Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Dy pleq që po tallen me botën

By: el da
16 August 2025 at 16:48

Nga Martin Leka

Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të Ukrainës, me shpresë se agresori-Rusia dhe krimineli i akuzuar i luftës-Putin do të ndaleshin në tragjedinë e filluar tre vjet e gjysmë më parë, gjithë bota i ktheu sytë nga samiti i Alaskës mes Trump e Putin.

Themi shpresë, sepse na ka mbetur si artefakt apo na është bërë si tatuazh në gjuhë “shpresa vdes e fundit”. Në fakt, botës po i vdes shpresa pak nga pak. Pa e kuptuar.

Po e nisim kuptimin e kësaj nga takimi.

Një i akuzuar si kriminel lufte që del nga strofulla e izolimit dhe viziton një vend perëndimor pas tre vjet e gjysëm, pritet nga presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës me një përulje e veneracion të habitshëm. Kur Trump të shohë pamjet e takimit, me siguri do të duhej të skuqej. Ndoshta. Ka duartrokitur tre herë Vladimir Putinin teksa i afrohej. I ka buzëqeshur dhe i ka mbajtur dorën nën dorë mbi tapetin e kuq dhe i ka ofruar makinën më të sigurtë në botë bashkë me të. Si të ishte jo një kriminel lufte i akuzuar e me një mandat arresti ndërkombëtar, por si një “hero”.

Trump duhet ta dijë sa fëmijë ukrainas janë vrarë e sa fëmijë ukrainas janë rrëmbyer. 19.546 sipas “Ukrainska Pravda”, mbi 35.000 sipas New York Post e 744.000 sipas të dhënave ruse. Trump duhet ta dijë se janë vrarë 13.580 civilë ukrainas (prej të cilëve 716 fëmijë). Ose duhet ta dijë numrin 43.000 të ushtarëve të vrarë ukrainas e 370.000 të plagosur apo numrin 122.883 ushtarë rusë të vrarë (mendohet se kjo shifër mund të jetë midis 200-250.000) apo mbi 1 milion ushtarë të plagosur.

Gjithë kjo tragjedi njerëzore, e bën aq cinike deklaratën e agresorit Putin për “Ukraina komb vëlla”, ashtu siç duhet të bëjë Trumpin me turp për pritjen që i rezervoi agresorit. As Trump as Putin nuk ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, por sot Trumpin duhet ta pyesin nëse pas shtrëngimit të ngrohtë të duarve me Putinin, a i kishte mbetur në duar gjak nga dora e gjakatarit?!…

Dje u zhgënjyen të gjithë, ukrainasit e gjithë bota. Ai që premtoi pushimin e luftës për 24 orë, bëri vetëm një “show” për veten e për “mikun” e tij agresor. Si Trump, edhe Putin shmangën Evropën dhe ajo që ende mbetet mister, shmangën Zelenskin, duke tentuar për marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën. Thjeshtë të dy pleqtë i bënë elozhe njëri-tjetrit (kujto Putin që tha se lufta nuk do të kishte filluar nëse Trump do të rizgjidhej president?!) duke e kthyer samitin në një shfaqje të dobët teatrale ku spektatorët pasi dalin nga shfaqja pyesin njëri tjetrin: si e kishte titullin drama?

Alaska, për fat të keq, rezultoi me një fitore të qartë të njërit, plakut më të ri, Putin. Ai fitoi rikuperimin e imazhit, për të cilin ka tre vjet e gjysmë që përpiqet. Tani ai nuk do ketë nevojë dëshpëruese për ti rënë numrit të telefonit të Kim Jong Un të mos ndihet i izoluar nga bota. Mund ti bjerë direkt Trump-it…

Pse nuk sollën vota deputetët e PD-së që erdhën nga Lulzim Basha?

By: el da
16 August 2025 at 16:38

Nga Ylli Pata

Tani me mbarimin e numërimit të votave të 11 majit është e qartë më shumë panorama elektorale në vend. Partia Socialiste mori një numër më të madh deputetësh-83, por jo numër më të madh votash në rang kombëtar apo në qarqe të caktuara. PS-ja në vende të caktuara, kryesisht në Fier, Vlorë, Shkodër e Elbasan ka rritje votash, ndërkohë që në Tiranë ka marrë më pak se 4 vjet më parë.

Krahasuar me zgjedhjet vendore të 2023-shit, ka një ndryshim pasi ato vota që kanë shkuar për kandidatët e PD-së së Lulzim Bashës që në atë kohë kishte vulën, u përfshinë në një pjesë në konfigurimin zyrtar aktual, prat ë PD-së së Berishës.

