Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Edi Lulo, personazh i njohur i botës së krimit”, gazetari zbulon detjet: Janë dy grupe kriminale që veprojnë ndaj…

By: xhoana
17 December 2024 at 22:34

Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar atentatin e fundit ndaj Edi Lulos në Greqi dhe veprimtarinë e grupeve kriminale shqiptare në shtetin helen.

Bushkolaj tha se Edi Lulo, i shënjestruar në atentatin e fundit, ka pasur precedentë kriminalë që lidhen me një grabitje të ndodhur në vitin 2009 në Greqi, dhe ka qenë i përfshirë në aktivitete të tjera të paligjshme. Ai theksoi se Lulo ishte një personazh i njohur në botën e krimit në Shqipëri dhe Greqi.

Për sa i përket grupeve kriminale shqiptare në Greqi, Bushkolaj bëri të ditur se ekzistojnë dy grupe kryesore që operojnë në këtë shtet: një që vepron nga Fieri në Gjirokastër përmes Tepelenës dhe një tjetër që vjen nga veriu i Shqipërisë, nga Mirdita. Ai përmendi edhe grupin e Marjan Kolës, një personazh problematik nga Vau i Dejës, i cili ka pasur pjesëtarë si Ilir Kupa dhe Admir Murataj.

“Shqiptari i shënjestruar në atentatin e fundit në Greqi, Edi Lulo precedentët kryesorë i ka pasur për një grabitje në vitin 2009 në Greqi, është përfshirë dhe në një tjetër grabitje. Ishte një person i njohur i botës së krimit në Shqipëri e Greqi. Ka dy grupe shqiptarësh që veprojnë në Greqi. Është një në segmentin nga Fieri në Gjirokastër përmes Tepelenës dhe një tjetër nga veriu i Shqipërisë, nga Mirdita. Ka qenë një grup i Marjan Kolës, një personazhi problematik nga Vau i Dejës, ndërsa pjesëtarë të grupit të tij kanë qenë edhe Ilir Kupa dhe Admir Murataj”, u shpreh ai.

The post “Edi Lulo, personazh i njohur i botës së krimit”, gazetari zbulon detjet: Janë dy grupe kriminale që veprojnë ndaj… appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA e shpalli ‘non-grata’ Berishën, Elezi e thotë hapur: Do ishte ulje imazhi për SHBA-në nëse…

By: xhoana
17 December 2024 at 22:22

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha në deklaratat e tij ka premtuar heqjen e vizave, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim për Berishën.

Ibsen Elezi, u shpreh se SHBA janë një model i demokracisë dhe se sipas tij, heqja e non-gratave për personat në Ballkan do të ishte një ulje imazhi, diçka e cila sipas tij nuk mund të ndodhë.

“Që të dalësh nga ajo listë është një ulje e imazhit të departamentit të shtetit. SHBA janë një model i demokracisë sepse e shohim se çfarë ndodh atje. Edhe pse gjithsecili mund të ketë idetë e veta. Heqja e këtyre non grata sidomos për personat në Ballkan është një ulje imazhi për SHBA. Rasti Beleri është rasti më tipik, atentati më i madh. Këto modele hapin probleme të mëdha për të gjithë sistemin. Si pretendojnë këta që rrinë afër Berishës dhe përse rrinë? Edhe tek rasti i Edi Ramës, një tufë njerëzish që rrinë përreth dhe nuk ngrenë zërin kur ka një akt kundër parimeve…Rasti i suksesit të një njeriu të poshtër është forma më e keqe. Rrimë ty thonë kur të ikë Berisha t’i zëmë vendin. Por po iku Berisha këto që do të vijnë janë më të poshtër. Raste të tilla mund të largohen nëpërmjet betejave. Pa beteja politike, vetëm këtu në Shqipëri…”, tha Elezi.

The post SHBA e shpalli ‘non-grata’ Berishën, Elezi e thotë hapur: Do ishte ulje imazhi për SHBA-në nëse… appeared first on Sot News | Lajme.

“Në Ukrainë po bëhet një masakër”, Trump bën zotimin e fortë: Do të flas me Putinin dhe Zelenskin për t’i dhënë fund

By: xhoana
17 December 2024 at 22:11

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyyr Zelensky në një përpjekje për të ndalur “masakrën” midis Moskës dhe Kievit.

Gjatë një konference për shtyp në Mar-a-Lago të hënën, Trump refuzoi të komentonte kur u pyet nëse kishte folur me Putinin që kur fitoi zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar. Megjithatë, Trump tha se ai synon ta bëjë këtë.

“Ne do të flasim me presidentin Putin dhe do të flasim me përfaqësuesit e tij, Zelenskyn dhe përfaqësuesit nga Ukraina”, tha ai.

“Duhet ta ndalojmë. Është masakër”, shtoi ai, duke iu referuar konfliktit pothuajse tre-vjeçar midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Është një masakër që nuk e kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore,” vazhdoi ai. “Duhet ndalur. Dhe unë po bëj çmos për ta ndaluar atë”, theksoi Trump.

Trump u zotua në fushatën për t’i dhënë fund konfliktit brenda një dite pas marrjes së detyrës, megjithëse ai ka pranuar që atëherë se bërja e kësaj mund të jetë “më e vështirë” nga sa mendonte më parë. Presidenti i ardhshëm u takua me Zelenskyn në Paris në fillim të këtij muaji dhe tha menjëherë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar se ai ka të ngjarë të flasë me Putinin në të ardhmen e afërt.

