evropa Juglindore (EJL) dhe transformimin e këtij rajoni në një zonë paqeje, sigurie, stabiliteti dhe bashkëpunimi, me qëllimin kryesor integrimin e plotë të EJL-së në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Tirana mori kryesimin e SEECP-së për periudhën korrik 2024 – qershor 2025, pas kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria qendër e diplomacisë – Rama sot mirëpret liderët e 13 shteteve të rajonit, merr pjesë edhe Kosova appeared first on Sinjali.

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

16 June 2025 at 09:56

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar dje një informatë nga Prokuroria Themelore në Prizren për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Prizren.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje kur një qytetar ishte ndaluar nga policia fillimisht për një kundërvajtje në trafik.

Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe intervistimin e zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor që ishte përfshirë në këtë incident.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “lëndim i rëndë trupor” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u kap pasi vodhi pllaka qeramike në Prishtinë – dërgohet në mbajtje

16 June 2025 at 09:39

Një rast i vjedhjes së dokumentuar me kamera sigurie ka çuar në identifikimin dhe ndalimin e një personi të dyshuar për vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit mësojnë se më 11 qershor 2025, rreth orës 01:40, në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, një person kishte arritur të vjedhë rreth 48 copë pllaka qeramike, duke përdorur një veturë të markës Opel, ngjyrë e bardhë.

Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuar për rastin është: Naip Krasniqi.

Rasti është raportuar në Stacionin Policor nga pala ankuese, i cili kishte vërejtur vjedhjen përmes kamerave të sigurisë. Ai kishte siguruar dhe dorëzuar pamjet filmike, të cilat kanë ndihmuar policinë në hetimin e rastit.

Pas veprimeve hetimore të zhvilluara për disa ditë, më 15 qershor, policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje” dhe ndodhet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u kap pasi vodhi pllaka qeramike në Prishtinë – dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.

Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

16 June 2025 at 09:21

Personi i raportuar si i zhdukur nga familja e tij në Mitrovicë është gjetur dhe kthyer në familjen e tij.

Bëhet fjalë për Azem Isufi, 29-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur më 11 qershor 2025, pasi ishte larguar nga shtëpia më 08 qershor, rreth orës 22:00, në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se familjarët kishin njoftuar policinë, pasi Isufi kishte marrë rreth 4 mijë euro nga babai i tij dhe ishte larguar pa lënë gjurmë.

Ata kishin deklaruar se një veprim i tillë kishte ndodhur edhe vite më parë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e tij.

Pas veprimeve hetimore, i riu është gjetur nga policia në gjendje të mirë shëndetësore, dhe rasti është mbyllur si “Person i Gjetur”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë appeared first on Sinjali.

Atentati ndaj ligjvënësve në Minesota – pas shumë orë kërkimesh, arrestohet autori

16 June 2025 at 09:17

Vance Luther Belter 57 vjeç, i dyshuar për vrasjen e kongresmenes Melissa Hortman dhe bashkëshortit të saj, si dhe për plagosjen e një demokrati tjetër, senatorit John Hoffman dhe gruas së tij Yvette, u arrestua të dielën, njoftoi guvernatori i Minesotës, Tim Waltz.

Waltz tha se Belter ishte i armatosur kur u mor në paraburgim, raportoi Reuters.

Pasi Hortman, kongresmenja kryesore demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të Minesotës , dhe bashkëshorti i saj, Mark, u vranë të shtunën, nisi një kërkim masiv për të.

Belter akuzohet për dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe dy akuza për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë. Belter e kreu sulmet duke u paraqitur si oficer policie.

Ai u arratis herët të shtunën në mëngjes pasi shkëmbeu armë zjarri me policinë në periferi të Minneapolis.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atentati ndaj ligjvënësve në Minesota – pas shumë orë kërkimesh, arrestohet autori appeared first on Sinjali.

Veturës Toyota i vënë flakën në Prishtinë – pronari dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

16 June 2025 at 09:01

Një veturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, në një rast që po hetohet si zjarrvënie e qëllimshme.