Megjithatë, fuqia potenciale e kësaj vote nuk është aspak politike, pasi në realitet nuk ka ndodhur bashkimi i demokratëve, por përçarja më e madhe. Mobilizimi i disa strukturave për inerci, ndodhi sepse pala tjetër pra grupi i Lulzim Bashës u përça në disa pjesë dhe kjo e çoorientoi edhe më shumë fushën opozitare.

Por në fund, deputetët që mori PD-ja ishin më pak se 4 vjet më parë, e ajo që është më e rëndësishmja i dhanë mundësinë PS-së që të marrë një shumicë shumë afër asaj absolutes së 84 vota.

E gjitha kjo nuk ka ndodhur rastësisht, pasi është pasojë politike, qoftë e kaosit që ka shkaktuar vetë Sali berisha me organizimin e brendshëm, pore dhe mungesa e karizmës politike të përfaqësuesve.

Kjo është pjesë e analizës së tërësisë së shkaqeve që përfshijnë PD-në e Sali Berishës. Për të cilën është folur shpesh, por këtu çështja është tek grupi që trazoi opozitën pas 8 janarit 2022. Duke braktisur Lulzim Bashën e bashkuar me Berishën. Ai grup, realisht nuk ka një fuqi politike, nuk ka personalitet politik për të marë vota, apo elektorat me të cilin është në aleancë. Përveç ndonjë zëri të lidhur në territory si për shembull Dash Sula, të tjerët e grupit të deputetëve nuk se e kanë këtë fuqi.

Këtë e dinte shumë mirë Berisha, ndaj ka hapur lojën e goditjes përpara përcaktimit të posteve në parti e grup parlamentar. Ku nuk ka mundësi për të ndjekur një meritokraci elektorale, pasi thuajse të gjithë kanë deficensë në territory. Ndaj do të përdorë metrin e vjetër të luajalitetit në një anë, e të aleancave me grupe të caktuara të interesit në anën tjetër.

Pse është Al-Aksa një pikë e nxehtë dhune në konfliktin izraelito-palestinez?

By: el da
16 August 2025 at 16:27

Xhamia e njohur e Al-Aksa shtrihet në zemrën e qytetit të vjetër të Jeruzalemit, mbi një kodër e cila njihet nga hebrenjtë si Har ha-Bait, ose Mali i Tempullit, dhe për myslimanët në tërë botën si Al-Haram Al-Sharif ose Streha Fisnike.

Myslimanët e konsiderojnë këtë vend si vendin e tretë më të shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës. Al-Aksa është emri i dhënë të gjithë kompleksit dhe është shtëpia e dy vendeve të shenjta myslimane: Kupola e Shkëmbit dhe Xhamia Al-Aksa, e njohur edhe si Xhamia Kibli, e cila u ndërtua në shekullin e 8-të pas Krishtit, shkruan A2.

Kompleksi ka pamje nga Muri Perëndimor, një vend i shenjtë lutjeje për hebrenjtë, për të cilët Mali i Tempullit është vendi i tyre më i shenjtë. Hebrenjtë besojnë se mbreti biblik Solomon ndërtoi tempullin e parë atje 3 000 vjet më parë. Një tempull i dytë u shkatërrua nga romakët në vitin 70 pas Krishtit.

Izraeli e pushtoi këtë pjesë në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi atë me pjesën tjetër të Jerusalemit Lindor dhe pjesët ngjitur të Bregut Perëndimor në një veprim që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Jordania, familja sunduese hashemite e së cilës ka kujdestarinë e vendeve myslimane dhe të krishtera, emëron anëtarë të institucionit Vakëfe që mbikëqyr vendin.

Pse është Al-Aksa një pikë kyçe në konfliktin Izrael-Palestinë?

Kompleksi Al-Aksa ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë për dhunën vdekjeprurëse mbi çështjet e sovranitetit dhe fesë në Jerusalem.

Sipas marrëveshjes dhe “status-quo” aktuale e cila rregullon zonën, të cilën Izraeli thotë se e mban, popullsia jo-muslimane mund ta vizitojë, por vetëm muslimanët lejohen të adhurojnë në kompleksin e xhamisë. Vizitorët hebrenj janë lutur gjithnjë e më shumë hapur në vend, në kundërshtim me rregullat, dhe kufizimet izraelite mbi aksesin e besimtarëve muslimanë në vend kanë çuar në protesta dhe shpërthime dhune. Sipas marrëveshjes së gjatë “status quo” që rregullon zonën, të cilën Izraeli thotë se e mban, jo-muslimanët mund ta vizitojnë, por vetëm muslimanët lejohen të adhurojnë në kompleksin e xhamisë.

Vizitorët hebrenj janë lutur gjithnjë e më shumë hapur, në kundërshtim me rregullat, dhe kufizimet izraelite mbi aksesin e besimtarëve muslimanë në vend kanë çuar në protesta dhe shpërthime dhune.