Moska pohon se çdo zgjidhje duhet të fillojë me ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga Ukraina dhe duke pranuar “realitetin territorial” se ajo kurrë nuk do të rimarrë kontrollin e rajoneve të Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporozhye, si dhe Krimenë. Përveç kësaj, Kremlini këmbëngul se qëllimet e konfliktit të cilat përfshijnë “neutralitetin ukrainas, çmilitarizimin dhe denazifikimin”, do të arrihen.

The post “Në Ukrainë po bëhet një masakër”, Trump bën zotimin e fortë: Do të flas me Putinin dhe Zelenskin për t’i dhënë fund appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet 2025/ Mërtiri “ia plas” Berishës: Nuk prodhon më politikë, Ramës i intereson vetëm…

By: xhoana
17 December 2024 at 22:00

Analisti, Ergys Mërtiri u shpreh se në politikën shqiptare SPAK-u është gjëja më e rëndësishme. Sipas tij, Berisha nuk po prodhon politikë, por e ka betejën me institucionin. Mërtiri vijoi duke thënë se Ramës i intereson të ketë Berishën përballë dhe ka bërë gjithçka ta ketë atë kundërshtar.

“Unë besoj që ajo që është gjëja më e rëndësishme në politikë është SPAK-u. Berisha do kapi pak vota dhe nëse këto vota do të përçahen më pas , sigurisht që Sali Berishës bie cdo lloj alibie. Ai kërkon të kapet që unë jam kreu i opozitës dhe duan të më sulmojnë mua. Duke më sulmuar duan të mbajën Ramën në pushtet. Nëse ai ka pak vota ai nuk rrezaton që është lider i opozitës, atëherë bie alibia e tij përballë SPAK-ut dhe gjithçka bëhet më e lehtë. Berisha po mbrohet politikisht përpara SPAK-ut, po e akuzon SPAK-un si një gjyq politik. Berisha po mban njerëzit besnik rreth vetes, nuk po prodhon politikë. Këtu nuk ka politikë, ka betejë të një partie me një institucion. Nuk është politikë, është mekanizëm mbrojtës. Ai do ta kthejë partinë në gazernë, do mbyllet në një bunker duke u mbrojtur nga gjyqet e mundshme. Akuza për korrupsion do i përkthehet në një çështje hetimore. Rama nga ana tjetër nuk e bën marrëveshjen me Berishën. Ramës i intereson të ketë Berishën përballë dhe ka bërë gjithçka të ketë Berishën përballë.” – u shpreh Mërtiri.

The post Zgjedhjet 2025/ Mërtiri “ia plas” Berishës: Nuk prodhon më politikë, Ramës i intereson vetëm… appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Martin Canit, habit Hadërmataj: Prindërit e 14-vjeçarit kërkojnë ndihmë, ngrihen dyshimet se autorët…

By: xhoana
17 December 2024 at 21:53

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku i viktimës. Prindërit e Martinit, Engjëll dhe Floriana Cani, përmes një letre të hapur, që ia drejtojnë edhe Ambasadës së SHBA, ngrenë shqetësimet se po tentohet të shpëtohen autorët, ndërsa kërkohet zbardhja e ngjarjes plotësisht. Autori i dyshuar i ngjarjes është lënë në masën e sigurisë arrest me burg edhe nga Gjykata e Apelit.

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie në një studio televizive tha se prindërit e Martin Canit kërkojnë një reagim moral nga institucionet, një dorëheqje nga drejtuesit e institucioneve.

“Minimumi një drejtor shkolle duhej të dorëhiqej, ose të japë dorëheqjen. Dhe pjesa e dytë e familjes së 14-vjeçarit ka të bëjë me hetimin”, tha Hajdarmataj.

Sipas tij, ne sot nuk kemi fakte publike nëse djali i plagosur ka një, dy apo 3 plagë me thikë.

“Avokatët e familjeve, qoftë të viktimës ashtu edhe të të plagosurit, kanë thënë se nuk kanë akte ekspertize, nëse gënjejnë është çështjes e tyre”, tha Hajdarmataj. Sipas tij, nëse familja ka të gjitha provat, atëherë përse duhet të dalë edhe të kërkojë një drejtësi në mënyrë publike.

The post Vrasja e Martin Canit, habit Hadërmataj: Prindërit e 14-vjeçarit kërkojnë ndihmë, ngrihen dyshimet se autorët… appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Martin Canit, gazetarja e njohur ngre pikëpyetje: Nuk më rezulton se…

By: xhoana
17 December 2024 at 21:38

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku i viktimës. Prindërit e Martinit, Engjëll dhe Floriana Cani, përmes një letre të hapur, që ia drejtojnë edhe Ambasadës së SHBA, ngrenë shqetësimet se po tentohet të shpëtohen autorët, ndërsa kërkohet zbardhja e ngjarjes plotësisht. Autori i dyshuar i ngjarjes është lënë në masën e sigurisë arrest me burg edhe nga Gjykata e Apelit.

Gazetarja Glidiona Daci tha në një studio televizive se prindërit e viktimës kanë të drejtën e tyre për të ngritur pretendime. Daci tha se nga të dhënat e saj nuk i rezulton ndonjë fakt apo provë që në ngjarjen e rëndë të ketë një autor të dytë.

The post Vrasja e Martin Canit, gazetarja e njohur ngre pikëpyetje: Nuk më rezulton se… appeared first on Sot News | Lajme.

