Rihanna fsheh barkun me një bluzë të lirshme, ndërsa përgatitet për rikthim në skenë në 2026
Rihanna u shfaq me një stil të rehatshëm dhe elegant teksa darkoi në Santa Monica të dielën mbrëma, duke mbuluar barkun e shtatzënisë me një bluzë të gjerë gri dhe xhinse të gjera.
Artistja 37-vjeçare e plotësoi veshjen me një shall të bardhë me lesh artificial dhe bizhuteri ari.
Dalja publike vjen mes lajmeve se këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të tretë me ASAP Rocky, ndërsa po planifikon rikthimin në skenë me një turne të madh në vitin 2026, shkruan DailyMail.
Fillimisht, ajo kishte planifikuar një seri koncertesh në Londër këtë verë, por i anuloi pak para konfirmimit.
Sipas burimeve për The Sun, turneu i ri pritet të përkojë me 10-vjetorin e albumit të saj të fundit Anti dhe fansat mund të presin edhe këngë të reja.
Ky do të jetë rikthimi i saj i parë në skenë në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2016.
Në një intervistë të fundit, Rihanna konfirmoi se albumi i saj i nëntë është në përgatitje dhe u shpreh se “koha larg muzikës duhet të ketë vlerë”.
Ndërkohë, ajo po shijon mëmësinë me dy djemtë e saj, RZA dhe Riot, duke e përshkruar energjinë e tyre si të lodhshme por të mrekullueshme. /Telegrafi/
The post Rihanna fsheh barkun me një bluzë të lirshme, ndërsa përgatitet për rikthim në skenë në 2026 appeared first on Telegrafi.