Përplasjet në vend në vitin 2021 kontribuan në nisjen e një lufte 10-ditore me Gazën. Në vitin 2000, politikani izraelit Ariel Sharon, atëherë udhëheqës i opozitës, udhëhoqi një grup ligjvënësish izraelitë drejt kompleksit të Malit të Tempullit/al-Haram al-Sharif. Palestinezët protestuan dhe pati përleshje të dhunshme që shpejt u përshkallëzuan në kryengritjen e dytë palestineze, të njohur edhe si Intifada e Al-Aksës. /e.t

Brezi “çfarë më shikon”, në çfarë shoqërie po rritet?

By: el da
16 August 2025 at 16:13
Nga Namir Lapardhaja

Përditë kronika e zezë në Shqipëri është e mbushur me lajme ku protagonistë janë adoleshentë dhe të mitur. Ngjarje tragjike që nisin si sherre banale dhe përfundojnë me viktima. Përveç krimit të rëndë, ajo që të trondit është edhe mosha e atyre që bëhen protagonist të këtyre konflikteve.

‘Brezi i celularit’ dhe ‘i internetit’ është shndërruar në brezin ‘çfarë ke që më shikon’.

Shpeshherë mundohemi të gjejmë arsye dhe të bëjmë analiza, por pyetja themelore që duhet ngritur është: në çfarë familjeje po rritet ky brez?

Familja nuk është kujdestare vetëm për ushqimin dhe krijimin e kushteve të jetesës, por ajo duhet të kujdeset edhe për edukimin e fëmijëve. Fatkeqësisht në shumicën e këtyre familjeve, fëmijët e të cilëve bëhen protagonist të këtyre ngjarjeve tragjike, mungon komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve. Shpesh prindërit janë të lodhur nga hallet dhe përditshmëria, nuk gjejnë kohën e mjaftuesjme për t’u marrë me fëmijët e tyre, duke i lënë ata në dorë të celularëve dhe rrjeteve sociale. Kjo është fatale.

Së dyti, shkolla ka humbur rolin e saj edukues në të gjitha hallkat e saj. Mungon formimi qytetar dhe etik i mësuesve, gjë që do duhej të përcillej edhe te nxënësit. Në shumicën e rasteve, mësuesit e shkollës sonë nuk kanë as mundësimë as përgatitjen e duhur të merren me anën emocionale dhe shoqërore të nxënësve. Gjithçka që ofron shkolla sot është një mekanizëm i pavlerë që nuk përmbush asnjë kërkesë shpirtërore të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Përveç familjes dhe shkollës, një pjesë e kulturës sonë publike ka ushqyer dhunën si modë dhe si formë të suksesit. Në rrjete sociale qarkullojnë video ku dhuna, bullizmi e arroganca duartrokiten; në mediat e mëdha shpesh shfaqen modele të suksesit të lidhura me arrogancë, pasuri të shpejtë e “trimëri” rrugësh.

Një brez që nuk ka pasur komunikim të shëndetshëm në familje dhe as edukim të mjaftueshëm në shkollë, përfundon duke marrë model shoqëror pikërisht egërsinë e rrugës, që promovohet në media.

Përsëritja e shpeshtë e ngjarjeve të tilla që përfundojnë me viktima të pafajshëm, janë pasqyrë e një krize të thellë sociale dhe kulturore.

Ndaj sot Shqipëria ka nevojë urgjente për një plan kombëtar për edukimin dhe komunikimin në shkollë, në familje dhe kudo.

Prindërit duhet ta kuptojnë se nuk mjafton të ushqesh dhe veshësh fëmijën, por duhet edhe të flasësh, të dëgjosh, t’i japësh hapësirë, ta mbështetësh dhe ta mësosh se si t’i menaxhojë konfliktet.

Po kështu, shkolla duhet të marrë seriozisht rolin e saj edukues, duke futur më shumë programe për formimin qytetar, psikologë të pranishëm dhe mbështetje emocionale për nxënësit. Mësuesit nuk mund të jenë vetëm transmetues lëndësh, por edhe modele sjelljeje.

Nëse nuk e ndihmojmë këtë brez, duke e lënë peng të rrjeteve sociale dhe të modeleve të dhunshme të rrugës dhe të kulturës masive, shumë shpejt do të degradojmë në një shoqëri të dhunshme.

Zgjidhja nuk mund të jetë vetëm policia apo dënimet penale, por ajo duhet të fillojë nga familja, të përforcohet me shkollën dhe të vijojë me promovimin shoqëror dhe mediatik. Në të kundërtën, do bëjmë bilancin e viktimave, duke shpresuar përherë të jenë larg nesh!/E.T

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

By: el da
16 August 2025 at 16:06

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit.