“Qeveria po tallet me ne”, studentët njoftojnë protestë më 19 dhjetor

By: xhoana
17 December 2024 at 20:45

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pedagogë dhe studentë, ku u diskutua situata e arsimit të lartë në Shqipëri dhe mungesa e përmbushjes së premtimeve nga qeveria për arsimin.

Gjatë këtij takimi, studentët njoftuan një protestë masive për datën 19 dhjetor, në orën 12:00, për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të paktit për universitetin të vitit 2018, i cili nuk është realizuar ende, dhe për të kundërshtuar uzurpimin e hapësirave universitare për projekte të tjera.

Protesta e planifikuar do të nisë nga godina “Liria” në kampusin universitar të Tiranës dhe do të përshkojë rrugën drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët do të kërkojnë përmbushjen e premtimeve të qeverisë, si dhe ndalimin e shkatërrimit të hapësirave universitare dhe ndërhyrjeve të jashtme që nuk kanë lidhje me interesat e studentëve.

Desada Xhetani, senatore e Universitetit të Tiranës dhe përfaqësuese e FRPD, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë dhe theksoi se nuk është e drejtë që qeveria t’i tallë dhe të mos i vendosë si prioritet asnjëherë.

“Dua t’ju falenderoj të gjithë ju pedagogë që jeni këtu për mbështetjen tuaj dhe këtë mbështetje unë do ua kërkoj edhe më datë 19 dhjetor, kur ne studentët kemi thirrur protestën tonë për këtë pakt që nuk është mbajtur që nga viti 2018.

Më datë 19, në orën 12:00, ne të rinjtë, studentët, do të marshojmë nga godina Liria drejt Ministrisë së Arsimit për t’ia përballur në fytyrë të gjitha gënjeshtrat dhe padrejtësitë që janë bërë gjatë këtyre viteve.

Nuk është e drejtë që qeveria të na tallë dhe të mos na vendosë si prioritet asnjëherë.”- tha ajo.

The post “Qeveria po tallet me ne”, studentët njoftojnë protestë më 19 dhjetor appeared first on Sot News | Lajme.

Kompania Meta gjobitet me 251 mln euro/ Çfarë zbuluan hetimet 6-vjeçare për privatësinë e të dhënave

By: xhoana
17 December 2024 at 20:36

Gjigandi i mediave sociale Meta është gjobitur me 251 milionë euro nga rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave, pas dy hetimeve për shkeljen e të dhënave personale.

Hetimi filloi gjashtë vjet më parë kur Meta njoftoi Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës (DPC) për një shkelje që prek rreth 29 milionë llogari të Facebook në mbarë botën, duke përfshirë rreth 3 milionë me bazë në Bashkimin Europian.

Meta e rregulloi defektin menjëherë pasi u zbulua, sipas DPC.

Që nga viti 2007, kompania ka pasur shkelje të shumta dhe incidente të privatësisë.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) në vitin 2019 gjobiti Meta me 5 miliardë dollarë, gjoba më e madhe e agjencisë në historinë e saj, pas hetimeve për shqetësimet e privatësisë.

Rrjedhja më e madhe e kompanisë ndodhi në vitin 2021, kur të dhënat e mbi 530 milionë përdoruesve të Facebook u postuan në një forum hakerimi në internet.

The post Kompania Meta gjobitet me 251 mln euro/ Çfarë zbuluan hetimet 6-vjeçare për privatësinë e të dhënave appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Ne do ta konsiderojmë arsimin si çështjen më serioze të kombit, do përqendrohemi…