Burimet e Sinjalit se mbrëmë rreth orës 23:00, në parkingun e objektit “Prime Group”, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, persona të panjohur kanë i kanë vënë flakën një veture të tipit Toyota, në pronësi të Q.M.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë fikuar zjarrin dhe kanë parandaluar dëme të mëtejshme.

Pronari i veturës dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar një person.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është inicuar si “Zjarrvënie”, dhe hetimet po vazhdojnë nga njësia përkatëse. Autorët e dyshuar janë ende të paidentifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Veturës Toyota i vënë flakën në Prishtinë – pronari dyshon për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Grabitje si në filma, punëtori i sigurimit lidhet dhe grabitet në Fushë Kosovë – Dy persona të armatosur marrin mbi 7 mijë euro

16 June 2025 at 08:56

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku dy persona të maskuar kanë sulmuar një objekt ndërtimor dhe kanë arritur të marrin mijëra euro.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 16 qershor 2025, rreth orës 03:03, në rrugën e Magurës, në fshatin Sllatinë e Madhe, dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë hyrë në ambientet e firmës ndërtimore “Luantini”.

Sipas viktimës, M.B (1988), i cili punonte si roje sigurie, grabitësit ishin të veshur me rroba të zeza – njëri mbante armë të shkurtër (pistoletë) dhe tjetri shufër metalike.

Të dyshuarit kanë hyrë në zyrën e sigurimit, ku i kanë lidhur duart viktimës me kabëll plastike, e kanë shtrirë në divan dhe i kanë marrë kuletën dhe telefonin personal. Më pas kanë thyer derën e zyrës së pronarit, nga ku kanë marrë shumën e parave që llogaritet të jetë mes 7.000 dhe 8.000 euro.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është cilësuar si “Grabitje” dhe hetimet janë në vazhdim.

Autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Grabitje si në filma, punëtori i sigurimit lidhet dhe grabitet në Fushë Kosovë – Dy persona të armatosur marrin mbi 7 mijë euro appeared first on Sinjali.

Trump zotohet për riangazhim në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

16 June 2025 at 07:25

“Unë do ta zgjidhi, sërish.”

Kështu u zotua sot Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në lidhje me çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim të publikuar në platformën e tij “Truth”, Trump, përmes fjalës “sërish”, rikujtoi angazhimin e tij të mëparshëm gjatë mandatit të parë, kur në shtator të vitit 2020 bashkoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përplaseshin fort, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt jetëgjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndala (Biden ka dëmtuar perspektivën afatgjate me disa vendime të marra, por unë do ta zgjidhi, sërish)”, ka shkruar Trump në Truth.

Postimi i Donald Trump-it u shpërnda menjëherë edhe nga Richard Grenell, i dërguari i tij i posaçëm për Misione Ndërkombëtare, përmes platformës “X”, ku prej muajsh ai ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mes tjerash, Grenell ka thënë se Kurti se ka rrënuar marrëdhëniet si me Demokratët ashtu edhe me Republikanët.

Ai akuzuar kreun e VV-së për përkeqësimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Uashingtonit, duke deklaruar se “raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara kanë rënë në nivelin më të ulët që nga vitet ’80.”

“Ai u dënua nga liderët evropianë, të NATO-s dhe nga ekipi i Biden. Kurti mori anën (në politikën amerikane) e Joe Biden dhe Kamala Harris dhe prapseprapë u kritikua nga ta”.

“Marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën kanë pësuar gjatë presidencës së Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë kritikuar veprimet e Kurtit dhe paaftësinë e tij për të rritur ekonominë e Kosovës”, kishe shkruar Grenell.

Në shtatorin e vitit 2020, në prani të presidentit Trump, kryeministri i atëhershëm Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nënshkruan të ashtuquajturën Marrëveshje të Uashingtonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump zotohet për riangazhim në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Sinjali.