Ky mjet mahnitës, i gjatë 122 metra, është pronë e miliarderit pakistanezo-amerikan Shahid Khan.

Në bord mësohet se ndodhen 12 miliarderë, përfshirë biznesmenë nga Amerika dhe Irani.

“Kismet” është shpallur jahti më i bukur në botë për vitin 2025. Ai është prodhuar nga kantieri i njohur Lürssen dhe u lëshua në det në dhjetor të vitit të kaluar. Vlera e tij arrin 360 milionë dollarë, ndërsa kostoja vjetore për mirëmbajtjen kap 30 milionë dollarë.

Ndryshe nga superjahtet e tjera që vizitojnë shpesh portin e Durrësit, ky supermjet nuk do të furnizohet me karburant gjatë qëndrimit në qytet./E.T

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

By: el da
16 August 2025 at 16:04

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve të tij.

Sipas dosjes hetimore, i mituri dy ditë para krimit ishte parë në fshatin Zvirinë dhe përpara lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat e makinës në mënyrë provokuese dhe është larguar menjëherë, një veprim që tashmë nga hetuesit shihet si pjesë e konfliktit të nisur më herët.

Ndërsa ditën e ngjarjes, viktima së bashku me një shok kishte shkuar për t’u qethur në berberhanen e fshatit Pirg, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi krimi. Sipas hetimeve, ata kanë parë autorin duke kaluar me automjet dhe i kanë fishkëllyer, me qëllimin për t’u sqaruar për një konflikt të mëparshëm.

Në atë moment, autori ka ndaluar makinën, ka zbritur dhe ka nisur të debatojë me 14-vjeçarin. Debati ka degjeneruar shpejt në përplasje fizike, ku autori 14 vjeçar ka nxjerrë thikën nga xhepi.

Erald Xhejo sapo ka parë mjetin prerës ka tentuar të vetëmbrohej, duke marrë një karrige nga oborri i lokalit dhe duke e vendosur përpara trupit. Por në përpjekje për t’u tërhequr mbrapa, është penguar, dhe në atë çast është goditur me thikë nga autori, duke marrë plagë fatale që i morën jetën.

Për krimin e rëndë Policia e Korçës arrestoi 8 persona, mes tyre autorin 14 vjeçar, si dhe babai dhe xhaxhain e tij, Edison dhe Roland Guri, të cilët kanë tentuar ta fshehin krimin dhe thikën e përdorur në vrasje./E.T

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

By: el da
16 August 2025 at 15:51

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë me vitet kur muzika, dritat dhe pista e vallëzimit ishin zemra e jetës së natës urbane.

Në dekadën e fundit, mijëra klube janë mbyllur në mënyrë dramatike, si pasojë e një sërë faktorësh që kanë ndryshuar thelbësisht mënyrën se si brezat e rinj zgjedhin të argëtohen. Preferencat janë zhvendosur drejt qëndrimeve në shtëpi, lojërave video, rrjeteve sociale, festivaleve apo mbledhjeve më intime me miqtë — forma argëtimi më të thjeshta, më të përballueshme dhe shpesh më të personalizuara.

Kriza ekonomike, rritja e kostove, taksat dhe pasojat afatgjata të pandemisë COVID-19 janë ndër faktorët kryesorë që kanë shtyrë shumë pronarë të mbyllin dyert. Përveç kësaj, rregulloret urbanistike gjithnjë e më të rrepta, sidomos në qytete të mëdha, kanë bërë që mbajtja e një klubi nate të jetë pothuajse e pamundur ekonomikisht.

Nga lokalet ikonike të New Yorkut, te klubet legjendare të Londrës dhe Parisit, rënia është e dukshme. Vetëm në Francë, që nga vitet 1980 janë mbyllur rreth 70% e klubeve — nga rreth 6,000 në vetëm 1,400 aktualisht.

Ndërsa brezi i ri gjen mënyra të reja për të shprehur veten dhe për t’u lidhur me të tjerët, duket se epoka e klubeve të natës, ashtu siç e kemi njohur për dekada, po shkon drejt përfundimit. Një transformim kulturor në heshtje, por me ndikim të thellë në jetën urbane./E.T

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

By: el da
16 August 2025 at 15:40

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”.

“Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi, një mënyrë të shprehuri të forcës se kush e dominon partinë. Sigurisht që në këtë luftë do të fitonte zoti Berisha. Nuk ka njeri dyshime se është më i zoti dhe më karizmatiku. Në luftën e tij personale, zoti Berisha është në të drejtën e vet, por pyetja është: a është kjo ajo që duhet të ndodhte me Partinë Demokratike? Ja dhanë edhe një mundësi demokratët, por duhet të kishte një reflektim”, tha Açka.