By: xhoana
17 December 2024 at 20:26

Kampusi, i gatshëm për t’u ndërtuar dhe buxheti ishte rreth 35 milionë euro, duhej të ishte përfunduar disa herë. Tani imagjinoni ju, vijnë këto me këto qira që narko-euro po i çon në stratosferë, se këtu 58 mijë apartamente mbeten pa shitur, ato i mbajnë trafikantët pa shitur…
Këto kullat janë përbindësha të korrupsionit dhe të drogës.
Bardhyli shtroi çështjen e dyfishimit të programeve, prapa qëndrojnë absolutisht interesa korruptive.
Rendi dhe rregulli, goditen pedagogë në aktin më të rëndë, goditen mësuesit në Cakran nga nxënësit e shkollës, vritet 14-vjeçari në shkollë, në klasa të para u fillojnë Prindi 1 dhe Prindi 2, arsimi shqiptar që nga themelimi gjer sot, nuk ka pasur një agresion të tillë.
E pati një periudhë në vitin 1967 kur Enver Hoxha u ngrit edhe kundër rilindësve shqiptare, por prapë ky agresion nuk kaloi në një botë pa kufi dhe gjini. E sollën këta tani, një temë marksiste. Të gjitha këto u pasqyruan në arsimin shqiptar sikur të ishim kopshti i Xhorxh Sorosit dhe jo një vend me traditat tona.
Të nderuar pedagogë dhe studentë, ne sot jemi në një diktaturë dhe më mirë se ju, askush nuk e ka të qartë se kur pushtetet përqendrohen të gjitha në një dorë, kur kjo dorë e zezë firmos çdo leje ndërtimi që nuk e bënte kurrë kryeministri i diktaturës dhe nuk e bën kurrë sot diktatori i Koresë së Veriut, kur kjo dorë shpallet kryetar i shkencës, kryetar i bordit të ujërave, ky është përqendrimi më total i pushtetit në një dorë.
Kur në një vend zgjedhjet janë farsë dhe vota ekzekutohet para se të hyjë në kuti, vullneti i zgjedhësve kontrollohet me të gjitha format, shteti shndërrohet në një makineri elektorale, kjo është diktaturë, nuk ka gjë të përbashkët me demokracinë.
Kur në një vend, shteti shndërrohet në sipërmarrje të përbashkët me krimin, siç është faktuar tashmë në mbi 35 dosje të regjistrimeve të telefonave të koduar, të cilat shkojnë direkt tek Edi Rama, nuk mund të jetë demokraci, por kjo është diktaturë.
Dhe kjo diktaturë shtron para nesh detyrimin për t’u përballur me të me mosbindje civile.
Kur në një vend, 250 kilometra nga Kroacia, ndërtimi i një kilometri rrugë kushton 10 herë më shumë në Shqipëri se në Kroaci, kjo është një vjedhje e paimagjinueshme, prandaj edhe buxheti zbret në 2.42 përqind.
Kur një shkollë, që në vendet e BE me standardin evropian, ndërtohet me 700 mijë euro dhe këtu ndërtohet me 8 milionë euro, këtu gjithçka dëshmon për një shkallë ekstreme kleptokracie.
Pra, të gjitha këto janë realitet shumë i trishtë.
Të shtojmë këtu faktin që këtë regjim, ose ky regjim u mbështet fuqishëm nga monstra e njerëzimit që është në shumë aspekt Marksi dhe përtej Marksit, ky pati një mbështetje shumë të madhe se Shqipërinë e bëri kopshtin, na ndjekin ne këto, Enver Hoxha thoshte kopshti i lulëzuar i socializmit, njerëzit ishin në vuajtjen më të madhe dhe ne jemi feneri, edhe ky regjim me këto qëndrime, me këto vendime…
Nuk ka diskutim për t’i dhënë përgjigje studentëve se do të konsiderojmë arsimin çështjen më serioze të kombit.
E ka përcaktuar Zhan Zhak Ruso me vërtetësinë më të madhe.
Në këtë kontekst ne do marrim masa për rikthimin në shina normale.
Atyre që kujtojnë atë kohë, ne nuk arritëm nivelet që donim, por ama arritëm rritje vertikale në testin e PISA-s.
Dhe pasi ikën ato vitet, 8 vitet e tyre shënuan rënien më të madhe në botë.
Përsëri e them këtu, ne do përqendrohemi më së pari tek mësuesi dhe pedagogu.
Investimi për arsimin do ketë parësor investimin tek mësuesi dhe pedagogu. Vendosjen e personalitetit të tyre në piedestalin që meritojnë.
Në vitin 2013, mësuesin e vendosëm mbi mesataren në piramidën e rrogën.
Nuk i shkonte mendja kujt se 12 vite rrogat do ngriheshin njëlloj si në socializëm. Në socializëm rrogat nuk lëviznin. Edhe ky me ato mendësitë e vjetra të të atit i ngriu rrogat në mënyrën më kriminale dhe ne u vithisëm nga në krye të pagave të rajonit, në fund, dhe hajde tani ngjite të përpjetën që do e marrim.
Dhe do e ngjisim, nuk ka rrugë tjetër.

The post Berisha: Ne do ta konsiderojmë arsimin si çështjen më serioze të kombit, do përqendrohemi… appeared first on Sot News | Lajme.

Hasani e Vengu në misionin e Shqipërisë në NATO: Vlerë e shtuar, udhërrëfyes për praktikat e mira që duhet të ndjekim

By: xhoana
17 December 2024 at 20:18

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, morën pjesë sot bashkë me kryeministrin Rama dhe ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni, në një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqipërisë që punojnë në NATO.

Ministri Hasani u shpreh se “është e rëndësishme që punohet me njerëz që vijnë jo vetëm nga një vend i NATO-s, por edhe si njerëz me kontribute të mëdha, me mundësi për të bërë shumë më tepër.

E rëndësishme është që të mos të lihet gjëja si pjesë e rutinës, por të ndryshohet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Nga ana e tij, ministri Vengu tha se “ky vit ka qenë intensiv, ku kemi parë personelin tonë civil dhe ushtarak të funksionojnë në sintoni, por vlera e shtuar vjen nga fakti që kemi shumë personel, staf ndërkombëtar, të cilët janë edhe udhërrëfyes për praktikat e mira që duhet të ndjekim.

Prandaj, gjykuam që bashkë me Kryeministrin, ministrin Hasani dhe ambasadorin të bënim një takim të gjithë bashkë, si shqiptarë.

Qoftë 2025-a një vit po kaq i mbarë për mbrojtjen dhe sigurinë tonë”, e mbylli fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

The post Hasani e Vengu në misionin e Shqipërisë në NATO: Vlerë e shtuar, udhërrëfyes për praktikat e mira që duhet të ndjekim appeared first on Sot News | Lajme.

Takimi mes kryenegociatorëve në Bruksel, arrihet marrëveshja Kosovë–Serbi për personat e pagjetur

By: xhoana
17 December 2024 at 18:52

Takimi trepalësh mes emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe atij të Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç, është mbajtur sot në Bruksel. Kryenegociatori i Serbisë Petkoviç ka njoftuar se është arritur marrëveshja për çështjen e personave të pagjetur.

Petkoviç tha se Serbia do ta mbështesë grupin punues të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Më tej ai ka shtuar se për Serbinë, çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare që patjetër duhet të zgjidhet.