Refuzohet sërish lirimi i ish-krerëve UÇK-së

16 June 2025 at 07:23

Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit u është vazhduar masa e paraburgimit për nga dy muaj. Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë vjen kinse rreth shqetësimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim mbi dëshmitarët.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit derisa ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për Hashim Thaçin, pasi Thaçi nuk ka bërë kërkesë për lirim të përkohshëm.

Refuzimin për lirim të përkohshëm, ai trup gjykues e ka bazuar në vlerësimin e rreziqeve që sipas tij lidhet me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e procedurave gjyqësore.

Në vendim thuhet se, ndonëse mungojnë informacione që do të dëshmonin rrezikun për arratisje, mbetet shqetësimi se të pandehurit mund të përdorin pozitat e tyre për të ndërhyrë në procesin gjyqësor, përfshirë edhe përmes ndikimit ndaj dëshmitarëve që kanë dhënë ose do të japin dëshmi kundër tyre.

Avokati, Ardian Bajraktari e konsideron jo të drejtë refuzimin e Speciales për lirim të përkohshëm për ish krerët e UÇK-së. Bajraktari vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore që kjo masë të zëvendësohet me një masë më të butë.

“E kanë dëshmuar se janë të gatshëm të i përgjigjen çfarëdo ftese, çfarëdo thirrje nga ana e Dhomave të Specializuara dhe aq më tepër kur kemi parasysh faktin që tashmë ka përfunduar së dëgjuari lista e dëshmitarëve të ftuar nga ana e Prokurorisë”.

“Prandaj mos aprovimi i kërkesës së palës mbrojtëse për bindjen time është një vendim i marrë në mënyrë paragjykuese dhe për më tepër nuk ka bazë e as mbështetje, as në ligj e as në prova konkrete e as në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, praktikë e cila është e zbatuar edhe në sistemin tonë të drejtësisë përfshirë edhe Gjykatën Speciale”, thotë Bajraktari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Refuzohet sërish lirimi i ish-krerëve UÇK-së appeared first on Sinjali.

Vazhdon pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nisur në masë të madhe

16 June 2025 at 07:20

Të tri komunave shqiptare në Serbi po vazhdojnë të iu fshihen adresat. Banorët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe këtë vit po përballën me pasivizimin nga Serbia. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani po ngre alarm që ky trend ka filluar edhe në komunën e Preshevës, madje duke u pasivizuar edhe persona që jetojnë dhe punojnë atje.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi po vazhdojnë të pasivizohen nga adresat e tyre të banimit.

Kësaj radhe, shteti i Serbisë e ka nisur pasivizimin ne masë të madhe edhe në komunën e Preshevës.

E para e Preshevës, Ardita Sinani thotë se cak njëherë ishte malësia, por tash po pasivizohen edhe banorët e qytetit.

Madje, Sinani thotë se po i largohen adresat edhe atyre që jetojnë në Preshevë.

Ajo vlerëson se ndërkombëtarët po e ledhatojnë shumë shtetin serb.

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi thotë se ky trend ka filluar në Preshevë pasi mori përmasa të mëdha në Bujanoc e Medvegjë.

Rexhepi thotë se këtë çështje ka vazhduar të raportoj te faktori ndërkombëtar.

Serbia në mënyrë të vazhdueshme ka bërë pasivizimin e adresave te shqiptarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vazhdon pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nisur në masë të madhe appeared first on Sinjali.

Izraeli godet vendet e raketave tokë-tokë në Iranin qendror

16 June 2025 at 07:08

Izraeli ka goditur vendndodhjeve të raketave tokë-tokë në Iranin qendror, njoftoi Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Izraeli ka kryer një valë sulmesh “në shkallë të gjerë” të dielën, duke shënjestruar disa vende të prodhimit të armëve në Iran, njoftoi ushtria izraelite.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), sulmet shkatërruan infrastrukturë që i përkiste Forcës Quds, Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ushtrisë iraniane në Teheran.