“Nëse do të vazhdohet kështu, që mirë jemi kështu siç jemi në opozitë… Mirë je sepse je drejtues i opozitës, por nuk është kjo ajo që do të donte PD-ja. Ky Rithemelimi ka qenë thjesht alibi mbi alibi për të kamufluar kontrollin e partisë. Po qe çështja për pronësinë e partisë, atëherë nuk jemi në kufijtë e demokracisë. Nëse kjo është ajo çka mëton kjo parti, atëherë nuk është Parti Demokratike sepse i bie që nuk është parti që kupton reformimin. Në humbje askush nuk mban përgjegjësi. Ai grup që qëndroi në mes, për të krijuar një farë ure mes dy fraksioneve, u shit shumë lirë. Heshtja e disa figurave të rëndësishme tregon që gjithçka ka ndodhur me vetëdije të plotë”, shtoi Flutura Açka./e.t

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës/ Pala maqedonase me probleme

By: el da
16 August 2025 at 15:30

Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë.

Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve.

“Njofton DVKM Korçë, se në PKK Qafë Thanë, prej orës 12:50-13:10 është ndërprerë puna në dalje të RSh-së, pasi pala Maqedonase ka pasur probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. Për momentin nuk ka fluks të shtuar dhe puna po vazhdon normalisht”, raportojnë autoritetet./kb

“Qëllimi është gjithmonë paqja”, Ambasada amerikane ndan imazhin historik

By: el da
16 August 2025 at 15:00

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ndarë me ndjekësit një foto të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, duke shoqëruar imazhin me mesazhin: “Qëllimi është gjithmonë paqja.”

Postimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale dhe është komentuar gjerësisht si një mesazh simbolik për dialogun dhe bashkëpunimin mes dy fuqive botërore.
Fotoja, e thjeshtë në dukje, por me kuptim të madh politik, rikthen në vëmendje takimet historike midis dy liderëve dhe përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për konfliktet ndërkombëtare./kb

Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

By: el da
16 August 2025 at 14:45

Shpenzimet e konsumatorit në Kinë patën rritje të qëndrueshme në periudhën janar- korrik , me shitjet me pakicë të mallrave të konsumit që u rritën me 4.8 për qind në baza vjetore.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), vetëm në korrik, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit u rritën me 3.7 për qind nga një vit më parë në gati 3.88 trilionë juanë (rreth 543.6 miliardë dollarë amerikanë), shkruan “Xinhua”.

Tregtia e mallrave të konsumit vazhdoi të nxisë rritjen. Ndër shitësit kryesorë me pakicë, shitjet e pajisjeve shtëpiake dhe pajisjeve audio-vizuale u rritën me 28.7 për qind në baza vjetore, ndërsa mobiljet u rritën me 20.6 për qind.

Shitjet me pakicë online mbetën një pikë e fortë, duke u rritur me 9.2 për qind në baza vjetore në shtatë muajt e parë.

Shitjet e mallrave fizike online u rritën me 6.3 për qind, duke përbërë gati një të katërtën e shitjeve totale me pakicë./kb

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

By: el da
16 August 2025 at 14:20

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme.

Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai i mohoi kategorikisht këto lajme, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një debat të vogël.

“U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët… Por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje. Unë jam nisur pak me vonesë sepse kishte kolonë. Dasmori më tha ‘Shpat, je vonuar, por këndo’, dhe unë iu përgjigja se do të këndoj më shumë për ta kompensuar vonesën,” tha ai./kb

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

By: el da
16 August 2025 at 14:00

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar.

Në pikën e pagesës në Kalimash janë krijuar radhë të gjata, sidomos gjatë orëve të pikut.

Për të përballuar fluksin, autoritetet kanë marrë masa si shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe hapja e sporteleve shtesë nga firma koncesionare. Këto ndërhyrje kanë ndihmuar në menaxhimin e qarkullimit

Drejtuesit e mjeteve thonë se po presin për pak minuta, kryesisht për të kryer pagesën, dhe se kjo vonesë është normale duke pasur parasysh fluksin e zakonshëm të sezonit veror.

Rruga e Kombit mbetet lidhja kryesore mes Kosovës dhe bregdetit shqiptar, dhe çdo verë përballet me një ngarkesë të shtuar. Edhe pse situata është e pritshme, qytetarët dhe ekspertët kërkojnë zgjidhje më afatgjata për të lehtësuar lëvizjen në këtë aks strategjik, veçanërisht gjatë sezonit turistik./kb

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

By: el da
16 August 2025 at 13:45

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej saj.

Një 33-vjeçar shqiptar, Olsien Muçobega, u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët.

Por kjo nuk ishte e vetmja kafshë që ai shpëtoi atë ditë, shkruan media greke Protothema.gr.

Bashkë me miqtë e tij, ai nxori nga zona e rrezikut qentë e lidhur, kafshë të frikësuara, të braktisura nga pronarët që kishin ikur me shpresën për të shpëtuar veten.