“Gjatë ditës kemi pasur një takim dypalësh me Lajçakun dhe ekipin e tij, nga ana ime, ekspertët nga Beogradi i kanë prezantuar të gjitha çështjet e rendit të ditës gjatë takimit të sotëm, pastaj pasoi takimi trepalësh me kryenegociatorin e Prishtinës. Për çfarë ramë dakord është se ne kemi bërë hapin e fundit të nevojshëm për çështjen e personave të pagjetur, kështu që tani është hequr pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur. Do t’i japë mbështetje grupit të punës të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, por gjatë gjithë kohës ne theksuam dhe thoshim se për ne çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare, çështje që patjetër duhet të zgjidhet”, është shprehur Petkoviç.

The post Takimi mes kryenegociatorëve në Bruksel, arrihet marrëveshja Kosovë–Serbi për personat e pagjetur appeared first on Sot News | Lajme.

I dënuar për grabitjen e Rinasit, Klement Çala izolohet në regjimin “biss 41”

By: xhoana
17 December 2024 at 18:44

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve fut në 41 biss Klement Çalën. Mësohet se mbyllja e në regjimine ashpër e Çalës u krye me urdhër të ministrit të drejtësisë dhe me kërkesë të SPAK.

Çala është i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas. Më 23 korrik 2023 Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit për grabitjen 4.6 milionë eurove në Rinas. Bëhet fjalë për Klement Çala, Eldi Çala, OItjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi.

Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klemend Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, janë dënuar me nga 17 vjet burg secili.

SI NDODHI NGJARJA

Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të 2019. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion. Gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor i grabitjes, Admir Murataj.

The post I dënuar për grabitjen e Rinasit, Klement Çala izolohet në regjimin “biss 41” appeared first on Sot News | Lajme.

Njerëzit racistë nuk vdesin, ata ngordhin..!

By: xhoana
17 December 2024 at 16:13

Njerëzit racistë nuk vdesin, ata ngordhin..!

Nga Skënder MULLIQI

Serbët nuk po lirohen nga politika dhe ideologjia e luftërave .Këto politika historikisht u kultivuan nga serbët.Politika të bazuara në emocione , mite te rreme, urrejtje ndaj shqiptarëve. Sikur Millosheviqi, edhe Vuqiqi po kërkon kohë për armatim të mjaftueshem dhe të forcohet ekonomikisht për një luftë të re.Vuqiq, Sheshel, Daciq, Nikoliq,Vulin e të ngjashem të tillë, janë llum , të cilët po përpiqen më udhëheqësin e tyre Putin, të krijojnë një rend të ri botëror më dhunë.Kuptimi i plasimit të një logjike të tillë , bazohet në Putinin dhe kuptimi tjetër është ardhja në pushtet e Donald Trump.E kuptimi përfundimtar është beteja e rë mesianike në Kosovë?!Shtetet e dala nga ish –Jugosllavia dhe Ballkani humbën shumë në vitet e 1990, për shkak të mitomanisë se diktatorit Millosheviq, dhe po e njejta mitomani është ngjallur nga Aleksander Vuqiqi, fjalë për fjalë.Synimi i kthimit të territoreve shqiptare që kurrë nuk kan qenë serbe, veq të pushtuara deri në vitin 1999, nuk po e humbin forcën dhe rëndëesinë e tij.Të njejta mite, urrejtje ndaj shqiptarëve , këndohën të njejtat këngë, mohohen krimet dhe gjenocidi dhe festohen kriminelët. Regjimi në Serbi në kor më kishën dhe shumicën serbe, kanë për qëllim përhapje të ekstazës dehëse kombëtare, si terren për riciklimin e mitimanisë dhe revanshizmit serbomadh.Çka të shkruash për serbët më konotacion negativ, nuk gabohet.Në krye të serbëve janë akademikët që riciklojnë antishqiptarizmin në frekvenca nacionale.Rrethi i vjetër i urrejtës po vazhdon edhe nga klika e çetnikizmit në pushtetin e Serbisë, që synim e kan ndarjën më dhunë të Kosovës.Kombi serb i cili po kërkon luftën, nuk do ti korrë kurrë më frytet e saj, por vetëm apokalipsin dhe shkatërrimin total të tij.Serbët vetë e pranojnë se dhuna është gjuha e tyre, tonaliteti dhe poetika.Dhuna lavdërohet , respektohet, shpërblehet, dhuna është gjithqka për serbet e krisur.Ndryshe si të kuptohet që të gjitha këto dhe shumë vese të tjera janë bërë kult. Dhuna serbe është në ujë, ushqim, institucione , media , shkolla, familje etj.Kjo është tregues se serbët janë popull që nuk meritojnë asnjë respect nga bota demokratike.Krimi dhe mburrja janë mendësia e mykur mesjetare serbe.Këta nuk kanë ndjenjë për të tjerët, se janë në shpirt të prishur.Ne vend që të kultivojnë jo violincën në politikë, arsim dhe medie, këta kultivojnë urrejte e dhunë ndaj popujve jo serb në rajon.Serbia e sotme sikur ajo e dikurshmja është një shoqëri e dhunshme në të gjitha pjesët e sistemit.Ai shtet që ka një sistem të dhunshem di vetëm të përshkallëzon situatën e asgjë tjetër.Serbia është factor numer një destabilizues dhe dhunes sot në Ballkanin Perëndimor.Trajektorja e dhunës serbomadhe shkonë deri në derdhjën e gjakut në mënyrën më brutale. Serbët nuk kanë as histori as të ardhme, kanë vetëm marrëzitë e tyre. Këta janë njerëz ahistorikë, po aq të parëndësishëm në mesin e popujve të civilizuar të Evropës.Mu për atë edhe nuk ishte dashur të tolerohet politika shfarosëse e Serbisë ndaj shqiptarëve, të grupit të krimineleve të luftës në pushtetin e Aleksander Vuqiqit.Njerëzit racistë nuk vdesin, ata ngordhin….!