“Shumë vende të prodhimit të armëve në të gjithë Iranin u shënjestruan”, deklaroi IDF.

Këto objektiva përfshinin një vend për prodhimin e sistemeve të navigimit dhe raketave, një vend për prodhimin e karburanteve për lloje të ndryshme të raketave, si dhe një mikser planetar të destinuar për prodhimin e motorëve të raketave tokë-tokë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli godet vendet e raketave tokë-tokë në Iranin qendror appeared first on Sinjali.

U denoncua nga e dashura për dhunë fizike në Podujevë, i dyshuari pranon sulmin ndaj saj

16 June 2025 at 07:01

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një rast të dhunën në familje, ku një vajzë e re ka denoncuar të dashurin e saj për sulm fizik, i cili kishte ikur në drejtim të panjohur.

Burimet e Gazetës Sinjali konfirmojnë se rasti ka ndodh në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, dhe viktima A.T ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj, F.Z.

Sipas viktimës, ai e kishte goditur me shuplakë.

Më 15 qershor, i dyshuari është intervistuar nga policia dhe e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht viktimën.

Me urdhër të prokurores kujdestare, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është nën hetime.

Ndërsa, viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, por është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U denoncua nga e dashura për dhunë fizike në Podujevë, i dyshuari pranon sulmin ndaj saj appeared first on Sinjali.

Kapet në Prishtinë i riu nga Shqipëria – gjobën prej 300 eurove nuk e pagoi, i konvertohet me burgim

16 June 2025 at 06:55

Policia ka arrestuar një person të kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest aktiv për shkak të një dënimi të paekzekutuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 15 qershor 2025, rreth orës 17:00, në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë, është ndaluar Florian Murra, 21 vjeçar nga Shqipëria.

I njëjti ishte dënuar me gjobë prej 300 euro nga gjykata, mirëpo për shkak të mos pagesës së gjobës, ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest dhe dënimi i ishte konvertuar në 15 ditë burgim.

Pas arrestimit, Murra është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do ta vuajë dënimin e shqiptuar me vendim gjyqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapet në Prishtinë i riu nga Shqipëria – gjobën prej 300 eurove nuk e pagoi, i konvertohet me burgim appeared first on Sinjali.

Moti sot: Me diell dhe vranësira

16 June 2025 at 06:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të karakterizohet kryesisht me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Sipas njoftimit, reshje të izoluara janë të mundshme të martën, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurta, me intensitet të ulët dhe shpërndarje të kufizuar gjeografike.

Ndërsa sot, pritet mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot: Me diell dhe vranësira appeared first on Sinjali.

Tensionet me Iranin dhe lufta në Gaza, Von der Leyen telefonatë me Netanyahun, zbardhet kërkesa e saj

15 June 2025 at 23:32

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, pas përshkallëzimit të konflikteve mes Izraelit dhe Iranit.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se von der Leyen theksoi nevojën urgjente për një zgjidhje të negociuar në krizën me Iranin dhe për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Rikonfirmova angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin. Izraeli ka të drejtën të mbrohet, por duhet të shmanget përshkallëzimi. Irani është burimi kryesor i destabilitetit rajonal, dhe nuk duhet të lejohet të pajiset me armë bërthamore. Një zgjidhje diplomatike duhet të gjendet sa më shpejt,” shkroi von der Leyen në platformën ‘X’.

Ajo gjithashtu ngriti shqetësimin për situatën humanitare në Rripin e Gazës, duke e cilësuar si “të papranueshme” dhe i bëri thirrje Netanyahut të garantojë qasje të plotë për ndihmat humanitare dhe të tregojë përmbajtje në veprimet ushtarake.

Kujtojmë se veç bombardimeve të vazhdueshme nga ana e Izraelit, popullsia në Gaza po vuan edhe nga një krizë urie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tensionet me Iranin dhe lufta në Gaza, Von der Leyen telefonatë me Netanyahun, zbardhet kërkesa e saj appeared first on Sinjali.

❌
❌