“E di sa kafshë shpëtuam atë ditë? Dhe shumë qenë të lidhur… Të ikësh dhe t’i lësh kafshët të lidhura, kjo nuk është harresë. Është krim”-është shprehur ai për mediat greke.

Olsieni ka ardhur nga Tepelena në Greqi në moshën trevjeçare. I rritur në një familje të thjeshtë, punoi që në moshë të re për të ndihmuar familjen.

Megjithatë, edhe pas kaq vitesh jetese në Greqi, ai përballet ende me burokraci që i pengon marrjen e shtetësisë.

“Duhej ta kisha marrë pasaportën greke me kohë…” – thotë ai me trishtim.

Në ditën e zjarrit, Olsieni ishte në vendngjarje me shokët, për të ndihmuar zjarrfikësit dhe banorët që po përballeshin me katastrofën.

Dashuria për kafshët dhe ndjeshmëria ndaj dhimbjes ishin ajo që e shtynë të veprojë.

“Jam i çmendur pas kafshëve”, thotë ai me buzëqeshje.

Ai nuk e sheh veten si hero. Por për ata që panë veprimin e tij, është më shumë se kaq – është dëshmia që edhe në ditët më të errëta, njerëzimi mund të ndriçojë./kb

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

By: el da
16 August 2025 at 13:34

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë me vitet kur muzika, dritat dhe pista e vallëzimit ishin zemra e jetës së natës urbane.

Në dekadën e fundit, mijëra klube janë mbyllur në mënyrë dramatike, si pasojë e një sërë faktorësh që kanë ndryshuar thelbësisht mënyrën se si brezat e rinj zgjedhin të argëtohen. Preferencat janë zhvendosur drejt qëndrimeve në shtëpi, lojërave video, rrjeteve sociale, festivaleve apo mbledhjeve më intime me miqtë — forma argëtimi më të thjeshta, më të përballueshme dhe shpesh më të personalizuara.

Kriza ekonomike, rritja e kostove, taksat dhe pasojat afatgjata të pandemisë COVID-19 janë ndër faktorët kryesorë që kanë shtyrë shumë pronarë të mbyllin dyert. Përveç kësaj, rregulloret urbanistike gjithnjë e më të rrepta, sidomos në qytete të mëdha, kanë bërë që mbajtja e një klubi nate të jetë pothuajse e pamundur ekonomikisht./kb

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

By: el da
16 August 2025 at 13:00

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike, teksa gazetarët nisën t’i drejtojnë pyetje të ashpra liderit rus.

Në përpjekje për të shmangur përgjigjet, Putin reagoi me të bërtitura dhe ironi, ndërsa Trump u pa i tensionuar dhe i pëshpëriti diçka ndihmësit të tij.

Samiti i nivelit të lartë nisi me tone pozitive. Të dy liderët u takuan në pistën e bazës ushtarake në Anchorage, ku shkëmbyen një shtrëngim duarsh dhe buzëqeshje.

Putin i dha Trump-it një “ok” me gishtin e madh ndërsa të dy hipën më pas në veturën presidenciale “The Beast” për një udhëtim të shkurtër vetëm, pa përkthyes apo ndihmës.

Brenda ambienteve të samitit, gjatë momentit të pozimit përpara kamerave, situata doli shpejt jashtë kontrollit. Gazetarët filluan t’i drejtonin pyetje të forta Putinit lidhur me luftën në Ukrainë, duke i thënë.

“A do ndaloni së vrari civilë?” “Si mund t’ju besojë SHBA-ja?”

Putin, me një buzëqeshje ironike, reagoi duke i bërtitur gazetarëve, duke tentuar t’i mbulojë me zërin e tij. Kamera e ndërpreu transmetimin teksa zhurma në sallë po rritej.

Sipas një eksperte të leximit të buzëve për The Sun, Putin dyshohet se u tha gazetarëve: “Jeni injorantë.” Ndërkohë, Trump u pa duke pëshpëritur ndihmësit të tij që “nuk ndihej rehat” me situatën.

Ndërsa atmosfera u acarua, Shtëpia e Bardhë njoftoi se samiti do të zhvillohet në format “3 me 3”. Trump ishte i shoqëruar nga senatori Marco Rubio dhe këshilltari i posaçëm Steve Witkoff. Nga ana tjetër, Putin solli ministrin e jashtëm Sergei Lavrov dhe këshilltarin e tij për politikë të jashtme, Yuri Ushakov./kb

Kush është fajtori?

By: el da
16 August 2025 at 12:44

Nga Artur Ajazi

Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po ashtu 14 vjeçar. Kishin thika, dhe vajtën për tu “sqaruar”.