The post Njerëzit racistë nuk vdesin, ata ngordhin..! appeared first on Sot News | Lajme.

Nga protestat masive te rreziku për Evropën, VOA: Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash

By: xhoana
16 December 2024 at 22:39

Kryeministri i ri i Francës, Francois Bayrou, nis punën këtë javë, për formimin e një kabineti të ri; për të çuar përpara projektligjin për buxhetin dhe për atë që duket se është më e pasigurtë, për të kërkuar mbështetje për projektligjin për buxhetin afatgjatë me synimin për të trajtuar problemet fiskale të vendit, një akt që çoi në rrëzimin e paraardhësit të tij.

Detyrat dhe pritshmëritë janë të mëdha për zotin Bayrou, 73-vjeç, një politikan veteran i qendrës dhe kryebashkiak për një kohë të gjatë i qytetit jugperëndimor Pau. I zgjedhur nga Presidenti francez Emmanuel Macron të premten, zoti Bayrou është kryeministri i katërt i vendit këtë vit dhe ai përballet një Dhomë të Ulët, thellësisht të ndarë, nga blloqe të fuqishme së së majtës dhe së djathtës së skajshme.

Fermerë, mësues, punonjës spitalorë dhe punëtorët e hekurudhave janë mes atyre mijërave që kanë dalë në rrugë gjatë muajt e fundit për protesta lidhur me importet bujqësore, çështje të punës dhe ankesa të tjera. Paqëndrueshmëria në Francë është gjithashtu një shqetësim për Bashkimin Evropian, përballë përparimeve në terren nga ana e Rusisë në luftën në Ukrainë dhe rrezikun se marrëdhënia transatlantike nuk do jetë më dhe aq të fortë, me ardhjen në pushtet të administrates së re amerikane.

“Asgjë nuk sugjeron se mandati i tij do jetë më i gjatë, apo se ai do të jetë më mirë se të tjerët”, shkruante në një editorial për zotin Bayrou, gazeta kryesore franceze Le Monde .

Sfida më emergjente është në arkipelagun francez Mayotte në Oqeanin Indian, ku cikloni Chido ka shkaktuar shkatërrim masiv dhe ka lënë pas qindar në mos mijëra të vdekur, siç deklarojnë autoritetet franceze. Të hënën në arkipelagun Mayotte shkoi ministri i Brendshëm në detyrë, Bruno Retailleau.

Kryetar i partisë së vogël MoDem ose Liria Demokratike, që është pjesë e aleancës së qendrës së Presidentit Macron, zoti Bayrou e pranon se ai përballet me një mal vështirësish përpara. Deficiti buxhetor i Francës vlerësohet në më shumë se gjashtë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të saj, dyfishi i kufirit të BE-së. Vendi përballet edhe me një borxh të konsiderueshëm.

“Misioni im i parë është të ndërtoj, dhe në rast se dështoj ta bëj këtë, së paku të riparoj dëmet”, tha zoti Bayrou për të përjavshmen La Tribune Dimanche, në një intervistë të botuar të dielën.

Rreziku është i lartë edhe për Presidentit Macron, i cili shfaqet shumë i dobësuar pas një viti politik katastrofik. Presidenti francez luajti kartën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fillim të këtij viti, pasi partia e ekstremit të djathtë “Bashkimi Kombëtar” fitoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor. Ai pa se si koalicioni i tij i qendrës u bë blloku më i dobët në Asamblenë Kombëtare të Francës, pas një aleance të majtë dhe pas Bashkimit Kombëtar.

Rreziku për Evropën

Deri më tani, Presidenti Macron i ka rezistuar thirrjeve për të dhënë dorëheqjen, duke këmbëngulur se ai do ta çojë deri në fund mandatin e tij që përfundon në 2027. Por analistët sugjerojnë se ai mund të bëhet një president i dobët, ndërsa drejton fuqinë e dytë më të madhe të Bashkimit Europian, në një kohë të vështirë për bllokun. Një mbështetës i fortë i Ukrainës, zoti Macron ka nxitur prej kohësh BE-në për të forcuar mbrojtjen e saj.

Ndërkohë, në Gjermani, Kancelari Olaf Scholz humbi votë-besimin në parlamentin gjerman të hënën, duke e çuar ekonominë më të madhe të Bashkimit Evropian drejt zgjedhjeve të parakohshme në muajin shkurt.

“Paqëndrueshmëria dhe trazirat në Francë mund të ndikojnë në “kapacitetin e Bashkimit Europian së për të shfaqur bashkim dhe udhëheqje”, shkruajnë analistët Camille Grand, Camille Lons dhe Pawel Zerka nga Instituti i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “Sidomos nën dritën e rreziqeve të shtuara lidhur me politikat e sigurisë, nga ana e Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump”, shtojnë analistët.

Me Francën “të zhytur në problemet e brendshme”, vlerësojnë analistët, “vendet e tjera evropiane do të duhet të tregojnë gatishmëri për të ndërmarrë veprime ambicioze”, përfshirë zhvillimin e një plani për të mbështetur Ukrainën, në javët e mbetura përpara se sa zoti Trump të marrë detyrën.

Tre herë kandidat për President dhe ministër i Arsimit nga 1993-1997, zoti Bayrow pason ish-kryeministrin Michel Barnier, i cili dha dorëheqjen më herët gjatë këtij muaji, pas një vote mosbesimi lidhur me mosmarrëveshjet për buxhetin./ VOA

The post Nga protestat masive te rreziku për Evropën, VOA: Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash appeared first on Sot News | Lajme.

“Vrasjen e kishin kthyer në zanat”/ Sokol Bregu: Rrëfimet e Nuredin Dumanit, proceset më të rëndësishme në botën e…

By: xhoana
16 December 2024 at 22:18

Gazetari Sokol Bregu ka folur për gjyqin e bujshëm që ka nisur për vrasësit me pagesë, ku Nuredin Dumani, si bashkëpunëtor i drejtësisë, po rrëfen krimet e kryera.

Bregu tha se ky është procesi më i rëndësishëm në Shqipëri sa i takon krimit të organizuar.

“Nëse ka një proces më të rëndësishëm në krim në Shqipëri, është ky. Për një arsye, këta ishin të gjithë vrasës me pagesë dhe është një fat i madh i Shqipërisë që janë të gjithë brenda në burg, pjesë më e madhe e tyre. Flasim për krimin e organizuar, por pikat e tij i ka në trafikun e drogë, vret rralle, por këta marrjen e jetës së njeriut e kishin kthyer në zanat. Janë të tmerrshëm, në një moment thotë njëri “kam ngelur pa lekë, më gjej një punë”. Pra e quajnë punë. Ajo që të çmend është, në një moment shkojnë dy vetë dhe nuk arrijnë dot ta vrasin dhe Nuredin Dumani thotë “Sa herë ju kam thënë, një punë nuk e bëni dot pa mua”. E quan punë, profesion.

Tani, ku kanë filluar problemet dhe përplasjet e një nga vëllezërit e atij që Nuredin Dumani kishte pirë gjak me të, duke u kthyer në vëlla, kanë filluar problemet. Ka një histori mes të dyve dhe lidhet me një çështje të brendshme familjare midis të dy personave. Ka patur një histori që brenda shokëve, nuk mund të ndodhë. Duke qenë se ka ndodhur një gjë e tillë, dyshohet për një marrëdhënie brenda shoqërisë, i kanë marrë dikë, për një femër bëhet fjalë. Këtu kanë filluar debatet.

Kur ka ardhur te pika që kanë një histori, ai po përpiqet tja rrëzojë dëshminë dhe bëhet fjalë për dëshminë e një vrasje, nënë e bir. Pra kanë vrarë një grua që ankohej për vrasjen e të birit”, tha Bregu.

The post “Vrasjen e kishin kthyer në zanat”/ Sokol Bregu: Rrëfimet e Nuredin Dumanit, proceset më të rëndësishme në botën e… appeared first on Sot News | Lajme.

Vangjeli zbulon detajet: Hetimi ndaj Veliaj i nisur nga SPAK dhe i denoncuar nga Këlliçi, janë disa dosje me fraksione

By: xhoana
16 December 2024 at 21:57

Analisti Lorenc Vangjeli, ka folur për zhvillimet në hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga ana e SPAK.

Sipas Vangjelit, hetimi pasurur ndaj Veliajt ka nisur nga SPAK në prillin e vitit të kaluar dhe një ditë më pas është bërë një denoncim nga ish-kandidati për kryebashkiak i opozitës, Belind Këlliçi.

Vangjeli: Vendimi i gjykatës nisur nga kërkesa e prokurorisë afron një detaj më shumë në logjikë, që ka një hetim që ka nisur që në prillin e vitit të kaluar përpara zgjedhjeve lokale 2023, veprim i nisur nga SPAK dhe një ditë më pas ka pasur dhe një denoncim konkret nga kandidati për Bashkinë e Tiranës i opozitës, Belind Këlliçi. Kjo e majit është tjetër, janë disa dosje me fraksion.

Fakti që përmendet dyshime të arsyeshme sipas tyre për përfitime të paligjshme të familjarëve të zotit Veliaj, që janë parë dhe janë gjetur transaksione, fatura dhe rrjet shoqërisë, tregon që ky është një hetim që më së paku mund të akuzohet për ngadalësi dhe e kundërta duket se ka një fokus shumë të fortë për të gjetur një përgjigje.

Edhe kontrollet e bëra në banesat e të afërmve të tij, janë pjesë e një procedure me instrumentet e hetimit, që do parë se çfarë janë zbuluar.

Janë hedhur disa versione për atë që çfarë është gjetur. Sa kohë që nuk ka një qëndrim të qartë mbi këtë një qëndrim zyrtar, të gjitha këto duhen marrë me rezerva.

The post Vangjeli zbulon detajet: Hetimi ndaj Veliaj i nisur nga SPAK dhe i denoncuar nga Këlliçi, janë disa dosje me fraksione appeared first on Sot News | Lajme.

Nga janari e deri në tetor në Kosovë lindën 22 mijë e 418 fëmijë

By: xhoana
16 December 2024 at 21:48

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë.

Kështu thonë të dhënat e publikuara të premten, më 13 dhjetor, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas ASK-së vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt 11 mijë e 651, kundrejt 10 mijë 767 femrave.

The post Nga janari e deri në tetor në Kosovë lindën 22 mijë e 418 fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave

By: xhoana
16 December 2024 at 21:22

Metabolizmi është lehtësisht i ndikueshëm nga shumë procese fizike dhe kimike që ndodhin në organizmin e njeriut.

Për kryerjen e kësaj pune, trupi përdor ushqimet që hamë që t’i konvertojë ato në energji.