Eshtë e vërtetë që, pas 1990 në Shqipëri ndryshuan shumë, shumë gjëra, që lidhen me familjen, shoqerinë, shkollën, mentalitetin e çdo moshe.

Ndryshuan gjithashtu mirëkuptimet, keqkuptimet, bisedat mes shokëve, miqve, farefisit, ndryshuan njerëzit e shkollave, komunave, bashkive, ndryshoi institucioni i shtetit, ashtu siç ndryshoi edhe mënyra e jetesës.

Ndryshoi mënyra dhe metodat e shkollimit të fëmijëve, gjimnazistëve, studentëve, ndryshoi procedura e pranimit të mësueve në shkolla, e petagogëve në universitete, e nënpunësve në institucione, etjjjj.

Dhe sot mund të pyesim vehten, a fituam apo kemi humbur nga ndryshimi i sistemit? Kemi fituar apo humbur nga reformimi i sistemit arsimor, shëndetsor, policor, ushtarak, politik? Mendoj se në 35 vite ndryshim sistemi, ne sot ndjehemi se kemi humbur shumë vlera njerëzore, vlera familjare, vlera institucionale, vlera që lidhen me bashkësinë ku jetojmë dhe punojmë.

Sot jemi bërë më të ftohtë me njerëzit, me familjarët, vëllain, motrën, djali apo vajza me babain e nënën, dhe i jemi turrur pronave, parasë, duke harruar shkollimin dhe edukimin e fëmijëve. Sot kemi më shumë analfabetë se në 1945, për 1001 arsye, si emigrimi, kushtet ekonomike, gjakmarrja, etjjj.

Sot jemi 10 fish, më agresivë me njerëzit e familjes, farefisin, komshiun, mikun, shokun, zihemi dhe vritemi për një mur, gardh, pronë, për një fjalë goje. Sot kemi egërsi ndaj atij që “na shikon”, ndaj atij që na qorton, dhe jemi gati ti hidhemi dhe ta vrasim.

Sot në Shqipëri mbi 70 per qind e adoleshentëve janë mediokër, nuk lexojnë, nuk mësojnë, nuk edukohen. Sot shumë familje kanë marrë tatëpjetën. Kemi qindra dicorce në muaj në çdo qytet. Kemi qindra gjyqe të tjera krimesh nga mosha fare të reja. Ku po shkojmë ? Ku po ikim me këtë brez që veç cigares, hashashit, dhe thikave, nuk njohin gjë tjetër.

Sapo mbushin 12 apo 13 vjeç, shohin ëndërra me makina të shtrenjta, kobure në brez, dhe kuleta të mbushura me para. Ata nuk edukohen, nuk shkollohen, pasi edhe prindërit e tyre, kanë 1001 halle pune, jete, familje, etjjj. Krejt shoqeria po kalon periudhë kriza, që po rrezikojnë të ardhmen e brezave.

Si rasti i vrasjes së 14 vjeçarit në Bilisht, ka me dhjetra të tjera në rrethe, ku rrihen, plagosen apo dhe vriten djem të rinj, apo edhe vajza. Djem shkollash, që duhej të ishin duke lexuar, duke studiuar, dhe jo duke mprehur thikat. Jemi në kohë krize identiteti, krize familjare, krize të përgjithshme, ku ata që mbeten viktima janë djemtë dhe vajzat tona.

Një 14 vjeçar u vra në Bilisht. Policia dhe prokuroria, janë turrur të gjejnë fajtorin, të gjejnë thikën e krimit, përkrahësit e kriminelit.

Nderkohë që gjithë institucionet e shtetit dhe gjithë shoqëria, pa dallime politike dhe sociale, duhet të alarmohen, jo vetëm për të dënuar krimin dhe autorin e krimit, por gjithë systemin, dhe sehirxhinjtë. Sistemi po dëmton shkollimin dhe edukimin e të rinjve, dhe po i shtyn ata drejt akteve kriminale.

Jam plotësisht dakort me kryeministrin e vendit Edi Rama, lidhur me shpërsimin e Kodit Penal. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se, vetëm me ligje të forta dhe të zbatueshme, ne do të arrijmë ti shkollojmë, edukojmë dhe punësojmë të rinjtë, duke i larguar ata nga rruga e keqe e dhunës, krimit dhe drogës.

Shteti punon dhe funksionon mbi ligje të forta dhe të zbatueshme. Kush del kundër, ka mision shkatërrimin e brezave, shkatërrimin ë të ardhmes së tyre dhe vendit. Nuk mund të vazhdohet më, duke bërë deklarata nga selia apo ekranet e televizioneve. Gjithë shoqeria duhet të hidhet në aksion konkret për të shpëtuar brezin e ri, jetët e njerëzve të pafajshme, dhe për të gjetur fajtorin kryesor të kësaj situate./kb

 

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

By: el da
16 August 2025 at 12:20

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare, por edhe një mendim të saj për reformat dhe intensitetin që ka filluar të punojë qeveria në fund të mandatit të tretë e në vigjilje të mandatit të katërt.