Sistemi tretës i njeriut është i pajisur me shumë substanca kimike të cilat shpërbëjnë ushqimin dhe e kthejnë atë në energji.

Metabolizmi kontrollohet nga sistemi nervor dhe hormonet por ndikohet fort nga plakja.

Me kalimin e viteve, metabolizmi ngadalësohet dhe njeriu ka tendencën të shtojë në peshë.

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë të humbasë kilogramët e tepërt dhe i duhet të tregojë kujdes me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për mënyrat më të mira për stimulimin e metabolizmit pas të dyzetave.

Zgjidhni ushqimet e përshtatshme

Ndryshimet në regjimin e të ushqyerit përbëjnë hapin e parë dhe më të rëndësishëm në përmirësimin e metabolizmit.

Pas të dyzetave, nevoja për ushqime të pasura me minerale, vitamina dhe ushqyes është e jashtëzakonshme.

Hani më shumë perime, fruta dhe bulmet dhe më pak ushqime të përpunuara, alkol e kripë.

Më shumë proteinë dhe fibër

Proteina dhe fibra janë ndër elementët më të domosdoshëm për mbarëvajtjen e gjërave në organizëm.

Këto të dyja duhen marrë me bollëk në mëngjes.

Do të ndiheni të ngopur për shumë gjatë, tretja do të përmirësohet dhe metabolizmi do të përshpejtohet.

Gratë mbi të dyzetat kanë nevojë për 20 gramë proteinë dhe 21 gramë fibër në ditë.

Ujë

Sipas studimeve ku bazohet AgroWeb.org rekomandohet pirja e të paktën 8 gotave me ujë në ditë.

Uji jo vetëm që përmirëson tretjen por edhe eliminon toksinat dhe stimulon metabolizmin.

Aktiviteti fizik

Përtacia ndaj aktivitetit fizik mund të jetë e madhe pas të dyzetave, por rënia nga pesha është e pamundur pa të.

Noti, ecja,çiklizmi janë ndër aktivitetet më të rekomanduara për rënien nga pesha.

Gjumi

Ekspertët thonë se pas të dyzetave, njeriu duhet të flejë 10 orë në ditë.

Gjumi është i rëndësishëm sepse të gjitha proceset që përfshihen tek humbja e peshës janë të lidhura fort me të.

The post Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk fitoi “luftën” me kancerin, ndërron jetë aktori i dashur për publikun (Emri + Foto)

By: xhoana
16 December 2024 at 21:15

Aktori i njohur grek Dimitris Imellos, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 57-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Ai dha frymën e fundit në spitalin ku po trajtohej prej disa kohësh.

Prej dy vitesh ai ishte në një betejë me sëmundjen e rëndë, teksa vazhdonte të punonte në teatër dhe në televizion.

Aktori pati një karrierë të suksesshme në aktrim dhe u bë i njohur për publikun e gjerë përmes rolit të “Policit Friagiadakis” në “Sasmos”. I lindur më 12 qershor 1967 në Kypseli të Athinës, Dimitris Imellos ishte me origjinë nga Naxos, konkretisht nga fshatrat Filoti dhe Apeiranthos. Ai u rrit në një familje të madhe me katër fëmijë.

Edhe pse filloi studimet në Fakultetin Juridik të Athinës, shumë shpejt ndoqi pasionin e tij për teatrin. Ai studioi në Punëtorinë Teatrore të Vasilis Diamantopoulos dhe kreu studimet në Shkollën Dramatike të Diomedes Fotiadis. Karriera e tij artistike e çoi në Moskë, ku u specializua në regji, duke studiuar në Akademinë e Arteve Teatrore të Moskës (GITIS).

Karriera e tij teatrale përfshinte bashkëpunime me regjisorë kryesorë dhe pjesëmarrje në shfaqje si “Edipi në Kolonus”, “Medea”, “Perses”, “Erotokritos” dhe “Tartufos”. Nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka qenë anëtar i Skenës Eksperimentale të Teatrit Kombëtar, nën drejtimin e Stathis Livathinos.

Në televizion, Dimitris Imellos spikati me interpretimet e tij në seriale të njohura, si “To 10”, “Sasmos”, “Karyotakis” dhe “Agios Paisios”. Në kinema bëri bujë me filma si ‘Bank Bang’, ‘Delivery’ dhe ‘The Tailor’.

The post Nuk fitoi “luftën” me kancerin, ndërron jetë aktori i dashur për publikun (Emri + Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

“Jemi krah Shqipërisë”/ Ambasada gjermane: Vetting-u, model për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor

By: xhoana
16 December 2024 at 19:58

Ambasada gjermane në Tiranë sot përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në krah të Shqipërisë, në forcimin e shtetit ligjor përmes përfundimit të procesit të Vetting-ut.

“Përfundimi i suksesshëm i procesit të Vetting-ut të sistemit të drejtësisë në shkallën e parë është një gur themeli i rëndësishëm për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Institucioneve shqiptare të drejtësisë, veçanërisht Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshilli të Lartë të Prokurorisë, u kërkohet të vazhdojnë të ruajnë në mënyrë aktive standardet e larta të integritetit dhe cilësisë në drejtësi, të vendosura përmes procesit të Vetting-ut”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane.

Sipas Ambasadës, ky model suksesi i procesit të Vetting-ut është një “model për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor në rrugën drejt Bashkimit Evropian, për të cilën Gjermania qëndron në krah të Shqipërisë”.

The post “Jemi krah Shqipërisë”/ Ambasada gjermane: Vetting-u, model për forcimin e mëtejshëm të shtetit ligjor appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