“Kam krijuar një distancë të sigurt higjienike nga Pushteti… I kam rezistuar çdo përpjekjeje për të më konsideruar si paradhomë të zyrës së Edit dhe i kam bërë ballë çdo keqkuptimi kur njerëz të afërt a të panjohur, më janë adresuar si pëshpëritëse në veshin e tij”, shprehet Linda Rama në intervistën e dhënë për Newsbomb.al.

Pak kohë më parë në një media gjermane kryeministri Edi Rama tha se opozitën e vërtetë e kishte në familje, duke nënkuptuar debatet me Lindën.

Por zonja Rama thotë se në familje nuk krijojnë dy jetë paralele, atë politike e atë familjare. Padyshim që gjërat fliten mes tyre, por Linda tregon se ajo kryen në familje ato detyra të çdo nëne e gruaje tjetër, që nga zgjimi i Zahos në mëngjes, e deri tek nxitimi për të mos kapur trafikun e rënduar të çuarjes së tij në shkollë.

Linda tregon në intervistë se prej 4 muajsh është bërë gjyshe për herë të dytë, pasi Rea, vajza e saj, ka sjellë në një një vajzë, Rui. E tashmë familja e tyre është rritur shumë me gjithë fëmijët që vijnë vërdallë.

“Zaho, Avi dhe Rui janë tre zogj që, kur jemi sëbashku, na mbështjellin me një larmi të hatashme zërash e tingujsh, të qarash e të qeshurash, zënkash, ngacmimesh e përqafimesh fëminore. Ndërsa momentet intime familjare secili i konsumon për veten, ndryshe nuk do të quheshin intime”, tregon Linda Rama në intervistën dhënë për gazetaren Anila Basha.

Më tej, si eksperte e shoqërisë civile, Linda ka folur edhe për ndjesitë e përjetuara nga letra që një grup deputetësh të PD dërguan në institucionet ndërkombëtare duke u kërkuar atyre ta përjashtonin nga punët studimore meqënëse ishte bashkëshortja e kryeministrit.

“Fillimisht m’u duk një çudi e madhe që përfaqësimi më i lartë institucional opozitar, në vigjilje të fushatës elektorale, i kishte mbledhur të gjitha forcat dhe firmat e veta, për të më hequr nga puna mua. Jo Edin. Domethënë në atë moment parazgjedhor për opozitën pushteti për t’u luftuar nuk ishte Edi me të vetët, por isha unë dhe studimet e mia”, shprehet Linda në intervistën për Newsbomb.al.

Por si e sheh Linda Rama debatin e nisur për prishjet e ndërtimeve pa leje në pikun e sezonit? Çfarë mendon zonja Rama për “shkarkimet on-block” të drejtorëve të bashkive të ndryshme? A është një ndërhyrje e ekzekutivit te pushteti vendor? Si e ka parë Linda Rama debatin që u bë viral mes Bardhës, një shitëseje të tregut, me Muçin, inspektorin e tatimeve të bashkisë për çështjen e kuponit tatimor? Ku do të donte Linda të investonte energjitë e saj nëse do të donte të bënte një projekt?

Dhe çfarë mendon Zonja Rama për popullaritetin e madh ndërkombëtar që kanë marrë sjelljet e bashkëshortit të saj kur ulet në gjunjë përballë Giorgia Melonit, kryeministres së Italisë? Të gjitha këto gjenden në intervistën e plotë shteruese dhënë revistës së përmuajshme Newsbomb.al, me një detaj më shumë: Linda Rama që prej 12 vitesh ka mbajtur një pozicion diskret duke mos dalë në asnjë kopertinë reviste./kb

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

By: el da
16 August 2025 at 12:00

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me 2.5 herë më shumë se norma e lejuar.

Këto të dhëna janë evidentuar pas monitorimit 24/7 të poliscanit. Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të tjerëve.

Njoftimi i Policisë:

“SHPEJTËSIA VRET!

181 km/h në aksin Levan – Tepelenë, ku kufiri i lejuar 80 km/h, është rrezik i lartë për jetën!

Mbi dyfish mbi normën e lejuar nuk është guxim, është lojë me jetën tënde dhe të tjerëve!

Poliscani vijon të skanojë 24/7 shumë drejtues automjetesh me shpejtësi nga dy deri në 2.5 herë mbi normën e lejuar

Policia Rrugore apelon:

Udhëto me kujdes

Respekto kufijtë e shpejtësisë

Mbro jetën tënde dhe të tjerëve”./kb

❌
❌